Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/10/23

Tre vëllezërit Bytyçi, tragjedi e triumf për Kosovën


Shtëpia ku jetoj unë është jo më shumë se dy minuta me automobil nga varrezat “Zoja e Bekuar” (St Mary’s) në Yonkers të New Yorkut ku pushojnë në përjetësi tre vëllezërit Bytyçi. Nga autostrada që kalon aty pranë çdo ditë i shohë varret e tyre. Ato janë në pjesën më të bukur dhe më të dukshme të këtij qyteti, kundruell rrugës kryesore.

Në ato livadhe të pjerrta shihen tre gurë të zi mermeri ku është gdhendur portreti i tre vëllezërve në uniformën e UÇK-ës. Ata u vranë në korrik të vitit 1999. Ylli ishte 25 vjeç, Agroni 23, ndërsa Mehmeti 21. Këto 3 varre të 3 martirëve të Kosovës janë sot varret më të nderuara shqiptaro-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Janë të veçanta sepse në gjithë historinë e luftërave të Amerikës vetëm një herë gjatë Luftës së Parë Botërore janë vrarë 3 vëllezër. Dhe për heroizmin dhe tragjedinë e tyre janë shkruar disa libra, bile në Hollywood janë bërë edhe filma për ta.

Batalioni Atlantiku në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës për çdo vit në fillim të muajit mars, bëjnë nderimet e duhura duke vendosur kurorë lulesh mbi varret e tyre. Familja e vëllazërve Bytyçi gjithmonë është e pranishme në këtë ditë përkujtimore. Fusha e paradës dhe e betimit ushtarak prej ku janë nisur në luftë është afër atyre varrezave, jo më shumë se 15 minuta në këmbë. Më kujtohet si sot 11 prilli i vitit 1999 kur Ylli, Agroni dhe Mehmeti në uniformen e UÇKës qëndronin pranë njëri tjetërit si shqipe mali në radhët e Batalionit Atlantiku. Dita e nisjes së tyre për në Luftën e Kosovës kishte qënë data më historike dhe më tragjike e shqiptarëve të Amerikës. Themeluesit e këtij Batalioni më kishin autorizuar që të mbaja një fjalim anglisht për vajtjen e tyre në Luftën e Kosovës. Kur u ngjita lartë në foltore dhe shikova gjithata djemë përgatitur pë luftë iu luta Zotit për kthimin e tyre shëndosh e mirë në Amerikë. Nuk ndodhi ashtu sepse 3 vëllezërit Bytyçi u vranë, 3 të tjerë u plagosën rëndë, njëri pa këmbë e tjetëri pa krah dhe një tjetër gati kishte mbetur pa njërin sy. Gazeta "Thë New York Timës" e datës 12 prill 1999 në një shkrim shumë të gjatë për vajtjen e "Batalionit Atlantiku" në luftë e kishte shënuar edhe rastin e 3 vëllezërve. Bashkëluftëtarët e tyre tregojnë se ata kishin qënë shumë trima në Frontin e Pashtrikut.


Pasi kishte marrë fund lufta ata kishin shkuar në shtëpinë e tyre në Prizren ku ishin nëna,një vëlla dhe motra. Një familje rome e kishte ndihmuar familjen e tyre gjatë luftës. Pas luftës familja rome kishte kërkuar ndihmën e tyre për t'u larguar nga Prizreni ngase kishin frikë se mund t'u ndodhë ndonjë fatkeqësi atje. Vëllezërit Bytyçi për t'ua kthyer me të mirë atë nder kishin marrë përsipër afrimin e tyre në kufirin e Serbisë, por duke mos ditur terrenin, ata kishin hyrë gabimisht në territorin serb dhe menjëherë ishin kapur nga forcat ushtarake serbe. Kjo ushtri barbare i kishte tortuaruar disa ditë, dhe pas atyre torturave të hatashme i kishte pushkatuar. Ashtu të vdekur, duar lidhur me hekura dhe me sy të mbyllur ishin dërguar në një kamp ushtarak vuajtjesh në Petrovo Sello afër kufirit të Hungarisë ku kishin hapur një varr masiv dhe në atë gropë të zezë serbe (serbian black hole) kishin qitur edhe 74 shqiptarë të tjerë. Më 2 korrik 2001, kongresmeni Joseph Dio Guardi kishte organizuar promovimin shumë të suksesshëm të librit “Waging Modern war” të gjeneralit Wesley Clark. Ushtari i Batalionit Atlantiku Uk Lushi e kishte pyetur Gjeneralin Clarke nëse kishte ndonjë informatë për humbjen e tre vëllezërve Bytyçi. Gjenerali nuk ishte në dijeni për tragjedinë e tyre, por e kishte deklaruar publikisht atë ditë se do të bënte çka është e mundur për ta zbuluar të vërtetën. Një javë pas, ishte njoftuar në lajmet botërore se ata ishin gjetur në një varr masiv në Serbi. Zbulimi i tre vëllezërve Bytyçi ishte atë ditë lajmi kryesor ndërkombëtarë. Disa anëtarë të Batalionit Atlantiku kishin shkuar ashtu së bashku te shtëpia e Ahmet Bytyçit për t'ua dhënë atë kumt të zi. Ato ditë disa aktivistë të njohur shqiptaro-amerikanë kishin shkuar te shtëpia e tyre në Long Island për të dhënë intervista në kanalet televizive amerikane dhe evropiane, pavarësisht se djemtë e tij ishin në gjendje t'ua shpjegonin gazetarëve amerikanë tragjedinë e Agronit, Yllit dhe Mehmetit. Në atë kohë një pjesë e kësaj familje jetonte në Prizren.


Ato ditë flitej shumë për varrimin e tyre. Disa kishin menduar se do të ishte mirë që varrimi i tyre të bëhej në Prizren, ngase ata kishin shkuar në luftë për lirinë e Kosovës. Disa të tjerë kishim menduar se Amerika është më e përshtatshme sepse ishin të lindur këtu. Mua personalisht më ishte ngulitur në kokë që ata duhet të varroseshin në New York, për arsye se ata ishin shtetas të këtij vendi dhe se Kosova pas Luftës kishte varre në çdo kënd dhe se nderimi për vëllezërit Bytyçi mbase do të ishte më në nivel këtu në Amerikë. Nga ana tjetër shqiptaro-amerikanët do të kishim në Amerikë një pjesë të tragjedisë dhe heroizmit të Kosovës. Ne mendonim se varrezat e tyre do të jenë një pikë bashkimi për shqiptarët kudo. Një ditë korriku u takova në Arthur Avenue me babanë e tyre Ahmet Bytyçin. Qëndruam së bashku nja dy orë në kafen Two Star (Dy Yje). Gjatë asaj bisede e pyeta Ahmetin se ku dëshironte të bëhej varrimi i tyre? Ai tha se New Yorku ishte vendi më i përshtatshëm. Për qëndrimin dhe dëshirën e tij e njoftova menjëherë Shefki Mexhuanin kryetar i Shoqatës “Miqtë e TMK”. Ai e pranoi seriozisht mendimin e Ahmetit dhe timin duke i bërë thirrje për bashkëpunim “Shoqatës Atlantiku” të cilën në atë kohë e drejtonte Arbër Muriqi ushtar i Batalionit Atlantiku. Ata thirrën një mbledhje ku kishin marrë pjesë një numër i madh i ushtarëve të këtij Batalioni dhe disa miq të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë mbledhje mori pjesë edhe Ahmet Bytyçi. Të gjithë kishim menduar se shpenzimet për rivarrimin e tyre do ta bënte qeveria amerikane. Komisioni më autorizoi mua për të biseduar me zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

Drejtoresha e këtij Seksioni tha se nuk paguajnë asnjë dollarë për kthimin e tyre në Amerikë, ngase ata kishin shkuar vullnetarë për lirinë e tokës së parëve. Pavarësisht se ata ishin shtetas të lindur të këtij vendi nuk kishin shkuar në atë luftë të rekrutuar nga Shtetet e Bashkuara dhe për këtë, Amerika nuk kishte asnjë përgjegjësi për rivarrimin e tyre në këtë vend. Ju duhet të paguani 15.000 dollarë për kalimin e trupave të tyre të vdekur nga Petrovo Sello në Prishtinë. Çeku duhet të jetë nga banka në emër të Departamentit të Shtetit. Në atë rast iu luta të më jepte një intervistë në radion e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në New York. Ajo e pranoi kërkesën time dhe i shpjegoi të gjitha. Pas këtij vendimi dy shoqatat e lartëpermendura grumbulluan fondet për rivarrimin në Amerikë. Shumicën e fondeve i kishte dhënë Batalionit Atlantiku dhe Miqtë e TMK-ës. Pastaj edhe disa individë kishin dhënë kontribute të dukshme. Duhet shënuar se një kontribut të dukshëm kishte dhënë Florim Krasniqi. Unë dhe Uran Rexhepi bëmë fushatën e ngritje së fondeve në New York, New Jersy dhe Connecticut. Edhe gjetja e varreve të përshtatshme ishte problem. Kërkuam në disa anë të këtij qyteti, bile kërkuam vend edhe në varrezat ku gjendeshin Mithat Frashëri dhe shumë shqiptarë të tjerë. Nuk ishte vend i përshtatshëm sepse ata nuk lejonin vendosjen e ndonjë guri të gdhendur mbi varrin e tyre. Ata lejonin vetëm në pllakë të vogël me emër e mbiemër dhe kurrgjë më shumë. Më në fund shkuam në varrezat pranë shtëpisë ku jetoj unë dhe aty gjetëm një vend të shkëlqyeshëm. Ato ishin varre të krishtera. I tregova Ahmet Bytyçit për karakterin fetar të këtyre varrezave. Ai tha është në rregull kjo punë e mos e diskuto. Përgatitjet e ceremonive në Kosovë i kishin bërë Shefki Mexhuani dhe Arbër Muriqi në bashkëpunim më gjeneral Agim Çekun në Prishtinë. Një javë para nisjes kisha biseduar me ambasadorin William Walker për pjesëmarrjen e tij në ceremonitë në Prishtinë. Ai e kishte pranuar kërkesën tonë. Grupi ynë i përbërë prej 18 vetash, kishte shumicën ushtarë të Batalionit Atlantiku. Me 27 shkurt të vitit 2002 arritëm në Prishtinë. Atje u pritëm me nderime nga zyrtarët amerikanë dhe shqiptarë. Të nesërmen u zhvilluan ceremonitë mortore, duke filluar nga sheshi para Teatrit të Prishtinës, sepse aty ishin vendosur arkivolet e tyre. Në krye të radhës sonë ishin William Walker dhe Ahmet Bytyçi. Pas homazheve tre arkivolet e vendosura në 3 automjete kaluan nëpër Bulevardin Nënë Tereza dhe u vendosën në Sallën e Palestrave. Kjo sallë ishte mbushur plot, dhe në radhët e para ishin ulur personalitete të larta shqiptare dhe amerikane. Ishin të pranishëm edhe ushtarakë të lartë nga Bondsteel. Kishte edhe diplomatë amerikanë nga Prishtina dhe Shkupi. Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij amerikan. Aty folën Fatmir Limaj, William Walker, admiral Skënder Doçi, gjeneral Butka, Hysni Syla, Arbër Muriqi dhe i fundit fola unë. Mund të kenë folur edhe të tjerë por nuk më kujtohet emri i tyre. Fjalët e mia: “SOT KEMI ARDHUR PËR TRAGJEDI, NESËR DO TË VIJMË PËR PAVARËSI DHE PASNESËR PËR BASHKIM KOMBËTAR GJITHESHQIPTARË”. U duartrokitëm shumë dhe për këto fjalë të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë. Ato ditë vizituam përfaqësinë amerikane. Grupin tonë e drejtoi William Walker dhe pritjen e bëri amabasadori John Menzis. U kthyem për në Shtetet e Bashkuara të gjithë së bashku. Në aeroportin Kennedy të New Yorkut kishin dalë për të na pritur shumë shqiptarë, bile kishte edhe disa kanale televizive amerikane. Të nesërmen ditën e diel u zhvillua ceremonia në Funeralin Faranga Bros të Bronxit, New York. Kur hyra brenda me një kurorë lulesh menjëhërë më ranë në sy 3 arkivole të vendosura paralel. U ndjeva shumë i tronditur shpirtërisht dhe më shkuan lotët për tragjedinë e tyre. Kurrë nuk kisha parë kaq arkivole në një funeral. Prindërit, vëllezërit, motra dhe kunatat qëndronin ashtu të pikëlluara thua se ishin ngurosur. Të nesërmen ditën e hënë më tre mars 2002 në Yonkers të New Yorkut në oborrin e Hotelit Royal Regency prej ku edhe ishin nisur për në luftë u bënë nderimet e rastit. Ata kishin fjetur në këtë hotel dy net përpara se të niseshin në lufte. Varret ishin 15 minuta në këmbë nga oborri i atij hoteli. Trupat e tyre të pajetë i mbanin ushtarët e Batalionit Atlantiku. Tre arkivolet e tyre ishin vendosur mbi ato 3 varret dhe varrmihësit kishin përgatitur mekanikisht rënien e tyre ngadalë por të 3, ranë në varre përnjëherë. Ishte kjo një skenë tepër e trishtueshme. Të gjithë ishim aty. Familja ishte më afër se të tjerët. Të gjithë po e shikonin nënën e tyre Bahrien. Kur ajo e pa e rënien e tyre në varre përnjëherë ngriti duart lartë dhe u dëgjuan fjalët e saj: "O Zot i Madh….." Por para se të binin në varret e tyre muzikanti i shkollës amerikane Anton Vulaj i ra borisë që i bien ushtarët amerikanë për të vdekurit e tyre para varrimit. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë shqiptarë nga Amerika. Mori pjesë edhe aktivisti Luigj Gjokaj me shokë nga Detroiti, bile ai kishte bërë fushatë për ngritjen e fondeve për këto shpenzime. Meriton të kujtohet edhe Imami i Patersonit në New Jersey Muhamet Osmani për shërbimet e tij fetare. Ai në këtë ceremoni ishte treguar qytetar i vërtetë shqiptaro-amerikan.


Ahmet Bytyçi dhe familja e tij ishin treguar shumë të ndershëm dhe fisnik gjatë gjithë kohës së veprimit për rikthimin e djemve të tyre te vdekur në këtë vend. Kjo familje bashkëpunoi në mënyrë të sinqertë me të gjithë. Në asnjë moment nuk treguan mburrje ose krenari për heroizmin e djemve të tyre. Gjithmonë ishin modest. Familja e Adem Jasharit në Kosovë dhe Familja e Ahmet Bytyçit në Amerikë janë familjet më të nderuara në botën shqiptare. Ata janë modest të ndershëm dhe të sjellshëm. Unë personalisht ruaj shumë kujtime të dhimbshme nga kjo familje e lavdishme. Ylli, Agroni dhe Mehemti ishin heronj dhe martirë. Meriton nderime edhe vëllai i tyre Ilir Bytyçi i cili tash e sa vjet punon natë e ditë për të zbuluar të vërtetën për tragjedinë e vëllezërve të tij. Iliri me sjelljet e tij të shkëlqyeshme po nderon vëllezërit, familjen dhe kombin shqiptar.


“NO DAY SHALL ERASE YOU FROM THE MEMORY OF TIME”


“ASNJË DITË NUK DO T’U FSHIJË NGA KUJTESA JONË”


ENEIDA-VIRGJILI

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.


Miratimi i rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë që u vranë në vitin 1999, nuk e ka shqetësuar ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri, pjesëtarët e të cilës njësi dyshohen për kryerjen e krimit.

“Nuk jam i shqetësuar”, ka thënë Goran Radosavleviq Guri për Radion Evropa e Lirë në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, Ilirit, Agronit dhe Mehmetit, të tre shtetas amerikanë.

“Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, ka thënë shkurt Radosavleviq Guri.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.

Në rezolutë potencohet se trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviq, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për vëllezërit “Bytyçi” nga Senati i SHBA-së, e cila, siç ka shkruar ai në Facebook, shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999.

“Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyçi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar Thaçi.

Kurse kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar po ashtu në Facebook se miratimi në mënyrë unanime i rezolutës për vëllezërit Bytyçi, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje, por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

“Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfisht që i bëhet familjes Bytyçi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri. Kjo rezolutë, e miratuar nga SHBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, transmeton Zëri i Amerikës, ka thënë se kjo çështje ishte e rëndësishme për të, duke pasur parasysh lidhjet me komunitetin shqiptar dhe se ai e njeh personalisht familjen e vëllezërve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.

Engel tha se ai e di që autoritetet serbe kanë njohuri se kush janë personat përgjegjës.

“Nëse Serbia do që të bashkohet me perëndimin, ajo duhet të përballet me të shkuarën dhe të pranojë përgjegjësinë”, tha ai.

Ligjvënësi nga Nju Jorku, Lee Zeldin tha se kjo çështje është ngritur vazhdimisht me autoritetet serbe.

“Dua t’i them Serbisë se ky është një mësim i rëndësishëm, se pas 20 vjetësh ne (Shtetet e Bashkuara) nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë. Ne do të këmbëngulim që drejtësia të vihet në vend”.

Menjëherë pas miratimit, reagoi vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, Ilir Bytyçi, duke shprehur vlerësimin e familjes së tij për rezolutën:

“Shpresojmë që i Dërguari i Posaçëm, Matt Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm Rich Grenell t’i dëgjojnë këto zëra dhe ta bëjnë përparësi çështjen e vëllezërve Bytyçi dhe drejtësinë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të injorohen”.

Në Rezolutën e miratuar të martën thuhet se “Shtetet e Bashkuara duhet t’iu kushtojnë vëmendje përpjekjeve të Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj përkatës, si dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët po ndërmarrin hapa për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e vullnetit, duhet të jenë faktor i rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet mes tjerash në dokument.

Rezoluta u referohet fakteve rreth vrasjes bashkë me përfshirjen e ish zëvendës-ministrit të Brendshëm të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç dhe Goran Radosavleviçit. Ajo përfshinë edhe premtimet e papërmbushura të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Raimonda Rreci, Safete Hadergjonaj e Time Kadrijaj, janë tri gratë e ftuara deri tani nga Gjykata Speciale në mesin e mbi 100 burrave.


Raimonda Rreci ka qenë gruaja e parë që ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale. Në dhjetor të vitit 2018, ajo vet përmes një shkrimi në Facebook kishte treguar për ftesën që kishte marrë.

Rreci kishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës edhe nëse deklaratat e saj nuk do t’i pëlqejnë dikujt.

“Nuk kam plane të mos i përgjigjem gjykatës pa marr parasysh se në çfarë cilësie. Nuk kam asgjë të fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pëlqejnë por unë do i përgjigjem”, kishte deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Teksa, më 3 qershor të 2019 Rreci nuk pranoi të intervistohet nga kjo gjykatë, duke thënë se intervistimi i saj pothuajse ishte suspenduar.

Rreci, ish-ushtarja e UÇK ka thënë se nuk i është përgjigjur kësaj ftese, pasi që nga Gjykata Speciale nuk i kanë ofruar asaj informatat që ajo u ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Rreci ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

“Jo në të parën, patjetër në të dytën, nëse drejtësia vërtetë ekziston. Sa i përket intervistës e tera është suspenduar thuajse, meqë unë refuzojë të intervistohem pa pranuar informata me konkrete në lidhje me çka unë mund të cilësohem, p.sh: dëshmitare”, kishte deklaruar ajo për lajminet.

Me 3 shtator të këtij viti ftesën nga Gjykata Speciale e pranoi edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj teksa u intervistua me 18 shtator.

Ajo ishte ftuar në cilësinë e dëshmitares.

“Sipas shkresës që pranova do të intervistohem në cilësinë e dëshmitares, dhe unë do t’i përgjigjem kësaj ftese. Nuk kam çfarë të dëshmojë përveç luftës së drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, kishte thënë Kadrijaj.

Pas intervistimit, ish-ushtarja e UÇK-së pati deklaruar se prokurorëve u ka interesuar puna e saj si mjeke në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në cilat zona ka qenë në kohë të luftës.

Kadrijaj ka thënë se ka dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Përveç, Kadrijaj e Rrecit ftesën nga Specialja e mori edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj. Më 19 shtator u intervistua nga Prokuroi Special, në cilësinë e dëshmitares. Teksa ftesën e kishte pranuar 6 shtator.

Hadërgjonaj kishte pohuar se ajo do të intervistohej për periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000.

Ajo pati deklaruar se gjatë periudhës së luftës nuk kishte pasur funksion të rëndësishëm, por se kishte dhënë kontributin e saj në shumë procese të asaj periudhe.

“Lufta UÇK është projekti më i shenjtë në rrugëtimin tonë për liri e pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë, të pastër për çlirim nga gjenocidi serb. Në këtë luftë qytetarët sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe pavarësi dhe përjetuan gjenocidin. Ftesat e tilla, gjyqet e njëanshme, etnike, vetëm për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb, nga Unmiku, Tribunali i Hagës, dhe Euleksi e tash edhe nga Dhomat e Specializuara në Hagë, e jo ndaj atyre që ushtruan gjenocid mbi popullin e pafajshëm, janë përtej çdo norme të drejtësisë”, kishte deklaruar ish-deputetja e PDK-së në Facebook.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm me 22 shtator u dërguan mbi 7 ftesa.

Mandati pesë vjeçar i Gjykatës Speciale do të skadojë me 30 qershor të vitit 2020. Deri më tani nga kjo Gjykatë janë ftuar për intervistim si dëshmitarë, e si dëshmitarë të dyshuar, mbi 200 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë është paralajmëruar që gjatë këtij muaji do të ngritën edhe aktakuzat e para.

NJË MUAJ PARABURGIM PËR SERBIN E DYSHUAR PËR KRIME LUFTE NË KOSOVË5


Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.A për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

“Kjo nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), penalizuar si vepër penale krime lufte në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve ndërkombëtare që zbatohen në konfliktin e armatosur nga neni 145 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, 2.8, 2.13 e 2.21 dhe veprën penale krime lufte në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton AktivPress.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.A i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.A është e bazuar. Gjykata, vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. I pandehuri N.A është shtetas edhe i Republikës së Serbisë dhe ka vendbanim jashtë Kosovës, respektivisht në qytetin e Nishit në Republikën e Serbisë dhe ekziston rreziku real se i njëjti mundë apo do ti shmanget ndjekjes penale”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

ALBIN KURTI PUBLIKON LETRAT E URIMEVE PËR FITOREN, MUNGON URIMI I EDI RAMË


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” të gjitha letrat e urimit të adresuara nga liderët e rajonit.

Ndër to, bien në sy urimet që Kurti ka marrë nga politikanë shqiptarë dhe eksoponentë politikë të rajonit, si kryeparlamentari shqiptar, Gramoz Ruçi, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev etj. Ndërsa, në përgjigje, drejtuesi i VV-së i ka përshëndetur të gjithë.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje,”-shkruan Kurti në postimin e tij.

Por, mes dhjetra letrave të marra, mungon urimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që shton dyshimet për një marrëdhënie “të ftohtë” ndërmjet dy politikanëve bashkëkombas. Megjithatë, në prononcimet e tyre, asnjë nuk e ka pranuar pasjen e mosmarrëveshjeve, por janë shprehur të gatshëm për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Zhdukja e Remzi Hoxhës” - Ky dokumentar tregon të vërtetën e kësaj ngjarje

Top Story sjell në këtë dokumentar, një prej ngjarjeve më të mistershme në vitet e demokracisë, atë të zhdukjes së biznesmenit nga Kaçaniku i Kosovës, Remzi Hoxha.

                               
24 vite më parë, ai u rrëmbye nga agjentë të SHIK-ut, për t’u rrahur deri në vdekje, e më pas deri në zhdukjen e tij.

Për herë të parë shfaqen dëshmitarët që flasin për torturat e kryera ndaj Remziut dhe përse ai duhej të eleminohej.

Përmes dëshmive dhe dokumentave ekskluzive, Top Story zbulon se si agjentët dhe strukturat e tjera shtetërore penguan zbardhjen e të vërtetës. Gjithashtu, zhdukja e Remzi Hoxhës, pasoi me një seri vdekjesh të mistershme, të personave që kishin dijeni për ngjarjen.

Storien e plotë mund ta shikoni:





AVOKATI I NJOHUR KOSOVAR TREGON SE KUR PRITEN AKTAKUZAT E PARA NGA SPECIALJA



Rezultate imazhesh për tahir rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj ka folur për shtimin e aktivitetit të Gjykatës Speciale e cila së fundi ka shpeshtuar ftesat për intervistim ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrecaj ka thënë se intensifikimi i ftesave për intervistim, tregon se Dhomat e Specializuara janë në përfundim të hetimeve.

”Për herë te fundit në Hagë kam qenë në fillim të muajit gusht. Kërkesa ime ka qenë që intervista të ndodhë në Kosovë. Kanë ardhur një numër i madh ftesash brenda një dite. Kjo tregon se Dhomat e Specializuara kanë shtuar aktivitetin në përfundimin e hetimeve sepse të gjitha rastet janë në fazën e hetimeve”.

”Qëllimi i hetimit është grumbullimi i provave dhe grumbullimi i fakteve lidhur me personat që dyshohet se kanë kryer veprat. Nëse sigurojnë prova të mjaftueshme që mbështesin dyshim të bazuar, pritet të ngritën edhe aktakuzat”.

”Është çështje e prokurorëve të rastit, sepse nuk kemi informacione të ndara për secilin rast se për çka kanë siguruar prova. Nëse prokurori s’mund të sigurojë prova të mjaftueshme që mbështeten në një dyshim, atëherë pushohen hetimet”.



Ai nuk beson që do të ketë të akuzuar në një numër të ngjashëm sikurse ata që u ftuan për tu intervistuar.

”Besoj që do të ketë aktakuza, jo në këtë numër sipas organizatës së UÇK-së mbi 120 persona të ftuar për intervistë. Nuk është reale të ketë mbi 100 persona të akuzuar por pritet ditëve në vazhdim si do të rrjedhin gjërat”.

”Deri në fund të këtij vitit, deri në tremujorin e vitit të ardhshëm mendoj që do t’i kemi aktakuzat e para”, shprehet ai.

”Nuk e kam vlerësuar të arsyeshme që t’i publikoj emrat dhe rastet e tyre, sepse nuk është korrekte të keqpërdoren emrat e tyre. Më vjen keq që ka ndodhur rastet e tilla por, jam avokat i akredituar dhe respektoj identitetin e secilit. Janë luftëtarë të luftës, por nga ajo që kam dëgjuar nga dëshmitë e tyre nuk ka pasur ndonjë informacion që do të bëjë pjesë lidhur me vërtetimin e ndonjë fakti”.

”Njëri është gazetar i luftës e tjetri është dyshuar si civil që ka qenë pjesë e luftës. Nuk është numri i kufizuar, por s’mund të merresh me një rast të dyshuar konkret në një procedurë të përbashkët. Në një procedurë unë s’mund t’i mbrojë pesë persona sepse ka konflikt interesi”.

”Klienti im është intervistuar për dy ditë rresht në Prishtinë, e ky i fundit për dy ditë rresht në Hagë. Por gjatë hetimit prokurori siguron prova materiale dhe vlerëson nëse ka vend për ngritje të aktakuzës apo jo. Nëse pushohet hetimi, njoftohet me aktvendim që për një person të caktuar ka pushuar hetimi”.

KANUNI DHE PESHA E GURIT



Rezultate imazhesh për ilir seci

Nga: Ilir Seci

Fmijë i vogël kam qenë nji pranverë, kur kisha shkue te dajët e mi dhe me atë shendin e harenë e nipit te dajët, dola me ndihmue edhe une me ldirë arat para se me thye tokën me plug. Me u ldirë arat duheshin hjeke gurët, duheshin shkoqë çepujt e kollomoqit të mbetuna qysh nga vjeshta, kur ishin korrë arat. Çepujt e kollomoqit i mblidhshim në anë me e i djegë kurse gurët i qitnim në anë te gardhi.


Të tanë ishim shpërnda tue ldirë gurë e hjekë çepujt dhe për mos me mbete përmbas edhe unë sa i pashë do gurë në anë shkova me i mbledhë. As ua kisha ngjitë mirë dorën atyne gurëve, kur daja me bërtiti: “Nipash mos prek aty!” Nga mënyra se si me tha unë u ngriva, e mbaj në mend si sot si shtanga, për nji moment thashë se mos daja kishte pa ndonji gjarpën aty ku dojshe me prekë unë… Rrebtësia e zanit dhe shprehja e ftyrës së tij më bane me u ngri…, mbasi nuk pashë gjarpën mendova se ku gabova… Daja si të kish qenë tue lexue mendimet e mia tha :

– “Nipash mos prek aty, se asht guri i kufinit me dishmitarët e vet.”

Unë solla kryet me pa ma kjartë e dallova nji gur të madh qarkue me nja dhetë a dymbëdhetë gurë të vogjël…

– “Nuk ban kurrqysh me i prekë ato gur” – tha daja, – “nuk ban me i luejtë… N’bazë të Kanunit te Maleve, thuhet se eshtnat e vorrit e guri i kufinit janë baraz. Me lujt kufînin asht nji si me lujt me eshtnat e të dekunve.”.

Edhe sot e kësaj dite e ruej në mendje atë imazhin që përftova atë moment aty kur gurët e vogjël m’u dukën si do kërdhoklla eshtnash që kisha pa nji vjeshte, kur ullaku i shiut pat gërrye do vorre në katund tonin dhe pat qitë jashta do eshtna që na fmija i kqyrnim tanë kureshtje përzie me frikë.

Kaq e madhe asht fuqia shprehëse e Kanunit…

Kanuni i lashtë i Maleve Tona ndryshe nga shumë kanune tjera në tanë botën ka edhe veçantsinë se asht tekst figurativ, asht tekst poetik mundena me thanë me plot gojën… kqyrnie këtë rreshtin:

“Guri i kufinit ka dishmitarë mbrapa.”

Rresht që gjindet i shkruem të:

– Krye i trembdhtët.

– Kufini.

– Nye i pesëdheteshtatët.

– Kufijt e tokës nuk luhen.

§.238. Kufini përbâhet prej gurësh të mdhaj e picigiatë edhè ngulen sà nen, aq mbi dhé. Për kufi mund të sherbejë edhè ndo’i landë e montueme.

“Guri i kufinit kà dishmitarë mbrapa”.

§.239. Guri i kufinit kà per rreth dishmitarë. Këta jânë a gjashtë a dymbdhetë paperdhokë (gurë të vogjël), të cillt vorrohen nën dhé rreth e rreth prit të kufinit.

§.240. Në të ngulun të kufijve, posë shpijave nder fjalë, duhet të jenë edhè pleqt e katundit, pleqt e flamurit e sà mâ shum prej të rish e fmish e edhè prej katundesh të rrethit, qi të mbahet në mend kufini.

§.241. Se e cilla tokë, po kje arë a livadh, kopshtë a vêshtë, prozhem a zabel, xânë a ograjé, a rrethi i shpis, katundi me katund a Flamuri me Flamur e shpija me shpi, kan të damet me kufi.

§.242. “Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet mâ.”

Asht bash kjo gjuha si teksture poetike e Kanunit që e ka kthye ate në doke, jo çdo kushtetutë tjetër e ka këtë fat. Zhdërvjelltësia gjuhësore dhe forca e figurativitetit poetik e kanë ba Kanunin me u ruejtë e përcjellun nga nji brezni te tjetra pa nevojën me qenë i shtypun në libër. Kanuni i përcjellun ashtu asht ba njish me vetë qenësinë e malsorëve, njish me vetë jetën. Zor se gjindet një malsor që nuk e din përmendsh thelbin e kanunit, kurse me i dvetë për kushtetutën moderne se mbajnë në mend asnjë nen të vetëm.

Guri i Kufinit… Nuk doket shumë, apo jo? Asht nji gur dikund në nji ane, që shënon nji fillim dhe një fund; një linjë pronësie…, por asht punë e madhe. Këtë e mëton teksti i Kanunit citue ma nalt.

Dhe, në atë tekst ka nji theks të fuqishëm të moçëm sa vetë bota, theks që e gjajmë edhe në Dhiatën e Vjetër, te libri i dytë “Libri i Proverbave”… Te proverbi 22:28, ku shkruhet:“Mos e luej kurrë nji gur kufini që e kanë vndue të moçmit.” (Ne transgrediaris terminos antiquos quos posuerunt patres tui.”)… Asht theksi se Zoti ka vendue gurë kufini në fjalën e tij. Paraardhësit tanë shpirtnorë përmes librave kanë vendue nji model për ne si me jetue, percjellun përmes këtyne monumenteve të lashta si kta gurë. Gurë Kufinit… Këto munden me qenë doktrinat tona themelore, modeli ynë për me jetue, gurë, sinorë si thonë në Toskni, pra gurë ose sinorë moralë.

Në Izraelin e lashtë megjat ose kufini ishin të shenjta, sepse për të tanë prona ishte nji dhuratë nga Zoti. Ashtu si vetë jeta që asht dhuratë nga Zoti dhe Ai ka përcaktue gurët e Tij, kufinjtë për të mirën tonë. Prandaj edhe lëvizja e gurëve kufitarë te Libri i Proverbave do me thanë vjedhje: Vjedhje nga pronari i asaj toke dhe mosrespektim ndaj Zotit, dhanësin e vendit. Kush ban atë vjedhje ka ba sakrilegj…

Kanuni thekson: “Shkaf â’shpí, si qet tym, do të két pronet e veta” (Kreu. 12, para. 213); “Plangu i shpis ká oborr e kopshtë, ká vêshtë e arë, ká livadh e xâna, ká udhë e shteg, ká kufîj si në mal, si në vrrî, si në fushë” (para 214). Paragrafi 216 përmend: “Ara, vêshta, kopshti e livadhi, xâna, prozhme e zabele, jânë të dame me kufîj”… Kanuni thotë se “Kujria âsht vendi, si e ká perbashkarisht nji katund a nji flamur per kullosë, per landë, per drû, per gjojë e per tjera nevojë”.

“Kujrija nuk dahet; por, sá shpí a tyme të janë në katund, kan tager në kujrí të katundit, e sá tyme të janë në flamur, kan tager në kujrí të Flamurit” (par. 232, 233). Kufijtë e pronavet si private ashtu dhe të përbashkëta respektoheshin nga të tanë. “Kufîni i ngulun nje herë, nuk luhet mâ” (Kreu. 13, para. 242), dhe “Eshtnat e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë baraz. Me lujt kufînin âsht nji si me lujt me eshtnat e të dekunve.” (par 243). Kanuni parashikonte dënime të randa për ata që shkelnin rregullat. Për shembull, “Njiqind herë në ditë në hîftë tufa e huaj në mal të huej, aq berre do të lajë i zoti i tufës” (para. 287). Lidhun me damtimet e shkaktuara nga dhitë, Kanuni shkruen : “Nji dhí thán nji vrrî” (para.745)…

Janë të fella rranjët e besimit te Kanuni, janë rranjë që janë ngulitë në psiken tonë gjatë shekujve të gjatë mbushun me travaje, kur barometri moral çoroditej e rrshqitja në të keqen ishte aq e kollajshme. Por, Malsori u mbajt fort në ganxhën e Kanunit, ganxhat e forta bash si ato ganxhat e hekurit që deri vonë gjindeshin në Majën e Hekurave, ganxhat ku legjenda difton se janë ankorue anijet “n’at vaktin, kur detnat patën mblue boten.”

Ganxhat e ngulina në shkamb ose kersh… Ne kershin e Majës së Hekurave. Guri ose kershi që janë me aq randësi në jetën e malsorit, saqi malsori, kur i duhej me ba be e bante benë “Pasha Kishën e e pasha Rrasën.”

… Malsori si me e pas e ditë që Jezusi ka thanë për Shën Pjetrin: “Mbi këtë gur kam me e ngritë Kishën.”

Pra, guri asht para… Guri i megjës, guri i kufinit, sinori moral… Në Malsi pesha e gurit mendohej si ma e randa…, kur dikush bante nji barrë dru në mal dhe për nji arsye ose tjetrën nuk mundej me e marrë atë ditë, mjaftonte me ia vndue nji gur përsipri dhe për shtatqind vjet s’e prekte kush… dhe jo veç barrën e druve, por çdo barrë tjetër, thesin e miellit, dueqët me mallna, kur kalonte Qafës se Agrit…, sepse besohej se ba me e prekë nji barrë me gurin përmaje saj në jetën e përtejme ai gur kishte me të randue në shpirt përjetësisht…

Kur njeh tana këto gjana dhe mendon ngeshëm me të drejtë njeri mundet me besue se i madhi Petro Zheji vërtetë ka pase të drejtë, kur ka shkrue se fjala “betohem” në italisht “giurare” – asht me rranjë shqipe “gur” , bazue ne benë si e kanë ba malsorët – “Pasha këtë gur!” …

QEVERIA NË LARGIM PARASHEH PUNË SHTESË PËR “BECHTEL-ENKA-N”



Rezultate imazhesh për behtel enka

Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, që ka ndërtuar dy autostradat kryesore në Kosovë, përkatësisht atë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën tjetër që shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, pritet të qëndrojë në Kosovë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Vazhdimi i kontratës me këtë konsorcium është parashikuar nga Qeveria në largim e Kosovës, ndonëse vendimi final mbetet te qeveria e re që pritet të formohet si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Nëse qeveria e re vendos që të zbatojë vendimin e qeverisë së tashmë në largim, për zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, atëherë “Bechtel-Enka” do të vazhdojë të punojë edhe më tutje në Kosovë.

Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar nga Ministria e Financave, që të përfshihet në buxhetin e vitit 2020, një vlerë prej mbi 32 milionë euro, për siç thuhet, realizimin e dy lidhjeve dhe një mbikalimi në këtë autostradë.

Ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se në bazë të vendimit të qeverisë, Ministria në projektimet buxhetore duhet të planifikojë edhe realizimin e këtij projekti, i cili duhet të përfshihet në buxhetin e vitit 2020.

Por, Lekaj sqaron se negociatat me kompaninë në fjalë nuk kanë përfunduar dhe nuk dihet çmimi përfundimtar.

“Nuk mundemi tani të kemi saktësi në projektim sepse projekti mund të kushtojë më tepër apo më pak. Por, sidoqoftë, ato mjete shfrytëzohen për të njëjtin destinim. Nëse nuk shpenzohen kthehen në suficit, apo në projekte të tjera, që sipas Ligjit për financa publike, ministritë në fjalë mund ta ndryshojnë projektimin deri në vlerën 5-15 për qind. Por, i gjithë ky proces do të kalohet në qeverinë e ardhshme”, tha Lekaj.

Në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës, konfirmojnë se kanë pranuar një kërkesë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me një vlerë prej mbi 32 milionë euro.

Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave, në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, tha se Ministria e Infrastrukturës me kërkesë buxhetore për vitin 2020, ka paraqitur kërkesën në shumën prej 32,200.000 euro, ne emër të realizimit të projektit (ndërtimin e kyçjeve nga Ferizaji dhe Vitia në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe mbikalimin në Paldenicë, Komuna e Hani të Elezit”.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 28.05.2019, thuhet se “aprovohet kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ nga data 01.06.2019 deri me 01.12.2020”.

Në këtë vendim është aprovuar propozimi për ndërtimin e kyçjeve në Ferizaj, Viti dhe mbikalimin në Paldenicë, Komuna e Hani të Elezit.

Ministri në largim, Pal Lekaj, thotë se arsyeja e vazhdimit të këtij projekti, vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve të atyre vendbanimeve.

“Nuk janë projektuar kyçjet e përpara dhe pas kërkesave dhe insistimeve të shumta të qytetarëve dhe një fizibiliteti që është bërë, ka ardhur kërkesa në qeveri që të miratohet një vendim i tillë. Dhe qeveria në bazë të ligjit ka marrë një vendim që ka autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës të negociojë me kompaninë ‘Bechtel-Enka’, theksoi Lekaj.

Ky vendim është marrë vetëm një dita para inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila shtrihet nga Prishtina në Han të Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Nga Hani i Elezit, projekti rrugor parashihet të vazhdojë në drejtim të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike kanë kritikuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Agron Demi nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, ka shkruar se “natyrisht se këto 32 milionë euro janë vetëm sa të kalojë kohën ‘Bechtel-Enka’, derisa të kryhen procedurat për Autostradën e Dukagjinit në mënyrë që t’i ndahen edhe 590 milionë euro tjera”.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ka gjatësi prej 60 kilometrash dhe njihet për urën më të gjatë në Ballkan.

Sipas autoriteteve në Prishtinë, autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 600 milionë euro.

Përveç kësaj shume financiare, kompanisë “Bechtel-Enka” vitin e kaluar Qeveria e Kosovës i kishte ndarë edhe 53 milionë euro shtesë, me arsyetimin se qeverisë gjatë kohës sa udhëhiqej nga ish-kryeministri Isa Mustafa kishte dështuar t’i paguante me rregull faturat këtij konsorciumi.

Për ndarjen e këtyre mjeteve tashmë kanë filluar hetimet nga Kryeprokuroria dhe Policia e Kosovës.

Konsorcium amerikano-turk, “Bechtel Enka” ka ndërtuar edhe autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, me një çmim prej rreth një miliard euro.

Gjatë mandatit të saj, ‘Qeveria e Haradinaj’, kishte projektuar edhe një autostradë tjetër, atë që lidh qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, e njohur si Autostrada e Dukagjinit. Kjo autostradë, llogaritet një ndër më të gjatat në territorin e Kosovës, me 91 kilometra gjatësi.

Sidoqoftë, jetësimi i këtij projekti tani mbetet në duart e Qeverisë së re të Kosovës.

CILËSIA E DERIVATEVE QË IMPORTOHEN NË KOSOVË NUK SIGUROHET

Autoritetet nuk ia kanë dalë që të sigurojnë cilësinë e derivateve që importohen në Kosovë, ka vlerësuar Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin e Auditimit të Performancës “Sistemi i kontrollit dhe i monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”, të publikuar të hënën.
Rezultate imazhesh për nafta ne kosove


“Sistemi ekzistues i kontrollit dhe i monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm”, thuhet në Raport.

 Aty vlerësohet se Dogana e Kosovës ka arritur që mesatarisht çdo vit të kontrollojë rreth 5% të importeve të derivateve të naftës, që është në pajtim me parametrat e paracaktuar të riskut.

Po ashtu, sipas Raportit, të gjitha rastet që kanë rezultuar si jokonforme në import i ka kthyer në vendin e dërgesës, por theksohet se me gjithë përpjekjen e Doganës për të përmirësuar procesin e kontrolleve të derivateve të naftës në import, kontrollet nuk kanë rezultuar të përshtatshme.

“Kjo ka ardhur si pasojë e mangësive të shumta, siç janë: mungesa e raporteve të testimit laboratorik në sistem, mungesa e informatave të plota në sistem për trupat inspektuese që kanë bërë marrjen e mostrave, pamundësia e identifikimit të trupave inspektuese në raste të caktuara, mungesa e akreditimit të laboratorit të Doganës, si dhe numri i vogël i parametrave të testuar. Arsyet e këtyre mangësive përfshijnë mungesën e një baze të plotë të të dhënave mbi marrjen dhe testimin e mostrave. Po ashtu, ka munguar vullneti për të vazhduar me akreditimin duke e konsideruar si kërkesë vullnetare dhe jo obligative”, thuhet në Raportin e Auditorit.

ISMAIL KADARE: KA NJË KUFI QË LETËRSIA NUK DUHET TA KALOJË -HANDKE




Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare deklaroi se ai bie dakord me shumë kritikë të tjerë që kundërshtuan marrjen e këtij çmimi nga ana e shkrimtarit austriak, Peter Handke që njihej si përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Është i njohur fakti që Handke ka mbajtur edhe një fjalim gjatë funeralit të Milosheviqit.

“Unë personalisht e njoh Handken dhe kam drekuar të disa herë me të. Unë mendoj se ekziston një kufi që letërsia nuk duhet të kalojë, por që Handke e ka bërë. Vrasjet nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë”, deklaroi Kadare në një konferencë shtypi në Seul.

Kadare ka pohuar se është kundër vendimit të Akademisë mbretërore Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Handkes duke theksuar se ”ai është viktimë e censurës dhe represionit nga ana e qeverisë, kështu që kjo mund të ketë bërë që ai të shfaqet më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje”.

Ismail Kadare u shpall sot fitues i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

Agjencia Telegrafike Shqiptare,Tiranë:23.10.2019.

FISHTA: SHQIPTARËT PRESIN ÇFARË U JEP EUROPA




Sot janë mbushur 148 vjet nga lindja e klerikut, shkrimtarit e politikanit shqiptar, At Gjergj Fishta.

Ai lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.

Me rastin e këtij përvjetori, AktivPress sjell një shkrim të cilin Fishta e ka publikuar në vitin 1913.

Edhe pse kanë kaluar 106 vjet që nga ajo kohë, teksti të cilin mund ta lexoni në vijim është aktual edhe sot për realitetin shqiptar.

Shqiptarët presin çfarë u jep Europa

Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.

E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe.

Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë.

Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë.

Gjergj Fishta, 1913

AShAK, nisi dje konferencën për studimet albanistike në Itali

Nga Flori Bruqi 

Rezultate imazhesh për mehmet kraja

Akademik Prof.Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut


Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka nisur dje në Prishtinës, konferenca dy ditore Ndërkombëtare “Studimet albanistike në Itali”.Konferenca që u mbajt  dje  dhe sot ( 22 dhe 23 tetor 2019), në AShAK, solli studiues të huaj dhe shqiptarë të cilët prezantuanë studimet  e tyre për shkencat albanologjike në Itali.



Akademik Prof.Mehmet Kraja, kryetar i AShAK-ut, ka thënë me rastin e hapjes së konferencës se studimet albanologjike, pavarësisht rrethanave kanë qenë shtyllë e punës shkencore.



“Pavarësisht rrethanave shtrënguese Albanologjia ia doli të mbajë rreth vetës studiues të pandikuar të cilët i bën ballë qoftë reproduksionit, qoftë përfshirjes ideologjike dhe politike”, ka thënë Kraja.



Mehmet Kraja ka thënë se albanologët e rinj të Prishtinës përballen me mosnjohje të pashembullt të punës së tyre, të cilët detyrohen që referencat shkencore bibliografike për ngritje në titujt universitar t`i sigurojnë në botime shkencore jashtë Kosovës.


Rezultate imazhesh për rexhep ismaili

                          Akademik Prof.dr. Rexhep Ismajli


Ndërsa akademik Prof.dr. Rexhep Ismajli ka potencuar se raportet e shqipes me latinishten, italishten e gjuhët tjera romane kanë qenë vazhdimin në traditën e studiuesve italian.“Studimet e shqipes në Itali kanë qenë të ndërlidhura pej kohësh me botën arbëreshe dhe intersimet e saja për ta ruajtur gjuhën, por ato janë zhvilluar me një intensitet të shtuar dhe në qendrat studimore italiane”, ka thënë ndër të tjerash akademik Prof.dr.Rexhep Ismajli.



Sipas programit të kësaj konference, studiues shqiptarë, italianë dhe të tjerë do të prezantohen me kumtesa rreth studimeve të tyre sa i përket fokusit dhe interesimeve studimore për shqipen të kryera në shtetin Italian.

Albanologu gjerman Akademik Prof.Wilfried Fiedler.

Në fillim pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes së kësaj konference nderuan me një minutë heshtje albanologun gjerman Wilfried Fiedler.


Prof. Dr. Wilfried Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli i cili u morr  intensivisht me studimet e gjuhës shqipe.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humbold të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.

Në vitin 1989 ai pasoi si profesor i Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, prof. Martin Camaj. Pas daljes në pension në vitin 1998 prof. Fiedler vazhdon të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Prof. Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Lista e tij e botimeve përmban veç monografive monumentale për Shumësin në Gjuhën Shqipe dhe Sistemin Foljor të Buzukut edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme për të cilën ai ka shkruar së bashku me Oda Buchholz edhe një gramatikë deskriptive, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë.


Puna që e bëri më të njohur studiuesin Fiedler është vepra e përbashkët me Oda Buchholz Albanische Grammatik, Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në fushën sintaksore.



Libri i W. Fiedler-it 'Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut' është mo­nografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe na çon kështu në fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky në fakt është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të Buzukut.



bashkë me Oda Buchholz dhe G. Uhlisch, ai bëri Fjalorin shqip-gjermanisht, i cili, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, që pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë e Langenscheidt. Prof. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalori gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997.

Promovohet libri me autorë Nazife Prebreza- Thaçi dhe Hamdi Thaçi “Mall e lot nga Stambolli” për shqiptarët e Turqisë

Isa Vatovci
Isa Vatovci



Libri “Mall e lot nga Stambolli” me autorë Nazife Prebreza- Thaçi dhe Hamdi Thaçi sjell historinë e familjes Prebreza shpërngulur shumë dekada më parë në Stamboll të Turqisë.Përmes kësaj monografie jepen të dhëna për Familjen Prebreza në Turqi, me mbiemrin Kosova, rrethana që quan në shpërngulje në shtetin turk.Për librin kanë folur studiues dhe njohës të çështjes së shpërnguljeve shqiptare, fillimisht nga treva e Toplicës e më pas për në Turqi.
              


Një nga recensentët e këtij libri, Jusuf Osmani ka pohuar gjatë fjalës së tij, se zhvillimet e fundshekullit të 19-të ishin tragjike për shqiptarët e Toplicës të cilët u detyruan të shpërnguleshin drejtë Kosovës.


“Libri jepte të dhëna me rëndësi për historinë e saj kohe, periudhën e shpërnguljes e deri të vendosja në Turqi, jo vetëm për familjen Prebreza”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Tre anëtar të Ri në Akademinë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve në SHBA(Profesor Dr.Hakif Bajrami,Ph.D,Mr.sci.Jahja Lluka,politikolog dhe shkrimtar ,Prof.Dr.Mexhait Reçi,Ph.D ,në sektorin e ekonomisë.)


Nga Flori Bruqi


Departamenti për mardhënie me publikun , zyrtarisht konfirmon që janë pranuar  unanimisht që  në Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York ,Tiranë, Prishtinë dhe Shkupë  janë pranuar 3 intelektual  që mbajnë tituj shkencor AKADEMIK nga Republika e Kosovës, në AAAS(ASHSHA).





Është previlegj dhe kënaqësi të jesh pjesë e një Akademie edhe përtej demografisë Evropiane, siq është Akademia Shqiptzare –Amerikane e Arteve dhe Shkanecave me seli në New York.

1.  Akdemik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D ,historian(Departamenti i historisë botërore dhe kombëtare pranë AAAS) 



2.   Akademik Mr.sci.Jahja Lluka,politikolog dhe shkrimtar
 ( Departamenti i  politikave globale dhe zhurnalistikës pranë AAAS )

3. Akademik Prof.Dr.Mexhait Reçi,Ph.D(Departamenti për Ekonomi  dhe Biznes , pranë AAAS)




Një falënderim i veçantë për Presidentin e kësaj Akademie Akademik Prof.Dr.Skendër Kodrrën , Senatin dhe Bordit Akademik kanë intelektualët e posapranuar në AAAS   të cilët pas shqyrtimit të kërkesës së tyre vendosën unanimisht kanadidaturat e tyre me thirrje shkencore :Akademikë pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. 





Rezultate imazhesh për hakif bajrami

Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D

Profesor Doktor Hakif Bajrami, pa asnjë krahasim, është historiani shqiptar më produktiv, me një origjinalitet historiografik filozofik e dokumentar që tejkalon kornizat e asaj që është ngulitur të thuhet – “Shkollë historiografike e Ali Hadrit”.

U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar, me sukses shem¬bu¬llor, e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. 


Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 

Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëko¬hësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. 


Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Koso¬vës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shken¬core dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Në periudhën e ngritjes profesionale në fushë të dijes historiografike, gjatë viteve të ‘70-ta të shek. XX, Profesor Hakif Bajrami, me financim familjar dhe shoqëror, hulumtoi në Bibliotekën Kombëtare të Serbisë, në Arkivin e Institutit Ushtarak, në Arkivin e Serbisë, në Arkivin e Jugosllavisë dhe në Arkivin e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Jugosllavisë në Beograd, si dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Kroacisë, në Zagreb, dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, e nisi të shquhet si gjurmues e ndriçu¬es veçanërisht i historisë shqiptare të Kosovës nën robërinë e Mbretërisë Jugosllave dhe të Luftës së Dytë Botërore, për çka do të dekorohet, më 1980, me dekoratën më të lartë të kohës në Kosovë, me ”Shpërblimin e Dhjetorit”.


Kjo i hapi rrugë që në një kohë shumë kritike për shkencën historiografike shqiptare të Kosovës, pikërisht nga shkurti i vitit 1981 deri në mars të vitit 1990, të mbante postin e drejtorit të Arkivit Shtetëror të Kosovës, porse një kohë i “pa dëshiruar”, meqë ishte nënshkrues i të ashtuquajturit - “Apeli 215” të vitit 1989 – “...për Republikën e Kosovës në Kudër të Jugosllavisë!” Si pasojë, më 1990, do të pushohet nga detyra e drejtorit, e për faktin se do t’i bashkohet, me gjithë qenien, “Lëvizjes Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Hasmërive”, në shkurt të vitit 1991, me policë të armatosur do të nxirret nga ndërtesa e Arkivit, për t’u kthyer vetëm pas Fitores së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Profesor Hakif Bajrami nuk do të lakohet dhe, do t’u përkushtohet përpjekjeve për ta forcuar unitetin politik kombëtar shqiptar për Luftën Çlirimtare Shqiptare nga robëria serbo-jugosllave, për çka, më 1991, është dekoruar nga Klubet e Diasporës Shqiptare në Zvicër.


Historiani ynë, Dr. Hakif Bajrami, në shekullin e tij të veprimtarisë shkencore i arriti të gjitha gradat shkencore, në afatet ligjore, deri në “Këshilltar shkencor”, ekuivalent me gradën “Profesorit ordinar”, dhe me kohë u propozua nga kolegët në kolektivin punues, kandidat për akademik të ASHAK-së, por nuk e plotësoi kushtin kryesor – “Të përshtatshmërisë politike jugosllave”. Për vlerat e veprës së tij historiografike fletë edhe “Dekorata e Posaçme Kombëtare”, ndarë, më 1997, nga “Ministria e Shkencës dhe Kulturës” dhe “Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, pikërisht në një kohë kur i ashtuquajturi “Pushtet Paralel” i LDK-së nuk urdhëronte që Prof. Dr. Hakif Bajrami të punësohej në Institutin Alba¬nologjik, ku, sipas deklarimit tim me shkrim, do t’a ndanim, përgjysmë, “rrogën” time prej 40 markash!?!, qartë për faktin se nuk e plotësonte kushtin politik të përkatësisë Lëdëkëiste, pasi në vitet 1995-1999 ishte anëtar i “Partisë Parlamentare”, dhe shquhej si prouçëkëistë e në vitet 1998/99 i përkiste “Timit” të Këshilltarëve politiko-diplomatikë në Zyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, Liderit kombëtar, Zotëri Adem Demaçi, me seli legale publike në Prishtinë, sfidë kjo më e prekshme për pushtuesin!
Në fushë të diturisë historiografike Profesor Doktor Hakif Bajrami është një det që ka thellësi dhe gjerësi ende të pa reflektuar në letër. 


             Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Asnjë shënim biobibliografik për Hakifin nuk i përmban titujt e rreth 630 studimeve, punimeve fejtonistike historiografike dhe të përqasjeve politike të botuara në gazeta ditore dhe në revista shkencore shqip e serbokroatisht. Për këtu t’i rikujtojmë, së paku, vetëm titujt e Veprave të Profesor Hakif Bajramit:

Vlerë që nuk mund t’ia caktosh çmimin për rëndësinë shkencore e politike, janë një vistër i botimeve të dokumenteve arkivore historiografike, të siguruara nga Profesor Hakif Bajrami e të cilat, mjerisht, matrapazët e historisë, të cilët nuk kanë shkelë Derën e Arkivit, i vjelin si “Në bahçe te Babës!?!”


Të përmendim këtu vetëm disa syresh: “Konventa Jugosllave -Turke 1938” për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, botuat më 1980; “Prememorjen e Gj. Bisakut, Sh. Kurtit dhe L Gashit, e vitit 1930, për gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Jugosllavi, botuar më 1989; “Marrveshjen Xhentelmene Tito – Kyprili të vitit 1953, për dëbimin e shqiptarëve në Anadoll, botuar më 2002; “ Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1999, botuar më 2002 dhe dorëshkrimi:
Duke përmbyllur pasqyrimin Biobibliografik për autorin e veprës: “Epoka e Adem Demaçit”, të cilën po e hapim për diskutim publik, sot, do t’u mbetja borxh, kolegut tim dhe Juve, po të mos konstatoja: Profesor Doktor Hakif Bajramin e shqoi, në të gjitha situatat, guximi civil i pashoq në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar. Mori pjesë në shumë kongrese, simpoziume e konsulta shkencore e politike kombëtare e ndërkombëtare dhe, për e rreth historisë shqiptare, polemizoi me shumë historianë serbë, kroatë, maqedonas, francezë, malazezë, rumunë, rusë e të tjerë. Meqë dëshmitë historiografike ishin, në të gjitha kohët, dëshmi për hisen shqiptare në Lirinë e proklamuar në Jugosllavinë Avnojiste, Dr. Hakif Bajrami ishte avokati më i merituar i Lirisë së shqiptarëve nën Jugosllavinë, jo pa rreziqe për jetën e tij. Për këtë fakt është dëshmi vepra historiografike e Hakifit, nga shkrimi i parë deri të vepra e sapo botuar, që na shërbeu për përqasjen tonë publike historiografike e politike të sotme.


Libri: “Epoka e Adem Demaçit”, ka Parathënien dhe 17 krerë tematik historiografik, politik e polemizues, kurse në rolin e pasthënies pasojnë dy vlerësime shumë afirmative për përmbajtjen e tekstit të librit, të botuar, fillimisht, në gazetën “Kosova Sot”.


Për hir të së vërtetës shkencore më duhet të konstatoj se autori dorëshkrimin e ka ngritur para disa vitesh, me një frymë krijuese e me një guxim intelektual konstant në shërbim të Lirisë së kombit, por në tekst ka ndërhyrë sapo mori vendim për ta publikuar, për t’ia dhënë edhe frymën e kërkesave aktuale të Kosovës dhe të kombit në përgjithësi, në një kohë, kur katërçipërisht shqiptarët po ndjehen të tradhtuar nga “liderët” partiak e “shtetëror” dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare e përçarë dhe, në vijimësi, mikluese e stimuluese për apetitet koloniale të gjakësorit serb, që kreu gjenocid në Bosnje dhe në Kosovë, nën dri
tën e Reflektorëve të KS të OKB-së dhe të NATO-s!?! 


Ngase tashti Profesor Hakif Bajrami ishte i rraskapitur nga një lëngim i gjatë, nuk ka arritur që t’i harmonizojë ndërhyrjet në dorëshkrimin e hershëm, e si rrjedhojë ndodhën përsëritje dhe ndonjë kundërthënie evidente. 

Këto mangësi krejt lehtë do t’i evitonte një dorë redaktoriali i stërvitur në fushë të dijes, e që i mungon këtij publikimi shumë të rëndësishëm për Mendimin historiografik politik shqiptar. 

Profesor Hakif Bajrami gjithsesi është i vetmi historian yni që ka argumente, guxim e dije teorike për të ndriçuar problematikën historiografike politike, të themi, bashkëkohore, për të shërbyer si far për në të ardhmen e dinjitetshme të kombit shqiptar të sunduar nga shumë lider me specie të hidrës.



Realisht, vlera e librit “Epoka e Adem Demaçit” mund të shihet më qartë nëse Lexohet si parahyrje në leximin e veprës kapitale: “Dosja Demaçi”. 

Madje, po te shkelet teksti me laps do të shihet qartë se Profesor Hakif Bajrami sikur nuk e ka shkruar librin vetëm me qëllime parësore, të ndriçonte veprën e Madhorit historik të kombit shqiptar, as vetëm për të ndriçuar “Epokën e Adem Demaçit”. Shihet se pati një qëllim largvajtës: Duke nxjerrë para vetës një personalitet shqiptar, të pashoq midis të gjallëve, duke ia bashkuar personalitetet e kohës së tij e të më vonshëm, që u flijuan për lirinë edhe për të ardhmen e dinjitetshme të popullit shqiptar, u përpoq të vijëzoj Liderin që i duhet kombit shqiptar, edhe aktualisht i copëtuar e i nëpërkëmbur nga armiqtë shekullor dhe nga paaftësia e pavendosmëria e miqve aktualë të kombit shqiptar.




Në këtë drejtim, Profesor Hakifi, do të konstatojë: “Lideri është personi komplet që ka karakter të pathyeshëm, që e njeh detyrën deri në profesion të përkryer, që ka kompetenca dhe ambicie për t’i realizuar vizionet, i cili nuk merret fort me faktin se si të punojë, por me imperativin çka të punojë, duke e vërejtur realitetin me një guxim që vrojton jo vetëm me sy, por vëren dhe punon me syrin e mendjes dhe të shpirtit për të bërë ndryshime kolosale në dobi të kombit dhe të njerëzimit”.


                             Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Shumë nga këto virtyte të Liderit për ta vë popullin në lëvizje për një të ardhme të denjë, natyrore, të kombit shqiptar, historiani Hakif Bajrami, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, i gjeti në të kaluarën jetësore të Adem Demaçit, i cili në rrugën e prijësit ideologjik kombëtar shqiptar me një mendje – Për një luftë të gjatë, me sakrifica individuale e kolektive të pa çmim, por e cila paevitueshëm do të kurorëzohet me fitoren e kombit. 


Për vendosmërinë e Adem Demaçit për t’a kurorëzuar jetën e vet me jetën e lirisë së kombit, flet qartë Betimi i Demaçit i saktësuar në një roman autobiografik: “Nxora bllokun nga xhepi i setrës dhe lapsin nga xhepi i brendshëm dhe mbi letrën e bardhë shkrova emrin e mbiemrin tim. Mora shkrepsën, të cilën, mëzi pas tri fërkimesh e ndeza dhe vura letrën mbi flakën e vogël. Letra mori flakë”. Vendosmëria e çelikosi, Adem Demaçin, për të qenë i papushtueshëm, inspirim për patriotët e gatshëm të sakrifikojnë për lirinë e kombit.




Vërtet, historiani i frytshëm, Hakif Bajrami është i vetëdijshëm se Lideri është edhe farkëtim i kohës, megjithatë ndihet i dëshpëruar skajshmërisht: ”E them me kompetencë, se sot shqiptarizmi është mbushur me demagogë dhe personalitete të korruptuar, saqë edhe një herë po të lindte Demaçi, nuk do të kishte çka të bënte. Çështja shqiptare i ngjason asaj vjershës së Vaso Pashës....”!?!

dhe Unë ndihem i frustruar, ndaj këtë paraqitje do ta përmbyllja me një kërkesë sublime të krahut tim, të përhershëm, edhe kur nuk mund ta shihja as fundin e Greminës në buzë të së cilës jetoja krenar: “...Ka ardhur koha që idealin e ardhmërisë mos ta shprehë vetëm Lideri, por atë ideal ta shprehë populli për t’u bërë kombi shqiptar ai që është dhe duhet të jetë!”





\


Imazh i ngjashëm


Nga tashti, me gradën shkencor  Akademik Prof.Dr.Ph.D pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.


Rezultate imazhesh për hakif bajrami


Libra dhe punime shkencore të botuara : 

1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
• 2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
• 3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
• 4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
• 5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
• 6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);


Rezultate imazhesh për hakif bajrami


• 7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
• 8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
• 9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
• 10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
• 11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
• 12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
• 13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
• 14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;


Rezultate imazhesh për hakif bajrami

15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
• 16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
• 17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
• 18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
• 19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
• 20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
• 21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
• 22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
• 23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
Rezultate imazhesh për hakif bajrami

• 24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
• 25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
• 26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
• 27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;


• 28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
• 29. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
• 30. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
• 31. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
• 32. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
• 33. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;
Etj.


******



Akademik  Prof.Mr.sc.Jahja  Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimeet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.Pas kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.


Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

Akademik Prof.Mr.Sci.Jahja Mustafë Lluka

Është magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetetuese të Kosovës.


Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

Më 1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të cilin e mban edhe tash.


Rezultate imazhesh për jahja lluka


Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të dhunshëm serbo-sllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.


Rezultate imazhesh për  jahja lluka


Jahja Lluka,bashkë më shumë veprimtarë tjerë pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të "Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.

Rezultate imazhesh për  jahja lluka


Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga hordhitë fashiste serbe.Ka bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,Pejës,Pozharevcit etj.

Është shkrimtar si dhe  publicist letrar. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .

Ka botuar këta libra:

1.Edhe ti Atdhe

2.Vargje vetmie

3.Mos eja në ëndër 

4.Në kalanë e zemrës sime 

5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994

6.Për Shtetin tim,Kosovën

7.Kosovo from "Naçertanie"to independence  1844-2008 






8.Përmbledhje shkrimesh.

Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e deri më tash.

Etj.



Prof.dr.Mexhait Reçi,Ph.D është anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Profesor Reçi ,është themelues,president dhe rektor i Kolegjit Iliria në Prishtinë.





Akademik Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D.


Themeluesi dhe Presidenti Kolegjit ILIRIA në Prishtinë, Prof.dr. Mixhait Reçi,Ph.D ,kohë më parë është nderuar në Tiranë  me çmimin “Justiniani i Madh”, dhënë nga Akademia Monarkiste Shqiptare në veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”.




Presidenti i Kolegjit ILIRIA nderohet me çmimin “Justiniani i Madh”


Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit ILIRIA dhe Presidentit z. Reçi mbi këtë motivacion: “Kolegji Mbretëror “ILIRIA” në Prishtinë, ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohorë të arsimit e edukimit; duke pasur në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtarë dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën, etj; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”.

Çmimi “Justiniani i Madh” Prof. Dr. Mixhait Reçit iu dorëzua nga Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Mësues i Popullit.



Poashtu kohë më parë Presidenti i Federatës së Paqes Universale Botërore për Evropë Dr. Young Shik An dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj për Evropë Prof. Dr. Mark Brann shpallën Dr. Mixhait Reçi “AMBASADOR PËR PAQEN”.





Prof.Dr. Mixhait Reçi - President i Kolegjit ILIRIA u shpall “AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga Organizata FPU - Federata e Paqes Universale, organizatë kjo, me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Emërimi i presidentit të Kolegjit ILIRIA nën këtë titull nderi u realizua me rastin e zhvillimit të punimeve të konferencës së Federatës së Paqes Universale në Kosovë me temën: FPU – Vizion gjithëpërfshirës për Paqen, Sigurinë dhe Zhvillimin, e mbajtur të më 20 Prill 2013, në Prishtinë.

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë. Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre; Kryetari i Federatës së Paqes Universale Botërore Dr. Young Shik An, Presidenti i ri i FPU për Evropën dhe Sekretari i Përgjithshëm i ri i saj për Evropën, Prof. Dr. Mark Brann.

(Biografinë e Akademikut Prof.Dr.Mixhait Reçit,Ph.D ,  e botojmë në "Floripress", posa e sigurojmë zyrtarisht nga profesori në fjalë, vërejtja e redaksisë" Floripress ".F.B.)



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...