2012-09-23

GAZETARIA NË SHPIRTIN E SOKOL DEMAKUT

Ibrahim Abedini

GAZETARIA NË SHPIRTIN E SOKOL DEMAKUT

”KUJTIME NGA DIASPORA II” e autorit Sokol Demaku

Sokol Demaku është poet, prozator, pedagog, publicist dhe redaktor. Lindi më 1954 në Abri të Drenicës.Po ne kete vend mbaroj edhe filloren, te mesmen Normalen në prishitne ku edhe studjoj Gjuhen dhe letësinë shqipe. Në universitetine Göteborg diplomoj në lendën e matematikës, ndërsa në qytetin Borås , ku edhe jeton studjoj pedagogjinë. Po në këtë qytet ushtron profesionin e gazetarit. Punon mësues dhe drejton revistën mujore kulturore “Dituria” si dhe radion lokale Radio dituria.

Êshtë anëtar i krysisë së shkrimtarëve shqiptar në Suedi.

”Kujtime nga diaspora II”- një libër me 125 faqe , i botuar në kuader të Revistës Dituria në Borås të Suedisë, me redaktor Sadulla Zendeli-Daja.



Sokol Demaku është si shiu i Borås që të befason në çdo moment. Në Borås bie shi më së shumti se në çdo qytet tjetër të Suedisë. Dhe duhet të kesh me vete ombrellën për të bërë ball rrebeshit të shiut. Edhe sokoli është i till, si gazetar, të befason me pyetjet e tij gazetareske nëse nuk je i pergatitur mirë ti përgjigjesh. Kjo gjë vërehet më së miri gjatë intervistimit që Sokoli i bënë përsonazheve të librit të tij, për të qitur sa më shumë vlera dhe pasuri inetelektuale si nga e kaluara ashtu edhe nga e tashmja. Ky libër jo dhe aq voluminoz në të parë, ka vlerat e llojit të vet. Dhe është i sajuar dhe i përzgjdhur sipas vullnetit të vet autorit. Personazhet e librit ose siç e ka definuar vetë autori ”intervista”, që unë do ta përmend si : ”të intervistuarit”, janë jo rastesisht të zgjedhur nga të gjitha trojet shqipatre: si nga Shqipëria, Kosova lindore,Iliriada pa anashkaluar edhe disa nga Suedia. Dhe po te shikojmë numrin e përsonave të intervistuar, që Demaku ka futur në ”Kujtime nga diaspora II” na del se më tepër janë të gjinisë femrore. Dhe unë them se, jo rastësisht i kanë rrëshqit në letër. Dua të them se kjo është peshuar kandari më tepër në anën e gjinisë femrore. Dua të them se kjo është forma e tij e pjekur prej gazetari, ko ështe aftësia e një gazetari bashkëkohor.

”Një natologji e vogël e tipit gazetaresk”

Në vepren e Sokolit që unë do e quaj një ”Antologji e vogël e tipit gazetaresk” lexuesi gjenë mënyrën më të shpejt dhe më efikase të shfletoj njëkohësishtë shumë personazhe dhe njëkohësishtë të njihet më përsëafërmi me jetën dhe veprimtarinë e të intervistuarëve që njëherit janë edhe intelektual dhe me profesione të ndryshme si. Student, mësues dhe mësuese, piktor, studjues, hulumtues e veprimtar. Këtu e shohim Sokol Demakun si një gazetar të përkushtuar ndaj punës dhe pasionit që ka për punëne prej gazetari. Një gazetar I shquar, I etur për të zbuluar, I gatshëm për të depertuar edhe deri në brendinë e shpirtit të një intelektuali. Këtë e shohim edhe më mire gjatë intervistës që ai I bënë Sadulla Zendelit – Daja dhe të tjerëve që pasojnë me radhë, pa I kujtuar emrat dhe mbiemrat.

Sokol Demaku si tregimtar

Në këtë vepër Sokol Demaku e paraqet vetën si një intervistues i shkathët, i gjithanshëm, i lëvishëm në shumë drejtime gjatë formulimit të pyetjeve. Unë, përsonazhet e Demakut nuk do kisha dashur ti quaj të ” intervistuarit” sepse për mua ata me rrefimet e tyre aq të thelluara në temat që trajtojnë, janë tregimtar të vërtetë, vetëm se të përpunuar me mundin, me penën dhe aftësit e Sokol Demakut, dhe kështu intervistat e tyre në këtë rast shëndërrohen në tregime interesante nga jeta dhe veprimtaria e këtyre njerëzve që nga fillimi dhe deri në ditët e sotme. Dhe nga kya spekt i të parit në përspektivëne syrit tim, Demaku, nga një gazetar i aftë, hidhet në anën e tregimtarit të mirëfillt.

Nga përsonazhet e ketij libri do dëgjosh jo vetëm histori të këndshme të jetës së bukur në Suedi, por do dëgjosh edhe histori rrënqethëse të së kaluarës jo të largët, që ne shqipatrët, kush më pak e kush më tepër e kemi përjetuar në lëkurën tone¨. Për këtë të kaluar të hidhur flet më mirë Sadulla Zendeli – daja, kur Sokoli ia bënë pyetjen:

-Viti 1966 për ju është vit që do e mbani mend, mund te na thoni më shumë. Çfarë e bënë këtë vit kaq të rëndësishëm në jetën tuaj?

Dhe tregimi i Dajës vazhdon nga puan e tij e parë si llogaritar finansier në sipërmarrjen e hekurudhave në Shkup dhe mbaron me ardhjn e tij në Suedi.
Unë si lexues i libri i shtroj vetës pyetjen

Prej ku e merrë gjithë këtë fgrymëzim Demaku i palodhshëm. Dhe së fundi erdha vetë në përfundim, jo vetëm duke lexuar librin ”Kujtime nga diapsora”, por edhe duke njohur Sokolin dhe punën që ai bëne si punëtor i palodhshëm që është, por do shtoja edhe këtë se ai frymëzimin e merr nga vetëvetja dmth nga interesi i tij për punë krijuese.

Rëndësia e këtij libri qëndron tek preokupimet e kohës që autori trajton dhe tek të arriturat e kohës në të cilën autori paraqet ngjarjen.

Dhe në fund cka do kasha ndryshuar me gojën e të intervistuarëve dhe me dorëne mSokol Demakut në qoftë se do isha pyetur unë:- Që fjala –mërgim të zëvëndësohej me fjalën-shpërngulje.

Do shtoja në fund edhe këtë si perfundim se mënyra dhe trajta se si Sokol Demaku i parashtron pyetjet e të intervistuarëve, nuk është shumë larg klasikut Amerikan – Mitch Albom, në romanin ”Të martat me Morin”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...