Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/20

Luaje macë , krytë e busllit!!!


Mr.Sc. Fatmir Halimi

NE LIDHJE ME VIZITEN E ALEKSANDER VUQIÇIT SOT NE TIRANE

Shtëpia botuese ProkultPress ne Prishtinenga e hëna lexuesve te vet ne Kosovë por edhe me gjere u ofron romanin e Kristaq Turtullit "Zera në humbëtirë".
Me këtë rast si botues i shkrimtarit te madh Kristaq Turtullit nga Korça e bukur e me vendbanim ne Kanadanë e largët dua te prononcohem ne lidhje me takimin e sotshëm te Edi Rimës dhe "vellait" te tij serb A. Vuqiçit.
Edi Rama  para se që ai te bie ne ‘përqafimin’ e tij, ta lexoj këtë libër monumental korçarit të tij e Kristaq Turtullit dhe ta njoh me mirë këtë serbin e tij shovinist, armikun tonë të përbetuar, sepse këto dy figura sot ngjajnë shumë me personazhet që i ka trajtuar Turtulli në romanin e tij si janë Vili Tare - shqiptar dhe Sllobo Dragojeviqi-serb, ku Vili (Rama) për pushtet dhe karrierë i shkel dhe i gjunjëzon miqtë e tij dhe behet vegël e Jugosllavisë së atëhershme. Shtrohet pyetja në roman kush e pësoi, e përgjigja është se e pësoj Kosova që mbeti edhe për 100 vjet nën okupimin serb.                        
Dhe dua t’i them Edi Ramës sot se Mini-shengeni nuk është asgjë tjetër pos plani i Serbisë së madhe, i cili plan kishte filluar të realizohet edhe para 70 viteve, konkretisht më 1946,  kur Shqipëria e atëhershme kishte nënshkruar me Jugosllavinë për lidhje e ekonomive të dy vendeve, e ku Enveri i atëhershëm pas 2 viteve largohet nga ky komplot jugosllav. Kurse sot A. Vuqici po e realizon me kryeministrin tonë Edi Ramën.
Se shkrimtarët janë prijës të mëdhenj të ngjarjeve të historisë këtë po e dëshmon edhe shkrimtari ynë i madh Kristaq Turtulli.


 KUSH ËSHTË KRISTAQ TURTULLI DHE Ç SAGA E TIJ "ZERA NË HUMBËTIRË"

Kristaq Turtulli sot është një emër i madh, i cili po bën historinë e letërsisë sonë shqipe. Ai  është autor i dhjetëra romaneve.  Një njeri me dije të thellë nga fushat e psikologjisë, sociologjisë, historisë, dhe filozofisë, bashkë me shkrimtarët e mëdhenj botëror që si prijës merret, Gabriel Garsia Markezi, të cilin e pasuan Umberto Eko, Dan Braun, është arkitekti i letërsisë sonë postmoderne i këtij mileniumi. Qëllimisht përmenda këta emra sepse ne si kritik të fushës së letërsisë Turtullin duhet ta shohim nga ky kënd dhe nga kjo prizëm e interpretimeve tona diskursive, kritike e letrare, e assesi nga një rrafsh më i ulët. Shkrimtari Turtulli me sagën e tij romanore: Saga e zërave, e zhurmave, që deri tash para lexuesve po paraqitet me dy romane: “Zëra në lavjerrës” dhe tash me romanin “Zëra në humbëtirë”, po e mbyllë një etapë të trajtimit të historisë sonë të trishtë kombëtare, kurse në rrafshin e letërsisë sonë po hap një etapë të re të këtij mileniumi të ri, etapën e postmodernitetit të cilën shumë rrallë, apo fare pak mund ta shohim sot te shkrimtarët tanë. Sot letërsia jonë kombëtare vuan nga shumë stereotipa, nga folklorizmi i temave, nga niveli i ulët i shkrimit dhe trajtimit të tyre, pra letërsia jonë është e mbuluar nga një katrahurë e përgjithshme e nga mospërgjegjësia para lexuesve tanë. Prandaj është sot Kristaq Turtulli, i cili me qasjen filozofike dhe psikologjike të temave, letërsinë tonë e ngrit në piedestalin më të lartë kombëtarë dhe ndërkombëtar, pasi që romanet e tij janë të përkthyera në disa gjuhë; e sidomos në gjuhën e parë të botës letrare, në gjuhën angleze.  Në qasje të interpretimit të tekstit letrar që na ofron Turtulli duhet ta shohim edhe nga karakteri filozofik, pasi që ai sot është një ndër filozofët më të mëdhenj brenda artit të letërsisë. Gati askund nuk mund të gjejmë mendime filozofike brenda letërsisë sonë si te letërsia romanore që krijon sot shkrimtari i madh Turtulli: “Nata gjithnjë është më e barrë dhe nuk dihet çfarë pjell”,  “Zemra të kishte mundësi të mendonte, do ndalonte së rrahuri, do bëhej kambanë e shurdhër, varur në degë të rrapit shekullor”, teksti i tij është i mbushur me përplot thënie të tilla.                                                                              Romanet e tij duhet të shihen edhe nga aspekti psikologjik. Askund te romanet e shkrimtarëve tanë nuk mund t’i gjesh personazhet të ndërtuara psikologjikisht më bukur dhe më fuqishëm si te Turtulli. Shkrimtari ynë aq bukur aq fuqishëm dhe me aq emocion futet në botën psikike të karaktereve të tij, saqë te lexuesi ngreh mornica, ngrit leshrat e trupit duke e magjepsur me magjinë e shkrimit dhe të përshkrimit të situatave në të cilat gjenden ata.                                          Përmenda vetëm këto dy aspekte duke sugjeruar për interpretuesit dhe kritikët e diskursit letrar se romanet e tij sot ngërthejnë edhe shumë aspekte të interpretimit si atë, historik, social, kombëtar e patriotik.
Fabula e sagës “zëra në humbëtirë”
Fabula e romanit “Zëra në humbëtirë” në vija të trasha vërtetë mund të shihet si një sagë e zërave dhe e zhurmave të mëdha të një kohe dhe periudhe të caktuar historike. Pra ngjarja është e vendosur dikund në ndonjërin e qyteteve të Shqipërisë ose pasi është fiksion mund të jetë secili qytet shqiptarë gjatë kohës së Luftë së dytë botërore, prandaj mund të them se kjo fabul mund të ketë ndodh ose mund të jetë zhvilluar në Koçë, Durrës, Tiranë, Shkodër, e qytete të tjera. Karakteret e personazheve janë të ndërtuara deri në imtësi, siç janë Dhimitër Leka, Mara, Leonard Madhi, Irena, Mentor Saturni, Melez Rralla, Haxhi Gala, Vili Tare, po deri në detaje janë të rafinuar edhe njerëzit e huaj, siç janë, Zoran Çoçiçi, Sllobo Dragojeviqi –serb, etj.                 Strumbullari i të gjitha ngjarjeve, temave, motiveve, dhe krejt kësaj sage është Dhimitër Leka, i cili paraqet karakterin e një shqiptari e patrioti të kulturuar, karakterin e një njeriu i një familje përparimtare me stabilitet ekonomik. Ai qysh si student merr mbi supe një barrë të rëndë, por edhe si profesor që të luftoj për çlirimin e atdheut të tij nga okupatori, por edhe të çlirimit dhe të bashkimit të trojeve shqiptare si të Kosovës e Çamërisë, përmes këtyre forcave të reja që i kishin përqafuar masa e gjerë dhe rinia si në vendin e tij, po ashtu edhe në vendet fqinje.                                                Nën maskën e çlirimit dhe vëllazërimit proletar, në mesin e shqiptarëve futen jugosllavët të cilët ndihmojnë formimin e partisë simotër në Shqipëri. Ata përmes ideologjisë komuniste depërtojnë thellë te shqiptarët, sidomos te njerëzit udhëheqës të luftës për çlirim, por atyre u has sharra në gozhdë përballë Dhimitrit, i cili përveç çlirimit të Shqipërisë kërkon që edhe Kosova t’i bashkohet asaj pas përfundimit të luftës dhe të mos jetë nën thundrën serbo-sllave. Slloboja e Zorani, dy serb të cilët kishin ardhur si emisarë komunistë në mesin e shqiptarëve gjejnë një njeri të përkushtuar dhe të etur për  pushtet, siç ishte Vili Tare, i cili futet në lëvizjen e madhe për çlirim të vendit përmes Dhimitrit si shok i tij i studimeve.                                                                               Pra Dhimitrin do ta luftojnë deri në shkatërrim përmes miqve të tij më të ngushtë, përmes shokëve të tij të idealit. Fundi tragjik të Dhimitër Lekës, është i paparë dhe i pa lexuar ndonjëherë në letrat tona shqipe. Turtulli këtu ka krijuar skenat më të rrëqethshme që mund t’i ndërtojë imagjinata e njeriut. Përmes këtyre pamjeve lexuesin e ngrit deri në kataklizëm, e bën ta ndjej dhe ta përjetoj thellë në lëkurën e tij, por edhe në shpirtin e tij përmes emocionit të dhimbjes.

 

2019/12/19

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë mbyll dyert për vizitorë


Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë mbyll dyert për vizitorë

Pa asnjë njoftim a paralajmërim nga institucionet relevante, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë të mërkurën ka mbyllur dyert për vizitorë.

Shkak për këtë janë bërë dëmtimet nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, i cili nuk qe pa pasoja as për institucionet e kulturës e monumentet e trashëgimisë kulturore. Urdhrin për mbylljen e njërin prej muzeve më të vizituar jo vetëm në Tiranë por edhe në gjithë vendin e ka dhënë Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Në objektin e këtij institucioni plasaritjet janë evidente.

“Ndonëse publikisht nuk është dhënë asnjë njoftim, gjatë këtyre 20 ditëve, ka vijuar normalisht puna dhe frekuentimi i këtij institucioni”, kanë raportuar mediat shqiptare. Kanë raportuar se të mërkurën disa fëmijë të një shkolle 9-vjeçare në Durrës – qyteti më i prekur nga tërmeti që la 51 të vdekur – kishin ardhur për të vizituar muzeun, si aktivitet për të tejkaluar traumën që la pas tërmeti. Por janë kthyer.

“Të gjendur të papërgatitur, mësuesit vazhdonin të pyesnin se ku mund që t’i çojnë fëmijët për të kaluar disa orë argëtimi. Atyre u është përgjigjur një prej punonjësve të institucionit me dyer të mbyllura, i cili është shprehur se muzeu do të hapet vetëm kur të bëhet riparimi i dëmeve shkaktuar nga tërmeti”, kanë raportuar mediat të mërkurën. Sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, “deri në akt-ekspertizën e Institutit të Ndërtimit muzeu do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët edhe për administratën”.

Muzeu Historik Kombëtar është përuruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij gjenden të ekspozuara rreth 5000 objekte, nga mijëvjeçari IV para erës sonë e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.


Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë

Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autorë i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brovni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.

Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjygji si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.

Në 2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.


Veprat letrare

Digital Fortress (shqip) Kështjella Dixhitale

Angels and Demons (shqip) Engjëj & Djaj

(Engjëj & Djaj është një roman i zhanrit mister triller i vitit 2000 që është shkruar nga autori amerikan Dan Brown dhe është botuar nga Pocket Books dhe pastaj edhe nga Corgi Books. Në roman paraqitet personazhi Robert Langdon, i cili është protagonisti i romaneve të Dan Brown. Një film bazuar në këtë roman është shfaqur më 15 maj 2009 me titullin Engjëj & Djaj.).


Deception Point (shqip) Mashtrimi i Madh


The Da Vinci Code (shqip) Kodi i da Vinçit

Kodi i Da Vinçit (origj.: The Da Vinci Code) është roman i autorit Dan Brown, i cili u xhirua film me titullin The Da Vinci Code nga regjisori Ron Howard dhe me Tom Hanks dhe Audrey Tautou në rolin kryesor.

Ngjarja

Historia fillon me vrasjen e Jacques Saunière (Mjeshtrin e Madh e Paresia e Sionit, edhe pse praktikisht nuk e di se në atë kohë) nga Sila (që vepron në emër të dikujt njohur vetëm si Mësuesi), për të nxjerr vendndodhjen e " parimit baze ", një artikull i cili çon në Grail Shenjtë. Policia therret, Robert Langdon, i cili po i jepte një leksion në Paris, në skenën e vrasjes dhe të kërkojë ndihmën e tij në dëshifrimin kodin Sauniere të mbetur në dhe pranë trupit të tij. Bezu Fache, kapiteni i Drejtoria e Policisë Gjyqësore Qendrore, beson se Langdon është i dyshuari kryesor në vrasjen.

Sophie Neveu shfaqet në skenën e vrasjes si një policise kriptografe dhe shpejt fiton besimin e Langdon. Jacques Saunière ishte gjyshi Neveu dhe ata ishin shumë afër me njëri-tjetrin deri sa ajo zbulon se ai merr pjesë në një ritual pagan seksi (Hieros Gamos) në shtëpinë e tij në Normandisë, kur ajo bëri një vizitë të papritur atje gjatë një pushim nga shkollë me konvikt. (Ajo e kishte vërejtur diçka dhe me pare është përmendur dhe le të kuptohet disa herë në të gjithë historinë, por çfarë është ajo që pa nuk I është zbuluar askujt, duke përfshirë lexuesit, deri afër fundit te vepres, kur ajo thotë Robert).

Langdon dhe Neveukane gjetur një kod enigmatik pranë trupit të Saunière. Këto të dhëna janë për qëllim të çojë në një grup të dytë të dhënash.Gjate dëshifrimit te te dhënave te gjyshit saj, Neveu gjen nje pikturë e cila kishte një te fshehur prapa saj, një adresë dhe simbolet e Paresise se Sionit ishin shkruar në te. Duke punuar së bashku, Langdon dhe Neveu mashtrokne policisë, largohen nga skena dhe figura e fshehtë dhe kryesore.


Detale kontraverze në Darkën e fundit të Da Vinçit


Ky çeles hap një kuti të sigurt depozitë në degën e Bankës se Zyrihut. Saunière numri i llogarisë në bankë është një numri 10-shifror renditur shifrat e tetë numrave të parë Fibonacci: 1 1 2 3 5 8 13 21.

Brenda kutis se sigurt te nje depozite gjejnë parimin baze i cili është në fakt një kriptogram i madh, një pajisje cilindrike gjoja e shpikur nga Leonardo Da Vinçit për transportimin e mesazheve të sigurt.Per tahapur duhet te kombinoheshin ne menyre korrekte fjalkalimi.Kriptogrami eshte nje aparat me nje capsule me uthull ne te cilen gjendet nje papyrus ne te cilin eshte shkruar nje mesazh . Kutia e cila permbante kriptogramin e madh mbante shenime per gjetjen e fjalkalimit,kto te shkruara mbrapsht, në të njëjtën mënyrë si gazeta Leonardos.

Udhëzimet që Saunière I kishte dhene Silasit ne momentin e vrasjes ishin genjeshtra, I kishte thene që parimi baze është varrosur në Kishën e Shën-Sulpice nën një lapidar që shtrihet pikërisht përgjatë "Rose Line" (Meridian fillestar i cili kalonte përmes Parisit përpara se te caktohej fillestari ne Greenwich). Mesazhi qe ai gjeti thjesht përmban një referencë në një pasazh në librin e Jobit (38:11 a) i cili thotë në pjesë ", Deri ketu duhet te shkoje dhe jo me tej." (Bible) Kur Sila lexon këtë, ai realizon ai ka qenë mashtruar .

Ende duke u ndjekur nga policia, Langdon dhe Neveu cojne parimin baze te Sir Leigh Teabing (një ekspert në Grail Shenjtë dhe mik Langdon's). Ata largohen nga vendi në aeroplan privat te Teabingut, dhe gjete fluturimit ata gjejne menyren për të hapur kriptexin, por në të vërtetë cryptex madh përmban një cryptex e dytë më të vogël me një shoshë te dytë që nxjerr në pah kombinimin e saj. Shoshë, i cili thotë se të kërkojnë trup qiellor që duhet të jetë në varrin e "një kalorësi" nuk i referohet një kalorës mesjetar, por më tepër për varrin e Sir Isaac Newton, i cili u varros në Westminster Abbey, dhe u be skulpture nga Alexander Pope (A. Papa).

Rezulton se Teabing ishte Mësues i cili kishte caktuar për të vrarë Zhak Saunièren Silasin dhe ai gjithashtu kishte informacion mbi identitetin e udhëheqësve të Paresia e Sionit i cili pastaj përgjuar zyrat e tyre.Remy është bashkëpunëtor i tij. Është Teabing i cili kontaktoi Peshkopi Aringarosa, fshehur identitetin e tij, dhe mashtruar atë në planin e financimit për të gjetur Grail. Ai nuk synon të dorës Grail mbi Aringarosa por është duke i shfrytëzuar per të zgjidhur ceshtjen Opus Dei për të gjetur atë. Teabing beson se Paresia e Sionit ka thyer premtimin e saj për të zbuluar sekretin e Grail të botës në kohën e caktuar. Ishte ai që kishte informuar Silas se Langdon dhe Sophie Neveu ishin në Chateau e tij. Ai nuk u kapi parimin baze nga ata vetë, sepse ai nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij. Ai thirri Sila të kapë parimin baze në shtëpinë e tij, në mënyrë për të fituar ndihmë të mëtejshme nga Langdon dhe Sophie me deshifrim cryptex. Më pas, policia bastis shtëpine, nga gjurmuesi qe mbante furgoni I arratisur nga banka I Langdon. Teabing udhëhequr Neveu dhe Langdon te tempulli i Kishës në Londër, duke e ditur fare mirë se kjo ishte një fund i vdekur, në mënyrë që të skenen e pengmarrjes me Remin dhe duke marrë parimin baze pa zbulimin e tij të vërtetë komplot për të Langdon dhe Neveu.

Me qëllim për të fshirë të gjitha njohuritë e punës së tij, Teabing vret Remin duke i dhënë atij konjak laced me pluhur badiava, duke e ditur Remi ka një alergji vdekjeprurës për kikirikët. Kështu, Remy vdes nga një shoku anafilaktik. Teabing gjithashtu tregon ne menyre anonime policise se Sila është fshehur në selinë Londër e Opus Dei.

Në një përballje me Teabing në Westminster Abbey, Langdon fshehurazi hap cryptex e dytë dhe heq përmbajtja e saj para se të shkatërruar atë perpara Teabing. Teabing është arrestuar dhe i udhëhequr nga larg, ndërsa I pashprese I pergjerohet langdonit per ti treguar atij përmbajtjen e cryptex dytë dhe vendin sekret të Grail.

Bezu Fache gjen se Neveu dhe Langdon janë të pafajshëm pasi Peshkopi Aringarosa kontaktoi ate dhe u rrefue. Fache pastaj anullon urdhër për arrestimin e Neveu dhe Langdon.

Sila aksidentalisht qellon Aringarosa jashtë selisë në Londër e Opus Dei duke ikur nga policia. Kuptuar gabimin e tij të tmerrshme dhe se ai ka qenë mashtruar, Aringarosa tregon Bezu Fache për t'i dhënë bono bartësit e tij në çantë për familjet e udhëheqësve të vrarë Paresia e Sionit. Sila vdes nga plagët e tij fatale.

Mesazhi i fundit brenda parimit baze të dytë në të vërtetë nuk i referohet Rosslyn Kisha, edhe pse ishte me të vërtetë varrosur Grail një herë atje, poshtë Ylli i Davidit në dysheme (dy trekëndëshat interlocking janë "gijotinë" dhe "kupë", dmth, mashkull dhe simbolet femra).

Pedagog në Rosslyn Kisha është vëllai i -Sophie-së humbur. Sophie kishin thënë si një fëmijë që ai u vra me prindërit e saj dhe gjyshja në një aksident me makinë.

Kujdestar i Rosslyn Chapel, Marie Chauvel, është gjyshja e humbur e Sophie, dhe gruaja e Jacques Saunière. Ajo është grua që morën pjesë në rituale seksi me Zhak Saunière. Është zbuluar se Sophie është një pasardhëse e Jezu Krishtit dhe Maria Magdalena. Paresia e Sionit fshehur identitetin e saj në mënyrë për të mbrojtur atë nga kërcënimet e mundshme për jetën e saj.

Edhe pse të gjithë katër udhëheqësit të Paresia e Sionit janë vrarë, sekreti nuk ka humbur, pasi nuk ka ende një plan të paparashikuara (nuk zbriti) i cili do të vazhdojë të organizatës dhe e gjallë e tij të fshehtë.
Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown
Kuptimin e vërtetë të mesazhit të fundit është se Grail është varrosur nën piramidë e vogël (dmth., thikë "," një simbol mashkullor) direkt nën piramidën qelqi te përmbysur te Luvrit (p.sh., "kupë," një simbol femër, cila Langdon dhe Sophie ironi pothuajse u përplas në ndërkohë që ua bën ikjen e tyre origjinale nga Bezu Fache). Ajo gjithashtu shtrihet nën Line "Rose", e cila është e ngjashme me "Rosslyn." Shifrat Langdon këtë pjesë të fundit për të enigmës në faqet e fundit të librit, por ai nuk dukej e prirur për të të treguar askujt për këtë. Shih La Pyramide Inversée për diskutim të mëtejshëm.
Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown

The Lost Simbol (shqip) Simboli i Humbur

Inferno (shqip) Ferri (roman nga Dan Brown)

Inferno - 2016 - bazuar në romanin e tij me të njëjtin emër.

(Ferri është një roman i zhanrit mister dhe trillues i vitit 2013 nga autori amerikan Dan Brown dhe libri i katërt nga seria e Robert Langdonit, pas Engjëj & Djaj, Kodi i da Vinçit dhe Simboli i Humbur. Libri ishte botuar më 14 maj 2013, dhjetë vjet pas botimit të Kodi i da Vinçit më 2003 nga Doubleday. [1] Ishte numër një në listën e bestsellerëve të New York Times. Një film me emrin Ferri, bazuar në këtë roman ishte shfaqur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 28 tetor 2016.)

Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown

Filmografia

The Da Vinci Code - 2006 - bazuar në romanin e tij me të njëjtin emër.


The Da Vinci Code (sqt.: Kodi i Da Vinçit) është xhirimi i romanit Kodi i Da Vinçit të autorit Dan Brown, filmi u xhirua nga regjisori Ron Howard me Tom Hanks dhe Audrey Tautou në rolin kryesor, filmi bazohet në fiksion/trillim.

Filmi e ka për temë Jezusin dhe Maria Magdalenën. Sipas librit që filmi është bazuar, Jezusi dhe Magdalena kanë pasur një vajzë, por ketë sekret kisha katolike do që ta fshehë.

Përmbajtja

Një nga librat më të shitur të kohëve të fundit në botë, “Kodi i Da Vinçit” me 7.5 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua së fundi edhe në Shqipëri në panairin kombëtar të librit të organizuar tek Piramida. “Kodi i Da Vinçit” është një roman policesk, i cili luan me historinë dhe imagjinatën. Personazhet kryesorë të romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnë së bashku vrasjen misterioze të gjyshit të Sofisë. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se gjyshi ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit. Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave të Maria Magdalenës dhe të dokumenteve të rëndësishme që datonin që në kohën e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe përfaqësuese e shenjtërisë femërore.

Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown

Libri flet gjithashtu për Gralin e Shenjtë (sipas legjendave kupa e darkës së fu-ndit) që simbolizonte vetë Maria Magdalenën e cila gjoja mbante në barkun e saj pasardhësit e Jezuit. Kisha sipas autorit të librit e sulmoi “she-njtërinë femërore” dhe anatemoi femrën duke ulur rëndësinë e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e Nikesë (Turqia e sotme) në vitin 325 para Krishtit për të forcuar pozitat e veta meqë krishtërimi po bëhej më i “su-ksesshëm” se paganizmi. Këto dhe teori të tjera që dalin nga libri janë krejtësisht në kundërshtim me bazat e besimit të krishterë.

Shumë nga përfundimet në të cilat dalin personazhet, disa prej të cilave i për-mendëm më sipër, janë vërtetë qesharake. Për të dalë në teoritë e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet në legjenda, ungjij gnostikë (të tipit Ungjilli i Maria Magdalenës), romane pseudo-kërkimor, gjysëm të vërteta, shtrembërime historike etj.

Këtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., për të krijuar një ama-lgamë, e cila e shërbyer në një mënyrë të caktuar, të çon në pikëpamjen e gabuar të kohërave të sotme se të gjitha fetë qenkan njëlloj.

Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown


Një fakt interesant mbi librin ishte se në fillim, personazhet niseshin për të gjetur të vërtetën. Dhe, kur pas shumë peripecish “e gjejnë” atë, mendojnë se nuk është e rëndësishme që njerëzit ta njohin, por më e rëndësishme ështe që njerëzit të besojnë në ekzistencën e diçkaje që i frymëzon, qoftë kjo dhe një legjendë. Pra, me fjalë të tjera, e vërteta absolute nuk ekziston, e vërtetë është ajo që ti beson, ose më saktë ajo që ti dëshiron. Edhe kjo është një pikëpamje kaq e gabuar në botë sot.

Por libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pande-rshëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin. Por edhe nëse ndjek logjikën e librit nuk është e qartë se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas këtij libri Maria ishte pas-ardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pas-ardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore ndërsa vetë Jezui nuk ishte i tillë. Problemet e një arsyetimi të tillë duken qartë.
Rezultate imazhesh për kush eshte Dan Brown
“Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit dhe se një film po përgatitet bazur mbi “Kodin”.

Mu duk me vend që të shkruaja diçka mbi këtë libër, pasi ai tani ëshët në duart e lexuesve edhe në Shqipëri. Megjithëse për një lexues të painformuar mesazhi i këtij libri do të dukej si një risi, ai nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e herezive të hershme

Flori Bruqi


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...