Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/03

Burri i bRoger ‘Dean’ Gillispie, tash ka fituar 45 milionë dollarë si dëmshpërblim.




Një burrë i cili kaloi 20 vite në burg për KRlME që nuk i bëri, tash ka fituar 45 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Më 1991, Roger ‘Dean’ Gillispie u dënua për kidnapim dhe përdhunim të dy motrave binjake 22-vjeçare në Ohajo, derisa u ngarkua edhe me vjedhje të rëndë.

Ai u përball me një dënim me burg prej 56 viteve dhe gjithmonë u deklarua i pafajshëm, eventualisht duke arritur të fitojë lirinë më 2011, pasi kaloi dy dekada të tëra prapa grilave.

Mirëpo, u desh të priste deri në vitin 2021 për t’u shpallur i pafajshëm për krimet nga gjykata, e cila konstatoi se ai ishte dënuar gabimisht.

Kjo i hapi rrugë kërkesës së Gillispiet për të lansuar një gjykim hetues kompensimi për kohën që ai e kaloi në burg pafajësisht, pasi një gjykatë konstatoi se “asnjë provë fizike” nuk e ka ndërlidhur atë me rastin dhe se ka pasur ndrydhje të provave.

Tash, Dean ka arritur të fitojë si dëmshpërblim 45 milionë dollarë, shuma më e madhe e dhënë si dëmshpërblim në histori të Ohajos.

Sipas The Columbus Dispatch, një juri gjeti se të drejtat e Gillispiet ishin shkelur nga detektivi Scott Moore, i cili fshehu prova që do ta ndihmonin atë në mbrojtje dhe e bëri atë të duket më i madh se që është në foto të të dyshuarve për t’i trukuar viktimat.

Mark Godsey, drejtori i Projektit të Pafajësisë së Ohajos, i cili punoi për ta liruar Gillispien nga burgimi i pafajshëm, mirëpriti vendimin por tha se “asgjë nuk mund ta shpaguajë” horrorin që Dean ka eksperiencuar.

Ai u shpreh: “Horrori i injektuar në Dean dhe familjen e tij dhe komunitetin është i vështirë të përpihet.

“Mënyra si autoritetet bën presion për dënimin e tij dhe pastaj luftuan për ta refuzuar pranimin e gabimit, ishte kaq zhgënjyese. Asgjë nuk mund ta shpaguajë Dean për këtë horror.

“Verdikti i jurisë dërgon mesazh të fuqishëm se ata që na drejtojnë duhet të ndryshojnë mënyrën si i bëjnë gjërat”.

Gillispie shfrytëzoi momentin për të bërë thirrje për drejtësi rreth mijëra njerëzve tjerë, të cilët janë dënuar gabimisht dhe kaluan shumicën e jetëve të tyre prapa grilave për krime që nuk i kanë bërë.

Ai u shpreh: “Unë jam thjesht një prej 3,199 njerëve të cilëve u ka ndodhur kjo në ShBA.

“Këta njerëz kanë kaluar mbi 28,000 vite në burg për krime që nuk i kanë bërë. Kjo duhet të ndalojë. Sistemi duhet të rregullohet. Projekti i Pafajësisë së Ohajos më shpëtoi jetën”.

Juria e padisë civile të cilën e ngriti Gillispie vendosi që ai të kompensohet me 45 milionë dollarë dhe aludoi se detektivi Moore më herët kishte thënë se një dëshmitar i rastit e kishte identifikuar pozitivisht atë, kur në fakt nuk e kishte bërë.

Ai më vonë u kishte thënë viktimave se mund të mos e njohin Dean kur ta shohin në gjyq, duke gënjyer se i pafajshmi kishte “lyer flokët”.

Atyre iu treguan gjithashtu prova që detektivi nuk arriti t’i zbulonte, duke përfshirë faturat që vërtetonin se Gillispie ishte në të vërtetë në Kentaki kur ndodhën KRlMET.

Alarmon eksperti i sigurisë: Serbia po përdorë emblemat e UÇK-së për të inskenuar lojë të ligë



Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka demantuar lajmet e mediave serbe se një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare iu është gjetur disa emigrantëve në veri të vendit.

Musliu ka shkruar në Facebook se Serbia po bën lojë të ligë, duke inskenuar një gjë të tillë.

Ai ka shpërndarë dy fotografi, atë të rastit të 26 shkurtit, kur AKI dhe Policia e Kosovës kishin parandaluar një inskenim serb, pasi tre të rinj patën blerë emblema të UÇK-së, dhe atë që sot mediet serbe kanë pretenduar se ka ngjarë në veri.

Eksperti i sigurisë ka thënë se shpreson që propaganda serbe të mos bëhet shkak që Bashkimi Evropian të ndikohet për liberalizimin e vizave apo dialogun në Bruksel.

 


Koloneli holandez, Peter Tankink, ushtaraku që e kishte rrëzuar aeroplanin e parë ushtarak serb gjatë kohës së luftës është pensionuar.

Ai në një intervistë të fundit nuk ka lënë pa e përmendur këtë rast, si një nga ato momentet krenarie por edhe të rrezikshme gjatë karrierës së tij.

“Duhet ta falendëroj ekipin e F-16 për punën e shërbimin. Jam krenar sepse ishte pikërisht një aeroplan F16 kur unë fluturoja në kohën e luftës” ka thënë koloneli Tankink.








Aeroplani ushtarak serb Mig-29 ishte rrëzuar natën e 24 marsit 1999, ditën kur NATO filloi bombardimet në Kosovë

“A kanë fëmijë këta, a dinë me u frikësu prej Zotit?”, Binomi Nuredin Lushtaku dhe Sami Lushtaku ‘largojnë’ nga puna 14 punëtor shëndetësor

Komuna e Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura dhe vartësin e tij Sami Lushtaku kanë marrë vendim qe të ri-shpallin projektin e Kosova Med ku ishin të angazhuar afër 14 punëtor shëndetësor; të cilëve sot ju janë skaduar kontratat dhe nuk ju është vazhduar të njejteve.Qellimi i ri-shpalljes se këtij projekti portali rajoni mëson se është duke ndodhur për dy arsye, e para është qe të largohen stafi paraprak i punësuar në kohën e Bekim Jasharit dhe të largohet gjithëçka qe frymon me të, ndërsa qëllim i dytë është qe aty të mirrët staf i ri ku do të rehatohen militant partiak dhe anëtar e familjarë të pushtetarëve,

Ndonëse i ri në moshë, njëri nga punëtoret e këtij projekti ka folur për portalin rajoni ku në gjendje të rëndë emocional e psikologjike me lot në sy ka shprehur mllefin dhe dëshprimin e tij.

“Me atë pagë, e kam mbajtur familjën, çka me ba tash? A kanë fëmijë këta, a dinë me u frikësu prej Zotit? Nuk di as qysh me i’a dal, në mundësin e parë kam me ik prej këtij vendi”, është shprehur ndër të tjera ai (Rajoni ka censuar deklarimin e tij për shkak përnmbajtjes)

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe menagjeri i këtij projekti, Fatmir Osmani, i cili ka vlersuar lartë punën e tyrë ka ka shkruar në rrjetin social “facebook”:

“Dua të falënderoj secilin person që ishte pjesë e projektit, por edhe kompaninë Kosovamed Health Care, që gjatë tanë kohës ka treguar bashkëpunim dhe përkrahje për gjithë aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit. Uroj që këto vasha dhe djelmosha punëtor, të gjejnë mundësi punësimi , sepse përveç që nevojiten shume edhe paraqesin një aset dhe vlerë të madhe për shëndetësinë kosovare. Ajo që dua ta them krejt në fund është se ata do të na mungojnë shumë, sepse mungesa e tyre do të reflektoj direkt ne kujdesin shtëpiak dhe ne do të kemi një mundësi ma pak për të qenë sa ma afër kësaj kategorie pacientesh, të cilët vërtet kanë nevojë për shërbime të tilla. Por, mungesa e tyre do të bëjë që edhe gjithë shërbimet tjera të vuajnë”.

Bota në rrezik nga katastrofa bërthamore, SHBA zbulon planin e frikshëm të Vladimir Putinit që mund të hedhë në erë Evropën

Lufta në Ukrainë po kalon një nga momentet më mizore dhe një sinjal i rëndësishëm po vjen nga Shtetet e Bashkuara se përshkallëzimi mund të çojë në më të keqen.





“Putin mund të përdorë armë kimike përpara se të drejtohet në një konfrontim bërthamor me NATO-n nëse trupat e tij vazhdojnë të humbasin terren kundër Kievit”, paralajmëruan disa zyrtarë amerikanë. Edhe Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar për qëndrimet e Rusisë dhe po përpiqet të sigurohet që aleatët të jenë të përgatitur për një ngjarje të tillë: ka presion nga Uashingtoni që burime dhe investime të reja t’i kushtohen prodhimit të sistemeve të zbulimit kimik.

Pastaj një seri tjetër akuzash nga Shtëpia e Bardhë ndaj Moskës: “Sulmet ndaj infrastrukturës elektrike të Kievit janë të tmerrshme, me afrimin e dimrit vuajtjet dhe vdekjet e ukrainasve shtohen. Këto sulme tregojnë gjithashtu se Rusia dëshiron të rrisë rrezikun e një incidenti të sigurisë bërthamore që jo vetëm që mund të dëmtojë Ukrainën, por të prekë të gjithë rajonin”.

Çfarë janë armët kimike që bota i frikësohet kaq shumë?

Armët kimike janë çdo lloj municioni që mbart toksina ose substanca kimike që sulmojnë sistemin organizmat e gjallë. Ekzistojnë kategori të ndryshme të armëve kimike. Agjentët mbytës si fosgjeni sulmojnë mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes. Ka agjentë flluskë si gazi mustardë që djeg lëkurën dhe verbon njerëzit. Dhe ka agjentë nervorë, të cilët ndërhyjnë në mesazhet e trurit për muskujt e trupit.

Një pikë e vogël e tyre mund të jetë fatale

Agjentët kimikë mund të përdoren në luftë me predha artilerie, bomba dhe raketa. Por të gjitha janë rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Armëve Kimike. Janë përdorur në luftë në të kaluarën në Luftën e Parë Botërore, në luftën Iran-Irak në vitet 1980 dhe së fundmi nga qeveria siriane kundër forcave rebele. Rëndësia këtu sot është se Rusia po akuzon Ukrainën për zhvillimin e armëve në laboratorë sekretë. Ukraina thotë se kjo është qesharake dhe nuk ka as armë kimike dhe as biologjike.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë nënshkruar Konventën për Armët Kimike. Pentagoni shqetësohet se duke akuzuar Rusinë për armë kimike dhe planifikimin e një sulmi nga Rusia, kjo mund të jetë duke krijuar një situatë të ashtuquajtur “flamur të rremë” që Rusia do ta përdorte si një justifikim për të kryer sulmin e saj me armë kimike. Fakti është se nëse keni një luftë të zgjatur ku forcat sulmuese po përpiqen të thyejnë vullnetin e forcave mbrojtëse, atëherë armët kimike janë, për fat të keq, një mënyrë shumë efektive për ta arritur këtë. Kjo është ajo që bëri Siria në Alepo.

Rreziku për shpërthim bërthamor

“Sulmet ruse në centralin bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia janë “serioze dhe të pamatura”, të cilat duhet t’i marrë me seriozitet gjithë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab pak kohë më parë. Ai ka thënë se “është shumë e vështirë të besohet se sulmi nuk është bërë me dashje”. Presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje Moskës që të ndalë aktivitetet në këtë zonë, derisa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia, duhet të ndalen menjëherë. Në një reagim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e konsideroi sulmin mbi centralin bërthamor si tregues të papërgjegjshmërisë së kësaj Iufte.

Zelensky : Nëse ndodh shpërthimi, Europa zhduket

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi pak kohë më parë se sulmet e trupave ushtarake ruse ndaj Centralit Bërthamor Zaporizhzhia duhet të ndalohen dhe se në rast të një shpërthimi ky do të jetë fundi i Europës. Presidenti ukrainas deklaroi se në Centralin Zaporizhzhia ndodhen 6 njësi të energjisë dhe rikujtoi se në të kaluarën në Centralin Bërthamor të Çernobilit u shpërthye vetëm një njësi energjie. Zelensky tha se duhet të ndalen menjëherë sulmet. “Duhet të ndalojmë menjëherë ushtrinë ruse. Nëse ndodh një shpërthim është fundi i çdo gjëje, do të jetë fundi i Evropës”.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar : Gylenistët mund të jenë kërcënim edhe për Kosovën


Gjatë një konference për media së bashku me homologun e tij kosovar, Akar tha se me palën kosovare kanë takime edhe për çështjen e Lëvizjes Hizmet dhe se Turqia pret “hapa konkretë” në këtë drejtim.

“Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe nga institucionet kosovare po presim të ndërmerren hapa konkretë”, tha ministri turk.

Në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë. Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Arrestimit dhe dëbimit i ka paraprirë revokimi i lejeve të tyre të qëndrimit në Kosovë. Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Arrestimi dhe dëbimi i tyre janë lëndë e hetimeve edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi dyshohet se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje. Ankaraja e ka shpallur terroriste lëvizjen “Hizmet” në maj të vitit 2016, duke i akuzuar mbështetësit e saj për përpjekje për të rrëzuar Qeverinë turke.

Gulen ka qenë aleat i presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deri në vitin 2013. Në atë kohë, policë dhe prokurorë që janë parë si përkrahës të Gulenit, kanë hapur hetime për korrupsion në rrethin e ngushtë të Erdoganit. Erdogan ka thënë se Gulen ka bërë komplot për ta rrëzuar Qeverinë e tij në vitin 2016, duke ndërtuar një rrjet mbështetësish në media, gjyqësor dhe arsim, që do të ngriheshin kundër tij. Gulen i ka hedhur poshtë këto akuza.

Që nga puçi i dështuar, autoritetet turke kanë arrestuar mijëra njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me Gulenin.

Mehaj: Turqia kontribuon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Ndërkaq, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se ky proces është i rëndësishëm, duke shtuar se Turqia po përcjellë nga afër edhe zhvillimet e tjera në rajon “në mënyrë që të krijohet stabilitet dhe paqe”.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj e falënderoi Turqinë për mbështetjen që i ofron në aspektin e mbrojtjes.

“Sa i përket çështjeve të mbrojtjes, Republika e Turqisë është një prej kontribuueseve më të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, tha Mehaj.

Ai shtoi se aktualisht janë 19 pjesëtarë të FSK-së që po trajnohen në akademitë e mbrojtjes në Turqi dhe se trajnime e stërvitje të tjera do të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Mbështetja e Turqisë për FSK-në
Turqia vitet e fundit ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryesisht përmes donacioneve. Radio Evropa e Lirë raportoi në korrik se FSK-ja merr rreth 100 milionë lira turke në vit si donacion, e të cilat i shfrytëzon për të kontraktuar blerjen e pajisjeve ushtarake po ashtu nga Turqia.

Kosova po ashtu ka nënshkruar një kontratë me shtetin turk për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje armatimi.

Katër automjete do të jenë të tipit Vuran me tërheqje 4×4, ndërkaq dhjetë të tjera të së njëjtës kompani, por të tipit KIPRi, të pajisura me armatime. Automjetet Vuran prodhohen nga kompania komerciale turke për makina ushtarake, BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe për pajisjet e mbrojtjes, Aselsan. Më herët Turqia i ka dhuruar FSK-së si donacion automjete të blinduara të tipit Cobra. Ndërkohë që gjatë tre vjetëve, FSK-ja ka siguruar pajisje individuale, në vlerën e donacioneve vjetore që i jep shteti turk.

Ministri Armend Kadri Mehaj-Boletini njofton për organizimin e një koncerti, të hollat do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë

 



Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se për nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet një koncert.












Mehaj ndër të tjera ka njoftuar se të hollat e fituara do të shkojnë për fëmijët e lënduar në Ukrainë.

close
volume_off

“Në këtë event, Bendi ynë muzikor ushtarak do të performojë përkrah mbi 300 artistëve nga Orkestra Simfonike e FA, Kori i FA, Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe bandat ushtarake të vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia”, shkroi ai në Facebook.

Frikë nga incidentet/ Flamuri shqiptar ‘i padëshiruar’ në Katar në ndeshjen me Serbinë, momenti kur policët ia marrin tifozit

 

Krahas emocioneve dhe rezultatit që prodhoi ndeshja e së premtes në Katar mes Serbisë dhe Zvicrës, forcat e sigurisë në Katar duket se ishin me masa e rregulla të shtuara, kjo për të shmangur cdo incident, me tifozëve serbë e shqiptarë në stadium.

Një ndër këto masa, ishte edhe ndalimi i flamurit shqiptar në stadiumin ku do të luhej ndeshja, me qëllim shmangien e ndonjë përplasjeje. Mirëpo, duket se asgjë nuk i ndali tifozët shqiptarë të valëvisnin në këtë ndeshje flamurin kuqezi.

Ashtu sic duket edhe në videon e siguruar për Top Channel, janë të shumtë tifozët që arritën të depërtojnë në shkallët e stadiumit me flamurin brenda, edhe pse më pas efektivë të policisë në Katar, kanë shkuar për t’ia marrë atë.

Ndeshja Serbi – Zvicër përfundoi dje me rezultatin 2-3, rezultat që i dha Zvricës kualifikimin për në turin tjetër në këtë Botëror.

Trajneri i Serbisë Dragan Stojkovic Piksi , fyen rëndë shqiptarët, por përgjigjen e mori nga Shaqiri dhe Xhaka

Sjellje skandaloze e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, gjatë takimit Zvicër – Serbi 3-2.

Në minutën e 35-të të takimit, kur Vlahovic sapo kishte shënuar golin e epërsisë momentale të serbëve (2-1), kamerat kanë fokusuar trajnerin që gëzon duke sharë në fjalë të ndryra shqiptarët.


Për vetë serbët dhe ata që dinë serbit nuk është e vështirë për a kuptuar nga lëvizjet e buzëve se si shfryn Stojkovic.

Gjithsesi, përgjigjen e merituar e mori si nga Shaqiri, me golin e shënuar, ashtu edhe me Xhakën, që në minutat shtesë nuk iu tremb syri dhe përplas me një lukuni serbësh.

“Vritini, vritini shqiptarët!”/ Pas incidentit me Xhakën në fushë tifozët serbë shpërthejnë në kore raciste dhe kriminele!

 

Me gjithë masat e marra, incidentet në fushë në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës ishin dukshëm të pashmangshme.

Në minutën e katërt shtesë një sherr masiv u regjistrua në fushë, me protagonist Granit Xhakën.

Kaq mjaftoi që tifozët serbë të thërrisnin në kor, ‘Vritini, vritini shqiptarët!’, ashtu sikundër duket edhe në videon e sigurar për Top Channel, nga korespondenti ynë atje.

Në stadiumin e Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët.

Shënoi i pari Shaqiri, por shpejt përmbysën rezultatin përkohësisht Mitroviç dhe Vlahoviç, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2, duke kaluar Zvicrën në fazën e 1/8-ave në këtë Botëror.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...