Jemi ende disa muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, por dy krerët e partive kryesore të koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, kanë filluar që tani të bëjnë lëvizjet e tyre.
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet ti ndryshojë sërish zonat elektorale kandidatëve të PS-së, ashtu siç bëri edhe në zgjedhjet e vitit 2013, lëvizje të cilat i rezultuan të suksesshme.
Në qershorin e 2013-ës Edi Rama ishte në krye të listës së Vlorës, por kësaj rradhe pritet të kryesojë listen e Durrësit duke dërguar në Vlorë ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Tiranë pritet të kryesojë listën ish-kryeministri Pandeli Majko.
Por lëvizje parashikohen edhe në kampin e LSI-së, ku me shumë gjasa kreu i saj Ilir Meta pritet të kryesojë listen e deputetëve në Durrës, pra një përballje kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në qytetin bregdetar.
Zgjedhjet e 2017-ës do të jenë një test i rëndësishëm për vazhdimin e koalicionit PS-LSI. Edi Rama është shprehur publikisht pro vazhdimit të tij, por nga LSI nuk ka ende një përgjigje zyrtare.