Lufta e bandave në Tiranë, lidhje me Qeverinë e Edvin Kristaq Rama


Shoqerohet Shullazi, akuzohet për ‘Armëmbajtje pa leje’

Shoqërohet në polici Emiljano Shullazi, i cili bashke me mikun e tij, Dani, mbeten të plagosur një natë më parë në tentativen për t’i ekzekutuar.

Ata janë shoqëruar, pas marrjes së mjekimit në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndaj tyre policia ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Kjo, sepse prane makines me te cilen udhetonte Shullazi jane gjetur municione.

Paraditen e sotme, ai është shoqëruar nga ambientet e spitalit, me nje makinë policie, drejt Drejtorise se Policise.

Burime nga policia bejne me dije makina me te cilen udhetonte Shullazi ishte ne pronesi te shtetasit Tahir Berisha, i cili ia kishte dhene kusherit te tij, SH. Berisha, banore te Shkallnuerit. Ky i fundit ka pranuar se i ka dhene automjetin Shullazit.



PD: Bandat që u përplasën kanë lidhje me qeverinë

Partia Demokratike reagoi sot pas ngjarjeve të mbrëmshme në kryeqytet ku pas një përplasje mes bandash, një person vdiq dhe tre u plagosën.

“Ngjarja e mbrëmshme që ka tronditur qytetarët e Tiranës, e nxori lakuriq Kryeministrin dhe Ministrin e tij të rendit, pas mburrjes së tyre me shifra kot, me statistika të sajuara, që nuk i hyjnë në punë askujt. Ramën dhe Tahirin nuk i beson më njeri, sidomos për rendin dhe sigurinë, pasi qytetarët po shohin çdo ditë se krimi sa vjen e rritet, rendi sa vjen e bie, pasiguria për jetën e për pronën sa vjen e shtohet”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Sipas tij “dihet botërisht se banda e përplasjes së përgjakshme, ka lidhje me qeverinë. Por përfshirja fizike në këtë histori e një efektivi të policisë, është një fakt i rëndë, kompromentues, që bën përgjegjës drejtpërdrejt Saimir Tahirin, që bën përgjegjës shefin e Tahirit, Edi Ramën”.



Shullazi plagoset pas përplasjes mes bandave rivale në Tiranë, ekzekutohet “vrasësi me pagesë”

Një përplasje me armë mes grupeve rivale në Tiranë përfundoi me një bilanc të rëndë mbrëmjen e djeshme.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, personazh i njohur në kryeqytet. Episodet e të njëjtës ngjarje ndodhën në një diferencë kohore prej 15 minutash nga njëra-tjetra dhe në vende të ndryshme, por sipas Policisë kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka nisur me një atentat te Rruga e Kavajës, në rrugicën “Islam Alla”. Pas një sulmi me armë ndaj tre vetave, aty mbeti një i vrarë (dyshohet autori i atentatit) dhe dy persona të plagosur, teksa i treti nuk u kap nga policia, por nuk ka shkuar as në spital.

Vazhdimi i kësaj përplasjeje ndodhi disa minuta më vonë. Sipas Policisë, atentati ndaj Emiljano Shullazit erdhi si pasojë e përplasjes së armatosur në Tiranë. Rreth 15 minuta më vonë, në rrugën e Rinasit, disa metra sa kalon Qafën e Kasharit u regjistrua përplasja e dytë.

Aty mbeti i plagosur Emiljano Shullazi, i cili po kthehej nga Fushë–Kruja në Tiranë me makinën tip “Golf”, me targë AA 649 HR, pasi ishte lajmëruar për plagosjen e mikut të tij, Pajtim Serjani, te Rruga e Kavajës. Persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri automatike nga makina në makinë. Automjeti i Shullazit ka dalë nga rruga dhe përfundoi disa metra në një tokë bujqësore në anë të saj.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)