Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/29

Koço Danaj: Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale


Në këtë intervistë ekskluzive për Nacional Albania, z. Koço Danaj shpalos platformën e tij, jep përshtypjet për shoqërinë shqiptare dhe kërkesat që kjo e fundit ka për elitën politike. Z. Danaj në këtë intervistë të dhënë për botuesin dhe kryeredaktorin e gazetës Nacional Albania, Besnik Rama, jep sinjale të qarta se Shqipëria Natyrale është domosdoshmëri dhe një vepër, e cila kërkohet sistematikisht nga shqiptarët në trevat e tyre. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me z. Danaj.

Shqipëria natyrale është Domosdoshmëri, për progresin dhe mirëqënien e shqiptarëve dhe paqen rajonale.
Koço Danaj: Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale
Dr. Koco Danaj Kryetar i Listës për Shqipëri natyrale

NA. Çfarë përbën në fakt Shqipëria Natyrale sipas platformës tuaj?

Sipas Platformes, Shqiperia Natyrale, nuk është gjë tjetër vecse Shqiperia e shpallur ne 28 Nentor 1912, ne Kuvendin e Vlores. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu. Vetë kryetari i mbledhjes ish ministri ijashtëm britanik Edwads Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij Memoires, Kujtime, te botuar në vitin 1927, një kopje të të cilës e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se cfarë thotë Grey në Kujtimet e tij:…. Lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackws së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)

NA. Cilat janë pikat kryesore të implementimit të kësaj platforme?

Pikat kryesore janë të thjeshta, zbatimi i Aktit Juridik te Kuvendit të Vlorës, anullimi i mbledhjes së Londrës, duke e konsideruar atë ashtu sic e konsideroi ish ministri i jashtëm britanik Robin Kuk ne prill 1999,si një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptar. Po ju jap një detaj, Mbledhja e Londrës nuk ka lënë asnjë vendim me shkrim, nuk mbajti asnjë proces verbal. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ja se cfarë thotë ai: …

Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: Ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)

Më konkretisht, fillimisht bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, lejimi i shqiptarëve në Maqedoni për referendum për bashkim me shqipërinë, shpallja e Camërisë si zonë e lirë midis shqiperise dhe Greqisë etj.

NA. Cili është komenti juaj për akuzat e z. Bashkurti që ju njëson ju dhe idetë tuaj me vizionin e Hitlerit?

Jetojmë në pluralizëm dhe të pranosh këtë pohim do të thotë të pranosh jo vetem tezat e atyre që janë pro teje, por edhe tezat e atyre që janë kundër teje. Platforma e shqipërisë Natyrale ka si thelb të saj dialogun me fqinjët, serbë, malazez, maqedonas e grekë, të cilët dihen që aktualisht jan kundër Shqipërisë natyrale. E duke qënë kështu, ne nuk shqetësohemi edhe për ata shqiptarë të cilët janë kundër Shqipërisë Natyrale. Eshtë kombi shqiptar i cili do të vendosë nesër se cilat ide përqafon. Sa për krahasimin me Hitlerin, më duhet të them se kemi të bëjmë me një mosnjohje totale të historisë së kombit shqiptar. Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është asgjë tjetër vecse Shqipëria në kufijtë e saj Natyralë, e shpallur fillimisht në Kuvwndin e Vlorës në 28 nentor 1912. Nëqoftëse, Ismail Qemali, Isa Boletini, Vehbi Agolli, Mehmet Dërralla, Hasan prishtina etj ngjajnë me Hitlerin, unë e kam për nder të madh të ngjaj me ata burra të mëncur, vizionarë dhe ptariotet më të mëdhenj të kombit shqiptar. Pra thjesht, kundërshtarët sërbë, grek,maqedonas, malazëzë apo shqiptarë më bëjnë nder mua dhe gjithë antarëve të Listës për Shqipëri Natyrale

NA. A po mbrojnë interesat kombëtare Koço Danaj dhe përfaqësuesit e listës së Shqipërisë Natyrale?

· Lista për shqipëri natyrale që u shpall zyrtarisht në 30 tetor 2010, u krijua jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo është shumë pak, sot ka qindra mijëra shqiptarë që i mbrojnë intersat kombëtare. Sot nuk shtrohet cështja e mbrojtjes së interesave kombëtare, sot shtrohet domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra e bashkimit kombëtar sipas Aktit Juridik të kuvendit të Vlorës. Shqipëria deri më sot ka pasur vetëm një kryeministër të Shqipërisë natyrale e ky është Ismail Qemali, vetëm një Kryetar Kuvëndi të Shqipërisë natyrale e ky është Vehbi Agolli nga Dibra e madhe, një Ministër të mbrojtjes të Shqipërisë natyrale e ky është Mehmet Pashë Derralla, një ministër Buqjësie të Shqipërisë Natyrale e ky është Hasan Prishtina. Rikrijimi i këtyre institucioneve, për Listën për Shqipëri Natyrale do të thotë sot, mbrojtje e interesave Kombëtare. Demi kapet nga brirët, jo nga bishti.

Dhe e fundit, kërkesa që brenda këtij viti do ti bëhet 6 ministrave të jashtëm të fuqive evropiane që organizuan Londrën-1913, plus edhe sekretares amerikane të shtetit që aso kohe nuk mori pjesë, për ta anulluar këtë konferencë të paligjshme, përbën një kontribut të çmuar për të mbrojtur interesat kombëtare. Interesat kombëtare sot nuk mbrohen vetëm me flamuj apome folklorizëm, porme fakte dhe argumente të cilat të shndërrojnë në partner të fuqive të mëdha. Dhe ne synojmë të shtrojmë në Tavolinën e politikës botërore, fakte dhe argumente te reja, që ti bindim fuqitë e mëdha se Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin rajonal. Po ju jap një fakt të ri të panjohur më parë që do i bëhet prezent fuqive të mëdha. Deri tani opinioni shqiptar ka ditur se coptimi i trojeve shqiptare në Londër u bë gjoja për të shpëtuar paqen evropiane. Dhe është sjellë si fakt fjalimi i kryerait të kësaj konference Greyt në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe. Bukur. Por,ne gjetëm origjinalin, që janë vetë Kujtimet e Greyt të botuara në vitin 1927. Në këto kujtime, Grey, përgenjeshtron atë që ka thënë në Dhomën e Komuneve me të cilën është ushqyer për afër 100 vjet opinioni publik dhe poltik shqiptar. Ja se cfarë thotë Grey lidhur me gjoja rrezikimin e paqes evropiane: ….Pra, lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave te Bosforit, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipë…ria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackes së luftës. …..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)

Ka edhe të tjera, fakte tronditëse, të cilat jo vetëm do ti vënë në vështirë si fuqitë e mëdha, por edhe do ti detyrojnë të anullojnë Londrën-1913, ashtu sicknë anulluar Versajën-1919 dhe Jaltwn-1945.

NA. Po Aleanca “Kuq e Zi” si shikohet nga ju? Si aleat në mbrojtjen e vlerave tona apo…?

Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërore, ashtu sic ka edhe pas nesh, ashtu sic do të ketë të tjera. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale. Deri tani kemi vetëm Vetevendosjen që shndërroi dëshirën në votë duke dalë forca e tretë në Kosovë.

N.A. Si do të realizohet dhe përqafohet nga sa më shumë shqiptarë platforma juaj?

Por tashmë ajo është përqafuar si Platformë nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, sërb, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër,qysh nga shpallja zyrtare e Listës së Shqipërisë natyrale e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime, njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin Shqipëri Natyrale. Mjafton të kërkoni nw www.google.com emrin Prirodna albanija dhe do ta verifikoni vetë cfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Në muajin janar do botohet gazeta elektronike www.shqiperianatyrale.net, ndersa ne muajin Mars 2012 do te filloje botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministra e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anullimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot.

· Lista për Shqipëri Natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme poltike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na interson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e së ndërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjihë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm Shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirqënie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyci i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm shqipëria natyrale.

NA. A janë të shtrira degët tuaja kudo në trevat shqiptare?

· Pothuaj se në të gjitha. Aktualisht, po punohet për krijimin e degëve edhe në ato zona ku ekzistojnë bërthama të Listës së shqipërisë natyrale. Por dua të vë në dukje edhe një vecori të Listes për Shqipëri Natyrale. Duke qënë Listë, në gjirin e saj bëjnë pjesë edhe shoqata apo parti politike. Dhe sa kohë që këto shoqata apo parti politike janë antare të Listës, për aq kohë ne nuk krijojmë degë atje ku kryejnë aktivitetin e tyre këto parti apo shoqata.

NA. Komenti juaj për politikën aktuale shqiptare.

Politika aktuale shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në shumicën e saj është kozmopolite. Përjashtim bëjnë një pjesë politikanësh të cilët kanë filluar të artikulojnë nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare. Kjo politikë ka disa arsye pse mban një qëndrim të tillë. Një pjesë prej tyre kanë frikë nga të huajt ose presin se cfarë do të thonë të huajt, një pjesë kanë frikën e pushtetit personal apo të partisë, sepse nuk do të jetë njësoj të konkurrosh vetëm në Drenicë apo Gjakovë dhë në Tepelenë apo Vlorë njëëkohësisht, ose të konkurrosh në Shkodër apo edhe ne Tetovë njëkohshisht. Ndërsa një pjesë janë thjesht kozmopolitë. Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dheveprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi evropian i dikurshëm. Dua të them se rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, nëqoftëse nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj sërb, malazez, grek dhe perkrahësve të tyre në Europë dhe botë mbi kombin dhe teritoret shqiptare. Historia duhet të korigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju ankesua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Sërbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dijnë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dijnë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dijnë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijnë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Petër dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër sëbashku me qeveritë e tyre në mergim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në shkumbin Greqia dhe pjesën tjetër Jugosllavia. Ata nuk e dijnë se Lufta e dytë boterore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijnë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijnë dy referatet e Cubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëndor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dijnë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Cameri. Ata nuk e dijnë se cfare coptimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbeshtetur nga disa fuqi të mëdha europiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtesi, sic bëri i madh Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por europeiste. Thelbii këtij europeizmi, është Shqipëria Natyrale, këtë nuk e ndal dot askush.(Nacional Albania/Besnik Rama)

NË VEND TË NJË PARATHËNIE

Shefqet Dibrani



.

11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, nuk është kumt, as lajm e as alarm. Këta minuta nuk janë thirrje, as apel, nuk janë as klithma për të zënë trenin e fundit, as këtë të fundit që iku edhe kësaj radhe.
Këta minuta nuk janë lebetitje, nuk janë as gërryerje, e as gërvishtje. Nuk janë gjëma e as dënesje për trenin që s’po vjen, e as për trenin që po ik, dhe atë që iku duke na lënë: në terr, në mjerim, tamam kështu siç jemi, që nuk duhej të ishim kështu siç po mbetëmi?!
Këta “11 Minuta” nuk kanë të bëjnë me proceset që po ndodhin, as për reformat zgjedhore që duhej të ndodhnin brenda LDK-së, të cilat nuk u bën ashtu siç duhej, ashtu siç e meritonte LDK-ja, dhe as ashtu qysh ne kemi dëshiruar.
Këta “11 Minuta” sado që kanë të bëjnë me të gjitha kutet që i theksuam më lartë, tamam si në një metaforë poetike që do t’i materializonte nocionet e përmendura më parë, pasi “minutat” shënojnë kohën e ikur kot së koti, shënojnë kohën e kotësisë së tash-me dhe reflektojnë në kohën e kotësisë që do të vijë.
Këta “11 Minuta para Orës ’00”, kanë të bëjnë me një korrespondencë reale në mes të një qytetari dhe të një Këshilltari Politik në Presidencën e Republikës së Kosovës. Dhe kjo korrespondencë shpjegon më së miri mentalitetin e institucionit më të lartë të një vendi, me injorimin që ai institucion ia ka bërë vazhdimisht popullit të vet, dhe me kulturën jodemokratike që ka udhëhequr këshilltari në fjalë.
Kërkojnë kthimin e Sejdiut

Skandalet e tilla turpërojnë secilin, po më shumë institucionet e vendit, veçmas Presidentin. Megjithatë te ne në Kosovë duhet të kalojnë edhe disa dekada deri sa të mësohen zyrtaret shtetëror të mos bëjnë gallata[1], e të sillen sipas rregullave të demokracisë, pra karshi normave morale e shtetërore që i ka një vend.
Letra shpjegon mjerimin intelektual të këshilltarit, mjerimin pedagogjik, nivelin krijues dhe sjelljen prepotente e tejet marroqe karshi qytetarit, pavarësisht nëse ai, a ky qytetar mund të jetë i rëndomtë, intelektual e madje edhe shkrimtar.
Këta “11 Minuta” kanë të bëjnë me prostitucionin shtetëror ndaj qytetarëve të vet, një prostitucion si në romanin “NJËMBËDHJETË MINUTA”[2] të shkrimtarit brazilian Paulo Coelho . Nëse romani i Paulo Coelho  ka rrëfyer historinë e Marias, “11 minutëshi Ynë” rrëfen historinë e institucionit kryesor të një vendi, përkatësisht PRESIDENCËN, se si prostituon qytetarin e vet?!.. Padyshim këtu është një rast i mirë për të parafrazuar një citat të këtij shkrimtari se unë Sh. D.: “Do të isha një hiç nëse nuk do të mendoja për LDK-në dhe Kosovën”[3].
Kjo histori e dhembshme ka të bëjë drejtpërdrejt me kulturën shtetërore të Kosovës duke qitur në pah moralin shtetformues dhe karakterin personal të zyrtarit.
Nga letra në fjalë do të kuptohet se shkresën e parë zyrtare në postin e Këshilltarit Presidencial dr. Ibrahim Berisha  e ka nisur keq, aq prapësht sa nuk shpjegohet, dhe kjo prapështi atë e ka shoqëruar deri në çastin kur është larguar bashkë me Presidentin Fatmir Sejdiu , për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Gjithsesi publikimi i kësaj letre ka edhe qëllimin për të shpjeguar se si Fatmir Sejdiu  në cilësinë e Presidentit të Kosovës nuk merakosej për sjelljet e liga të këshilltarëve të tij, në kohën kur në të dy rastet ka qenë informuar drejtpërdrejt, pasi letrat ishin të lidhura edhe me E. Mailin personal të Presidentit Sejdiu .
Në anën tjetër publikimi i kësaj letreje ka për qëllim për t’iu dhënë leksion këshilltarëve të tjerë që të mos keqpërdorin pozitën zyrtare, ashtu siç ka vepruar analisti, shkrimtari e poeti dhe publicisti prof. dr. Ibrahim Berisha , i cili është edhe “pedagog universitar”.
Dhe së treti publikimi i kësaj letre ka synim për ta regjistruar këtë letërkëmbim, si njëra nga korrespondencat më interesant në Kosovën e Liruar, (por e robëruar nga një mendje anadollake), e cila është bërë në mes Presidencës së Republikës së Kosovës, me një qytetar të mërguar, ani nëse ky qytetar është edhe shkrimtar.
Sado që zyrtari presidencial është përpjekur të mistifikohet, të hiqet mospërfillës, të nënçmojë dhe injorojë bashkëbiseduesin, ai e ka respektuar atë deri në përuljen më të mundshme, ngase për 15 shkronjat që kanë shprehur një mllef, një urrejtje, një injorim i dalë nga zyrat e Presidentit, ai ka dëshmuar një përulje të institucionit themelor në Kosovë, sepse Ai është përgjigjur ekzakt 24 orë pasi e ka marrë letrën, pikërisht në të njëjtën kohë, “11 Minuta para orës ‘00”, që d.m.th. ai ka treguar kujdes për t’ia qëlluar minutës kur autori i librit ia ka nisur letrën “11 Minuta para orës ‘00”, edhe nëse është koincidencë rasti, prapëseprapë letra duhet të regjistrohet si njëri nga letërkëmbimet më interesante në letrat kosovare, e shumë më pak “si mundësi e interpretimit”, me nuancat që simbolizojnë “kohën e paktë para orës ‘00”.
Megjithë këtë sqarim të nevojshëm nuk po pretendojmë ta mbyllim mundësinë e interpretimit të ngritur mbi dyshime edhe në këtë plan.


[1] Gallatë/-a –bisedë. Shakara, qyfyre me zë të lartë, (FJALOR I SHQIPES SË SOTME, Tiranë 1984, faqe 329).
[2] Paulo Coelho „NJËMBËDHJETË MINUTA“, roman, botoi „TOENA“, (përktheu Durim Taçe ), Tiranë 2004, (ISBN 99927 1 867 6).
[3] Paulo Coelho „Do të isha një hiç nëse nuk do të mendoja për dashurinë”. (Romani i cituar më parë, në kopertinë, pjesa e prapme).


 (Pjesë nga libri11 MINUTA PARA ORËS '00



http://de.academic.ru/pictures/dewiki/76/LDK-Logo2.pngShpresoja se këto shkrime do të shërbenin për reformat demokratike në LDK, pasi ishte planifikuar që ky libër të publikohej në fillim të nëntorit 2010, përkatësisht në prag të Kuvendit VII zgjedhor të LDK-së, i cili për shkak të rrethanave politike që u krijuan në Kosovë u mbajt më 7.11.2010.
Siç thamë, ngjarjet rrodhën ashtu si rrodhën, kurse libri mbet të publikohej më vonë. Dhe kjo “më vonë?!”, ishte pas përmbylljes së kapitullit “reformues?!”në LDK, veçmas pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 12 dhjetor 2010[1][2].




Libri 11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, është sajuar nga shkrimet, reagimet, analizat dhe komentet që kanë pasur të bëjnë kryesisht me zhvillimet politike brenda LDK-së, që nga viti 1993 e gjerë në vitin 2010. Këto shkrime paraqesin një pjesë të angazhimit tim publik, përkatësisht janë komente e trajtesa që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe reformat partiake.
Jo rrallë janë shkruar me një ton të ashpër e mjaft kritik, duke shprehur revoltë e mospajtim me kahet e zhvillimit partiak të LDK-së, reforma këto që nuk u bën kurrë, ndonëse rrjedha e keqe brenda LDK-së këtë parti e ka katandisur duke e vënë në buzë të greminës.
Bota sot, 24 nëntor 1999.jpgLibri deri në një masë qartëson pikëpamjet e mia, ku do të shpreh revoltën qytetare për kursin negativ që ka ndjkur Kryesia Qendrore e LDK-së, sidomos kjo që erdhi në krye të Partisë në një kohë rrëmujë, po veçmas pas instalimit të Fatmir Sejdiut  kryetar i saj.
Sh. Dibrani: BOTA SOT, 24 nëntor 1999.
Zone de Texte: Sh. Dibrani: BOTA SOT, 24 nëntor 1999.

Që nga shkrimi analitik “A DO TA KAPËRCEJË LDK-ja YLBERIN”[2][3], shkruar më 15 maj 2000, (për një tubim të Nëndegës së LDK-së në Bernë, me porosinë e z. Hajdar Sadrija , i cili për një kohë të gjatë ishte edhe kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër), ku në cilësinë e njohësit të zhvillimeve politike, bëra publike pikëpamjet e mia, duke shprehur papajtueshmërinë me mënyrën e udhëheqjes që bënte Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila që pas mbarimit të luftës kurrë nuk qe në gjendje të reformohet, dhe të marrë fatin e Kosovës nën udhëheqjen e vet, dhe as të bëjë politikë të mirëfilltë karshi zhvillimeve politike që bëheshin në Kosovë, në kohën kur pritej e besohej se vetëm filozofia politike e LDK-së do ta shpjerë Kosovën në një realitet të ri[3][4].
Shkrimi, përkatësisht analiza në fjalë mbetet aktuale jo vetëm sot e kësaj dite, por deri sa të bëhen reformat e njëmendta, dhe gjerë atëherë kur kjo parti të dalë nga kolapsi dhe amullia politike.
Një syth tjetër i kushtohej Presidencës dhe Kryetarit të Partisë z. Fatmir Sejdiu [4][5], analiza këto të publikuar vetëm pak muaj para se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të jepte mendimin e saj se Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu  ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese[5][6]. Sepse në kulturën politike shqiptare ekziston një lloj “meritokracie që qëndron në themelet e demokracisë. Meritokracia është një mjet i panjohur tek ne shqiptarët, prandaj ekziston kjo kulturë e përhapur e shkeljes së ligjit, duke u fshehur pas imunitetit”[6][7]E fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite Kosova nuk ndërtoi sistemin e një shteti kushtetues.[7][8]
Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun  të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, kurse më vonë ai do ta humbë edhe postin e kryetarit të LDK-së[8][9].Edhe këto shkrime rezultuan të sakta, por që kanë determinuar fajtorin me emër e mbiemër, për dëmin që ua shkaktoi proceseve demokratike, veçmas LDK-së s’ka asnjë dyshim.
Kapitull më vete janë reagimet dhe trajtesat për sjelljen kontraverse të dr. Bujar Bukoshit[9][10]dhe të dr. Isa Mustafës . I pari politikani më pa principe që nga themelimi i LDK-së, njeriu më manipulues dhe më përmbysës i të gjitha vlerave demokratike që kultivonte kjo parti në Kosovë. Jo vetëm kaq Bukoshi  mbetet personaliteti më i keq, që i ka shkaktuar dëme kolosale LDK-së. Ai është përgjegjësi nr. 1 për përçarjen e Faktorit Ushtarak edhe në kohë lufte. Ndërsa Isa Mustafa  është tipi i intelektualit më dinak, i cili mund të transformohet në pesëdhjetë fytyra e në pesëdhjetë mënyra për të arrit qëllimin e tij. Por në rastin e LDK-së, Isa Mustafa  mund të llogaritet fajtori më përgjegjës për rikthimin e strukturave të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë brenda kësaj partie.
Sado që mund të supozohet për reforma që do t’i bënte ai, unë për vete jam skeptik, pasi ai tërë jetën e tij, (sidomos për të gjallë të dr. Ibrahim Rugovës ), ka qenë krah i djathtë i Bujar Bukoshit  me të cilin kanë investuar para e mund për ta dobësuar e shkatërruar LDK-në. Pra, ai është njeriu që ka mundur t’u përshtatet më së miri të gjitha regjimeve pushtuese dhe përsëri ka dalë i paprekshëm, dhe madje i privilegjuar, për të ardhur po aq i paprekshëm edhe në postin e kryetarit të LDK-së[10][11].
Në anën tjetër Bujar Bukoshi  mbetet edhe zyrtari më i korruptuar dhe shkelësi më i madh i të gjitha ligjeve dhe rregullave shtetërore e kushtetuese të një vendi. Ai është shpërdoruesi më i madh i buxhetit të shtetit. Ai bashkë me Isa Mustafën  kanë privatizuar paratë e shtetit në Fonde Private (UFORK)[11][12], ku flitet për disa qindra miliona marka gjermane të cilat nuk kanë qenë pasuri e tyre, por që i kanë investuar sipas tekeve dhe qejfeve, dhe mbase në dëm të LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim.
Tashmë mund të shtrohet pyetja për lulëzimet e bizneseve të pafundme që kontrollojnë këto dy personalitete, ku i kanë rrënjët?! Por, për t’u bërë paradoksi edhe më tragjik e gjithë kjo ka ndodhur para syve të ndërkombëtarëve, para syve të shtetit, dhe para syve të popullit me të cilin tashmë po tallen këta dy zotërinj.
Në anën tjetër dikush nga ky popull u ka duartrokitur, të tjerë u kanë shkuar prapa dhe disa sish janë bërë pjesë e krimeve ekonomike duke i dobësuar hallkat partiake e shtetërore të një vendi që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian.
Sipas kësaj logjike që ka ndjekur binomi Bukoshi &Mustafa secili kryeministër paska të drejtë buxhetin shtetëror ta shndërroj në Fonde private dhe ato para t’i mbajë për vete dhe të investojë aty ku ua do loçka, aty ku ua merr mendja.
Nëse kjo logjikë do të praktikohej edhe në shtetet më të mëdha, shtetet më të zhvilluara, buxhetet e tyre shtetërore nuk do të ishin kaq të fuqishme, dhe nuk do të trashëgonin gjë, sepse sipas binomit Bukoshi &Mustafa  secili kryeministër i Kosovës paska të drejtë tërë buxhetin e shtetit që është grumbulluar gjatë mandatit të tij ta kthejë në fonde private dhe ta administrojnë ashtu siç duan, ashtu siç bënë ata, ashtu siç bëri edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave dr. Isa Mustafa [12][13] në kohën e Bujar Bukoshit,  me paratë e shtetit dhe me djersën e mërgimtarëve.
Një pjesë e këtyre trajtesave kanë të bëjnë me propagandën dhe informimin, hallkë kjo për LDK-në mjaftë e ligsht, anemike dhe jofunksionale. Janë marrë edhe disa shkrime si“Flamuri i Kosovës”, “Futurizmi fetar....”, “QIK-u në...” e tjera që kanë të bëjnë pikërisht me veprime e fenomene ku pjesërisht a tërësisht fajtore është edhe Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila vetëm ka heshtur, është bërë tejet anemike duke lejuar që disa procese të marrin kahe ashtu siç nuk duhej ta merrnin.
Jam shumë i vetëdijshëm se natyra e këtyre kritikave zakonisht nuk dëshirohen të kuptohen drejt, dhe nuk durohen aq lehtë, përkundrazi në shoqërinë kosovare fjala e drejtpërdrejtë të futë në armiqësi edhe brenda partisë. Ndoshta janë këto arsye pse jam detyruar që në një kapitull më vete, të sjellë dëshmi për tagrin që kam paguar për angazhimin tim në LDK[13][14], dhe gjithë kjo ka ndodhur në kohë krizash, në kohë të pista që kalonte Kosova dhe Kombi ynë në përgjithësi, atëherë kur pjesa dërmuese e këtyre pasanikëve dhe profiterëve të LDK-së bënin punën e djallit, unë kam folur e kam shkruar e kritikuar aq shumë sa nuk mund të përfshihen ato shkrime me një korpus të tërë të “Librave për LDK-në” që do të nisin pikërisht me këtë botim, për të pasqyruar më mirë, së pari zhvillimet e brendshme partiake, e pastaj për të pasqyruar më saktë edhe një varg aktivitetesh e veprimtarish që kanë të bëjnë me LDK-në dhe me zhvillimet politike në Kosovë.
Për mua si veprimtar i LDK-së dhe si autor publik, çmimi ishte tepër i lartë, dhe fal Zotit i kam përballuar me dinjitet. Por dhuna dhe terrori nuk ishin të njëllojta, të njëtrajtshme, ato nisin që nga nënçmimet e deri te dhuna fizike, veçmas torturat psikike që i bënin kundër meje strukturat parapolitike që pretendonin një lloj integralizmi jugosllav, apo ato me koncepte antidemokratike që triumfuan në Kosovën e paslufte, veçmas ato që shtireshin si institucionaliste të komanduara nga eskorta e dr. Bujar Bukoshit  dhe ajo e dr. Isa Mustafës që morën kohëve të fundit “Kalanë e LDK-së nga brenda”[14][15], dhe ky “pushtim” ndodhi falë injorantëve dhe lakenjve të cilët që prej vitesh po i dimërojnë dimrat, e po i mrizojnë verat në Kryesinë Qendrore të LDK-së, duke u pasuruar në mënyrë marramendëse[15][16]dhe duke iu shmangur konceptit nacional dhe paqësor që e ka udhëhequr dr. Ibrahim Rugova.
Them me përgjegjësi se as dhuna fizike, as humbjet familjare, as shkatërrimet materiale që rënduan për vitet të tëra mbi shpatullat e autorit, nuk ishin të mjaftueshme për këta sehirxhinj, por do të nisin edhe një inkuizicion juridik të llojit të vet dhe madje në një gjykatë ndërkombëtare[16][17]. Shkas do të bëhet shkrimi “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR”[17][18], kundër palaço gazetarit Enver Robelli [18][19] i cili duke shkelur mirësinë dhe besën, do të nisë një fushatë të egër diskriminuese, madje duke mos zgjedhur rrugë e as mënyra për të lënduar personalitetin e individit e intelektualit, po më shumë për të cenuar personalitetin e mikut që i ndihmoi në fillimet e tija, vetëm pse ky ishte veprimtar i LDK-së.
Kjo kastë proletarësh duke mos zgjedhur rrugë e mjete, dhe sidomos pse kishin deficite morale, e kapacitete intelektuale për t’u përballur me të vërtetën, do të iniciojnë një proces gjyqësor pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih të Zvicrës, duke shpresuar se edhe drejtësinë dhe demokracinë zvicerane do ta instrumentalizojnë ashtu siç patën bërë me sistemin e kalbur juridik serb e jugosllav. Ata bën përpjekje të më pengonin në misionin tim fisnik, ku përmesLDK-së e bëja në shërbim të Kosovës.
Në atë proces të gjatë e maratonik ka qenë drejtpërdrejtë e implikuar kompania“KOHA”[19][20] e udhëhequr nga Veton Surroi (atëherë bashkë me Baton Haxhiun ku patën siguruar deklarata me shkrim nga Baton Haxhiu  në emër të kompanisë në fjalë, Agim Mala[20][21], drejtor i gazetës “JAVA SHQIPTARE”, Abdullah Zeneli [21][22] në emër të Shtëpisë Botuese “BUZUKU  në Prishtinë dhe me një deklaratë me shkrim u solidarizua me këtë grup edhe poeti e gazetari mjaftë kontradiktor Shaip Beqiri [22][23] i cili jeton në Zvicër, të cilët në saje të përkthimit joprofesional dhe me tendencë që e pat bërë Hans Joachim Lanksch[23][24] bën që ky proces kundër meje të zgjas për plotë 5 vite, dhe falë Zotit dhe njerëzve të mirë autori i këtij libri do të shpëtoj me faqe të bardhë. Por pa arritur ta zbulojë alibinë e heshtjes që bën gazetat dhe mediet e tjera elektronike, si dhe pa diskutuar kurrë Kryesia eLDK-së e cila ishte mirë e informuar.
Libri mbyllet me dy krijime poetike, (njëra elegji e tjetra poemë[24][25]), kushtuar dr.Ibrahim Rugovës  dhe me dy punime shkencore për të dëshmuar bindjen dhe njohjen e gjithanshme në të mirë të LDK-së, për të dëshmuar njohjet politike dhe njohjen e kultit të sakrificës që e ka ndjekur Lëvizja Paqësore dhe dr. Ibrahim Rugova , lëvizje kjo që i ka sjellë Kosovës më së shumti rezultate. Kurse në anën tjetër lexuesit për t’i shpjeguar “mllefin?!” i cili nuk bëhet nga urrejtja por nga dëshpërimi i thellë për të gjitha devijimet politike që janë bërë në kurrizin dhe konceptin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sado që jam përpjekur, dhe sado që jam munduar që këto shkrime e komente t’i shoqëroj me një vullnet pozitiv, si një lloj protonizmi[25][26], nuk jam i sigurt sa ia kam dalë, gjithmonë e kurdoherë, pasi në këtë teori thuhet se: “Protonizëm, në kuptimin më të thjeshtë, do të thotë të shkruash rreth një vepre letrare apo artistike me qëllim pozitiv, i shtyrë nga dashamirësia jo nga vreri”[26][27]Në këtë pikë, ndonëse jo si vepër letrare, por diçka edhe më shumë, dhe kjo është tamam një “Vepër Nacionale”, për të cilën kurdoherë jam përpjekur dhe kam pasur një vullnet pozitiv, jo i mbytur nga vreri, por nga vullneti i mirë për t’i shërbyer pozitivisht Kosovës e LDK-së, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pavarësisht nga të metat që mund t’i shoqërojnë këto komente, mendoj se libri paraqet një kurs politik, një koncept të pandryshuar, që kam ndjekur që nga dita e anëtarësimit nëLDK. Ndërsa kritikat përkitazi me zhvillimet e brendshme politike kanë qenë të vazhdueshme, duke ruajtur një vizion të qartë që nga fillimi e gjer më sot.
Pasaktësitë a lëndimet e mundshme kanë të bëjnë më shumë me çastin dhe rastin kur janë shkruar, me mllefin që ka ekzistuar në ato çaste, por jo si një platformë e drejtuar ndaj individit, kushdo që të jetë ai, ndaj shoqërisë sonë që po prosperon drejt së ardhmes së saj demokratike, e ruana Zot të më shoqërojë ndonjë vrer kundër LDK-së në veçanti, dhe Kosovës në përgjithësi. Gjithmonë edhe në politikë jam përpjekur të krijoj një koncept ashtu siç ia kam arritur deri diku edhe në letërsi, tamam siç e ka potencuar për vepren time Flori Bruqi , i cili cilëson se Autori i këtij libri „i prezantohet lexuesit në formë të kompletuar dhe gjithsesi me prirje për një koncept letrar, duke përfshirë mbi 120 vepra letrare, me qindra emra krijuesish e me shum shënime bibliografike”[27][28].
Megjithatë sipas këtyre zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK, sipas këtyre devijimeve, dhe duke u bazuar në humbjet e njëpasnjëshme që ka pësuar LDK-ja në disa palë zgjedhje, struktura udhëheqëse e LDK-së duhej të shkonte komplet, dhe Isa Mustafa  të mos vinte në kreun e LDK-së. Sepse Kryesia Qendrore e LDK-së duhej të plotësohej me njerëz të mendjes e dijes, e jo me asistentët e Fatmir Sejdiut , Isa Mustafës  dhe të Sabri Hamitit .
Edhe kësaj radhe LDK-ja, nuk qe në gjendje të dëshmojë se e do Kosovën, nuk qe në gjendje të reformohet dhe të largohet nga bagazhi i së kaluarës, të mos lejojë ikjen e emrave që sado kudo kanë bërë shumë për LDK-në[28][29]. Përkundrazi LDK-ja shpërbleu humbësit, solli në krye një militant të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë siç është treguar Isa Mustafa  qysh në qeverinë e Jusuf Zejnullahut [29][30] dhe ai do ta shkëpus edhe atë fije nervi, atë fije peri, atë pakë shpresë, dhe do ta lëndon, për aq sa do të mundet edhe krenarinë që kishin njerëzit e LDK-së për vijën rugoviane dhe proceset demokratike që po kalonte Kosova.
Isa Mustafa  është instaluar si një despot për t’i mbrojtur pikëpamjet komuniste dhe interesat e një grupi që tashmë e kanë rënduar zullumin ekonomik mbi Kosovën. Pa asnjë dyshim Isa Mustafa  do t’ia prishë palcën kurrizore[30][31] veprimit demokratik të LDK-së,dhe kemi droje në të se do të instalon sojin e tij në instituciont e brishta demokratike të Prishtinës, dhe përgjithësisht edhe të Kosovës.
Vetëm “Partitë e shëndosha” do të prodhojnë një udhëheqje të shëndoshë dhe të aftë për t’i drejtuar institucionet shtetërore, dhe për ta zhvilluar Kosovën ashtu si duhet, ashtu si ajo e meriton, jo klanet e grupet e involvuara në krimin ekonomik dhe krimin njerëzor[31][32].
Por LDK-ja as kësaj radhe nuk u dëshmua se është e zonja që t’i zhvillojë proceset e brendshme partiake, pa le ato të nivelit shtetëror, për çka ka nevojë Kosova, dhe e ardhmja e saj.
E këtë mendim më së mirë e tregoi edhe verdikti i popullit i cili nuk u mashtrua nga reformat e rrejshme që i inskenuan dr. Fatmir Sejdiu me klanin e tij, dhe natyrisht edhe me ndikimin  e akademik Sabri Hamiti,  të cilët, sikur ia qitën pelikorin e vdekjes “Frymës Rugoviane” në LDK.
Zvicër, 25 tetor 2010.


[1][2] Zgjedhjet Nacionale 2010 në Kosovë: 14 Dhjetor 2010.

Më 12 Dhjetor (këtë të dielë) janë mbajtur zgjedhjet e para nacionale pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sipas KQZ-së (Komisionit Qendror Zgjedhor) në votime kanë dalë 47.80 % e kosovarëve me të drejtë vote. Kjo ndoshta është një përqindje jo aq e kënaqshme por mund të thuhet se ka qenë një ngritje në dalje, ndoshta për shkak të aktivizimit të dy partive të  reja: Vetëvendosje dhe Fryma e Re. Të gjitha partitë shqiptare, pjesëmarrëse në këto zgjedhje kanë deklaruar, një nga një, se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit "Vija të kuqe" nuk ka caktuar vetëm partia e  Behgjet Pacollit  e cila po pret vetëm certifikimin e këtyre zgjedhjeve nga KQZ-ja.

As LDK, as AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova  dhe as Vetëvendosje nuk bëjnë koalicion qeverisës me PDK-në.
Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve përmes një konference për shtyp:
Numri i fletëvotimeve te rregullta në kutinë e votimit : 743 892
PDK - 33.5 % (238959 vota)
LDK - 23.6 % (168120 vota)
Lëvizja Vetëvendosje! - 12.2 % (86924 vota)
AAK – “Lista Dr. Ibrahim Rugova
  - 10.8 % (76859 vota)
Koalicioni për Kosovë të Re - AKR - 7.1 % (50720 vota)
*LDD - 3.3 % (23337 vota)
*Fryma e Re - 2.2 % (15559 vota)
Të tjera - 7.3 %
* Nuk e kalojnë pragun zgjedhor prej 5 % dhe kështu nuk hyjnë në Parlament. 
Marrë nga: http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?p=810497
[2][3] Gazeta “BOTA SOT”, 16 maj 2000.
[3][4] Shefqet Dibrani „FILOZOFIA POLITIKE E LDK-së DO TA SHPJERË KOSOVËN NË NJË REALITET TË RI”, gazeta“BOTA SOT”, 24 nëntor 1999, faqe 3.
[4][5] Shih: KAPITULLI II. ose reformat në LDK, 1-15/2010.
[5][6] Gjykata Kushtetuese: PRESIDENTI SEJDIU  KA SHKELUR KUSHTETUTËN:
Prishtinë, 24 shtator – Në Rastin KI 47/10 "Naim Rrustemi  dhe 31 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër Shkëlqesisë së tij, Fatmir Sejdiu , President i Republikës së Kosovës", Gjykata konstatoi, me shumicë votash,      se kërkesa e dorëzuar më 25 qershor 2010 është e pranueshme.
Gjykata gjithashtu konstatoi se ka shkelje serioze të Kushtetutës së Kosovës, respektivisht të nenit 88.2, nga Shkëlqesia e tij, Fatmir Sejdiu , duke mbajtur      njëkohësisht postin e Presidentit të Republikës dhe të kryetarit të partisë politikeLidhja Demokratike e Kosovës, thuhet në një njoftim zyrtar që e ka dërguar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Vendimi është marrë me shumicë votash. Ndërkohë, pas këtij vendimi, priten zhvillime të rëndësishme, sido-mos në LDK, ku ka nisur gara zgjedhore. Formulës politike të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu , për ngrirjen e postit të kryetarit në LDK-së, duket se i janë përzier elementet, pasi që Kushtetuesja ka vërtetuar se ai ka shkelur Kushtetutën më këtë gjë. Shtatë nga nëntë gjyqtarë, sa ka kjo Gjykatë, kanë thënë “Po - Presidenti po shkel Kushtetutën”, derisa dy prej tyre kanë votuar kundër.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  ka thënë se paneli e ka     përfunduar rastin dhe se për këtë së pari njoftohet presidenti Sejdiu  dhe pastaj mediet. Sipas Kushtetutës së Kosovës, në nenin 91, ku flitet për shkarkimin e presidentit të Republikës, në pikën 1 të saj thuhet se Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë, ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Për shkarkimin e tij nevojiten 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës. Por, duket që presidentit Sejdiu  i është bërë shprehi shkelja e Kushtetutës, ngase ai e ka shkelur atë edhe në rastin e Qazim Qeskës ,   duke mos i shpallur zgjedhjet në Rahovec, edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar nga ministri i Pushteti Lokal 8 ditë pasi që Qeska kishte dhënë    dorëheqje. Burime të KTV-së insistojnë se vendimi që Rahoveci duhet të shkojë në zgjedhje tashmë është marrë nga Gjykata. Ky burimi i ka thënë KTV-së se më 14 të këtij muaji, MAPL-së i është thënë se duhet të përgatiten për t’ia marrë mandatin Qeskës  dhe për të shpallur zgjedhjet e reja, ngase Qeska  kishte shkelur ligjet për zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, duke u kthyer në punë 47 ditë pas dorëheqjes.
[6][7] Faik Krasniqi “IMUNITETI I DUHET HEQUR TË GJITHË DEPUTETËVE TË PARLAMENTIT, MINISTRAVE DHE KRYEMINISTRIT”, marrë nga portali i inter-netit “Zemra shqiptare”, e shtune, 08.01.2011.
[7][8] Zef Ahmeti : “MENDIME MBI KUSHTETUTËN DHE SHTETIN“, botoi; „Misioni Katolik Shqiptar“, Zagreb 2005.(Kapitulli 1. Shteti kushtetues, faqe 17–24).
[8][9] Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 7 nëntor 2010; Isa Mustafa  është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, sot vendsën delegatët e Kuvendit VII Zgjedhor të LDK-së. Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave, u vërtetua se për Isa Mustafën  votuan 235 delegatë, ndërsa për Fatmir Sejdiun  124.
[9][10] Blerim Shala  & Bardh Hamzaj : Intervistë me dr. Bujar Bukoshin , Kryeministër i Kosovës; “NË KOSOVË DO TË BIEN TË GJITHA MASKAT”, javorja “ZËRI”, 25 janar 1995, faqe 11–17.
[10][11] Dr. Rexhep Gjergji  dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?” «...Rrokullisja filloi kur Fatmir Sejdiu  u bë kryetar i Kosovës me mashtrime. Ai, me arrogancën e një stalinisti rroku fshesën e spastrimit dhe ndau partinë në dysh. I humbi zgjedhjet, por bëri koalicionin me Thaçin  dhe një natë para zgjedhjes së tyre e ndryshuan Kushtetutën. Gjykata kushtetuese e vlerësoi si shkelës të Kushtetutës dhe e detyroi të tërhiqej. Partinë ja morën miqtë e vet, me    të cilët bashkë kishin bërë jetë prej sheikësh në Prishtinë dhe nëpër hotelet e botës “duke u angazhuar për çështjen e shtetbërjes”. Miku që ia mori partinë nuk   ishte shquar për të mirë të Kosovës në vjeshtën e vitit 1988; madje as në     vitet ’90,…» Prishtinë, 1 prill 2011(Kosovapress).

Marrë nga: http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,124839

[11][12] UFORK (Unioni i Fondeve të Republikës së Kosovës). Sipas “Instituti Demokratik i Kosovës – Kosova Democratic Institute (KDI)”.
[12][13] Jusuf Buxhovi “Vendimi mbi emërimin e ministrit republikan për Ekonomi dhe Finanaca, i datës 19 tetor 1991”. Shih librin: Jusuf Buxhovi  “KTHESA HISTORIKE 2”, Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur, botoi Sh. B. “FAIK KONICA”, Prishtinë 2009, faqe 492. (ISBN 978-9951-06-258-9).
[13][14] Shih; “Kapitulli V“, brenda këtij libri.
[14][15] Krahaso: Isa Mustafa , kryetar i ri i LDK-së: Prishtinë, 07 nëntor 2010.
[15][16] Dr. Rexhep Gjergji  & dr. Zejnullah Rrahmani “TELASHET E NJË KOALICIONI NË LINDJE”Prishtinë, 9 janar 2008. (Kosovapress): “...A është sot Lidhja Demokra-tike e Kosovës parti konkurrente dhe e denjë qoftë për të bërë pushtet, qoftë për       të bërë opozitë të mirëfilltë në Kosovë? Përgjigja është e shkurtë: Jo. Se si e bëri pushtetin kjo garniturë zaptuese e LDK-së, këtë e tregon sot Kosova” http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,35957&PHPSESSID=8948bc8f1b30516785e9964991768e6a
- Dr. Zejnullah Rrahmani  & dr. Rexhep Gjergji UDHËHEQJA E LDK-së FAJTORE PËR KRIZËN E SAJ”, Floartpress, Prishtinë, 12 mars 2008. “Rrëmbimi dhe  mbajtja e pozitave partiake e shtetërore nga një grup individësh të LDK-së, që ka uzurpuar të gjitha funksionet, duke demonstruar qeverisjen e keqe në Kosovë,    modelin më të keq të korrupsionit e të shpërdorimit për qëllime personale. Ky grup njerëzish që nuk janë më shumë se 20 - 25 veta, janë në Kryesi të LDK-së, deputetë, ministra dhe anëtarë bordesh në kompanitë publike fitimprurëse të Kosovës”.

-Prof. dr. Rexhep Gjergji  & Prof. dr. Zejnullah Rrahmani NJË DOKUMENT I HUQUR PËR REFORMIM TË LDK-së”,Kosovapress, Prishtinë, 11 qershor 2008.

http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,47166&PHPSESSID=56a79b022171b673bc04f9a040823f7f

-Dr. Zejnullah Rrahmani  & dr. Rexhep Gjergji “ZGJEDHJE LOKALE ME SHUMË TË PANJOHURA”, (Arkivi i autorit, pa datë).

-Dr. Rexhep Gjergji  dhe dr. Zejnullah Rrahmani : “PAVARËSINË E KOSOVËS A E MBRON MË KUSH?, Kosovapress,Prishtinë, 1 prill 2011.

http://www.kosovapress.com/ks/beta/?cid=1,8,124839

[16][17] Gjykata e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[17][18] Shefqet Dibrani : “NJË ÇELËSAR QË DO TË BËHET PISAR”, Përkitazi me kafshimet e Enver Robellit  në komentin“LUFTA VAZHDON NË KOSOVË – KUVENDI I LDK-së NË ZVICËR”, (botuar në gazetën “KOHA Ditore” të 29 shtatorit 1998), botoi gazeta “BOTA SOT reviale“, 18 tetor 1998, faqe 13.
[18][19] Enver Robelli (njohës i shkëlqyer i gjuhës gjermane), është (ose të paktën ka qenë), gazetar profesionist në gazetën zvicerane “TAGESANZEIGER”, por thuaja askund nëpër internet nuk e gjejmë që ka shënuar biografinë e tij. Ndoshta s’ka çfarë të shihet, përveç shkollës profesionale të një metalgdhendësi     dhe njohjes së shkëlqyeshme të gjermanishtes, që me sa di, sikurse edhe   biografia e shefit të tij Veton Surroi (duhet të mbeten enigmatike dhe misterioze),     pasi bashkë me V. Surroin , përveç një talenti që kanë vënë në shërbim të prapështimit të Kosovës, nuk di me çfarë duhet vlerësuar punën e tyre    pozitive në shërbim të Kosovës. Megjithatë krejt për çështje higjienike nuk do të merremi kësaj radhe me të.
[19][20] Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit , e Gazetës “KOHA Ditore”, Fahu postar 202, 38000 Prishtinë, Kosovë,(datës 28 tetor 1998), deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz).(Bezirksgericht   Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 3.1).
[20][21] Agim Mala : Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit (8.12.1998), deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirks-gericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 5.1).
-Po ashtu Agim Mala  dëshmitar i radhës, Als Zeugeneinvernahme, dt. 25. 02. 2002, /11:15 Uhr. Gjykata e Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[21][22] Abdullah Zeneli : Deklaratë me shkrim kundër Sh. Dibranit (7.12.1998),        në emër të Shtëpisë Botuese“BUZUKU  nga Prishtina, deponuar pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse). (Dos. Nr. 4.1).
[22][23] Shaip Beqiri : Deklaratë me shkrim, (7.12.1998), deponuar kundër Sh. Dibranit , pranë Gjykatës së Qarkut në Cyrih(Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirks-gericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse), (Dos. Nr. 6.1).
-Po ashtu Shaip Beqiri  dëshmitar i radhës: Als Zeugeneinvernahme, dt. 25.  Februar 2002, /13:00 Uhr. Gjykata e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend:        Ehrverletzung durch die Presse).
Shih edhe këto shkrime:
-Shaip Beqiri “RRATHËT E SKUQUR TË ZOTIT RUGOVA ”, revista “EUROZËRI”, 19 dhjetor 1996, faqe 7 dhe 8.
-Shaip Beqiri “EKUILIBRISTI ME SHKOP TË ZJARRTË”, revista “EUROZËRI”, 20 mars 1998, faqe 12-17.
[23][24] Hans Joachim Lanksch , shih përkthimin e artikujve, dhe refuzimet e gjykatës, që mund të gjenden në Gjykatën e Qarkut në Cyrih (Zürich) të Zvicrës (Schweiz). (Bezirksgericht Zürich, Proz. Nr. Z6 / DE980068. / Betreffend: Ehrverletzung durch die Presse).
[24][25] Shefqet Dibrani : “ËNDËRR E NJËJTË, TOKË TJETËR”, Podujevë 2007.
(ISBN 978-9951-8719-1-4).
[25][26] Gjekë Marinaj “PROTONIZMI: nga teoria në praktikë”, Vizione letrare, botoi Shtëpia Botuese “NACIONAL”, Tiranë 2010. (ISBN 978-99956-89-02-5).
- Flori Bruqi : “KRITIKA LETRARE NË POZITËN „STAND BY“, nga libri i po këtij autori „OLIMPI SHQIPTAR“, botoi „Rugova art“, Prishtinë 2009, faqe 283-284. (ISBN 978-9951-536-03-5).
[26][27] Gjekë Marinaj , vepra e cituar më lart. Shih, parathënien e librit: “PROTO-NIZMI SI VIZION LETRAR”, faqe 3.
[27][28] Flori Bruqi : “OLIMPI SHQIPTAR“, (Pikëpamje/ kritikë/ vlerësime/ poetikë…), botoi “RUGOVA ART“, Prishtinë 2009, shkrimi: „KRITIKA LETRARE NË POZITËN - STAND BY“, faqe 283-284, (ISBN 978-9951-536-03-5).
[29][30] Gazeta Express“NJERIU AKULL”, (Prishtinë, 08 nëntor 2010). Dr. Isa Mustafa  ishte Ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e fundit komuniste të   Kosovës, atë të drejtuar nga Jusuf Zejnullahu ”.
[30][31] JETA PAS DËMTIMIT TË PALCËS KURRIZORE: Dëmtimi i palcës kurrizore dëmton rrugët e komunikimit ndërmjet trurit dhe pjesëve të trupit. Varësisht nga shtrirja e dëmtimit dhe vendndodhja (lokalizimi) e tij në palcën kurrizore, do të rrjedhin pasoja serioze dhe të përhershme me shkallë dhe ashpërsi të ndryshme”. Nga kjo pasojë “gjymtyrët ose organet nuk funksionojnë si më pare“. “Dëmtimi i palcës kurrizore mund të paraqesë fillimin e ndryshimeve të shumta në të gjitha sferat e jetës”.
[31][32] Ardian Zejnaj JEMI NË EVROPË, TANI TË INTEGROHEMI NË BE”, 16 maj 2008. http://lajme.dervina.com/archive/8587-3986:508/Jemi-ne-Evrope-tani-te-integrohemi-ne-BE.htm

-Krahaso edhe: Abas Fejzullahi : KOSOVA DHE NE: VEPRIMTARIA ADMINISTRA-TIVO - CIVILE E UNMIK-ut 1999 - 2005”, (Referat me rastine 6-vjetorit të çlirimit    të Kosovës dhe administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, mbajtur në Tryezën e Rrumbullakët të BISHZ-së). Bernë, më 11 qershor 2005.

http://shqiperiaetnike.bravehost.com/Sh_E_2005/Sh_e_2_05.htm


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...