Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/07/14

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj zyrtarëve të lartë të IPK-së



Fitim Shishani, Valbona Osmani e Jetullah Aliu

Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të IPK-së Fitim Shishanit, drejtoreshës për Hetime Speciale në IPK ,Valbona Osmani, si dhe drejtorit të Departamentit të hetimeve në këtë institucion, Jetullah Aliut, gjykata e ka hedhur aktakuzën e ngritur nga prokuroria.

Që të tre janë akuzuar nga Prokuroria se e kanë privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria kolegun e tyre për të cilin kishin marrë informacionin se ka qenë në një motel së bashku me një femër për të cilën është dyshuar se ka qenë e mitur.

Pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar në mars të këtij viti, palët kanë pasur mundësi për t’i paraqitur propozimet dhe kundërshtimet e tyre sa i përket aktakuzës së ngritur nga ana e prokurorisë.

Gjyqtarja e vetme gjykuese, Fatime Dërmaku, duke vepruar sipas kundërshtimeve të të pandehurve si dhe mbrojtësve të tyre pas shikimit të të gjitha shkresave të lëndës ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje privim i kundërligjshëm i lirisë si dhe po në bashkëkryerje edhe veprën penale fotografim apo incizime të paautorizuara, andaj në mungesë të provave të mjaftueshme është hedhur poshtë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Fitim Shishani, Jetullah Aliu dhe Valbona Osmani në asnjë rrethanë nuk është vërtetuar se përtej dyshimit të bazuar në kohën e përshkruar në aktakuzë, kanë ndërmarrë veprime konkrete për të privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme të dëmtuarin Q.V.

Sipas aktakuzës i dëmtuari Q.V në korrik të vitit 2013 ka qenë së bashku me një femër për të cilën është dyshuar se është e mitur, në një motel afër Ferizajt.

Në aktakuzë thuhet se këtë informatë e kishin pranuar të akuzuarit, Jetullah Aliu, Valbona Osmani të cilat sipas udhëzimeve të të akuzuarit tjetër Fitim Shishani kanë dalë në vendngjarje për ta verifikuar këtë informatë, me ç’rast pasi që kanë hasur në atë vend në të dëmtuarin nga ai janë marrë disniktivi dhe arma zyrtare dhe pas kësaj është njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje thuhet se pas pranimit të informacionit, Policia e Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe pasi që kanë ndërmarrë veprimet hetimore në veturën e tyre kanë marrë atë femrën me të cilën kishte qenë i dëmtuari, për ta intervistuar në Stacionin Policor ndërsa i dëmtuari së bashku me të akuzuarit Jetullah Aliu e Valbona Osmani me veturën e tyre zyrtare po ashtu kanë shkuar në Stacionin Policor në Ferizaj për të intervistuar të dëmtuarin Q.V, në cilësinë e të dyshuarit.



Por sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore, fakti se të pandehurit Jetullah Aliu e Valbona Osmani e as Fitim Shishani nuk e kanë privuar nga liria në mënyrë të kundërligjshme të dëmtuarin mund të vërtetohet nga procesverbali për seancën e marrjes së deklaratës në procedurë paraprake, ku i dëmtuari Q.V në cilësinë e të dyshuarit ka dhënë deklaratë në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj.

Sipas gjyqtares Fatime Dërmaku, fakti se i dëmtuari ka qëndruar në objektin e Inspektoratit Policor në Hajvali nuk mund të konsiderohet si privim i kundërligjshëm nga liria, pasi që të njëjtit atë natë i është përgatitur vendimi për suspendim.

Sipas këtij aktvendimi nga provat e lartcekura rezulton se në rastin konkret në veprimet e të pandehurve Fitim Shishani, Jetullah Aliu e Valbona Osmani nuk përmbushen elementet e veprës penale privim i kundërligjshëm i lirisë, pasi që të pandehurit nuk e kanë penguar të dëmtuarin që të lëvizë lirshëm.



Sipas gjyqtares së vetme gjykuese, provat e elaboruara nuk i inkriminojnë të pandehurit dhe se nuk e mbështesin as dyshimin e bazuar mirë për të proceduar me këtë çështje.

Po ashtu gjyqtarja Dërmaku ka vlerësuar se ky proces penal ndaj të pandehurve është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, ndër të tjera gjyqtarja në aktvendim përmend fatin se nga shkresat e lëndës, shihet se kallëzimi penal është paraqitur me datë 04 shkurt të vitit 2014 në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila mëse 10 muaj nuk ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndonëse Prokurori i kësaj prokuroria ka marrë deklaratat nga dëshmitaret.



*****




Pse u suspendua inspektorja më e mirë në IPK Valbona Osmani


Lajmi për suspendimin e saj ishte  konfirmuar nga vet Valbona  Osmani e cila nuk ka pranuar të flasë për arsyet e suspendimit.

Në mesin e zyrtarëve të lartë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) të cilët janë suspenduar nga puna ishte  edhe Valbona Osmani, drejtoreshë e Departamentit të Analizës.


Ajo ka thënë se deri në fundin e hetimeve i është ndaluar të flasë rreth rastit.

Mediet  më herët raportoi edhe për suspendimin e drejtorit të Hetimeve në Inspektoratin e Policisë së Kosovës, Jetullah Aliu.

Suspendimi i dy zyrtarëve të lartë të IPK-së është kryer pas një njoftimi nga ana e Prokurorisë së Shtetit e cila e ka marrë vendim për fillimin e hetimeve për dy zyrtarët e lartë.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së, i pyetur për këtë çështje ka thënë se çdo gjë rreth rastit është sqaruar në një njoftim të cilin IPK e ka publikuar .



Pse u suspendua Shefi i Hetimeve në IPK


Kohë më parë ishte  suspenduar drejtori i hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës Jetullah Aliu.

Suspendimi i Aliut, njërit nga eprorët më të lartë të IPK-së u bë  me vendim të drejtorit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas një njoftimi të IPK-së suspendimi ka ndodhur për shkak të një hetimi të cilin policia e ka nisur ndaj Aliut dhe një zyrtari tjetër të Inspektoratit.

Lajmin për suspendimin për media e ka konfirmuar vetë  Jetullah Aliu, i cili nuk ka dashur të tregojë arsyet dhe rastin, për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar.

“Po kam marrë një letër me të cilën jam njoftuar se suspendohem deri në përfundim të hetimeve të rastit,” pat thënë Jetullah Aliu për media.

Ai nuk ka dashur të japë detaje të tjera për personin tjetër të suspenduar.

“Çdo gjë rreth rastit është një vendim administrativ i IPK-së dhe me hetimet e rastit është duke u marrë Prokuroria e Shtetit,” patë thënë  Arbër Beka .

Drejtori i hetimeve të IPK-së është në mesin e personave më të rëndësishëm në hierarkinë e Inspektoratit Policor.

Ky organ ka mandat të hetojë veprimet kundërligjore të policëve të Kosovës.

“Fjalori frazeologjik rusisht-shqip” i Prof.dr. Eshref Ymerit - vepër madhore e leksikografisë sonë dygjuhëshe



Prof.Dr.Hajri Shehu ka lindur më 10 qershor 1942 në fshatin Vlosh të qarkut të Dibrës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Peshkopisë. Gjatë vitit 1961 ka qenë student i Istitutit të gjuhëve lindore në Moskë. Pasi Hrushovi i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me vendin tonë, ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1965 i përfundoi studimet e larta në degën e gjuhës angleze të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën mes viteve 1965-1966 dhe 1968-1970, ushtroi detyrën e mësuesit të gjuhës angleze në qytetin e Peshkopisë. Meqenëse gjatë kësaj periudhe kishte shfaqur interesim të veçantë në lëmin e studimeve gjuhësore, drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. Androkli Kostallari, u interesua në strukturat përkatëse shtetërore për ta tërhequr në Institutin në fjalë. Kjo u bë e mundur në vitin 1971, kur ai filloi punën në sektorin e leksikografisë të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave. Në këtë Institut ai punoi vite të tëra (1971-1993, 1997-2010), deri sa doli në pension.(Floripress)



image


Nga Prof.Dr. Hajri Shehu


Image result for fjalori shqip rusisht i eshref ymerit

Kohë më parë doli nga shtypi “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip”. Fjalori është vepër madhore e leksikografisë sonë dygjuhëshe (leksikografia është teoria dhe praktika e hartimit të fjalorëve) edhe për nga vëllimi, edhe për nga përmbajtja, edhe për nga ndërtimi e barasvlerësia (ekuivalenca) shqipe. Ai është rezultat i një pune të madhe shumëvjeçare të autorit dhe i një përvoje të gjatë si hartues e redaktor fjalorësh, si përkthyes me shkrim nga gjuha ruse në gjuhën shqipe e nga gjuha shqipe në gjuhën ruse, si pedagog i gjuhës ruse në Universitetin e Tiranës dhe si hartues tekstesh mësimore universitare të gjuhës ruse. Kësisoj, profesor Eshref Ymeri e njeh me rrënjë e me degë gjuhën ruse. Gjithë këtë përvojë e gjithë këtë njohje ai e ka vënë në shërbim të Fjalorit. Këtë e tregon çdo faqe e Fjalorit e çdo artikull i Fjalorit.


Image result for fjalori shqip rusisht i eshref ymerit

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Fjalori përfshin 25160 shprehje frazeologjike, fjalë të urta e proverba të gjuhës ruse. Barasvlerësit në shtyllën e gjuhës shqipe e tejkalojnë shumë këtë numër sepse autori ka dhënë shumë sinonime frazeologjike. Në parantezë: Ato mund të jenë një lëndë thuajse e gatshme dhe e sigurt për një fjalor frazeologjik sinonimik të gjuhës shqipe.

Ky është fjalori i parë frazeologjik dygjuhësh me gjuhën shqipe me këto përmasa e me këtë lëndë. Fjalori paraprihet nga një "Hyrje" e autorit, e cila është një studim i mirëfilltë shkencor në fushën e frazeologjisë e të pasqyrimit të saj në fjalorë. Ajo është ilustruar me shembuj për çdo rubrikë a çështje, çka e bën atë edhe një udhërrëfyes shumë të këndshëm për përdoruesin e fjalorit.


Nga një konsultim që çdo hartues fjalori mund ta bëjë me fjalorët e përgjithshëm shpjegues e frazeologjikë të rusishtes, del se në Fjalorin e prof. Eshref Ymerit, frazeologjia e gjuhës ruse standarde është dhënë në sistem e me të gjitha vlerat e saj. Nga lënda që pasqyrohet në Fjalor, shihet shumë qartë se autori ka qëmtuar e ka vjelë shkencërisht gjithë fondin frazeologjik të gjuhës ruse standarde dhe të gjuhës shqipe standarde. Më shumë se kaq, shihet qartë se autori ka qëmtuar e ka mbledhur shprehje frazeologjike të shqipes, siç mbledh bleta nektarin e luleve. Jo gjithkush mund ta bëjë këtë për një fjalor dygjuhësh, me shqipen si gjuhë përkthimore. Ky është mielli i situr në sitë mëndafshi. Domosdo, buka do të dilte shumë e mirë.

Fjalorët bëhen edhe për të diturit, edhe për më pak të diturit. Dhe autori e ka pasur parasysh këtë. Prandaj struktura e Fjalorit të tij është e thjeshtë e për këtë arsye, edhe udhërrëfyese: Jepet fjala që është vatër e frazeologjisë. Vihet një katror i vogël si shenjë ndarëse. Pas tij vijnë shprehja frazeologjike, fjala e urtë a proverbi, përkthimi i drejtpërdrejtë në thonjëza, barasvlerësi në gjuhën shqipe dhe ndonjë e dhënë enciklopedike për motivimin a historikun e njësisë. Kur ka disa a shumë frazeologji që kanë një vatër kuptimore (a janë edhe sinonime), renditja bëhet alfabetikisht sipas fjalës së parë.

Frazeologjia jepet vetëm një herë, siç u tha, te vatra kuptimore. Përkthimi i drejtpërdrejtë fill pas frazeologjisë ruse përafërson njësinë e huaj, strukturën e gramatikën e shprehjes etj. Mbase, është dhe një mënyrë për t’i thënë përdoruesit se si mund ta futë në përdorim.

Në fund të fundit, është një ndihmë për përdoruesin e Fjalorit, sepse është njëherësh edhe përkthim i fjalëve të rusishtes, që përbëjnë frazeologjinë, fjalën e urtë a proverbin. Shpjegimet enciklopedike për historikun e kësaj a të asaj shprehjeje frazeologjike, fjale të urtë a proverbi janë, vërtet një informacion i gjerë kulturor.

 Fjalorët janë libra referimi. Por ky Fjalor është shumë më shumë se kaq. Ai mund të lexohet, madje, me shumë ëndje. Edhe për këto shpjegime enciklopedike.

Në teorinë dhe praktikën e hartimit të fjalorëve dygjuhësh gjithnjë bëhet fjalë për përkthim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga gjuha burimore në gjuhën përkthimore. Një ndër rrugët e përkthimit dhe më kryesorja është gjetja e barasvlerësit frazeologjik. Është punë e vështirë. Edhe për fjalët ka vështirësi gjetja e barasvlerësit e jo më për frazeologjitë.

Vështirësia vjen sepse ka një lidhje të ngushtë midis gjuhës dhe kulturës dhe frazeologjitë janë simbole të kulturës (p.sh., frazeologjia djesjatnaja vina vinovata “faji i dhjetë është fajtor” lidhet me mënyrën e ndëshkimit me short në Rusi / 1693-1740). Vështirësia vjen edhe nga vetë natyra e frazeologjisë si njësi gjuhësore e figurshme, nga ndryshueshmëria e gjuhëve në strukturën fjalësore dhe kuptimore (krahaso, p.sh., utro vjeçera mudrenjeje në rusisht dhe ditë e re, nafakë e re në shqip), nga mënyra e motivimit të frazeologjive (shih, p.sh., në këtë Fjalor: villami na vadje pisano (shkruar me sfurk në ujë) dhe në shqip shkruar mbi rërë (akull); koshka, katoraja guljajet sama na sjebje(mace që shëtit në qejfin e vet) dhe në shqip njeri kokë më vete; koshkami pallaskat (e shpëlaj me kamxhik dikë) dhe në shqip ia bëj kurrizin (shpinën) më të butë se barkun etj.). Problemet përkthimore në fjalorët frazeologjikë dygjuhësh janë të ndryshme e më të ndërlikuara sesa në fjalorët njëgjuhësh, sepse këta të dytët hartohen për përdorues që e njohin kulturën që përshkruhet, kurse të parët hartohen për përdorues që nuk e njohin kulturën që përshkruhet e që dallon në përmasa të ndryshme nga kultura e tyre.

Kësisoj, te frazeologjitë, barasvlerësi i përputhshëm maksimal nuk është gjithmonë i mundshëm. Nuk është i mundshëm edhe për arsye se gjuha përkthimore ka mënyrën e vet origjinale të krijimit të mjeteve formale dhe përmbajtjesore, por është e ndërvarur nga gjuha burimore e prandaj, nuk është gjithmonë e lirë t’i zgjedhë këto mjete formale dhe përmbajtjesore. Por kjo nuk do të thotë që barasvlerësia frazeologjike është krejt e pjesshme dhe asnjëherë e plotë a e përsosur. Kjo mund të vërtetësohet me “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” të prof. Eshref Ymerit. Shih, p.sh. zhivmja zhit = ngrin e mbin te dikush a diku, ngulet e s’shkulet prej dikujt a prej diçkaje; kak v kotle kipjet (varitsja) = më zien koka, s’kam nge të marr frymë; gadat na kafjejnoj gushçe = i bën petullat me ujë, sheh ëndrra me sy hapur (me sy çelur, në diell, në mes të ditës, zgjuar).

Gjetja dhe zgjedhja e barasvlerësve në gjuhën shqipe ka qenë detyra kryesore e hartuesit të Fjalorit. Siç u tha, frazeologjitë bëjnë pjesë te njësitë kulturore. Në raste të tilla mund të pranohet njëfarë përshtatjeje. Autori nuk ka gjurmuar përshtatjen. Ka gjurmuar dhe ka gjetur barasvlerësin, që e mbulon plotësisht kuptimisht e stilistikisht njësinë e huaj në një fjali a kontekst të shqipes. Autori ka analizuar shterueshëm e me kujdes të madh përmbajtjen e frazeologjisë ruse, për të dhënë barasvlerësin e saktë e për t’i vënë në kontekste ligjërimore shqipe.

Shih, p.sh, shkojnë (venë) si macja me miun – barasvlerësi në shqip ka përputhje të plotë kuptimore me njësinë frazeologjike ruse zhit kak koshka s sobakoj dhe e zëvendëson plotësisht atë në një kontekst përkthimor shqip; po kështu, edhe pikë e dobët e dikujt a e diçkaje me sllaboje mjesto kavo-çevo; rrjedhje e trurit me utjeçka mozgov (umov) etj. Ky është treguesi i barasvlerësisë maksimale. Përmbajtja kuptimore kombëtare e rusishtes ka ardhur me përmbajtjen kuptimore kombëtare të shqipes.

Kjo do të thotë që në Fjalor nuk ka përkthim të fjalëpërfjalshëm, përveçse, siç u tha, në rastin kur autori ka dashur të motivojë kuptimisht a historikisht njësinë. Nëse një përkthyes nga gjuha ruse do të këshillohej me këtë Fjalor, nuk do të kishte probleme e pasaktësi përkthimi në punë frazeologjish.
Në një fjalor frazeologjik dygjuhësh nuk mund të mos ketë kalkime kuptimore e edhe strukturore (kalkimi është përkthim një për një i pjesëve përbërëse të një shprehjeje frazeologjike, sidomos kur njësia frazeologjike është ndërkombëtarizëm ose huazim / tipi shtet brenda shtetitpër gosudarstvo v gosudarstve).

Por, edhe në raste të tilla, autori i Fjalorit ka bërë të gjitha përpjekjet për ta dhënë kalkimin sa më shqip e më shumë se kaq, për të dhënë barasvlerësin maksimal shqip; shih, p.sh., “dasmë minjsh” te Dantov ad; “mish në mashë” te v kostjume Adama;“e filloj te lind e te perëndon, ia nis që nga lisi me dega” te naçinat (naçat) s Adama etj.

Në “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” të Eshref Ymerit ka edhe një barasvlerësi zgjedhjesore krahas barasvlerësisë së njëmenjëtë. Është barasvlerësia me sinonime frazeologjike.

Tri argumente vlerësuese në punë të sinonimeve:

a) Sinonimet i japin përdoruesit shprehje të ndryshme për variacion stilistik.

b) Meqë sinonimet kanë ngjyrime kuptimore ose stilistike, sa më shumë sinonime që të jepen, aq më i pasur është informacioni.

c) Me sinonime i jepet përdoruesit të Fjalorit një mundësi e pakufishme për njohjen e pasurisë frazeologjike të shqipes e të sistemit të saj stilistik dhe sigurisht, për ballafaqimin me frazeologjinë e rusishtes e përkthimin e saj në tekste e kontekste ligjërimore të gjuhës shqipe.

Mund të ketë edhe mendim tjetër: të shmanget grumbullimi i sinonimeve (për shkurtësi etj.).

Autori e ka zgjidhur problemin (e grumbullimit) duke i dhënë përparësi sinonimit të parë. Në Fjalor ka vargje sinonimike frazeologjike me shumë njësi. Shih, p.sh., për zrja zhit, me kuptimin “jeton kot”: bën pallë, dredh (tund) tespihet (zinxhirin), e kalon gjumë e brumë, hap gojën e shikon qiellin, i bie jongarit, është ndiz e shuaj, kërcet gishtërinjtë, kruan thonjtë, luan (tund) derën, ngroh vezë, ngrohet në shullë, numëron (vret, zë) miza, numëron yjet, ruan erërat, rri me duar kryq, rrokullis gurë, tredh qentë, vret kohën, zë (shtyp) pleshta etj.; për rastjekatsja mëislju po drjevu: rrëfen për dasmën e mizave, bën si çakalle mulliri, bën si turtull etj.; për sorvat pup: lë kockat (leshtë, lëkurën, rruazën), më hollohen kikëzat, më bien (më këputen) gërbet; etj.

Është e rëndësishme të theksohet se frazeologjitë sinonime renditen alfabetikisht sipas vatrës kuptimore (shih shembujt e mësipërm). Një punë, vërtet e mundimshme, por me shumë vlera shkencore. Një zgjidhje shumë ndihmëtare për përdoruesin e Fjalorit.

Një pasuri tjetër e Fjalorit te barasvlerësia shqipe është variantësia frazeologjike. Siç dihet, si edhe për fjalët, kufiri i variantësisë së njësive frazeologjike është njëjtësia (identiteti) e kuptimshmërisë dhe e figurshmërisë.

Më tipike është variantësia fjalësore; p.sh: dredh tespihet /zinxhirin; shtroj rosën / vë rosën të ngrohë vezë; ia bëj jetën ferr / skëterrë; e bëri fërtele /lakër / lakror / pelte dikë etj.).

Siç dihet, pjesa më e madhe e frazeologjive, përveç kuptimit të tyre themelor objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Ngjyrimi shprehës-emocional e shoqëron gjithnjë kuptimin e frazeologjisë.

Madje, është shprehësia e veçantë (e njëherësh, figurshmëria) që e fuqizon përdorimin e frazeologjive në gjuhë.

Ky ngjyrim kuptimor është dhënë mjaft mirë në Fjalor për frazeologjitë e rusishtes me shënimet stilistikore (shak., iron., keq. etj.).

Edhe shënimet ligjërimore (libr., vjet. etj.) janë vënë mjaft mirë. Për përdoruesin e Fjalorit ato janë shumë të dobishme sepse tregojnë përdorimin stilistik dhe ligjërimor të njësive.

Te sinonimet frazeologjike në shqip, diferencimi stilistik i mbetet sigurisht, përdoruesit të Fjalorit sepse nuk ka qenë detyrë e hartuesit.

Ky diferencim mund të bëhet, siç dihet, duke vëzhguar jo vetëm përmbajtjen kuptimore, por edhe ngjyrimet shprehëse-emocionale e stilistike, madje, mundësisht, edhe dendurinë e përdorimit në ligjërim.

Çdo fjalor parakupton një gramatikë (morfologji dhe sintaksë) të gjuhës dhe hartuesi i fjalorit duhet ta njohë mirë atë. Në fjalorët dygjuhësh ka dy gramatika.

 Autori i këtij Fjalori i njeh dhe i zbaton shumë mirë të dyja gramatikat. Kësisoj, ky Fjalor shërben edhe si një udhërrëfyes gramatikor për përdoruesin. Shih, p.sh., dallimet formale (strukturore-gramatikore) në shtyllën e rusishtes, kur jepet në frazeologji folja në aspektin e kryer dhe në kllapa, në aspektin e pakryer (tipi sovljekat / sovljeç, otdavat / otdat etj.).

Thonë që fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për të tjerët. Nga këto pak përshkrime tonat, besojmë që del se ky Fjalor është libri më i mirë që është shkruar deri tani në fushën e frazeologjisë dygjuhëshe me kolonë të dytë shqipen.

Në Fjalor, shqipja ballafaqohet denjësisht me një gjuhë të madhe e të lëvruar si rusishtja. Fjalori mund të shërbejë si model për fjalorë të tjerë dygjuhësh (me shqipen si gjuhë përkthimore ose burimore) për mënyrën e hartimit, por edhe për lëndën që mund të vilet nga shtylla shqipe.

Fjalori është për pedagogët dhe studentët e gjuhës ruse, për pedagogët dhe studentët e gjuhës shqipe në Shën Petërburg etj., për studentët shqiptarë që studiojnë në Rusi, për të gjithë ata e për të gjitha ato që kanë mbaruar studimet e larta në ish-Bashkimin Sovjetik, për përkthyesit nga gjuha ruse në gjuhën shqipe, për albanologët e ballkanologët, për hartuesit e fjalorëve dygjuhësh dhe për këdo që është i interesuar t’i njohë më mirë gjuhën ruse e frazeologjinë e saj dhe barasvlerësinë e saj në shqip.



Siç dihet, shprehjet frazeologjike, fjalët e urta dhe proverbat janë të rëndësishme jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim të dhënash shoqërore për kulturën materiale e shpirtërore të një populli.

 Për këtë arsye, “Fjalori frazeologjik rusisht-shqip" i prof. Eshref Ymerit është me interes jo vetëm për gjuhëtarët shqiptarë e rusë, por edhe për folkloristët, etnografët, historianët, sociologët etj.
Fjalori është botuar nga "Bota Shqiptare", një shtëpi botuese me emër. Gjithçka që ka të bëjë me shtypshkrimin, është e përkryer. Kjo ia shton edhe më vlerat Fjalorit.

Shënime rreth “Fjalorit frazeologjik rusisht-shqip” të Akademik prof. dr. Eshref Ymerit

Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane.




Fjalor frazeologjik rusisht shqip : 25 160 shprehje frazeologjike - 2015.
Përkthimi, një histori pasioni - 2015

Poashtu ka të botuara më mija artikuj shkencoro-publicistik në shtypin e kohës dhe në internet.

(Floripress)








Vepër madhore e gjuhës shqipe



Shënime rreth “Fjalorit frazeologjik rusisht-shqip” të Akademik prof. dr. Eshref Ymerit 



Image result for skifter kellici



Nga Skifter Këlliçi



Nga fillimi i vitit 1955, gjatë mësimit të gjuhës ruse në vitin e 4-tv të gjimnazit, mësuesja, na shpjegoi disa fjalë të urta që ndodheshin ne tekst. Midis tyre më kujtohet shprehja të cilën, për lehtësi të lexuesve, po e shkruaj me shkronja shqipe: ” U kogo kto bolit, tot pro to i govorit”. E përkthyer fjalë për fjalë, kjo shprehje në gjuhën shqipe është: “Ai që ndjen dhëmbje veç për të flet.”. Mirëpo në metodë ne, nxënësit, lexuam shprehjen:” Ku dhëmb dhembi, vete gjuha”.

Ndonëse e përshtatur me fjalë krejt të tjera, shprehja e dytë ishte më kuptimplote dhe më domethënëse se e para, aq më tepër se ishte dhe shprehje e goditur frazeologjike, e marrë nga populli. Të tilla shprehje në atë metodë, për fat të keq e dobët për të mësuar sado pak mirë gjuhën ruse, ishin shumë të pakta, siç ishin të pakta edhe tregimet, poezitë e shkrimtarëve të mëdhenj rusë, si dhe përrallat dhe legjendat e krijuara nga populli rus në shekuj.

M’u kujtuan këto ngjarje, kur mora në duar “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip”, me 25160 shpehje frazeologjike të autorit të njohur në këtë fushë, pr. dr. Eshref Ymerit. Them i njohur, sepse kjo vepër është vazhdë e “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe” dhe të “Fjalorit frazeologjik italisht-shqip”, përgatitur me bashkautorë të tjerë.

Nuk më përket mua të bëj krahasime, sepse çdo vepër ka vlerat e saj, por nuk di se përse më krijohet bindja se ky fjalor dëshmon edhe më shumë për autoritetin shkencor të autorit në këtë fushë; ose ,me fjalë të tjera, vepër që arrin nivel edhe më të lartë, krahasuar me fjalorët e mëparshëm frazeologjikë.

Të qëmtotsh shprehje frazeologjike nga një gjuhë e huaj, dhe në rastin tonë nga rusishtja, kjo nuk është shumë e vështirë, sepse ato i gjen në fjalorë frazeologjikë të rusishtes, të cilat autori i ka kaluar nëpër duar dhe i ka shfrytëzur me durim dhe kujdes. Por që përballë tyre të vesh shprehje frazeologjike të gjuhës shqipe, kjo është punë që nuk kërkon vetëm durim dhe kujdes, por edhe talent. Dhe Ymeri ia ka arrtur t’ia dalë mbanë kësaj detyre kaq të vështirë.

Po rendis vetëm tre shembuj nga ky fjalor, (gjithnjë me shprehjet ruse të shkruara sipas alfabetit tonë):

“Dusha’ nje lezhit”. Fjalë për fjalë kjo shprehje përkthehet në shqipe: ”Zemra nuk shtrihet, (nuk qëndron)”. Nuk ka kuptim. Por autori, krahas kësaj shprehjeje ka vënë domethënien e saj në shqipe: “Nuk i ngjit në zemër, s’ia ngroh zemrën, nuk i qan zemra për dikë …”. (faqe 353);

“Bëit v Rime I ne videt papëi“. Përkthimi :“ Të jesh në Romë dhe të mos shohësh papën”. Kuptimi: “Të shkosh për ujë dhe të mos shohësh burimin”; ose :”Të shikosh e ç’nuk të shikosh, por kryesoren të mos e dallosh”. ( faqe 746).

“Smotri u menja”. Përkthimi:”Më shiko mua”. Kuptimi: ”Shiko, mos guxo!”; ”Leri numrat me mua!”, (faqe 1099).

Vite më parë, kur bisedoja këtë profesor të nderuar, mësoja edhe të dhëna të jetës së tij. Mësoja për fëmijërinë të kaluar në fshatin e lindjes, Mesaplik të Vlorës, për vitet në gjimnazin e këtij qyteti, për studimet e larta për gjuhë ruse në Universitetin e Leningradit, vetëm për dy vjet, për kthimin në atdhe më 1961, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, për vazhdimin e studimeve, po për gjuhë ruse në fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës, për mbarimin me sukses të mësimeve dhe caktimin e tij pedagog në fakultetin e gjuhëve të huaja, për meritë të njohjes së mirë të rusishtes….

Por a mund të quhet njëmend njohës i thellë i një gjuhe cilido që ka përfunduar shumë mirë lëndët e saj për 4 vjt në një fakultet të tillë?. Kurrsesi jo! Po të ishte mjaftuar vetëm me atë njohje të rusishtes, Ymeri mund të kishte mbetur një pedagog i mirë, sa për t’u mësuar studentëve këtë gjuhë. Dhe vetëm kaq. Por ai vazhdoi me ngulmim të thellonte njohuritë e tii në këtë gjuhë, të kridhej në tunelet e minierës së saj së pashtershme, jo vetëm duke dhënë leksione, jo vetem duke përkthyer nga rusishtja në shqip vepra letrare, duke përfshirë edhe autorë të mëdhenj, si Dostojevski, por edhe duke përkthyer nga shqipja në rusisht, duke vjelë nga pasuria e gjuhës shqipe fjalë edhe shprehje frazeologjike, i ndihmuar edhe nga fakti se ka origjinë fshatare. Jo vetëm kaq, por duke vjelë shprehje të tilla edhe nga veprat më të mira të autorëve tanë të traditës. Dhe me këtë pasuri të përvetësuar bukur mirë, që nga viti 1972 dhe deri më 2012, Ymeri iu punës që shprehjet frazeologjike të shqipes t’i ballafaqonte me shprehje të një gjuhe aq të madhe si rusishtja.

Për probleme të mësipërme kam pasur rast të bisedoj, së pari me Sejfulla Malëshovën (1900-1971), që edhe sot mbahet jo vetëm si njohës i shkëlqyer i rusishtes, por edhe përkthyes nga rusishtja në shqip të autorëvë të mëdhenj klasikë rusë (kujtoni vetëm tregimet e pavdekshme të Gorkit në rini të tij), por edhe anasjelltas.

Rritur edhe ai në fshatin Malëshovë, pra njohës i thellë i gjuhës së krahinës së vet, ai, veç italishtes dhe frengjishtes, ishte edhe njohës i thellë i rusishtes, të mësuar së bashku me xhaxhain tim, Reshat Këlliçi, gjatë viteve të qëndrimit dhe studimit në Bashkimin Sovjetik (1925-30…).

Kam pasur rast të bisedoj për këto ptobleme edhe me pr. Androkli Kostallarin, (1922-1992) edhe ai njohës i shquar i shqipes dhe rusishtes. Me të parin, Malëshovën, këto biseda janë bërë deri më 1956, pra para se ai të internohej nga Enver Hoxha në Myzeqe, kur njohuritë e mia ishin të një studenti 18- vjeçar, i dhënë pas gjuhës shqipe, që mësonte me zell edhe rusishten, kur ai më përsëriste se shqipja ka thesare të mëdha në fjalë dhe dhe shprehje frazeologjike, të denja per rusishten dhe çdo gjuhë tjetër.

Por me Kostallarin puna ndyshonte, se kam biseduar me të, jo vetëm si student i tij, në vitet 1955-1959, por pastaj edhe si gazetar dhe shkrimtar, duke u ndalur edhe te pasuria e madhe e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, (1980), ku, sipas fjalëve, janë përfshirë shprehje frazeologjike, meritë edhe e tij, si kryeredaktor.

Por për probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe gjatë viteve 1957-1960, kam pasur rast të bisedoj dhe të diskutoj edhe me Galina Tregubovën, studente për gjuhë perendimore në Universitetin e Moskës, e cila erdhi në fakultetin tonë për të mësuar shqipen. Dhe për dy vjet, me punë shumë këmbëngulëse, arriti që të hynte në brendësi të shqipes, madje edhe edhe të dialekteve të saj . E mahniste pasuria frazeologjike e saj. Vinte buzën në gaz kur i thoja shprehje të tilla: “Ka gisht në këtë punë ,”Ha bukë veç”, ” I shkon kungulli mbi ujë”’; “Me këmbë të lehta”;”Ka lindur para shejtanit”; ose fjalë të urta si: “Shiu i butë, lag të marrë dhe të butë; ”Dy kunata në shtëpi, shtëpia mbetet pa fshi”; “Gojën qepur, këmbët lepur”; ” Si ma ke kalin që të ngordhi vjet?”, “Borxhin s’e tret dheu”…

Kishte dëshirë që pas mbarimit të studimeve të punonte në një institut gjuhësor në Bashkimin Sovjetik dhe të studionte pasurinë frazeologjike të shqipes. Por u martua me një diplomat të Amabasadës Sovjetike në Tiranë, që më pas u emërua me këtë detyrë në vend të tjera të Evropës.

Nuk di nëse Kostallari që u nda nga jeta më 1992, ka pasur si qëllim hartimin e nje fjalori frazeologjik rusisht -shqip, aq më tepër, që gruaja e tj ishte ruse. Por, po të ishte gjallë , duke qenë edhe njohës i mirë i italishtes, do ta përgëzonte Ymerin për hartimin e fjalorit të parë frazeologjik italisht shqip, dhe sidomos për hartimn e fjalorit të dytë frazeologjik rusisht-shqip, për arsyen e thjeshte se ai ishte diplomuar në Universitetin e Moskës, pikërisht në gjuhësi, pra natyirsht edhe në gjuhën ruse.

Në hyrjen që i bën këtij libri, pr.dr. Hajri Shehu shkruan: “’Thonë se fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për të tjerët. Ky Fjalor është libri më i mirë që është shkruar dëri tani në fushën e frazeologjisë dygjuhëshe, me kolonë të dytë shqipen. Në fjalor shqipja ballafaqohet me një gjuë të madh e të lëvruar si rusishtja, dhe frazeoogjia dygjuhëshe gjuhë e huaj-shqip pasurohet më shumë”.

Mbi të gjitha, pas fjalëve të shoqëruara me shprehje përkatëse frazeologjike, autotori, si në ”Fjalorin frazeologjik italisht- shqip”, ka renditur dhe shpjegime të karakterit historik dhe shoqëror, që i japin fjalorit edhe karakter enciklopedik.

Ky fjalor duhej të kishte tërhequr vemëndjen edhe të instituteve gjuhësorë të Rusisë, sepse dëshmon për krahasimin serioz të frazeologjisë së gjuhës ruse me gjuhën shqipe, nga më të lashtat e Evropës. Dhe kjo mund të bëhej nëpërmjet kanaleve diplomatike, ose më thjesht nga njoftime të Ambasadës së Rusisë në vendin tonë. Nuk duhej të ndikonte në këtë mes veprimtaria publicistike e pr. dr. Eshref Ymerit, sidomos për artikujt dhe punimet e tij, në të cilët ka kritikuar ashpër synimet e ethshme të krerëve të sotëm të Kremlinit, që ende nuk njohin pavarësinë e Kosoves dhe që nëpërmjet Serbisë përpiqen të ndërhyjnë në punët e brendshme të saj, dhe me mënyra të ndryshme kërkojnë edhe të rrisin ndikimin e tyre në Ballkan. Politika nuk duhet të ngatërrohet me shkencën.

Në mbyllje të këtyre shënimeve, besoj se specialistë të gjuhës ruse, veç pr. Dr. Hajri Shehut, do të shkruajnë për këtë vepër artikuj më të hollësishëm dhe do të venë në dukje vlerat e mëdha shkencore të këtij fjalori, që zë një vend të rëndësshëm në fushën e gjuhësisë shqiptare.

2018/07/13

Ngjitja dhë rënia e Titos,Rankoviqit,Andriqit, Qosiqit,Millosheviqit ,Sheshelit,Vuçiçit






Shkruan Flori Bruqi 


Josip Broz Tito( 1892 -1980) ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Image result for tito

J.B.Tito 

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito. Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij "Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos", që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë.

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndërruar për shkak të nevojës, sepse siç thuhet, ai ishte arrestuar afër Novi Sadit, për shkak të një përdhunimi që kishte kryer, kështu që për t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndërrimin e identitetit dhe aktivitetet të tjera që i janë kërkuar.

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Titon nuk e njohu as vëllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk dinte. Nën rrethana të dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe mëkatet e tij. Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.

Dëshmitarët e vrarë

“Sipas principit të njëjtë janë eliminuar të gjithë dëshmitarët e identitetit të tij të vërtetë. Disa prej tyre janë likuiduar, të tjerët janë dërguar në Goli Otok dhe më pas i ka pritur fati i njëjtë”, thotë Jokiq.

Në njërën nga agjencitë më të famshme inteligjente, CIA, ekzistojnë materiale të panumërta për Titon, ndërsa kërkesat për të pasur qasje në to vijnë nga të gjitha anët.

Një mister të vërtetë paraqet edhe valixhja e zezë me të cilën ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk është ndarë kurrë. Në atë valixhe, pos të tjerash, dyshohet se kanë qenë edhe dokumentet që dëshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmët më simptomatike që do të duhej të zgjidhnin misterin për identitetin e Brozit janë ndërruar, po ashtu flasin në të mirë të dyshimeve. Në komunën Tuheli, ku janë regjistruar të gjithë paraardhësit e tij, pas vdekjes janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që dokumenti nuk mund të quhet më valid.

Arsyet për këto ndryshime që i kanë dhënë falsifikatorët janë aq banale sa që mund të përkufizohen me marrëzi.

“Gjoja në dokument shkruante se ai ka lindur më 7 maj dhe për këtë arsye ishte përmirësuar kjo datë në 25 maj që të përshtatej si datë e mirë për festimin e ditëlindjes së Titos?! Me këtë udhë janë përmirësuar edhe disa fakte të tjera”, thotë Pera Simiq.

Sipas të dhënave zyrtare, Josip Broz ka lindur më 7 maj 1892 në Kumrovac të Kroacisë. Babai i tij ishte një fshatar i varfër, Franjo Broz, ndërsa e ëma Maria nga Sllovenia. Ai vdiq më 4 maj 1980, ndërsa çdo vit, në këtë datë në Shtëpinë e luleve në Beograd, ku është varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisë për t’i shënuar përvjetorët e vdekjes së tij.
__________________


Aleksandar Ranković (1).jpg

Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983)

Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës. U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder 3 njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise.Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav..


Aleksander Rankovic lindi në fshatin Draževac afër Obrenovac-it në Mbretërinë Serbe. Ai u lind ne një familje te varfër gjithashtu e humbi edhe babain në një moshe te re. Rankovici e përfundoi shkollën e mesme ne fshatin e tij. Me shume fëmije të tjerë te varfër ai pas përfundimit te shkollës se mesme shkoi te punonte ne Beograd. Mirëpo shume here i ra te largohej nga vendi per shkak te kushteve te këqija po ashtu ndodhi edhe me përfundimin e fakultetit.

Vdekja

Rankoviqi u tërhoq në Dubrovnik, ku vdiq më 19 gusht 1983 pas një sulmi të dytë në zemër.Në aeroportin e Beogradit arkivoli i tij u prit vetëm nga përfaqësuesit e Bashkimit të Veteranëve (SUBNOR). Gjatë kohës sa ishte në spital, dikush e theu shtëpinë e tij dhe ia vodhi gjitha medaljet, kështu që familja e tij filloi të mblidhte medalje nga bashkëluftëtarët e tij për t'i shfaqur ato në varrim, por në fund SUBNOR i furnizoi me të tilla. Për qytetarë dhe organizata ishte e ndaluar të postonin nekrologji. Kjo ishte e lejuar vetëm për familjen e tij dhe vetëm në ditën e varrimit.

Përkundër tërë cenzurës, dita e varrimit ishte tronditje e madhe për shtetin dhe zyrtarët e Partisë. Aty për aty, në Varrezën Beogradi i Ri u mblodh një turmë e madhe njerëzish, duke duartrokitur dhe brohoritur për Rankoviqin. Meqë nuk kishte vend për të gjithë disa syresh u ngjitën edhe nëpër pemë dhe gurë të varreve. Agjencia e lajmeve Tanjug raportoi për 1000 pjesëmarrës në varrim, por historianët dhe gazetarët pajtohen se ishin pak a shumë 100 mijë.

Trashëgimia

Autoritetet u habitën nga ngjarjet në varrim, meqë kishin pritur që njerëzit të kishin harruar dikë që kishte jetuar në izolim të plotë politik dhe mediatik për gati dy dekada.


__________


S.Kragujevic, Ivo Andric 2.JPG

Ivo Andriç

Ivo Andriç(serbokroatisht: Иво Андрић, Ivo Andrić, Dolac afër Travnikut, 9 tetor 1892 − Beograd, 13 mars 1975) shkrimtar serbo–kroat dhe diplomat nga Bosnja dhe Hercegovina, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1961. Gjatë kohës kur ishte ndihmës-ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1937–1939), Andriçi hartoi një elaborat me përmbajtje raciste ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë dhe i cili mbështeste gjenocidin, asimilimin, dhe përçarjen fetare të shqiptarëve;[5][6] dokumentin ia dërgoi kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë.
Ivo Andriç lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, më 9 tetor 1892 e vdiq, mbas një iktusi cerebral, më 13 mars 1975 në Beograd. Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundoi shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 u regjistrohua në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdoi studimet edhe në Vjenë, Austri.

Debutoi në letërsi në një libër me titullin «Poezia e re kroate», ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Më vonë është shkrimtari Cërnjanski ai që e drejtoi poetin e ri serb drejt problemeve të letërsisë e të politikës. Bëhet anëtar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) që organizoi dhe kreu atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914. Në vitin 1914 Andriç u arrestohua për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. U dërgua në Split e, prej aty, në Shebenik e në nëntor të atij viti në Maribor ku u dënua me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, që lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961.

Prej 1920-1921 punoi si sekretar ambasadet në Romë. Ndërkaq mbrojti doktoratën pranë Universitetit të Gracit e vazhdoi karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Gjenevë. Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, dha dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e u kthye në Jugosllavi.

Poezia e proza

Në poezinë e Andriçit ndihet një dhimbje që me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më e fortë. Humbja për te është një shkak për t'u ringjallur e për të shkuar drejt fitores. Ndërsa melankolia e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së brendshme kundër kohës e njerëzve. Ndër prozat më të mira të këtij auktori përmendim trilogjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».

Image result for dobrica cosic

Dobrica Qosiqi

Dobrica Qosiqi ka qenë një njeri me pak shkollë. Nuk e kishte të mbaruar as shkollën e mesme bujqësore. Doli partizan dhe u bë komisar politik. Disa nga biografët e tij thonë se në Beograd i ka shkelë opinga vetëm pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Aty ai vijon atë tipin e shkollave të cilat i mbarojnë me sukses të gjithë vijuesit edhe kur janë nxënës krejt të dobët. Të tilla ishin shkollat e partisë në komunizëm. E tillë ishte edhe Shkolla e Lartë e Partisë “Gjuro Gjakoviq” ku u formuan dhe nga ku dolën me diploma të barasvlershme me diploma universitare kuadro të panumërt shtetëror. Të tilla shkolla mbaroi pothuajse mbarë garnitura dirigjuese e shtetit komunist jugosllav. Si Dobrica Qosiqi, nxënës në atë shkollë ka qenë edhe shqiptari nga Gjakova Fadil Hoxha.

Dobrica, katundari nga Drenova e Poshtme e Terstenikut në Pomoravle herët ishte sprovuar në krijimtari letrare duke shkruar tregime të cilat nuk tërhiqnin vëmendjen e vlerësimin e askujt.

Por më 1951, 30 vjeçar, ai boton romanin e tij të njohur, të përkthyer menjëherë në gjuhën shqipe dhe i lexuar gjerësisht nga shqiptarët dhe nga jugosllavët tjerë. “Dielli është larg” (Daleko je sunce), arriti të bëhej lektyrë shkollore e domosdoshme dhe liber mjaft popullor, pothuajse njëfarë romani model për tërë letërsinë jugosllave. Praktikisht ky ishte romani i parë serb. Ngaqë proza serbe deri me paraqitjen e “Dielli është larg” të Qosiqit, nuk njihte formë tjetër letrare pos tregimeve e novelave.
Dobrica Qosiqi ka vizituar disa herë edhe Kosovën. Ai atje shkrimtarëve serbë e shqiptarë të vëllazërimbashkimuar të “Kosmetit”, me autoritetin e funksionarit, krijuesit e të ideologut të madh komunist serbojugosllav, iu ligjëronte për politikën, letërsinë, Serbinë e Jugosllavinë, për njeriun e ri të Jugosllavisë së re e të epokës poashtu të re të Josip Broz Titos…
Edhe disa vepra tjera letrare të ish-komisarit politik dhe të shefit për Agjitacion e Propagandë pranë Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Serbisë janë përkthyer shqip menjëherë pas daljes së tyre në serbishte.

Dobrica Qosiqi ka gëzuar privilegjet e shtetit komunist. Edhe kur konsiderohej “disident”, ai ishte njeriu që hynte pa trokitur në zyrat e funksionarëve të lartë serbë e jugosllavë. Ai ka mbajtur miqësi dhe ka gëzuar përkrahje nga Leka e Qeqa (Aleksandar Rankoviq dhe Svetislav Stefanoviq, i pari zëvëndës i Titos dhe krijues i OZNA-s dhe UDB-së, i dyti ministër i brendshëm i Serbisë dhe ndërtues i Goli Otokut, ishullit-burg në Adriatik.


QOSIQI PER SHQIPTARET: Në shënimet e tij të përmbledhura në serinë “Koha e gjarpërinjve” (Vreme zmija), para pak vitesh ai kishte shkruar: “Shqiptarët janë fundrrinat politike e morale të Ballkanit tribal e barbar”. “Shqiptarët përkrahen nga Amerika e UE”, në vend se një mbështetje të tillë ta gëzonin serbët – “populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit”. Shkrimtari serb e ka pasur obsesion ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë. Flitet se një një takim më 1945 në rrethinat e Kralevës ai kishte takuar Fadil Hoxhën dhe i kishte thënë:

“Kur do ta marrësh atë copë Kosove që të takon e t’ia bashkosh Shqipërisë tënde….?

E Fadili gjoja i ishte përgjigjur:

“Shoku Dobrica, sa mirë mi lexoni mendimet e mia dhe dëshirat e Kosovës…”.

Nuk mund të thuhet nëse ishte i vërtetë ose jo ky llaf që qarkullonte vesh më vesh në Kosovën e pas 1981-shit. Por mund të pohohet me siguri se karriera e tij politike në Jugosllavinë titiste merr fund më 1966 kur ai has në refuzimin e Titos dhe të liberalëve serbë (Latinka Peroviq dhe Marko Nikeziq) në idenë e tij të shfaqur publikisht në një forum partiak për ndarje të Kosovës.

Ai ishte i mendimit se sa më gjatë që do të rrinte Kosova në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë, ekspansioni demografik i shqiptarëve mund të çonte edhe deri te albanizimi i vetë Serbisë.
QOSIQI DHE GËNJESHTRA. Pjesa intelektuale serbe e joindoktrinuar me nacionalizëm e shovinizëm te Dobrica Qosiqi shumë herët kanë parë “një pandershmëri mbimesatare”, “një njeri që sa më shumë zhytet në amoralitet e në gënjeshtra aq më shumë i rritet fama”, “një disident me vendpune UDB-në”…

Dobrica Qosiqi nuk e kishte për turp kur shkruante për “madhështinë”, “pavarësinë”, “demokratizmin” e “humanizmin” e Titos. Në stilin e agjitpropistit të talentuar ai ka lënë të shkruar edhe këtë:

“Të jesh në rrugë të Titos domethënë të kesh qëndrim titoist ndaj jetës, titoistisht të mendosh, titoistisht të luftosh në kohën tënde, në të tashmen tënde dhe përgjithmonë…”.(Sali Kabashi)


Vetëm pak kohë pasi vdes Tito, ai që kishte shkruar për “revolucionarin i cili në historinë e Jugosllavisë, Ballkanit dhe Evropës hyri me hapa të mëdhenj, me ide të reja, me zërin idhnak e të butë, krejt i ndryshëm nga të gjithë prijësit, udhëheqësit e luftës e të politikës në Ballkan… ai e ndryshoi fatin e Jugosllavisë dhe emri i tij i dha vulë një epoke…”

Me të vdekur të monarkut komunist Tito, Qosiqi akuzon titoizmin se “kombin serb e la pa kokë”.

Gënjeshtra gjithmonë ka qenë veçori e Qosiqit. Gazetës italiane “Il Tempo” më 27 korrik 1989 i kishte thënë se ndarja e tij me Titon kishte ndodhur më 1960. Kishte harruar se atë vit kishte qenë i ftuari i Titos në vizitën gati tremuajshe nëpër vendet e Afrikës dhe me Titon kishte kaluar ditët në anijen Galeb, duke lundruar përreth kontinentit të zi. Kishte harruar shkrimtari i oborrit se më 1961 kishte shkruar parathënien e librit të Titos me titull “Dyzetenjëshi”. Ndoshta duke menduar se mund ta gënjejë edhe shtypin e huaj sikurse edhe publikun serb. Më vonë gjoja largimin e tij nga Titoja e kishte sellë në 1963 e 1964, por edhe këto korrigjime të tij ishin, siç thoshte Danilo Kish, gënjeshtra që një katundar dinak e bënin figurë edhe më groteske.

 Po Danilo Kish kishte shkruar një satirë të bukur me emrin “Poeti i revolucionit në anijen e kryetarit”, ku tallej deri në lot me katundarin me frak, i cili këmbë e kokë ishte Gexha vetë, kështu quhej një personazh i veprës së Qosiqit, Gexha ishte edhe ofiq i tij. Vojvodinasit, të gjithë serbët në jug të Beogradit, edhe sot i quajnë gexhë. Me gexhët nënkuptohen katundarët primitivë serbë… Satira e Danilo Kishit tallej me poetin e revolucionit si me një ronxhobonxho, i cili nuk di të sillet sipas protokolit, nuk di të flasë, nuk di të vishet…, i cili pshtyn në dysheme, shtin gishtat në hundë, ka probleme me higjienën…

DISIDENTI I ÇUDITSHËM.

Mirko Kovaç, shkrimtari i njohur disident serbo-malazez, një kundërshar i rrebtë i nacionalizmit serb dhe i Millosheviqit, me kohë e kishte krijuar distancën me Dobrica Qosiqin, të cilin ai e konsideronte shkrimtar të raporteve intime me udhëheqësit e UDB-së, shkrimtar të favorizuar, të cilit i ishte lejuar të vizitonte Goli Otokun, njeriu që shkruante nekrologë për udbashët e vdekur, si fjala vjen për Rankoviqin, Peneziqin, Stefanoviqin…

“Kur në botën komuniste një penë shkrimtari shkruan një nekrolog për nder e lavdi të policit, i cili pas vetes ka lënë shumë fatkeqësi e drama njerëzore, ai shkrimtar kudo do të tregohej me gisht si një horr të cilit edhe do t’i merrej e drejta e fjalës. Por, në Serbi vlerat lexohen së prapthi dhe një shkrimtar i tillë vetëm sa fiton famë.”

“Disidenti” Qosiq kurrë nuk është marrë në pyetje, as një ditë nuk e ka kaluar në burg as në mërgim, ka mundur të shkojë e udhëtojë kah ka dashur e kur ka dashur dhe të shkruaj çfarë t’i donte qejfi… Ai ka mundur që pa dronë e UDB-së apo me bekimin e saj të merrte pjesë në hartimin e projekteve të cilat kanë qenë uvertyra për luftërat e përgjakshme e spastrimet etnike.
Idetë e Dobrica Qosiqit, i cili vdiq para një jave, kanë pasur ndikim vendimtar në gjithçka që politika nacionale e shtetërore serbe ka bërë për të destabilizuar e më pastaj edhe shkatëruar Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën e shqiptarët e saj.

QOSIQI DHE PARALAJMËRIMI I LUFTËS.

Në Lubjanë qysh më 1988 më kishte rënë të dëgjoja nga miq sllovenë për një takim të çuditshëm dhe një debat të frikshëm që kishte pasur Dobrica Qosiqi, dr. Mihailo Markoviqi (këshilltari i mëvonshëm i Millosheviqit) dhe dr. Luba Tadiq (i ati i ish-presidentit serb Boris Tadiq) me kolegët e tyre sllovenë, Dimitrij Rupelin, Taras Kermaunerin, Milan Apihun dhe disa redaktorë të revistës “Nova revija”.

Takimi ishte zhvilluar duke u zgjatur nga dreka deri në darkë më 15 nëntor 1985 në Restaurantin Mrak në Lubjanën e Vjetër.

Të gjithë aty kishin shfaqur pakënaqësitë e tyre me zhvillimet në Jugosllavi, kishin shfaqur disa ide që do të çonin në krijimin e një Jugosllavie tjetër, të tretës brenda shekullit, ose për shpërndarjen e federatës. Shkrimtarët e akademikët sllovenë e kishin thënë hapur para kolegëve të tyre serbë se Sllovenia nuk e ndjen veten jugosllave dhe se dëshiron shkëputjen nga Federata. Serbët e pranishëm, ku fjalën kryesore e kishte Dobrica Qosiqi, kishin thënë se Serbia nuk mund të durojë më tutje “mosbarazinë” e saj me republikat e tjera jugosllave dhe sidomos me dy krahinat e saj të cilat vetëm në letër janë në kuadër të Serbisë federale, pasiqë ato ishin barazuar me Serbinë në nivel Federate. “Delegacioni” serb kishte hedhur idenë e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Serbia, sipas tyre nuk kishte problem me Malin e Zi e me Maqedoninë, por donte që Kosova e Vojvodina të ktheheshin në pozitën e para 1974-shit.

- Çfarë do të bënit me serbët në Kroaci? e kishin pyetur Qosiqin.

- Nuk na bëhet vonë për ta…, kishin qenë fjalët e Qosiqit.

- Po serbët e Bosnjes?

- Serbia me asnjë kusht nuk do ta lëshojë Bosnjen. Atë do t’ia bashkojmë Serbisë…

Nuk kishte si të mos shtrohej problemi i Kosovës. Dobrica Qosiqi kishte thënë diçka që sot mund të quhet paralajmërim i skëterrës pë Kosovën:

“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”

U dogj Kosova vërtetë. U shemb pesëdhjetë mbrapa? Edhe kjo duket se po. Sepse shqiptarët nacionalizmin e mësuan nga nacional-fashisti Dobrica Qosiq.


Lexoni :



________


Related image

Sllobodan Millosheviq

Sllobodan Millosheviq (Слободан Милошевић) ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviq mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prindërit e Sllobodan Millosheviq, Svetozar Milosheviq dhe Stanislava Milosheviq u divorcuan pak vite pas lindjes së Sllobodan Millosheviq. Babai i tij, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962. Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryejë vetëvrasje (varje) në vitin 1974.

Gjatë viteve të gjimnazit Millosheviqi e takon gruan e tij të ardhshme Mira Markoviq (Marković), figurë fondamentale e politikës Serbe në vitet 90 dhe inspiruese e rilindjes së nacionalizmit serb. Diplomohet jurist më 1964 në Beograd dhe i bashkohet Lidhjes Komuniste të Serbisë.

Millosheviq fillon të punojë si funksionar në firmat shtetërore të Serbisë: së pari në kompaninë e gazit e pastaj në Beogradska Banka.


Ngritja e karrierës së tij fillon në vitin 1986: Millosheviq zgjidhet president i Lidhjes Komuniste të Serbisë, falë përkrahjes së Presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliq (Stambolić), mikut të tij personal dhe tutorit politik. Vitet 90-të karakterizohen nga ringjallja e nacionalizmit serb dhe për largimin nga modeli i Jugosllavisë titiste.

Nacionalizmi merr hovë kur më 24 shtator 1986 e përditshmja beogradase Veçernje Novosti (Večernje Novosti) publikon pjesë të një dokumenti të titulluar Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (Memorandum SANU ose Memorandum Srpske Akademije Nauka i Umjetnosti).

Në këtë vepër, të redaktuar nga intelektualët serbë të udhëhequr nga novelisti Dobrica Qosiq (Ćosić), përpunohet aktakuza kundër Titos për veprimtari antiserbe, dhe përshkruhet një projekt për eliminimin e plotë të Serbëve nga Kosova. Edhe pse elita komuniste distancohet nga ai memorandum, Millosheviqi heshti.


Në mesin e viteve 80-të situata paraqitej më e vështirë në Kosovë, me tensione ndërmjet serbëve e shqiptarëve, kurse në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë situata ishte relativisht më e qetë. Më 1987 Presidenti i Republikës Socialiste të Serbisë, Stambolliq dërgon Millosheviqin në Kosovë për të dëgjuar ankesat e Serbëve kundër udhëheqjes partiake dhe shtetërore në Kosovë. Në një situatë të tensionuar, të krijuar artificialisht nga grupe të Serbëve, banorë të Kosovës, Milosheviq deklaron para turmës së Serbëve të mbledhur se “askush më nuk do të guxojë tju rrahë juve.”


I aftë për të drejtuar (nëse jo për të krijuar dhe nxitur ) ndjenjat e opinion publik serb, Millosheviqi pastron klasën e tërë politike serbe, nën akuzën për paaftësi. Më 1987 Stambolliq detyrohet të japë dorëheqjen dhe Millosheviqi bëhet President i Republikës së Serbisë në vend të tij.

Më 1988 acarohet edhe më tej situata në Kosovë dhe në republikat tjera, veçanërisht në Slloveni. Ndërsa Millosheviqi mbështeste një model centralist në planin ekonomik dhe politik, në drejtim të cilit do të ishte Serbia si republika më e madhe e federatës, Lubjana me kryetarin Millan Kuçan (Milan Kučan) mbështeste të drejtën për vetëvendosje të republikave dhe respektimin e pakicave dhe autonomisë.

Millosheviqi e kuptoi që zotëronte përkrahje të madhe popullore: Serbët panë në të një udhëheqës të një kombi krenar, një udhëheqës karizmatik. Kisha Ortodokse Serbe e përkrahu atë po ashtu. Propaganda serbe e ringjalli mitin e fitores së thyer, i cili sipas Serbëve ju pengua bashkimi politik i të gjithë Serbëve ndërsa në Serbi ishin ndarë dy krahina, Kosova dhe Vojvodina.

Në mars 1989 modifikohet njëanësisht kushtetutat kosovare dhe serbe, që ja hoqi autonomin Kosovës. Më 28 qershor 1989, 600 vjet pas betejë së Fushë Kosovës, mblidhen qindra mijëra Serb në Fushën e Mëllenjave ku Millosheviqi jep një fjalim luftënxitës. Shqiptarët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Më 19 nëntor 1989 mblidhen një milion manifestues në Beograd.


Në janar të 1990 mbahet kongresi i 14-të dhe i fundit i LKJ-së. Millan Kuçan (Milan Kučan), që udhëhiqte delegacionin slloven, vendos që delegacioni i Sllovenisë të tërhiqet, dhe pastaj të njëjtën e bëri edhe Kroati Ivica Raçan (Ivica Račan). Ky ishte fundi politik i Jugosllavisë federale dhe multietnike.

Në qershor të 1990 Millosheviqi riemëron lidhjen komuniste serbe në Partia Socialiste Serbe, nga e cila zgjedhet kryetar. Në janar 1991 zbulohet shtypja ilegale e monedhës federale nga ana e qeverisë serbe, ndërsa në janar Millosheviqi dërgon ushtrinë për të ndërprere protestat e opozitës në Beograd. Pas referendumeve popullore më 25 qershor të 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallin pavarësinë.


Ushtria federale intervenoi në Slloveni. Millosheviqi nuk ishte i interesuar në vendin, etnikisht kompakt dhe i përkrahur nga Austria dhe Gjermania. Lufta përfund pas dhjetë ditëve, më 8 gusht. Vëmendja e Millosheviqit zhvendoset në Kroaci, në veçanti në regjionet e banuara me Serb në fushat e Sllavonisë dhe të regjionit malor të Krajinës.

Milosheviqi nuk pranoi që popullatat serb të jetonin jashtë Jugosllavisë së re ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi. Projekti i tij ishte që të aneksoj territoret e banuara me Serb në Kroaci dhe gjysmën e Bosnje-Hercegovinës ku lufta më 1991 ende nuk kishte filluar.

Në gjysmën e vitit 1991 Millosheviqi, ushtria federale jugosllave dhe trupat paraushtarake fillojnë një luftës të ashpër kundër Kroacisë. Viktima e parë është qyteti multietnik i Vukovarit, ku bashkëjetesa mes kroatëve dhe serbëve ishte historike. Ushtria jugosllave futet në thellësi të territorit kroat duket arritur të granatoj Zagrebin.

Mas referendumit për pavarësi në Bosnje të mbajtur më 29 shkurt 1992, i cili u bojkutua nga Serbët e Bosnjës, filloi lufta e Bosnjës. Millosheviqi përkrahu ushtarakisht dhe politikisht Radovan Karaxhiqin (Karadžić), udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe kriminelin e luftës.

Lufta e Bosnjës u përfundua më 21 nëntor 1995 me marrëveshjet e Dejtonit (Dayton), të cilin Millosheviqi e nënshkruan për Serbët e Bosnjës përkundër dëshirës së tyre. Millosheviqi pas kësaj u cilësua njeri i paqes dhe u la në pushtet.Vlenë të thekësohet se Bosnja nga marrëveshja e Daytonit humbi shumicen e qeverisjes vendore, kështu shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës edhe pse i dëmtuar nga lufta humbi përparsinë politike duke marrë vetem 49% të qeverisjës, ndërsa 51% iu takonin Serbve.


Në nëntor 1996 Millosheviqi u zgjedh president i Republikës Federale Jugosllave (ku përfshihet Serbia dhe Mali i Zi). Në të njëjtin vit koalicioni opozitar Zajedno (Së bashku) i fiton zgjedhjet lokale në disa komuna, por fitoret nuk pranohen nga pozita.

Pas protestave të vazhdueshme të studentëve dhe popullit në Beograd për 11 javë me radhë, Milosheviqi i pranoi zgjedhjet. Më zgjedhjet presidenciale serbe, më vonë, fiton Millan Millutinoviq (Milan Milutinović), bashkëpunëtor i ngushtë i Millosheviqit.

Në këtë kohë u intensifikuan sulmet e UÇK-së në Kosovë. Në Rambuje (Rambouillet) dështuan përpjekjet për zgjedhjet e konfliktit të Kosovës. Në mes marsit dhe qershorit 1999 NATO bombardoi Jugosllavin duke e detyruar Millosheviqin të tërheq forcat nga Kosova.

I izoluar në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar (Mali i Zi nuk i pranonte më institucionet federale), Millosheviqi u rikandidua në zgjedhjet e 24 shtatorit 2000, falë një reforme kushtetuese. Ai u mund nga Vojisllav Koshtunica (Vojislav Koštunica), një nacionalist më i moderuar, dhe me 6 tetor u shty të pranoj humbjen pas një proteste të madhe që shpiu te zënia e parlamentit nga protestuesit.

Kryeministri serb Zoran Gjingjiq (Đinđić) e dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi në Hagë me 28 qershor 2001, edhe përkundër kundërshtimit të Koshtunicës dhe një pjesë të opinionit publik serb.

Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliqit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Millosheviqi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.


E veja e diktatorit të Serbisë Sllobodan Millosheviçit, Mirjana Markoviç, ka publikuar një autobiografi prej 1000 faqesh, që tregon për fëmijërinë e saj, martesën dhe ngritjen në pushtet dhe rrëzimin e bashkëshortit të saj.

Mirjana Markoviç ka publikuar historinë e jetës së saj, “Bilo je në Ovako” ("Ja sesi ishte”). Botuesit, kompania “Novosti” e Serbisë, thonë: “Pas 15 vjetësh heshtjeje në mërgim, në një përpjekje për të përmbushur dëshirën e fundit të burrit të saj të ndjerë, Mira Markoviç i paraqet publikut historinë krejtësisht të panjohur të familjes së saj.”

Kujtimet e Markoviçit, e cila u largua nga Serbia menjëherë pasi burri i saj u transferua në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë në vitin 2003, do të jenë në shitje nga e enjtja.

"Ne jemi të sigurt se ky libër prej dy vëllimesh me titullin simbolik do të shndërrohet në një libër të rëndësishëm,” pohojnë botuesit.

Kujtimet datojnë që nga fëmijëria e saj dhe marrëdhëniet me prindërit e saj, rënia në dashuri me Sllobodan Millosheviçin, fëmijët e tyre, si edhe “ngjitjen e vështirë dhe rrëzimin edhe më të vështirë” të çiftit.

Markoviç e përfundon historinë e saj me vdekjen e Millosheviçit dhe jetën e saj në mërgim në kryeqytetin rus, Moskë.

Sllobodan Millosheviçi erdhi në pushtet në vitin 1987, fillimisht pas zemërimit serb mbi pozitën e serbëve në krahinën e Kosovës, të cilët ndiheshin të diskriminuar.

Duke përfituar nga nacionalizmi serb në përgjithësi, ai u bë president i Serbisë dhe në vitin 1997 presidenti i Jugosllavisë së mbetur. Ai udhëhoqi Serbinë në luftëra shkatërrimtare në Kroaci, Bosnje dhe në fund, edhe në vetë Kosovë, luftë e cila përfundoi me bombardimin e Serbisë nga ana e NATO-s dhe detyrimin e Serbisë të hiqte dorë nga Kosova në vitin 1999.

Tashmë i diskredituar, më 5 tetor 2000, regjimi i tij u rrëzua në mes të protestave në rrugë të udhëhequra nga opozita.

Më pak se një vit më vonë, ai u arrestua me urdhër të kryeministrit të ri Zoran Djindjic, dhe u transferua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për gjykim, duke u bërë kreu i parë evropian i shtetit të ndiqet penalisht për gjenocid dhe krime lufte.

Para përfundimit të gjyqit, në mars të vitit 2006, ai vdiq nga infarkt në qelinë e tij të burgut në Hagë.

Disa e shikonin Markoviçin si pushteti pas fronit dhe si këshilltarja kryesore e bashkëshortit të saj. Në vitin 1994, ajo krijoi vetë partinë e saj, Jugoslovenska Levica, JUL, e majta e bashkuar jugosllave, e cila qeverisi me socialistët e Millosheviçit.

Markoviç dhe djali i saj jetojnë në Moskë, ndërsa vajza e tyre Marija në Mal të Zi.

Ata kërkohen të gjithë në Serbi për krime duke filluar nga korrupsioni, abuzimi me postin dhe armëmbajtje të paligjshme. Ata besohet të kenë grumbulluar me dhjetëra miliona euro në llogari të huaja.

Interpoli nxori një urdhër ndalimi pasi autoritetet serbe e akuzuan Markoviçin për abuzim me pushtetin dhe ndërhyrje të paligjshme. Megjithatë, Rusia ka refuzuar ta ekstradojë atë në Serbi, thuhet se për shkak të lidhjeve të forta që familja ka ende me Rusinë.

Markoviç dyshohet gjithashtu të jetë personi që fshihet pas vrasjes së gazetarit të njohur Slavko Curuvija në Beograd më 11 prill 1999, një prej vrasjeve më famëkeqe të epokës së Millosheviçit. Ajo mohoi të ketë qenë e përfshirë në këtë vrasje.

Ditë para se ai të vritej, Markoviçe e akuzoi atë për tradhti sepse ajo u shpreh se ai mbështeste bombardimet e NATO-s në Jugosllavi.

Në gjyqin për vrasjen e tij, vajza e Curuvijas tha në gjykatë se ai u vra jo shumë kohë pas bisedës së tij me Markoviçin, bisedë e cila nuk shkoi aspak mirë.

Prokurori dyshon se Curuvija u vra për të ndihmuar në ruajtjen e regjimit dhe “për shkak të fjalimeve të tij publike në vend dhe jashtë tij, në të cilat ai kritikonte autoritetet politike dhe për shkak të ndikimit të mundshëm që ai mund të kishte te publiku”.


___________


Rrjeti për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit në Serbi, KRIK, i cili ishte edhe njëri nga partnerët që bashkë me shumë media kanë marrë pjesë në dekodimin e dokumenteve të kompanisë Mossack Fonseca, ka publikuar emrat më të njohur nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht që kanë shfrytëzuar kompanitë offshore për shpëlarje parash.

Në mesin e emrave është ai i afaristit Valdimir Deliq, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Beogradit Sinisha Mali. Emri i afaristit kundërthënës serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.

Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish presidentin serb Sllobodan Millosheviç dhe aferën e fshehjes së një miliard markash gjermane gjatë viteve të 90-ta në Qipro.

Sipas projektit “Dokumentet e Panamasë”, paratë dhe bizneset ruse hyjnë shpesh në Serbi të fshehura pas kompanive të regjistruara në “parajsat fiskale”.

Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që në atë mënyrë bëjnë biznes në Serbi dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar udhëtimi në Bashkimin Evropian.

Oligarku rus, Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Inzhenjering“.

Nëpërmjet rrugëve të tilla, afaristi serb Milan Popoviç ka hyrë në partneritet me oligarkun rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Emra pilotësh, njerëzish të botës së modës, futbollistësh nga Serbia, sipas KRIK, janë të përfshirë në dokumentet e Panamasë, sikurse edhe emra nga Jordania, India e vende të tjera që bëjnë biznes në Serbi.



______________


“Në qoftë se Slobodan Millosheviqi do t’i pranonte kushtet e Rambujesë ne nuk do të flisnim për pavarësinë e Kosovës, por ai nuk e pranoi marrëveshjen dhe neve nuk na mbetën shumë opsione”, ka thënë ish-sekretari gjeneral i NATO-së, Lordi Georg Robertson.

Ai tha se ishte e domosdoshme ndërhyrja për të ndaluar vrasjet që po ndodhnin në Kosovën e viteve 1998-99.

Megjithatë sipas Robertson në fillim nuk ishte menduar Pavarësia e Kosovës.

“Askush nuk ka menduar që ju do të ktheheshit nën Serbi, ishin disa gjëra më të rëndësishme, kthimi, stabiliteti, ndoshta koncepti i pavarësisë nuk ka ekzistuar atëherë në fillim, por më pastaj destinimi final ishte Pavarësia”.

Robertson, duke folur për ish-presidentin serb, tha se “Millosheviqi me siguri ka menduar se NATO-ja nuk do të mund të bashkohej për të bëjë një veprim të tillë, ai ka menduar se aleanca do të shembej apo s’do të kishte kohezion”.

“Ne kemi tentuar gjithçka edhe në Bosnje derisa vrasjet nuk janë ndaluar”.

“Në Bosnje ai e ka nënshkruar marrëveshjen e Daytonit ne kemi menduar se ai nuk do të shkonte aq larg, ne ndoshta ishim naiv ndoshta i kemi besuar shumë personit në fjalë. Ai ka vazhduar më tutje duke besuar se askush nuk do të ndërmerrte asgjë, ku në këtë mënyrë e ka inspiruar komunitetin ndërkombëtar për të mos vazhduar tutje, ai e ka tejkaluar vijën”, tha Robertson.



Ish-zyrtari kroat  Admirali Davor Domazet-Loso :
Sllobodan  Milosheviç është gjallë në Rusi 


Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq është i gjallë dhe se arkivoli në funeralin e tij ishte bosh, ka thënë këshilltari në pension i Kolinda Grabar Kitaroviq-it, kroati Admirali Davor Domazet-Loso.

Ky pretendim tronditës nga Domazet-Loso, ka ardhur në një ligjëratë të mbajtur rreth historisë së luftës.


Sllobodan Millosheviqi në Tribunalin e Hagës

Ai dhe dy gjeneralë të tjerë kroatë të cilët janë në pension, u mblodhën në Asamblenë e Përgjithshme të Kroacisë për të mbajtur leksione, të cilat janë skandaloze, madje edhe një pohim i tillë se Millosheviqi është gjallë, raporton alo.

Megjithatë theksohet se Domazet-Loso nuk ishte mjaft i sigurt për atë se Millosheviq ishte gjallë, por ai tha se nuk është e garantuar se ai është varrosur nën një pemë bliri në Pozharevc.

“Arkivoli në funeralin e Millosheviqit në vitin 2006, ishte bosh”, ka thënë ai.

Ndër leksionet që janë dhënë është dëgjuar edhe se Tito ishte një agjent rus.

Përndryshe, ligjëratat “skandaloze” janë mbështetur nga shteti kroat, për shkak se e gjitha është një program i financuar nga Ministria lokale e Veteranëve, në bashkëpunim me Agjencinë për Arsim.




_______________
Pas fitimit të pafajësisë, Sheshel: I kthehem fuqishëm politikës

Vojislav Seselj

Vojislav Seselj(1952) është ndër politikanët më kontraverz në Ballkan. Para një jave, ai u dënua nga tribunali i Hagës për krime lufte. Është përfolur shumë inteligjenca e tij [IQ] e lartë, dhe poashtu fjalimet e tij prej njeriu të tërbuar. Ai është diagnostikuar para disa vitesh me kancer metastatik, shkruan Periskopi.

Në vitin 2014, ai u lirua nga Scheveningeni ku po gjykohej për krime lufte, për t’iu nënshtruar kurimit të kancerit. Në zgjedhjet e 2013-s, ai me partinë e tij i fitoi 23 ulëse në parlament.

Ai ka lindur në Sarajevë, nga prindër serbë etnikë. Thuhet se gjatë edukimit të tij, ai është ndikuar nga veprat e Marksit, Engelsit e Leninit, por që poashtu e ka lexuar Trotskyn dhe Maon për njëfarë kohe.

Në kohën sa ishte në universitet, ai ishte ndër profesorët më të ashpër kundër profesorëve myslimanë të Shkencave Politike, duke i akuzuar ata si përgjegjës për situatën dhe duke thënë se janë “panislamistë”.

Gjatë kohës së Jugosllavisë, aktiviteti politik i Seseljit kishte qenë mjaft kontraverz poashtu, duke bërë që të burgosej disa herë. Më 9 korrik 1984, atij iu dha madje një dënim prej tetë vitesh, për promovimin e një platforme nacionaliste e anarko-liberale që ka kryer aktin kriminal të kundër-revolucionarizmit. Por, dënimi i tij ishte reduktuar nga tetë në gjashtë, pastaj në katër, dhe më së fundi në vetëm dy vjet.

Sipas John Muellerit, Shesheli u bë mentalisht i paqëndrueshëm si rezultat i torturave dhe rrahjeve që i kishte përjetuar në burg.”

Partia e tij gjatë luftës së Kosovës kishte qenë e vetmja që nuk e kishte mbështetur tërheqjen e trupave serbe nga territori i Kosovës, raporton Periskopi.

Gruaja e tij, Jadranka Sheshel është nga Podujeva dhe ka garuar për presidente të Serbisë në vitin 2012.

Shesheli është autor i afër 200 librave, shumica në formën e dokumenteve dhe transkriptave nga intervistat dhe paraqitjet publike. Disa nga titujt e librave janë formuluar si fyerje ndaj armiqëve të tij, gjykatësve e prokurorëve, figurave të brendshme e të jashtme politike.

Bashkëpunëtor të ngushtë të Vojisllav Sheshelit ishin : Maja Gojkoviç, Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç !


____________



Image result for aleksandar vucic

Aleksandër Vuçiç 


Ky është kryeministri “i moderuar” serb - me kallash në dorë gjatë rrethimit të Sarajevës.




Në këtë video-incizim mund të shihet qartë kryeministri aktual i Serbisë, Alekandër Vuçiq me pushkë në dorë i cili, së bashku me çetnikët e tij, viziton pozicionet serbe mbi Sarajevën e rrethuar dhe shkatërruar nga lufta e vitit 1995.

Portali Sandzakonline.com e ka publikuar videon në fjalë, ndërsa pyet nëse Vuçiq ndonjëherë ka ndëshkuar këtë akt qyqar që nxiste sulme mbi kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Cili ka qenë roli i tij gjatë agresionit dhe si ndodhi që ai nga Beogradi t’i vizitonte pozicionet e agresorit me armë në dorë dhe që dyshohet se ka shtënë ndaj qytetarëve të Sarajevës së rrethuar? A do ta hetojë Prokuroria e BeH-së rolin e tij gjatë vizitës së tij, kur ai me vete mbante armë”, ka pyetur portali “Sandzakonline”, transmeton Koha.net.

“Gjithashtu, [kreu i radikalëve serbë] Vojislav Sheshel deklaron haptas se ai ka dëshmi që Aleksandër Vuçiq ka qenë vullnetar në varrezat hebraike përreth Sarajevës më 1995. Në video, në minutën 3:40 sekonda, shihet Vuçiqi me pushkë në dorë. Pyetje për Vuçiqin: a ke shtënë mbi qytetarët e Sarajevës”, pyet portali nga Sanxhaku.

Kujtojmë se Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që kur ka marrë pushtetin në Serbi, ka deklaruar se partia që ai drejton, Partia Përparimtare Serbe (SNS), është subjekt politik i cili do ta dërgojë vendin në Bashkimin Evropian dhe e ka shpallur veten si udhëheqës të moderuar.


_________


Serbien Außenminister Ivica Dacic (picture alliance/AP Images/D. Vojinovic)


Ivica Daçiç 

Lideri i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiç u betua si kryeministër i Serbisë, dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria e tij është formuar përmes një koalicioni me Partinë Progresiste të presidentit Tomisllav Nikoliç dhe grupe të tjera politike.

Gjatë luftrave të viteve ’90 në Jugosllavi, Daçiç ishte zëdhënës i presidentit të atëhershëm jugosllav Sllobodan Millosheviç, i njohur më mirë si “Kasapi i Ballkanit”.

Ky funksion bëri që atij t’i ngjitej pseudonimi “Slloboja i Vogël”, edhe pse ai nuk është i vetmi politikan socialist që është etiketuar me një nofkë të tillë.

Në komente të bëra mbi historinë e tij me Millosheviçin, Daçiç ka thënë në vitin 2009 se: “E kaluara nuk më intereson, sepse unë nuk mund ta ndryshoj atë, por ne mund të bëjmë diçka për të ndryshuar të ardhmen e vendit”.

Prirjet nacionaliste të zotit Daçiç, që ka lindur në Kosovë, kanë gjeneruar spekullime mbi politikën e qeverisë së re kundrejt çështjes së shpërbërjes së territorit, që mund të ketë ndikime për të ardhmen evropiane të vendit.

Megjithatë, revista serbe “Vreme” shkruante së fundmi se parimet fondamentaliste të kreut të Partisë Socialiste janë errësuar nga kompleksiteti i marrëveshjes së nënshkruar me partnerët e koalicionit.

Gjatë qeverisjes së kaluar, Serbia fitoi statusin e kandidatit për në BE dhe zoti Daçiç ka shprehur vendosmërinë e tij për të arritur në fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Union, i cili nga ana e tij përshëndeti formimin e qeverisë.

Gjithësesi, Kosova mund të jetë një provë problematike. Ndërkohë që BE ka thënë se njohja e saj nuk do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë, deklarata bie ndesh me politikën që përkrah Daçiç, atë të ndarjes së shtetit të ri në entitete të ndryshme serbe dhe shqiptare.

Daçiç ka thënë së fundmi se, edhe pse Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ajo do të bashkëpunojë me të gjitha vendet e botës, se do të jetë avokate e sigurisë, stabilitetit, e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe se do të shtrijë dorën e miqësisë.

Kjo deklaratë bie ndesh me një tjetër që ai ka bërë në vitin 2006, kur u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste dhe tha se, nuk e kishte problem të merrte armët për të luftuar për Kosovën, si diçka që e kishte bërë edhe në të kaluarën.


Canak: Ivica Dacic është luftënxitës dhe kuisling

 Nenad Canak

Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), Nenad Canak, ka thënë se paraqitjet "provokuese dhe nxitëse" të fundit të Ivica Dacic, janë "fyerje kundër shteteve fqinje", raporton agjensia Beta.

Canak tha se pret shkarkimin sa më parë të Ivica Dacic, sepse "ka humbur edhe mbetjen e fundit të besueshmërisë që në emër të dikujt të bisedojë me fqinjët dhe Evropën".

Ai bëri thirrje për miratimin e ligjit për lustracion, duke shtuar se pas miratimit të këtij ligji pret që Ivica Dacic të përgjigjet sipas Kodit Penal të Serbisë, "për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën, si para dhe pas vitit 2000".

Sipas tij, Serbia ka nevojë për zbatimin e lustracionit sepse vetëm atëherë "nuk do të jetë në situatë që zëdhënësit krimeve të Milosevic përsëri të grinden me fqinjët dhe nxisin konflikte të reja".

Çanak ka thënë se për Dacic "luftënxitja dhe shkaktimi i konflikteve nuk do të ishte hera e parë, dhe se pas një retorike të tillë ‘vështron nga një distancë e sigurt’".

"Në kohën e konflikteve, në viteve e nëntëdhjeta, Ivica Dacic ka qenë zëdhënës i regjimit i cili ka udhëhequr dhe financuar luftërat. Jo vetëm që nga ajo politikë nuk është distancuar, por në mënyrën më brutale atë politikë e ka përkrahur, mbrojtur dhe promovuar", thuhet një deklaratën e Canak.

Ai tha se Dacic është "kampion i tranzicionit", dhe që në mënyra të ndryshme "ka marrë pjesë në të gjitha qeveritë pas tetorit të vitit 2004".

"Veprimtaria e tij kalimtare në regjime është shoqëruar me skandale të shumta, "nga valixhja tek bananet", kujton Çanak.

Ai gjithashtu tha se sot Ivica Dacic e kalon kohën i lirë për shkak të mungesës së provave apo vullnetit politik për t’a ndjekur penalisht, dhe se "përfaqëson edhe mbrojtësin e interesave të një shteti të huaj".

"Dhe, me siguri, në emrin e saj, sepse ajo nuk është në interes të Serbisë, që përsëri vendi ynë është në grindje pothuajse me të gjithë fqinjët, duke mos e fshehur se më të afërta i ka interesat e tij në regjimin e Kremlinit, se interesin publik të qytetarëve të Serbisë. Ivica Dacic është një shembull modern i kuislingëve që paturpësisht promovon interesat e huaja dhe bile i paraqet si patriotizëm", ka shkruar Canak.


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, "Blic", shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t'i bashkohet Serbisë. Por nënjë rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t'u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish.

Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën "Blic", Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Vuçiq mendon se "Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t'u sillte leverdi”.

Analistët mbi apelin e Vuçiçit

Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: "Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu." Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos "unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t'i ndajmë të gjithë".

Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim. "Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara - ndoshta vitin e ardhshëm", mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit.

"Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni."

Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: "Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti". „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim", thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze".

„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s", pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t'i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar", pohon ai.


Katastrofa nacionale Serbe


Rezultatet e politikës së Millosheviqit shihen edhe sot. Jugosllavia vdiq ngadalë me ndihmën e cinizmit gjeopolitik amerikan dhe paaftësisë evropiane, si dhe nga pasojat e nacionalizmit. Serbët nuk jetojnë më në ato vende ku i ka mbrojtur Millosheviqi - në Kosovë, Kroaci dhe në gjysmën e Bosnjes.

Ndërkohë që është shkatërruar edhe ekonomia e Serbisë, por edhe e një pjese të vendeve fqinje. Ndërsa popujt fqinj i përjetojnë serbët kryesisht si armiq. Si pasojë, shumë serbë në këto vende janë përballur me zemërimin e këtyre popujve.

Vazhdimësia Ja dhe disa gjëra që na lidhin ende me Millosheviqin. Së pari, politikanët që janë rritur nën hijen e tij, tani janë në pushtet: ish - zëdhënësi i Partisë Socialiste Ivica Daçiq dhe ish - ministri i Informimit në kohën e luftës së Kosovës, Aleksandar Vuçiq.

Daçiqi e mori PS pas rënies së padronit të tij. Partia ishte në gjendje të rëndë, por presidenti i atëhershëm, Boris Tadiq u fut në koalicion me Daçiqin, i cili përjetoi ngritje.

Ndërsa Tadiqi u zhduk nga skena e madhe politike. Edhe Vuçiqi ishte ministër në kohën e Millosheviqit. Tani me dëshirë do t'i harronte "mëkantet e rinisë", por ky është fakt. Në Serbi kanë mbetur pasojat e korrupsionit nga koha e Millosheviqit, por ky korrupsion është perfeksionuar. Nga koha e Millosheviqit ka mbetur edhe fryma e respekimit të partisë dhe privilegjeve partiake. Në Serbi nuk ka pasur kurrë ndonjë zbardhje të vërtetë të së shkuarës.

Nuk janë hapur dosjet e shërbimeve sekrete. Ndërsa shërbëtorët e Millosheviqit kanë vazhduar të shërbejnë - por tani disa padronë të tjerë. Kosova "zemra e Serbisë" Millosheviqi u ngrit me politikën e tij në Kosovë.

Fiksimi i tij në Kosovë, i ka mbetur si amanet prijësit të sotëm Aleksandar Vuçiq. Kryeministri i tanishëm po zhvillon negociata në Bruksel, por gjithmonë duke iu lutur Zotit që të mos kërkohet nga ai njohja formale e Kosovës si shtet.

Nëse shikojmë sasitë e gazit lotësjellës që po derdhen sot në parlamentin e Kosovës, kjo kërkesë nuk do të vijë shpejt në rendin e ditës. Por edhe nuk do të vonohet deri në pafundësi. Kështu Kosova, ku nuk ka mbetur asnjë shenjë e shtetit serb, edhe më tej mbetet "zemra e Serbisë“.

Në fund duhet theksuar se Sllobodan Millosheviqi edhe më tej mbetet një sipërfaqe e shkëlqyeshme për projektime.

Në njërën anë ai brohoritet "Slloba liria" dhe në anën tjetër shpallet fajtor për të gjitha, ndonëse me votat e tij legjitimohet pushteti edhe sot.

Millosheviqi nuk ka qenë diktator por një autokrat i zgjedhur me vota. Si prehje na mbetet fakti që Serbia e sotme ka hequr dorë në tërësi nga përdorimi i dhunës si mjet për realizimin e politikës nacionaliste.

Por pasojat e politikës së Millosheviqit ende nuk janë tejkaluar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...