Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/26

N ënkryetarit të Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev: Kjo do të jetë përgjigja e Rusisë ndaj kërcënimeve të Perëndimit

 


news image

Pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, ndaj rusëve perëndimi po aplikon vazhdimisht masa ndëshkuese dhe sanksione të ndryshme.

Së fundmi, është paralajmëruar, e në shumë vende të perëndimit edhe ka filluar të aplikohet, konfiskimi i pasurisë së miliarderëve rus nëpër shtetet perëndimore, si masë ndëshkuese ndaj agresionit rus, shkruan Interfax, përcjellë Sinjali.

Nuk ka munguar përgjigja e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit rus Dimitry Medvedev, i cili tha se Rusia do të përgjigjet në mënyrë simetrike nëse kërcënimet e Perëndimit për të konfiskuar asetet e të gjithë rusëve në vendet e huaja bëhen të vërteta. Pra në këtë rast sipas tij edhe Rusia do të konfiskojë të gjitha asetet dhe mjetet financiare të të huajve që operojnë atje.

Ata kërcënojnë gjithashtu se do të konfiskojnë paratë e qytetarëve rusë dhe kompanive ruse jashtë vendit. Dhe gjërave të tilla duhet t’i përgjigjemi në mënyrë krejt simetrike, duke konfiskuar asetet e të huajve dhe kompanive të huaja në Rusi dhe ndoshta duke shtetëzuar pronën e atyre, për shembull të vendeve si Shtetet e Bashkuara, vendet anëtare të BE-së dhe një numër shtetesh anglo-saksone “, tha Medvedev.

Kujtojmë që Dimitry Medvedev ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012 ndërsa ka qenë edhe kryeministër gjatë viteve 2012-2020.

Vritet çeçeni Magomed në afërsi të Kievit

 


news image


Gazetari i njohur ukrainas Illia Ponomarenko, ka raportuar se Magomed Tushayev një nga luftëtarët më të besuar të udhëheqësit çeçen Kadyrov, është vrarë nga grupi Alfa i ushtrisë ukrainase sot në Hostomel, në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

Ponomarenko ka thënë se grupi elitar i Ukrainës, Alfa po lufton me çeçenët në aeroport.

Kujtojmë që lideri çeçen Kadryov gjatë ditës së sotme deklaroi se asnjë ushtarë çeçen nuk është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Në Kosovë largohen përkohësisht kanalet ruse nga platformat televizive

 


news image

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social Facebook.

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Ukraina refuzon dorëzimin/ Rusia kërkonte bisedime, por me kusht “kapitullimin”

Dështojnë negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit ka njoftuar se pala ukrainase ka refuzuar gjatë orëve të fundit të nisë negociatat dhe në këtë situatë ushtria ruse bën me dije se do të rinisë sulmi.

Lajmin e njoftoi Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Dje, pas shpalljes së regjimit të Kievit për gatishmërinë për bisedime, luftimet aktive u ndalën. Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive ju dha urdhër të zhvillojnë përparimin nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet e operacionit.”

Ndërkohë mësohet se rusët kërkonin paraprakisht që Ukraina të deklaronte kapitullimin. ishte putin ai që kishte kërkuar të nisnin negociatat por presidenti ukrainas Zelenski i kishte refuzuar, njoftoi zëdhënësi Kremlinit Dimitry Peskov.

Pala ruse propozoi edhe më herët negociata por jo me presidentin Zelensky dhe qeverinë aktuale të Ukrainës. Vladimir putin i bëri thirrje ushtrisë që merrte në dorë fatet e Ukrainës dhe të hynte në negociata me Rusinë.

Thirrje kjo që nuk u dëgjua nga ushtria e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky bën me dije se në territorin e vendit të tij aktualisht janë mbi 100 mijë ushtarë rusë.

Gjatë këtyre orëve në Kiev luftimet janë ashpërsuar pasi pjesa më e madhe e popullatës është larguar nga frika e luftës. në rrugë dëgjohen vetëm të shtëna armësh dhe granatash ndërsa cilvilë të shumtë ukrainas po luftojnë krah ushtrisë së tyre.

Republika Çeke, Holanda dhe Portugalia do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën

 

Tre anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.

Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë  armë në Ukrainë me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një vend të fshehtë të zgjedhur nga ukrainasit.

“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala .

Rusët në gjithë botën i bashkohen protestave kundër luftës së Putin !“Turp që jemi rusë”

 

“Turp që jemi rusë”, me pankarta të tilla në duar, e të tjera që dënonin me forcë luftën dhe përcillnin mbështetje të pakufijshme për Ukrainën, protestues rusë i janë bashkuar tubuesve të tjerë në pjesë të ndryshme të botës, duke ngritur njësoj me ta zërin kundër ofensivës së Moskës ndaj vendit të saj fqinj.

Vladimir Putinit i ka ikur mendja. Si mund të ketë një luftë të tillë në shekullin e 21-të. Po na kthen mbrapsht në kohërat e Mesjetës”, tha për The Guardian një demonstrues.

Nga New Yorku, në Brazil, Tokio e Indi, njerëzit kanë dalë në rrugë për të treguar solidaritetin e tyre të plotë me Ukrainën në këtë moment të vështirë për të. Një qytetar rus, Pavel Mezentsev protestoi në rrugët e New Yorkut krah për krah ukrainases Sasha Kopieiko.

Në këto momente, ndihem i turpëruar për vendin tim dhe për këtë luftë të cmendur që nisi Putin. Nuk e di c’ndodhi në kokën e tij. Nëse do të kisha gjë në dorë për ta ndaluar këtë luftë, do ta bëja pa asnjë ngurrim, por nuk varet prej meje”, tha   protestuesi rus Pavel Mezentsev.

Familja ime është në Kiev. Atje kam motrën me fëmijët e saj të vegjël, janë të tmerruar. Frikësohen në cdo moment për jetët e tyre”, tha ukrainasja  Sasha Kopieiko.

Në Rusi mjaft njerëz besojnë se agresioni rus kundër Ukrainës nuk është midis Moskës dhe Kievit, por Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Mediat shtetërore janë përpjekur të tregojnë se Amerika dhe Perëndimi janë fajtorë për gjithçka sepse shtynë Ukrainën drejt një komploti kundër Rusisë dhe separatistëve të mbështetur prej saj.

NATO: Rusia po përparon ngadalë

 

Një zyrtar ushtarak i NATO-s pohon se Rusia po përparon ngadalë në pushtimin e Ukrainës për shkak të pritjes së negociatave mes dy vendeve. 

“Ata kanë probleme”, shpjegoi zyrtari, “atyre u mungon nafta, ata po ecin drejt ngadalësimit”.

Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre “në të gjitha drejtimet”, pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi konsultimet.

Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.

I pyetur nëse rusët ka të ngjarë të intensifikojnë përpjekjet e tyre, zyrtari tha: “Ata duhet të bëjnë, ata janë shumë prapa afatit. Kjo po del jashtë kontrollit për ta, çdo ditë shtesë është shumë e dhimbshme.”

Rusia e acaruar, po dështojnë sabotatorët

 

Plani rus për pushtimin e Ukrainës përmban futjen në veprim të atyre që njihen si sabotatorë.

Të veshur me uniforma civile dhe të armatosur ata kanë për detyrë t’i paraprijnë futjes së trupave ushtarake.

Parësore për një sabotator rus është mbledhja e informacionit të vend-pozicionimeve të forcave ukrainase, hedhja në erë e objekteve si centrale elektrike, ujësjellës apo ato të shërbimit jetik.

Taktika e futjes në veprim të sabotatorëve po përdoret masivisht sidomos në Kiev.

Por raportimet e medias ukrainase të cilave u referohet Top Channel thonë se kjo taktikë nuk po i ecën Moskës sipas parashikimeve.

Vendosja e shtetrrethimit, vigjilencës maksimale të forcave ukrainase dhe vetë qytetarëve ka mundësuar kapjen e shumë sabotatorëve rus të cilët mendohet se janë stacionuar në Kiev disa ditë përpara nisjes të sulmit ushtarak.

Këto foto tregojnë disa prej sabotatorëve të kapur gjatë kësaj të shtune.

Një tjetër taktikë që po përdorin ushtaret rus është edhe veshja me uniformat e ushtrisë ukrainase apo vendosja e logove të verdha dhe blu në automjetet e tyre.

Kjo për t’i mundësuar penetrim në qendrën e Kievit.

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo rast të dyshimtë.

Miliarderi rus Roman Abramovich heq dorë nga Chelsea

Miliarderi rus Roman Abramovich vendosi këtë të shtunë t’i dorëzonte bordit kontrollin e klubit të Chelsea.

“Unë besoj se ata tani janë në një pozicion më të mirë për të kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich.

Facebook dhe Instagram i shpallin “luftë” Rusisë

Facebook dhe Instagram i shpallën “luftë” Rusisë, pas sulmeve në Ukrainë, sipas mediave ukrainase.

Instagram fillon etiketimin e llogarive të mediave të kontrolluara nga shteti rus, të cilat shpallin propagandë dhe dezinformata.

Përveç kësaj, Facebook po bllokon mediat shtetërore ruse që të shfaqin reklama në platformën e saj kudo në botë.

Cili është piloti ‘Fantazma e Kievit’ dhe a ka rrëzuar vërtet avionët rusë?

 

Forcat e Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar pesë avionë gjuajtës rusë dhe një helikopter

Autoritetet në Ukrainë kanë shpërndarë me krenari raportimet e pakonfirmuara për një pilot profesionist të flotës së tyre që njihet tashmë si “Fantazma e Kievit”, në një tentativë për të rritur moralin, në një kohë përballjeje te ashper ushtarake me Rusinë, shkruan në një analizë e përditshmja britanike Metro.co.uk

Zhurmat e shpërndara në rrjetet sociale e media sugjerojnë se i vetëm, piloti i paemëruar ka rrëzuar disa gjuajtës rusë, madje në disa prej pamjeve duket se drejton një avion MiG-29 mbi qytetet e Ukrainës.

Por ende nuk dihet nëse ky është një lajmi vërtetë apo një “legjendë urbane”.

Pretendimet deri tani të pabaza kanë qarkulluar online teksa Rusia nisi sulmin ushtarak ndaj Ukrainës në fillim të javës.

Sipas një prej postimeve më të shpërndara por ende të paverifikuara, piloti mjeshtëror ka rrëzuar dy gjuajtës rusë SU-35, një SU-27, një MiG-29, dhe dy SU-25.

Në gjuhën e zakonshme të aviacionit ushtarak pranohet se një pilot që rrëzon pesë ose më shumë avionë armiq mund të quhet ‘as’.

Pretendimet për ‘Fantazmën e Kievit’ tingëllojnë si diçka e dalë nga filmat e Hollywood dhe janë shoqëruar me pamje të supozuara të pilotit në veprim.

Por ato janë hedhur poshtë nga rrjeti i kontrollit të fakteve te internetit Snopes, i cili thotë se “nuk janë pamje të vërteta të Fantazmës së Kievit”.

Snopes thotë se një prej videove të përdorura për të ilustruar pilotin është krijaur me programin ‘Digital Combat Simulator’, një lojë simulimi lufte që është publikuar fillimisht në 2008, shkruan britanikja Metro.

Madje video e postuar fillimisht pranonte se ishte krijuar si një ilustrim “në homazh të Fantzmës së Kievit”, por me shpërndarjen e gjerë që ka marrë, komenti sqarues ka humbur dhe ajo është konsideruar e vërtetë.

Forcat e Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar pesë avionë gjuajtës rusë dhe një helikopter, por pretendimet janë kontestuar nga ministria ruse e mbrojtjes.

Fakti nëse Fatanzma e Kievit është i vërtetë apo një legjendë urbane ka kapur imagjinatën e ukrainasve dhe tashmë po përdoret nga zyrtarët për të shtuar moralin në përballjen me Rusinë.

Ministria ukrainase e mbrojtjes duket se po përdor legjendën për të përforcuar imazhin e forcave të saj ajrore.

Në një koment ku lavdëroheshin pilotët rezervistë ministria shkurante: “Kush e di, ndoshta një prej tyre është hakmarrësi i ajrit me MiG-29, që është parë aq shpesh nga banorët e Kievit!’

Në një tjetër postim ministria shpërndante pamjet e kontestuara të luftës në ajër, teksa ukrainasit i kanë përqafuar historitë në këtë moment nevoje.

FOTO GALERI
1/3
MiG-29 i forcave ajrore te Ukraines

Çfarë ndodh nëse Rusia përjashtohet nga kodi SWIFT. Opsioni bërthamor?

 

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten për të vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, por blloku u tërhoq nga marrja e masave më të ashpra të kërkuara nga Ukraina, siç ishte ndalimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, SWIFT.

Çfarë është SWIFT dhe pse është i rëndësishëm?

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

Megjithatë, përmes kësaj platforme nuk bëhet transferimi dhe ruajtja e parave.

Shembull, nëse një kompani gjermane blen gaz natyror rus, ajo duhet të paguajë për një produkt të tillë. Ajo mund të transferojë para nga një llogari bankare gjermane në llogarinë e një firme ruse në një bankë në Rusi, duke vendosur numrin e llogarisë së pranuesit të parave dhe kodin SWIFT.

Kompania gjermane më pas dërgon një mesazh nga llogaria e saj gjermane përmes sistemit SWIFT në bankën ruse, duke thënë se transferi i parave po ndodh. Më pas, kur fondet arrijnë në mënyrë elektronike, kompania ruse mund t’i tërheqë ato.

Përdorimi i kodeve të standardizuara për udhëzime të SWIFT-it u mundëson bankave që të bëjnë më shpejt pagesat.

Rreth 11,000 institucione financiare në mbi 200 shtete dhe territore përdorin SWIFT-in. Përmes kësaj platforme, gjatë këtij viti janë dërguar mbi 10 miliardë mesazhe, duke ndërmjetësuar pagesat në vlerë prej trilionë dollarësh.

Para SWIFT-it, bankat përdornin sistemin “telex” për të komunikuar informacionet financiare. Ky sistem, ishte i bazuar në qarqe të vjetra telegrafike dhe ishte sistem i ngadaltë, jo lehtë i përdorshëm dhe i pasigurt.

Prandaj, SWIFT-i u krijua më 1973.

Sot, SWIFT-i është një gjigant në industrinë e komunikimit financiar falë lehtësisë së përdorimit, shpejtësisë dhe sigurisë. Ai mund të ndihmojë bankat që të kryejnë pagesa jashtë vendit në më pak se pesë minuta dhe po ashtu ofron edhe gjurmim të tranfereve.

“Është lloji më i besueshëm i sistemit të mesazheve të pagesave jashtë vendit dhe kështu që është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Brian O’Toole, ish-këshilltar i lartë në Departamentin amerikan të Thesarit.

Në pronësi të kujt është SWIFT-i?

Me seli në Belgjikë, korporata është në pronësi të bankave anëtare dhe ka një bord të drejtorëve prej 25 anëtarësh. Aktualisht, pjesë e këtij bordi është edhe një shtetas rus. Organizata mbikëqyret nga grupi i bankave qendrore, i njohur me akronimin G10 – Belgjika, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Holanda, Britania, Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Suedia – dhe po ashtu edhe Banka Qendrore Evropiane.

A e ka larguar SWIFT-i ndonjë shtet nga platforma e tij?

Më 2012, SWIFT kishte larguar bankat iraniane pasi apo ishin futur në listë të sanksioneve nga Bashkimi Evropian, pas presionit nga SHBA-ja.

Megjithatë, Irani ishte gjerësisht i izoluar nga rrjeti global financiar, prandaj ndikimi i largimit nga SWIFT-i nuk ishte aq i madh, tha O’Toole, i cili aktualisht është bashkëpunëtor në Këshillin e Atlantikut me seli në Uashington.

“Natyrisht që ua ka vështirësuar punën bankave iraniane që ishin të lidhura me sistemin ndërkombëtar financiar”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

A mundet SHBA-ja ta detyrojë SWIFT-in që ta largojë Rusinë?

SWIFT-i operon sipas ligjeve të Belgjikës dhe ligjeve evropiane dhe jo atyre amerikane, prandaj, “në të vërtetë, nuk duhet të dëgjojë Shtetet e Bashkuara”, tha O’Toole.

Megjithatë, SHBA-ja ka fuqi për të ndikuar te SWIFT-i duke kërcënuar me sanksione ndaj kësaj platforme, siç ka bërë edhe kur dëshironte që të largoheshin bankat iraniane nga kjo platformë, tha O’Toole.

Çka do të ndodhë nëse Rusia largohet nga SWIFT-i?

Rusia është ekonomi më e madhe se Irani dhe është thellësisht e integruar në komunitetit global financiar, prandaj, një largim i mundshëm nga platforma SWIFT do të kishte më shumë ndikim sesa në rastin e Iranit.

Rusia do të përballej me vështirësi të mëdha ekonomike për një periudhë kohore, veçanërisht me pagesat jashtë vendit, derisa të përshtatej me platformat e reja, tha Elina Ribakova, një ekonomiste në Institutin për Financa Ndërkombëtare, institut me seli në Uashington.

Këto pengesa do të mund të bënin që ekonomia ruse të tkurrej dhe rublës – monedha kombëtare ruse – t’i binte vlera në një periudhë të shkurtër kohore, tha ajo.

Megjithatë, pasi eksportet kryesore të Rusisë – nafta dhe gazi – janë kritike për jetesën e Evropës, të dyja palët me gjasë do të kërkonin që të gjenin një zgjidhje të shpejt, tha Ribakova për Radion Evropa e Lirë.

Por, ka gjasa që largimi i mundshëm nga SWIFT-i të mos ketë ndikim të madh sepse Rusia veçse po krijon sistemin e vetë të mesazheve financiare, shtoi ajo.

Më 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, kishte thirrje që Rusia të largohej nga SWIFT-i. Prandaj, Kremlini nisi ndërtimin e një platforme për komunikime financiare, në mënyrë që të përgatitej nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

I njohur si Sistemi për Transferin e Mesazheve Financiare, platforma ruse ka të anëtarësuara mbi 400 banka – përfshirë dhjetëra banka nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik – dhe deri në fund të vitit 2020, ka realizuar një të pestën e të gjitha komunikimeve financiare brenda Rusisë.

A është e mbrojtur Rusia?

Jo plotësisht. Sistemi rus ka të metat e veta.

Përderisa SWIFT punon 24 orë, Sistemi për Transferin e Mesazheve Financiare mund të dërgojë mesazhe për pagesa vetëm gjatë orarit të punës në ditët e punës, tha Maria Shagina, një bashkëpunëtore në Qendrën për Studime të Evropës Lindore në Universitetin e Cyrihut, përmes një shkrimi të publikuar më herët gjatë këtij viti.

Sistemi rus po ashtu ka kufizime lidhur me madhësinë e mesazheve, tha ajo.

“Teknikisht”, Rusia mund ta bëjë tranzicionin nga platforma SWIFT në sistemin e saj nëse largohet nga SWIFT-i, “gjë që nuk ishte rasti më 2014”, tha Ribakova.

Megjithatë, “ky do të ishte një shok masiv për sistemin” për një periudhë kohore, tha ajo.

Rusia mund të tentojë që ta zgjerojë ndërkombëtarisht Sistemin për Transferin e Mesazheve Financiare, si një zgjidhje të mundshme për transaksionet jashtë vendit, tha O’Toole.

Kina, ekonomia e së cilës është shumë më e madhe se e Rusisë, po ashtu po zhvillon një alternativë për SWIFT-in.

Më 2015, Pekini lansoi Sistemin e Pagesave Ndërbankare për pagesat jashtë vendit, me qëllim që të ndihmojë në përdorimin në aspektin ndërkombëtar të valutës kineze, yuan.

Disa zyrtarë kinezë kanë bërë thirrje që të përdoret sistemi i tyre në vend të SWIFT-it në mënyrë që të mbrohen bankat e shtetit, pas kërcënimeve se mund të largohen nga platforma SWIFT.

Sanksionet ndaj bankave: Më shkatërruese?

Përderisa disa zyrtarë dhe analistë e quajnë SWIFT-in opsion “bërthamor”, O’Toole tha se një cilësim i tillë është ekzagjerim.

Edhe nëse e largojnë nga SWIFT-i, Rusisë do t’i lejohen që të kryente transaksione ndërkombëtare përmes platformave të tjera të komunikimit, ndonëse ato mund të jenë më pak efektive.

“Nëse hiqni SWIFT-in nga të gjitha sistemet bankare ruse, pa bërë asgjë tjetër, e gjitha çfarë do të bëni është që shtyni që ata (bankat ruse) të përdorin platformat konkurruese të SWIFT-it”, tha ai. “Ju nuk po i ndaloni transaksionet. Ju vetëm do t’ua bëni më të vështirë njerëzve që t’i kryejnë këto transaksione”, tha ai.

Ai tha se Shtëpia e Bardhë duhet të fokusohet në sanksionimin e bankave ruse.

“Çfarë institucione financiare do të ndjekë administrata nëse Rusia e kalon kufirin? Mendoj se këtu pyetja më e rëndësishme ka të bëjë me politikën përkatëse”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara mund të targetojnë institucionet financiare në pronësi shtetërore, të lidhura me elitën ruse, siç janë VEB dhe Fondi rus për Investime Direkte, tha ai.

Sanksionimi i këtyre dy bankave do të kishte “më shumë ndikim” sesa largimi i të gjithë sistemit bankar të Rusisë nga SWIFT-i, tha ai.

VEB vepron si bankë për zhvillim dhe si agjent i pagesave për Qeverinë ruse. Ndërkohë, Fondi rus për Investime Direkte është fondi i pasurisë sovrane të vendit dhe ka qenë i përfshirë ngushtë në projektet e huaja: të tilla si promovimi i vaksinës së koronavirusit, Sputnik V.

Por, nëse do të viheshin në cak bankat kryesore të shitjes me pakicës siç janë Sberbank dhe VTB, kjo do të ishte më e ndërlikuar, tha ai. Sanksionimi i tyre do të rezultonte në “zhvendosje të madhe ekonomike” pasi ato zotërojnë një pjesë masive të tregut dhe qytetarët e zakonshëm do të dëmtoheshin.

A mundet ekonomia ruse ta përballojë trazirat?

Që prej vitit 2014, Rusia ka ngritur mbrojtjen e saj ndaj kërcënimit për sanksione më të mëdha nga SHBA-ja.

Përveç se ka zhvilluar një alternativë për SWIFT-in si dhe alternativa për platformat e pagesave Visa dhe Mastercard, Qeveria ruse po ashtu ka qenë mjaft e kujdesshme me shpenzimet, madje ka pasur edhe teprica buxhetore, që është një gjë e rrallë në demokracitë perëndimore.

Qeveria ruse po ashtu ka krijuar rezervat e saj të monedhës dhe rezervave të arit, që tejkalojnë vlerën prej 620 miliardë dollarë.

Kjo shumë përfshin afërsisht 200 miliardë dollarë të Fondit Kombëtar të Pasurisë, që mund të përdoren në raste emergjente.

Duke përjashtuar sanksionet, rezervat ruse mund të rriten edhe për 20 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm, tha Ribakova.

Qeveria ruse “gjithmonë e ka këtë lloj ‘Shpate të Damokleut’ të varur mbi të për më shumë sanksione. Dhe unë mendoj se ky lloj përshkruan të gjitha aspektet e politikës së tyre makroekonomike”, tha ajo.

“Është pjesë e strategjisë së Rusisë dhe ata qëndrojnë pas kësaj strategjie sepse ka funksionuar mirë për ta”, tha Ribakova.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...