Posts

Showing posts from 2021

Akademik prof.dr.Mehdi Hyseni : Bruxeli nuk zgjidh problemin kolonial të Kosovës, por OKB-ja!

                    Politika dhe diplomacia e Kosovës, nuk duhet të humbasin kohë kot, duke shpresuar kot i kotit, se Brukseli i Hashim Thaçit dhe i Aleksandër Vuçiqit, do ta zgjidhë problemin kolonial 100-vjeçar të Kosovës (1912-1999).-Jo, kjo nuk ka për të ndodhur në “Dialogun e Brukselit (2011-2022), sepse problemi nuk është “minoriteti serb” në veriun e Kosovës, por problemi kolonial i pazgjidhur njëqindvjeçar mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, këtë qasje të problemit kolonial të Kosovës nuk e përfillin as Prishtina e as Tirana zyrtare(!?) Por, një shpërfillje e tillë, mund t’u kushtojë shtrenjtë, nëse problemi kolonial i Kosovës nuk ngritet dhe nuk shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbase deri më sot në Brukselin e Beligjkës, nuk është zgjidhur asnjë problem kolonial në Afrikë e as në Azi (1945-2022). Prandaj, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të jetë epilogu politiko-diplomatik paqësor i “Dialogut të Brukselit” (2011-2022). –Derisa Kosova nuk trajtohet si

50 minuta bisedë në telefon, Bideni i kërkon Putinit ta qetësojë situatën

  Presidenti Joe Biden foli të enjten me homologun e tij rus Vladimir Putin me shpresën për të zbutur një krizë të pandërprerë në kufirin e Rusisë me Ukrainën. Biden dhe Putin kishin folur për herë të fundit më 7 dhjetor në një video-konferencë që përfundoi me një premtim për të rifilluar diskutimet diplomatike – por asnjë indikacion se Rusia po përgatitej të ndalonte tensionet. Që atëherë, deri në 100,000 trupa ruse kanë mbetur të grumbulluara në kufirin ukrainas, pavarësisht paralajmërimeve nga Biden dhe liderët evropianë për pasoja të rënda nëse Putini ecën përpara me një pushtim. Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu se Moska është e përfshirë në një fushatë masive dezinformuese që synon të minojë qeverinë e Ukrainës përpara zgjedhjeve kombëtare të atij vendi. Biden shpresonte se telefonata e së enjtes do të jepte më shumë përparim në zbutjen e tensioneve. Zyrtarët amerikanë thanë se ai do t’i tregonte Putinit se ekziston një shteg për të shmangur konfliktin – dhe si rrjedhojë për të

​“At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

 81 vjet nga ndarja nga jeta e autorit të “Lahutës së Malcisë”, Gjergj Fishta. Shkrimtari i madh shqiptar vdiq më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Para disa vitesh janë botuar detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”. Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”. Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po

MEDIUMI AMERIKAN, VARIETY SHKRUAN PËR FILMIN KOSOVAR: “ZGJOI”

  Filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022. Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta e mjaft pozitive, duke qenë kështu një sukses i madh për gjithë kinematografinë e popullin shqiptar. Së fundmi, në një postim të shpërndarë nga faqja e filmit “Zgjoi” thuhet se mediumi amerikan  Variety   ka publikuar listën e filmave që do të jenë për Oscar. Sipas tyre, në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”. “Variety: “Zgjoi” në mesin e të nominuarve për “Oscars”. Kanë filluar të publikohen parashikimet e para sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”. Mediumi i njohur amerikan “Variety” është ndër të parët që ka publikuar listën e filmave që sipas tyre do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”. Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit”, thuhet në shkrimin e shpërndarë. Fil

IZRAELI PRANON KONTINGJENTIN E PARË TË PILULAVE KUNDËR KORONAVIRUSIT

  Izraeli pranoi më 30 dhjetor kontingjentin e parë të pilulave të kompanisë Pfizer, kundër koronavirusit. Kryeministri, Naftali Bennett e vlerësoi këtë veprim të domosdoshëm në kohën kur vendi po ballafaqohet me numër të madh infektimesh si pasojë e variantit të ri, Omicron. “Falë veprimit tonë të shpejtë, pilulat arritën në Izrael më shpejtë dhe do të na ndihmojnë të tejkalojmë më lehtë këtë valë të rasteve me Omicron”, tha Bennett. Agjencia amerikane për Ushqim dhe Ilaçe javën e shkuar autorizoi pilulën e kompanisë Pfizer, Paxlovid për përdorim tek personat me sëmundje të rënda nga mosha 12- vjeçare. Përgjatë testimeve, është konfirmuar se trajtimi me pilula redukton rastet e hospitalizmit dhe vdekjet deri në 88 për qind. Në anën tjetër, sipas autoritete shëndetësore në Izrael të mërkurën e 29 dhjetorit në vend u regjistruan 4 mijë raste të reja me koronavurus, përqindje kjo më e madhe që nga shtatorit. Sidoqoftë, janë rreth 4.2 milionë izraelitë nga 9.4 milionë banorë që tashmë jan

Kina dhe Rusia po garojnë për të zotëruar inteligjencën artificiale (IA)

Image
  Shefi i Agjencisë britanike të Spiunazhit të Jashtëm (MI6), Richard Moore ka paralajmëruar se Kina dhe Rusia po garojnë për të zotëruar inteligjencën artificiale (IA) nga vendet e Perëndimit, si një mënyrë për të revolucionarizuar gjeopolitikën. Spiunët e botës, nga Londra në Moskë dhe Pekin, po përpiqen të përballen me përparimet teknologjike që sfidojnë operacionet tradicionale të spiunazhit të drejtuara nga njerëzit. Moore është shprehur se inxhinieria kuantike, bioinxhinieria, sasitë e mëdha të të dhënave (Big Data) dhe zhvillimet në fuqinë kompjuterike përbënin një kërcënim që sipas tij kjo duhet adresohet nga Perëndimi. “Kundërshtarët tanë po shpërndajnë para për të zotëruar inteligjencën artificiale, inxhinierinë kuantike dhe biologjinë sintetike, sepse ata e dinë se zotërimi i këtyre teknologjive do t’u japë atyre avantazhe”, është shprehur Moore. Si një ish-diplomat që u bë shef i MI6-së në vitin 2020, Moore tha se zhvillimi teknologjik gjatë dekadës së ardhshme mund ta tejk

Sami Arifi: Gjurmime Albanologjike të Milan von Sufflay dhe vrasja e tij nga terrori serb!

Image
  Pikërisht në ditën e pushtimit të Durrësit nga ushtria gjakatare serbe, profesori kroat, Milan Shuflaj (Milan von Sufflay), botoi në gazetë një shkrim të gjatë, ku tregonte se argumentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike. Artikullin e tij e botonte gazeta austro-hungareze Neue Freie Presse. Milan von Sufflay, profesori kroat botoi në gazetën austro-hungareze“Neue Freie Presse” ku tregohët se: “argunentet serbe ishin jo më shumë se sa propagandë politike“ Ndër anëtarë të autoktonisë së shqiptarëve ishte historiani Milan von Shuflaj. Sipas këtij dietari edhe sikur mos të kishim lajme historike si ato të Ptolemeut për fisin e Albanoive, vetë gjurmët e ndikimit gjuhësor të latinishtës në shqip do të mjaftonin për të caktuar vendbanimet e shqiptarëve mu në brez të Adriatikut. Emrat e moçëm të vendeve në formën e tanishme dëshmojnë se ky popull rron paprerë në brigjet e Adtiatikut që prej asaj kohe e gjerë më sot. Sufflay mblodhi dokumente për shqiptarët nga arkivat bregdet

Nazif Laci:Ç’ka kërkon Serbia më nga shqiptarët ?!!

Image
Kombi shqiptarë me origjinë pellazgo-iliro-arbërnoro-shqiptare, i lashtë që nga antika. Ata jetonë në Gadishullin Ilirk dhe më gjërë. Gjatë periudhave historike është rrudhur me territore nga shumë armiq. Është i sulmuar, sidomos nga serbo-sllavet, serbët të cilët pushtuan dhe shfrytëzuan tokat shqiptare qe një shekull. Serbët ardhacak nga Malet Karpate dhe Siberike i shkaktuan dëme të mëdha trojeve shqiptare, duke bërë gjenocid dhe pastrim etnik. Historia serbe e falsifikuar dhe ndërtuar me popullatën autoktone shqiptare që nga mesjeta e deri më tash. Me Kodin e Dushanit (zakonikun) janë konvertuar me dhunë me dhjetra mijëra shqiptarë, janë serbizuar. Që nga luftrat ruso-turke 1877/78, Serbia me ndihmën e Rusisë masakroi me qindra mijëra shqiptarë në Krahinën e Toplicës dhe popullatën e mbetur e dëboi me dhunë ushtarke për në Turqi. Janë pastruar mbi 768 vendbanime shqiptare prej Nishit e deri në Vrajë. Pra, Toplica shqiptare u aneksua dhe pastruar me një sipëfaqe mbi 40.000 km katror

Fahri Xharra :Tribalët nuk janë serb e as Car Dushani sepse është fis tribal

Image
  Me 20 Dhjetor 1355 kishte vdekur i vetshpalluri “mbret “ Stefan Dushani , të cilin nuk e pranoi askush nga fqinjët. Ishte i fisit Nemanëve të Dukles ( me prejardhje dokleate). Çudi e madhe se si Njegoshi, ( i cili e mbante veten për serb e ishte me origjinë malësori në “ Kurorën e maleve’ i këndoj me aq dashuri “ KJO ERDHI NGA SIMA SARAJLIA I PAGUAR NGA RUSIA Se si ditën serbët të lindin Dushanin” (“zna Dušana rodit Srpka” ) kur as vet as Dushani nuk ishin serb. Tek e fundit serb nuk kishte. Miroslav Qosoviqi në shkrimin e tij : Dragulju istorije: Caru Dušanu niko nije priznavao carsku titulu” shkruan se Njegoshi i kishte dy qëllime politike, largimin e otomanëve dhe “ngjalljen” e një kombi të ri të Malazezit në gjiun e kombit serb që aso kohe filloi të lindë.” Kurora e maleve” e Njegoshit është botuar në vitin 1846 ( Gorski vijenac je ep napisan narodnim, crnogorskim jezikom 1846. na Cetinju.) Ideologjia politike serbe e Njegoshit e kultivuar nga Sima Sarajlija ,bazohej në madhërimi

Isa Boletinit dhe një dokument i panjohur për kryengritjen e vitit 1911

Image
                                                                                                                                                                    Gazeta turke SILAH e Selenikut shkruan pikërishtë kjo gazetë,botoi në numrin e saj të funtme fjalimin që pati nga redaktorët e saj në Mal të Zi më të zgjuarin Isa Boletini , provokatorin e lëvizjes kryengritse se funtme ne Shqipëri të Veriut. Kapidani i shkelqyer i shqiptarëv patë deklaruar që priten ngjarje me rëndësi pranverën që vjen. Një luftë do të ndodh doemos në mes të Turqise nga njëra anë , Bulgarisë dhe të Greqisë nga tjatra. Shqipëria dhe Mali’ i Zi do të marrin piesë. Gjithë ai redaktor pasi pyeti mirë mi numrin e refugatave ottoman në Mal të Zi, lajmëron, që ka sot në Mal të Zi refugiateë Ottomanë nga këta 2562 shqiptarë,1024 serbë, dhe 215 kacakë urie. Guverna e Malit të Zi me gjithë varfërinë e saj,do ti përmbajë të gjithë harxhet e saj. Krereve u ep 5 franga në ditë dhe të tjerëve 2 frënga. S.DNëqoftëse korri

Kasam Shaqirvela: Shum emna qe e sakatuen gegnishten por njani a komunizmi”…

Image
  Shum emna qe e sakatuen gegnishten por njani a komunizmi”… Ishte ky titull si shkas për shkrimin tim të shkurtër eseistik që vijon këtu më poshtë: * “Faktet historike e shkencore nuk mund të kundërshtohen me kokëfortësi prej të pabinduri por ato ose pranohen dhe mbështeten si të tilla ose rrëzohen me forcën e argumentit duke i zëvendësuar me të vërtetat…”,… filozofemë nga K.Vela. * RRËNJËT E SHQIPES *Gegërishtja është rrënja e parë e shqipes,…. po të pritet ajo,… shqipja zorr se mund të qënndrojë vetëm me rrënjën e dytë, toskërishten…. Gegnishtja është guri i madh në themelin e shqipes… dhe, po t’hiqet ky gur…, guri tjetër zorr se mund ta mbajë vetë themelin e shqipes… Gegnishtja është njëri nga dy direkët kryesorë të gjuhes shqipe,.. po qe se largohet nga konstrukti i shqipes kjo shtyllë…, shtylla tjetër zorr se mundet vet për ta mbajtur drejt kulmin e gjuhes shqipe,… çatia e saj, herdo-kurdo, ka për t’i pikuar…e pastaj edhe për t’iu rrenuar dhe rrëzuar…!

Feri Arifi: Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak

Image
  Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak. Pse askush nuk flet për kthimin e shqiptarve nga Turqia në Kosovë Maqedoni dhe në Serbi e Sangjak. Ndërsa serbeve kolon u ipej tokë më 1912 deri më 1926 edhe nga 10 hektar. Por ata shqiptarët e turqisë as me lek smunëden me i bler tokat e tyre nga pasunikët shqiptarë që kan bër sllavrimin para vitit 1999 nga regjimi komunist, titist e demokratet e ri. Shpërngulja e shqiptarve ishte e detyruar me dhunë nga Serbia, Maqedonia, Kosova, dhe Sangjaku. Sipas dokumenteve të diplomacisë serbe por dhe të ndryshme, atyre njerëzve që janë dëbuar nda viti 1821 deri në 1963. Familjet shqiptare të gjitha janë nga hapësirat e Ilirikut, pushtuarëve shqiptar as që ju kujtohet ky egzodus. Për popullimin dhe kerkim kthimin e shqiptarve në tokat e tyre nga shtetet ballkanike. Ata duhet të kthehen në pronat e tyre të shqiptarëve të cilët u dëbuan, nga qeveria serbe mbi 3000000 banorë. Ndërsa familjeve serbe,

E vërteta e lashtësisë nxirret në dritë përmes gjuhës shqipe!…

Image
Shkruar nga Sami Arifi Shkruan: Sami Arifi Robert Jokli në librin e tij të vitit 1924 “Reallexikon der Vorgeschichte” i zgjeron studimet e tij mbi ilirët dhe trakët: “Si do që të jetë, ne vrejmë se trashigimit gjuhësore që rrjedhin nga gjuhët e lashta të Ballkanit, siç janë ato të ilirëve dhe të trakëve, janë ngushtë të lidhura me gjuhën shqipe”. Roma madhështinë e saj ia kishte borxh jo vetëm pellazgo-etrukëve, sepse nga fiset e Ilirisë ishin ushtarakët më trima e gjithashtu edhe një numër i personaliteteve, siç ishin: Konstandini i Madh, Diokleciani, Aureliani (i njohur si restitutor Orbis), dhe në Bizant juristi i madh Justiniani dhe shumë të tjerë. Është e drejtë të përkujtojmë se Jul Cezari sipas llogarisë së tij në “De Bello Civili” shkoi të përfundoi studimet e tij në Durrës, ashtu sikur i nipi i tij Oktaviani që i përfundoi studimet  në Apoloni, qytete këto që sot gjenden në Shqipëri. Për ta nxjerr të vërtetën e lasht në dritë, duhet studiohet gjuha shqipe, të cilin studim të s

Sami Arifi:Gjuha e moçme shqipe ishte gjuhë e parë hyjnore e njerëzisë në Tokë!…

  Sipas librave profetike, Biblës, në kohë të hershme “mbarë Toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njejta“, por këtë të vërtetë e pohon edhe Kur’ani. Cila, pra ishte kjo gjuhë mbarënjerëzore?! Kjo ishte natyrisht gjuha hyjnore e profetëve të cilën e kemi qyajtur “gjuhë-nënë”, më saktë kjo gjuhë ishte pellazgjishtja-ilirishtja-shqipja e moçme. Latinishtja, greqishtja, e ashtquajtura sllavishtja e vjetër dhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, ishin gjuhë administrative të Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe të Perandorisë Osmane. Prandaj, kur “vdiqën” këto Perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative, dhe, si të tilla, latinishtja, greqishtja dhe e ashtquajtura sllavishtja e vjetër, por edhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, pra, ishin gjuhë administrative të perandorive që i cekëm më parë. Në këtë mënyrë kur vdiqën këto perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative. Prandaj, latinishtja, greqishtja, sllavishtja dhe osmanishtja janë gjuhë të “vdekura”. Rezultate

“Vrimat e krimbave“ mund të shërbejnë si kanale të qëndrueshme në hapësirë

Image
  Një studim i ri ka minimizuar frikën se vrimat e krimbave nuk do të ishin mjaftueshëm të qëndrueshme. Në pamje të parë, një vrimë krimbi mund të duket si një koncept i drejtpërdrejtë – lidh dy vrima të zeza në pjesë të ndryshme të kozmosit për të krijuar një tunel përmes të cilit një udhëtar hapësinor mund të kalojë. Megjithatë, në realitet, nuk është aq e thjeshtë. Është sigurisht një ide që ka ekzistuar për një kohë – fizikantët Albert Einstein dhe Nathan Rosen hodhën një vështrim shumë serioz në konceptin në lidhje me teorinë e përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, duke teorizuar ekzistencën e asaj që njihet si “ura Ajnshtajn-Rosen”. “ Megjithatë, në vitet e fundit, fizikantët kanë hedhur dyshime serioze mbi mundësinë që një strukturë e tillë mund të mbetet ndonjëherë e qëndrueshme aq gjatë sa dikush të mund të udhëtojë përmes saj. Sipas të gjitha gjasave, ata argumentojnë, një vrimë krimbi do të shembet pothuajse menjëherë. Ndërsa kjo do të duket të jetë gozhda e fundit n

Astronomi amator zbulon galaktikën e re xhuxh

Image
E quajtur Peshqit VII/Triangull (Tri) III, galaktika e sapozbuluar është një kandidat satelitor xhuxh ultra i zbehtë i  galaktikes Triangulum (e njohur edhe si Messier 33 ose M33). Peshqit VII/ Tri III u zbuluan në konstelacionin e Peshqve nga astronomi amator Giuseppe Donatiello duke përdorur të dhënat e imazhit publik nga Anketa e I      mazheve te Trashegimise. Zbulimi u konfirmua më pas nga një inspektim vizual i  imazheve SDSS DR9 dhe vëzhgimeve pasuese duke përdorur Teleskopin Italian Nazionale Galileo. Peshqit VII/ Tri III shtrihen në një distancë të parashikuar prej 72,000 parsekësh (234,833 vite dritë) nga galaktika Triangulum. Mund të jetë ose një satelit i izoluar ultra i zbehtë ose sateliti i dytë i njohur i galaktikës Triangulum. “Njohuritë teorike rreth formimit të galaktikave do të thotë që ne do të presim të shohim shumë më tepër galaktika të vogla që rrotullohen rreth galaktikës Triangulum,” tha Emily Charles, një Ph.D. student në Departamentin e Fizikës në Universitet