Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/10/26

Policia ende pa shef në kye të saj, ish-drejtori tregon arsyet e mundshme pse nuk është zgjedhur askush


Rashit Qalaj

Që nga dorëheqja e Samedin Mehmetit, Policia e Kosovës ka mbetur me ushtrues detyre, Fehmi Hotin.Sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i Kuvendit nga radhët e PDK-së, drejtori i ri i policisë është dashur që të zgjedhej. Qalaj shprehet se për të parin e policisë janë vetëm pesë kandidatë dhe ky është numër i vogël, duke thënë se ka hezitim për të aplikuar në këtë pozitë.

Ish-drejtori Rashit Qalaj tha se MPB është dashur që të formojë panelin për intervistimin e kandidatëve që kanë aplikuar në pozitën e drejtorit të policisë. Gjithashtu Qalaj hodhi dyshime se ndoshta Ministria e Punëve të Brendshme është e pakënqaur me numrin e kandidatëve.

close
volume_off

“Konkursi i policisë, që një muaj gati që është mbyllur, unë mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme është dashur të vazhdojë me hapa të tjerë. E hapat e tjerë janë formimi i paneleve dhe fillimi i intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar. Unë nuk i di arsyet pse deri më tash ministria nuk ka vendosur të vazhdojë përpara me konkurs, ndoshta janë të pakënaqur me numrin e kandidatëve që kanë aplikuar apo ndoshta ka ndonjë arsye tjetër. Por është dashur që të krijohet paneli dhe të intervistohen kandidatët që kanë aplikuar”, tha Qalaj.

“Unë e kam informatën që kanë aplikuar pesë kandidatë, një nga minoritetet dhe katër shqiptarë, ai nga minoritetet është dashur të aplikojë për shkak se janë kushtet e konkursit që duhet t’i plotësojë si konkurs, që të jetë një grua dhe një nga minoritetet. Për nga aspekti legal është numër i mjaftueshëm, por mendoj se është numër i vogël i kandidatëve që kanë aplikuar dhe kjo flet që ka një hezitim, me shkak, të mentorëve të lartë të policisë që të aplikojnë për pozitën e drejtorit, unë mendoj që arsyeja kryesore është interferimi i mesit të brendshëm dhe strukturave të tij në punët operacionale të policisë dhe kjo është arsyeja pse është numri kaq i vogël i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e drejtorit”, tha Qalaj.

Deputeti Qalaj tha se është e papranueshme shtyerja për zgjedhjen e drejtorit të ri të PK-së.

“Tash është dashur veç me u zgjedh drejtori i policisë, prap po them nuk e di arsyen pse janë duke e shtyer. Është e papranueshme se ka pas konkurs kanë aplikuar njerëzit dhe nuk ka asnjë vendim, kësaj rruge duhet me ja dhënë një drejtim dhe gjithsesi të zgjdhet drejtori i policisë”, përfundoi ai.

Në media kanë qarkulluar emrat e pesë kandidatëve për drejtor të policisë. Bëhet fjalë për Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë, Drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala, Drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha, ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri  dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Kjo pozitë parasheh mandatin prej pesë vitesh me mundësi të vazhdimit pas çdo pesë vjetëve nga autoriteti që e emëron. 

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me paralajmërimin e Qeverisë për fillimin e zbatimit të vendimit për targave.


Rashit Qalaj që ka qene edhe drejtor i Policisë së Kosovës, thotë se Qeveria duhet te implementoj vendimin për targat pasi ai është i ligjshëm.

“Unë pres disa tentativa për të shkaktuar disa trazira në atë pjesë të Kosovës, por mendoj se institucionet e Kosovës janë të përgatitura dhe iu kanë dhënë kohë të mjaftueshme qytetarëve serbe për t’i ndryshuar këto targa”.

close
volume_off

Ai thotë se mungon guximi nga qytetarët serbë ne veri të Kosovës për të zbatuar atë vendim për shkak të presionit të Serbisë.

IDRIZ MORINA: provokim serb nga njëra prej 48 bazave në kufi me Kosovën?


FOTO GALERI
KFOR-i amerikan në veri

A është rastësi ndërtimi i 48 bazave ushtarake nga Serbia në afërsi të kufirit me Kosovën?

Madje këtë e bënin edhe në formë uluritjesh në studio, por edhe me tensionin e shkrimit, të tipeve të manifesteve. Edhe sot po sillen thuajse njësoj, thuajse ata janë pushteti, dhe jo media apo nga shoqëria civile, ‘trupat’, që duhet të kërkojnë më shumë se kushdo zbatimin e germave të Kushtetutës!

close
volume_off

Por, meqë kjo nuk po ndodhë, dhe ku ndjesia e atdhetarisë shqiptare është brishtësuar, sa ajo duket vetëm qëllim i grupeve të vogla, apo edhe e individëve, u mbetet institucioneve të përpiqen më shumë se sa vetë grupet e interesit, që do të duhej ta bënin këtë, dhe të përballen me sfidat e trysnive, ndërkombëtare, që nganjëherë dinë të jenë të fuqishme, dhe madje të papërballueshme!

Miti i demokracisë dhe paqes europiane për shekullin 21, përfundimisht ra me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Atë që perëndimi dëgjonte nga ankesat e shqiptarëve kundër Serbisë, deri në çlirimin prej saj, duhej t’i përdorte për të identifikuar demokracinë dhe kulturën ruse.

Sigurisht se Perëndimi kishte informacione edhe më shumë se aq, por lëvizjet kundër atij sistemi apo për ta penguar atë, jo vetëm që nuk kishin ndodhur, por kishte bashkëjetuar. Aq sa sot, plasaritjet dhe dështimet po vërehen ende në vendimmarrjen europiane.

E argumentuar kjo edhe me akuza si ndaj një ish-kryeministri francez, ish-ministrave, ish-kancelarit gjerman si Shrëder, ish-diplomatëve austriak e të tjerë. Me të njëjtat dyshime së fundmi në Gjermani u shkarkua kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike ArneSchonbohm

Si duket shërbimet inteligjente ruse kanë shfrytëzuar resurse të mëdha parash, investimesh, dhe të inteligjencës për të kapur, figura dhe institucione të ndryshme në Europë. Këtij ndikimi nuk i kanë shpëtuar as vendet si Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Kosova, ndërsa Serbia bashkëjeton me ato struktura dhe është bashkëpunëtore duke i vënë në dispozicion territorin dhe asete të tjera.

Kjo së fundi u shpreh edhe nga emërimi i Aleksandër Vulinit, shef i Shërbimit të Inteligjencës, BIA. Emërimi në këtë detyrë i njërit prej kryeprotagonistëve në pushtet të ndikimit rus, e bënë situatën shumë të pafavorshme dhe delikate për sigurinë dhe paqen në Kosovë, por edhe në Ballkan.

Vulini është zyrtari që më së shpeshti ka udhëtuar drejt Moskës dhe është takuar edhe me vetë Putinin, pavarësisht fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Ai udhëtimin e fundit e ka bërë vetëm para ca ditësh. Dhe para emërimit në detyrën e re, ai e shpalli programin serbo-rus, se mosmarrëveshjet me Kosovën nuk zgjidhen pa e pushtuar Kosovën deri në Ibër!

Dhe ky skenar është tipik ai që mund të jetë elaboruar apo bërë edhe marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Rusia është duke insistuar për ta përshkallëzuar luftën, qoftë madje me përfshirjen e armëve bërthamore. “Rreziku i një konflikti botëror mbetet shumë i lartë”, ka paralajmëruar Putini në një mbledhje të këshillit të shefave të agjencive të sigurisë dhe shërbimeve sekrete të ish vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, ka deklaruar se ushtarët rusë po stërviteshin për lëshimin e një sulmi masiv bërthamor.

SHBA-ja, ia ka kujtuar sërish se do të mund të ballafaqohet me Armagedonin!

Image
KFOR-i dhe policia e Kosovës
FOTO GALERI

Skenari tjetër përmendet apo që mund të përsëritet me atë të 31 korrikut, kur Serbia nëpërmjet strukturave të krimit që i komandon në veri dhe Listës serbe, shpalli alarmet për mobilizim, dhe duke ndjekur një kod të fshehtë, serbët u grumbulluan në disa pika dhe vendosën të paktën tetë barrikadime të fuqishme rrugësh në veri.

EULEX-i, tashmë e pranoi se atë ditë kishte persona të armatosur dhe të maskuar. Pra, skenari i Serbisë për një dhunë me gjakderdhje në të dyja anët ishte i gatshëm. E vetmja zgjidhje doli shtyrja edhe për një kohë e zbatimit të vendimeve për targat me regjistrim fals, të administratës së Millosheviçit, dhe një marrëveshje për lëvizjen me letërnjoftime, që Serbia pranoi ta zbatonte.

Ndër skenarët për një konflikt më të përshkallëzuar se që mund të ndodhë si në rastin e barrikadimit të fundit, nëse Qeveria e Kosovës nuk heq dorë nga vendimi për zbatimin e ndalimit të lëvizjes së automjeteve me targat e Millosheviçit, më i mundshmi është që në rast të shkëmbimit të zjarrit, nga njëra prej 48 bazave operuese dhe ushtarake të Serbisë, do të sulmohet territori i Kosovës, për ta futur Kosovën në luftë dhe për ta provokuar NATO-n.

Më pas Vuçiqi apo kushdo nga drejtuesit e shtetit do të dalë dhe do të arsyetohet, se atje ka ndodhur njëlloj puqi, se është thyer urdhri komandues dhe mbase baza është jashtë kontrollit shtetëror!

Serbia sipas informacioneve shtetërore të Kosovës i ka vendosur 48 baza operuese ofensive, prej të cilave 28 janë baza ushtarake, dhe 20 të tjera të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës.

Sidoqoftë, se çfarë qasje do të ndjekë Serbia, mbetet të shihet pas takimit, që ka kërkuar Lista serbe me presidentin serb!


Ambasada e SHBA-së: S’kundërshtojmë qëndrimin e Kosovës për targat, lypëm shtyrje që të mos ketë tensione

 


Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në Megjithatë thonë se bashkë me Bashkimin Evropianë kanë kërkuar për shtyrje të vendimit për implementim për dhjetë muaj, meqë ritheksojnë se synimi i tyre është që të shohin implementimin në një mënyrë paqësore dhe që nuk i kontribuon rritjes së tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.



Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se pozicionin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS e shohin si një vendim që është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe nuk e kundërshtojnë atë në parim.


“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE-së e shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat RKS si në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe ne nuk kemi asnjë kundërshtim për të në parim”, ka thënë për Express zyra për media e Ambasadës së SHBA-së.''Megjithatë, ne kemi kërkuar, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, një zgjatje 10-mujore të periudhës së zbatimit.Është qëllimi ynë ta shohim këtë të zbatuar në një mënyrë që të jetë paqësore dhe të mos kontribuojë në rritjen e tensioneve”, kanë shtuar tutje.31 tetori është afati i fundit për serbët që t’i regjistrojnë veturat e tyre me targa të Republikës së Kosovës. Edhe përkundër periudhës dy mujore që u dha nga Qeveria e Kosovës dhe përkundër lehtësimeve financiare, numri i atyre që kanë hequr targat ilegale dhe që kanë vendosur ato RKS është shumë i vogël.

Ka presion të madh nga Beogradi që serbët të mos respektojnë ligjin në Republikën e Kosovës

Shefi i stafit të zyrës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksander Vuçiqin

Zyra e Konjufcës i reagon 'Srpskas': Ka 4 muaj që s’vijnë në Kuvend


Ai ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit.

Kërçeli ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbaj konsultime në Beograd.

Reagimi i ploë:

Nesër më datë 27.11.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj rradhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.


E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.

Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!

Escobar sqaron gjithçka: Ka plan franko-gjerman. Amerika e mbështetë. Dokumenti publikohet se shpejti

 

Escobar sqaron gjithçka: Ka plan franko-gjerman. Amerika e mbështetë. Dokumenti publikohet se shpejti

Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre. Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi. Në një intervistë me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se pas diskutimeve intensive me të dy qeveritë, ai ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

Zyrtari i lartë amerikan i bën sërisht thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhërit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, ju kërkuat nga autoritetet që të shtyjnë për 10 muaj vendimin për vendosjen e targave të Kosovës për banorët serbë në veri. Keni marrë ndonjë përgjigje të kënaqshme nga autoritetet?

Gabriel Escobar: Jo, ende jo.

Zëri i Amerikës: A prisni të merrni përgjigje?


Gabriel Escobar: Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak.

Zëri i Amerikës: Nisma Franko-Gjermane këto ditë duket të jetë propozimi kryesor për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe siç e theksuat edhe ju gjatë vizitës në Prishtinë, të dyja palët duhet ta marrin atë seriozisht atë. Si mundet që një propozim kaq i rëndësishëm të mbahet kaq sekret. Si mund të bindet publiku, kur ai nuk ka asnjë informacion për atë që është duke u diskutuar? A mund të ndani me ne pikat kryesore të kësaj nisme?

Gabriel Escobar: Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë. Ne mbështesim çdo lëvizje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pasi është e rëndësishme për stabilitetin rajonal. Është e rëndësishme për stabilitetin e evropianëve në një kohë kur po përballemi me kriza si ajo në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Evropës. Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se kjo që po propozohet tani nuk është zgjidhje përfundimtare, që do të thotë se nuk do të merret me njohjen e Kosovës nga Serbia. Por po kaq e rëndësishme për Kosovën, është edhe njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian. A është i lidhur propozimi aktual me njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së?

Gabriel Escobar: Absolutisht, qëndrimi ynë është se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të integrohet në strukturat euroatlantike. Që të ndodhë kjo, ne presim që pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohiur, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Evropa ka përcaktuar rrugën drejt njohjes. Ata kanë përcaktuar rrugën e integrimit evropian dhe kjo rrugë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, vazhdimisht e inkurajoj qeverinë e Kosovës që ta marrë seriozisht dialogun, të angazhohet me ndershmëri dhe të mendojë për zgjidhje që mund të përfshijnë edhe kompromis, por në fund të fundit njohja e pavarësisë dhe integrimi janë çelësi.

Zëri i Amerikës: Çfarë roli pritet të luajë qeveria amerikane? A presim një rol më të madh?

Gabriel Escobar: Unë do të thoja që ne jemi duke luajtur një rol më të madh. Unë kam partneritet të plotë me homologun tim të BE-së. Ne jemi plotësisht të angazhuar përmes Kuintit, besojmë se meqënëse kjo është një çështja evropiane dhe aspiratat e të dyja vendeve janë integrimi në Evropë, procesi duhet të drejtohet nga BE-ja. Por, ne po e mbështesim atë plotësisht, nga ana politike, financiare, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe nëpërmjet çdo mekanizmi tjetër që kemi, në mënyrë që rezultati përfundimtar, edhe nëse ka një rezultat të ndërmjetëm përkohësisht, pra që rezultati përfundimtar, të krijojë stabilitet afatgjatë për rajonin.

Tre mesazhet e Gabriel Escobar kundër Sali Berishës

 


Votë dhe jo dhunë, një paralajmërim për mbështetësit e Berishës dhe një tentativë për ta zvogëluar masivitetin e tyre. Këto qenë tre mesazhet e dërguara nga Uashingtoni pas protestës së 8 janarit. Pasi ka dëgjuar intervistën e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, Lapsi.al ka drkriptuar tre mesazhet kryesore që ai i dha Zërit të Amerikës. 

Sa mbështetës ka Sali Berisha?

Gjatë gjithë intervistës me gazetaren Keida Kostreci, Gabriel Escobar u mundua ta minimizojë mbështetjen që ka Berisha në PD dhe pothuajse asgjesimin politik që ka pësuar Basha. “Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh” tha ai. Por kur gazetarja këmbënguli se Berisha ka shumë mbështetës Escobar u shmang duke thënë: “Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën”. Pra diplomati amerikan u ndodh në rolin e vështirë të atij që duhet të përkrah dikë që e kanë braktisur votuesit e vet. Dhe kjo është hera e parë që një politikë e tillë e SHBA-së zbatohet në Shqipëri. Pavarësisht kësaj Escobar tha: “Unë kam një mardhënie të mirë me Bashën dhe nuk mendoj se ajo që po ndodh në rrugë reflekton fytyrën e PD”.

Lexo me tej: Intervista e plotë e Escobar për Berishën, Bashën dhe luftën në PD

Jo, atyre që shkojnë pas Sali  Berishës

Kishte një frazë që u shpërnnda gjithëandej shumë kohë përpara se intervista e Zv/Ndihmës Sekretariit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar të transmetohej e plotë. Ajo ishte: “jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente”. Duke qenë se mendimi i diplomacisë aktuale amerikane për Berishën është i qartë, kjo frazë duket se u drejtohet më shumë mbështetësve dhe deputetëve që atij i shkojnë nga pas. Pra në një farë mënyre ajo përbën edhe një lloj shantazhi se kush është me Berishën nuk është me SHBA-në.

Kunji i ambasadores Yuri Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”?

Votë, jo dhunë

Mesazhi më i fortë i intervistës së Gabriel Escobar ishte se opozita duhet ti zgjidhë krizat e saj në rrugë demokratike. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike”. Por kjo është pjesa ku diplomatët amerikanë kanë kontradiktën logjike më të madhe. Sepse ata e shantazhuan Bashën që të përjashtonte nga grupi parlamentar një njeri që sado mëkate që të ketë nuk ka pasur asnjë çështje penale të hapur. Ata e detyruan kryetarin e PD-së që të merrte një vendim personal ndaj Berishës, ndërkohë që ai sapo ishte zgjedhur me votën e qytetarëve si deputet. Pra nëse në 9 shtator nuk u veprua demokratikisht me votë kjo u bë si pasojë e presionit amerikan. Ndaj tani ata nuk mund të pretendojnë pas të vjelave që krizat të zgjidhen në mënyrë demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas intervistës që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dha për Zerin e Amerikës, gjatë së cilës u pyet edhe për “non gratën” e ish-kryeministrit.

Sali Berisha, përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar

Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to.

Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.

Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:

Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.

Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës.

Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.

Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.

Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.

Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.

Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë.

Flori Bruqi

iish presidenti shqiptar lir Meta pas takimit në selinë e PD: I propozova një emër të Prof.dr.Salih Berishës për parlamentin e Tiranës, është super-politikan!

 

Për rreth një orë, Sali Berisha dhe Ilir Meta zhvilluan sot një tjetër takim në selinë e PD, me në fokus zgjedhjet e ardhshme vendore.

Meta tha për mediat para selisë blu se i ka propozuar Berishës një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilin tha se kreu i PD e ka mirëpritur.

Ndërsa u tregua i rezervuar të zbulojë emrin, kreu i Partisë së Lirisë e cilësoi atë si “super-politikan”, por se cili do të jetë ai do të zbulohet në ditët në vijim, tha Meta.

Ai shtoi se do të respektohen primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.

Jemi një sintoni të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm i parlamentit do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.

Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Ne do të respektojmë kandidaturat.

I kam propozuar një emër për kryetar të parlamenit në Tiranë dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Do e shihni shumë shpejt. Është super-politikan, Berisha e mirëpriti”- tha Meta për gazetarët.

Ndërkohë, ditën e nesërme në mesditë pritet të firmoset një marrëveshje mes Ilir Metës dhe Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit, sa i takon kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshillit bashkiak.

Brenda 24 orëve pritet të caktohet edhe një datë për nisjen e protestës kombëtare të përbashkët të paralajmëruar nga dy palët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...