Iljaz Prokshi lindi në Fortesë(ish Vërbovc) të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera.Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi.
Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.
Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues.
Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete.
Poezite e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botoje ne gazetat dhe revistat letrare te Kosoves me 1966. Ishte ne moshe te re kur u paraqit ne letersi dhe vinte me nje pervoje qe e kishte arritur gjate leximit te shkrimtareve me moderne shqiptare dhe te huaj.
Botoi ne gazeten Rilindja, revisten letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zeri, Plejada, Koha ditore dhe ne disa gazeta me pak te njohura, qe botohen ne Kosove, si dhe ne periodikun shqiptar ne Shkup te Maqedonise, si Flaka dhe Jehona,Top kultura,Spektri në Zvicër, Trojet tona në New York etj.
Iljaz Prokshi i takon plejades se krijuese avangardë të Kosovës.
Ne konceptet estetike te tij shquhet me idene e nje fillimi te ri ne letersine shqipe, duke krijuar nje letersi qe eshte simbol i artit modern.
Pak kohe me vone ai botoi edhe tregimet e para, gjithnje ne kerkim te rrugeve dhe mjeteve te reja letrare. Si student ishte shume aktiv ne jeten kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese per letersine. Fitoi pothuajse cdo vit cmime letrare, per poezi ose tregime, ne konkurset letrare, qe shpallnin gazetat dhe revistat e kohes. Iljaz Prokshi, ne konkurse te tilla eshte nderuar prej cmimit te pare gjer ne çmimin e trete.
Per vepren e tij si ne poezi dhe ne proze kane shkruar kritike te njohur te vendit, ndersa rezonance e te gjithe ketyre, eshte se vepren e Prokshit e pershkon fryma e modernitetit.
Tek ky krijues, te shkruarit eshte gjithmone ne sherbim te kerkimit dhe te ideve filozofike, kurse ne qender te shqetesimeve te tij eshte njeriu, i rrahur mes ererave te absurdit dhe revoltes, kundruall nje realiteti te hidhur, me kuptim, qe qenia njerezore t’i iken karakterit negativ, te prezantoje ato vlera qe shquhen per vizionin e nje bote te fresket dhe te delire, shenjuese per kohen dhe hapesiren.
Lexuesit e admirojne letersine e tij, ndersa kritika me gjithe keta te paret i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik te kesaj vepre.
Librat me poezi:
Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003
Librat me tregime:
Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003
Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.
Romane:
Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997
(Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
Dashuri në labirint, 2001
Etj.