Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/19

“Bomba atomike” ka rënë prej kohësh (viti 1991)

50269

Nga Teodor KEKO



Në sheshin që rrethihet nga gati 10 dyqane fruta-perime është qetësi. Shitoret i kanë banakët bosh. Një pazi e prishur që mund t’ua priosh mendjen blerësve për spinaq. Ca lakra të freskëta dhe një lloj reçeli në kavanoz. Vetëm kaq. Dhe ca shitës që hanë fara luledielli të përgjumur. Unë kam një orë që bisedoj me shitësin, një djalë i ri që ka mbarruar 5-6 vjet të shkuara gjimnazin. Gjatë praktikës mësimore i kam dhënë disa orë letërsi këtij djali. Atëherë i kam folur për karakterin e mrekullueshëm të shqiptarit. Për vetitë e tij të admirueshme që mahnitën Bajronin, për bujarinë dhe besën. Tani ai, që nuk harron asgjë, më pyet:

-E mban mend profesor, ç’më ke shpjeguar dikur në mësim?

I bëj një shenjë me dorë “më lërë të qetë!” dhe qëndroj si murg para banakut. Nga porta e madhe shfaqen hera-herës ca si fantazma në kundër dritë. Kur afrohen në banak, disa i shquaj se cilët janë. Janë njerëz të shquar të kryeqytetit, artistë me emër, mjekë, ekonomistë – truri i kombit. Ata, herë qeshin me servilizëm para shitësit, herë bëjnë humor të sforcuar…janë aktorë të mrekullueshëm tek përpiqen me çdo kush që ta tundojnë shitësin. Mbase ai futet pas perdes së dyqanit dhe iu shet nja dhjetë kokrra vezë, apo ndonjë frut!?…mirëpo shitësi ju betohet se sot magazina s’e ka furnizuar. Atehërë, ata heqin maskën, pikëllohen dhe largohen të vrarë. Unë e di se ç’thonë me vete: “Më mirë të mos kisha shkelur këtu, se sa humba gjithë këtë kohë dhe ula veten përrtokë duke iu lutur një shitësi si…”

Ai që e njeh karakterin tonë përmes “Lahutës së Malcisë” të Fishtës, tmerrohet nga metamorfoza. Ai që e njeh përmes “A don qymyr, zotni?” të Migjenit, skandalizohet nga përsëritja pikë për pikë e shkatërrimit të karakterit. Karakteri ynë vërtet është në një pikë kritike. Shkrimtarë që në epistolarin e tyre kanë më shumë lutje se vepra. Vandakë letrash anonime. Shpifje pa fund të shkruara me një kaligrafi të admirueshme…

Që foshnjë na mësuan të lutemi…Më dërgoi babi për një paqetë me filter…pastaj lutjet për të hyrë në rini, lutje për t’u futur në punë, lutje për shkollën e lartë, lutje për transferim, lutje për shtëpi, lutje për shtesë rroge, lutje për të marrë një frigorifer, përgjërim te shitësi i peshkut, servilizëm te shitësi i vezëve, lutje te…

Kush na shkallmoi kështu, ne njerëzve me bezë burri e shpirt njeriu?

Ata që përpiqen ta mbajnë gjallë karakterin e tyre, e pësojnë. Më 16 janar, në orën 6 e 1 minutë të mëngjesit, fizikanti P.F., njeri që nuk dëshiron t’i lutet askujt, u plagos në dorë duke u shtyrë mes grumbullit të blerësve, në çastin që u hap dera e madhe e merkatos së Tiranës (ora kur hapet është 6). Vërtet e trishtueshme që viktima e parë e luftës në Irak, fill pas shpalljes së kësaj lufte, ishte në Tiranë.

Shitësi më thotë se i është mërzitur jeta në dyqan. Nuk shikon dot superintelektualët e kombit që të luten si mjeranë.

– Kam një javë që nuk çoj vezë e fruta në shtëpinë time, – shton, – s’ruaj dot një mall për vete. Si shoh dot njerëzit të luten. S’kam zemër.

Ai është nëj djalë i zgjuar. Më thotë atë që unë trembem ta sjell nëpë mend:

– Dyqanet një ditë do të mbushen, ekonomia do të mëkëmbet, por karakteri i këtyre njerëzve s’rregullohet më! Ata gjithë jetën do të hakmerren për këto vite, kur nuk i lanë të bëjnë shkencë dhe art, por i shndërruan në lypsarë!…

Ai ndoshta nuk di dhe një gjë tjetër: thuajse të gjithë ata që kanë shkruar letra anonime dhe shpifje, që kanë deponuar të paqëna nëpër gjyqe dhe vëllezërit e tyre, – të gjithë ata që kanë shkelur ligjin të detyruar me përdhunë nga presioni fatal i mekanizmit të ekzistencës, “po nuk fole, do të dënohesh ti”, sot janë penduar dhe i vret ndërgjegja. Nëse një ditë do t’i harrojmë mëritë e vjetra, të fundit do të mbeten këta! Këta njerëz do të hakmerren ndaj vetvetes, ndaj fajit të tyre, duke ndenjur një kohë të gjatë forca inaktive për të mirën e kombit tonë. Po sa intelektualë do të vetëparalizohen kështu?

Në të vërtetë, bomba atomike ka rënë në shpirtin tonë. Kjo është një bombë e llojit të veçantë. Në Hiroshimë ajo vrau njerëz dhe mbolli leuçemi. Tek ne shkatërroi karakteret e njerëzve dhe mbolli ligësi. Po si do ta zbukurojë këtë vend nja karakter i shëmtuar nga tatuazhet që ia fiksuan përdhunshëm këto 46 vjet? Si do ta shërojë Shqipërinë një shpirt i sëmurë njerëzor?

Rrituni sa më shpejt fëmijët tanë! Bëhuni burra, jo si ne! Mos iu dorëzoni mjerimit, siç i ngritëm duart përpjetë ne!…

Në sheshin e merkatos është një boshësi e madhe. Ajo nesër do të gjallërojë nga zërat njerëzorë. Por unë i trembem boshësisë së shpirtit. Këtë gjë nuk e di akoma: a do të na mbushet ndonjëherë shpirti me jetë? A do të nisemi ndonjëherë me shpirtin tonë përdore drejt krijimeve të mrekullueshme njerëzore?

Rreziqet e ndërhyrjes në Siri (viti 2012)

Former U.S. Secretary of State Henry Kissinger looks on during a meeting with Russia's Prime Minister Vladimir Putin at the Russian White House, headquarters of the federal government, in Moscow January 20, 2012. REUTERS/Alexsey Druginyn/RIA Novosti/Pool (RUSSIA - Tags: POLITICS) THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. IT IS DISTRIBUTED, EXACTLY AS RECEIVED BY REUTERS, AS A SERVICE TO CLIENTS - RTR2WKH4

Nga Henry A. KISSINGER


Pak kohë pas nisjes së konfliktit sirian, më 3 qershor 2012, Henry Kissinger shkruan për “The Washington Post” për rreziqet e një përfshirjeje të Amerikës në Siri, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do të sillte ndërhyrje edhe të shteteve të tjera të interesuara në rajon.

“Pranvera arabe zakonisht diskutohet me termat e perspektivës për demokracinë. Po aq domethënës është edhe apeli në rritje, më së fundmi në Siri, për një ndërhyrje të jashtme që të sjellë ndryshim të regjimit, duke shndërruar nocionet mbizotëruese të rendit ndërkombëtar.

Koncepti modern i rendit botëror u ngjiz në vitin 1648 me traktatin e Uestfalisë, që i dha fund luftës tridhjetvjeçare. Në atë koflikt dinastitë më të fuqishme dërguan ushtritë në kufijtë politikë për të siguruar normat e tyre të besimit, në konflikt me njëra-tjetrën. Ky version i shekullit të 17-të të ndryshimit të regjimit vrau ndoshta një të tretën e popullsisë në Europën Qendrore.

Për të parandaluar përsëritjen e një masakre të tillë, traktati i Uestfalisë ndau politikën ndërkombëtare nga ajo e brendshme. Shtetet, bazuar mbi njësitë kombëtare dhe kulturore, u konsideruan të pavarura brenda kufijve të tyre, politikat ndërkombëtare u përcaktuan me anë të ndërveprimit përgjatë kufijve të caktuar. Për themeluesit, konceptet e reja të interesit kombëtar dhe ballancës së pushtetit ishin kufizim, jo zgjerim i rolit të forcës: ato punuan për ruajtjen e ekulibrit tek popullsitë e detyruara të konvertohen.

Sistemi uestfalian është përhapur nga diplomacia europiane në të gjithë botën. Edhe pse i shtrënguar nga dy luftëra botërore dhe nga rritja e komunizmit ndërkombëtar, shteti-komb Sovran mbijetoi, në mënyrë kokëfortë, si njësia bazike e rendit ndërkombëtar.

Sistemi uestfalian nuk u aplikua kurrë tërësisht në Lindjen e Mesme. Vetëm tre nga shtetet muslimane të rajonit kishin një bazë historike: Turqia, Egjipti dhe Irani. Kufijtë e të tjerave reflektonin një ndarje plaçke të Perandorisë Osmane mes fituesve të Luftës së Parë Botërore, me një respekt minimal për ndarjet etnike apo sektariane. Këta kufij kanë qenë objektiva të sfidave të herëpashershme, shpesh ushtarake. Diplomacia e gjeneruar nga pranvera arabe zëvendëson parimet uestfaliane të ekuilibrimit me një doktrinë të përgjithësuar të ndërhyrjes humanitare. Në këtë kontekst, konfliktet civile shihen si ndërkombëtare përmes prizmit të shqetësimeve humanitare apo sektariane. Nga jashtë, fuqitë e mëdha kërkojnë që qeveria në detyrë të negociojë me kundërshtarët me qëllim transferimin e pushtetit. Por për shkak, se për të dyja palët, çështja është përgjithësisht mbijetesa, këto apele bien në vesh të shurdhër. Aty ku palët kanë fuqi të krahasueshme, një farë ndërhyrjeje nga jashtë, përfshirë edhe forcën ushtarake, është e kërkuar që të ndërpresë ngërçin.

Kjo formë e ndërhyrjes ushtarake e dallon veten nga politika e jashtme tradicionale duke shmangur apelet për interesin kombëtar apo ballancën e pushtetit, të refuzuara për shkak se u mungon dimensioni moral. Ndërhyrja e justifikon veten jo duke tejkaluar një kërcënim strategjik por duke larguar pengesat që konsiderohen shkelje e parimeve universale të qeverisjes.

Nëse përshtatet si parim i politikës së jashtme, kjo formë ndërhyrjeje ngre pyetje të mëdha për strategjinë amerikane. A do ta konsiderojë Amerika veten të detyruar të mbështesë çdo kryengritje popullore ndaj një qeverie jo-demokratike, përfshirë edhe në ato vende që konsideron të rëndësishme për mbajtjen e sistemit ndërkombëtar? A është, p.sh Arabia Saudite një aleate derisa të mos ketë demostrata në territorin e saj? A jemi të përgatitur t’u japim shteteve të tjera të drejtën të ndërhyjnë në emër të farefisnisë së tyre fetare apo etnike?

Në Siri përzjehet apeli për ndërhyrje humanitare dhe strategjike. Në zemër të botës muslimane, Siria, nën Bashar al-Assadin, ka mbështetur strategjinë e Iranit në Levant dhe Mesdhe. Ka mbështetur Hamasin, që refuzon shtetin izraelit dhe Hezbollahët që minojnë qëndrueshmërinë e Libanit. Shtetet e Bashkuara kanë arsye strategjike, sikundër edhe humanitare për të favorizuar rënien e Asadit dhe për të inkurajuar diplomacinë ndërkombëtare në këtë drejtim. Nga ana tjetër, jo çdo interes strategjik përbën shkak për luftë, pasi në të kundërt, nuk do të kishte vend për diplomacinë.

Ndryshimi midis ndërhyrjes ushtarake dhe strategjike duhet të jenë të rëndësishme. Komuniteti botëror e përcakton ndërhyrjen humanitare me konsensus, kaq i vështirë për t’u arritur e që zakonisht e kufizon atë. Nga ana tjetër, ndërhyrja që vjen si e njëanshme apo bazuar në një koalicion, përfshin edhe rezistencën e vendeve që druhen nga një aplikim i mundshëm i saj edhe në territoret e tyre si Kina apo Rusia. Po ashtu, ka edhe vështirësi për të arritur mbështetje të brendshme për këtë ndërhyrje.

Ndërhyrja ushtarake, humanitare apo strategjike, ka dy parakushte: së pari, konsensusi për qeverisjen pas rrëzimit të statusquosë është kritike. Nëse objektivi ka për qëllim largimin e një sundimtari specifik, një luftë civile do të pasojë vakuumin që do të sjellë rezultati, pasi grupet e armatosura do të kërkojnë të jenë në drejtim, dhe vendet e huaja zgjedhin palë të ndryshme. Së dyti, objektivi politik duhet të jetë eksplicit dhe i arritshëm në një kohë të caktuar. Unë kam dyshime se çështja siriane i përmbush këto teste. Nuk mund ta përballojmë të hidhemi nga një mjet tek një tjetër në një përfshirje të papërcaktuar ushtarake në një konflikt që merr gjithnjë e më shumë karakter sektarian. Në mungesë të një koncepti strategjik të artikuluar qartë, rendi botëror që gërryen kufijtë dhe trazon luftëra civile e ndërkombëtare nuk do të pushojë kurrë. Pak nuancim nevojitet për të dhënë perspektivë. Kjo është një çështje jo mes palëve, dhe duhet të trajtohet në këtë mënyrë në debatin ku po hyjmë”.

Trump-i si triumf i frikës


12511612_10153443603029624_1768563702_n-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-1-347x233-1-1

Nga Redi SHEHU



Zgjedhjet për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të zhvilluara në fillimnëntorët e kohëve elektorale, u realizuan kësaj here nën një atmosferë jo të zakontë. Veçantia e kësaj gare përmblidhej më së shumti në ekzistencën e një kandidati si Donald Trump, i cili nuk përtoi fare të paraqitej si shumë kontrovers dhe “out of box”. Ai fitoi pavarësisht pritshmërive të pjesës më të madhe të perceptimit publik, që ishte i përgatitur për një fitore të Hillary Clinton-it, dhe njëkohësisht shënoi edhe një fazë të re të mënyrës se si amerikanët e konceptojnë veten, të mënyrës se si amerikanët mendojnë për vetveten në ditët e sotme.

Në zgjedhjen për herë të parë të presidentit Barak Obama, të parit njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, pati një entuziazëm përveç shpresës për daljen nga recesioni. Një entuziazëm se zgjedhja e tij si president do të shënonte dhe fillimin e një epoke postraciste në SHBA, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë paragjykimesh, denigrimesh dhe persekutimesh racore që e kishin karakterizuar historinë e këtij shteti. Tetë vite më vonë, në të njëjtin nëntor, Donald Trump përveçse u konfirmua si presidenti i 45-të i SHBA-së, në të njëjtën kohë konfirmoi shterimin e shpresës për një shoqëri postraciste amerikane. Kjo për faktin se në qendër të të gjithë fushatës së tij, racizmi, ksenofobia, islamofobia, seksizmi dhe shumë prapësira të tjera sociale morën për të parën herë statusin publik dhe politik në zemrën e shoqërisë komplekse dhe kontradiktore amerikane.

Nga presidenca e parë e Obama-s dhe deri në ditën kur Trump-i u zgjodh president, është lehtësisht e konstatueshme se një zhvendosje kulturore kishte ndodhur në mesin e elektoratit të bardhë amerikan. Kjo zhvendosje më së shumti është zhvilluar në ndërgjegjen dhe mendimin e kësaj maxhorance të heshtur të bardhë, e cila gjatë këtyre tetë viteve diferencë, që kur presidenti Obama u ngjit në karrigen e presidentit, ka kultivuar brenda vetes një mori frikërash. Këto frikëra më së shumti përmblidhen në këto drejtime: frika se SHBA-ja po humb nga fuqia e saj ushtarake dhe ndikimi i saj në botë, frika nga terrorizmi brenda vendit, frika se situata ekonomike e amerikanëve do vazhdojë të stabilizohet në një rënie konstante, frika nga shtimi i të gjithë llojeve të emigrantëve, si dhe frika se në 2045-n amerikanët e bardhë nuk do të përbëjnë maxhorancën e këtij vendi.

Ky spostim kulturor, i përmbledhur kryesisht në këto lloje frikërash, i kishte dhënë sinjalet e veta në ambientin e përditshëm amerikan. Veçantia e Trump-it qëndron në aftësinë për ta lexuar këtë zhvendosje të ndërgjegjes dhe kulturës amerikane, dhe në ngritjen e të gjithë kësaj në një artikulim elektoral kontrovers dhe problematik aq sa edhe vetë frikërat si ekzistencë në vetvete. Pra, nuk është se elektorati prodhoi një Trump. Jo, ai aty kishte qenë! Ai nuk pati skrupuj që t’u jepte zë publik maktheve të brendshme të kësaj maxhorance të bardhë. Me pak fjalë, ai përfaqësoi triumfin e frikës në nivelin më të lartë politik amerikan. Ky fakt ka problemet e veta, sepse mentaliteti i masave shpesh, nëse nuk përpunohet apo drejtohet si duhet nga elitat politike, por përçohet me të njëjtin intensitet urrejtjeje, pa filtra dhe pjekuri, bën që e gjithë energjia negative tashmë t’i drejtohet po vetë SHBA-së, duke rrezikuar një implodim të brendshëm. Nëse në presidencën e Bush-it, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, ne pamë që artikulimi i tij lidhur me ngjarjen u përqendrua në akuzën kundër boshtit të së keqes, i cili shtrihej jashtë SHBA-së, në rastin e Trump-it, me ligjërimet e tij politike gati në kufinjtë e paligjshmërisë, tashmë boshti i të keqes shihet brenda SHBA-së, i materializuar në “tjetrin”, bazuar në ndryshimet racore, fetare dhe kulturore. I gjithë ky proces, që u kurorëzua me një fitore të tij, rrezikon që sloganin për një Amerikë të madhe përsëri ta shndërrojë për një Amerikë që urren përsëri!

Orvatjet për ta lexuar tashmë presidentin Trump (ai kështu ka qejf të quhet) si përfaqësues të republikanëve amerikanë mendoj se nuk janë një përpjekje e saktë, sepse ai u bë president sidomos dhe veçanërisht pas divorcit të tij me përfaqësuesit kryesore të establishmentit republikan amerikan, duke nisur që nga Paul Rayan, Bush-ët, e deri tek Mitt Romney. Prandaj edhe mbështetja që të djathtët shqiptarë i japin Trump-it duket e pakuptimtë, pasi ai përfaqësoi spostimin kulturor amerikan, e jo idealet republikane amerikane në të gjithë tërësinë e tyre. Deklaratat e tij pas fitores shënojnë një farë tërheqjeje ndaj ligjërimit të tij elektoral. A vjen kjo nga pesha e karriges së presidentit të SHBA-së, apo se ai si njeri i biznesit e ka parë këtë si një “big deal” me elektoratin, data e skadencës së të cilës mund të ketë qenë 8 nëntori, kjo ngelet për t’u parë.

Antisemitizmi duhet kërkuar nëpër Europë, e jo në Shqipëri e gjetiu ku jetojnë shqiptarët

13872352_10153784734017215_1706518926_n-1-e1470126054585

Nga Behxhet JASHARI:


 Antisemitizmi dhe besa e shqiptarit




S’do mend se fjala ose qëndrimi i prerë tek shqiptarët, i njohur si besë në historinë kombëtare, luajti rol mjaft pozitiv. Meqë rrotulla e historisë gjatë periudhave të ndryshme kohore ndryshon, që këtu ndodhitë në dekadat e fundit në botë bëjnë që historia në ndonjë mënyrë edhe të harrohet. Shqiptarët, si çdo herë në histori, u treguan humanë dhe mikpritës ndaj të gjithë atyre nevojtarëve dhe të ngratëve. Shqipëria vërtet ishte vend i sigurt për hebrenjtë, dhe jo vetëm për ta, e sot na duheshka të vijnë mbi dy mijë policë izraelitë në mbrojtje të futbollistëve të tyre!? Nëse diku larg dikujt i ka djegur qumështi, atëherë nuk është e thënë që të vijë në Elbasan e t’i fryjë edhe kosit!

Megjithatë, sipas mediave, gjatë ndeshjes së të shtunës në Elbasan nuk është vënë re asnjë banderolë apo parullë kundër Izraelit, dhe asnjë shenjë antisemite të asaj çfarë është trumbetuar gjatë këtyre ditëve. Sido që të jetë, ne si shqiptarë në asnjë rast gjatë historisë nuk kemi bërë punë apo akte të shëmtuara ndaj hebrenjve. Është me rëndësi ta përkujtojmë se, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria para­qiste një vend të veçantë për hebrenjtë, të cilët ndërmjet viteve 1939-1945 gjetën strehim në këtë shtet. Pra, ata gjetën një atdhe të dytë të tyre, pikërisht në Ev­ropë, edhe atë vetëm për t’i shpëtuar politikës naziste të Adolf Hitlerit. Është me rëndësi të theksohet se qe­veria e atëhershme e Shqipërisë çështjen e vendosjes dhe mbrojtjes së hebrenjve nga ndjekjet naziste e konsideronte si çështje të brendshme të shtetit shqiptar.

Vër­te­t shqiptarët janë i vetmi komb që nuk ka­në dorëzuar asnjë hebre përpara autoriteteve të asaj periudhe gjatë Holokaustit, dhe për këtë shqiptarët mburren, edhe pse ekzistojnë pak shkrime ku flitet për këtë ndodhi. Autorja hebreje Ester Benbasa dhe prof. Aron Rodrig, në librin e tyre të përbashkët, “Histoire des Juifs sépharades – de Tolède à Salonique” (Historia e hebrenjve sefaridë – nga Toledo deri në Selanik), në fq. 378-381 paraqesin tabelat e vendeve nga të cilat janë deportuar hebrenjtë për në Aushvic dhe Jasenovac. Aty askund nuk figuron Shqipëria si vend prej ku do të ishin deportuar hebrenjtë; përkundrazi, pothuajse në të gjitha vendet ballkanike dhe ato evropiane një gjë e atillë ishte realizuar, ndërsa nga Shqipëria nuk ishte dorëzuar asnjë hebre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm nga Serbia në kampet e përqendrimit (Aushvic dhe Jasenovac) janë mbytur, helmuar dhe likuiduar, 14.800 hebrenj, nga Kroacia 20.000, nga Maqedonia 6.982, nga Greqia 62.573 hebrenj, etj., ndërsa nga Shqipëria asnjë. Ju lutem, më tregoni se ku qëndron antisemitizmi?

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në shumë qytete të Shqipërisë, si në Shkodër, Durrës, Vlorë, po edhe në Elbasan – pikërisht në këtë qytet ku të shtunën u zhvillua ndeshja e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit – u strehuan qindra familje hebrenjsh. Mbiem­rat e njohur elbasanas ishin edhe pritësit e familjeve hebreje që kërkonin t’i shpëto­nin gjenocidit nazist. Ndër familjet që strehu­an hebrenj përmenden edhe familja e madhe e Bi­ça­kçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, etj. Ba­no­rët e lagjes “Kala” i mirëpritën, pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund t’i masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës, hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj la­gjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Miqësia mes familjeve myslima­ne elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.

Edhe njëri nga gjenitë më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, Albert Ajnshtajni, në vitin 1935 migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një pa­saportë shqiptare; pra, as greke, as maqedonase, e as serbe, por me PASAPORTË SHQIPTARE, të cilën e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri. Kjo tregon se Shqipëria asnjëherë nuk kishte bashkëpu­nuar me fashizmin italian apo me nazizmin gjerman.

Në një shkrim, studiuesi anglez Adam Yamey, vizitues i Shqipërisë dhe i ven­deve të tjera ballkanike, shkruan se, “numri i hebrenjve në Shqipëri ishte jashtëzakonisht i madh, pavarësisht se vendi ishte pushtuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore”, ndërsa gazetari bri­tanik Leo Elton, i cili në vitin 1935 e vizitoi Shqipërinë, përshkruan realitetin shqip­tar dhe thotë: “Përveç faktit se në Shqipëri kemi një masë të gjerë njerëzish emigrantë me origjinë hebreje që përpiqen të largohen nga tmerret e kampeve naziste, ky vend ishte shtëpia dhe atdheu i dytë për heb­renjtë. Shqipëria ka një popullsi myslimane në shumicë dhe se nuk ishte një popullsi që besonte verbërisht në fe.” Leo thotë: “Vetëm një familje shqip­taro-hebreje u vra dhe u persekutua në Shqipëri, ndërsa të gjitha të tjerat arritën të mbroheshin nga popullata shqiptare myslimane”. Leo Elton përshkruan se harmonizimi ishte një veti ndër shqiptarët, e se hebrenjtë nuk e ki­shin aspak problem sikur të mund të jetonin në mesin e një popullsie prej një milion bano­rë të përzier në mes myslimanësh dhe kristia­nësh, në një vend krejtësisht të izoluar nga pjesa tjetër e industrializuar e Evropës së kohës… Çudia më e ma­dhe e izraelitëve ishte fakti se si kishte mun­dësi që të gjithë hebrenjtë të cilët u strehuan në Shqipëri u shpëtuan, e Shqipëria ishte një vend mysliman, ndërsa mikpritësit shqiptarë shpreheshin: “Shtëpia është e Zotit dhe e mi­kut!”

Në kohët tona, antisemitizmi përbën një ideologji që kërcënon paqen e përbotshme dhe si objektiv sulmues synon mirëqenien dhe si­gurinë e njerëzve të pafajshëm. Kjo është urrejtje raciste që disa e ndiejnë ndaj hebren­j­ve. Instituti izraelit “Roth” publikoi më 17 prill të vi­tit 2007 rezultatet e studimit të reali­zuar për vitin 2006 në lidhje me nivelin dhe përqindjen e antisemitizmit në Evropë, ku thuhej se në Angli u regjistruan 136 akte dhune që kishin karakter antisemit, ndërsa në Francë 97 akte dhune. Në vitin 2006, gjithsej ishin regjistruar 590 akte vandalizmi e dhune kundër hebrenjve dhe institucioneve hebraike. Hulumtuesi i lartë në Qendrën e Jerusalemit për Çështje Publike, Manfred Ger­stenfeld, në librin “Jews in a Rudderless Nether­lands” (Hebrenjtë në një Holandë pa timon) ci­ton politikanin e shquar holandez, ish-komisi­onar ev­ropian dhe ish-kryetar i partisë së djathtë në pushtet VVD, Frits Bolkestein, që kishte dek­laruar se, “hebrenjtë nuk kanë të ardhme këtu (në Holandë) dhe duhet të emig­rojnë për në SHBA ose Izrael”. Bolkestein-i e mbështeti dekla­ratën e tij duke theksuar se rritja e incidenteve antisemite në Holandë në dekadat e kaluara kishte bërë që të kishte besim të kufizuar në aftësinë e qeverisë për të luftuar anti­se­mi­tizmin. Siç dihet, Holanda ka një komunitet hebrenjsh prej rreth dyzet mijë pjesëtarësh. Si­pas një raporti të policisë holandeze, gjatë vitit 2009 janë vënë re 209 incidente me objektiv hebrenjtë; numër ky që përbën rritje me 48% krahasuar me vitin 2008.

Antisemitizmi duhet kërkuar nëpër Evropë, e jo në Shqipëri e gjetiu ku jetojnë shqiptarët, pasi ata vërtet janë me besë!

Neoliberalizmi, historia e thellë nën triumfin e Donald Trump

xhorxh-monbiot



Nga George MONBIOT 


Ngjarjet që çuan deri në zgjedhjen e Donald Trump nisën në Angli në vitin 1975. Në një takim disa muaj pasi Margaret Thatcher u bë lidere e partisë Konservatore, një nga kolegët e saj – të paktën kështu thotë historia – po shpjegonte se çfarë ai shihte si besime themelore të konservatorizmit. Ajo hapi çantën e saj të dorës, nxori një libër të ngrënë dhe e përplasi në tryezë: “Ky është ai që ne besojmë”, tha ajo. Një revolucion politik që do të përfshinte botën kishte nisur.

Libri ishte “Kushtetuta e lirisë” nga Frederick Hayek. Publikimi i tij në vitin 1960 shënoi trancizionin nga një filozofi e ndershme, edhe pse ekstreme, në një dallavere të plotë. Filofozia quhej neoliberalizëm. Sipas saj, konkurrenca konsiderohej si karakteristikë përcaktuese e marrëdhënieve njerëzore. Tregu do të zbulonte hierarkinë e vet natyrale të fituesve dhe humbësve, duke krijuar një sistem më efikas që nuk do të mund të përcaktohej më sipas planifikimit apo dizenjimit.

Çdo gjë që pengonte këtë proces, si taksat domethënëse, rregullimi, aktiviteti i sindikatave apo ndërhyrjet shtetërore, ishte kundër-produktive. Sipërmarrës të pakufizuar do të krijonin pasuri që do të shpërndahej tek secili.

Kjo, në çdo nivel, është sesi neoliberalizmi u ngjiz fillimisht. Por në kohën që Hayek shkroi “Kushtetutën e Lirisë”, rrjeti i lobistëve dhe mendimtarëve që ai kishte themeluar, po financohej në mënyrë ekstravagante nga multi-milionerë të cilët e panë doktrinën si një mjet të mbrojtjes së vetes kundër demokracisë. Jo çdo aspekt i programit neoliberal shkonte sipas interesave të tyre. Hayek, duket, se mbylli këtë diferencë.

Ai e nis librin duke përparuar në konceptimin më të ngushtë të mundshëm të lirisë: mungesa e shtrëngimit. Ai refuzon nocione të tilla si liria politike, të drejtat universale, barazinë njerëzore dhe shpërndarjen e pasurisë, duke kufizuar sjelljen e të pasurve dhe të fuqishmëve.

Demokracia në kontrast, nuk është një “vlerë abosulute apo përfundimtare”. Në fakt, liria varet nga parandalimi i pjesës më të madhe nga ushtrimi i zgjedhjes mbi drejtimin që politika dhe shoqëria mund të marrë.

Ai justifikon këtë pozicion duke krijuar një narrativë heroike të një pasurie përrallore. Super të pasurit janë “skautë”, që eksperimentojnë stile jetese, që hapin shtigje që do t’i ndjekë edhe pjesa tjetër e shoqërisë. Progresi i shoqërisë varet nga liria e këtyre “individëve” për të fituar sa më shumë para që duan dhe për ta shpenzuar atë sipas dëshirës.

Hayek lehtëson kundërshtinë ndaj monopoleve dhe e shtrëngon atë ndaj sindikatave. Ai godet taksimin progresiv dhe përpjekjet e shtetit për të rritur mirëqënien e përgjithshme të qytetarëve. Ai këmbëngul se ekziston një “argument kundër shërbimit të lirë shëndetësor për të gjithë” dhe hedh poshtë konservimin e burimeve natyrore. Nuk duhet të vijë si habi për ata që i ndjekin çështje të tilla që ai ka marrë edhe çmimin Nobel për Ekonominë.

Në kohën që Thatcher përplasi librin mbi tryezë, një rrjet i gjallë organizatash të opinionit, lobistë dhe akademikë që promovonin doktrinën e Hayek ishin vendosur në të dyja anët e Atlantikut, të financuar bollshëm nga disa prej njerëzve më të pasur të botës dhe nga biznese ku përfshiheshin DuPont, General Electric, Coors, Charles Koch, Richard Mellon Scaife, Lawrence Fertig, William Volker Fund dhe fondacioni Earhart.

Duke përdorur psikologjinë dhe linguistikën për një efekt të shkëlqyer, këta njerëz sponsorizuan gjetjen e fjalëve dhe argumenteve që kërkoheshin për ta shndërruar antemën e Hayek për elitat në një program të pranueshëm politik.

Thaçerizmi dhe reganizmi nuk ishin ideologji në të drejtën e tyre: ato ishin vetëm dy fytyra të neoliberalizmit. Shkurtimet masive të taksave për të pasurit, shtypja e sindikatave, reduktimi i strehimit publik, heqja e rregullave, privatizimi, mbipërdorimi i burimeve dhe konkurrenca në shërbimet publike ishin të gjitha të propozuara nga Hayek dhe dishepujt e tij. Por triumfi i vërtetë i këtij rrjeti nuk ushte kapja e së djathtës, por kolonizimi i partive që dikur kishin qëndrimin e tyre për çdo gjë që urrente Hayek.

Bill Clinton dhe Tony Blair nuk zotëronin një narrativë të tyren. Më shumë ata zhvilluan një histori të re politike, që mendonin se ishte e mjaftueshme për të thithur nga e majta dhe e djathta. Burri që mposhti kandidaturën e Hillary Clinton për presidencën nuk ishte Donald Trump; ishte bashkëshorti i saj.

Rezultati paradoksal është se pasojat ndaj shtypjes së zgjedhjes politike të neoliberalizmit sollën në pushtet pikërisht llojin e njeriut që Hayek admironte. Trump i cili nuk ka politikë koherente, nuk është një neoliberal klasik. Por ai përfaqëson individin perfekt të atij që predikojnë neoliberalët: me pasuri të trashëguar, i pakufizuar nga morali i përgjithshëm, preferencat e të cilit mund të hapin një rrugë të re që të tjerët ta ndjekin. Mendimtarët neoliberalë janë duke u shumuar rreth këtij njeriu të cekët, kësaj varke të zbrazët që pret të mbushet nga ata që e dinë se çfarë duan. Rezultati i pritshëm është shembja e njerëzillëkut të mbetur, duke nisur me marrëveshjen për kufizimin e ngrohjes globale.

Ata që e tregojnë historinë drejtojnë botën. Politika ka dështuar përmes mungesës së narrativave konkurruese. Detyra kryesore tani është krijimi i një historie të re sesi duhet të jetë njeriu i shekullit të 21.

* George Monbiot është autor i disa librave shumë të shitur për politikën dhe filozofinë. Ai është kolumnist për gazetën londineze, “The Guardian”.

Nga Ermir HOXHA: Ku i ka rrënjët rebelizmi fëminor anti-shami në Malishevë?


Në betejën e ethshme anti-shami që prej vitesh mbahet e ndezur në shoqërinë kosovare, ka ndodhur së fundi një risi. Nuk është shteti që i përplas derën në surrat ndonjë nxënëseje a mësuesje, por janë nxënësit ata që nuk dëshirojnë që përballë tyre, për t’u dhënë dije, të jetë një grua që…nuk i duken flokët. Ka ndodhur kjo në shkollën e një fshati në Malishevë, për çka janë trazuar sërish ujrat e debatit mbi “laicizmin e shkollës”, por tani me një front shtesë: atë të vetë nxënësve që e kërkojnë të pacënuar “laicizmin e mësimdhënies”. Dhe gjërat shfaqen më të komplikuara nëse ata nuk janë cytur nga dikush për të bërë rebelin; për të provokuar pra krijimin e një precedenti që më pas do merrej si kampion nga ushtria e mbrojtësve të laicizmit. Kjo është vërtet e frikshme!

Por shumë më tepër është ajo nëse fëmijët e kanë bërë një akt të tillë në emër të ndërgjegjes së tyre, pastërtisht naive, ndonëse me deviacione të rënda etike, botëkuptimore dhe njerëzore. Në rastin e dytë ata janë viktima të një obskurantizmi të ushqyer prej vitesh nga zëra institucionalë, të ndihrë dhe nga ca mediatikë, deri aty sa u kanë shtirë tutkën të vegjëlve sapo ata të shohin një kokë femre të mbuluar me shami; dhe ta mendosh se kjo ndodh në një shoqëri ku prindërit e atyre fëmijëve, por dhe vetë ata sipas një përllogaritje moshe, janë rritur, mëkuar e edukuar nga nëna shamimbajtëse, afërmendsh në rolin e gjysheve.

E tani, a është e mundur që t’i marrësh ata fëmijë e t’u sqarosh shekullarizmin, laicizmin, të drejtat e njeriut, lirinë e besimit, precedentët botërore si funksionojnë të gjithë këto në harmoni – siç e vini re nuk përmendet këtu Islami, pasi lloji i debatit e përjashton tërësisht detyrimin për t’u folur për fe – ndërkohë që po bëhet më shumë se një dekadë ku mendjet e tyre të brishta tok-makohen me anti-shami në të gjitha format e mundshme? Kjo është e pamundur, pasi stadi i tyre jeton me klimën dhe jo arsyen e kulluar. Mirëpo kur këtë të fundit nuk e rezaton shteti, me një dallkauksi çmeritëse në të kuptuarit e vet sistemit të cilin e përfaqson, mos prit që ndërgjegjen e munguar të institucioneve ta gjesh tek vocërakët e mërdhihrë të një fshati në Malishevën që deri më tani, si hall më të madh kishte rriqrat; por që së këndejmi po u shfaqet edhe shamia në kokën e asaj që i mëson të ardhmes së atyshme që dy e dy bëjnë katër.

Pra, nuk është cështje fëmijësh por të rriturish, që ku për djallëzi, ku për injorancë, e ku për të dyja bashkë, ia bëjnë jetën më të vështirë vetes. Mjaft të thuhet se 17 vjet pas lufte, Kosova vërtet nuk ka më mbi kokë një armik fizik, por është zhytur në armiqësi të gjithëçfarëllojshme gërryese, të shoqërisë mes vedi, ku nuk ka NATO që e shpëton. Shenja e radhës është dhënë në Drenoc të Malishevës.

Nëse ata që sot e qeverisin Kosovën vërtet u dhimbset ky vend e jo thjesht një mësuese me shami që rrezikon të mbetet pa punë si pasojë një rebelimi fëminor; u dhimbset e nesërmja e Kosovës, ajo e brezave që do jua lënë, e kanë në dorë t’i thërrasin mendjes, të ftillohen dhe t’i hapin udhë arsyes laiciste bazuar në preambulën kushtetuese të të drejtave të njeriut, brenda së cilës është dhe e drejta e besimit, që përkundrazi, nuk e largon por e fton çdo shamimbajtëse për të gjitha arsyet që mund të mbahet ajo, që jetë pjesë integriale e shoqërisë pa asnjë lloj diferencimi. Kjo, derisa ajo figuron shtetase që pos të tjerash ka detyrimet e saja fiskale, e prej së cilave merr shërbimet, ashtu siç i afron ato në bazë të profesionit. Është thjesht çështje kontrate e jo shijesh estetike. Dhe po nuk u kuptua së pari në Prishtinë, në Malishevë nuk ka se si kuptohet!

Mjeku që “vdiq” dhe u rikthye në jetë tregon tmerrin që përjetoi

parti2

Nëse Amber, vajza e vogël që ra në koma, kur u rikthye tha se kishte parë parajsën, mjeku Rajiv Parti tregon të kundërtën. Në një rrëfim për të përditshmen britanike “DailyMail” mjeku anestezist rrëfen tmerrin që përjetoi kur zemra e tij pushoi në sallë të operacionit.

Ai tregon se ishte në ferr… ku dëgjoi ulërimat e shpirtrave që digjeshin.

Por si nis historia e Parti?

Si shef i anestezisë në spitalin ku punonte, ai sigurohej gjithnjë që pacientët të ishin totalisht nën anestezi. Por gjatë karrierës 25 – vjeçare, jo pak herë i kishte ndodhur që kur ata zgjoheshin t’i rrëfenin se kishin parë gjithçka kishte ndodhur në sallë.

Sigurisht gjithnjë kishte menduar se ishin histori pa kuptim dhe nuk ua vinte veshin.

Madje ai tallej me ta dhe në pak ditë, pacienti ishte ‘anektoda’ e radhës.

Për “DailyMail” mjeku tregon se bashkë më gruan kishin një jetë të bukur, nuk u mungonin paratë e kërkonin gjithnjë më të mirën, më luksozen.

Ai ishte i egër me fëmijët, njësoj si babai e gjyshi i tij, pasi ata nuk i bindeshin për të vijuar në hapat e tij si mjek.

parti

Megjithatë, Parti kishte një jetë thuajse perfekte, derisa në 2008 –ën, në moshën 51 – vjeçare u sëmur nga kanceri i prostatës.

Sigurisht mundësitë i kishte, kështuqë mori kirurgun më të mirë për të kryer operacionin, e ndonëse ky i fundit i tha se gjithçka do të shkonte mirë, në fakt nuk ndodhi kështu.

Pas shumë komplikacioneve e ndërhyrjeve, 5 të tilla brenda vitit, Parti u përkeqësua dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje.

Këtë herë, kur anestezia bëri punën e saj, mjeku e gjeti veten mbi trupin e tij, duke parë kirurgët që kryenin operacion mbi të.

Ai kujton se gjithçka ishte e gjallë dhe me detaje. Madje nuk shihte vetëm sallën e operacionit, por edhe imazhe të tjera, si nënën dhe motrën të ulura në kolltukun e shtëpisë së familjes, mijëra milje larg, në New Dehli, ku ishte rritur.



“Fillova të kisha frikë. Çfarë po ndodhte? A do të rikthehesh më në trupin tim? A kisha vdekur?”

Por teksa paniku shtohej, gjithçka nisi të errësohej dhe ishte ky momenti kur Parti nisi të provonte një ndjenjë tjetër. “Një frikë të papërshkrueshme”, rrëfen ai.

“Dëgjoja ulërima nga dhimbjet dhe ankth. Tym dhe një erë të rëndë të mishit që digjet. E dija që isha në buzë të ferrit. U përpoqa t’ia mbathja, por ishte e pamundur. Një forcë e padukshme më mbante ndërsa një zë më flistë në kokë: “Ke bërë një jetë materialiste e egoiste”… e dija që ishte e vërtetë dhe më erdhi zor nga vetja. Përgjatë viteve kisha humbur empatinë për pacientët e mi.”

E në mesin e këtij paniku vendosi t’i lutej zotit: “Të lutem Zot më jep një shans tjetër”.

Kur Rajiv Parti u zgjua nga operacioni dhe gjithçka kishte përjetuar ishte ende shumë e gjallë dhe reale.

Pasi u shërua, ai hoqi dorë nga pozicionin si shef i anestezisë në Bakersfield Heart Hospital në Kaliforni, hoqi dorë nga makina lukzose e vila që kishte dhe u zhvendos në një shtëpi të vogël.

Kryeministri i Kosovës ,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa: Kosovarët kërkojnë të kthehen nga ISIS

Kryeministri i Kosovës ,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka folur sërish për luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit nga sulmet terroriste.


isis

Ai në një intervistë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se Kosova aktualisht qëndron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmendur edhe mosshkuarjen e asnjë kosovari në Irak dhe Siri prej tetë muajsh, citon Klan Kosova.

Në këtë mes, kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe një fakt interesant sipas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS, po kërkojnë të kthehen në Kosovë.

“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë rënë atje ose janë akoma në këto fronte sepse disa prej tyre dëshirojnë të kthehen nga ISIS-i, por është problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë masa të mira janë ndërmarrë për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuarjen në luftërat e huaja”, ka shtuar ai.

Nga Ervin HATIBI: Pashallarë të kuq dhe blu: mbi islamizimin me dhunë të armikut në diskursin publik shqiptar (viti 2005)



Një nga gjetjet më të bujshme me të cilën na qerasin shpesh kohët e fundit fotoreporterët shqiptarë, është loja me aureolat. Sahera, faqe të para gazetash hapen më ndonjë portret kryesisht politik, i ujdisur ky në fokus në një mënyrë të këtillë, që personazhit të fotografuar t’ia kopsisin kokën pas ndonjë objekti a shenje të rrumbullt, çfarëdo qoftë: rrethi me yje europianë të flamurit, stema ovale e kryeministrisë, ndonjë O apo Q kapitale nëpër banderola ceremoniale, ndonjë tollumbac festiv…Çdo objekt rrethanor rrumbullak ngarkohet me misionin e qerthullimit të kokës së personazhit me një lloj sfondi qarkor, tip kurore mbretërore apo brerore shenjtërore. Gjuha e dhunës në shtyp, më e ashpër dhe piktoreske gjatë viteve ’90, tashmë që është shtruar ca, duket se la lënë misionin e demonizimit përmes karikaturizimit artit objektiv të fotografisë.

Kështu, gazetata shpesh pikturojnë kundërshtarin politik me poza të sforcuara tipizuese, të tilla që shfrytëzojnë rastin p.sh. përgjatë ndonjë teshtime apo kruajtje vetëvrasëse hunde, gjatë shqiptimit të mundimshëm të ndonjë bashkëtingëlloreje, gjatë një gromësime parlamentare a pultitje rutinore të pafaj syçkash apo çdo mrrolje e tendosje tjetër të lëkurës së mimikës. Poza që në fakt duheshin hedhur në kosh nga profesionisti i ndershëm. Rrethorja që përmendëm, në të tilla raste negative nuk e rrethon më kokën politike si aureolë a kurorë: ajo bëhet thjesht rrethi koncenstrik në dylbinë e snajperit: bëhet shënjestër ekzekutimi.

Herë pas here shënjestra e dëshiruar ovale, nuk gjendet dhe aq kollaj në mjedisin rreth politikës: ndonjëherë flamuri europian është tepër i dallgëzuar për t’u fokusuar dhe tollumbacet nuk janë domosdo më të vogla se kokat e ca politikanëve për t’i mirëpritur këto si kornizat. Dhe fotografët heqin keq… Por si përherë ka një zgjidhje: montazhi dhe kolazhi, në traditën më të mirë të agjit-propit stalinist! Me një ndërhyrje cezariane, personit të urryer, ashtu si në magjinë e zezë voodoo i masakrohet mishërimi fotografik. Truku grafik më i përdorur botërisht për mëse 60 vjet me rradhë për të përdhunuar imazhin e kundërshtarit është shkarravitja kozmetike e një palë mustaqkave të vogla Hitleri mbi buzën e portretit. Në Shqipëri, për vite me rradhë, rolin e aksesorit ndëshkues, me sukses e ka zëvëndësuar një anti-aureolë: çallma e bardhë e hoxhës!

Mos na thotë kush tani se nuk i ka parë dhe stërparë gjatë viteve të fundit foto-fletërrufetë me çallmën e montuar apo shartuar drejt e mbi Sali Berishë në shtypin e majtë apo të njëjtën përmbi Fatos Klosin në shtypin e djathtë! (Shënim: kurse callma mbi kokën e të ndjerit hafiz Sabri Koçi kudo nëpër foto është autentike. Jo vetëm ai, por dhe të tjerë dinjitarë të bashkëisë islame, imamë e dervishlerë, hoxhallarë e baballarë, nuk e kanë me të keq këtë punën e çallmave: është thjesht një traditë e tyre shumë vjetër.) Sigurisht, i madh e i vogël e di se kjo nuk bëhet për inat të hoxhallarëve, dhe as në shenjë përngjasimi me ta, po kryesisht për mbivendosje me Osamën, logon momentale të së keqes pereniale orientale.

Anti-aureola ekziston dhe në variantin femëror. Ajo është shamia e besimtareve praktikante muslimane, e njohur më shpesh në zhargonin mediatik e politik shqiptar si “ferexheja”, një anakronizëm i sforcuar me të cilin asnjë femër e mbuluar shqiptare nuk e emërton kryembulesën e vet, një orientalizëm i cili është një anti-aureolë më vete, e llojit gjuhësor kësaj here. Në këtë funksion e përdori dhe kryeministri i vendit gjatë një fushatë zgjedhjesh të paradokohëshme në qytetin e Elbasanit, kur ftoi njerëzinë që të votonin “kundër ferexhesë politike”, (si dhe gjithashtu “kundër Haxhi Qamilit” dhe pro “Konstandin Kristoforidhit.”) (Po si nuk gjeti gjetiu nja dy shembullorë të tjerë që të ndajnë të njëjtën fe e të mos na ndajnë dhe më tej ne të tjerëve kur të votojmë pastaj për ta, po u gjet një i keq musliman dhe një i mirë i krishterë, me Shkumbinin përmes…)

Jemi në nivelin e garderobës pluraliste dhe sfilatës identitare: në një pikëpamje aspak cinike, si çallma ashtu dhe “ferexheja”, në fakt, janë kryesisht veshje. Dhe në këto kohëra supersonike dhe virtuale, globaliste dhe multikulturaliste, robit të shkretë i qëllon të vishet lloj-lloj, për qejf a për hall, për sport a për eksport. Gazetare të pashme, me shaminë hedhur muslimançe mbi sy, nusërojnë para kamerave të lajmeve nëpër rrugët e Kabulit, presidenti amerikan gjatë vizitës në Kinë vishet si mandarin perandorak, por askush ama nuk ua nxjerr këto9 foto jashtë kontekstit, për t’ua përdorur si ndonjëfarë mini-shantazhi qesharak. Kurse në një faqe të parë të një gazete të madhe tiranase (Korrieri), gjejmë të vendosur një foto-poster të gruas së kryeministrit, të mbuluar me një foulard të bardhë në kokë gjatë vizitës së një xhamie në Liban. Diçitura na diktonte se Zonja e Parë kishte veshur “rrobat e grave islamike”, dhe sigurisht diçitura nuk mund të jetë kaq enciklopedike sa të qartësojë edhe për lexuesin e thjeshtë e të çuditur se gjithë turistet apo vizitoret femra të xhamive dhe të shumë kishave, në shenjë respekti ndaj traditës u sugjerohet të mbulojnë flokët me një shami që shpesh ua ofron guida turistike në derë të tempullit. Ama gjithë operacioni foto-diçiturë, në një mënyrë qëllimshëm arbitrare kërkon të të lërë shijen e (larg qoftë) ndonjë inklinacioni të gabuar shpirtëror, qoftë dhe momental, të gruas së kryeministrit, e kush e di, mbase dhe të të shoqit… Toni që përshkonte shkrimet e numrit të gazetës merret me mend se ishte tejet kritik ndaj çiftit, sigurisht për arsye të politikës, por truku i “ferexhesë”, i kishte vënë pikën mbi i imazhit të mëtuar problematik. Po kështu u veprua kur kundërshtia për shpalljen zyrtarisht të znj. Xhoana Nano si First Lady protokollare, mobilizoi në protestën e rradhës teatrin politik nëpër rrugët e Tiranës. Djemtë dhe vajzat e lëvizjes “Mjaft”, organizatorët e mitingut kritik ndaj kësaj shpallje, e panë të arsyeshme që Xhoana Nanon ta emërtojnë “Xhemile” për ta tallur në karikaturat dhe posterat e protestës.

Tentativa për “islamizim të armikut” nuk prek vetëm fatkeqët që kanë lindur në kubetë e rënda, jeshile e të vjetëruara të emrave dekonsiprues muslimanë. Mirë ata që mund t’i akuzosh po të të dojë qejfi për konspiracione reaksionare për integrizëm oriental kundër integrimit oksidental: tentativa për islamizim të dhunshëm po prek dhe banorët e pafajshëm të emërmbiemrave të tjerë. Epshi konvertues në fakt, thjesht mëton për ta mbyllur në një “Abu Graib” poshtërues e degjenerues, qoftë dhe vetëm gjuhësisht dhe përkohësisht, kundërshtarin politik. Kështu, në një editorial të një tjetër gazete të rëndësishme (Koha Jonë), mu pas një vizite të përfolur në Dubai (përtej Perdes së Hekurt Identitare), Fatos Nanos i këndohet kjo lloj formule çpagëzimi: “Nano kryeministër mund të ketë një ditë dëshirën surrealiste por të sinqertë, të shkojë për peligrinazh në Mekë…”. Pjesa tjetër e editorialit është e minuar me sulme e shpoti të tjera, dhe ndonëse krejt pa takt e pa vend, shpie në internimin e imazhit mu në qendër të Orientit reaksionar, aty “përtej urës së Qabesë” ku shkon e nuk kthehesh veçse Haxhi, si Qamili simbolik… (Martohu sa të duash në kishë ti! Tjetri lutet e mesi pret të të rëshkasë këmba e të vesh në esfel!)

Gjatë muajit të Ramazanit, më e forta ishte të shihje një tjetër gazetë të madhe tonën, (Albania), një listë të gjatë me emrat e gati gjithë deputetëve të Kuvendit, që jo me ndonjë paramendim kanë lindur nga prindër me emra muslimanë. Pra kanë më shumë mundësira për haxhillëk sesa Nano. Me një proçedim që të kujtonte atë të militantëve të partisë kur testonin me cigare e shishe uji të dyshuarit si agjërues në vitet e diktaturës, gazetari u qe afruar të gjithë këtyre me pyetjen aspak etike: “A po agjëron?” Lista e pafundme e emrave me shumicë dërrmuese përgjigjej me mohore. Që pas vitit 1997, duke kaluar edhe përmes 11 shtatorit, numri i burrave të politikës tonë që pozojnë rrotull xhamive, ka rënë drastikisht. Ndërkaq më kujtohet mirë se si në fillimet e demokratizimit të Shqipërisë, në kohët ende të arta të inercisë antisovjetike të aleancës afganoamerikane, shumë nga këta burra ofronin edhe pa ua kërkuar kush sinjale të panevojshme identifikuese me Islamin. Sot u duhet të kalojnë prova të tilla fyese e trishtuese për të provuar të kundërtën. Kështu, dora vetë Sali Berisha, kaq i sulmuar për hapjen e vendit me botën islame, sot deklaron literalisht se flamuri i Shqipërisë është flamuri i Krishtërimit, frazë që nuk besoj se do ta thoshtë ndonjë president amerikan, të themi, apo gjerman, italian, francez…(lista vazhdon).

Ky shkrim magazinon përciptaz vetëm disa shfaqje nga më interesantet e kohëve të fundit. Nuk është hera e parë që shkruaj për orientalizimin e armikut në kulturën tonë, për racizmin e islamofobisë që nuk çudit më asnjë njeri, për Berishën që deputeti-kryeredaktori i partisë në pushtet (Zëri i Popullit), e shpotit me “muslimani Berisha”, për Berishën që e godiste Ilir Metën kur ky qe kryeministër me llagapin “Sheiku Metullah”, për editorialin famëkeq të njërës prej gazetave më të mëdha në vend (Korrieri) ku difekti i qeverisë Nano ishte mbiemri Islami i ministrit të jashtëm, për fyerjet publike standart “anadollak”, “çeçen” apo më rrallë “jeniçer”, që kanë kolonizuar imagjinarin publik me hordhi barbarësh orientalë.

Zhurma e kohëve të fundit për zhdukjen e poemës “Pashallarët e kuq” të Kadaresë, na rikujtoi ndër të tjera, se pas sagës politike noliane, publicistikës françeskane apo asaj para-bolshevike, të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit, tendenca për ta bërë synet të ligun, zelli për të montuar një “kokë turku” mbi armikun, tashmë është futur akoma më e komplikuar dhe agresive në diskursin shqiptar. Ashtu si gjashtë shekuj më parë, kur feudalët ndërluftues arbër, thirrën në ndihmë mercenarët turq të vriteshin për ta, edhe sot konfliktualiteti në shoqërinë tonë po thërret rishtas nën armë. Po ta vazhdojmë këtë krahasim mekanikisht deri në fundin e vet, zbulojmë se çmimi që paguan feudalët për këtë qiramarrje, rezultoi tepër i lartë.

Mediat serbe: ISIS mund të vrasë presidentin e Kosovës,zt. Hashim Thaçin

Image result for shqiptaret  ne  isis

“Al-Baghdadi ka kërcënuar se do të dërgojë një numër të madh muxhahedinësh në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët, duke aluduar ne shqiptarët e Kosovës”,- shkruajnë  mediat serbe.

Mediat serbe e lidhin këtë kërcënim me presidentin e Kosovës zt.Hashim Thaçi, i cili e ka konfirmuar tani, që dy vite më parë, mori letër kërcënuese nga Al-Bagdadi.

Kreu i Shtetit Islamik të Ebu Bekr el-Bagdadi ka kërcënuar se do të dërgojë xhihadistët e vet për të “vrarë të pafetë dhe të tjerë në Kosovë”!

Ky kërcim u bë përmes një letre dërguar autoriteteve në Prishtinë. “Më 2014-n, ISIS paralajmëroi se, prerjet e kokave në Siri, si skena, shumë shpejt do të bëhen realitet edhe në provincën jugore të Serbisë!”.


“Lufta jonë në Kosovë dhe në Ballkan, ishte vetëm në fillimet e saj. Të jeni i sigurt që potencialin tonë dhe aftësitë tona shumë më e madhe se sa ju, ndoshta mund të imagjinohet.

Ne do të dërgojmë një numër të madh të muxhahidinëve në Kosovë dhe në Ballkan për të mbrojtur myslimanët. Nëse ju vazhdoni për të arrestuar njerëzit tanë, nës janë ngushtë myslimanët, nëse bëhet ndalimi i shoqatave islame, ne do të konsiderojë atë një akt të luftës – paralajmëroi El Baghdadi”,- kanë shkruar mediat serbe.


Hashim Thaçi, politika me frikën


Publikimi kohë më parë se zt.Hashim Thaçi , se na qenka kërcënuar nga vetë kreu i ISIS-it, el-Bagdadi, është shkurt e saktë vetëm politikë me frikën.

Hashim Thaçi, sië dihet kohë më parë  u ka dërguar mesazh SHBA-ve nëpërmjet agjencisë franceze të lajmeve se ai ishte kandidati i duhur për president i Kosovës , pasi, veç të tjerash, është kërcënuar dhe nga ISIS-i.

Dhe jo dosido, por nga vetë kreu i kësaj organizate, el-Bagdadi, edhe pse nuk dihet në çfarë gjuhe ka qenë e shkruar letra, pasi ish-oficeri i trupave speciale irakiane njeh shumë të tilla, përfshirë edhe hebraishten.

Dhe nëse letra është një realitet, zt.Hashim Thaçi e ka mbajtur dy vjet pa publikuar, dhe kjo është normale, madje edhe pozitive.

Në raste të tilla shtetarët u drejtohen agjencive të specializuara për të kryer hetimet e duhura, dhe nuk e stresojnë publikun. Kjo pasi një nga qëllimet e organizatave terroriste, madje ai më kryesori, është që të diktojnë dhe kushtëzojnë opinionin publik nëpërmjet frikës.

Që kur terrorizmi ka qenë mjet politik, të gjithë aktorët kanë kryer akte publike më shumë për të bërë bujë sesa për të goditur një shënjestër njerëzore.

Nëse ISIS-i ka pasur qëllim të trembë Thaçin dhe Kosovën që politika e këtij vendi të kushtëzohet jo nga planet dhe programet e shpallura, por nga frika prej akteve terroriste, nuk arriti dot ta bëjë këtë dy vite më parë, por pikërisht sot.

Dhe njeriu i cili e ka ndihmuar ISIS-in që ta plotësojë këtë synim politik është pikërisht “shënjestra” e tij, Hashim Thaçi.

Thaçi, atë që nuk e kishte bërë për dy vjet, ndërsa, natyrisht, ka punuar me shërbimet e specializuara për ta analizuar dhe verifikuar letrën, e bëri  publike kohë më parë .

Shkurt, mesazhi i terroristëve u përcoll, duke bërë realitet qëllimin final të letrës (nëse ekziston).

Dhe me këtë publikim, Thaçi sërish mbetet i kërcënuar nga ISIS-i, duke krijuar një precedent që edhe presidenti  i Kosovës,  të jetë  edhe tash një shënjestër e vazhdueshme e terroristëve. ...


ISIS kishte planifikuar sulm me dron në takimin Shqipëri – Izrael

Një dron me tritol, një pistoletë me gaz dhe dy armë zjarri automatik e pushkë janë armët të cilat do të përdoreshin në 3 atentate të sinkronizura mes tyre dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Është Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuarve për lidhje me celulat e ISIS në Siri ku sipas tyre 23 personat e arrestuar në Kosovë e Shqipëri mbanin lidhje me Lavdërim Muhaxhirin.

Sipas planit të zbuluar nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipëri ka rezultuar se sulmet do të kryheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni në ambiente ku do të kishte prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares Izraelite e asaj Shqiptare.

Për këto dyshime për të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë në pranga janë vënë 22 persona 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipëri.

loro-borici

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se sulmet terroriste do të ishin të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në nëntor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekur.

Ja çfarë u sekuestroi policia, 22 të arrestuarve:
281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,
Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,
Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,
Një pushkë gjuetie,
Një revole me gas,
Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,
Një dron,
Radiolidhje,
Telefona celular,
Lap Topa,
Shtëpiza kompjuteri,
USB,
Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Nga Flori Bruqi : Shqiptarët në ISIS kërcënojnë hapur Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë se shumë shpejt do të vijnë “Ditë të zeza për ju”

Related image
ISIS-i, kërcënim për shqiptarët


Të gjithë janë shokuar nga masakrat që po bëjnë militantët islamikë të ISIS-it në Irak. Mes frikës se ata po fitojnë shumë terren në Irak, e janë duke arritur qëllimin e tyre, gazetari David Gardner i Financial Times ngre pyetjen se pas Irakut kush e ka radhën.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Abu Bekr el-Bagdadi, udhëheqës i xhihadistëve njoftoi krijimin e Kalifatit islamik, e ndërsa ky njoftim ishte i përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe gjuhën shqipe”, shkruan gazetari David Gardner në analizën e tij.

Image result for shqiptaret  ne  isis

Duke rikujtuar se Arabia Saudite ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të islamit, me ndihma në hapjen e xhamive apo ndihma të tjera, gazetari thotë se tani ajo ka humbur ndikimin në botën myslimane. Po përse njoftimi për krijimin e Kalifatit islamik u bë dhe në gjuhën shqipe.


Related image


“Që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugosllavisë, te Ballkani Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë – ndikimi i fesë myslimane është rritur me hapjen e xhamive apo dhe medreseve”, shkruhet në analizën e FT.

Image result for shqiptaret  dhe isis

Në foton e analizës së FT vërehet se si me rritjen e frymës islame, tani është rritur edhe një shqetësim: ai i përhapjes së radikalëve islamistë të ISIS.

Rikujtojmë se dhe disa shqiptarë nga Kosova e Maqedonia që tani luftojnë në radhët e ISIS-it kanë tmerruar njerëzit me veprat e tyre.



Policia e Kosovës, operacion kundër mbështetësve të ISIS



Kohë më parë  mbi  40 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës nën dyshimin se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Një prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në DokuFest, ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, tha  një burim zyrtar në kushte anonimati.


Image result for shqiptaret  dhe isis

I njëjti person, thotë burimi, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh se Prizreni është qytet mysliman si kundërpërgjigje e donacioneve amerikane për festivalin. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, në një konferencë për shtyp, tha se hetimet e luftës kundër terrorizmit vazhdojnë dhe në mesin e të dyshuarve ka edhe imamë xhamish, ndonëse ata nuk janë arrestuar. “Fillimisht, nga vetë fakti se këta persona kanë qenë në organizata si ISIS e Al Nusra, të shpallura nga OKB si grupe terroriste, kemi pasur bazat për të kryer arrestimin e tyre”, deklaroi Isufaj.



Pyetjes së gazetarëve nëse grupi kishte në plan të kryente sulme terroriste, prokurori i rastit dha këtë përgjigje: “Aktualisht jemi në fazën e parë të veprimit. Nuk mund të konfirmojmë gjë tjetër, por të jeni të sigurt se do të analizojmë çdo provë që kemi siguruar”. Në kuadër të operacionit policor është mbyllur edhe xhamia që ka funksionuar në mënyrë ilegale dhe ku dyshohet po kështu se në kuadër të mësimeve fetare është bërë edhe rekrutimi i njerëzve për luftën e Sirisë. Nga 40 të arrestuarit, autoritetet vetëm për 2 prej tyre nuk kanë informacione se kanë qenë në luftën e Sirisë. Policia konfirmoi se janë bastisur gjithsej 60 lokacione në të gjitha rajonet e Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani tha se në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur arsenale armësh. Ai theksoi se është për t’u vlerësuar bashkëpunimi i familjarëve të të dyshuarve me policinë, me përjashtim të dy rasteve.


Image result for shqiptaret  dhe isis

“Kemi arritur konfiskimin e provave të ndryshme materiale, përfshirë armë të tipit AK 47, pushkë gjuetie, armë të shkurtra, si dhe pajisje elektronike, eksploziv, pasaporta, etj. Këto janë gjetur kryesisht në banesat e të dyshuarve, por edhe në ato të marra prej tyre me qira”, saktësoi Kelani. Burime zyrtare bëjnë të ditur se numri i të kërkuarve i kalon 200, ndërsa në mesin e tyre është edhe një femër 23-vjeçare nga Komuna e Prishtinës, e cila dyshohet se ka shkuar në Siri. Në listën e policisë, të cilën e ka parë “Floripress" , është edhe serbi me inicialet D.J. nga Komuna e Parteshit, i cili së fundmi është konvertuar në mysliman dhe ndodhet në Siri. Autoritetet dyshojnë se D.J. është i infiltruar nga shërbimi sekret serb.

Numri më i madh i të arrestuarve është nga qyteti i Ferizajt, gjithsej 11 të arrestuar, i pasuar nga Prishtina me 8 të arrestuar, Gjilani me 7, Prizreni dhe Mitrovica me nga 5 dhe Peja me 4. Policia ka publikuar edhe identitetin e të arrestuarve në bazë të inicialeve, si dhe vitin e lindjes së tyre. Sipas komunikatës së policisë, shumica e tyre janë të moshave nga 20 deri në 30 vjeç. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Nëpërmjet një komunikate për media, ajo ka përshëndetur aksionin e policisë, duke theksuar edhe një herë se Kosova nuk do të jetë strehë e ekstremizmit. “Institucionet e Kosovës, asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste, që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues”, thuhet në reagimin e Presidentes së Kosovës. Edhe qeveria e Kosovës i jep mbështetje të fuqishme operacionit të ndërmarrë nga policia, për – siç thuhet – arrestimin e elementëve ekstremistë, të cilët me veprimet e tyre kanë kërcënuar sigurinë kombëtare dhe rendin tonë kushtetues. Qeveria në detyrë rithekson se organet shtetërore të Kosovës do të mbrojnë me vendosmëri vlerat tona civilizuese euroatlantike, liritë individuale, sekularizmin, të drejtat kushtetuese dhe ligjore, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.


Related image

Klerikët e Shqipërisë: Ndal masakrave në Lindjen e Mesme!

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dhe anëtarët e tij (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane) mbështetur dhe nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, ka bërë dje një deklaratë publike me anë të së cilës bën thirrje për ndaljen e masakrave në Lindjen e Mesme. “Po ndjekin me shqetësim situatën që po ndodh këto ditë në Lindjen e Mesme, në mënyrë të veçantë përndjekjen kriminale që terroristët e ISIS në Irak po ushtrojnë ndaj popullsisë lokale të krishterë, madje edhe ndaj myslimanëve dhe minoriteteve të tjera, e në mënyrë mizore përndjekjen dhe dëbimin e detyruar me dhunë të të krishterëve irakianë dhe të irakianëve të feve të tjera prej vendit të tyre. Ne dënojmë me forcë akte të tilla kriminale që nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet themelore të besimeve tona”, – thuhet në deklaratë. Përfaqësuesit e komuniteteve kryesore fetare në vend theksojnë se “Ne besojmë ngultësisht se e drejta e besimit është një e drejtë themelore e njeriut. Ne i gëzohemi kësaj të drejte në Shqipëri dhe një realiteti që besimet fetare kanë ndërtuar e vazhdojnë të ndërtojnë me shumë mund në vendin tonë. Duam t’u themi të gjithëve se është e mundur të jetojmë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin e duke respektuar njëri-tjetrin pavarësisht besimit, etnisë apo racës”.



Image result for shqiptaret e kosoves ne isis


ISIS kërcënon shqiptarët e Ballkanit


Image result for shqiptaret e kosoves ne isis

Shqiptarët në ISIS kërcënojnë hapur Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë se shumë shpejt do të vijnë “Ditë të zeza për ju”


Për herë të parë, shqiptarët që janë pjesë e grupeve terroriste në Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS) kanë dërguar një video ngjizim ku kërcënojnë hapur vendet ballkanike, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, me sulme me bomba dhe me eksploziv. Ata thonë se shumë shpejt nuk do të ndjeheni të sigurt as nëpër rrugë kur kaloni.

Në videon propagandistike me logon e “Alhayat Media Center”, e cila njihet si media e ISIS, e gjatë rreth 20 minuta, flasin dy persona në gjuhën shqipe, të cilët i cilësojnë shqiptarët kryesisht si ateistë dhe ngrenë kërcënime ndaj tyre.

Në incizim, njëri prezantohet si Al-Albani dhe Al-Kosova, përkatësisht njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.

Al Albani njihet me ermin e vërtet si Almir Daci me origjinë nga fshati Leshnic i Pogradecit dhe rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe rekrutim të personave të ndryshëm.

Ndërsa, siç mëson “Albinfo.Ch”, personi tjetër është Ridvan Aqifi nga fshati Bukovik i komunës së Gjilanit që jeton në Gjilan. Edhe ky person ka të kaluar kriminale dhe shihet si figura qendrore e shqiptarëve në ISIS.

Mendohet se Aqifi ky është komandat i gjithë korpusit shqiptar në ISIS, madje edhe i Lavdrim Muhaxherit, njeriut më të urryer ndër shqiptar, i cili ka djegur pasaportën e Kosovës madje në dy raste është parë duke i ekzekutuar barbarisht civilët sirianët.

Të dy personazhet në video-ngjizim, Daci e Aqifi duke iu drejtuar shtetasve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe shteteve të tjera ballkanike, ata shprehen se “do të vijnë ditë të zeza për ju”.

“Ne nuk i harrojmë ato që ju u keni bërë myslimanëve; do të keni frikë të ecni në rrugë; do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e tuaja; do tmerroheni edhe në shtëpitë tuaja. Ne do të veprojmë me ju, ashtu siç kemi bërë në Irak me ushtrinë e tyre. Ne do t’ju vijmë me njerëz që e duan vdekjen më shumë se jetën. Ne do të luftojmë derisa ta ngremë fjalën e Allahut në atë vend dhe kjo gjë do të ndodh së shpejti”, thuhet në ngjizim.

Policia  e Republikës së Kosovës jep detajet, ja sa është numri i shqiptarëve në Siri, mbi 55 janë të vrarë



Mbi 300 qytetarë të  Republikës  së Kosovës kanë udhëtuar në zonën e konfliktit në Siri ndërsa 55 prej tyre janë vrarë në zonën e konfliktit.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, në një prononcim , ka deklaruar se si Institucione të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi.

“Institucionet e vendit janë të gatshme që varësisht nga situata të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj kërcënimi ndaj sigurisë së vendit në përgjithësi dhe kundër qytetarëve të saj në veçanti. Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, deri më tani numri i Kosovarëve që kanë udhëtuar në zonën e konfliktit është mbi 300 persona, prej të cilëve mbi 55 janë të deklaruar të vrarë/vdekur në zonën e konfliktit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.


Ndërsa sipas informatave nga Policia e Kosovës numri i personave që aktualisht gjenden në zonën e konfliktit është mbi 100 persona ku prej tyre mbi 70 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktiv në organizatat terroriste të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre.

“Si rezultat i angazhimeve te Policisë se Kosovës, ne këtë rast nga Drejtoria Kundër Terrorizmit dhe njësitet tjera relevante deri me tani janë arrestuar mbi 140 persona ,nen dyshimin për raste qe ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Image result for shqiptaret e kosoves ne isis

Sipas Policisë së Kosovës, numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 115 persona te kthyer.

Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mirëpriti, siç tha operacionet e policisë së Kosovës që parandaluan sulmet e planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS-it.


“Unë i përshëndes autoritetet e Republikës së Kosovës për parandalimin e një serie sulmesh të planifikuara terroriste nga ekstremistët e ISIS-it dhe parandalimin e masakrës ndaj ekipit kombëtar izraelit të futbollit. Kjo më kujtoi sulmin brutal mbi ekipin olimpik të Izraelit në Munich në vitin 1972 dhe kam frikë që ky sulm mund të ishte po aq i keq në mos më i keq. U jam mirënjohës autoriteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë që kane vepruar në partneritet me Kosovën për të parandaluar këtë sulm”, ka thënë Engel.


Eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se terrorizmi e rrezikon vendin tonë dhe regjionin në tërësi, nëse ai ka bazament të fortë në shtetet fqinje, apo ato shtete që punojnë në atë drejtim.

Related image

“Nëse terrorizmi si dukuri tani është duke pësuar humbje të madhe si në rastin e Sirisë, atëherë i humbë forca në përgjithësi të asaj mënyre çfarë është duke u zhvilluar në Siri si dukuri nga ISISI. Megjithatë në ISIS është një numër jo i vogël i pjesëmarrësve nga trojet tona si shqiptare dhe me vet faktin që një numër nga shokët e tyre tani janë të burgosur në Kosovë, është e mundur që në shenj hakmarrje ata ta ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe të bëjnë ndonjë sulm në këto vise shqiptare e sidomos në Kosovë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se rastet e fundit sikur që u panë ishin të efektshme nga policia e Kosovës dhe shërbime tjera, por në preventive duhet qëndruar syçelë dhe shërbimet e shtetit ta mbulojnë terrenin e tyre me aktivitetet e tyre dhe të jenë të pranishme gjithandej.

“AKI si shërbim inteligjent tani ka krijuar edhe përvojën e saj me këtë lloj terrorizmi dhe është në rrjedha dhe e dinë mënyrën dhe vendet ku ata përgatiten, dhe ku veprojnë. E mira e madhe është se pjesëtarët e këtyre formacioneve në të shumtën dallohen edhe nga veshja dhe pamja e tyre, që nuk përputhet me mesin tonë si dukuri e përditshme e jetesës. Megjithatë nuk duhet të vetëkënaqemi dhe të mendohet se tani policia e Kosovës ka treguar se është e afte për ta luftuar këtë lloj të terrorizmit, por i tërë populli duhet të jenë të shqetësuar dhe të kontribuojnë në këtë aspekt duke i dal vendit në ndihme dhe duke e ndihmuar policinë dhe institucionet tjera nëse vërejnë ndonjë aktivitet te dyshimtë nga ana e tyre (terroristëve)”, ka deklaruar Tërnava.


Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka folur për këtë çështje.

“Nga rasti i fundit me te cilin është përballuar Kosova dhe rajoni dëshmon edhe një here që Ballkani është bere tani si qendër operative e këtyre grupeve ekstreme dhe as Kosova nuk ka mbetur e mënjanuar nga ky ndikim dhe nga këto zhvillime mund të shifet që Kosova në të gjitha nivelet ka ngritur sigurinë e saj në veçanti AKI-ja është në vllugun ma të madh të saj prej formimit të saj deri me tani . Kosova i ka të gjitha kapacitetet për të përballur më ndonjë akt të tillë terrorist që mund të ndodh në të ardhmen sepse përpos që kanë kapacitetet e saja vendore mos të harrojmë në Kosovë kemi edhe një force ndërkombëtare e cila në çfarë do rasti është në gjendje ti asistojë forcave vendore për ta rifutur një situata e cila mund të kishte krijuar pas ndonjë sulmi eventual”, ka thënë Shala.

Ndryshe, dy ditë më parë Policia e Kosovës, ka realizuar disa operacione policore në shkallë vendi të implementuara, të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë dhe rajon.

“Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjensionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon. Duke pasur parasysh se institucionet e Sigurisë në vazhdimësi monitorojnë dhe trajtojnë personat që shfaqin elemente ekstremiste, kanë kuptuar se persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Related image

Sipas Policisë, pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izreal.

“Gjatë hetimeve policia ka kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe të koordinuar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime. Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet. Nga data 04.11.2016 dhe deri më sot janë arrestuar (19) persona të dyshuar, ku (18) prej tyre shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë. Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në Komunikatë.

Gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar:

281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,
Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,
Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,
Një pushkë gjuetie,
Një revole me gas,
Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,
Një dron,
Radiolidhje,
Telefona celular,
Lap Topa,
Shtëpiza kompjuteri,
USB,
Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Kosova si pjesë e koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIL (ISIS), për këtë rast ka bashkëpunuar edhe me autoritetet nga shtetet e rajonit si, Shqipërinë dhe Maqedoninë, vende këto në të cilat po ashtu ka pasur arrestime të personave të dyshuar.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.(M. L.)

****
Komandanti i shqiptarëve në ISIS kërkon kokën e atyre që ndihmuan kthimin e Erion Zenës

Komandanti i shqiptarëve në ISIS kërkon kokën e atyre që ndihmuan kthimin e Erion Zenës
Ridvan Haqifi, imam kosovar që pretendon se është komandanti i shqiptarëve në ISIS, ka dhënë urdhër që të vriten ata që ndihmuan në ri-kthimin e fëmijës së kidnapuar nga babai i tij, Erion Zena, të nëna e tij.

Ai kërkon në veçanti kokën e xhihadistit Fitim Lladrovci, të cilin e ka shpallë ish-mysliman, një thirrje për ta vrarë çdo myslimanë që e takon atë.

Këtë urdhër Ridvan Haqifi, i njohur si “Ridvan El-Albani”, e ka shpërndarë tek xhihadistët e përfshirë në konfliktin sektarë në Siri e Irak, por edhe tek pasuesit tyre jashtë trevat të konfliktit, përfshirë edhe ata në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Urdhri, i shpërndarë përmes grupeve të mbyllura në rrjetet sociale, që është praktika e re e komunikimit të xhihadistëve, është i qartë: të vritet si i dalë nga feja, “Murted”, gjithsecili që ndihmoi në këtë aksion, detajet e të cilit i ka sjell ditë më parë Express në një analizë.



“Murtedi” (ish-myslimani), sipas mësimeve islame lejohet që të vriten dhe për këtë përdoren si fakt të gjitha burime e së drejtës islame. Komandanti i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi (që zëvendësoi në komandë terroristin Lavdrim Muhaxherin), siç ka raportuar Express, është një imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe një nxënës speciale (talebe) i imamit tjetër të BIK-ut, Zekirja Qazimi i arrestuar për rekrutim të xhihadistëve.

Related image

Ky imam ka dhënë edhe një emër konkret se kush duhet të vritet.

“Ridvan El-Albani” kërkon kokën e xhihadistit nga Drenica, Fitim Lladrovici, për të cilin beson që ka qen i përfshirë drejtpërdrejtë në operacionin sekret me ane të të cilit u soll te nëna e tij fëmija Erion Zena.
Burime të Express brenda inteligjencës kosovare që ka qenë e përfshirë në këtë aksion kanë bërë me dije se ky xhihadistë nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksion, pasi që ai nuk ka operuar në zonën nga ku është nxjerrë Erioni.

Image result for shqiptaret  dhe isis

Fitim Lladrovci nga fshati Gllanasells i Drenasit në dhjetor të vitit 2013, së bashku me Nexhdet Berishën kishte udhëtuar për në Turqi e pastaj nga aty kishte kaluar në Siri.

Lladrovci ishte rikthyer në Kosovë përmes aeroportit “Adem Jashari” po atë muaj.

Në kthimin e tij ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në shtëpinë e tij ishte gjetur një Zoll (raketë dore) me një maskë të shkruar në gjuhën arabe, mirëpo ishte liruar, pasi që është futur në procedurë të rregullt.

Që prej lirimit të tij, ai kishte vazhduar propagandën e tij, e cila bënte thirrje për përkrahje dhe bashkëngjitje në luftën e Sirisë përmes faqes zyrtare të “Facebook”-ut.

Në muajin maj të vitit 2014 Lladrovci kishte kaluar pikën kufitare Kulla për në Mal të Zi dhe prej atje kishte fluturuar në Stamboll dhe më pastaj sërish në xhihad në Siri.

Më vonë, ai ishte paraqitur vullnetarisht për të kryer “amelije”- sulm kamikaz, por nuk arriti që ta bënte këtë, ani pse i kishte përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook publikisht kur u nis për mision.


Shqiptarët e akuzuar mbështesin hapur ISIS-in


I pandehuri Fadil Myslimani, mbrojti hapur luftëtarët e ISIS-it në Siri e Irak. Ai tha se Shqipëria është e pushtuar dhe vetëm ushtarët e ISIS-it do ta çlirojnë atë

Image result for shqiptaret  dhe isis
Të akuzuarit për rekrutimin e të rinjve shqiptar në luftën qytetare në Siri e Irak (ISIS) nuk i kanë rënë pishman për veprimet që i kanë ndërmarrë, por përkundrazi në gjyqin që po zhvillohet në Tiranë, ata kanë mbështetur hapur luftën e ISIS. Madje kanë thënë se edhe Shqipëria shumë shpejt do të çlirohet nga “Kalifati”.

I pandehuri Fadil Myslimani, mbrojti hapur luftëtarët e ISIS-it në Siri e Irak. Në sallën e gjyqit, ai filloi leximin e një letre të shkruar me dorë, duke mbrojtur luftën e shenjtë, sipas tij, të luftëtarëve të ISIS-it në Lindjen e Mesme. Ai tha se Shqipëria është e pushtuar dhe vetëm ushtarët e ISIS-it do ta çlirojnë këtë vend.

Në fjalën e tij, ai kërkoi nga kryeministri Edi Rama, duke e etiketuar si “piktori mason”, të mos e ngacmojë ISIS-in, pasi ata, siç u shpreh Myslimani, nuk vjedhin, por qeverisin me ligjet e Allahut dhe jo ligjet e Amerikës, NATO-s, OSBE-së e BE-së.

Në sallë nuk munguan tensionet dhe akuzat në drejtim të Prokurorisë, shtetit si dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re, i dyshuar si organizatori i dërgimit të besimtarëve mysliman në Siri, akuzoi komunitetit mysliman si të kapur nga shteti. Ai tha se Komunitetit Mysliman Shqiptar ka shkelur ligjin e Islamit duke pranuar fe të tjera, citon REL.

“Drejtuesit e Komitetit Mysliman të Shqipërisë janë të paligjshëm e hipokrit, pasi kanë devijuar nga rruga e vërtetë e islamit”, theksoi Balla.

Image result for shqiptaret  dhe isis

Ndërsa, i ashpër ka qenë reagimi i Gert Pashjas, i cili pasi kërkoi të njihet me një vendim përgjimi i zhvilluar gjatë fazës së hetimit, e grisi atë duke e hedhur në mes të sallës. Ai tha se heshtja e besimtarëve mysliman dhe heshtja e tyre, ka një kuptim. Sipas tij, pas mbarimit të procesit gjyqësor janë ata që do të veprojnë dhe do të triumfojnë.

Pashja tha se nuk i tremb burgu, litari apo vdekja duke e cilësuar trupin gjyqësor dhe prokuroren si armiqtë e Allahut.

Pas këtyre fjalëve, i pandehuri Pashja u largua nga salla e gjyqit duke detyruar togat e zeza të ndërpresin seancën për të vazhduar më 15 dhjetor, me marrjen në pyetje të të pandehurve.

Image result for shqiptaret e kosoves ne isis

Ky është procesi i parë gjyqësor që po zhvillohet në Shqipëri ndaj klerikëve dhe predikuesve të fesë Islame. Ata dyshohet se në bashkëveprim edhe me teologët tjerë nga Ballkani, kanë rekrutuar disa shqiptarë t’i bashkohen luftës së ISIS në Siri.

Edhe në Kosovë po zhvillohet proces gjyqësor ndaj disa personave nën të njëjtën aktakuzë, pjesëmarrje, rekrutim dhe nxitje për pjesëmarrje në luftën e ISIS. Sipas disa statistikave më shumë se 400 shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë në Siri e Irak, disa nga ta me gra e fëmijë.

Letër nga Tirana( nga Rexhep Shahu)

Rexhep Shahu

Suvatimi e bojatisja e diktatures

Bunkera te tille muze te diktatures, qe i quan kryeministri si ai qe njoftoi edhe zotin se inauguroi te MInistria e Brendeshme, ka plot neper Shqiperi, neper Tirane dhe gjithe qytetet e Shqiperise. Po nuk jane keto ato deshmite tronditese te diktatures, nuk jane, vendstrehimet nen qytete ne rast sulmi ne kohen e diktatures, ato deshmite tronditese te diktatures. Jo, ato jane vendstrehime qe edhe sot ne rast te ndonje sulmi, i pari qe vrapon me ruajte bythen aty eshte kryeministri me ceten e tij.
Po i kujtoj kryeministrit dhe te tijve qe po kujtojne se ia gjeten rrenjet historise dhe e demaskuan diktaturen se gjithe qyteti i Kukesit aq sa eshte jashte mbi toke eshte edhe nen toke. E ka ndertuar Enver Hoxha, frika dhe mania e tij. Ne Kukesin e nendheshem jane gjithca qe i duhet nje qyteti te mbidheshem. Nuk po i lene radhe njeri - tjetrit turistet duke vizituar Kukesin e nendheshem nga ftesa e kryeministrit...
Eshte ne Kukesin e nendheshem edhe komiteti i partise, ai ekzekutiv, radio Kukesi, divizioni, spitali etj etj.Po s'ka foto te Enverit ne mure, as te Ramizit, as te Nexhmijeve...
Eshte edhe nje zyre per kryeministrin Rama atje nen toke...
Ne Radio Kukesi nen toke eshet edhe edhe nje radio tjeter, nje godine tjeter radioje.
Keto qe shet per zbulime, per muze diktature kryeministri nuk shiten as per librat me ilustrime per femijet e kopshteve.
Kryeministri e ka vetem nje qellim ne keto raste, te laje mut me shurre, te shkruaje media e huaj sikur ai po ben namin, po ben vrima ne uje, po suvaton diktaturen. Se kryeministri ine ka qellim ne vetvete te binde te huajt se eshte njesh fare.
Nese do muze diktature kryeministri apo edhe ambasadori amerikan qe shkoi ne Spac, le ta bejne muze se e kane te gatshem burgun e Tiranes, aty ku kane vdeke shume here me shume ne tortura se sa ne Spac a Burrel apo kudo tjeter shqiptaret e denuar nga diktatura.
Le ta bejne muzeun e diktatures edhe ne Tirane dhe atehere do ta shohe se sa vizitore do te kete. Pak njerez, edhe pse duan, munden te shkojne ne Spac, a Tepelene apo ne kampet e Lushnjes. Te burgu i Tiranes shkojne te huajt natyrisht, se eshte afer, nese ne muret e burgut, ne muret e kaushave nuk vendosin piktura te Edi Rames por i lene zingjiret ku varnin te burgosurit ne tortura sic kane qene, i lene morrat sic kane qene, i lene mutat sic kane qene...
Krahas Spacit, Burrelit dhe muzeve te tjera, e ka me lehte kryeministri qe ta beje muze te diktatures varrin e Enver Hoxhes, piramiden varr qe po na fut brenda te gjitheve qe eshte mu ne mes te Tiranes dhe mund te kete vizitore edhe nga planeti Mars. Beje muze diktature piramiden.
Beje nese ta mban zoti kryeminister dhe mos tall menderet duke na u shite edhe si denoncues i diktatures. Ende nuk ia ke preke as koren e pare se nuk guxon, edhe pse shume te shohin e te dine si guximtar, si trim, por nuk je ne fakt i tille me te fortet, je me te dobtit.

2016/11/18

Letërpërshëndetje Simpoziumit IVtë Qendrës së Studimeve Pellazgjike


  • I dashur Profesor Luftullai,
    E dashur Zonja Liliana,
    lejoni kem nderin t’Ju drejtohem me këtë
    Letërpërshëndetje me rastin e fillimit punimeve
    Simpoziumit IV të Qendrës së Studimeve Pellazgjike.
    Përmes Jush, përshëndes edhe gjithë pjesëmarrësit
    e nderuar të këtij Simpoziumi, të cilët janë dashamirës
    kombit shqiptar, duke qëndruar pozita shëndosha
    të vërtetave shkencore për prejardhjen tonë pellazgjike.
    Qendra e Studimeve Pellazgjike, të cilën Ju e drejtoni
    prej disa vjetësh, me simpoziumet e zhvilluara deri tani,
    ka dhënë një kontribut mjaft rëndësishëm për ndriçimin
    e vërtetave historike rreth lashtësisë pellazgjike të
    kombit shqiptar. Duke nxjerrë spika vlerësimet
    shkencore historianëve shquar brenda dhe jashtë
    vendit, ju keni bërë mundur që fillojë shpërndahet
    mjegulla e dendur dhe myku shtresëtrashë antishkenca
    grekokaragjoze e mashtrimit ka hedhur mbi
    historiografinë evropiane lidhur me kulturën pellazgjike
    në pellgun e Medheut dhe në rrethinat e tij.
    Me artin e shpifjes dhe mashtrimit, evgjitët e Nilit
    dhe Sinait, kanë arritur të mohojnë historinë tonë
    lashtë dhe, përmes mitit një përmbytjeje madhe
    paqenë, na kanë mohuar lashtësinë tonë historike, duke
  • sajuar vend saj ngrehinën e miteve mashtruese
    historisë së tyre.
    Është me vërtetë e turpshme Akademia e
    Shkencave nuk merr pjesë Simpoziumin Tuaj
    Shkencor. Mohimi kjo Akademi i bën prejardhjes tonë
    pellazgjike, dëshmon fare shkoqur se “faltoren” e saj
    prehen enveristët, këta bashkëpunëtorë ngushtë
    grekosllavizmit. Akademia e Shkencave, normalisht,
    duhej ishte organizatorja e simpoziumeve tilla
    kanë qendër të vëmendjes studimin dhe hulumtimin e
    prejardhjes sonë lashtë. Ajo, me aktivitetin e saj,
    mbrojtje vërtetave shkencore, duhej ishte
    emancipuese e klasës politike shqiptare, e cila i ka
    braktisur interesat kombëtare dhe është shndërruar një
    mercenare shërbim grekosllavizmit dhe një
    servile pështirë Brukselit. Ajo Akademi, tetor
    vitit 1998, botoi një Platformë antikombëtare, cilën
    grekosllavëve u lypte për shqiptarët ndonjë drejtë
    kulturore dhe asgjë tepër, vend të ndërtonte një
    Plarformë Kombëtare për ribashkimin e trojeve tona
    etnike.
    Duke ju uruar suksese zhvillimin e punimeve
    Simpoziumit IV Qendrës Studimeve Pellazgjike,
    lejoni t’ju përcjell konsideratën time lartë Juve dhe
    të gjithë pjesëmarrësve të nderuar.
    Me shumë respekt.
    Prof.dr. Eshref Ymeri
    Kolumbus, Ohajo

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...