Lexo Librin: Kliko Ketu >>
Nga: Dr. sc. Fatmir Terziu
Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”.
Ai ka armën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin,Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave.
Një modesti që shënon plot 30 libra. Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon.
Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.”
Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhedetajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të
ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues.
ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues.
Aty gjendet përgjigja për “A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?”, “Në vend të përkujtimit:Mehmet Kajtazi”, “Kush është Kolec Traboini?”, “Keze (Kozeta) Zylo”, “Kush është Gani Xhafolli?”, “Kush është Nehat S. Hoxha”, “Muxhahedinët si «Gold-en Boys»”, “Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit”, “Polemikë pa dorashka”, “Gërmime në llagëme të pista”, “Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviqit” e mjaft të tjera shkrime të kësaj kategorie.
Më tutje Bruqi thekson “Çuditërisht, askush nga deputetët nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin të menaxhonin, të dilnin në krye me një Kosovë forcërisht të aneksuar, me dy milionë shqiptarë të mllefosur dhe të armiqësuar me shtetin?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, së pari duhet të analizojmënatyrën e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberracione ciklike të politikës ser- be nga rrjedhat normale historike.” Duke iu rikthyer xhelozisë ai shton: “Mëria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjët, ndërkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovës?”.
Duke lexuar “Guximi Shqiptar” natyrshëm sqaron edhe detaje të tilla: “Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb,Vuk Karaxhiq, është prodhuesi i këtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkëpunonte ngushtë me Gëten. Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhën antike greke, kohënqë sipas tij, në qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv). Gëte mendonte se qytetërimi perëndimor lëngon nga ngadhënjimi i plotë i racionalizmit, që e vlerësonte sinjë shkarje të rrezikshme. Ai kishte shpresë të madhe se harmonia e dikurshme antike mund të gjendej ende në baladat e popujve të Ballkanit”. Po a mundet të shkruhet ndryshe historia? A mund të ndriçohet realiteti i saj? Përgjigja e Bruqit ndodhet në “Guximi Shqiptar…