Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/17

Ushtarak ne luftë -Hero në paqë-Skender Rexhahmetaj

Maska e Dar_di





    (1969-2012)



Me datn 20 tetor 2012 u  nda nga jeta eprori i UÇK-së në Brigadën 138”Agim Ramadani” dhe themeluesi i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë, Skender Rexhahmetaj nga Isniqi i Deçanit.


Me fillimin e luftës çlirimtare në vitin 1998,Skender Rexhahmetaj,u rreshtua në radhët e UÇK-së dhe emërohet komandant i shtabit në Isniq. Ishte themelues i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe u maur më stërvitjen e ushtarëve të këtij njësiti por gjithashtu ishte epror i UÇK-së në Brigadën 138 Agim Ramadani .
Pas luftës , u angazhua në trupat e mbrojtjes të Kosovës e më pastaj ishte Drejtor i Drejtoratit për Siguri Civile dhe Gatishmëri Emergjente në Komunën e Deçanit.
Skënder Rexhahmetaj ,mbrojti në mënyrë të dinjitetshme , vlerat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , pranë Tribunalit të Hagës në Procesin gjyqësor Haradinaj.

Vdekja e gjet në detyrën e shefit për planifikim dhe koordinim emergjent , ne kuadër të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Deçanit.
 Fillimin e luftës çlirimtare me1998, Skenderi u rreshtua në radhët e UÇK-së dhe emërohet komandant i shtabit në Isniq.
Ishte mjaft aktiv në zonat e luftës, duke dhënë kontribut të madh profesional në vija të frontit. Pas takimit të mbajtur, me 24 maj1998 në Gllogjan, në komandën e zonës operative të Dukagjinit, mori përgjegjësinë e organizimit dhe përgatitjeve ushtarake në pjesën veriore të komunës së Deçanit, përkatësisht për 12 fshatra. 

Ishte themelues i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe u mor me stërvitjen e ushtarëve të këtij njësiti, të cilët më pas treguan shkathtësi të larta në vija lufte. Në vazhdimësi të aktiviteteve ushtarake qëndroi stoikisht në zhvillimet e luftës në betejën e Koshares, në cilësinë e komandantit të batalionit të katërt të Brigadës 138 Agim Ramadani dhe deri në fund u përballë më luftën për Çlirimin e Kosovës.

 Pas luftës u angazhua në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës e më pastaj ishte drejtor i Drejtoratit për Siguri Civile dhe Gatishmëri Emergjente në Komunën e Deçanit. Për pesë vite me gjithë potencialin e tij intelektual dhe njerëzor u angazhua ne Shoqatën e Intelektualeve të Pavarur në Deçan...
Skënder Rexhahmetaj la pas vetes pesë fëmijë dhe bashkëshorten.
Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë  Skënder Rexhahmetaj nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Dëshmitari Rexhahmetaj, gjatë dëshmisë së tij, ka treguar rreth mënyrës së organizimit të mbrojtjes në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës. Ai gjatë kësaj kohe ishte komandant për mbrojtjen e fshatit, dëshmitari dhe bashkëfshatarët e tij punuan në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan. Sipas tij, jeta në fshatin Isniq gjatë kohës së luftës ishte e organizuar, duke marrë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe populli shqiptar ishte i detyruar për një gjë të tillë, për shkak të presionit të regjimit serb, dhe se këto organizime kanë qenë të pavarura. “Gjithsesi se ngjarja që ndodhi në Gllogjan i shqetësoi njerëzit dhe secili fshat, përfshirë dhe Isniqin ka vepruar seriozisht në këtë drejtim”, ka thënë dëshmitari Rexhahmetaj.

Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Rexhahmetaj.

Periudhat e vështira

Rexhahemtaj gjatë kësaj seance është pyetur për periudhat mars-shtator të vitit 1999, në kohën kur forcat serbe kishin sulmuar Izniqin e Gllogjanit. Ndërkaq, pavarësisë së strukturave udhëheqëse të fshatit, dëshmitari Rexhahmetaj ka thënë se ato kanë qenë të pavarura dhe shumë të rrezikuara nga pushteti serb. “Ne kemi kaluar periudha të vështira dhe kemi nxjerrë forma se si duhet të mbrohet jeta në forma të okupimit, por ishte e nevojshme që njerëzit e fshatit të merreshin vesh mes vete se si do të vepronim”, ka thënë Rexhahmetaj.
Dëshmitari në deklaratën e tij, kishte thënë se kishte takuar Lahi Brahimajn për herë të parë në takimin që u zhvillua në pjesën e parë të vitit 1998. Dëshmitari i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të planifikonte një takim me Shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. Në deklaratën e tij kishte dhënë detaje rreth marrëdhënieve të Ramush Haradinajt me Idriz Balajn. Ndryshe, rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte. Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues. Por, ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të Prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur kallëzim penal për gjykim të pjesshëm. Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.


Jusuf Buxhovi :Akademik Mehmet Kraja, në vallen e akademisë serbe




Buxhovi: Kraja, në vallen e akademisë serbe

Mehmet Kraja (majtas) dhe Jusuf Buxhovi


Një ditë pasi akademik Mehmet Kraja, e cilësoi historian diletant, dhe librin e tij “Historia e Kosovës” në shërbim të akademisë serbe, ka reaguar autori i librit Jusuf Buxhovi.
Në një reagim të tijin të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Buxhovi thotë se edhe Kraja hynë në vallen e Akademisë Serbe, e cila më parë kishte hedhur akuza në drejtim të librit të tij.

“Gjuhës pamfletiste kundër ‘Kosovës’, të bërë nga kryetari i ASHAK-së me rastin e Vidovdanit, më në fund, sipas detyrës, iu bashkua edhe ‘akademik’ Kraja”, shkruan Buxhovi. “Vërtet më vjen keq për gjendjen në të cilën ka rënë ‘akademiku’ ynë dhe sejmenët e tij, që nuk po tregojnë pos që janë të detyruar të hynë në vallen e Akademisë Serbe, jo vetëm duke mos punuar asgjë, por për më tepër, duke bërë përpjekje t’i pengojnë ata që punojnë!”, ka shkruar Buxhovi.

Kush  është Jusuf Buxhovi?


usuf Buxhovi lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.

Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi....Etj.


Punën që do të duhej ta bënte një institucion shkencor apo një ekip studiuesish, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi e ka bërë vetë. Ai sapo ka botuar librin “Kosova” në tri vëllime, që përfshin rreth 2500 faqe. Libri tashmë është duke u përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe brenda vitit do të jetë i gatshëm edhe për lexuesit e huaj.
Janë katër mijë vjet histori, 2500 faqe, tre libra dhe një autor. Ky është Jusuf Buxhovi, ndërsa libri i tij më i ri titullohet “Kosova” dhe përfshin historinë e këtij vendi, duke filluar nga pellazgët dhe dardanët për të përfunduar me protektoratin ndërkombëtar.

Libri i parë flet për Antikën dhe Mesjetën, i dyti për Kosovën nën Perandorinë Osmane, ndërsa i treti përfshin periudhën prej Konferencës së Londrës deri te Protektorati Ndërkombëtar. Kur shkruan për periudhën antike, Buxhovi tezën e deritanishme ilire e bart deri te teza pellazge. “Është një kundrim ideologjik i padrejtë që ka dominuar, por meqë gjithçka i nënshtrohet ndryshimit, nuk kemi arsye që edhe ne të mos i nënshtrohemi këtij ndryshimi të historiografisë sonë”, thotë ai, duke shtuar se historiografia jonë lidhet me pellazgët.

Sipas Buxhovit, pellazgët janë fondament i antikitetit. Përpos tij, këtë e thonë edhe shumë autorë botërorë nga shekulli XIX e tutje.

“Pionier i kësaj teze është Hahni, por mbas tij kanë vazhduar edhe shumë e shumë shkencëtarë tjerë dhe sot lirisht mund të thuhet se shkenca gati e ka pranuar tezën se bartës të antikitetit janë pellazgët e jo grekët”, thotë Buxhovi.

Sipas tij, praninë e pellazgëve e pranojnë edhe vetë autorët e antikitetit nga Homeri me ‘Iliadën’ që i quan pellazgët popull hyjnor, popull të mendimit, popull të filozofisë, të mitologjisë, ndërkohë që edhe autorët antikë prej Herodotit e Platonit e deri te Pini dhe Taciti e vërtetojnë që pellazgët janë bartës të antikitetit, që prej pellazgëve është marrë kultura dhe gjuha.

“Shkencëtarë dhe filologë të rëndësishëm botërorë si Mulleri dhe Budimiri në vitet e pesëdhjeta e kanë ngre tezën se edhe shkrimi i antikitetit është shkrim pellazg dhe kjo mund të vërtetohet prej Homerit, prej ‘Iliadës’, mandej ka dëshmi materiale që edhe vet Pisistrati në shekullin e pestë ka urdhëruar që të rishkruhet dhe të riformulohet ajo, pasi që ka qenë në një version johelen.

Ka edhe shumë dëshmi të tjera dhe ne mund të themi lirisht se kjo tezë nuk e dëmton tezën ilire, përkundrazi djalit ia gjen gjyshin, ia gjen stërgjyshin”, shprehet ai. Ilirët, thotë Buxhovi, kanë qenë pasardhës të pellazgëve, por jo drejtpërsëdrejti. Pasardhësit kryesor, sipas burimeve që ai i trajton në pjesën e parë, janë dardanët. “Ata njihen edhe nga autorët antikë por edhe nga autorë tjerë, të cilët Budimiri i quan klasikë të indoeuropianizmit. Dardanët jo vetëm Budimiri por edhe Muller e shumë autorë të tjerë botërorë i quajnë themelues të Trojës. Këtë e vërteton edhe mitologjia greke, mandej edhe Virgjili me themelimin e Romës”, thotë Buxhovi.

Edhe Mesjetën ai e sheh si produkt të vazhdimësisë dardano-iliro-shqiptare. Sipas tij, Bizanti drejtpërdrejt është themeluar prej perandorëve dardano-ilirë. “E kemi Dioklecianin që ka bërë reformën e Perandorisë Romake në shekullin e katërt dhe e ka themeluar Ilirikun me katër pjesë, ku të gjithë kanë qenë dardano-ilirë dhe kjo e tregon fuqinë politike dhe ushtarake të dardano-ilirëve. Pas tij vjen Konstantini, i cili e ka pranuar krishterimin si fe zyrtare. Ai madje krenohet që është dardan.

Por ai që konsiderohet si themelues i Bizantit dhe bartës i asaj që mund ta quajmë lirisht fillet e shtetit arbëror apo shqiptar është Justiniani, i cili në vitin 523 e ka themeluar kishën e Dardanisë në kuadër të Ilirikumit dhe e ka lidhur drejtpërdrejt me Perandorinë e Romës.

Ai ka dashur që Lindjen t’ia nënshtrojë Perëndimit, pra pjesën më vitale, ku kishin filluar depërtimet dhe rrënimet sllave, t’ia nënshtrojë dardanëve dhe Ilirikumit. Dhe kjo ka vazhduar deri në vitin 870 kur pjesa e Dardanisë dhe Ilirikut do të pushtohet nga bullgarët, të cilët pasi do ta pranojnë krishterimin, për arsye shtetërore, do ta rrënojnë identitetin kishtar dardan, të cilin e kishte vu, tre shekuj përpara, Justiniani”, thotë Buxhovi. Ai shton se këtu historiografia jonë i ka referencat kryesore shkencore, por fatkeqësisht nuk është trajtuar si duhet. Buxhovi thotë se ideologjikisht edhe Bizanti edhe krishterimi janë trajtuar si armiq të shqiptarëve e jo si pjesë e kulturës së tyre.

Ndërsa kur flet për Perandorinë Osmane, e cila trajtohet në librin e dytë, ai thotë se ajo është pushtuese. Sipas tij, beteja e Kosovës, e cila thotë se duhej të quhej betejë e Dardanisë, është betejë kryesisht mes arbërve, ku kanë qenë të pranishëm edhe sllavët dhe hungarezët, kundër otomanëve.

Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptare.

E kur pyetet se pse e ka shkruar historinë e Kosovës, Buxhovi përgjigjet se kanë qenë dy arsye që e kanë shtyrë ta shkruajë këtë histori. “E para që shteti i Kosovës duhet ta ketë historinë e vetë. Jo një histori e cila do të shikohej e ndarë nga kompleksiteti shpirtëror dhe politik i shqiptarëve. Përkundrazi, Kosova shikohet si bartëse dhe promotor i kësaj historie që nga antikiteti”, shprehet ai.

Buxhovi thekson se historia e Kosovës është histori e Shqipërisë së natyrshme. Pa Kosovë, sipas tij, nuk do të kishte Shqipëri, nuk do të kishte identitet shqiptar.

“Unë përpiqem këtë dimension ta tregoj dhe ky libër kështu duhet shikuar”.

Preokupimi i dytë i tij ka qenë ajo sepse ka parë se historia e viteve pesëdhjetë, të cilën e ka krijuar Shqipëria, ka qenë ideologjike dhe e njëanshme. Skandaloze e konsideron edhe

Rishkrimin e saj në vitin 2002-2009 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pasi që ajo e injoron Dardaninë, e injoron Kosovën dhe, sipas Buxhovit, ajo krijon mitin e një të pavërtete tjetër se gjoja historia e Shqipërisë ka lindë më 28 nëntor me ngritjen e flamurit në Vlorë.

“Kjo është një datë historike, pa mëdyshje, shumë e rëndësishme por nëse shikohet e shkëputur atëherë kjo është shumë e dëmshme sepse e përjashton historinë e natyrshme katër mijë vjeçare të popullit shqiptar, ku Kosova është bartëse e saj dhe pikërisht kjo më ka shtyrë më shumë që t’i kthehem kësaj teze dhe e di që s’do ta kem lehtë sepse janë krijuar skema, janë krijuar stereotipe, janë krijuar piramida, për fat të keq, janë krijuar klandestinitete politike që funksionojnë në drejtimin Tiranë-Prishtinë mbi këto baza”, thotë Buxhovi.

Arsyet për mungesën e një historie të Kosovës deri më tash thotë se janë edhe politike edhe shkencore. Sipas tij, shteti shqiptar nuk ka pasur vullnet dhe nuk ka sot e kësaj dite të heqë dorë prej tezës ilire.

“Shumë shkencëtarë të Shqipërisë mendojnë se duhet të jenë piemont i çështjes shqiptare dhe me këtë pikërisht është heqë dorë prej tezës pellazge dhe asaj bizantine sepse Dardania është epiqendër e antikitetit shqiptar. Lëvizja Kombëtare Shqiptare që u zhvillua në Kosovë në shekullin XIX e prodhoi Shqipërinë”, shton ai.

Ai konsideron se në Kosovë me vullnet është bërë një krim që i është dorëzuar Mesjeta Serbisë dhe Serbia këtu prapë vazhdon të krijojë realitete të reja antishkencore mbi teoritë hegjemoniste serbomëdha dhe prandaj, sipas Buxhovit, ata që e kanë aprovuar këtë sigurisht nuk janë të interesuar për një histori, e cila do të shkonte deri në antikitet sepse automatikisht krijon fajet dhe krimet e një politike, e cila ka lejuar diçka të tillë.

Punën për shkrimin e historisë së Kosovës Buxhovi e ka filluar para gjashtë viteve, por në mënyrë intensive me këtë punë është marrë që katër vite.

Në mungesë të vullnetit të institucioneve kulturore dhe shkencore të Kosovës, atij i ka dalë në ndihmë shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni i SHBA-ve, e cila bashkë me shtëpinë botuese “Faik Konica” nga Prishtina e ka botuar librin në 1500 kopje.

Buxhovi tregon se botuesi nga Houston, i cili është shqiptaro-amerikan, menjëherë i ka hyrë punës për përkthimin e librit në gjuhën angleze. Buxhovi beson që më 28 nëntor libri do të jetë i gatshëm edhe në gjuhën angleze.

Çmimi i librit është 40 euro, por botuesit qysh tash janë përkujdesur që për krijuesi dhe për shkencëtarët të ketë një zbritje shumë të madhe.

“Do të jetë diku përgjysmë”, thotë Buxhovi, ndërsa tregon se promovimi i librit do të bëhet më 16 shkurt dhe do t’i kushtohet pavarësisë së Kosovës.

Në gushtin e vitit 2012-të krijuesi dhe historiani ynë i dalluar, Jusuf Buxhovi, pritet të nxjerrë nga shtypi librin e tij historiografik, "Historia e Kosovës", konkretisht në prag të 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Këtë ai e ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot". Buxhovi ka thënë se ka marrë këtë iniciativë duke parë se institucionet tona përgjegjëse pak po bëjnë në këtë drejtim. Ai ka thënë se ka kohë që është duke punuar në një projekt shkencor, që ka të bëjë me historinë e Kosovës. Ndërsa, edhe veprat e fundit nga kjo fushë të botuara nga ai, janë pjesë e këtij projekti në tri libra.

"Siç shihet, në këtë projekt do të përfshihet historia pesëmijë vjeçare e shqiptarëve. Vendi i Kosovës në të jo vetëm që nuk e përjashton këtë tërësi, por e forcon atë edhe më shumë, meqë dihet se nga antika e tutje roli i Dardanisë ishte tejet i madh, ndërkohë që edhe gjatë Perandorisë Romake, Bizantit dhe mesjetës, Kosova paraqet bërthamën e lëvizjeve shoqërore dhe politike të shqiptarëve në këto zhvillime historike si pjesë e rëndësishme e tyre", ka thënë Buxhovi. Ndërsa, ka theksuar se ka zgjedhur gushtin për ta nxjerrë librin nga shtypi për shkak sepse pavarësia e shtetit shqiptar dhe të gjitha ngjarjet dinamike që do t'i paraprijnë atij, nga shkurti i vitit 1912-të e deri më 28 nëntor 1912, lidhen me Kosovën dhe kryengritjen gjithëshqiptare që do të organizohet nga prilli i atij viti e deri më 23 gusht kur do të aprovohen 14 pikat e Memorandumit të Hasan Prishtinës. Ai ka falënderuar Komunën e Prishtinës dhe kreun e saj, Isa Mustafa për ndihmën e ofruar për botimin e librit "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane" dhe premtimin e tij për të ndihmuar projektin për historinë e Kosovës. Buxhovi ka thënë se deri tash nuk ka hasur në përkrahje të institucioneve të Kosovës. Nisma e tij për të hartuar historinë e Kosovës është pritur në mënyra të ndryshme, duke marrë edhe fjalë miradije.

Historiani Sylë Ukshini, në një prononcim për "Kosova Sot", është shprehur se nisma e Buxhovit duhet mbështetur nga institucionet vendore, pasi historiografia shqiptare tani më shumë se kurrë, ka nevojë për prurje të reja të nivelit evropian e ndërkombëtar. "Unë jam i impresionuar me energjitë dhe vullnetin që po shpërfaq z. Buxhovi, jo vetëm në fushën e historiografisë", ka thënë ai.

Kurse Dr. Frashër Demaj, Sekretar shkencore në Institutin e Historisë së Kosovës, duke mos dashur të komentojë pohimet e Buxhovit rreth mosmbështetjes institucionale për projektin e tij, ka shutuar se IH-ja është e hapur për bashkëpunime, duke përmendur edhe projektin "Historia e Kosovës", i cili është projekt i hartuar nga Instituti i Historisë tash e 4 vjet. "IH-ja gjithmonë ka mirëpritur dhe mirëpret bashkëpunimin me individë dhe institucione. Buxhovi një herë ka konkurruar me një kumtesë (130- vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) dhe atëherë është pranuar", ka thënë Dr. Demaj.



Kush  është  Mehmet Kraja?

Mehmet Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit. Eshtë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 10 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë.


Bibliografia

Romane

“Gjurmë në trotuar”, “Rilindja”, Prishtinë 1978;
“Portali i perëndive të fyera”, “Rilindja”, Prishtinë1980;
“Moti i Madh”, ““Rilindja”, Prishtinë1981;
“Udhëzime për kapërcimin e detit”, “Rilindja”, Prishtinë 1984; “Naim Frashëri”, Tiranë 1987;
“Sëmundja e ëndrrave”, “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Net bizantine”, “Rilindja”, Prishtinë 1990;
“Muri i mjegullës”, “Toena”, Tiranë 1998;
“Edhe të çmendurit fluturojnë”, “Onufri”, Tiranë 2004;
“Im atë donte Adolfin”, “Onufri”, Tiranë 2005.
"Selvitë e Tivarit", "Onufri", Tiranë 2008
"Hotel Arbëria", "Onufri", Tiranë 2010

Tregime

“Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
“Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
“Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
“Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
“Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.


Drama

“Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
“Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
“Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
“Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
“Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
"Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008


Kritikë dhe publicistikë

“Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
“Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
“Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
"E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009


Skenarë

“Sëmundja e ëndrrave”, 1989
“Kurrë më”, 2000
“Fluturat e bardha”, 2001
“Muri i mjegullës”, 2002
“Kukumi”, 2003 (i realizuar si film artistik i metrazhit të gjatë, në regji të Isë Qosjes)

Shfaqje të realizuara

“Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
“Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
“Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
“Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
“Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
“Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
“Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
“Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.

Çmime

Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërise (per romanin me te mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)

2012/11/14

Shkruan :Flori Bruqi: Trafikimi i qenieve njerëzore në Kosovë



Republika e Kosoves radhitet në mesin e vendeve me numër të vogël të të infektuarve me virusin HIV/AIDS, por, sipas virusologut Safet Blakaj edhe numri i qytetarëve që kryejnë testet vullnetare të infeksionit me këtë virus është i ulët. Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër AIDS-it, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numëron gjithsej 69 raste me virusin HIV/AIDS që nga rasti i parë i diagnostifikuar në Kosovë më 1986.

Ka më shumë se njëzet vjet që edhe Kosova është përballur me virusin HIV/AIDS, ndonëse në përmasa shumë më të vogla se shumë vende të botës. Megjithatë, kjo nuk është më një sëmundje që u ndodhë të tjerëve. Rasti i parë në Kosovë është diagnostifikuar më 1986 dhe prej atëherë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosove janë regjistruar 69 raste me HIV.

Sipas këtij instituti, nga pasojat e kësaj sëmundjeje kanë vdekur 27 te sëmurë. Virusologu Safet Blakaj, nga qendra Labirint, thotë se Kosova radhitet në mesin e vendeve me numër të vogël të të infektuarve me virusin Hiv Aids. “Kosova qëndron tek shtetet me numër të ultë të të sëmurëve me HIV/AIDS, por ky fakt nuk ishte dashur që të na gëzonte sepse rreziqet janë të mëdha. Ne kemi numër të vogël të të infektuarve, por, po ashtu kemi edhe numër të vogël të atyre që kryejnë testet për virusin HIV/AIDS, andaj është shumë i nevojshëm që funksionimi i qendrave për testim vullnetar të rritet, në mënyrë që njerëzit të verifikojnë statusin tyre të infeksionit. “Numri i përgjithshëm i atyre që jetojnë me virusin HIV në Kosovë shënon 7 persona, ndërsa sipas statistikave, janë rreth 65 deri në 70 raste që nga diagnostifikimi i rastit të parë në Kosovë më 1986”.



Rasti i parë i Sidës në Kosovë është regjistruar në vitin 1986 dhe bazuar në statistikat që ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deri më sot në Kosovë janë regjistruar 51 raste të Sidës. Në fakt janë 49 raste të Sidës dhe 2 raste me HIV. Këto janë zbuluar pas hapjes së disa qendrave për konsultim dhe testim vullnetar. Në fakt Kosova për momentin, mund të themi se është vendi më i pastër në shkallë botërore duke patur parasysh se numri akoma nuk është alarmant. Janë bërë përpjekje maksimale për të qënë karshi kësaj të keqeje e cila për Kosovën, për momentin paraqet rrezik.Në Kosovë është punuar shumë në këtë drejtim duke filluar që nga viti 1986. Tendencat tona kanë qënë që të bëhet sa më i lartë ndërgjegjësimi i popullatës në luftë kundër Sidës. Pas luftës, unë shpreh admirimin për institucionet ndërkombëtare që kanë përkrahur shumë Institutin Kombëtar dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe në këtë drejtim ka punuar shumë komiteti kosovar për HIVin, zyra e ministrisë për HIV dhe Instituti Kombëtar në ndihmë të USAID, dhe në këtë drejtim ka ndihmuar shumë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Unë shpresoj që meqë Kosova është e vogël dhe infrastruktura është tjetër nga Shqipëria, mundësitë e punës në parandalimin e virusit HIV janë shumë më të mëdhaja. Sot në ditën botërore të luftës kundër SIDËs është përgatitur një projekt i strategjisë për parandalimin e virusit HIV në Kosovë deri në vitin 2008. Gjithashtu është nënshkruar një deklaratë e përkushtimit nga ana e ministrave përkatëse të qeverisë së Kosovës. Është punuar shumë në këtë drejtim, në ndihmën e madhe që kemi marrë nga ekspertët që kanë ardhur nga CDCja, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë, pastaj me zyrën evropiane. Në fakt, i tërë buxheti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka qënë 1 milion dollarë, kurse vetëm për luftën kundër Sidës ka qënë rreth 1 milion e 500 mijë dollarë. Kështu që ne jemi të vetdijshëm se duhet të bëjmë më tepër për parandalimin e sëmundjes duke pasur parasysh se Kosova ka popullatën më të re në Evropë, pasi 90 përqind e popullësisë janë nën 19 vjeç. Ne do të bëjmë çmos që këtë rini të shëndoshë ta kemi në përkujdesje. Do të përpiqemi të zbulojmë grupet me sjellje të rrezikshme pasi fatkeqësisht prostitucioni dhe narkomania janë në rritje në Kosovë dhe kjo kërkon që e keqja të parandalohet në kohë.(Prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj)





Në dhjetor të 2011 (pra për 10 muaj ne Republikën e Shqipërisë) jane zbuluar 54 raste te reja me SIDA.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik ngrene alarmin se virusi tashme qarkullon brenda territorit. Te diagnostikuarit nuk jane me emigrante ose qe kane jetuar jashte vendit. Gjeografikisht semundja ekziston ne te gjithe territorin e vendit”, sqarojne specialistet e ISHP. Edhe grupmoshat jane te ndryshme, por mbizoteron ajo nga 30-39 vjeç. Specialistet pohojne se mes rrugeve te transmetimit thuajse te gjithe personat e kane marre semundjen me rruge seksuale. “Per fat te mire, nuk kemi asnje te semure qe eshte infektuar nga gjaku. SIDA haset te grupet e riskut qe jane homoseksualet ose perdoruesit intravenoze te droges, mbi 70% e personave te infektuar i perkasin popullates heteroseksuale”, sqarojne specialistet e ISHP.



Çka eshte HIV?

Shkurtese e cila rrjedhe nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerezor i cili demton sistemin e imunitetit. Ështe virusi qe e shkakton Aids apo Siden siq njihet tek ne. HIV e demton sistemin imun ne trup dhe personi me virus eshte i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a eshte HIV pozitiv nuk do te thote se vuan nga Aids. Mund te shkojne vite te tera deri sa HIV ta demton sistemin imun dhe personi te semuret. Gjate kesaj kohe personi me HIV pozitiv mund te jetoje me shendet te mire me vite te tera pa zhvilluar Aids.


Çka eshte AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.


Si infektohen njerezit me HIV?

Kater menyrat kryesore per tu infektuar me HIV jane:

•Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dikend qe eshte i/e infektuar me HIV
•Duke marre droge me pajisje te injeksioneve qe eshte e kontaminuar me gjak te infektuar
•Foshnjet gjate shtatezanise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji.
•Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

•puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar
•larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget/pirunet apo ushimet qe pregaditen nga personi i infektuar me HIV
•kollitja, teshja apo lotet, kafshimet e insekteve apo kafsheve.


Marredheniet seksuale

Ju mund te infektoheni me HIV dhe infektime te tjera seksuale nese keni marredhenie seksuale vaginale apo anale pa perdor kondom me dikend qe eshte i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kunder HIV nese keni marredhenie seksuale. Kondomat poashtu mund te ju mbrojne kunder infektimeve te tjera seksuale poashtu edhe shtatezanive te padashura.




Droga

Ju mund te infektoheni me HIV dhe me viruse te tjera te gjakut si Hepatitin C nese merrni drog dhe i ndani gjileperat dhe shiringat me te tjeret. Nese merrni droge perdorni gjilpere dhe shiringe te paperdoruar çdo here dhe mos i ndani me te tjeret.




Shtatezania

Nese jeni shtatezane dhe jeni te infektuar me HIV, kujdesi i pershtatshem para, gjate dhe pas lindjes mund te zvogeloje rrezikun e transmetimit te HIV ne femijen tuaj 20 perqind ne deri ne nje perqind. Per ta zvogeluar mundesin e transmetimit te HIV ju mund te:

•merrni tretman me medikamente kunder HIV gjate shtatezanise
•Lindni foshnjen me operacion
•ta ushqeni femijen me shishe nese eshte e mundhsme sepse eshte e vertetuar qe ka mundsi 10 perqind qe HIV mund te kaloje nga qumshti i nenes



Dhenja dhe marrja e gjakut

Dhenja e gjakut ne Britani te Madhe eshte e sigurt. Te gjitha pajisjet jane te sterilizuara dhe perdoren vetem njehere. Te gjitha prodhimet, organet dhe indet per transplantim analizohen per antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehesitje per te shkatruar HIV. Keshtu qe tani per tani rreziku per tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut ne Britani te Madhe eshte i paperfillshem.



Analiza e HIV

Diagnoza e HIV zakonisht behet me analize te gjakut, qe njihet si analize per antitrupa te HIV apo analize e HIV. Kur behet kjo analize kerkohen antitrupa te formuar nga sistemi imun nese HIV eshte prezent. Kur nje person infektohet nga HIV mund te shkoje deri ne tre muaj qe sistemi i imunitetit te prodhoje mjaft antitrupa per tu lajmruar ne gjak. Kjo periudhe quhet periudhe tremujorshe apo serokonverzion.

Nese antitrupat gjinden ne gjak, rezultati i analizes njihet si pozitiv. Kjo do te thote se personi eshte HIV pozitiv. Nese antitrupat nuk gjinden rezultati i analizes njihet si negativ. Kjo do te thote qe personi eshte HIV negativ, perderisa analiza eshte bere pas periudhes tre mujorshe.



Tretmanet e HIV

Terapia kunder HIV eshte tretman me ilaqe qe e sulmojne HIV. Keto ilaqe nderprejne menyren e shumimit te virusit brenda qelizave njerezore, por keto ilaqe nuk mund ta shkaterrojne virusin krejtesisht.

Ilaqet kunder HIV zakonisht pershkruhen ne kombinim te tri apo me shume lloje te ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet te larte antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur eshte prezentuar, kjo terapi eshte vertetuar se eshte efektive per ta kontrolluar HIV dhe ta vonoje fillimin e Aids per shume njerez mirepo jo te gjithe.



Tretmanet ju kane ndihmuar shume njerezve por ilaqet kane kunderindikacione qe ndonjehere mund te jene serioze. Kjo mund te beje veshtire te vazhdohet me tretmane dhe mund te kete reagim te tretmaneve te komplikuar qe njerezit duhet ta vazhdojne. Keto veshtersi per te vazhduar me ilaqe mund te thote se tretmani mund te deshtoje. Poashtu sa me gjate qe merren keto tretmane mundesi te deshtojne jane me te larta.

Tretmanet deshtojne kur HIV i reziston ilaqet qe merren. Kur nje kombinim deshton, nje kombinim tjeter i ilaqeve duhet te merret, por sa me shume qe tretmanet deshtojne me veshtire eshte qe te gjindet kombinim i sukseshem.




A ka ilaqe qe mund ta parandalojne infektimin e HIV?

Tani per tani nuk ka vaksine qe e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka sherim per Aids. Vaksinat eksperimentale jane duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim per vaksine efektive ne te ardhmen.




Apel publik 


Nga ana tjeter, ata bejne apel per kryerjen e marredhenieve seksuale te mbrojtura, pasi kjo eshte menyra e vetme per te shmangur kalimin e virusit te nje person i shendoshe. Sa i perket raportit femra-meshkuj mbizoterojne keta te fundit. Kjo jo vetem per rastet e reja, prej te cilave 28 i perkasin kesaj gjinie, por edhe ne grafikun e numrit total te te prekurve. Virusi HIV shfaqet ndryshe nga nje person te tjetri. Ai permban brenda 24 semundje, te cilat prekin zonen me delikate te trupit. Shenjat e kesaj semundjeje vdekjeprurese mund te jene edhe te dallueshme. Ne mbi 40 per qind te rasteve, ajo mund te shfaqet me kolle, infeksion te gojes, ku mund te dalin puçrra te medha e te kuqe ne brendesi te saj.


Femrat punëtore të seksit


Hulumtime shumë të kufizuara shkencore janë bërë nga fusha e punëtorëve të seksit në Kosovë edhe për faktin që konteksti i punës së seksit është joligjor..




. Kemi në dispozicion disa informata nga gra të “shpëtuara” prej trafikimit dhe nga një numër shumë i vogël i
programeve për shëndetin riprodhues për punëtore të seksit. Pjesa më e madhe e punës së
seksit në Kosovë është e lidhur me trafikimin joligjor të grave nga regjioni i gjërë i Evropës


Të dhënat nga shënimet e klientëve, të organizatës Labirint qw merret me dhënien e shërbimeve përdoruesve
të drogës tregojnë se 56% të klientëve që ishin këshilluar dhe testuar për HIV ishin adoleshent dhe të rinj (86%meshkuj; 14% femra).

Në bazë të Rregullores së UNMIK nr. 2001/4, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si krim. Bastisjet e
policisë në vendet ku zhvillohet prostitucioni kanë shkaktuar që një pjesë e madhe e punës së seksit të zhvillohet ilegalisht.

Vlerësimet për pjesën e punëtorëve të seksit (PS) të cilët janë shtetase të vendeve të caktuara, janë një
supozim i mbështetur në përqindjen e klientëve tw PS të cilët kanë vijuar shërbimet për shëndet riprodhues të
organizuar nga projekti UMCOR, si dhe në të dhënat për numrin e grave të shpëtuara (nga trafikimi) nga ana e IOM.


Klientët e punëtoreve të seksit

Edhe pse në Kosovë ka ardhur një numër i madh i zyrtarëve ndërkombëtarë – shpesh meshkuj të ardhur vetëm, përfshirë këtu ushtarët – hulumtimet e kryera që nga viti 1999 në mesin e punëtorëve të seksit që ishin të vendosur në strehimore, tregojnë se 80-85% të klientëve të punëtoreve të seksit janë meshkuj kosovarë



Të dhënat nga hulumtimi i vitit 2001tregon se meshkujt të cilët kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve tëfundit kanë qenë të ri në moshë, beqarë, jetonin në një ambient urban, pjesa më e madhe
ishin të punësuar në sektorin privat dhe takonin shtresës së lartë shoqëro-ekonomike.




Tre për qind të meshkujve seksualisht aktiv (15-24 vjeçar; shumica të pamartuar) kanë deklaruar se kanë pasur seks me punëtore të seksit në 12 muaj të fundit (2% të grupmoshës 25-34; 1% të grupmoshës më të vjetër se 35 vjeçare). Edhe pse studimi nuk ka hulumtuar përdorimin e kondomëve me punëtoret e seksit, përgjigja pozitive ishte 52% gjatë marrëdhënies seksuale me partnerin e fundit të rastit, ndërsa meshkujt e rinj dyfish më shumë kishte gjasa të përdorin kondomin. Hulumtimi i radhës i ndërmarrë nga PSI në vitin 2003 tregon një rritje prej 4% të meshkujve të rinj seksualisht aktiv që kanë pasur seks me punëtoret e seksit gjatë 12 muajve të fundit; prej të cilëve 73% kanë përdorur kondom gjatë kontaktit të fundit me punëtoret e seksit.




Meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM)

Në Kosovë, meshkujt që kanë seks me meshkuj (MSM) ballafaqohen me shkallë të lartë të stigmës shoqërore dhe të diskriminimit. Një numër i vogël u tyre kanë guxim që shoqërisë ose anëtarëve të familjes të tregojnë haptazi identitetin e tyre seksual. Si pasojë e presionit shoqëror dhe pritjeve nga familjet, shumë MSM eventualisht martohen dhe përfundojnë duke bërë jetë të “dyfishtë” – angazhohen në seks (oral dhe) anal të pambrojtur me partnerë të ndryshëm seksual meshkuj, dhe njëkohësisht kanë marrëdhënie seksuale me gra.



Mesatarisht tre nga katër MSM kanë pasur seks me gra Prandaj MSM përbëjnë një urë tërëndësishme potenciale në mes të njërës prej grupeve të popullatës që janë në rrezik në njërën anë, dhe popullatës së përgjithshme në anën tjetër.



Pasi që kemi vetëm disa raste të infeksionit me HIV në Kosovë dhe se shumica e rasteve paraqiten në mesin e meshkujve të moshës 30-40, MSM të moshës së re shpesh lidhin paraqitjen e AIDS-it me personat e moshuar se sa me MSM, dhe në këtë mënyrë shumë MSM nuk e perceptojnë seksin e pambrojtur me meshkujt tjerë si një sjellje të rrezikut të lartë.



 Posaçërisht MSM të rinj shpesh e hulumtojnë seksualitetin e tyre duke provuar aktivitete të ndryshme seksuale – aktivitete me rrezik të lartë dhe të ulët – me shumë
partnerë. Për shkak të tabusë që rrethon MSM-të, ata mund të kenë më pak përvojë dhe shkathtësi për të diskutuar seksin e sigurt dhe për të zvogëluar sjelljet e rrezikshme që mund të sjellin HIV-in nga partnerët e tyre seksual




 Përveç kësaj, normat sociale brenda subkulturës MSM nuk përputhen plotësisht me kërkesat e seksit të sigurt. Vendet publike ku rekuentojnë MSM janë ambiente kryesore ku MSM takohen dhe shoqërohen me partnerët potencial seksualë; këto ambiente të “elektrizuara me seks”, krijojnë rrethana për involvim në
seks – zakonisht të pasigurt. Shumë MSM po ashtu i takojnë partnerët seksualë nëpërmjet internetit, gjë që ofron shumë pak informata për parandalimin e HIV-it dhe na bën të vështirë të kemi qasje në këta MSM shpesh të fshehur.



Studimi i VBS i vitit 2006 tregoi se dituria përkitazi me HIV-in në mesin e MSM ishte e lartë, 82% të MSM që janë seksualisht aktiv kanë pasur seks oral me dy ose më shumë meshkuj në 6 muaj të fundit, prej të cilëve vetëm 15% kanë përdorur rregullisht kondomet. Nëntë dhjetë për qind të MSM-ve kanë pasur seks anal në 6 muaj të kaluar, shumica e tyre me dy ose më shumë partnerë; 44% nuk kanë përdorur kondom gjatë seksit anal në 6 muaj të kaluar, ndërsa dy të tretat nuk kanë përdorur kondomet në mënyrë të rregullt në 6 muaj të kaluar.




Shkalla e lartë e stigmës dhe vetëstigmës në mesin e MSM-ve e bën shumë të vështirë të kemi qasje te ata me shërbimet për parandalimin e HIV-it. Një organizatë lokale që shërben MSM-të ka raportuar shkallë të lartë të seksit të pambrojtur, posaçërisht në mesin e MSM-ve “të fshehur” të cilët i shmangen kontaktit me organizatat të cilat janë haptazi me orientim gej.Qasja në kondome me lubrifikues në bazë të ujit është shumë i vështirë për këta MSM tëfshehur, pasi që një OJQ e MSM-ve është njëri prej disa kanaleve të rralla për të gjetur këtokondome. Studimi i VBS erdhi në përfundim se vetëm 30% të MSM përdorin lubrifikues gjatë
seksit anal. Për më tepër, frika të mos identifikohen si gej i mban shumë MSM larg nga trajtimi prej IST-ve, pasi që kjo do të zbulonte se kanë pasur seks anal me meshkuj. Ky fakt edhe më shumë përkeqëson rrezikun nga infeksioni me HIV.



Të burgosurit

Janë dy burgje dhe gjashtë qendra për paraburgim në Kosovë, me rreth 1800 të burgosur,shumica e të cilëve janë në burgun e Dubravës në pavijonin për meshkuj. Shënimet e burgut tregojnë një trend në rritje të numrit të burgosurve që janë dënuar për shkak të posedimit joligjor të drogës.

Deri më sot janë grumbulluar shumë pak të dhëna përkitazi me HIV/AIDS-in nëpër burgje.Ekzaminimet rutinore të burgosurve në fillim të dënimit nuk përfshijnë testimet e obligueshme për HIV, IST ose TB, përveç në rastet e veçanta kur ato kërkohen. Për më tepër, studimi i VBS i vitit 2006 nuk përfshiu të burgosurit; prandaj kemi shumë pak të dhëna të besueshme përkitazi me HIV infeksionin dhe sjelljet e rrezikut në mesin e të burgosurve, sikurse janë përdorimi i drogave injektuese dhe seksi i pambrojtur. Një studim lidhur me përdorimin e drogave që është kryer nga punonjësit shëndetësor të burgut në vitin 2006 në mesin e 200 të
burgosurve të anketuar zbuloi se 5% të burgosurve kishin varshmëri nga drogat – kryesisht nga heroina – edhe pse shkallët aktuale mund të jenë më të larta. Përvojat nga vendet e tjera kanë treguar se burgjet kanë potencial të bëhen burime për një përhapje të shpejtë të HIV-it, nëse nuk ndërmerren masat adekuate. Vështirësitë për të pasur qasje në shiringa dhe gjilpëra sterile i shtyn shumë të burgosur që janë PDI të këmbejnë pajisjet për injektim.

Ngjashëm, shumë pak dihet rreth praktikave seksuale të të burgosurve, përfshirë këtu praktikat e gjinisë së njëjtë dhe kërkesave të tyre për kujdes seksual. Seksi i pambrojtur ndërmjet të burgosurve të gjinisë mashkullore, përfshirë këtu dhunimin dhe format e tjera të dhunës seksuale, mund të shkaktojnë IST ose infeksionin me HIV. Deri vonë kondomët nuk kanë qenë në dispozicion në burgje, ndërsa që nga mesi i vitit 2007 ata sigurohen për: vizita shtëpiake; vizita të lira në institucionet korrektuese; dhe në disa burgje si pjesë e “paketës së daljes” gjatë lirimit nga burgu.

Personat që jetojnë me HIV (PJHIV)

PJHIV janë posaçërisht të rrezikuar, jo vetëm për shkak të ndikimit të HIV-it në shëndetin e tyre, por edhe për shkak të ndikimit psikologjik, shoqëror dhe ekonomik të HIV/AIDS-it në jetën e tyre. Numri i personave që dihen që jetojnë me HIV në Kosovë është shumë i ulët – 46 në bazë të të dhënave zyrtare – por është çështje e diskutueshme nëse ky numër është real. Fakti që shumë raste të HIV-it janë të panjohur – ose të “fshehur” – mund t’i mveshet në pjesë të madhe stigmës së fortë dhe diskriminimit ndaj PJHIV, gjë që ishte evidentuar në studimet e fundit në mesin e personave të rinj në Kosovë. Rezultatet e këtij hulumtimi
tregojnë se më pak se 40% të personave do të pranonin të jenë në klasën e njëjtë me një person të infektuar me HIV, ndërsa vetëm 25% do të blinin gjësende nga një shitës i infektuar nga HIV. Për shkak të stigmës dhe diskriminimit të mundshëm, shumë pak persona janë të gatshëm të testohen për HIV, pasi që frikësohen nga qëndrimi negativ dhe refuzimi nga familjet e tyre dhe komuniteti i gjërë. Si rezultat, shumë PJHIV as nuk e dinë statusin e yre për HIV, gjë që e bën të pamundur të kenë qasje në trajtim mjekësor, përfshirë këtu
ARV-të, shërbimet sociale, etj.

Edhe ata persona që dinë se janë HIV pozitiv, stigma dhe diskriminimi në sektorin shëndetësor, në vendet e punës dhe sferat tjera të shoqërisë e bën të vështirë për PJHIV të kenë qasje në shërbime dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Rezultatet e një studimi nga viti 2005 të kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përkitazi me qëndrimet e personelit shëndetësor lidhur me HIV-in zbuloi se vetëm 52% të tyre kanë njohuri të sakta për rrugët e përhapjes së HIV-it; 43% do të izolonin personin që jeton me HIV; dhe 67% favorizojnë testim të obligueshëm në HIV për të gjithë pacientët e hospitalizuar. Qëndrimi negativ, stigma dhe diskriminimi ndaj PJHIV kontribuojnë në përhapjen e fshehtë të epidemisë së HIV-it – dhe kështu edhe më tepër e përkeqësojnë ndikimin e HIV-it – dhe thekson nevojën për mbrojtjen ligjore dhe krijimin e shërbimeve të posaçme shëndetësore dhe sociale të afërta për PJHIV ku do të adresoheshin kërkesat dhe brengat e tyre.

Grupet e tjera të popullatës më të rrezikuar nga HIV-i


Të rinjtë janë grup prioritar në parandalimin e HIV-it, pasi që kjo moshë është duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha fizike, seksuale, psikologjike dhe shoqërore, që mund t’i parashtrojnë para rreziqeve të ndryshme. Disa studime të fundit në mesin e të rinjve kanë konfirmuar rrezikueshmërinë e tyre ndaj HIV-it; me moshë më të re të hyrjes në marrëdhënie seksuale; përdorim të ulët të kondomëve; njohuri të pamjaftueshme për HIV/IST; si dhe mungesën e shërbimeve shëndetësore riprodhuese për të rinjtë që do të ishin lehtë të
qasshme. Posaçërisht vajzat janë të rrezikuara ndaj problemeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, përfshirë këtu HIV/IST-të dhe shtatzëninë e padëshirueshme, pasi që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re. Rrezikueshmëria e personave të rinj në Kosovë edhe më tej acarohet për shkak të papunësisë së lartë dhe varfërisë. Përveç kësaj, trafikimi i grave dhe i drogës kanë ndikim më të madh në mesin e të rinjve, sikurse është dëshmuar me faktin se pjesa më e madhe grupeve të popullatës në rrezik janë të moshës së re, sikurse janë punëtorët e seksit dhe PDI-të. Personat e rinj nga grupet pakicë Romë, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) mund të jenë në rrezik më të lartë nga HIV-i për shkak të përjashtimit shoqëror të këtyre grupeve, shkallës së ulët të shkrim-leximit, shkallës më të lartë të papunësisë dhe për faktin që kontakti i tyre i parë seksual ndodh në moshën më të re.

Disa studime të NjQP lidhur me HIV/IST dhe çështjet e lidhura për të rinjtë janë organizuar
qysh nga viti 2000-2012.

. Shumica e këtyre projekteve dolën në përfundim se shkallët e larta të vetëdijesimit mbi HIV dhe AIDS nuk nënkuptonin edhe njohuri të saktë lidhur me rrugët e përhapjes ose mbrojtjen nga HIV-i; ky informim nuk nënkuptonte edhe zbatimin e praktikave të sigurta të seksit. Për shembull, hulumtimi për shëndetin riprodhues, i ndërmarrë në vitin 2008 tregoi se abstinenca, përdorimi i kondomëve dhe besnikëria ishin të njohur vetëm për 19%, 66% dhe respektivisht 51% të femrave të reja të moshës 15-24 vjeç si mënyra për
parandalimin e përhapjes së HIV-it. Studimi i fundit i NjQP në mesin e popullatës së re të moshës 15-24 në vitin 2008 erdh në përfundim me rezultate të ngjashme. Derisa informimi për HIV dhe AIDS ishte i lartë (90% kishin dëgjuar për ato), dituria aktuale lidhur me mënyrat e përhapjes dhe parandalimit të HIV ishte e ulët, me më pak se 20% të anketuarve që kanë hënë përgjigje të sakta në të pesë pyetjet standarde
lidhur me HIV-in (16% të moshës 15- 19 vjeçare; dhe 20% të rinjve 20-24 vjeçar). Ngjashëm me këtë rezultat, perceptimi personal për rrezikun nga HIV-i ishte i ulët, dhe vetëm 20% të rinjve konsideronin për veten se janë në rrezik të shkallës së moderuar ose të lartë. Dituria lidhur me IST-të ishte edhe më e ulët:
derisa për HIV/AIDS-in kishin dëgjuar 90% të anketuarve, vetëm 30% kishin dëgjuar për IST të tjera, ndërsa dituria aktuale për simptomet/shenjat e këtyre infeksioneve ishte edhe më e ulët. Në studimin e njëjtë, një e treta e të rinjve të anketuar raportuan se kanë marrëdhënie seksuale me një mesatare të moshës së marrëdhënies së parë 18 vjeç. Vetëm 55% të rinjve seksualisht aktiv raportuan se kanë përdorur kondom herën e fundit kur kanë pasur seks, 40% raportuan se kondomet i përdorin rregullisht, ndërsa 60% të anketuarve u përgjigjën se kondomet i përdorin ndonjëherë ose kurrë.

Informatat jokomplete ose jo të sakta edhe më tepër kontribuojnë në rrezikun e të rinjve nga HIV-i. Televizioni është burim kryesor i informatave lidhur me HIV/AIDS-in (77% të rinjve), por qëndrimi tabu i shoqërisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me seksin ua bëjnë të vështirë të rinjve të diskutojnë me prindërit e tyre lidhur me HIV/IST dhe seksualitetin. Vetëm çdo i dhjeti person i ri raporton se ka folur me anëtarët e familjes lidhur me HIV/AIDS-in, ndërsa shumica e të tjerëve për këtë çështje kanë folur me shokët. Stigma lidhur me HIV-in mbetet e lartë, sikurse është treguar nga qëndrimi mjaft i përhapur se AIDS-i është një sëmundje “e turpshme” që merret nga “personat me promiskuitet seksual, narkomanët,
MSM-të dhe të tjerët që nuk mbajnë higjienë të mjaftueshme personale”. Këto të gjetura  sugjerojnë se duhet të përmirësojmë qasjen në informata të sakta lidhur me HIV/IST me ndihmën e kanaleve të ndryshme, përfshirë këtu edukimin nga vet moshatarët dhe shokët/shoqet në shkolla dhe jashtë tyre.

Popullacionet mobile

Roli kyç i mobilitetit (lëvizjes, dyndjes) të popullacionit në përhapjen e HIV-it është dokumentuar mirë në shumë vende të botës. Grupet mobile shpesh janë më të ekspozuara ndaj rrezikut nga infektimi me HIV për disa arsye, përfshirë këtu statusin e dobët legal dhe ekonomik; pozitën e tyre sociale; sjelljet seksuale; si dhe shpesh qasjen e tyre të kufizuar në shërbime sociale dhe shëndetësore. Në Kosovë, shumica e rasteve të regjistruara të HIV-it deri më tani janë të ndërlidhura me popullacionet mobile, siç është rasti me punëtorët
migrantë ose me ata të cilët kanë jetuar në vendet e Evropës Perëndimore që përbëjnë rreth 15% të popullatës së përgjithshme kosovare.

Një studim i IOM-it i kryer në vitin 2005 gjeti se pjesa më e madhe e punëtorëve mërgimtarë kosovarë janë meshkujt të moshës aktive seksuale, ndërsa përdorimi i rregullt i kondomëve në mesin e tyre ishte shumë i ulët - rreth 18%

. Me shpalljen e pavarësisë  së Republikës së Kosovës  Kosovës , shumë kosovarë që jetojnë jashtë vendit do të kthehen në Kosovë, gjë që po ashtu ka  sjell rreziqe shtesë nga HIV-i. Shumë pak dihet për ndikimin specifik të mobilitetit në situatën lidhur me HIV/AIDS në Kosovë, ndërsa mësimet e nxjerrura nga vendet tjera na bëjnë t’i kushtojmë vëmendje të posaçme grupeve mobile të popullacionit.....

Etj.






Sipas specialistëve shqiptar , “edhe pse ende në shifra të ulëta, infeksionet nga virusi HIV në Shqipëri po shtohen me ritme të shpejta. Vetëm gajtë 2007/ës janë diagnostikuar 40 raste te reja." Nga të dhënat mbi rastet e identifikuara 87% e të infektuarve e kanë marrë virusin nëpërmjet marrdhënieve seksuale të pambrojtura.



Nga studimet ka rezultuar se 60% e rasteve janë infektuar në emigracion dhe 40% në vend, ndërsa në qytet janë 67% e të rpekurve dhe 33% në zonat rurale. Por ende në vend nuk ka një qendër trajtimi për personat e infektuar. Madje shoqëria në mungesë të informacionit sesi përhapet virusi tregohet izoluese ndaj rasteve të njohura si persona të prekur, ngjarja e dy fëmijëve në një shkollë në kryeqytet ku prindërit e fëmijëve të tjerë kërkonin vecim të tyre nga kolektivi i fëmijëve.

Ndërsa numri i dhuruesve të gjakut në vend ka pësuar ulje, për rrjedhojë edhe numri i personave që testohen është ulur ndjeshëm. Në nevojat e emergjencave për ndërhyrjet kirurgjikale po praktikohet dhurimi i gjakut i detyruar nga vetë familjarët e pacientëve. Kështu që gjaku i grumbulluar krijon rezervat në bankën e emergjencave. Ndërsa edne paragjykohet praktika e testimit vullnetar edhe për vetë procesin e hapur dhe pak konfidencial. Testimi vullnetar mund te kryhet në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, në qendrën spitalore “Nënë Tereza” po në Tiranë, si dhe në disa qendra të testimit dhe Këshillimit vullnetar në disa rrethe të vendit të rihapura sërish pranë qendrave spitalore.

Specialistët mjekë apelojnë jo vetëm për marrdhënie të sigurta seksuale por edhe për një trajtim më human të personave të prekur nga virusi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...