Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/23

Izet Duraku(1956-)


Fotografia e Izet Duraku

Izet Duraku lindi më 16 maj 1956 në fshatin Morin të Kukësit.Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje,të mesmen pedagogjike në qytetin e Kukësit,studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranë,dega gjuhë-letërsi shqipe.Pas vitit 1990 është trajnuar për gaztari në GTZ,BBC, etj.Fillimet e gazetarisë së Izet Durakut i gjejmë në gazette “Studenti”,ku punoi një kohë redaktor.Edhe gjatë viteve të punës në arsim në Kukës vazhdoi të shkruajë reportazhe,skica,portrete dhe përshkrime pë gazetat “Zëri i rinisë dhe “Puna”Në vitin 1985 emërohet korrespondent i së përditshmes “Bashkimi” për zone Kukës-Tropojë,ku punoi deri në vitin1992.Më pas,deri më 1997 ishte drejtor i Radio-Kukësit.Prej asajkohe transferohet gazetar-redaktor në Radio-Tirana ku vazhdon të punojë prej më shumë se 8 vjetësh.Tash është drejtor përgjegjës i Revistë letrare e Tiranës “Ilz”.
Lëvron të gjitha zhanret e gazetarisë e të publicistikës,

Është autor i disa librave fjhe shumë punimeve publicistike :

1.Drini i Bardhë

2.Pragu

3.Vezullim heshtash

4.Agim Spahiu, metafora e lirisë së munguar

5.Libri i udhëtarit

6.Libri i udhtarit

7.Ana tjetër e malit

8.Veprat e artit në kërkim


Punime publicistike:

9.Rreth kufijve dhe semantikës së baladës(Baladat e Lumës,Hasit,Malziut dhe Fanit,një kontribur i shtuar për kulturën kobëtare)

10.Lufta midis komunistëve e nacionalistëve kurseu shumë gjak ushtari gjerman në Shqiperi

11.Ta kujtojmë me shpirt të pastër Havzi Nelën!

12.Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

13.Muzetë dhe galeritë publike nuk kanë rivlerësuar veprat, rrezikohet trafikimi dhe humbja e tyre

14.“Puthje mbi Bosfor”, një hyrje në detin e poezisë turke Etj.

Jeton dhe vepron në Tiranë.

Rexhep Shahu(1960-)




Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 në Bardhoc të Lumës, mes Kukësit e Prizrenit. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimin në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.

Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike. Atje u mëkua me det dhe lau ëndrrat në të. Universitetin  "Luigj Gurakuqi" për letërsi e kreu në Shkodër.

Ka provuar gjithfarë lloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineral kërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, në Radio Tirana, në Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, zëdhënës në Qarkun e Kukësit, zëdhënës shtypi në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, më pas drejtues i sektorit të Informacionit Bujqësor në këtë Ministri.

Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit”, revistën për kulturë "Illz", dhe shtatë vite edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë së Bujqësisë, Tiranë,është editor në revistën  letrare të Tiranës"Illz"

Rexhep Shahu ka botuar disa  libra : 

 “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988;
 “Bregu i Brengës”, poezi , Prizren, 2000;
 “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës;
 “Bllaca” monografi;
 “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006;
 “Lis i Vetëm në Fushë, Tiranë 2011; 
“Apologji për Udhën e Kombit”, Tiranë 2012;
 “Bukën Tonë të Përditshme”, Tiranë 2014 
“Qyteti i Lutjeve”, Tiranë 2014 
 “Sytë e Lirisë” – monografi, kushtuar heroit kaçanikas Ismail Raka.
"Shtatë fletoret",Tiranë 2019, vepër e plotë më 5548 vargje të  poetit martir Havzi Nela nga Kukësi(përgatitur nga Rexhep Shahu).

Etj.

Rexhep Shahu është kryetar i Klubit të Poezisë, organizatë Kulture që synon të mbledhë bashkë gjithë poetët shqiptarë në hapësirën e tyre dhe në diasporë.

2019/11/22

Sulejman Lokaj (28.06.1934-04-08.2018)



Sulejman Lokaj.jpg





Sulejman Lokaj u lind më 28 qershor 1934 në fshatin Lëbushë të komunës së Deçanit dhe vdiq më 3 Gusht të vitit 2018 në Gjakovë.


Shkollën fillore progjimnazin e kreu në Strellcë të Epërm dhe në Isniq, komuna e Deçanit.


Shkollën e mesme të artit figurativ e kreu në Pejë, ndërsa, Shkollën e Lartë Pedagogjike “dega e arteve figurative”, e kreu në Prishtinë.


Në vitet 1955-1964, punoi në arsim, ndërsa prej vitit 1964-1976 punoi si aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup.


Prej vitit 1976-1992, kur doli në pension, punoi në Teatrin popullor të Gjakovës.


Pos ekspozitave individuale, ka amarrë pjesë edhe në shumë ekspozita kolektive. Pos roleve të shumta teatrore, ka luajtur edhe shumë role filmike e televizive.

Sylejman Lokaj ka qenë mjaftë aktiv edhe me studentet e Universitetit të Prishtinës, Shkollat e Larta Pedagogjike dhe nxënësit e shumë shkollave të mesme. Suksesee e tij janë ngushtë të lidhura me përvojën e fituar nga dyzet regjisor e kritik të njohur të botës shqiptarë e të tjerë.



Më së shumti ka mësuar nga regjisori i ndjerë Kujtim Spahi i vogëli, i cili gjatë vitit 1972 në Shkup bëri regjinë e komedisë “ Karnevalet e Korçës” të Spiro Çemorës.



Teatri i mirë për këtë krijues ka qenë dhe mbetet për secilin aktor i cili gjatë karrierës i jep mundësi të luaj role kryesore, atëherë ai teatër do të ketë shumë aktor të aftë, e jo vetëm një.



Aktori i aftë në çdo rol shkëlqen, ndërsa aktori i dobët edhe në rolin kryesor del i dobët.



Andej, shumë shfaqje të mira kanë rënë për kah cilësia për shkak së roli kryesor ka dështuar.



Por, shumë shfaqje të dobëta kanë gjallëruar kur roli kryesor ka shkëlqye.



Mbi çdo gjë, në teatër duhet të këtë regjisor të aftë. Pra, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare ka ardhur koha që teatri dhe dramaturgjia kombëtare të bëhen hallkë e fortë e artit skenik gjithëkombëtar, në zinxhirin e pasur të artit evropianë e botëror më pate thëne në bisedën qe pata zhvillu me te deri sa ishte gjallë.Pata fatin që isha edhe nxënës i tij në Shkollën fillore "Liria"(tash "Isa Boletini" në Isniq të Deçanit.



Ky aktor i mirënjohur në vjetet e fundit, qysh se patë dalë në pension me të madhe e ka ndihmua amatorizmin në komunat e Deçanit, të Gjakovës, të Prizrenit, të Istogut, të Klinës, të Shkupit, të Tetovës, të Shqipërisë e vende të tjera.



Sylejman Lokaj i ndihmoi me shume së dyzet student pa asnjë kompensim të Universitetit të Prishtinës që t’i kryejnë me sukses provimet e diplomës në drejtimin e Teatrit skenik.



Ky dhe shume shembuj të tjerë flasin së këto aktivitete të pa ndërprera në Teatrin profesional dhe atë të amatorizmit mire tregojnë se ky regjisor, ky aktor, ky piktor, ky aktivist dhe humanist i vyeshëm deri në fund të jetës së tij në asnjë moment nuk u largua nga aktivitetet e skenën teatrore. Në vitet e fundit Sylejman Lokaj punojë në nxjerrjen e një vepre prej pesëmijë faqesh me titullin “Mitologjia- dëshmia e parë e gjuhës shqipe”, duke filluar që nga koha e pellazge.





Aktroi në filmin " Kur pranvera vonohet "(1980),

"Anglezët e largët" (2017)

"Lufta është e gjatë" (2010).

Etj.


Flori Bruqi

Kosovare (Mustaf) Ukshini (1986-)

Fotografia e Ukshini Kosovare



Kosovare (Mustaf) Ukshini lindi në Gjakovë (1986) .

 Studimet e larta,  i kreu në vitin 2008, në Fakultetin Ekonomik pranë Kolegjit AAB në  Prishtinë, me notë mesatare 9,89.

Fotografia e Ukshini Kosovare

Sapo i kreu me sukses studimet bazike, në vitin 2008 ajo u angazhua  si staf i rregullt akademik në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit  AAB.

 Gjatë kësaj kohe, ajo u angazhua si asistent i ri, kur mbajti ushtrimet për lëndët Menaxhment dhe Ndërmarrësi dhe NVM-të.

Në vitin 2009 , Kosovarja  fillojë studimet pasuniversitare  dyvjeçare në Menaxhment dhe Informatikë  në Kolegjin AAB, të cilat  i përfundoi në vitin 2012 duke mbrojtur me sukses të dalluar temën me titull “Motivimi dhe faktorët e motivimit tek punëtorët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme- Rast studimi Komuna e Gjakovës” me notë mesatare 9,69.

Fotografia e Ukshini Kosovare

Më datën  03 prill 2014, Kosovarja u zgjedh ligjëruese  për lëndën Menaxhment, në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB. 

Gjatë vitit 2014, ajo është zgjedhur si koordinatore për projekte në kuadër të Fakultetit Ekonomik, Kolegji AAB. 

Nga viti 2018 ajo mbanë pozitën e Prodekanit për mësim po në këtë institucion.

Profesoresha e dalluar Kosovare (Mustafë)Ukshini  në vitin akademik 2013/2014 filloi studimet e Doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore, në Fakultetin e Administrim Biznesit në Tetovë. 
Në vitin  2019 ajo e mbrojti temën e doktoraturës  me titull “Kontributi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në rritjen e punësimit në Kosovë- politikat mbështetëse dhe efektet”.

Ky  punim ka nxjerrë në pah nevojën për të investuar tutje në strukturë dhe infrastrukturën së  bizneseve kosovare por edhe politikave mbështetëse për zhvillimin e këtyre bizneseve.

Kontributi i Kosovarës në shkencën shqiptare në veçanti  është i shtrirë edhe në shumë punime tjera shkencore që kanë të bëjnë kryesisht me mendësinë e zhvillimit të ekonomisë bazuar në qasje të ndërmarrësisë. 

Disa nga punimet që  janë  vlerësuar nga strukturat shkencore ,po i cekim më poshtë :

-  "Ndikimi i politikave në rritjen e punësimit përmes mbështetjes së NVM-VE- Rasti i Republikës së Kosovës "' In European Journal of Business and Management

- Kosovare Ukshini, IzetZeqiri,THE EFFECT OF SUPPORTIVE POLICIES ON SME DEVELOPMENT –KOSOVO CASE. In proceeding Danubius International Conferences, 13th International Conference on European Integration - Realitiesand Perspectives, Rumania

- Kosovare Ukshini, Izet Zeqiri, NDIKIMI I RRITJES SË AFTËSIVE SIPËMARRËSE NË RRITJEN E NVM-VE NË VENDET NË TRANZICION, International Journal Scientific Papers

- Izet Zeqiri, Kosovare Ukshini, ROLI I INOVACIONEVE NË ZHVILLIMIN E BIZNESEVE TË REJA, 4 BiennialInternationalScientificCongress, EconomicAnalysisOf Global Trends InTourism, Finance, Education&

- Kosovare Ukshini, Besime Ziberi, DonatRexha, KULTURA ORGANIZATIVE NË INSTITUCIONET AKADEMIKEPESË DIMENSIONET E HOFSTEDES, 2 
InternationalScientificConferenceonInnovativeMarketing, ISCOIM 

“Menaxhimi i komunikimit dhe marketingu digjital”,

- Kosovare Ukshini, NDIKIMI I QEVERISË NË ZHVILIMIN E NVM-VE PËRMES INVESTIMIT NË INOVACION DHE KREATIVITET, Konferenca e Dymbëdhjetë Ndërkombëtare për biznes dhepunësim nga Institutii Financave të Kosovës “Ndikimi i qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik”,

Kosovarja ka marr pjesë edhe si trajnere në Institutin e Kosovës për Administratë Publike për fushën e organizimit të burimeve njerëzore në kompani, dhe anëtare e Komitetit organizativ në Institutin e Financave të Kosovës. Aktualisht, punon si Profesor Asistent në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB.

Flori Bruqi

Hajdar Salihu(1950-1995)



Hajdar Salihu (lindi në vitin 1950 në Batushë, fshat malor në komunë të Gjakovës) është shkrimtar shqiptar nga Kosova.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e afërm të Mulliqit kurse normalen dhe ShLP në Gjakovë. Më tej vazhdoi studimet universitare dhe pasuniverzitare në UP, dega Gjujë dhe Letërsi Shqipe. Magjistroi me temën Poezia shqipe me alfabet arab në Kosovë.

Hajdar  Salihu punoi disa vjet si arsimtar në fshatrat Krelan dhe Mulliq. 

Mandej punon si profesor në gjimnazin e Deçanit por përjashtohet nga puna (1981) dhe rifillon aktivitetin profesional më 1987 pranë Teatrit Popullor në Gjakovë.

Veprat kryesore:

Udha e ditës së nesërme (roman, 1990)

Jerina dhe helmi (roman, 1994)

Raport për jetën paralele (roman, 1994)

Pas vdekjes iu botuan:

Stina e mjegullës (1999)

Baladë për kthimin e nizamëve (2005)

Si që u përmend, pas vdekjes botohet dorëshkrimi i tij Ese për stinën e mjegullës tani të titulluar Stina e mjegullës (1999) nga i cili edhe u zgjodh një fragment nga kapitulli i parë.

Ishte viti 1982. Hajdari sa kishte fillue me hulumtue, me mbledhë materialin për këtë temë të rëndësishme për kulturën fetare-kombëtare, kur na njoftoi miku i përbashkët, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar, Mr. Kadrush Radogoshi.

Mr. Kadrush Radogoshi, prej Gjakovës, ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi na njoftoi më tregoi se çka është duke punuar Hajdari dhe më tha:

“Mexhid, a keni mundësi me i ndihmue Hajdarit në këtë temë…?

Pa hezitim, pa ngurrim, iu përgjigja: Po, me gjithë dëshirë e gëzim...!

Pas afër dy-tri vjet pune, kërkimi, hulumtimi, bashkëpunimi, libri, së bashku me fjalorthin ishte gati për botim...

Por, libri me titullin: “POEZIA E BEJTEXHINJVE”, u vonue edhe dy-tri vjet deri sa u botue.

Libri, jo vetëm që u vonue, por edhe kur u botue me 1987, nga “Rilindja” në Prishtinë, emri i Hajdar Salihut nuk u shënue në kopertinë ! Pse? Sepse, Hajdar Salihu ishte atdhetar, atdhetar e kishte edhe vllaun, Jashar Salihu, prof. i gjuhë angleze në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, i cili ishte dënue në vitin 1981...

Përvec, veprimtarisë letrare, ai pati edhe një lloj veprimtarie tjetër, atë atdhetare.

Hajdari ishte dalluar për guximin e tij politik dhe vëllau Jashari veç ishte i dënuar dhe vuante dënimin prej disa vitesh, si familje konsideroheshin e pa përshtatshme politikisht e kundërshtare e hapur e ish-pushtetit politik dhe policor Jugosllav të asaj kohe në Kosovë.

Hajdar Salihu ishte ndër profesorët e parë, ku së bashku me disa kolegë të tjerë i’u nënshtruan procesit të diferencim ideo-politik, që aplikohej masa më e çoroditur nga policia e atij pushteti kolaboracionist.

Pas zbatimit të masave ideopolitike, kjo sillte pasojat e tjera ndëshkuese, jo vetëm politike, por edhe ekonomike, bojkote personale e familjare dhe sociale ashtu që pas ca kohe ndaj Hajdarit ishte aplikuar edhe masa e përjashtimit nga procesi arsimor dhe mbeti i pa punë për një periudhë të gjatë.

Motiv i të gjitha këtyre masave që i perjetoi Hadar Salihu ishte se ai nuk kishte pranuar që t’i gjykonte demostratat e vitit l98l , se nuk kishte pranuar të distancohej nga veprimtaria e vëllait të tij Jasharit, i gjykuar si armik i shtetit jugosllav. etj…
Hajdar Salihu, nuk u lëkund për as një moment nga qëndrimet e tij parimore prej një intelektuali dhe vazhdoi veprimtarinë e tij të pendës përmes shkrimeve, të cilat i botonte me anonim.

Botoi disa vepra me të cilat u dallua në mesin anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në ate kohë, duke marrë shpërblimin e parë në disa konkurse për vlerësimin e romanit më të mirë të vitit.

Më ndimën e njërit nga intelektualët më të shquar shqiptar, Hajdarit iu mundesua t’i përfundoi studimeve posdiplomike në Prishtinë, ashtu që iu krijua mundesia në fund të punoi si dramaturg e aktor pranë Teatrit popullor në Gjakovë, gjithashtu me kontributin e disa intelektualëve të mirëfilltë, pas të gjitha pengesave që i bënin vazalet e pushtetit politik në Gjakovë.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e afërm të Molliqit kurse normalen dhe ShLP në Gjakovë. Më tej vazhdoi studimet universitare dhe pasuniverzitare në UP, dega Gjujë dhe Letërsi Shqipe. Magjistroi me temën Poezia shqipe me alfabet arab në Kosovë.

Vdiq më 16 Dhjetor 1995.

Jashar Salihu(10 shkurt 1953 - 17 Dhjetor 2000)

Rezultati i imazhit për jashar salihu"

Jashar Salihu ishte vëllau i Hajdar Salihut, fëmija i katërt i familjës Salihu, djali më i vogël i familjes. Lindi në katundin Batushë, me 10 shkurt 1953. Mësimet fillestare i kreu në katundin Molliq, shkollën e mesme në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë e Letërsi Angleze, e kreu në Prishtinë.

Pas kryerjes së studimeve filloi punën në Deçan, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, si profesor i gjuhës angleze.

Gjatë shërbimit ushtarak në armatën jugosllave, zbulohet grupi i tij dhe dënohet me tetë vjet burg…Burgun e mbajti në Pejë dhe në Foça të Bosnjës, ku shok burgu, ndër të tjerë, e kishte Alia Izetbegoviçin, kryetarin e Bosnjës…

Pas daljes nga burgu, Jashar Salihu punoi si bujk i thjeshtë, me kosë e shati , sepse nuk e pranuen në arsim, as ky dorën askujt nuk ia zgjati…

Në vitin 1992 shkoi në Zvicër, ku e vazhdoi veprimtarinë atdhetare në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Në vitin 1993, Jashar Salihu zgjedhet kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit "Vendlindja thërret”…

Roli i tij ishte pazëvendsueshëm në Drejtorinë Politike të UÇK-së, ishte anëtar i Grupit për Marrëdhënie me Jashtë dhe përfaqësuesi i parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në Zvicër.

”Kosova nuk ka nevojë për lëmoshë”,- thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetëm borxhe. Troç i thoshte edhe para opinionit ndërkombëtar aspiratat e Kosovës, dhe tregonte rrugën që do të çonte në zgjidhjen e çështjes së saj:

"Të vetmet bisedime të pranueshme midis shqiptarëve dhe Beogradit janë ato që do të përcaktonin kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës", do të shprehej ai për gazetën amerikane "The Christian Science Monitor", me 16 prill 1998…

Me pak fjalë, Jashar Salihu ishte intelektual, atdhetar, i burgosur politik, diplomat, luftëtar i përkushtuar për lirinë e Kosovës dhe Gjeneral i UÇK-së…

Ndrroi jetë si Gjeneral i UÇK-së, me 17 Dhjetor 2000…

Kjo ishte "arsyeja" që libri "Poezia e Bejtexhinve" është vonue dhe emri i Hajdar Salihut në ballinë të librit nuk është shënue...

Hajdar Salihu disa vjet punoi në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë, por kur vëllau, Jashar Salihu, u arrestue, u burgos, u dënue, edhe vllaun e tij, Hajdarin, nga puna e larguen…

Më vonë, me anën e disa miqëve, u pranue në Teatrin e Gjakovës...

Hajdar Salihu, përveç që kishte ndjenja fetare-atdhetare, kishte talent edhe për krijimtari letrare…

Ka shkrue, kryesisht, prozë, kritikë letrare, tregime dhe romane….

Ka fitue disa herë çmimet, shpërblimet, për tregimet më të mira nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës…

Shkrimet e tij, meqë ishte i “diferencuem”, ishte i detyruem t’i botonte me pseudonimin Yll Jonuzi...

Mr. Hajdar Salihu ka botue këto vepra letrare:


1."Udha e ditës së nesërme", Prishtinë, 1990.

2."Jerina dhe Helmi", Prishtinë, 1994.

3."Raport për jetën paralele", Prishtinë, 1994.

4."Stina e mjegullës". Prishtinë, 1999....

5.”Baladë për kthimin e nizamëve”, Prishtinë, 2005



Me 17 dhjetor 2005, në dhjetë vjetorin e vdekjës dhe 30 vjetorin e krijimtarisë së tij, në Gjakovë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, u përurue romoni i tij “Baladë për kthimin e nizamëve”.

Falë angazhimit të mikut të tij, aktorit, shkrimtarit, Nimon Muçaj dhe mbështetjes materiale nga Ministria e Kulturës së Kosovës, romani “Baladë për kthimin e nizamëve”doli në dritë.

Në përurim, poeti, shkrimtari, kritiku letrar, Prof. Halil Haxhosaj, bëri një vështrim për librin, ku mes tjerash tha: “Në këtë libër ndihet fryma e pavdekësisë së shpirtit…”

Engjëll I. Berisha, poet, foli rreth biografisë së të ndjerit, Mr.Hajdar Salihu. Ndërsa aktori, shkrimtari, Nimon Muçaj, evokoi kujtimet e tij për Hajdar Salihun si shkrimtar, actor dhe njeri me vlera të larta kombëtare. Bardhyl Oseku, nga Drejtoria për Kulturë, tha se: “Romani është vazhdimësi e jetës dhe shpirtit të autorit, por edhe pasqyrim i shpirtit tone.”

Poeti, Muharrem Kurti, për romanin tha: “Ky roman dhe gjithë romanet e Hajdar Salihut janë proza eseistike psikologjike…”

Më në fund, për romanin “Baladë për kthimin e nizamëve” dhe personalitetin e Mr.Hajdar Salihut, folën M.Salihu, poeti Din Mehmeti dhe autori i këtij shkrimi, miku i tij, Mexhid Yvejsi…

Mr. Hajdar Salihu, përveç që ishte atdhetar dhe krijues letrar, ka qenë edhe besimtar. Kishte shumë dëshirë të ishte pranë shejhlerëve e hoxhallarëv, në veçanti nëpër “mexhliset” e këtyre bashkatdhetarëve.

Herë pas here shkonte në Bibliotekën e Bashkësisë Islame të Gjakovës, pranë Xhamisë së Hadumit, tek bibliotekisti, Mulla Bedri Kida, të cilin e kishte edhe koleg, kishin punue bashkë në Teatrin e Gjakovës…

Mulla Bedri Kida një ditë, ishte dita e enjte, i thotë:

“Hajdar, nesër është Dita e Xhuma, në të gjitha xhamitë hoxhallarët e mbajtë hytben (ligjëratën) javore, pra, s’po të them hajde tek unë, në “Xhaminë e Re”, por ja këtu në Xhaminë e Hadumit, xhamia e parë e qytetit, kryesorja…”

Hajdari i përgjigjët: “Vallahi, bilahi, Mulla Bedri, nesër kismet, n’Xhaminë e Hadumit m’ki…”

Të nesërmen, dita e xhuma, Hajdari erdhi në Xhaminë e Hadumit, e dëgjoi me vëmendje ligjëratën e hoxhës, e fali namazin e xhumas…Atë natë ndrroi jetë – kaloi në jetën e vërtetë…

Mr. Hajdar Salihu ndrroi jetë në Gjakovë, në vitin 1995, në moshën 55 vjeçare. U varros në vendlindje, në katundin Batushë, ku namazin e xhenazës e udhëhoqi, Mulla Bedri Kida, në prezencën e mijëra qytetarëve, në praninë shejhlerëve e hoxhallarëve; u varros me ceremoni fetare e kombëtare, duke na lanë prapa emër e vepra për kulturën e letërsinë shqiptare...

Kadrush Radogoshi e njihja që moti. E njihja Kadrushin si poet ,si shkrimtar , si eseist dhe si kritik letrar në Kosovë; por sot do ta kemi një bisedë virtuale me te , se si e njohin në Kanada .

“Kadrush Radogoshin e njihja që moti. E njihja Kadrushin si poet ,si shkrimtar , si eseist dhe si kritik letrar në Kosovë; por sot do ta kemi një bisedë virtuale me te , se si e njohin në Kanada .

Para se të shkojmë atje ta themi edhe këtë : “26 vjet më pare, më 28 mars 1989 u arrestuan pa vendim gjykate mbi 237 shqiptarë (kryesisht intelektualë), të cilët pushteti serb në Kosovë i konsideronte “të rrezikshëm për sigurinë publike” dhe u dërguan në izolim e u torturuan barbarisht nëpër burgjet serbe në Leskovc, Prokuple, Vranjë, Beograd etj. Në mesin e tyre isha edhe unë. Poezinë që po e publikoj më poshtë i dedikohet kësaj ngjarjeje.- thot Kadrushi
“Në burgun e Prokuples -Jam i izoluar…I izoluar jam – nga bari i rritur nëpër bazamente përmendoresh- nga yjtë rojtarë të shikimeve ëndërrimtare – nga ballkonet e vendlindjes të kthyera nga JUGU – nga dritaret e shtëpisë së fëmijërisë – nga logjika e luleve, nga vallëzimet e fluturave – jam i izoluar…”
….. Jam i izoluar_Evropë, të duhet apo s’të duhet -përralla për izolimin ‘dhe mesjetën e ringjallur?!…(1989)

Gazeta “Edmonton Journal” njëra ndër gazetat e mëdha Kanadeze ( 14 rubrika dhe 80 faqe të formatit të madh) kolumnën javore kushtuar letërsisë këtë radhë ia kushtoi Poetit, Shkrimtarit, Kritikut dhe eseistit, (ish Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ) Kadrush Radogoshi. Kolumna u prit shkëlqyeshëm në qarqet letrare Kanadeze. Kolumnen e ribotoi edhe “THE GAZETTE” e Montrealit në anën tjetër të Kanadasë. Qarqet letrare Kanadeze e trajtuan shkrimin si atraktiv, të shkëlqyeshëm e të tjera atribute dhe e publikuan nëpër web-faqet e tyre letrare. ( Përveq në portalet serbe të Kanadasë .fxh )

Pra , të shohim si duhet provokuar Perëndimi me aftësitë tona nga më të mirat e të bindemi se ata e dinë që jemi pjesë e tyre dhe se nuk kanë se kah të na përplasin . Jemi me rrënjë ; dhe bota pret që ne ta themi vet e pastaj ata i japin hapësirë mediatike; qëllimi i së cilës është që të bindin botën se kush janë shqiptarët.

(Ex-Kosovo author makes new start in Edmonton (By Michael Hingston, Edmonton Journal,)

“Edmonton Journal “ shkruan :“Kadrush Radogoshi ka qenë shumëçka në jetën e tij. Profesor (mësues) në ish Jugosllavi, përkthyes, disident politik, i burgosur politik dhe për më shumë autor i 16 librave të poezisë shqiptare, romaneve, kritikës letrare dhe publicistikës. Mirëpo, gjatë tri vjetëve të fundit ai ka qenë diçka tjetër: Edmontonas. Radogoshi erdhi këtu nga Kosova më 1 Shtator 2010 së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijtë e tyre të rritur dhe ky proces nuk ka qenë nuk ka qenë i lehtë dhe i pabrenga. Ai dhe gruaja e tij i lëshuan vendpunimet e tyre prestigjioze si profesor respektivisht mjek familjar.

Dhe më tutje lexojmë “Në vitin 1981, kohën e një vale protestash kundër Partisë komuniste sunduese, Radogoshi ishte profesor i shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes Gjakovë. Në një mbrëmje, Radogoshi thot se ishte dëshmitar i ngjarjes kur policët jugosllavë i provokuan dhe pastaj gjuajtën me armë në dy nxënës të tij drejtpërdrejt në mesin e rrugës me shumë njerëz. Njëri nga nxënësit vdiq nga plagët. Ditën tjetër, megjithatë zyrtarë shtetëror erdhën në shkollë dhe u përpoqën ta arsyetonin vrasjen e studentit dhe ta shpallnin atë fajtor. “Një gjë e tillë ishte e palogjikshme,” thot Radogoshi, “dhe unë publikisht kundërshtova.” Ai ka qenë burgosur për përpjekjet e tij. Dhe, më 28 Mars 1989 kur autonomia e Kosovës u revokua nga Sllobodan Millosheviqi, Radogoshi ishte njëri më shumë se 200 intelektualët shqiptarë të arrestuar dhe të burgosur. “Pa kurrfarë vendimi apo aktgjykimi të gjykatës,”

Michael Hingston : “Tash, pas shumë vitesh lufte kundër censurës dhe tiranisë në Kosovë, Radogoshi është i gatshëm të provojë diçka të re në Edmonton. Për një gjë, ai ka filluar të shkruaj anglisht dhe poezia e pare i është përkushtuar mësueses së tij në NorQuest College. Radogoshi është gjithashtu edhe anëtar i “Borderlines Writers Circle” (Writers-in Exile) në Bibliotekën Publike të Edmontonit, përmes të cilit është paraqitur si pjesëtar e një paneli në “LitFest”- in e sivjetshëm. “Qëllimi im është të botoj ndonjë gjë në anglisht,” thot Radogoshi. “Unë do të përpiqem. Unë trajtoj shumë motive universal. Ato janë të njëjta gjithkund. Por, pikëvështrimi im është i ndryshëm, sepse unë vie nga një realitet tjetër. Unë vij nga ferri.”

“Unë vi nga ferri ! “një fjali që në qarqet serbe të Kanadasë kishte pasur jehonë të madhe ne sensin negativ se pse Kadrush Radogoshi , me këtë tregonte që deri para luftës (1999 ) Kosova ishte shndërruar në ferr për shqiptarët; pra nuk ishte ajo Kosova se si e përshkruanin serbët në arsyetimin e tyre para botës.

Jemi me rrënjë ; dhe bota pret që ne ta themi vet e pastaj ata i japin hapësirë mediatike; qëllimi i së cilës është që të bindin botën se kush janë shqiptarët. Serbët nuk prajnë së poshtëruari kudo që janë; paramendoni aty ku Kadrushi thotë : “Në vitin 1981, kohën e një vale protestash kundër Partisë komuniste sunduese…..” shikoni reagimin serb në portalin “Republican Riot : shkruar nga Julia Gorin thuhet që demonstratat e vitin 1981 ishin “ nostalgji fashiste- Otomane e rinisë së Kosovës.”

E shihni ? se ku gjuajnë serbët .!!!!!

(If life here in Edmonton has sometimes been difficult, it’s nothing compared to what Radogoshi has already endured. In 1981, amid a wave of protests against the ruling Communist party [does he mean the fascio-Ottoman-nostalgic Albanian race riots of 1981?],)

Por sidoqoftë , ne Kadrushit i dëshirojmë shumë suksese në prezantimin e vlerave shqiptare në Kanada,shkruan mes tjerash publicisti nga Gjakova Fahri Xharra.

Abdyl Kadolli( 10 .11. 1946 -16.04.2019)


Abdyl Kadolli ,lindi më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës. Kishte mbaruar studimet themelore dhe ato pasuniversitare (1974) për letërsi në Prishtinë. 

Ka shkruar poezi, humor dhe shkrime publicistike që nga koha kur kishte punuar në gazetën “Rilindja”.

Për të gjallë kishte botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit” (“Rilindja”, Prishtinë, 1998) dhe veprën publicistike “Ora kombëtare” (“Ars”, Prishtinë, 2001).
Nga viti 1993-1998 ka qenë sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës. Për shkak të aktivitetit në këtë forum, ai ua kidnapua dhe u torturua rëndë nga policia e sekrete serbe. 
Nga viti 2010-2019 ka qenë redaktor e kryeredaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së, ndërsa nga viti 2013-2017 edhe anëtar i Kryesisë së LSHK-së.
Në kuadër të aktiviteteve në LSHK ka qenë edhe koordinator i festivalit poetik ndërkombëtar “Drini poetik”.
Vdiç në Prishtinë më 16 prill 2019.


Zekë S. Sinanaj(1957-)


Fotografia e Nifka Dhimshem Dhe Nassi

Zekë  S. Sinanaj u lind më 2 korrik 1957 në Isniq të Deçanit. Ka mbaruar studimet bazike të juridikut, në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1984 ka punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës (RTK) deri në vitin 1990 kur edhe janë larguar dhunshëm nga regjimi serb. Gjatë 90-tave ka shkruar për gazetat: ‘’Bujku’’, ‘’Gazeta Shqiptare’’, ‘’Kombi’’ dhe ‘’Dielli’’. Reporter për Radio Zagrebin, në emisionin informativ në gjuhën shqipe, ku poashtu gjatë kësaj kohe ka qenë ndër drejtuesit e Qendrës për Informim të Kosovës – QIK- në Deçan.

Reporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai ka raportuar për zonën e Dukagjinit në medium të ndryshme, si ajo e RTSH-së, Radio Tirana, si dhe për Zërin e Amerikës. Pas luftës ka vazhduar punën si gazetar dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Fillimisht ishte i angazhuar në edicionin e lajmeve, ndërkohë ka udhëhequr emisionet informative-politike: ‘’Intervista e Javës’’ dhe ‘’Pro et Contra’’. Ka realizuar 11 filma dokumentarë dhe shumë reportazhe nga të gjitha trevat shqiptare.

Bardhyl Çaushi


Rezultati i imazhit për BArdhyl qaushi"

Bardhyl Çaushi u lind më 15 gusht të vitit 1936, në qytetin e bukur të Gjakovës.  Bardhyl Çaushi, në vitin 1999 u kidnapua nga forcat ushtarako-policore serbe dhe konsiderohet i zhdukur.

Shkollimin  fillor Bardhyl Çaushi  e kishte përfunduar në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin e Prishtinës me sukses të shkëlqyeshëm. 

Në vitin akademik 1955/1956, z. Çaushi e regjistroi fakultetin juridik në Universitetin Shtetëror të Beogradit, ndërsa pas përfundimit të semestrit të parë ishte transferuar në Universitetin Shtetëror të Shkupit në të njëjtin drejtim, ku kishte përfunduar studimet universitare në muajin shtator të vitit 1959, me notën mesatare 9. 

Për Bardhyl Çaushin thuhet që ka qenë student i dalluar dhe kishte prirje profesionale edhe pse ishte në moshë të re. Pas përfundimit të studimeve universitare, z. Çaushi ishte punësuar si referent në Gjykatën Komunale në qytetin e Gjakovës. 

Ndërsa në vitin 1960 ishte i detyruar nga ligjet shtetërore të Kosovës ta kryente shërbimin ushtarak. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak ishte emëruar si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale të qytetit të Gjakovës, ndërsa në fund të vitit 1965 z. Çaushi si profesionalist i lartë emërohet si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në qytetin e Pejës.

 Në muajin shkurt të vitit 1967 u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës dhe në fillim të vitit 1969 u shkarkua nga ky funksion për ta përfunduar karrierën e tij në sistemin gjyqësor.

 Gjatë punës së tij si gjyqtar pranë gjykatave të lartcekura, z. Çaushi ka treguar rezultate të shkëlqyera, e veçanërisht në kontestet civile.

Pas shkarkimit të tij nga funksioni i kryetarit të Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës, në muajin qershor të vitit 1969 ishte zgjedhur si bashkëpunëtor i lartë për lëndën “E drejta romake” në gjuhën shqipe pranë drejtimit të atëhershëm Juridiko-ekonomik ende pa u themeluar Universiteti i Prishtinës.

 Ndërsa në vitin akademik 1969/70 i regjistron studimet postdiplomike pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Beogradit në drejtimin Civilo-juridik deri në vitin 1972.

 Pas themelimit të Universitetit të Prishtinës në vitin 1970 z. Çaushi inkuadrohet në Fakultetin Juridik si asistent i lëndës së të drejtës romake, ku e ligjëronte profesori Ivo Puhani. 

Nga viti 1973 deri në vitin 1978 gjatë funksionit të tij si asistent i së drejtës romake, z. Çaushi ishte në përgatitjen e tezës së tij shkencore të magjistraturës, ku e kishte mbrojtur me sukses shumë të lartë me 25.02.1978 pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Beogradit.

 Ndërsa, në vitet e 80-ta bëhet edhe profesor i së drejtës romake dhe pas angazhimeve të tij në fushëveprimtarinë e tij profesionale dhe shkencore, z. Çaushi më 10.05.1989 e kishte mbrojtur tezën e doktoratës me sukses të lartë pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Zagrebit në drejtimin civilo-juridik. 

Ndërsa në fillim të vitit 1989 Prof. Dr. Bardhyl Çaushi bëhet dekan i Fakultetit Juridik dhe ishte njëri ndër kundërshtuesit më të fuqishëm së bashku me akademikun Gazmend Zajmi për suprimimin e autonomisë të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe ishte përkrahësi më i madh së bashku me akademik Fehmi Aganin për hartimin e Deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990 dhe hartimit të Kushtetutës së Kaçanikut që e kishte hartuar akademik Prof.Dr.Gazmend Zajmi. Prof. Dr. Bardhyl Çaushi ishte kryetar i parë i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës.

Bardhyl Çaushi gjatë karrierës së tij si jurist i spikatur njihej me fjalimin e tij të mbajtur me 30 maj të vitit 1991 përpara Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës.

 Për këtë arsye me 09 shtator të vitit 1991 ia ndërpresin edhe marrëdhënien e tij të punës si dekan i Fakultetit Juridik dhe si profesor i lëndës së të drejtës romake.

Gjatë ushtrimit të profesionit si kryetar i Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës në vitin 1968,  Bardhyl  Çaushi bëhet pjesë e Komisionit për ndryshimet Kushtetuese së bashku me disa intelektualë të tjerë siç ishin: Prof.Dr. Fehmi Agani, Prof.Dr.Gazmend Zajmi, Prof.Dr. Dervish Rozaja,Prof.Dr. Syhra Popuvci, Prof.Dr. Ali Hadri, Rrezak Shala etj., që kërkonin përkrahje nga udhëheqja politike e jugosllave ta miratojnë kërkesën për shpalljen e Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. 

Ndërsa, kërkesa e dytë e Bardhyl  Çaushi dhe intelektualëve të lartcekur ishte krijimi i institucionit më të lartë shtetëror të fushës shkencore, në këtë rast që është Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ku qëllimin e tyre e arritën më 20 dhjetor të vitit 1975.

Motivi i tij për intelektualizëm asnjëherë nuk kishte të ndalur pasi që së bashku me disa intelektualë të tjerë të Universitetit të Prishtinës, ku u bënë pjesë në vitet e para pas themelimit të tij, ai në cilësinë e profesorit ishte përcaktuar të merrte pjesë si përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranë më 20 deri 25 nëntor të vitit 1972, ku kishin marrë pjesë 87 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare.

 Ndërsa, përsëri  Bardhysh  Çaushi caktohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të jetë kryetar i delegacionit në bisedime në mes Ministrisë Arsimit të Kosovës me atë të Republikës së Shqipërisë, ku arrihet Marrëveshja e Arsimit, ku sivjet festohet 40-vjetori i saj, objektiva e saj ishte bashkëpunimi i plotë në mes dy vendeve në aspektin edukativo-arsimor dhe promovimin e diplomacisë arsimore jashtë vendit.

Prof. Dr. Bardhyl Çaushi vlerësohet si pishtari i parë i Jurisprudencës shqiptare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë, pasi që ishte profesori i parë shqiptar i së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinë, pas Ivo Puhanit ku lënda E drejta romake ligjërohej në gjuhën sllave-serbe, ndërsa me ardhjen e tij si profesor E drejta romake ligjërohej në shqip. Z. Çaushi njihet edhe për një kontribut tjetër si profesor pasi që e ka përkthyer veprën E drejtës romake nga gjuha serbo-kroate në gjuhën shqipe, për këtë arsye konsiderohet si profesori që ka vënë bazat e para në jurisprudencën shqiptare.


Një karakteristikë e veçantë e profesor Bardhyl  Çaushi në vlerat e tij patriotike shqiptare tregohet në një rast ku ishte në një mbledhim familjar në vitin 1969, në atë kohë e kishte funksionin e kryetarit të Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës dhe kishte kënduar një këngë patriotike, e cila burimin e saj e kishte në kryeveprën e At Gjergj Fishtës në“Lahutën e Malcisë” të Krajl Nikollës, ai ishte lajmëruar nga disa persona të caktuar për prishen e regjimit politik të kohës, ky veprim i tij patriotik e kishte dërguar drejt shkarkimit të funksionit të tij nga kryetari i Gjykatës Komunale të qytetit Gjakovës.

Këmbëngulja e familjarëve të Prof. Dr. Bardhyl Çaushit dhe ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës dhe më ndihmën e KFOR-it, u bë e mundur që eshtrat e tij të kthehen në vendlindjen e tij, ku rivarroset në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Gjakovës, ku lamtumira e tij e fundit ishte bërë nga një turmë shumë madhështore.



Prof. Dr. Bardhyl Çaushi për kontributin e karrierës së tij është dekoruar me këto dekorata të larta të cilat janë ëndrra e secilit mësues, arsimtar, profesor, profesor universitar, dekan dhe rektor, mirëpo  Bardhyl  Çaushi kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e arsimit në Kosovë gjatë viteve 70-80 dhe ishte përcaktuar përfaqësues i delegacionit të arritjes së Marrëveshjes së Arsimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas themelimeve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Për këtë arsyeje z. Çaushi ka marrë mirënjohje më të larta të shtetit si:

1. Medaljen e Artë të Pavarësisë,

2. Medaljen e Artë,

3. Mësues i Merituar,

4. Medaljen e Artë Presidenciale të Meritave.

Flori Bruqi

Rexhep Hoxha(1929- 12 korrik 2019)

               Vdiq shkrimtari Rexhep Hoxha
                 

Rexhep Hoxha, lindi në Gjakovë, në vitin 1929. Ishte shkrimtar e profesor. Ai i takon brezit të parë të shkrimtarëve për fëmijë në Kosovë.

Mbaroi shkollimin fillor dhe Normalen në Gjakovë, ndërsa studimet për gjuhën shqipe i kreu në Beograd. Një kohë punoi mësues në Pogragjë të Gjilanit e pastaj profesor në Normalen e Gjakovës dhe të Prishtinës dhe në gjimnazin e Mitrovicës.



Më vonë, deri në pensionim, ligjëroi lëndën letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Punoi edhe si redaktor në “Rilindjen për fëmijë” dhe në emisionet për fëmijë të Radio Prishtinës.

Është autor i librit të parë për fëmijë të botuar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë (“Gjethe të reja”).

Botoi edhe libra të tjerë për fëmijë dhe për të rritur me poezi, tregime, romane për fëmijë, libra me poezi për të rritur, si dhe shkrime diskursive për letërsinë etj. Me librat e tij u rritën breza të tërë shkollarësh në Kosovë, sidomos atëherë kur kishte pak libra shqip.

Në poezinë tonë për fëmijë prof.Rexhep Hoxha ,u bë i njohur me personazhin e tij Picimuli, një fëmijë simpatik, i cili lexuesve të vegjël u shërbeu si shembull i mirë në rritën dhe edukimin e tyre të shëndetshëm.

Romani “Lugjet e verdha” vjen si roman i parë i mirëfilltë në letërsinë shqipe për fëmijë në përgjithësi, i cili, si edhe disa romane të tjera të tij ("Verorja", ”Lugjet e verdha” II) ndërtohet nëpërmjet gërshetimit të përrallës me motive reale. Hartoi edhe tekste shkollore. Veprat e botuara: "Gjethe të reja" (1953), "Picimuli" (1956), "Mbi krahët e fluturës" (1959), “Pika vese” (1966), "Lugjet e verdha" (1967), “Vargu idhnak” (1971), “Micimiri” (1976), “Lulëzo, vendi im” (1973), "Zëri i pyllit" (1974), "Tokë trëndafilash" (1979), Terorja", (1983), "Zogu i qiellit" (1984), "Kënga e Cupërliqes" (1989), "Picimuli në Poroj” (2000) etj.

Rexhep Hoxha në letërsine tonë bashkëkohore për fëmijë është i njohur jo vetëm si poet, tregimtar, por edhe si romansier. Romani i tij “Lugjet e verdha” është një ndër veprat më të lexuara të kësaj letërsie. Sikurse “Lugjet e verdha” ashtu edhe romani, “Verorja” është bazuar në letërsinë tonë gojore. Kjo vepër është frymëzuar nga përralla jonë popullore “Mbreti dhe tri motrat”.

Mirëpo, nëse e krahasojmë përrallën popullore dhe veprën e Rexhep Hoxhës, vërejmë dallime rrënjësore.

Autori i romanit ngjarjen e ka zhvilluar duke mos iu përmbajtur besnikërisht përrallës dhe parimeve të saj.


Vetë personazhi kryesor i kësaj vepre, Verorja nuk është bartës i veprimit kryesor. Në shumë situata Verorja as që është e pranishme.

Mirëpo, kjo nuk mund të merret si e metë e kësaj vepre.

Parimet e një zhanri gjatë procesit kreativ, mund të mos respektohen, por në këto raste lypset që i procedimi i ri i shkrimit, të sjellë diçka të re dhe të vlefshme në pikëpamje letrare.

Jemi të mendimit se në këtë aspekt Rexhep Hoxha një sukses të tillë e ka arritur.

Ngjarja zhvilohet nëpërmjet rrëfimit, që rrënjësisht shquhet nga i njejti procedim që e vërejmë në paraqitjen e ngjarjes në përrallë. Nëse krahasohet struktura narrative e kësaj vepre me atë të romanit të parë “Lugjet e Verdha”, po ashtu bie në sy një dallim i qartë.

Tani në mënyrë më të zhdërvjelltë dhe dinamike rrëfehet ngjarja. Lirizmi që ka qenë element i veprës së parë, në romanin e ri pasurohet me elemente të reja shprehëse.

Personazhet e romanit si bartës kryesor të ngjarjes, janë paraqitur me mjeshtëri.

E tillë është për shembull, Shkelja, gruaja e parë e Dasho Rrapit i cili grabiti për grua Veroren. Ndaj Verores, Shkelja sillet në mënyrë dhelpërake.

Ajo bashkë me Galushen, shërbëtoren e saj, arrin qëllimin e vet për ta përzënë dhe për ta vënë Veroren në pozitë të mjerueshme: faktikisht pasi lind Verorja fëmijë: Hënën dhe Yllin, ia merr foshnjet Verores dhe në vend të tyre ia ven kësaj në gji dy këlysh.

Në këtë rast Dasho Rrapi i mashtruar shumë keq nga gruaja e parë, urdhëron që të çohet Verorja në stele bashkë me këlyshët. Siç vërehet edhe emrat Shkelja dhe Galusha kanë domethënie figurative.

Ato personifikojnë shpirtëkeqësinë e tyre. Sa i përket karakterit të Veronës mund të themi se ajo pajtohet me fatin e vet.

Mu atëherë kur del e vërteta në shesh, që është paraljmëruar, Verorja thotë: “Pse i ngujuat ato, (këtu ëshë fjala për Shkelen dhe Galushën) më mirë të më kishit lënë mua aty”.

Një personazh tjetër, Sqeparti është zog i cili përcjell ngjarjen shqetësuese dhe i ndihmon Verores. Në romanin “Verorja” pikëpamjet sociale dhe etike janë strukturuar me mjeshtëri.

Kjo vërehet në mënyrë mjaft të bindshme në dialogun dinamik që zhvillojnë Qeli dhe Quli. Qeli kërkon që në jetë të bëhen kompromise. Ai i thotë Qulit: “Kah shkon bota shko edhe ti”.

Ai i përgjigjet: Po të gënjej bota duhet edhe unë të gënjej. Mjaft tërheqëse në këtë vepër është edhe legjenda që flet për Tarapushin, qenien përbindëshe që dikur ka qenë njeri dhë është shndërruar në zog përbindësh, që në vendin e tij, në Rrasën e Gurit, kush shkonte e shndërronte në gur.

Tarapushin, faktikisht e ka mësuar jeta e vrazhdë dhe e padrejtë të sillet në mënyrë të tillë.

Në këtë rast imponohet qëndrimi sakrifikues dhe trimëror i Yllit, i cili pasi ka dhënë besën vendos të shkojë atje.

Edhe pse e di se ç’e pret në vendin e Tarapushit, ai niset të shkojë. SI thekson Ylli trimërisht: “Më e shtrejtë është besa se jeta ime”. Romani duket se është i papërfunduar. Por kjo nuk duhet të vërehet sipas parimeve të ngurrta tradicionale.

Autori mund të vazhdojë ngjarjen në ndonjë vepër tjetër, por nuk është i detyrueshëm. Shumë çka në jetë mbetet torzo, e pambaruar. Kjo është filozofia dhe kuptimi i jetës në përgjithësi. Vështrimi është emetuar në emisionin Tribuna e Kritikës ne Radio Prishtinë, me 1983.


Flori Bruqi

Jusuf Gërvalla(1 tetor 1943-18 janar 1982)



Rezultati i imazhit për jusuf gervalla"

Jusuf Gërvalla lindi në Dubovik(Burrëmadh), më 1 tetor 1943.



Jusufi bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe Kadri Zekën u vranë më 18 janar 1982 , nga Shërbimi sekret Jugosllavë në lokalitetin Untergruppenbach pranë Shtutgartit në Gjermani .



Atentati ka ndodhur, përderisa drejtuesi i veturës (BMW 316, targa: HN CY 353) nxirrte veturën nga garazhi, duke e drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit.

 Në mot me borë, diku në 40 metrat e para vetura ka ndaluar pasi që nga një vend ndërtim në anë të djathtë, një person nga një distancë prej tre metrave ka shtënë.

 Krahas kësaj, një person tjetër ka gjuajtur dhe ju ka afruar asaj për të vërtetuar se ia kanë arritur qëllimit.Fqinjët, të frikësuar nga krismat, i shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Vetura ka mbetur e ndezur, pasi që Bardhoshit i kishte mbetur këmba në pedalin e gazit.

 Si pasojë e kësaj, vetura ka vazhduar më tutje të ecën derisa përplaset me një garazhe. 

Gjatë kësaj kohe, drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës, Bardhosh Gërvallën, 31 vjeç, i goditur nga gjashtë plumba, Kadri Zekën i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”.

Në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë “Ka qenë UDB-ja”.Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime.

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat e kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. 

Një polic në vendin e ngjarjes thotë: “E tëra dukej si pas një ekzekutimi”.Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i, Siegfried Hübner: duhet qëlluar me katër plumba, “tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse”.

Koha dhe atentati ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite.

Ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar. Ka qenë themelues i grupit marksist-leninist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.


 Jusuf Gërvalla ,ishte themelues i Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës që më pas u nda në dy fraksione Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të mbramin e kryesonte Gërvalla.


Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.



Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar.



Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri".



Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale.



Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr".



Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta".



Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.



Veprat letrare :



Fluturojnë e bien (1975)



Kanjushë e verdhë (1978)



Shtëpia në kornizë



Skena nga jeta e fshatit



Shenjat e shenjta (1979)



Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare, Prishtinë: Ora, 1992.

Jusuf Gërvalla para së gjithash ishte dhe mbetet një poet nga më të rrallët në letrat shqipe, një prozator me shpirt filigrani, një dramaturg që veçoi momentin e flijueshëm letrar për ta bërë më të kapshme e të dobishme idenë atdhetare, një këngëtar e kompozitor me talent vullkanik, një shqipërues me ndjenjë të hollë për kuptimet, gjuhën e tingëllimet, një publicist me gamë të gjerë interesimesh, por edhe një piktor që la dëshmi jo të pakta të prirjes prej artisti.

Gërvalla në asnjë fushë të krijimtarisë së vet nuk brodhi së koti duke kërkuar identitetin e vet krijues, të cilin kishte zënë ta përftonte që në hapat e parë krijues. Pra, Gërvalla qe, siç thuhet, krijues i herës së parë. Tek ai çdo gjë ishte e dorës së parë. Ai nuk u mor kurrë me gjëra të dorës së dytë e të tretë. Fuqia e madhe e njeriut qe ajo që bënte shpërthime të shumta e të fuqishme në qenien krijuese të tij. Ndërkaq një forcë tjetër e tij, kriteri i rreptë i artistit, ishte ajo që vinte “penda” kriteresh të rrepta dhe vinte harmoninë mbi ato shpërthime. Gërvalla artin e vet kishte zënë ta krijonte shumë heret, në moshën e vet mitare, për ta pritur atë të vinte i pjekur në kohë. Kështu brenda një periudhe kohe prej katër vjetësh ai botoi tre libra të poezisë: Fluturojnë e bien, 1975; Kanjushë e verdhë, 1978 dhe Shenjat e shenjta, 1979, që ishin fryt i një pune që zgjati sa gjithë jeta e tij. 

I po kësaj periudhe kohe është edhe romani i tij Rrotull, i cili u botua pas vdekjes së autorit, më 1983, kurse pak më e vonshme ndoshta është drama Procesi, që u botua më 1984. 

Është vepra e Jusuf Gërvallës, harmonia e saj e mrekullueshme me personalitetin e autorit dhe bëmat e tij, ajo që i kishte çelur atij shumë udhë e shumë mundësi në jetë, mirëpo ai kishte zgjedhur udhën më të vështirë dhe mundësinë më të lavdishme: martirizimin për kombin dhe atdheun. 

Sado që në historinë e qytetërimit shqiptar një harmoni e tillë është provuar me qindra herë, ajo që lidhet me Jusuf Gërvallën, me veprën dhe bëmat e tij, është ndër më sublimet, prandaj meriton të vihet në njërin ndër piedestalet më të larta, aty ku ia bëri vendin ai.


Shaip Beqiri shkrimtar nga Prishtina shkruan :"... Vepra e Jusuf Gërvallës ka emër dhe nder. Asaj duhet t`i ruhet përherë i pastër emri i krijuesit të saj dhe t`i bëhet nderimi i thellë. 

Në këtë drejtim është bërë një punë me vlerë me botimin e plotë të veprës letrare të Jusuf Gërvallës në Prishtinë dhe të një monografie për udhën jetësore të këtij shkrimtari e atdhetari me një titull kuptimplotë Fati i luleve nga Kadri Rexhaj, njëri nga miqtë më të mirë dhe njohësit më të thellë të Jusuf Gërvallës. Kjo punë duhet të vazhdohet më tej me botimin e plotë të veprave të Jusuf Gërvallës në fushë të muzikës e të artit figurativ, e sidomos me krijimtarinë e tij në lëmë të gazetarisë e të publicistikës, të cilën ai e ka krijuar në një periudhë të gjatë kohe. Botimi i plotë dhe me kompetencë i veprave të një autori është nderimi themelor që duhet t`i bëhet çdo krijuesi, e kur kjo gjë ka të bëjë me krijues si Jusuf Gërvalla, ky nderim duhet të bëhet në mënyrë të veçantë. Pikërisht këtu e shoh atë lloj egoizmi që dëfton historia ndaj kulturës"..., shkruan Beqiri.Shaip Beqiri .

 Thënë më saktësisht, është mosnjohja dhe indiferenca e atyre që nuk mbërrijnë dot të rrokin thelbin e të dytës, prandaj shtrëngohen që me çdo kusht ta përplotësojnë atë në mënyrë jo fort fatlume me të parën, duke i kthyer jo rrallë që të dyjat në një zhurmë të mërzitshme. 

Një qasje e tillë më së paku mund të bëhet kur është fjala për Jusuf Gërvallën, personaliteti dhe vepra e të cilit ka një drejtpeshim e harmoni të rrallë brenda vetes.

Flori Bruqi 


Masar Stavileci (12.12.1935-09.10.2016)

Rezultati i imazhit për masar stavileci"




 Masar Stavileci, ka qenë profesor në Kolegjin AAB dhe Rektor i parë i tij.



Ka mbaruar Normalen në Prishtinë dhe studimet universitare në Universitetin e Beogradit( dega e frëngjishtes). Një kohë punoi gazetar në gazetën “Rilindja”, prej nga pas mbarimit të studimeve pasdiplomatike u zgjodh ligjërues në Fakultetin e atëhershëm Filozofik, në degën gjuhë e letërsi frënge.



Gjatë viteve që punoi në “Rilindje” si gazetar, shkroi e botoi vështrime e ese letrare për vepra e autorë frëng, por edhe shqiptarë, ndërsa është edhe përkthyes i disa veprave nga gjuha frënge në shqip. Kujtohet për kulturën gjuhësore dhe kujdesin deri në fanatizëm të zbatimit të standardit të gjuhës bashkëkohore shqipe.



Ka specializuar në Universitetin e Zagrebit dhe të Sorbonës, në Paris. Ka mbrojtur magjistraturën në Zagreb. Ka bërë kërkime të gjata shkencore të doktoratës kryesisht në Paris e në Tiranë. Ka mbrojtur doktoratën në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Ka qenë dhe profesor i këtij universiteti deri me 2003.



Masar Stavileci ka botuar një numër të konsiderueshëm vështrimesh, kritikash e studimesh letrare në gazeta e revista të specializuara në Kosovë , në Shqipëri, në Francë, në Angli, si dhe në disa nga republikat e ish- Jugosllavisë. Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume, sesione dhe projekte shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Është marrë dhe me përkthime letrare nga gjuhët e huaja në shqip. Ka bërë përkthimin e romanit “Neveria” të filozofit dhe të shkrimtarit të madh francez Zh.P. Sartre.



Punimet e tij janë botuar nëpër revista të njohura shkencore e letrare të Kosovës dhe në qendrat e republikave të ish-Jugosllavisë, në Shqipëri, Francë.

Ishte pjesëmarrës në shumë kongrese, simpoziume dhe bashkautorë në projekte nga fusha e artit të letërsisë brenda Kosovës dhe jashtë saj.



Ka botuar dhe disa vepra, prej të cilave po përmendim:



”Iluminizmi në Letërsinë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, Prishtinë, 1990;



“Tema letrare franceze”, Prishtinë, 1996;



“Apologji e Çështjes Shqiptare”, Prishtinë, 1998;



“Iluminizmi shqiptar”, bot. II; Tiranë, 2000,



“Elemente të stilistikës letrare” , Prishtinë, 2005;



” Apologji e Çështjes Shqiptare”, bot. III, në 100-vjetorin e Pavarësisë, Tiranë, 2012.

Nimon Muçaj (1952-)


Nimon Muçaj.jpg

Nimon Muçaj lindi më 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. 

Studioi gjuhë dhe letërsi angleze. Kreu shkollën e lartë për aktor në Prishtinë më 1973.

 Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. 

Që nga viti 1977-2006 punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Ishte drejtor ne teatrin Istref begolli Peje 2011-2017. 

Deri tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe video professional filmike. Tani është në pension. 

Nimon Muçaj ka bere shume regji teatrore, filmike dhe dokumetrae. 

Me filmin Pushka nr 56296 ka marre pejse ne festivalin e filmit ne Zlin te Çekisë me 1999 Deri tani ka botuar: 

1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 

2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91

 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 

4. “Baladë për borën e kuqe” roman - Euroriilindja Tiranë 1999

 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinë 2002. 

6. “Salih Çekaj - Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” - monografi- Gjakovë 2003.

 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi.

 8. Ditët e buburrecit – roman –Rozafa- Ministria e Kulturës së Kosovës 2004, 

“Guximi s’ka gojë” roman Faik Konica -Ministria e Kulturës së 2014. 

Nimon Muçaj jeton ne Llukë të Epërme dhe tani është aktor, regjisor dhe shkrimtar i lire.

 Ai u pensionua në maj të vitit 2017. Jeton Në Llukë të Eperme dhe Gjakovë.

Disa nga rolet

Vuçi Pasha “Nora” Andrera Skanjeti 1971, Shpendi “Bajram Curri” 1975

Tuç Maku “Toka e Jonë” 1976,

Regjisor e aktor

Plaku te “Stina e Kuqe” Fatmir Gjata 1976, “Besa e Madhe” 

Mirash Markaj 1979

Ne Teatrin e Ferizajt

Profesori, “Ngjarja ne Vishi” Artur Miler 1975

Disa nga rolet ne Teatri Popullor Gjakove

Orhani “Fisheku në pajë” e F. Krajës 1977, Valteri “Intrigë e dashuri” F. Shiler 1979,

Fahredini “Njëriu me top” e D. Agollit 1981,

“Kukudhi” te “Unë Halil Garria e B. Musliut 1983,

Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnë” e R. Qosjes- 1985,

Kryetari i pushtetit lokal “Babai im kulak socialist”-T. Partliq, 1985,

Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotë jo” e A. Buzës 1985,

Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovës- 1987,

Kryetari te “Hëna prej Letre”- M. Kraja 1990,

“Qytetari Fisnik” Molieri 1993,

Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995,

Roja “Antigona” e Sofokliut 1996,

Prifti “Të fala nga Shkodra” Emin Kabashi,

Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000,

Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003,

Oficeri te “Antigona e re”- M. Krasniq, 2003

Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004,

Hamleti, regjia Agim Selimi etj.

Njeriu prej dheu- regjia Agim Sopi

Etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...