2019-11-28

Naxhije Bajraktari-Doçi



Naxhije  Bajraktari- Doçi është e lindur në Therandë (Suharekë) në Familjen Bajraktari të Therandës.

 Kjo familje më së dy shekuj ishte prijetare në luftërat për liri të tokave shqiptare, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet ishte e përndjekur dhe e burgosur pse vepronte me përkushtim për t’u çliruar nga pushtuesi serb në Kosovë.

 Babai i saj, Destan Bajraktari, profesor, ishte i anatemuar nga pushtuesi serb, i burgosur politik, folklorist dhe autor i 40 veprave poetike e folklorike.

Naxhije Bajraktari- Doçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, Normalen në Prizren, Fakultetin Filologjik-Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. 

Është e martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin, prof. dr. Rexhep Doçi dhe ka tre djem me përgatitje të larta shkollore e shkencore.

 Mbi 30 vjet ka punuar profesoreshë në shkollat e Prishtinës, e nga viti 2000 Shefe në Drejtorinë për Arsim të Komunës së Prishtinës dhe zëv. drejtor.

Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. 

Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. 

Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe dhe me ndihmën e nxënësve të paprekur nga helmimi i bartë me veturën e vet dhe si të mundet nxënëset e helmuara të klasës, as të gjallë e as të vdekura, për t’i dërguar deri në spital, si edhe nëpër shtëpitë e tyre. 

Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rrebtë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë.

 Në vitin 1991 një vendim i tillë makabër do të bastardhohet, se tani të gjithë nxënësit dhe mësimëdhënësit shqiptarë ishin të përjashtuar e të diskriminuar nga e drejta për shkollën shqipe. 

Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë.

Nga viti 1989 Naxhije Bajraktari- Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës.

 Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.

Është themeluese e Degës së IV te Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjidhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë.

Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.

Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.

Më 2004-2007 zgjidhet deputete në Kuvendin e Kosovës

Më 2005 shpallet ambasadore e Paqës Universale në Botë.

Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë më 2012 shpallet

– Gruaja Shqiptare e Vitit-.

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)

Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA

Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar - Prishtinë.

Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.



Naxhije Doçi është shkrimtare dhe autore e këtyre librave:

1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, Prishtinë 2001, (330 f).

2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)

3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, Prishtinë -2010, (441 f.).

4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999” Prishtinë – 2013, (465 f.)

5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë - 2012, (205 f.)

6. “Times of flambeaus of fredoom” - Pristinë, 2012, (205)

7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).



Ka marrë pjesë në shumë tubime letrare e shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ku edhe ka zënë vende dhe ka marrë shumë Mirënjohje, ndër të cilat edhe:

Titulli “Krenaria e LNPSHA –PEGASI- ALBANIA”, Tiranë 2009.

Titulli: “Publiciste e vitit 2013 për Kosovë”-“PEGASI”-Albania.

Mirënjohje “Ulpiana Krenaria jonë”-Kuvendi Komunal-Prishtinë (Drejtoria për Kulturë) -2013

Mirënjohje “Engjëlli i Prishtinës” - 2014

Vendi i tretë–Konkursi Letrar - Therandë – 2014 dhe 2015

Vendi i dytë – Konkursi Letrar –QKPSHA “Gjakova”- maj 2014 etj.



Naxhije Doçi është autore e shumë fejtoneve gazetareske për tmerret e luftës në Kosovë,

vlerësimeve shkencore dhe e punimeve etnografike e gjuhësore.

-Është recenzuese veprash letrare dhe autore tekstesh shkollore si:

1. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl.e IV.

2. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl. e V-të.

3. Libër leximi për kl. e III – “Mësojmë shqip”

Etj.


Flori Bruqi 

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...