2016-11-13

Analiza e Astrit Patozit për sulmin e kryeministrit shqiptar Edi Ramës ndaj Donald Trump


Analiza e Astrit Patozit për sulmin e Ramës ndaj Trump/ Se shpëtojnë justifikimet, inkoherent dhe ekstremist. Në vitet ‘90 kërkoi që PS të nxirrej jashtë ligjitImage result for edi rama

Astrit Patozi në një intervistë të tij analizon qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj presidentit të SHBA-ve Donanld Trump, pasojat që mund të ketë Shqipëria, shfajësimin, por edhe mundësinë e një rezolute parlamentare kundër qëndrimeve te kryeministrit. Patozi flet edhe për kohën kur Rama kërkoi të nxirrte jashtë ligjit Partinë Socialiste, inkoherencën e tij dhe agresivitetin politik.

Ju keni mbajtur një qëndrim edhe mbi debatin e fundit, zgjedhjet amerikane dhe pozicionimi i kryeministrit shqiptar ndërkohë që ishte kandidat presidenti aktual i zgjedhur Donald Trump. Si e patë këtë deklaratë dhe a duhet të kemi një ndjesë?

Gjëja më e mirë që mund të bënte Rama, nuk do ishte ndjesa sepse besoj unë sepse do ishte hipokrite. Po të isha në vendin e tij do heshtja. Sepse cdo shpjegim që mund të jepet vetëm sa e rëndon më shumë pozicionin e tij dhe kështu ka ndodhur. Këto dy ditët e fundit, Rama ngjante si një ilustrim i K.TH Spirit, bam me këmbë e bam me duar, sepse është një varg që e ka shumë qejf ta përdori. Rama dje ishte njeriu më në vështirësi në planet sipas meje, sepse po korrte atë që kishte mbjellë. Pra, kishte bërë një gafë shumë të rëndë, jo thjeshtë diplomatike, por që tregon mungesën e seriozitetit dhe ishte në një farë mënyre i ekspozuar përpara shqiptarëve dhe cdo faktori ndërkombëtar si njeri jo serioz në minimumin e vet. Pra, unë nuk besoj se Edi Rama duhet të kërkonte ndjesë, por ajo që duhet të bënte ishte heshtja.

Sipas jush pas akuzave kryeministri duhet të heshte?

Të heshte për një gjë që tek e fundit tregoi se Rama është një politikan me probleme shumë të rënda me personalitetin. Që do të thotë se inkoherenca dhe eksentrizmi është gjëja e parë që bie në sy tek ai. Po marr një shembull. Edi Rama, në vitet 91-92 ishte ekstremist kundër Partisë Socialiste, për shkak se i ati ishte ish-hierark i regjimit, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Atëherë, Rama kërkonte ta atëherë që ta nxirrte të jashtë ligjshme Partinë Socialiste, pikërisht partinë që sot e udhëheq. Pas shumë vitesh, ai është një pozicion shumë më të largët, shumë më të avancuar si dogmatik apo si nostalgjik i ligaturës dhe kapërcen edhe Vito Kapon, bile edhe vetë Enver Hoxhën sepse unë nuk e mbaj mend Hoxhën që ta konsideronte Ballin Kombëtar si një organizatë që vetëm kishte ngrënë pula. Kjo është vetëm një reminishencë e filmave të kinostudios. Edi Rama nuk e ka për gjë për ti ndryshuar qëndrimet e veta në mënyrë ekstreme. Ky ishte një ilustrim i kësaj gjëje, por mbi të gjitha edhe i keqpërdorimit i pozicionit publik për arsye politike.

Ka akuza se Rama është keqpërdorur në favor të njërës palë në zgjedhjet amerikane?

Në rast se do të jetë e vërtetë akuza se ai është keqpërdorur në favor të njërës palë në zgjedhjet amerikane, unë mendoj se Edi Ramën nuk ka jo avokat, por as psikiatër që ta marrë në dorëzim sepse do të ishte tejkalim i cdo caku. Unë uroj që kjo të mos ketë ndodhur, por kjo prapë nuk e shpëton.

Cilat janë pasojat për Shqipërinë nga qëndrimi i Ramës?

Edhe me aq sa ka bërë, edhe sikur të ishte shpërthim i tij personal ajo histeri kundër Trump, sërish është i pambrojtshëm sepse Rama, sipas meje, gjatë këtyre viteve që drejton qeverinë, kërkon të bind ndërkombëtarët, sepse me ne e ka të vështirë, që Shqipëria është një vend i vogël, por që drejtohet nga një kryeministër i madh dhe sa herë që e bën këtë punë rezulton që Shqipëria është një vend i vogël dhe normal, por që ka një kryeministër anormal. Sepse, e para nuk mund të shfajësohesh me deklaratat e udhëheqësve të tjerë politikë, që në rastin më të keq kanë qenë shumë më të përmbajtura se histeria e Edi Ramës. Ajo që ka më shumë rëndësi është që ne jemi një vend shumë i vogël dhe nuk mund të bëjmë vezë të madhe. Pra, në rast se Presidentit francez i lejohet të thotë ndonjë fjalë, ne, për peshën që kemi duhet të jemi shumë më të përmbajtur. Zgjedhjet amerikane nuk janë njësoj sikur të vendosësh bast.

Çfarë nevoje ka kryeministri i Shqipërisë të flasë për fushatën e presidentit amerikan?

Këtu nuk bëhet fjalë për një ndeshje futbolli ku po luan Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit dhe ti mund të bësh një parashikim. Është një gjë shumë serioze për të cilën nuk ka asnjë nevojë për tu shprehur. Por, edhe në rast se do shprehesh, nuk mund ta shtysh dhe të jesh agresiv si Edi Rama, sepse shfajësimi kryesor i tij është që Rama e ka konsideruar Trump-in si një kandidat për President dhe jo si president. Po pse, për kandidatin mund të flasësh çfarë të duash? Po e zëmë se zgjedhjet do ti fitonte Clinton, sërish do të ishte po kaq rëndë sepse edhe si kandidat i nominuar i amerikanëve ai përfaqësonte gjysmën e amerikanëve dhe s’mund të fyesh gjysmën e Amerikës duke i konsideruar që përfaqësuesi i tyre ishte fatëkeqsi për amerikën dhe botën. Kjo është ajo që mendoj për Edi Ramën dhe për pozicionin e tij krejtësisht komik në zgjedhjet amerikane.

A duhet të investohet parlamenti apo komisioni i jashtëm në këtë çështje? Ka pasur një propozim nga ana e z.Blushi psh që të ketë një rezolutë?

Unë mendoj që e gjithë ajo që bëri Rama ishte një eksagjerim dhe ne nuk kemi pse të bëjmë ekzagjerimet tona. Unë mendoj që në rast se politikanët ndëshkohen për qëndrimet e tyre, Rama e ka marrë ndëshkimin. Jo nga vota e amerikanëve, por nga mënyra se si ai u ekspozua përpara shqiptarëve dhe përpara faktorit ndërkombëtar, si një kryeministër jo serioz. Çdo gjë tjetër është e panevojshme, por edhe e tepërt.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...