Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/04/16

Kush ishte atentatori i bandës së Shullazit


Kush është Emiljano Shullazi?



Të gjithë po flasin për bandën e Emiliano Shullazit, që u sulmua të hënën në mbrëmje, por shumë pak dihet për personin që kreu sulmin tek Rruga e Kavajës.

Artur Baze, i njohur ndryshe edhe si Arjanit Sterio, 42 vjeç, sipas policisë, tentoi që të vriste katër persona, duke pasur si shënjestër Pajtim Serjanin, mik i Shullazit.

Por ai mbeti i vrarë nga plumbat e policit Roland Mete.

Po kush është Baze?

Policia thotë se ka precedentë penalë, por nuk nuk figuron si i arrestuar apo i proceduar.

Mësohet se është hetuar për të në lidhje me dy vrasje të ndodhura në Tiranë.

Para disa muajsh, ai ishte deportuar nga Greqia.

Jetonte në zonën e Don Boskos dhe ishte babai i një djali 10 vjeç.

Fqinjët thonë se nuk e njohin shumë, por nuk e dinin se ishte vrasës me pagesë, pasi u rezultonte një tip i qetë.

Atë e kanë përcjellë në banesën e fundit babai, e shoqja dhe djali.

Nëna e Bazes: Telefonata e fundit që e nxori nga shtëpia



Për nënën e Arjanit Sterios, djali i saj nuk është vrarë vetëm mbrëmjen e së hënës së kësaj jave kur u qëllua me armë zjarri te Rruga e Kavajës nga efektivi i policisë. Trendo Baze tregon momentin kur është përshëndetur për herë të fundit me të birin dhe nuk e ka parë më të gjallë, pasi dikush e mori në telefon.

Djali juaj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi të hënën te Rruga e Kavajës. Policia tha se ai ishte i dyshuar si vrasës me pagesë. A kishte kryer krime më parë Arturi?


Djali im nuk vriste dot një mizë, jo më të vriste njerëz. Në jetën e tij nuk kishte bërë as ndonjë vjedhje ordinere, krime të tjera jo e jo.

Çfarë ju ka thënë policia, ka komunikuar me ju?
Po, çdo ditë. Djemtë, burri, por edhe vajzat janë pyetur disa herë. Kanë qenë këtu në shtëpi atë natë që ndodhi, por i kanë thirrur edhe në polici. Policia nuk na jep asnjë shpjegim. Madje kur i pyesim se pse u vra djali, kush e futi në këtë valle, na thonë pse duhet që ta dimë ne. Po si të mos e dimë ne, familja e tij? Si nuk qenka punë për ne, siç thonë ata? U vra djali im dhe unë nuk duhet të di asgjë se si ka ndodhur?! Njëri thoshte e kanë qëlluar nga para, tjetri thoshte nga pas. Pastaj si përfundim doli që i kishin qëlluar pas shpine.

Kush ju tha që është qëlluar nga para?
Një oficer policie që ne e pyetëm ditën e parë na tha që e ka marrë plumbin në gjoks dhe ka vdekur menjëherë. Ndërsa shefi i tij na tha që ishte qëlluar në shpatull dhe plumbi i ka prekur zemrën. Pra është goditur nga pas. Të njëjtën gjë na thanë edhe te morgu. Po unë nuk kuptoj një gjë: kur djali im e paska qëlluar policin me armë, si ka arritur ai ta ndjekë ashtu i plagosur siç ishte? Sepse kështu i bie ta ketë ndjekur dhe e ka qëlluar pas shpine. Ja këtë dua të më shpjegojnë ata që po hetojnë ngjarjen. Dua të di pse ma vranë djalin.

Sipas Policisë, Arturi kishte tentuar t’i vriste, pasi ai ka qëlluar i pari…
Po nëse donte t’i vriste, pse qëlloi nga këmbët në fillim? Pastaj, polici pse nuk e plagosi, por e vrau? Po ta kishte neutralizuar, ashtu siç të paktën ne e dimë si duhet të veprojë policia, do ta kishte më të lehtë të zbulonte se kush e paska porositur djalin tim për të bërë atë krim, meqë e quajtën vrasës me pagesë. I plagosur ai mund të fliste, të tregonte motivin. Policia kërkon që t’ua tregojmë ne motivin. Ne nuk dimë asgjë, as se ku rrinte, as se me kë shoqërohej Arturi. Nuk na fliste kurrë për gjëra të tilla.

Jetonte këtu me ju?
Jo. Këtu ka ardhur vetëm 7 ditët e fundit. Erdhi më 28 dhjetor se ishte shumë sëmurë, e kishte zënë gripi. I kishin prerë edhe dritat te shtëpia ku jetonte dhe ka qëndruar këtu. Po më shumë rrinte në dhomë i mbyllur vetëm. Nuk para fliste shumë. Ishte edhe sëmurë dhe nuk fliste.

Po ku jetonte?
Këtë nuk e dimë. Nuk na e ka thënë asnjëherë. Dimë që kishte marrë një shtëpi me qira diku, por nuk na e thoshte se ku, edhe pse e kemi pyetur disa herë. Ishte vetëm fare, pasi edhe me të shoqen kishte disa kohë që nuk jetonte më. Kishin disa mosmarrëveshje. Nuk është se janë ndarë zyrtarisht, por më shumë ndarazi jetonin, pasi ai për shumë kohë kishte jetuar në Greqi dhe punonte atje.

Kur ishte kthyer nga Greqia?
Në qershor të këtij viti erdhi. Por siç ju thashë, nuk ka jetuar këtu te ne.

Punonte këtu?
Tani nuk e di nëse punonte apo jo. Por dikur ka punuar. Punonte si faturino në urbanët e Unazës. Ndërsa në Greqi po. Atje ka punuar gjithmonë. Asnjëherë nuk ka dashur që të fitojë shumë para dhe shpejt, siç mund të duan shumë të tjerë. Ishte mësuar që ta fitonte gjithçka me djersë.

Njihnit ndonjë shok të tij?
Asnjë. Ai nuk na fliste kurrë se me kë shoqërohej. Asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë mik të tij në shtëpi, apo të na ketë prezantuar ndonjë. Nuk e dimë fare se me kë rrinte. Dilte në mëngjes dhe kthehej në darkë. Kur vinte ndonjëherë për të qëndruar te ne, por siç ju thashë ai jetonte vetëm.

Po ditën që ndodhi ngjarja, këtu te ju ishte?
Po, atë ditë ka qenë këtu. Ishte sëmurë siç ju thashë. U zgjua në mëngjes dhe kur po përgatisja bukën, dikush e mori në telefon. Ka qenë ora diku te 9 e mëngjesit. Foli me atë që e mori në telefon dhe i tha që po dilte ta takonte. Ju tha se ku po shkonte? E pyeta në fakt, por nuk më tha gjë. Thjesht më tha se nuk do vonohej shumë. Maksimumi 10 minuta. Hëngri bukë dhe doli. Që nga ai moment djali nuk është kthyer më në shtëpi. Nuk e kam parë më të gjallë. Tek ajo telefonatë qëndron e gjithë puna sipas meje. Policia e ka të thjeshtë ta gjejë se kush e nxori nga shtëpia atë ditë. Telefonin e tij e kanë, mund ta gjejnë vetë, jo ta kërkojnë nga ne, se ne nuk dimë gjë.

Kur e morët vesh që ai ishte vrarë?
Në darkë vonë e morëm vesh nga televizionet. Burri po shihte lajmet dhe në një moment doli një emër i ngjashëm me emrin tjetër që kishte djali, Arjanit Sterio. Që aty dyshuam. Pastaj na erdhi edhe policia këtu në shtëpi, disa policë civilë dhe ata na lajmëruan.

Pse e kishte ndryshuar emrin Arturi?
Ai kishte shkuar disa herë në Greqi. Kishte qenë më parë edhe në Angli, por u kthye dhe pastaj shkoi në Greqi, sepse aty kishte vëllain dhe motrat. Qëndronte tek ata dhe punonte atje. Por në Greqi e kapën dhe e dënuan me 24 muaj heqje lirie, ku për sjellje të mirë dhe për shkak se punonte rregullisht në burg, e liruan pas 11 muajsh. Kur mbërri në Shqipëri, djali tjetër vendosi të blinim një shtëpi në Tiranë, që të na mblidhte të gjithëve dhe të jetonim këtu, por Arturi duke parë kushtet dhe papunësinë, u zhvendos në një shtëpi me qira në Laprakë bashkë me familjen që kishte krijuar. Para 3-4 vitesh ai e ndërroi emrin në Arjanit Sterio për shkak të vulës që i kishin vendosur në pasaportë, në mënyrë që të mos shkelte më në Greqi. Por me emrin e ri ai shkoi prapë, donte patjetër të shkonte atje e të punonte, pasi këtu nuk gjente punë. Kjo ka qenë arsyeja që ndryshoi emrin.

Atentati ndaj Pajtim Serjanit, porositësit nuk pranojnë akuzën: S’kemi lidhje me ngjarjen.

 
 Dy të arrestuarit nga Policia e Tiranës për vrasjen e ndodhur në Rrugën e Kavajës rreth një javë më parë, kanë deklaruar në polici se nuk kanë lidhje ne ngjarjen. Policia e kryeqytetit arrestoi mbrëmjen e së premtes dy kushurinjtë Aurel Hoxhallari, 37 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 24 vjeç, me akuzën se porositën atentatin me armë zjarri ndaj Pajtim Serjanit më datë 5 janar 2015-të.

Burime pranë policisë thanë se gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, dy kushërinjtë nuk kanë pranuar asgjë lidhur me organizimin e mundshëm të atentatit, duke u shprehur se nuk kishin lidhje me ngjarjen. 

***
Dy personat që porositën atentatin me armë zjarri ndaj Pajtim Serjanit te Rruga e Kavajës në Tiranë u arrestuan nga policia mbrëmjen e djeshme. Kushërinjtë Aurel Hoxhallari, 37 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 24 vjeç, ranë në pranga pas një aksioni të policisë në zonën e Yzberishtit në orët e mbrëmjes së të shtunës. 
Dy të dyshuarit si porositës të sulmit me armë zjarri ndaj 32-vjeçarit Pajtim Serjani u ndoqën disa orë pasi dyshohej se kanë qenë të armatosur. Lajmi është bërë me dije nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës që thanë se kapja e dy të dyshuarve është bërë mbrëmjen e djeshme pas hetimeve paraprake lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 5 janar 2015 në Rrugën e Kavajës. Në këtë ngjarje është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Pajtim Serjani, mik i Emiljano Shullazit, si dhe është vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Artur Baze). 
Nga Policia thuhet se bë ndalimi i shtetasve Aurel Hoxhallari, 37 vjeç, i proceduar penalisht më parë për disa vepra penale dhe Amarildo Hoxhallarit, 24 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

POROSIA PËR ATENTATIN 
Burimet zyrtare të Policisë kanë konfirmuar se nga hetimi i deritanishëm nga strukturat e Seksionit për Krimet e Rënda ka rezultuar se shtetasit Aurel e Amarildo Hoxhallari në bashkëpunim me njëritjetrin, janë organizatorët e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Pajtim Serjani. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë porositur shtetasin Arjanit Sterio (Artur Baze) që të sulmonte e të vriste me armë zjarri Pajtim Serjanin më 5 janar 2015, në orët e mbrëmjes. 
Policia ka pohuar se po vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, ndërsa akuza e ngritur ndaj dy të arrestuarve është ajo e “vrasjes me paramendim” ngelur në tentativë, e kryer në bashkëpunim. I arrestuari Aurel Hoxhallari ishte arrestuar edhe më parë në datën 28 maj 2014. Arrestimi i tij vitin që shkoi ishte bërë pasi rezultonte person i dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Pas shlyerjes së dënimit të dhënë ndaj tij, Aurel Hoxhallari ishte lënë i lirë. 

ATENTATI 
Mbrëmjen e 5 janarit 2015, rreth orës 19:20, Arjanit Sterio qëlloi me armë ndaj Pajtim Serjanit duke e plagosur atë me një plumb në kofshë. I pranishëm me Serjanin ishte edhe oficeri i policisë Roland Meta dhe dy persona të tjerë. Pas të shtënave me armë, oficeri thirri “ndal policia” dhe siç ka dëshmuar, iu përgjigj me armë sulmit të Arjanit Sterios. Polici mbeti i plagosur me dy plumba në trup ndërsa 42-vjeçari Sterio mori plagë me armë zjarri dhe u gjet i vdekur rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes. Për vrasjen e tij akuzohet polici Roland Meta. Sipas hetimeve të policisë, viktima ka vepruar me porosi të shtetasve Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, të cilët kanë pasur konflikte disavjeçare me Pajtim Serjanin.

Atentati, si u ndoq prej 1 muaji miku i Shullazit. Kushërinjtë i dhanë armë Artur Bazes dhe e lëvizën me makinë



Dy kushërinjtë e arrestuar si porositës të vrasjes së Pajtim Serjanit, një prej miqve të Emiljano Shullazit, dyshohet se e kanë ndjekur për më se një muaj në Tiranë objektivin e tyre. Aurel dhe Amarildo Hoxhallari, të arrestuar për ngjarjen, dyshohet se i kanë siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme të dyshuarit Arjanit Sterio për të kryer ekzekutimin e Serjanit. Sterio mbeti i vrarë një javë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit kur arriti të plagosë 32-vjeçarin Serjani, por u qëllua me armë nga një efektiv policie.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, gjatë një konference për shtyp mesditën e djeshme, tha se Amarildo e Aurel Hoxhallari janë bashkëpunëtorë të viktimës Arjanit Sterio, të cilin e kishin porositur për të kryer vrasjen e Pajtim Serjanit. “Të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Arjanit Sterio (Artur Baze) kanë planifikuar, organizuar dhe siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar shtetasin objekt goditje nga autorët, shtetasin Pajtim Serjani, për ta ekzekutuar më datë 5 janar në rrugën ‘Islam Alla’”, u shpreh dje Ardian Çipa.

Sipas tij, nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se këta persona janë organizatorët e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Pajtim Serjani. Hetimet kanë treguar se Aurel e Amarildo Hoxhallari e kanë ndjekur Pajtim Serjanin për rreth një muaj në lëvizjet e tij, ndërsa kanë lëvizur me makinë Arjanit Sterion, person i porositur për kryerjen e vrasjes.

IDENTIFIKIMI
Policia ka thënë dje se identifikimi i dy të dyshuarve si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit është bërë nga kamerat e sigurisë dhe telefoni i viktimës Arjanit Sterio. Dy kushërinjtë e arrestuar, sipas Policisë, kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja ku edhe janë filmuar nga një kamera në zonë. Një ndihmesë për identifikimin e tyre kanë dhënë kamerat e sigurisë së disa bizneseve private pranë vendit ku ndodhi ngjarja një javë më parë te Rruga e Kavajës. Policia tha se Aurel dhe Amarildo Hoxhallari janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi, në orarin kur ka ndodhur përplasja me armë. Një element tjetër që çoi në identifikimin e tyre ishte këqyrja e telefonit të viktimës, shtetasit Arjanit Sterio, që sipas Policisë dy të arrestuarit e kishin paguar për të ekzekutuar Pajtim Serjanin. Të njëjtat burime thanë dje se nga këqyrja e kamerave të sigurisë dhe zbardhjes së tabulateve telefonike të thirrjeve hyrëse e dalëse të telefonit të Sterios, janë zbuluar dhe identifikuar dy kushërinjtë Hoxhallari që kishin komunikuar muajin e fundit me personin që do kryente vrasjen. 

Kushërinjtë i dhanë armë dhe e lëvizën me makinë “vrasësin”

Policia thotë se dy të arrestuarit në zonën e Yzberishtit janë të implikuar drejtpërdrejt në tentativën e vrasjes së Pajtim Serjanit. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur vetë Serjani dhe punonjësi i Policisë Roland Meta, i cili është arrestuar për vrasjen e personit që ata kishin paguar, Arjanit Sterio. Burimet thonë se kushërinjtë nga Pogradeci e banues në Yzberisht të Tiranës e kanë pajisur viktimën me një pistoletë që ai do të përdorte për vrasjen e Serjanit. Ata e kanë shoqëruar atë me makinë nga banesa e tij deri te vendi ku ai do të ekzekutonte personin për të cilin ishte porositur. Nga verifikimi i pamjeve të kamerave të sekuestruara, duket qartë shtetasi
Aurel Hoxhallari, i cili e shoqëron me makinë Arjanit Sterion, nga vendi i qëndrimit pranë rrugës “Islam Alla”. Në pamje
duken edhe lëvizjet që atentatori ka bërë më pas, duke hyrë në lokalin ku ndodhej Pajtim Serjani i shoqëruar nga 3 shokët
e tij dhe i afrohet tavolinës së tyre. Kamerat e një tjetër biznesi kanë filmuar momentin ku dukej që Sterion e priste nga
krahu tjetër i rrugës shtetasi Amarildo Hoxhallari. 


Tahiri: Krimi pa ngjyrë politike, Policia në detyrë në çdo qark
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u bëri apel qytetarëve që të denoncojnë çdo lëvizje që ata e shohin të dyshimtë. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, Tahiri apeloi që politika të heqë dorë nga akuzat dhe sulmet ndaj Policisë, duke ftuar këdo të rreshtohej në frontin kundër së keqes që kërcënon të ardhmen e fëmijëve. “Ne nuk pranojmë asnjë kompromis me asnjë lloj dhune, asnjë shfaqje të kriminalitetit, asnjë formë pandëshkueshmërie. Por, besojmë shumë fort se aftësia jonë, nga njëra anë e koordinimit dhe bashkëpunimit fare të ngushtë ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, së bashku me kontributin e të gjitha institucioneve të tjera ligjzbatuese. Nga ana tjetër e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe çdo qytetari të rregullt e të ndershëm në këtë vend, është elementi themelor për të ndërtuar një Shqipëri të sigurt, ku dhuna, paligjshmëria dhe krimi parandalohen e luftohen nga ne, të gjithë bashkë pa përjashtim”, tha zoti Tahiri. Tahiri nuk përmendi konkretisht ngjarjet e fundit të ndodhura në Tiranë, megjithatë ai u shpreh se krimi nuk ka ngjyra politike dhe se nuk mund të merret në mbrojtje nga askush. “Kush bën gabimin ta shohë krimin me preferencë apo ndasi, me të tyret apo tanët, të këtij apo atij, apo akoma më keq kush fut politikën në mes të betejës sonë të përbashkët, të institucioneve dhe qytetarëve me krimin, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm i ka dhënë mbrojtje, frymëmarrje e nxitje botës së dhunës e krimit, që ndër ne nuk mund e nuk duhet të gjejë asnjë çarje e as dallim”, u shpreh ministri i Brendshëm. Më tej, duke folur për operacionin e nisur prej së premtes, Tahiri tha se të gjitha repartet janë në gatishmëri të zgjatur dhe pa afat për të luftuar kriminalitetin. Policia e Shtetit bëri dje publike rezultatet e këtij operacioni që do të vazhdojë ende. Rezulton që deri tani të jenë arrestuar 27 persona në të gjithë vendin, për vepra të ndryshme penale. Janë kontrolluar 181 ambiente të ndryshme, kryesisht lokale nate e lojërash fati. Në këtë aksion janë angazhuar 31 grupe të ndryshme të FNSH dhe Delta Forcë.

Atentati ndaj mikut te Shullazit, kapen porositesit



Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga organizatorët e atentatit të ndodhur më 5 janar në rrugën e Kavajës, në kryeqytet që kishte si objektiv Pajtim Serjanin.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona, Aurel Hoxhallari dhe Amarildo Hoxhallari.

Keta dyshohet se janë porositësit dhe organizatorët e atentatit të ndodhur pak ditë më parë ku mbeti i plagosur Serjani dhe 2 persona të tjerë, mes të cilëve 1 polic si dhe humbi jetën 42 vjeçari Arjanit Sterjo i cili dyshohet se do të kryente atentatin ndaj Serjanit.

“Shullazi rrinte në makinë me Tahirin”

Emri:  erzen-brecani.jpg

Shikime: 86

Madhësia:  49.6 KB



Ish-zv/Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani i është përgjigjur kryeministrit Rama pas akuzave të tij se ka përdorur Shullazin për zgjedhjet dhe kundërmitingjeve të PS.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Breçani i kujton kryeministrit Rama se në zgjedhjet e fundit të 2013 Shullazi qëndronte në makinën e Saimir Tahirit.

“Po i kujtoj Kryeministrit biseden telefonike që kam bërë me të…..që sapo bënë kallzimin të demtuarit dhe drejtuesit e njësisë shtate të PS, pranë oficerëve të policisë gjyqësore të këtij komisariati është kryer arrestimi me iniciativë,janë të provuara ,sic janë të provuara kur qëndronte në makinën e kandidatit për deputet S.Tahirit gjatë fushatës së fundit elektorale”, shkruan Breçani në FB.

Po ashtu Breçani thotë se Emiliano Shullazi është arrestuar 3 herë nga komisariati i policisë, që ai drejtonte. Një herë kur shkatërroi zyrën elektorale të PS dhe dy herë të tjera është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

“Të dashur miq sot mësova nëpërmjet mediava që Kryeministri Rama më paska akuzuar mua që paskam bashkëpunuar dhe përdorur Shullazin për zgjedhjet dhe kundër mitingjeve të Partisë Socialiste i kujtoj Kryeministrit të vendit që po gënjen si gjithnjë, po ja kujtoj të vërtetën që Shullazi është arrestuar tre herë nga komisariati i policisë që unë drejtoja, herën e parë kur pengoi dhe shkaterroi zyrën elektorale të Partisë Socialiste dhe u dënua për veprën penale ku është fakt që ka vuajtur dënimin prej një muaji burg, dhe dy raste të tjera për armëmbajtje pa leje dhe për moskallzim krimi përsëri në kohën që unë drejtoja komisariatin numër dy të Tiranës.”

“Shullazi ka prishur mitingjet tona”



Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur në FB deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ramës Shullazi jo vetëm që nuk është urdhëruar nga ai për të trembur apo kërcënuar opozitën, por ka qenë aktiv në prishjen e mitingjeve të Partisë Socialiste.

Rama tha se PD po akuzon atë për gjëra që i ka bërë vetë gjatë kohës që ka qenë në pushtet.

Ja deklarata e plotë e Edi Ramës:

“Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t’i besh vete!”, thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa here i degjoj lehaqente te shpifin ndaj meje. Dhe kur lehaqenia vjen prej atyre qe kane qene tete vjet ne pushtet, kryeminister, ministra te brendshem apo kanakare te spikatur te pushtetit qe iku, thenia e Kantit behet tronditese. Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opoziten.

Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne – me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen! Gjate ketyre diteve te kesaj ofensive shpifjesh kam menduar vetem nje gje: Sa shume, o Zot sa shume mire ka bere vota e 23 qershorit per kete vend! Ka shkulur nga pushteti nje skote te lidhur fort me krimin dhe ka hapur rrugen per ta çliruar policine nga kthetrat e krimit! Ajo vote historike i ka dhene krahe perpjekjes me serioze e me te qendrueshme antikrim qe nje qeveri shqiptare ka bere ndonjehere.

Nuk do t’i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulezim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD (vajmedet PD ku te lame e ku na mbete!). Sepse ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem i PD eshte thjesht nje peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Nderkohe, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulezim Bashes, nuk do te perbeje asnje pengese ne zbardhjen e çeshtjes. Le te japin dy shquparaket e tij te vajmedetshem, ne prokurori apo ne gjyq, nje prove te vetme per akuzat e ketyre diteve nga foltorja e PD, dhe pastaj menjehere Kuvendi le te zgjedhe nje kryeminister tjeter. Por ama, ne te kundert, ky eshte rasti qe kjo politike e shpifur e lehaqenies ndaj kundershtarit vetem per te çoroditur opinionin, te ndeshkohet ligjerisht ne menyren me shembullore.

“Edvin Kristaq Rama përdori Shullazin për të kërcënuar opozitën”



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama duke thënë se po përpiqet të trembë opozitën me anë të dhunës dhe lëshimit të kriminelëve.

“Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses. Është e qartë, se Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë.

Por kjo nuk ka për të ndodhur. Ky skenar i Ramës ka nisur herët, ka nisur që ditën e tij të parë në parlament, ku bashkë me betimin kërcënoi se s’kishim parë asgjë akoma. Madje, ai pikërisht për këtë u betua, për të sulmuar e goditur opozitën, fjalën e lirë”, tha Basha.

Basha tha se Rama nisi misionin e heshtjes së opozitës me anë të dhunës që ushtroi mbi deputetin Gent Strazimiri.

“Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkrimuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë. Kjo dhunë u shoqërua sic e dini edhe me kërcënime me jetë për deputetin dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike”, tha kryetari i PD.

Basha akuzoi Ramën se ka qenë pikërisht ai që urdhëroi Shullazin të kërcënojë opozitën.

“Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike. Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e ka zhytur vendin në krizë, e pasi ka themeluar një normë korrupsioni të përbindshme në çdo zyrë publike, kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Edi Rama”, përfundoi Lulzim Basha.

Kërcënimet nga Shullazi, 4 efektivë të GOS do ruajnë Bashën gjatë gjithë kohës



Ministria e Brendshme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur mbrojtje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetes së kësaj partie Voltana Ademi.

Kështu në bazë të kërkesë së Prokurorisë, kreu i PD do të ketë mbrojtje të posçme. 4 efektivë të sektorit ROS, reparti operacional special do të ruajnë gjatë gjithë kohës kryedemokratin.

Ky veprim i policise vjen pa kaluar shume ore nga kallëzimi i deputetes Ademi, e cila denoncoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda se ishte kercenuar nga shtetasi Emiljano Shullazi.

Burime te Prokurorise se Pergjithshme thane se sipas kallëzimit deputetja Ademi ka qene ne nje lokal prane ’21 Dhjetorit’, në Tiranë nen shoqerine e miqve te saj, kur edhe ka ndodhur ngjarja. “Une po vishja pallton per te dale – u ka dhene Voltana Ademi prokuroreve- kur nje person i panjohur mu afrua dhe me tha: Emiljano Shullazi ka dy fjale me ty. Pastaj u afrua personi tjeter, i cili me tha: Thuaj kryetarit tend Vasha , as te mos tentoje te ma permende emrin. Thuaji as te mos guxoje te dale ne papafingo”.

Burimet e Prokurorise se Pergjithshme thane për Top Channel në telefon se aktualisht po kryhen disa veprime hetimore.Mes tyre eshte edhe këqyrja ne restorantin ku pretendohet se eshte kryer kercenimi.

‘Eshte këqyrur lokali ne fjale per te marre prej andej kamerat e sigurise thane burimet, por kemi edhe nje liste personash qe ne dyshojme se kane qene te pranishem dhe eshte e nevojshme te pyeten”, u shprehen me tej burimet qe preferojne te jene anonime.

Organi i akuzes nuk jep asnje pergjigjje nese do te pyetet apo jo shtetasi Shullazi, por ajo qe dihet eshte se per momentin grupi i hetimit po perpiqet te vertetoje me prova nese Shullazi i ka dale apo jo perpara zonjes Ademi. Çeshtja eshte regjistruar ne referim te nenit 109 fraksion b qe ne Kodin Penal, qe ben fjale per ‘shtrengim me ane te kanosjes’ apo dhunes per te kryer apo mos kryer nje veprim te caktuar.

Deputetja Voltana Ademi bën kallëzimin. “I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq”






Partia Demokratike denoncon publikisht një kërcënim që Emiljano Shullazi i ka bërë pak ditë më parë kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mesazhi kërcënues i Shullazit për kryetarin e PD-së nuk ka mbërritur përmes celularit, siç u njoftua fillimisht gjatë ditës së djeshme, por përmes një deputeteje të forcës së tij politike, saktësisht Voltana Ademit. Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme tha se Shullazi ka dalë nga një lokal dhe i ka prerë rrugën deputetes Voltana Ademit, të cilës i ka kërkuar t’i çojë mesazh kryetarit Lulzim Bashës që t’i japë fund sulmit ndaj tij. Nga ana tjetër, edhe prokuroria konfirmoi se kallëzimi i PD-së për Emiljano Shullazin, ishte bërë nga deputetja demokrate Voltana Ademi, e cila ishte dhe ajo që mori drejtpërdrejt mesazhin kërcënues të Emiljano Shullazit për Bashën. Kallëzimi në fjalë vjen pesë ditë pas dy atentateve që kanë ndodhur në Tiranë, në datën 5 janar, ku objektivi në një prej tyre ishte personazhi Emiljano Shullazi. Në atentatin tjetër sërish objektiv ishte shoku i tij, Pajtim Serjani, ndërsa çështjet po hetohen të ndara.

Deputetja
“Unë kam qenë në shoqërinë e një shoqeje, kur më është afruar një person që nuk e njihja më parë. Ai m’u prezantua me emër: ‘Jam Emiljano Shullazi dhe kam një mesazh’. Menjëherë i kam thënë se ‘unë nuk merrem me këto punë’. Ai ka insistuar se mesazhi ishte për kryetarin e Partisë Demokratike. ‘I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq. Të mos ma përmendë më emrin’, më tha, ndërsa më pas u largua”

Kallëzimi i deputetes
Mesditën e djeshme, në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, është paraqitur deputetja Voltana Ademi, ku ka kërkuar të bëjë një denoncim penal. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike ka kërkuar që të takohet me kreun e kësaj akuze, prokurorin Eugen Beçi, ndërsa pak çaste më vonë, para një oficeri të policisë gjyqësore ka përpiluar edhe denoncimin. Ademi pretendonte se disa ditë më parë, në një lokal në Tiranë, i është afruar një person, duke iu prezantuar. “Unë kam qenë në shoqërinë e një shoqeje, kur më është afruar një person që nuk e njihja më parë. Ai m’u prezantua me emër: ‘Jam Emiljano Shullazi dhe kam një mesazh’. Menjëherë i kam thënë se ‘unë nuk merrem me këto punë’. Ai ka insistuar se mesazhi ishte për kryetarin e Partisë Demokratike. ‘I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq. Të mos ma përmendë më emrin’, më tha, ndërsa më pas u largua”, mësohet se ka deklaruar në prokurori deputetja Ademi, para hetuesit të çështjes.

Hetimet e prokurorisë

Menjëherë pas këtij kallëzimi, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se kanë filluar verifikimin e kallëzimit të deputetes Ademi. Prokuroria ka kërkuar më shumë informacione për vendndodhjen e ligjvënëses, ndërsa ka marrë të dhëna se lokali ndodhet në zonën e Tiranës së Re. Prokuroria i ka kërkuar informacione Policisë së Tiranës për të shkuar në vendin në fjalë, ku do të merren deponimet e kamerierëve dhe personave që ndodheshin në atë çast. Gjithashtu, në pyetje do të merret edhe shoqëruesja e Ademit, e cila është identifikuar me emër dhe do të konfirmojë nëse deputetja ka marrë apo jo ndonjë “kërcënim”. Burimet nga Krimet e Rënda thanë se, në varësi të materialeve që do të sjellë policia, do të vendosin nëse do të fillojnë apo jo ndonjë procedim penal ndaj shtetasit Emiljano Shullazi. Madje, gjatë kësaj kohe, nuk përjashtohet mundësia që ai të merret në pyetje, për të vërtetuar nëse mes tij dhe Ademit ka pasur apo jo ndonjë bisedë.

Denoncimi i PD-së

Partia Demokratike, përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Arben Ristani, deklaroi se Edi Rama i ofroi të gjitha lehtësitë Emiljano Shullazit në lidhje me ngjarjen e fundit kriminale. Nga selia blu, në një dalje publike për mediat, Ristani tha se kreu i bandës kriminale, Emiljano Shullazi, përfitoi nga favoret e krijuara prej Edi Ramës dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur, ai lëvizte i lirë nëpër baret e Tiranës. “Të gjitha këto shkojnë përtej mundësive të një banditi. Këto janë rrethana që Emiljano Shullazit ia krijoi Kryeministri i vendit sipas paktit kriminal. Cila është marrëveshja që ke ti z. Rama me Emiljano Shullazin? A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës? A e lirove ti Shullazin që të kërcënojë kryetarin e opozitës, siç edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambientet e policisë? Je sot z. Rama përballë këtyre pyetjeve, që janë padyshim jo vetëm akuzat, por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë”, u shpreh Ristani. Ai shtoi më tej se Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se Edi Rama është dhe do të mbahet drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës. Ristani deklaroi se nuk ka tjetër përgjegjës veç Kryeministrit dhe garantoi se kjo përgjegjësi do të mbahet prej tij deri në fund.

Laboratori Kriminalistik nuk ekzaminon gëzhojat dhe armët







Dy pistoletat dhe 31 gëzhojat e kalibrave të ndryshëm, që u sekuestruan në dy ngjarjet e 5 janarit, ku u shënuan dy atentatet te Rruga e Kavajës dhe te Qafa e Kasharit, ende nuk janë ekzaminuar nga Laboratori Qendror Kriminalistik në Ministrinë e Brendshme. Lajmi mësohet për gazetën “Shqip” nga burime të sigurta në Policinë e Shtetit, të cilat konfirmuan se dje, kur kishin kaluar gjashtë ditë nga ngjarjet e dhunshme që tronditën Tiranën, provat e sekuestruara në vendngjarje ishin ende të paprekura nga ekspertët.

Specialisti

Ende nuk dihet zyrtarisht se cili është shkaku se përse nuk ka filluar ekzaminimi i gëzhojave dhe armëve të mbledhura në vendngjarjen ku u vra 42-vjeçari Artur Baze dhe u plagos efektivi i policisë, Roland Meta, si dhe në vendin ku u plagos Emiljano Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani, porse burimet e mësipërme japin të dhëna plotësuese, të cilat mund të japin një ide se përse kjo nuk ka ndodhur. Referuar burimeve, prej disa ditësh në këtë laborator nuk po duket “njeriu kyç”, ose thënë ndryshe specialisti i caktuar për ekspertizën laboratorike dhe balistike të gëzhojave dhe armëve. Mendohet se ai ndodhet jashtë shtetit, për shkaqe që nuk dihen nëse kanë lidhje me punën, pra ndonjë trajnim ose vizitë pune apo është atje për motive personale, por ajo çka është e sigurt mbetet fakti që pistoletat dhe gëzhojat ende nuk janë prekur. Në rrugë zyrtare, Policia e Shtetit, këto ditë ka thënë vetëm se armët janë dërguar në laborator për ekspertizë, por nuk ka sqaruar nëse kjo ekspertizë ka nisur apo jo. Nga ana tjetër, edhe prokurorët që po merren me këtë çështje konfirmojnë për gazetën se ende nuk ka mbërritur ndonjë përgjigje nga Laboratori Kriminalistik, çfarë hedh dyshime të forta që puna për ekspertizën ende nuk ka nisur.

Laboratori

Referuar praktikave të mëhershme, për precedentë të ngjashëm, ky laborator ka arritur që në një kohë rekord të nxjerrë përgjigje të sakta rreth armëve apo gëzhojave të sekuestruara në vendngjarje të ndryshme. Në fakt, ky laborator, vetëm pak ditë më parë është transferuar nga zyrat pranë Ministrisë së Brendshme tek ambientet pranë Gardës së Republikës, ku janë instaluar edhe aparaturat përkatëse, për t’ua lënë vendin zyrave të reja të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Prej muajsh, në fakt është vënë re një mungesë e theksuar profesionalizmi në drejtimin e këtij laboratori, ku janë hedhur dyshime edhe mbi ekspertizat për ngjarjet në Lazarat apo ngjarje të tjera.

Armët

Si praktikë pune, 31 gëzhojat dhe dy armët duhet të ekzaminoheshin, për të nxjerrë nëse armët janë përdorur ndonjëherë më parë në ngjarje të tjera, si dhe nga çfarë armësh kanë dalë gëzhojat e gjetura në të dyja vendngjarjet, ndonëse paraprakisht me sy të lirë, sipas burimeve, dallohet që u përkasin pistoletave dhe kallashnikovëve. Nga ana e saj, Policia e Tiranës, në dy komunikimet zyrtare me median është shprehur se “në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një krehër pistolete dhe një krehër automatiku model 56, të cilët janë dërguar për ekzaminim balistik në Drejtorinë e Policisë Shkencore”, ndërsa në komunikimin e parë, u tha se “në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 9mm, 3 copë gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 mm, një armë zjarri pistoletë m-54, një armë zjarri “Bereta”, si dhe automjeti me targë AA417 KU”. Ky mjet rezulton në pronësi të një kompanie industriale në rrugën “Islam Alla”, ndërsa mjeti “Golf 4″, me të cilin udhëtonte Emiljano Shullazi, me targa AA 629 HR, i përkiste një shtetasi nga Rrushbulli i Durrësit. Ndërkaq, në komunikimet zyrtare, Policia e Tiranës nuk ka përmendur ndonjë detaj rreth ecurisë së hetimeve ndaj personave të dyshuar për atentatin që iu bë Emiljano Shullazit, e cila deri më tani mbetet ngjarje e pazbardhur, për të cilën janë dërguar në laborator 24 gëzhoja të llojeve të ndryshme. Deri tani dihet vetëm se gëzhojat mund t’u përkasin armëve të llojeve kallashnikov dhe pistoleta, por pritet një përgjigje zyrtare e analizave balistike, për të dhënë një konkluzion më të qartë.

Sali Berisha: Ja lidhjet e Ramës me Shullazin




Ish kryeminsitri Sali Berisha ka renditur disa detaje të ngjarjeve të tre netëve më parë në Tiranë, për të faktuar, sipas tij se kryeministri Edi Rama ka lidhje me bandën e Emiljano Shullazit. “Ky akt kriminal akuzon rende Ramen dhe tregon lidhjet e tmerrshme te tij me krimin dhe me kete bande, si kryetari defakto i saj. Ne kete gjendje, Rama i zbuluar me lakuriq se ne plazhet e botes, vrapoi dje me terbim te gjeje nje gjethe fiku per te mbuluar turpet e tij. Ai zgjodhi per te tille padine penale dhe civile ndaj Edi Palokes, vetem e vetem se, ne emer te opozites, ai i beri dje publikisht Rames disa pyetje per lirimin e Shullazit dhe qe atij i ngecen keqas ne fyte”, shkruan Berisha.

Statusi i Berishës

Nuk mbulohesh dot me gjethe fiku Edvin! Ti je kaput meduze e bandes dhe bandave te krimit ne kete vend!

Te dashur miq. Tre nete me pare, Tirana u terrorizue nga nje krim serial i bandes se qeverise Shullazi, u pergjaken Rruga e Kavajes, Rruga D Hila dhe, rrethe 20 minuta me vone, edhe autostrada ne dalje te Tiranes.
Dje, policia e shtetit policor, qe ka burgosur me urdher te Rames per energji adoleshenten qe rriste tre jetim se nuk kishte para per te paguar energji apo qe kishte marre ne komisariat edhe femije pese vjecar me te emen, po per kete shkak, liroi me nderime te vecanta mekembesin e qeverise ne banden Shullazi, Emilianon. Ky akt kriminal akuzon rende Ramen dhe tregon lidhjet e tmerrshme te tij me krimin dhe me kete bande, si kryetari defakto i saj. Ne kete gjendje, Rama i zbuluar me lakuriq se ne plazhet e botes, vrapoi dje me terbim te gjeje nje gjethe fiku per te mbuluar turpet e tij. Ai zgjodhi per te tille padine penale dhe civile ndaj Edi Palokes, vetem e vetem se, ne emer te opozites, ai i beri dje publikisht Rames disa pyetje per lirimin e Shullazit dhe qe atij i ngecen keqas ne fyte.
Tani me duhet t’i them zotit Rama, jo me pyetje retorike por troç dhe direkt se, ti je caput meduze, pra koka e meduzes te kesaj bande dhe krimit te organizuar sepse :

1-Ti je koka e meduzes te kesaj bande dhe krimit ne Shqiperi sepse dje, Policia e PS me urdher nga lart, liroi pa asnje arsye ligjore por vetem duke pergenjeshtruar vehten dhe manipuluar provat, kreun e bandes Shullazin. E beri kete akt kriminal per llogari te Edi Palokes apo te Edi Rames? Kete cdo shqiptar e ka tashme te qarte.

2- Policia e Partise Socialiste nisi publikisht manipulimin e ngjarjes, qe naten e pare te krimit serial, kurse Didi, ky vrases i PS, pergenjeshtronte Policine e Tiranes, reporteret e mediave ne teren dhe vet spitalin e Traumes, qe deklaronin ne unison se Shullazi eshte i plagosur dhe gjendet ne spital. Didi i PS deklaronte me zyren e tij se, Emili i PS nuk eshte i plagosur. E bente kete mashtrim Didi per llogari te Edi Palokes apo te Edi Rames qe donte me cdo kusht qe Emili i Partise te dilte i palagur? Kete e ka te qarte cdo qytetar.

3-Ti je kreu i meduzes te bandes dhe krimit te organizuar ne kete vend dhe Shullazi aty eshte vetem Ergysi yt sepse, me urdher nga lart, Policia PS pa asnje prove, fakt apo argument, deklaroi dje se ngjarjet e para tre neteve nuk lidheshin njera me tjetren. Pra, policia mashtroj duke thene se Shullazi nuk ishte nisur per Tirane, per shkak se banda e tij u pergjak ne Rrugen e Kavajes, por tek vinte ne Tirane per nje dore letra apo dicka tjeter, ai ishte viktime e nje atentati, prite kundra tij. E beri kete trillim per llogari te Palokes, qe ti frikacak, e nderove me padine civile dhe penale apo te Edi Rames qe ka perdor banden kunder opozites? Kete çdo shqiptar e di.

4-Ti je kreu i meduzes te bandes Shullazi dhe i krimit te organizuar ne teresi sepse dje, Policia e PS per ta bere edhe me te besueshem mashtrimin e vet dhe per ta nxjerre edhe me te paster, me te lare Emilin e PS, per te justifikuar lirimin e tij , deklaroi te kunderten e asaj qe kishte deklaruar tre dite me rradhe, se ngjarja e Qaf Kasharit ka ndodhur 15 minuta para ngjarjes ne Rrugen e Kavajes. Kjo behej per te nxjerre super te lare Shullazin e qeverise, pra per te faktuar se ai nuk po vinte ne Tirane sepse atij iu godit banda, por po vinte per nje dore letra me Sajmirin e tij apo per te kthyer ndonje borxh mbasi ne makinen e tij, pervec gezhojave te revolverit, u gjenden 7 mije euro, mijra dollare dhe qindra mijera lek. E beri kete policia e PS per llogari te Edi Palokes apo te Edvinit ne krye te PS? Kete çdo njeri, pervec teje qe mbulohesh me gjethe fiku, e dine shume mire.

5- Ti je kreu i meduzes sepse, per te mjergulluar ngjarjen, policia arrin sa te komunikoj dhe me te vdekur. Ajo u tha dje shqiptareve se, atentatori i vrare kishte ndermend te vriste kater persona. E beri kete, pra mori ne pyetje te vdekurin policia e PS per llogari te Edi Palokes apo te Edvin Kristaq Rames? Kete cdo polic e di.

6-Edvin, ti je koka e shemtuar e meduzes sepse, per te mbrojtur vehten, lidhjet tuaja me banden dhe krimin, nxjerr papagajt dhe papagushkat tuaja qe perdhosin apo kane shnedruar studiot televizive ne lavamane apo tualete te qeverise, duke deklaruar ne mbrojtje tende se, nuk prishe katin e pare te nderteses dhe nuk preke katin e dyte se banonte nje familja (papagushka nr 1), apo se Shullazi i Partise nuk eshte plagosur (papagalli nr 4), e madje dhe me shume. Ata ne percartjen e tyre mjerane, per te mbrojtu ty, vjellin per publikun ne studjo e debate televzive, iluzionet e mendjes tende te semure, sipas te ciles Riformato i yti dhe Belushkes mori urdher nga Berisha per te hedhur ne Divjake rroten e avionit te droges, ( papagalli nr 1). E bejne kete papagajt e tu per llogari te Edi Palokes apo te kryeministrit rrote avioni? Kete e di dhe çdo femije!!

Si perfundim, lidhjet e Edi Rames me krimin dhe bandat jane te tmerrshme, te pazgjidheshme dhe mjerisht me pasoja katastrofale per vendin dhe stabilitetin e tij! Vetem largimi i tij, me protesta mbare popullore, do te shpetojne Shqiperine!

Dyshimi i hetuesve: Mbetje baruti në duart e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit




Atentatet

Pritet ekspertiza. “Viktimat” shkuan në spital 60 minuta pas ngjarjes

artur baze_1Policia dhe prokuroria ia kalojnë njëra-tjetrës vendimin për lirimin nga burgu të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se vendimi për të mos proceduar penalisht “viktimat” e atentatit në zonën e quajtur Qafa e Kasharit në Tiranë ka qenë e prokurorit. Ndërkohë, burime nga Prokuroria e Tiranës pohojnë se policia ka pasur shumë dyshime për veprimet e Shullazit dhe Danit, madje nuk i arrestuan në flagrancë këta persona. Deri më tani, policia tha se ka sekuestruar një krehër pistolete dhe një kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes, përpos gëzhojave të shumta. Por, te Qafa e Kasharit nuk është gjetur armë. Prokuroria ka dyshime se midis automjetit tip “Golf”, ku udhëtonin Shullazi e Dani dhe mjetit tjetër që i ndiqte, ka pasur shkëmbim zjarri. Madje, “viktimat” i janë kundërpërgjigjur breshërisë së armëve të dala nga mjeti “Porche”. Por, policia tha zyrtarisht se në vendngjarje nuk janë gjetur armë zjarri. Prokuroria ka kërkuar një sërë ekspertimesh, si për gëzhojat, por edhe për dyshimin se në duart e Shullazit dhe Danit ka pasur mbetje baruti.


Ekspertimet

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj, ka urdhëruar policinë shkencore të kryejë një sërë ekspertimesh për ngjarjen te Qafa e Kasharit, pasi ka shumë dyshime. Në laborator janë dërguar një sërë gëzhojash, pistoletash dhe kallashnikovi, si dhe një krehër pistolete e kallashi. “Janë dy lloje gëzhojash, të cilët po ekspertohen, për të parë se nga janë qëlluar. Gjithashtu janë dërguar edhe krehrat e kallashit dhe pistoletës. Po presim përgjigjet”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë, nga ana tjetër, hetuesit kanë marrë nga duart e Shullazit dhe Danit disa kampionë, duke i dërguar sërish në laborator. “Kemi dyshime se në duart e dy personave që ndodheshin në automjetin tip “Golf” janë gjetur faktorë plotësues të qitjeve me armë zjarri. Por, ende nuk kemi një përgjigje nga laboratori kriminalistik në Ministrinë e Brendshme. Nisur edhe nga dinamika e ngjarjes, dyshojmë se edhe këta persona kanë qëlluar me armë zjarri. Megjithatë, në automjet nuk janë gjetur armë të tilla”, pohojnë burimet nga akuza. Tashmë, çdo dyshim i ngritur, shkon në favor të Shullazit dhe Danit, ndaj të cilëve nuk mund të ngrihen akuza me aludime, por vetëm me prova. Akuza thotë zyrtarisht se po pret këto ekspertime, për të vendosur nëse do të ngrejë apo jo akuzë ndaj këtyre personave, por nga ana tjetër thekson se i kërkon policisë të rikrehë edhe njëherë vendin e ngjarjes, për ndonjë armë të mundshme. Akuza ka kërkuar edhe tabulatet telefonike të “viktimave”, për të parë edhe thirrjet telefonike para dhe pas atentatit.


Në spital pas 60 minutash

Policia thotë se Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani janë paraqitur në spital 60 minuta pas atentatit te Qafa e Kasharit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se informacioni në sallën operative ka ardhur rreth orës 20:30, ku në vendin në fjalë ka pasur të shtëna me armë zjarri e për pasojë një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë rrugës. “Prokurori ka shkuar në vendngjarje. Policia është sinjalizuar se në Spitalin Ushtarak është paraqitur i plagosur me armë zjarri Emiljano Shullazi, 36 vjeç, i shoqëruar nga Gilmando Dani, 36 vjeç, i cili ishte i dëmtuar në kokë nga dalja jashtë rruge e mjetit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, me automjetin tip ‘Volksvagen Golf’, me targa AA 629 HR, kanë qenë duke u kthyer nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës dhe, sipas të dhënave paraprake, rreth orës 19:30 janë qëlluar me breshëri armësh zjarri nga një mjet tjetër dhe për pasojë kanë humbur kontrollin e mjetit e kanë dalë nga rruga. Në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një krehër pistolete dhe një krehër automatiku model 56, të cilët janë dërguar për ekzaminim balistik në Drejtorinë e Policisë Shkencore. Deri tani, për zbardhjen e rrethanave të të dy ngjarjeve, motiveve dhe autorëve të tyre janë shoqëruar në polici 32 shtetas”, tha Çipa. Ai është pyetur edhe për lirimin e Shullazit, teksa pohoi se “grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori, referuar tërësisht provave materiale të gjetura në vendngjarje, nuk e ka parë të arsyeshme të procedojë me arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë dhe në vijim prokuroria do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të këtij hetimi”. Në lidhje me akuzat politike, Çipa theksoi se institucioni që drejton nuk merret me komente politike, ndërsa i bëri thirrje që ta lënë të bëjë detyrën. s. ç.

Deklaratat
Tahiri: Lëreni policinë rehat
Artan Didi: Nuk jam hetues
Përveç deklaratës së kryepolicit të Tiranës, Ardian Çipa, ngjarja e Rrugës së Kavajës u komentua edhe nga kreu i dikasterit blu, Saimir Tahiri, i cili kërkoi që policia të lihej e qetë, ndërsa kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, nuk pranoi të fliste rreth saj. Mes të tjerave Tahiri, në rrjetin social “Facebook”, shkruante dje, se “Policia e Shtetit është në krye të detyrës në luftë kundër paligjshmërisë dhe krimit. Koha e kriminelëve të paprekshëm që mbroheshin nga pushteti, ka mbaruar një herë e mirë”. Duke iu referuar akuzave të Partisë Demokratike, ai u përgjigjet: “E shkatërruan, politizuan dhe kriminalizuan Policinë e Shtetit, e tani mendojnë se vazhdon njëlloj siç bënin vetë. Janë mësuar të mbajnë anën e krimit, jo të shtetit e as të ligjit. Lëreni Policinë rehat të bëjë punën, lëreni të luftojë paligjshmërinë dhe kriminalitetin”. Ndërkaq, Didi u shpreh se “këto janë probleme që janë në hetim e sipër. Unë jam drejtori i përgjithshëm, nuk jam as drejtuesi i grupit hetimor dhe as prokuror”.

Misteri i 7 mijë eurove, 3 mijë dollarëve dhe 450 mijë lekëve në makinën e Shullazit



Sekuestrimi

Policia: Dyshojmë për gjobëvënie, të hënën ndërroi tri makina

Mësohet se Golf-i me të cilin udhëtonin Shullazi dhe Dani ishte në pronësi të një personi nga Rrashbulli i Durrësit, i cili është marrë në pyetje

Atentati i dështuar ndaj Emiljano Shullazit ka ngritur të tjera pikëpyetje për drejtësinë, e cila e ka person me precedentë penalë, madje është mbajtur për një kohë të gjatë në vëzhgim. Pas plagosjes në vendin e quajtur “Qafa e Kasharit”, policia ka kontrolluar automjetin tip Golf 4 me targa AA 629 HR, me të cilën udhëtonin Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, teksa ata deklarojnë se po ktheheshin në Tiranë, pas një vizite në Fushë-Krujë.

Agjentët e parë të policisë, që kanë kontrolluar këtë mjet, kanë gjetur shuma të mëdha parash. Kartëmonedhat ishin shpërndarë në të gjithë mjetin, në sediljet e para apo në ato pas, ndërsa disa prerje kishin dalë jashtë tij. “Në automjetin tip Golf 4, që doli jashtë rruge në autostradën Tiranë-Durrës, është gjetur një shumë prej 7 mijë eurosh, 3 mijë dollarësh dhe 450 mijë lekësh. Këto kartëmonedha ishin të shpërndara në të gjithë mjetin, ndërsa u sekuestruan si provë materiale”, pohojnë burimet nga policia.

Por, nisur edhe nga kjo shumë parash, policia dyshon se ato mund të jenë marrë si pasojë e ndonjë gjobëvënie të mundshme në Fushë-Krujë, ku Shullazi dhe Dani deklaruan se ishin. Dëshmia e tyre ende nuk është marrë e mirëqenë, pasi policia po verifikon disa prova të tjera, si pronësia e automjetit apo edhe paratë e gjetura. Mësohet se Golf-i ishte në pronësi të një personi me origjinë nga Rrashbulli i Durrësit, i cili është marrë në pyetje për fatin e automjetit. Ende nuk dihet dëshmia e tij, nëse ishte apo jo e vjedhur.

Policia ka marrë të tjera dëshmi apo informacione operative për lëvizjet e Shullazit ditën e hënë. Nga të dhënat mësohet se ai ka ndërruar tri automjete. “Kemi marrë informacione se Emiljano Shullazi ka ndërruar ditën e hënë tri automjete. Ai është mbajtur në vëzhgim nga strukturat e policisë për një kohë të gjatë, kjo edhe për shkak të së kaluarës së tij”, pohojnë burimet policore, të cilat shtojnë se ka dyshime se Shullazi dhe Dani mund t’u kenë vendosur gjoba biznesmenëve të ndryshëm në disa qytete të Shqipërisë. Megjithatë, deri më tani, ka vetëm dyshime dhe pa asnjë fakt, teksa provat e gjetura në automjet do të ndihmojnë hetuesit për ndonjë të dhënë me tepër.

Dëshmia e policit para kolegëve: E qëllova se na drejtoi armën



Vrasja me dashje?

Policia referoi materialet në prokurori për Metën me akuzën e vrasjes për vetëmbrojtje. Ndërkohë, mësohet se prokuroria diskutoi dje aktet dhe me shumë mundësi do të kërkojë sot masën e arrestit burg pa afat për oficerin për vrasje me dashje

Hetimet

Roland Meta: I thashë ‘ndal policia!’, por ai nxori pistoletën dhe më qëlloi. Pas plagosjes, reagova

Dy plumbat e gjetur në trupin e viktimës Artur Baze alias Arjanit Sterio kishin dalë nga pistoleta e Metës

Të dhëna
Seanca – Pamundësia e transportimit të Metës në gjykatë ka detyruar drejtësinë t’i komunikojë sot akuzën në shtratin e spitalit, ku 37-vjeçari ka probleme nga dy plumbat
Dëshmia – Atentatori ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar mbi Pajtim Serjanin. Në këtë moment i kam thënë ‘ndal policia!’. Ai më qëlloi dy herë, ndërsa unë reagova duke qëlluar mbi të
Rekrutimi – Roland Meta është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor 2007, detyrë që e mban edhe sot

Sokol Çobo

ngjarrja ne TiranePrania e një efektivi të Policisë së Shtetit në atentatin e së hënës në Rrugën e Kavajës ka ngjallur mjaft dyshime për drejtësinë, e cila ende nuk ka vendosur se çfarë akuze do të ngrejë për Roland Metën. Policia ka dërguar disa materiale në prokurori për këtë oficer, i cili mbeti i plagosur me dy plumba, duke e akuzuar për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes. Nga ekspertimet ka dalë se dy plumbat në trupin e viktimës Artur Baze alias Arjanit Sterio kishin dalë nga pistoleta e Metës. Ndërkohë, gazeta “Shqip” mësoi se dje, grupi hetimor i kryesuar nga prokurori Fation Bunjaku, ka diskutuar këto akte, duke ndryshuar edhe akuzën ndaj këtij efektivi. Prokuroria do të kërkojë masën e arrestit me burg pa afat, duke e akuzuar për vrasje me dashje. Duket se policia dhe prokuroria kanë diskordanca për provat që rëndojnë ndaj efektivit të plagosur, ndërsa do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 37-vjeçarit. Nga ana tjetër, sot, Gjykata e Tiranës do të zhvillojë masën e sigurisë, por ajo do të kryhet në Spitalin Ushtarak. Pamundësia e transportimit të Metës në gjykatë ka detyruar drejtësinë t’i komunikojë akuzën në shtratin e spitalit, ku 37-vjeçari ka probleme nga dy plumbat, ku njëri e ka prekur në shtyllën kurrizore. Megjithatë, gjendja e tij dje u stabilizua, aq sa hetuesit e çështjes i morën edhe një rrëfim për ngjarjen e 5 janarit.

Dëshmia e Metës

Para një grupi hetimor të Prokurorisë së Tiranës, Roland Meta, ka shpjeguar për disa minuta përfshirjen e tij në atentatin në Rrugën e Kavajës, ku ai u plagos. Ai ka pranuar se ka qëlluar me armë zjarri një person, i cili më vonë është identifikuar si Artur Baze alias Arjanit Sterio. “Unë kam qëlluar personin në fjalë. Më drejtoi armën dhe nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër”, mësohet se ka deklaruar Meta, ndërsa ka shpjeguar se në vendin e ngjarjes është ftuar nga një shoku i tij. “Unë nuk kam qenë në detyrë, por me vete kisha armën e punës. Isha në shoqërinë e disa personave, disa prej të cilëve nuk kisha njohje. Me njërin prej personave në tavolinë kam pasur shoqëri. Gjatë kohës që po qëndronim në ambientin në fjalë, na është afruar një person i dyshimtë. Ai lëvizte me hapa të shpejtë, teksa na u afrua drejt tavolinës sonë. Atentatori ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar mbi Pajtim Serjanin, duke e plagosur. Në këtë moment i kam thënë ‘ndal policia!’, dhe kam nxjerrë armën e punës. Ai më qëlloi me shpejtësi dy herë, ndërsa disa çaste më vonë e kam qëlluar. Autori u largua nga vendi ku qëndroja unë bashkë me personat e tjerë dhe e kam ndjekur për një moment. Ai ka qëlluar sërish në atë gjendje. Gjithçka e kam kryer për vetëmbrojtje. Nuk e kisha parë kurrë më parë personin që na u afrua”, – mësohet se ka deklaruar për prokurorët Roland Meta, nga Spitali Ushtarak.


Versioni i policisë

Dëshmia e Metës përputhet edhe me versionin e policisë për ngjarjen te Rruga e Kavajës, ndërsa tashmë do të mësohen edhe provat e mbledhura nga prokuroria, e cila ka ngritur paraprakisht akuzë tjetër ndaj 37-vjeçarit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp, tha dje se policia është njoftuar në orën 19:45 për ngjarjen te Rruga e Kavajës. Në këtë vendngjarje u sekuestruan një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshëm si dhe një pistoletë “Beretta”. “Nga rrethimi i vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, në rrugën ‘Him Kolli’, në një distancë rreth 1 kilometra është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Artur Baze), 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet paraprake është marrë informacion se në Spitalin Ushtarak ka shkuar i plagosur Pajtim Serjani, 32 vjeç, ndërsa në një spital privat në Tiranë ka shkuar i plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë, Roland Meta. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur të saktësohet se rreth orës 19.40, viktima, Arjanit Sterio ka tentuar të vrasë me armë zjarri Pajtim Serjanin, Roland Metën dhe dy persona të tjerë. Pasi ka plagosur me armë Serjanin, punonjësi i policisë ka reaguar duke i bërë thirrje ‘ndal policia!’. Në këtë moment, vrasësi ka reaguar duke plagosur punonjësin e policisë, i cili edhe në këto kushte i është përgjigjur me shkëmbim zjarri, duke e plagosur rëndë. Arjanit Sterio është përpjekur të largohet dhe rreth 1 km më larg ka mbetur i vdekur”, tha Çipa. Ai theksoi se grupi hetimor, i kryesuar nga një prokuror i Tiranës, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Roland Meta për veprën penale ‘Vrasje, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme’. “Punonjësi i policisë, Roland Meta, është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor të vitit 2007, detyrë që e mban edhe sot”, – theksoi Çipa. Mësohet se një verifikim për këtë punonjës po e bën edhe SHKB-ja, për të parë lidhjet e Metës me personat që ishin në shoqërinë e tij, disa prej të cilëve me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe shokë të Emiljano Shullazit.

CV-ja

Cili ishte Arjanit Sterio, ose Artur Baze, 42-vjeçari me banim në Laprakë dhe i deportuar nga Greqia

Atentatori, dyshohet për dy ngjarje të tjera

Arjanit Sterio, 42-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 5 janarit, në Rrugën e Kavajës, duket se ka të kaluar të pasur kriminale, pasi CV-ja e tij, ndonëse e pakonfirmuar zyrtarisht, mbetet e mbushur me të dhëna që i përkasin botës së krimit. Nga burimet policore, deri më tani është sqaruar vetëm momenti kur Sterio, i cili tashmë njihet si Artur Baze, ishte paguar për të vrarë personat ndaj të cilëve u bë atentati, ku shënjestër duket se ishte Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, por u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Roland Meta, i cili, sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu e kishte paralajmëruar për ndalim me shprehjen “ndal policia!”. Familjarët e tij e tërhoqën pardje trupin e pajetë nga morgu i Tiranës, teksa burime pranë Mjekësisë Ligjore thanë për gazetën “Shqip” se ai kishte një plumb në kokë dhe të tjerë në trup. Nga ana tjetër, për sa kohë ka qëndruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, Arjanit Sterio, nuk ishte skeduar asnjëherë zyrtarisht nga Policia e Shtetit, pasi emri i tij, si dhe ai i ndryshuar në Artur Baze, nuk rezulton në asnjë dosje policore. Por, referuar burimeve, mësohet se ai dyshohet të jetë implikuar si përgjegjës direkt në dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë. Për shkak se nuk ka pasur prova që e lidhnin me këto ngjarje, ai nuk është proceduar kurrë. Nga ana tjetër, mësohet se 42-vjeçari, i lindur dhe rritur në Çorovodë, rreth viteve 2004-2005 ishte deportuar nga Greqia, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa ende mbetet i paqartë i gjithë aktiviteti i tij në shtetin grek. Autoritetet e policisë dhe drejtësisë së palës greke nuk u kanë përcjellë homologëve shqiptarë ndonjë dosje rreth tij, por ende nuk dihet nëse është ndaluar apo dënuar ndonjëherë në shtetin fqinj. Megjithatë, mes të dhënave të pakta që disponohen rreth këtij personazhi që doli në skenë vetëm kur u gjet i vrarë, dihen vetëm dy gjeneralitetet e tij, fakti që është i martuar dhe ka një djalë 10 vjeç dhe që banon në rrugën “Pandi Dardha”, në Laprakë të Tiranës. Të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë thanë se nuk e njihnin 42-vjeçarin dhe nuk e kishin takuar ndonjëherë më parë, ndërsa mbeten gjithashtu misterioze të dhënat rreth lidhjeve të tij, me porositësit e atentatit. Grupi hetimor ka administruar edhe dëshmitë e familjarëve të tij, prej të cilave nuk është grumbulluar ndonjë e dhënë e rëndësishme, pasi ata pretendojnë se njeriu i tyre i afërt nuk ka pasur ndonjë konflikt. Të paqarta mbeten edhe lidhjet mes tij dhe personave të cilëve do t’u bënte atentat, pasi askush prej tyre nuk pranoi ndonjë njohje të mëparshme me të. Me t’u tërhequr nga morgu i Tiranës, trupi i pajetë i 42-vjeçarit është përcjellë për në banesën e fundit, nga familjarët e tij. Tashmë, grupi hetimor, duket se do ta arkivojë dosjen rreth këtij personazhi, pasi të dhënat rreth tij janë sa të vakëta, aq edhe të padobishme tashmë. G.Mullai


Viktima

Policia po gjurmon të kaluarën e atentatorit, ndërsa aktualisht dihen vetëm dy gjeneralitetet e tij, fakti që është i martuar dhe ka një djalë 10 vjeç dhe që banon në rrugën “Pandi Dardha”, në Laprakë të Tiranës

Rama t’i japë Shullazit zyrë në qeveri

Rama t’i japë Shullazit zyrë në qeveri

Partia Demokratike sërish ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama dhe ministrit trë Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me Emiljano Shullazin.

E në fakt PD-ja ka shkuar edhe më tej duke i sugjeruar Ramës që “Shullazit ti japë një zyrë në qeveri’.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka denoncuar sot sërish alibinë që ka ndërtuar qeveria për Emiliano Shullazin, për përplasjen e përgjakshme me armë në mes të Tiranës. Ristani i bën thirrje prokurorisë të bëjë transparencë e të hetojë me profesionalizëm për interesin më të lartë publik

“Eshtë e qartë se qeveria, Edi Rama e Ministri i tij, kanë vendosur të mos bëjnë zë për një nga ngjarjet kriminale më të rrezikshme të kohëve të fundit, përplasjen e përgjakshme të bandave në mes të Tiranës”, tha Ristani.

Sipas tij, “teksa heshtin, dhe nuk bëjnë transparencë, është e dukshme, se nga ana tjetër, qeveria po jep gjithë ndihmën e nevojshme për të lehtësuar rrethanat e bandës me të cilën ka lidhje, me të cilën bashkëpunon”.

“Eshtë fakt tani i pranuar edhe nga zyrtarët se kemi një alibi për Emiliano Shullazin, i cili sipas policisë është gjetur i pastër, i paarmatosur.

Të gjithë të dhënat tregojnë të kundërtën. Raportimi në media, informacionet që dalin nga burime të policisë dhe gjithë rrethanat e ngjarjes janë krejt të kundërta me ato që nxjerr Ministri i Brendshëm.

Çdo kush e ka kuptuar sot se Ministri i Brendshëm drejtpërdrejt dhe Kryeministri në distancë, po dezinformojnë qëllimisht që banda kriminale dhe kreu i saj, tia hedhin paq, pa asnjë orë burgu.

Partia Demokratike duke e konsideruar qeverinë dhe krerët e Policisë si të përfshirë në këtë histori, në asistencë të vazhdueshme ndaj bandës kriminale, i kërkon Prokurorisë që të zbardhë ngjarjen e të nxjerrë përgjegjësitë.

Transparenca mbi këtë krim të rëndë në mes të qytetit, është me rëndësi të jashtzakonshme publike, dhe për interesat e qytetarëve.

Prokuroria është në thirrje për të vendosur ligjin, e fuqinë e Kushtetutës, të shkelmuar deri tani nga qeveria e Kryeministri për interesa kriminale.

Nëse banda kriminale e kreu i saj për shkak të lidhjeve që ka me Ministrin e Kryeministrin, i shpëton ligjit edhe pas ngjarjes së fundit me përleshje të përgjakshme e me viktima, atëherë kanë rënë të gjitha garancitë për rend e siguri publike në vend.

Nëse kjo ndodh, Emiliano Shullazin nuk duhet ta kërkojmë më në Rrugën e Kavajës, por në zyrat qendrore të qeverisë”, tha gjatë deklaratës së tij, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë Rama

Atentatet, pse u la në burg polici?

Oficeri i sektorit të kërkimeve Speciale në Policinë e Shtetit, Roland Meta është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës pasi është i akuzuar për veprën penalë të vrasjes me dashje.

Burimet zyrtare nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se, ekzistojnë prova se Meta ka vepruar me dashje duke qëlluar për vdekje Arjanit Sterjon alias Artur Baze.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Roland Meta, efektiv i policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, sipas materialit të referuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, thuhet në një njoftim të akuzës.

Ngjarja, për të cilën janë ngritur dyshime për Metën ka ndodhur në mbrëmjen e datës 5 janar 2014, në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku i dyshuari dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga Artur Baze.

Në reagim të sulmit nga ana e Bazes, ku fillimisht ka mbetur i plagosur Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit “Ndal Policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

Agresori Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën “Ismal Alla”, i ndjekur nga ana e personit të dyshuar Meta.

Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga e cila ka mbetur i plagosur polici Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital me automjetin e një qytetari që gjendej aty pranë. Ndërsa më pas, pas mbërritjes së policisë, është gjetur i vdekur Artur Baze alias Arianit Sterjo.

Në bazë të provave të grumbulluara gjatë këtyre hetimeve paraprake, nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i Roland Metës, pasi nga sa me sipër rezulton se ai me armë zjarri, ka qëlluar dhe ka vrarë Arjanit Sterio alias Artur Baze, i cili pak momente me parë kishte qëlluar duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë: Pajtim Serjanin, Denis Ramanin, Ditmir Reçin si dhe te arrestuarin Roland Meta.

Në këto kushte rezultoi se ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova që i arrestuari Roland Meta të ketë konsumuar elementet e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, pasi me veprime aktive dhe me dashje eventuale ka vrarë me armë Arjanit Sterion ose me emrin e ndryshuar Artur Baze.

Në kërkimin e masës së sigurisë, Prokuroria e Tiranës, duke qenë se i dyshuari është efektiv i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe shkeljes në këtë rast të nenit 6 të ligjit nr. 72/2014 “Për armët”, në të cilin thuhet shprehimisht:

Përgjegjësia për pasojat e përdorimit të armës

Punonjësit e policisë apo subjektet e tjera, të cilat përdorin armë zjarri, kanë përgjegjësi personale, përveç rasteve në të cilat punonjësi është në përbërje të njësisë që vepron në një operacion policor ose ushtarak, në zbatim të nenit 173, pika 2, të Kushtetutës, dhe kur urdhri i dhënë nga drejtuesi i operacionit për të qëlluar nuk është i kundërligjshëm.

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët e zjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale të kryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

Atentati, Shullazi lirohet pas dëshmisë: U gjenda nën breshërinë e plumbave

Emiljano Shullazi shoqërohet në polici për armëmbajtje pa leje- Ora News- Lajmi i fundit- 


Emiljano Shullazi ka deklaruar para prokurorëve se po kthehej nga Fushë-Kruja në Tiranë për në banesën e tij kur është gjetur nën breshërinë e plumbave. Shullazi la sot spitalin dhe nën masa të rrepta sigurie u shoqërua në polici, ku më pas u la i lirë pasi Policia konfirmon se as Shullazit, as mikut të tij Gilmando Dani nuk u janë gjetur armë.
Ora 15: 20 (6 janar 2015) Ora News zbardh detaje të dëshmisë që Emiljano Shullazi ka dhënë për grupin hetimor një ditë pas atentatit pranë mbikalimit të Kasharit.
“Po kthehesha në banesën time nga Fushë-Kruja në Tiranë, kur u gjenda nën breshërinë e plumbave që u shprazën drejt meje” mësohet të ketë thënë Shullazi.
Prokuroria po kryen verifikime në lidhje me pronësinë e mjetit ku u plagos Shullazi, pasi mjeti nuk rezulton as në pronësi të tij dhe as në pronësi të Gilmando Danit, shokut të tij.
Mbrëmjen e 5 janarit 2014 dy shokët po ktheheshin nga Fushë Kruja në Tiranë kur pranë mbikalimit të Kasharit janë gjendur mes një breshërie plumbash.
Të dy kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që 10 minuta më vonë në rrugën “Islam Alla” pranë rrugës së Kavajës, Arianit Sterio tentoi të vriste 4 persona, mes tyre edhe shokun tjetër të Emiljanos, Pajtim Serjanin.
Në këtë tentativë vrasjeje Sterio tentoi të vriste Pajtim Serjanin , Denis Ramanin, 28 vjeç, Ditmir Reçin, dhe Roland Metën, ky i fundit polic.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Arianit Sterio ndërsa Meta është plagosur rëndë. Policia i ka vënë prangat kolegut të tyre Meta.
Shullazi la sot spitalin dhe nën masa të rrepta sigurie u shoqërua në polici, ku më pas u la i lirë pasi Policia konfirmon se as Shullazit, as mikut të tij Gilmando Dani nuk u janë gjetur armë.

Policia deklaron se ngjarjet nuk kane lidhje me njera-tjetren



 Pas përleshjeve me armë zjarri mes bandave kriminale të ndodhura në Tiranë, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar dhe katër persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, ka reaguar zyrtarisht edhe policia e kryeqytetit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, deklaroi në një konferencë për mediat se dy ngjarjet kriminale nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas policisë, 42-vjeçari Arjanit Sterio u vra pranë “Rrugës së Kavajës”, aty ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Roland Meta. Ndërsa një tjetër ngjarje kriminale u raportua në polici tha ai, rreth orës 20.30 të ditës së hënë, ku mbeti i plagosur shtetasi Emiljano Shullazi dhe shoku i tij nga dalja e makinës jashtë rrugës.

“Nga hetimet rezulton se të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Deri tani janë dërguar në polici 32 shtetas. Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”,-deklaroi Cipa për mediat.

Atentati tek “Rruga e Kavajës”

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa sqaroi se më datë 05.01.2015 rreth orës 19.45, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Kavajës në hyrje të rrugës “Islam Alla”.

Në vendin e ngjarjes tha ai, u konstatuan dhe fiksuar në cilësinë e provës materiale një sërë gëzhojash të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip “Bereta”. Sipas Çipës, nga rrethimi i vendit të ngjarjes dhe zonës përreth, në rrugën “Him Kolli”, në një distancë rreth 1 km është gjetur i vrarë shtetasi Arjanit Sterio (Alias), 42 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtori i Policisë së Tiranës shtoi se nga veprimet paraprake u mor informacion se në spitalin ushtarak ka shkuar i plagosur shtetasi Pajtim Xhevahir Serjani, 32 vjeç, ndërsa në një spital privat në Tiranë shkoi i plagosur me armë zjarri punonjësi i policisë Roland Meta.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur të saktësohet se rreth orës 19.40, viktima, shtetasi Arjanit Alias ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit Pajtim Serjani, Roland Meta dhe dy shtetas të tjerë. Pasi ka plagosur me armë shtetasin Serjani, punonjësi i policisë ka reaguar duke i bërë thirrje: Ndal Policia. Në këtë moment vrasësi ka reaguar duke plagosur punonjësin e policisë, i cili edhe në këto kushte i është përgjigjur me shkëmbim zjarri, duke e plagosur rëndë. Shtetasi Arjanit Alias është përpjekur të largohet dhe rreth 1 km më larg ka mbetur i vdekur”,-deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës.

Gjithashtu Çipa sqaroi se grupi hetimor ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Roland Meta për veprën penale “Vrasje, në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Sipas tij, punonjësi i policisë Roland Meta është pranuar në Policinë e Shtetit në vitin 2005, ndërsa në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar në dhjetor të vitit 2007, detyrë që e mban edhe sot.

Plagosja e Emiljano Shullazit
Duke thënë se dy ngjarjet kriminale të ndodhura dy ditë më parë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, drejtori i Policisë së Tiranës tha se po në datë 05.01.2015, rreth orës 20:30 është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë së në aksin rrugor Rinas – Kashar ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Sipas tij, pas njoftimit për shkëmbimin e zjarrit policia është sinjalizuar se në spitalin ushtarak është paraqitur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Shullazi, 36 vjeç, i shoqëruar nga shtetasi Gilmando Dani, vjeç 36, i cili ishte i dëmtuar në kokë nga dalja jashtë rruge e mjetit.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas me automjetin tip “Ëosklsvagen Golf”, me targa “AA 629 HR” kanë qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja në drejtim të Tiranës dhe sipas të dhënave paraprake rreth orës 19:30 janë qëlluar me breshëri armësh zjarri nga një mjet tjetër dhe për pasojë kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga”,-deklaroi Çipa.

Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur 24 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, një kreher pistolete dhe një kreher automatiku model 56, të cilët janë dërguar për ekzaminim balistik në Drejtorinë e Policisë Shkencore. “Nga hetimet paraprake rezultion se të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”,-tha Çipa.

Në deklaratën e tij, drejtori i Policisë së Tiranës tha se deri tani, për zbardhjen e rrethanave të të dy ngjarjeve, motiveve dhe autorëve të tyre janë shoqëruar në polici 32 shtetas dhe po vijohen hetimet për veprën penale të “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në bashkëpunim, e ngelur në tentativë”.

Më herët, në atentatin e ndodhur pranë Qafës së Kasharit nuk është plagosur vetëm Emiljano Shullazi, por edhe shoku i tij, Gilmando Dani, i cili ndodhej bashkë me të në makinë. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes pa autor, duke rindërtuar skemën e krimit, që e ka klasifikuar si vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë. Edhe pse ende nuk dihet saktësisht nëse ka pasur shkëmbim zjarri apo është qëlluar vetëm nga një drejtim, burimet thanë se në vendngjarje, në një zonë me hapësirë të madhe, janë gjetur gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Në raportin e brendshëm të Policisë së Tiranës shkruhet se rreth orës 20:22, në sallën operative ka telefonuar një qytetar, i cili deklaronte se te mbikalimi i Rinasit, sa kalon lokalin e H. H., ka të shtëna me automatik. “U dërgua specialisti i zonës dhe nga verifikimi rezultoi të ishte qëlluar në drejtim të mjetit tip ‘Golf’, me targa AA 629 HR, por nuk ka të dëmtuar”, thuhet në njoftimin paraprak që efektivët në vendin e ngjarjes i kanë përcjellë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Por më pas, në një komunikim të dytë, u njoftua se drejt Spitalit Ushtarak po transportoheshin të plagosur me armë zjarri, shtetasit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, që ndodheshin në makinën që kishte dalë jashtë rruge. “Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Shullazi, 36 vjeç, dhe Gilmando Dani, 36 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes u formua grupi hetimor që po kryen veprimet e para, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja”, thuhej zyrtarisht nga Policia e kryeqytetit.

ATENTATI
Burime nga grupi hetimor thanë se ka filluar procedim penal dhe po punohet për kapjen e autorëve, sepse në fshatin Bërxullë, në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, është tentuar të vriten me armë zjarri shtetasi Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani. Të dy këta persona po ktheheshin nga Fushë–Kruja, duke udhëtuar në drejtim të Tiranës me automjetin e tyre tip
“Golf 4”, me targë AA 629 HR, ngjyrë gri, kur u ishte zënë pritë pak metra para se të mbërrinin te Qafa e Kasharit. Nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur Shullazi dhe miku i tij Dani. Burimet thanë se makina me të cilën ata udhëtonin është sulmuar me armë automatike nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët ndodheshin në një tjetër makinë, që ka arritur të largohet nga
vendi i ngjarjes. Për pasojë, automjeti ku ndodhej Shullazi ka humbur drejtimin, duke përfunduar jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë në një arë në anë të saj, nga krahu i fshatit Domje. Duke përfituar nga ky moment, autorët kanë arritur të largohen me shpejtësi dhe ende nuk janë identifikuar. Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak nga forcat e policisë me nga një plagë arme zjarri secili dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi i automjetit me të cilin udhëtonin dy të dëmtuarit, ka rezultuar se makina është në pronësi të shtetasit T. Berisha, nga fshati Shkallnur, i cili pasi është pyetur, ka deklaruar se ia kishte lënë në përdorim kushëririt të tij, Sh. Berisha, po nga i njëjti fshat. Edhe ky i fundit,në deklarimet e tij, është shprehur se makinën ia kishte lënë për disa ditë Emiljano Shullazit, të cilin e ka mik.

DESHMIA E SHULLAZIT
Oficerët e grupit hetimor kanë marrë në pyetje në Spitalin Ushtarak Emiljano Shullazin, për të mësuar rrethanat e ngjarjes, por edhe dyshimet e tij për autorët e mundshëm të atentatit. Megjithatë, përballja me 36-vjeçarin nuk ka dhënë asnjë ndihmëse për hetimet, pasi si Shullazi, ashtu edhe miku i tij, Dani, kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë. “Po ktheheshim nga Fushë-Kruja kur na qëlluan me armë. Gilmando ishte në timon, kurse unë në vendin e pasagjerit. Unë shkoj shpesh andej, pasi kam njerëz të afërm. Në atë kohë po vija në Tiranë dhe u gjenda në befasi. Nuk kam parë asgjë. As makinën nga ku na kanë qëlluar dhe as personat që mund të kenë qenë brenda. Nuk kam probleme me asnjë njeri dhe nuk kam dyshime se kush mund të ketë qenë. As unë vetë dhe as miku im nuk kemi qëlluar sepse nuk kemi pasur asnjë lloj arme me vete”, ka deklaruar Emiljano Shullazi gjatë deklarimeve që ka dhënë për hetuesit.

Lulzim Basha: Kapot e krimit u lanë të lirë, pushtetarë të pafytyrë luajnë në dy krahët



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi  pas shkëmbimit të zjarrit mes bandave rivale në kryeqytet, duke akuzuar drejtues të lartë të qeverisë për lirimin e autorëve. Sipas Bashës asgjë nuk është e qartë, edhe pse kanë kaluar dy ditë pas ngjarjeve.

Basha ka shkruar në “Facebook” se kriminelë dhe policë të reparteve speciale, në krah të njëri-tjetrit, terrorizuan lagjet e kryeqytetit dhe akset kombëtare. “U bëmë si në vendet e humbura të Amerikës Latine – atentate, vrasje dhe pushtetarë të pafytyre që luajnë në të dyja krahët”,-ka shkruar Basha.

Sipas kreut të PD-së, kapot e krimit që u zunë me arsenal armeësh në makina u lanë të lirë. “Jetojme ne nje shtet ligjor apo shtetin e krimit? Kjo eshte qeveria e standardeve te dyfishta. Burg, burg, burg…jane klithmat e perditshme te kryeministrit – por burgun e paska per popullin jo per bandat. Qyqarin e Lushnjes e lane te vetvritej ne burg se dyshohej te kishte lidhur dritat e shtepise me te dyqanit. Babai hallexhi qe punonte ne dyqanin e tij prekte sigurine publike. Bandat qe shetisin me antitank, kapen dhe lirohen. Ata nuk prekin rendin publik. Per ta duhen me shume fakte, me shume prova, me shume kohe, thote Vajmedeti”,-ka shkruar kreu i PD-së në profilin e tij në “Facebook”.

Në komentin e tij, Basha pyet nëse mund të lirohet dikush pa u bërë ekspertiza e armëve të gjetura, ndërsa akuzon qeverinë për organizatat kriminale që sipas tij “kontrollojne sot qeverine, ministrat dhe pjese te organeve te rendit”. Ai shkruan se krimi ka kapur shtetin dhe rejtues të lartë të administratës dhe shtetit, dhe deputete të PS janë faktuar të dënuar e të kartelizuar si kontigjent i krimit kombëtar dhe ndërkombetar.

Zbardhet plagosja e mikut të Shullazit, autori u vra. Policia kontradiktore me kohën e dy ngjarjeve dhe lidhjen mes tyre


Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës në Tiranë, në dy ngjarje që kanë si emërues të përbashkët Emiljano Shullazin. Në episodin e parë u plagos miku i Shullazit, Pajtim Serjani, ndërsa në të dytin vetë ai.

Edhe pse ka të dhëna se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, policia i ka trajtuar si dy ngjarje të veçuara. Prokuroria, nga ana tjetër, nuk ka bërë ende një vlerësim, ndonëse njoftimi nga policia dhe referimi i krimeve është bërë në dy dosje me prokurorë të ndryshëm. Në versionin zyrtar Policia e Tiranës deklaron se ngjarja te Rruga e Kavajës ka ndodhur 10 minuta pas asaj te Qafa e Kasharit, përkatësisht e para në orën 19:30 dhe e dyta në 19:40, në raportet e sallës operative rezulton e kundërta. Sulmi me armë ndaj Emiljano Shullazit rezulton se është raportuar 32 minuta pas plagosjes së mikut të tij në Tiranë.

Në shkresat e brendshme të Policisë së Tiranës thuhet se në orën 19:50 është vrarë shtetasi Arjanit Sterio te Rruga e Kavajës (ku u plagos një polic dhe Pajtim Serjani), ndërsa në orën 20:22 është qëlluar me breshëri makina e Emiljano Shullazit, pranë Qafës së Kasharit. Në versionin zyrtar të Policisë thuhet se Shullazi është qëlluar në makinën tip “Golf”, me targë AA 629 HR. Pra flitet për të njëjtën makinë, por orari kur ka ndodhur ngjarja jepet i ndryshëm nga policia. Burime nga grupi hetimor thonë se të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra– tjetrën, edhe pse Shullazi nuk ndodhej në Tiranë në momentin e vrasjes. Dyshohet se ai po kthehej nga Fushë–Kruja pasi ishte lajmëruar për atë që kishte ndodhur me miqtë e tij.


“LUFTA” TE RRUGA E KAVAJES

Sipas librit të raportit të shërbimeve të Policisë së Tiranës rezulton se të hënën, në orën 19:50, një qytetar ka telefonuar në sallën operative duke njoftuar se te rruga “Him Kolli”, afër Rrugës së Kavajës, është një person i shtrirë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe është konstatuar se një person, i identifikuar më pas me emrin Arjanit Sterio, emri i vërtetë i të cilit është Artur Baze, ishte vrarë me armë zjarri. Ndërsa një telefonatë tjetër po në sallën operative, 4 minuta më pas, lajmëronte se në një spital privat, pranë Kthesës së Kamzës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri një person. Pas verifikimeve ka rezultuar se i plagosuri ishte oficeri i policisë Roland Meta, i cili ishte qëlluar me 2 plumba te Rrufa e Kavajës. Personi tjetër i plagosur në këtë ngjarje, Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, ishte dërguar në Spitalin Ushtarak. 

DINAMIKA E NGJARJES 

Pas mbledhjes së dëshmive dhe rindërtimit të skenës së krimit te Rruga e Kavajës në Tiranë, ka rezultuar se viktima, Arjanit Sterio (Artur Baze), ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të armatosur. Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk janë identifikuar ende. Pala tjetër në përplasjen me armë ka qenë miku i Shullazit, Pajtim Serjani dhe oficeri i Forcave Operacionale, Roland Meta, të cilët, sipas policisë, qenë të shoqëruar edhe me dy miq të tjerë të tyre, shtetasit Denis Ramani, 26 vjeç dhe Ditmir Reçi, 33 vjeç. Të katër këta persona ndodheshin në një lokal në rrugën “Islam Alla”, pranë Rrugës së Kavajës, dhe aty është futur viktima, që sipas policisë ka qenë person i dyshuar si vrasës me pagesë, i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të paidentifikuar. Sipas policisë, sherri ka nisur në lokal, por është zhvendosur jashtë tij, në rrugicat e zonës ku ka pasur shkëmbi zjarri. Fillimisht është plagosur në kofshën e këmbës së djathtë shtetasi Pajtim Serjani. Gjatë sulmit me armë Roland Meta i ka bërë thirrje “Ndal policia” shtetasit Arjanit Sterio dhe pas këtij moment ka pasur një shkëmbim zjarri. Si pasojë ka mbetur i vdekur nga disa plagë me armë zjarri 42-vjeçari Sterio, si dhe është plagosur efektivi Meta, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital ku është arrestuar.

PD nxjerr foton e Pajtim Serjanit ne seline e PS-se



Pas përleshjes me armë që ndodhi në Tiranë, Partia Demokratike ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto të Pajtim Serjanit, njërit prej të plagusurve pranë “Rrugës së Kavajës”, duke thënë miku i Shullazit është fotografuar pranë selisë së PS-së, aty ku sulmohet opozita shqiptare.

“Pajtim Serjani, miku i Shullazit i përfshirë mbrëmë në përplasjen e bandave, i fotografuar në hyrjen kryesore të Partisë Socialiste, aty ku mbrohet krimi e sulmohet opozita me deklarata si ato të deputetit Bushati sot.”,-shkruhet në komentin e shkurtër në faqen e PD-së në “Facebook”.
Ndërkaq, pas këtij publikimi, reagoi edhe zyra e shtypit e Partisë Socialiste. 
Me anë të një njoftimi të shkurtër, PS thotë se “fotografia dhe komenti i PD-së që lidh të plagosurin e ngjarjes së mbrëmshme me Partinë Socialiste, është një ndër shprehjet më të dëshpëruara të një opozite pa vizion, pa program, pa lider”. Sa më shumë PD përshkallëzon këtë politike balte thotë PS, “aq më e qartë bëhet për ne se nuk ia vlen as t’i pergjigjesh kësaj opozite që nuk do dialog, nuk do debat, nuk do zhvillim po vetëm grindje dhe baltë”. 

Më herët, pas përleshjes mes bandave rivale mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosën tre të tjerë, mes tyre Emilajno Shullazi dhe një efektiv policie, policia e kryeqytetit shoqëroi rreth 50 persona në komisariat.

Emri:  pajtim-serjani.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  35.8 KB
Pajtim Serjani, foto e postuar nga PD ne “Facebook”

Burime nga policia thonë se operacioni i kërkimit është përqendruar në periferi të Tiranës, si dhe në zonën ku ndodhi vrasjaë e mbrëmshme, kryesisht në zonat: Berxhullë, Kashar, “Rruga e Rinasit”, “Rruga e Kavajës” dhe “21 Dhjetori”.

Më herët, Emiljano Shullazi, i cili i shpëtoi atentatit të mbrëmshëm në dëshminë e tij për prokurorët ka bërë të paditurin për gjithë sa ndodhi.

Ai ka thënë se ka qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja për në banesën e tij, kur në Kashar është gjendur përballë një breshërie armësh, që u zbraz mbi makinën me të cilën ai dhe miku i tij ishin duke lëvizur.

“Nuk kam konflikte me njeri, nuk kam asnjë dyshim se kush mund të ketë qëlluar”- ka thënë ai. Pyetur për armët që janë gjendur pranë makinës së tyre, e për të cilat edhe u shoqëruar në polici, me akuzën e ‘armëmbajtjes pa leje’ ai ka thënë se nuk ka asnjë dijeni rreth tyre. “Nuk kam asnjë dijeni, në makinën tonë nuk kishim armë, mund të jenë të atyre që qëlluan apo të personave të tjerë”- mësohet të ketë thënë ai.

Po ashtu, Shullazi ka mohuar të kishte dijeni edhe për ngjarjen tjetër te Rruga e Kavajës ku mbeti i vdekur atentatori, 42 vjecari Arjanit Sterjo.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...