Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/04/10

Ilir Kastrati : Evropa ka dështuar me Kosovën


Flori Bruqi


Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa. Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar. 

Kështu thotë për “Floripress ”, drejtori i Departamentit për mardhenie me medie i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane, zt.Flori Bruqi.


Flori Bruqi, autori i 43 librave  dhe bashkëpunëtori i ngushtë i  Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D. i cili kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës. 

Floriu  thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Sllobodan Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova. Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia.

 Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Flori Bruqi.

Kosova duhet çliruar nga udhëheqësit e përlyer .

Floripress : Si e komentoni situatën e fundit në Kosovë, mes pozitës dhe opozitës, "bllokimin" e herëpashershëm të   Parlamentit  Kosovar ?

Flori Bruqi: Në demokraci, politikanët zgjedhin marrëveshjet e tyre nëpërmjet bisedimeve, jo përmes dhunës. Kosova është demokraci e re. Kultura e demokracisë merr kohë për t'u krijuar, sidomos me shoqërinë civile. Për fat të keq këto incidente kanë ndodhur në Parlament. Me kalimin e kohës, Kosova do të mësojë të zgjidhë problemet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet bisedimeve.


Kosovarët janë pro Perëndimit dhe pro Amerikës. Unë kam shpresa shumë të larta për Kosovën. Por Kosovës i duhet kohë për të realizuar potencialin e saj.

Floripress: Si e shihni rrugëdaljen nga kjo situatë?

Flori Bruqi: Është e rëndësishme që të dalin gjenerata të reja të liderëve, liderë që nuk janë njollosur nga çdo veprimtari gjatë luftës, liderë të rinj të cilët janë të pastër dhe jo të korruptuar, të cilët janë të përkushtuar për shërbim kombëtar dhe publik. Ky brez i ri do të dalë, por i duhet kohë.

Udhëheqësit e Kosovës, vetëpasurimin para kombit

Floripress: Në fakt, tani ky brez i ri, një pjesë dërmuese e tij, po ikën nga Kosova?

Flori Bruqi: Është për të ardhur keq që kaq shumë të rinj duan të ikin nga Kosova. Nëse do të kishte kushte të tilla, si: një ekonomi të mirë dhe perspektiva për të ardhmen, ata do të qëndronin në shtëpi, në punë dhe do të ndërtonin shtetin e tyre. Për shkak të drejtimit që Kosova ka marrë nën udhëheqjen aktuale, këto kushte nuk ekzistojnë dhe si rezultat shumë të rinj po largohen nga Kosova.

Floripress : Çfarë drejtimi është ky që Kosova ka marrë me udhëheqjen aktuale?

Flori Bruqi: Angazhimi i tyre për shërbim kombëtar po ndikohet nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimin. Udhëheqësit e vërtetë vendosin kombin mbi çdo individ, ne këtë ende nuk e kemi parë në Kosovë.

Floripress: A e kemi shkatërruar mundësinë për të ndërtuar Kosovën ? 

Flori Bruqi : Kosova ka humbur shumë kohë që nga pavarësia. Por ata nuk e kanë shkatërruar mundësinë. Ajo është vetëm e vonuar dhe ndoshta e kthyer prapa. Por ka ende kohë për të korrigjuar atë kurs dhe të shkojë në drejtimin e duhur.

Floripress : Si e shihni rolin e BE-së në Kosovë në përgjithësi, dhe veprimet e tyre për të zgjidhur problemet e Kosovës?

Kosovës i duhet bashkëpunim më i lartë me SHBA-të

Flori Bruqi: Anëtarët e BE-së janë të paaftë për të rënë dakord mes tyre. Si rezultat, politikat e kaluara, duke përfshirë punën  UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë qenë të paefektshme.

Ajo çfarë i duhet Kosovës është pjesëmarrja më aktive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Gjatë vitit të  fundit  SHBA-të janë përfshirë pak më shumë në "bisedime" . 

Administrata e Obama-s  dhe Trumpt  deri me tash nuk ka qenë aqë shumë e interesuar për Ballkan. 

Kosova është një projekt i administratës së presidentit  Bil Klinton që ndaloi gjenocidin e shqiptarëve në Kosovë. 

Pavarësia e Kosovës ishte një projekt i administratës së Xhorxh W.  Bushit. Administrata  e Barack Obamës  nuk ka  patur një projekt për Kosovën ose rajonin. Kjo është shumë keq, sepse gjërat e mira ndodhin kur SHBA-të udhëheqin botën.

Kosova nuk është shteti që dëshiron të jetë. SHBA ka neglizhuar Kosovën. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Floripress: A do të thotë se Amerika ka lejuar udhëheqësit tanë të korruptuar?

Flori Bruqi : Unë nuk kam shumë për të thënë në lidhje me politikanët individualë. Kosovarët  e duan vendin e tyre. Ata duan Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janë të kënaqur me atë që Kosova është sot.

Floripress : Por ne kemi udhëheqës shumë të korruptuar, me të cilët bashkësia ndërkombëtare po bashkëpunon, dhe po kërkon nga udhëheqësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Si e shihni ju këtë?

Flori Bruqi : Ne kemi nevojë për udhëheqësit e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre për të ardhmen e vendit. Ata duhet të refuzojnë kriminalitetin dhe korrupsionin dhe të kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Për fat të keq politikanët e Kosovës vënë interesin personal para interesit të kombit, e cila është arsyeja pse zhvillimi politik i Kosovës është i mbërthyer.

Floripress : Kohë më parë  , Kosovës iu refuzua edhe anëtarësimi në UNESCO, Interpol etj.. Si e shihni ju këtë vendim?

Flori Bruqi : Dështimi i UNESCO-s , Interpolit  etj. për të përfshirë Kosovën si një anëtare është një i hap i madh prapa. 

Kjo tregon se Serbia ka ende shumë ndikim dhe mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. 

Kultura është gjithëpërfshirëse dhe tolerante ndaj dallimeve. Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s dhe  e Interpolit.

Ndarja etno-territoriale e Kosovës, projekt i  Sllobodan  Millosheviqit

Floripress: Le të flasim për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arsyeja pse kemi këto situata aktuale. Cilat janë përfitimet që ju shihni nga ky lloj i dialogut?

Flori Bruqi : Marrëveshja e  deritanishme ishin   marrëveshje të keqija  për Kosovën dhe  marrëveshje të  mira për Serbinë. Edhe angazhimet "pozitive " të Marrëveshjeve nuk u përmbushën. Pra, Kosova mbetet vend i ndarë, pa njohje nga Beogradi. Pa njohjen nga Beogradi, Kosova kurrë nuk do të fitojë njohje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Floripress : Cili është sugjerimi juaj Zt.Bruqi ? Kosova ka këtë presion të madh nga BE-ja, për të vazhduar dialogun, nga të cilat Kosova po rrezikon çdo ditë më shumë me ndarjet etno-territoriale?

Flori Bruqi  : Projekti i Millosheviqit ishte gjithmonë për ndarjen e Kosovës. Ndarjet etno-territoriale përfaqësojnë plotësimin e politikave raciste të  Sllobodan Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të inkurajojnë negociatat që çojnë te ndarja e Kosovës. Kosova duhet të pranohet në BE dhe të bëhet shtet anëtar i  Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

BE-ja po e shtyn Kosovën në drejtim të gabuar

Floripress : Por kjo nuk po ndodh. BE-ja çdo ditë e më shumë është duke bërë presion për të vazhduar këtë dialog?

Flori Bruqi: BE-ja po e shtyn Kosovën në një drejtim të gabuar. Liderët politikë të Kosovës duhet t'i rezistojnë këtij presioni. SHBA-ja duhet të jetë një aleat i Kosovës. SHBA-ja nuk ka një votë në Bruksel, por ajo mund të ndikojë në shtetet anëtare të BE-së.

Në vend që ajo të udhëheqë nga prapa, SHBA-ja duhet të dalë në front.

Floripress: Themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës e shihni ju këtë si rrezik të ri zt.Bruqi ? Një "Republika Srpska" në Kosovë, siç është në Bosnje?

Flori Bruqi: Marrëveshja e Dejtonit përfaqëson një model që serbët dëshirojnë ta aplikojnë diku tjetër. Serbia kërkon të shtrijë ndikimin e saj. Politikanët Kosovarë  mund ta decentralizojnë pushtetin politik, duke i dhënë komunitetit kontrollin mbi qeverisjen e tyre, burimet dhe kulturën e tyre. Por kjo nuk do të thotë ndarje.

Nga dialogu, përfituese vetëm Serbia

Floripress : Kosova ka ngecur, çdo ditë Bashkimi Evropian i bën presion Kosovës në emër të integrimit evropian, të pranojë çdo marrëveshje me Serbinë?

Flori Bruqi: I vetmi vend që përfiton nga dialogu është Serbia. Në bisedime, negociatorët duhet ta dinë se ku duan të përfundojnë. Pra, udhëheqja politike e Kosovës duhet ta bëjë shumë të qartë fundin e rezultatit të këtyre negociatave. 

Në qoftë se Serbia është e gatshme për t'u angazhuar në një proces që forcon normat ndërkombëtare, atëherë negociatat mund të vazhdojnë. As BE-ja dhe as SHBA-ja nuk duhet të mbështesin përpjekjet e Serbisë për të minuar Kosovën apo ta ndajnë atë.

Floripress: Pse BE-ja është duke lejuar Serbinë  ta minojë ose ta ndajë Kosovën?

Flori Bruqi : Sistemi ndërkombëtar gjithmonë shkon drejt stabilitetit, si një prioritet i lartë. Mbajtja e status quo-së në Kosovë është një strategji e stabilitetit.

Floripress : Kosova mbetet vendi më i izoluar në rajon. Regjimi i vizave vazhdon vetëm për Kosovën. Ju mendoni se Kosova e meriton këtë trajtim?

Flori Bruqi: Aspak. Edhe Turqia për liberalizim të vizave nga BE-ja, është e detyruar t’i përmbushë disa kushte nga BE. Pra, si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t'i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Ajo nuk duhet të jetë një shpërblim në fund të procesit. Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike.

BE-ja ka dështuar me Kosovën

Floripress : Pyetje e drejtpërdrejtë: A ka dështuar BE-ja me Kosovën?

Flori Bruqi: Po, BE-ja ka dështuar në Kosovë. Për më tepër, BE-ja si koncept është i dështuar. Dobësitë e një integrimi në BE kanë qenë të ekspozuara si rezultat i krizës së emigrimit dhe refugjatëve. Evropa nuk ndan vlera të përbashkëta.

Floripress : A është emigrimi çështja që BE-ja thotë se ka frikë për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por izolimi nuk i ndal kosovarët të largohen nga vendi?

Flori Bruqi: Nëse kosovarët duan të emigrojnë ilegalisht në Evropë, ata nuk kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është vetëm një mënyrë e ndershme për dhënien e një ftese për kosovarët që të bëhen më evropianë.

Floripress : Pse BE-ja ka këtë qëndrim ndaj kosovarëve?

Flori Bruqi: Për shkak të politikave raciste kundër shqiptarëve. Evropa është në thelb një klikë raciste që i nënçmon popujt e tjerë.

Floripress : Pse duhen të jenë racistë me shqiptarët?

Flori Bruqi: Duhet të pyesni evropianët ...dhe vetë zonjën Federica Mogherini-n .

 Po të ishte gjallë  Richard Holbrooke  ,sot, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të ishin më proaktive, më parimore.


Floripress : Si shqiptar që jeni zt.Bruqi , a jeni i zhgënjyer me Kosovën?

Flori Bruqi : E dua Kosovën dhe Popullin tim ! 
Mjerisht  e themë të vertëten  unë jam i rezignuar  me udhëheqësit tonë  politikë! ....

Tiranë, 10.04.2019                          Prof.dr.Ilir Kastrati

2019/04/09

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit


Rezultate imazhesh për Flori bruqi

Nga Flori Bruqi 


Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të sulmeve të ashpra ajrore të Aleancës Veriatlantike të NATO-s, gjatë së cilës, nën sulmet e aviacionit të forcave aleate ndodheshin objektet ushtarake dhe infrastruktura civile e Republikës Socialiste të Jugosllavisë.


Por sa ka kushtuar kjo ofensive?


Sipas AP, Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.


Sulmet e NATO-s mbi Ish-Jugosllavi nisën në 24 mars 1999, cka solli edhe largimin përfundimtar të ushtrisë serbe nga Kosova.





Bill Clinton: Pse dhe si e bëra luftën e Kosovës


Nga kujtimet e ish-Presidentit amerikan, të përmbledhura me titullin “Jeta Ime”, ai flet edhe mbi luften në Kosovë. 


Clinton rrëfen për herë të parë për publikun atmosferën, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake që çuan në fillimin e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, më 24 mars 1999.


Problemet e 11 javëve të luftës ajrore, dorëzimi i Millosheviçit dhe përgatitja e hyrjes së trupave paqeruajtëse në Kosovë. 


Kur erdhi koha për t’u kthyer, ne ishim duke hyrë në një luftë tjetër ballkanike. Këtë herë në Kosovë. 


Një vit më parë serbët kishin filluar një sulm kundër rebelëve shqiptarë kosovarë duke vrarë shumë njerëz të pafajshëm; kishte fëmijë dhe gra që i kishin djegur në shtëpitë e tyre.


Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkëndijen e një eksodi të ri refugjatësh dhe kishte shtuar dëshirën e shqiptarëve kosovarë për pavarësi. 


Vrasjet ishin shumë të ngjashme me ditët e para të luftës në Bosnjë, e cila ashtu si edhe Kosova ishte urë lidhese e ndarjes që ekzistonte mes muslimanëve europianë dhe të krishterëve serbë ortodoksë, një vijë ndarese përgjatë së cilës kishte pasur konflikte të herëpashershme prej gjashtëqind vjetësh. 


Në vitin 1974 Tito i kishte dhënë autonomi Kosovës, duke i lejuar vetëqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. 


Në 1989-ën Millosheviçi i hoqi Kosovës të drejtën e autonomisë. Që prej kësaj kohe, tensioni kishte ardhur në rritje derisa shpërtheu më pas në 1995-ën kur Bosnja arriti pavarësinë. 


Unë isha i vendosur për të mos lejuar që Kosova të bëhej një Bosnjë e dytë. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin. Në prill 1998 Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbët një embargo armësh. 



Shtëpia e Bardhë.jpg


Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kishin vendosur mbi ta një embargo ekonomike, pasi kishin dështuar t’i jepnin fund armiqësisë dhe nuk hynin në dialog me shqiptarët kosovarë.


Nga mesi i qershorit, për të bërë të mundur ndalimin e dhunës, NATO-ja kishte filluar të planifikonte një numër mundësish për ndërhyrje ushtarake. 


Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer në rajon për t’u përpjekur të gjente një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. 


Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin sërish kosovare të armatosur dhe të paarmatosur, duke filluar kështu një verë sulmesh që do të detyronte 300,000 të tjerë shqiptare kosovare që të linin shtëpitë e tyre. 


Vonë, në shtator Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara aprovoi një rezolute tjetër, e cila kërkonte fundin e konfliktit dhe në fund të muajit në dërguam edhe një herë Hollbruk-un (Holbrooke) në Beograd që të përpiqej të gjente gjuhën e arsyes me Millosheviç-in.




Në 13 tetor NATO-ja kishte kërcënuar të sulmonte Serbinë brenda katër ditëve në rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve të Bashkuara. 


Imazh i ngjashëm

Sulmet ajrore u shtynë kur u pa se 4 mijë oficerë të forcave speciale jugosllave ishin duke u tërhequr nga Kosova. Për pak kohë gjërat u përmirësuan por në janar 1999 serbët filluan të vrisnin sërish kosovarë të pafajshëm dhe kështu sulmet ajrore dukeshin të pashmangshme.


Ne vendosëm të provonim diplomacinë edhe njëherë, por nuk kishim shumë optimizëm. 


Rezultate imazhesh për objektivat e natos ne ish yugosllavi



Objektivat e palëve ishin shumë larg njëra-tjetrës. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin që Kosova të gëzonte autonominë politike që kishte pasur nën Kushtetutën Jugosllave ndërmjet viteve 1974 dhe 1989 derisa ua hoqi Millosheviçi si dhe dëshironim një forcë paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja që të garantonte paqen dhe sigurinë e civilëve kosovarë duke përfshirë këtu edhe minoritetin serb. 


Millosheviçi dëshironte ta mbante Kosovën nën kontroll dhe ishte kundër vendosjes atje të trupave të huaja ushtarake.


Shqiptarët kosovarë kërkonin pavarësi. Por ata ishin të ndarë edhe mes tyre.


 Ibrahim Rugova, kreu i qeverisë hije ishte një burrë i butë, i dalluar për mbajtjen gjithmonë të një shalli rreth qafes. Unë isha i bindur që me të mund të arrinim një marreveshje paqeje, por nuk isha aq i sigurt për faktorin tjetër kryesor kosovar, Ushtrinë Çlirimtare Kosovare (UÇK) të drejtuar nga një i ri i quajtur Hashim Thaçi.



Rezultate imazhesh për uck

 UÇK-ja kërkonte pavarësi dhe besonte se mund të ndeshej dhëmbë për dhëmbë me ushtrinë serbe. Palët u takuan në Rambuje (Rambouillet) në Francë, më 6 shkurt (1999) për të rënë dakord mbi hollesitë e një marrëveshjeje, e cila do të rikthente autonominë, do të mbronte kosovarët nga shtypja me anë të një operacioni të drejtuar nga NATO-ja, do të ç’armatoste UÇK-në dhe do të lejonte ushtrinë serbe të vazhdonte të ruante kufirin. 




Rezultate imazhesh për medlin olbrajt

Madeleine Albright dhe homologu i saj britanik, Robin Kuk (Robin Cook) ngulën këmbë agresivisht në favor të kësaj politike.

Pas një jave bisedimesh të koordinuara nga ambasadori amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologët e tij nga Bashkimi Europian dhe Rusia, Medlin (Madeleine) dhe unë zbuluam se qëndrimi ynë kundërshtohej nga të dyja palët: serbet nuk donin të binin dakord pëer vendosjen në Kosovë të një force paqeruajtese të drejtuar nga NATO-ja dhe kosovarët nuk donin të binin dakord për të pranuar autonominë në rast se nuk merrnin garanci për mbajtjen e nje referendumi ku do të vendosnin për pavarësinë.


 Dhe UÇK-ja nuk ishte e kënaqur që do t’i duhej të ç’armatosej, pjesërisht për arsye se ata nuk ishin të sigurt se mund të mbështeteshin në forcat e NATO-s për t’u siguruar mbrojtje.


Grupi ynë vendosi ta shkruante marrëveshjen në një formë të tillë që ta vononte mbajtjen e referendumit por të mos e mohonte atë përfundimisht. 


Në 23 shkurt 1999 , shqiptarët kosovarë, përfshi këtu edhe  Hashim Thaçin, e pranuan marrëveshjen në parim, u kthyen në shtëpi për t’ua shitur atë njerëzve të tyre dhe në mes të marsit udhëtuan për në Paris për të firmosur dokumentin e përfunduar. Serbët e bojkotuan ceremonine ndërkohë që 40 mijë trupa serbe ishin grumbulluar përreth Kosoves dhe  Sllobdan Millosheviçi përsëriti se ai nuk do te lejonte kurrë vendosjen e trupave të huaja në tokën jugosllave. Unë e dërgova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) për ta takuar atë për herë të fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lëvizte nga vendi.


Në 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Javier Solana, me mbështetjen time të plote, i kërkoi Gjeneralit Uesli Klark të fillonte sulmet ajrore. 


Në të njëjtën ditë, me shumicë votash 58- 41 Senati votoi për të mbështetur këtë veprim. 


Në fillim të muajit Dhoma e Përfaqesuesve kishte votuar 219 me 191 për të mbështetur dërgimin e trupave amerikane në Kosovë në rast se nënshkruhej marrëveshja e paqes. 


Mes Republikaneve të njohur që votuan në favor të këtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (Henry Hyde).


Kur kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet të ngrihet kundër Millosheviçit dhe spastrimeve etnike unë buzëqesha dhe thashë me vete “ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) në fund të fundit ishte diku brenda tij” ( Dr. Jakyll është një personazh letrar dhe këtu nënkupton anën pozitive të një personi.) Ndërsa shumica e Kongresit dhe të gjithe aleatët tanë në NATO mbështesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte në të njëjtën linjë. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me Al Gore.


Kur Al e njoftoi se një sulm mbi Jugosllavinë ishte i mundshem, Primakov urdhëroi që aeroplani i tij të kthehej mbrapsht drejt Moskës. 


Në datën 24 (mars 1999) une iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja nje akt të tillë.


 U shpjegova atyre se Millosheviçi u kishte zhvatur kosovarëve autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur.


 Une iu pershkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni.


Më në fund unë kisha mundësi t’i vendosja ngjarjet aktuale në kontekstin e luftrave që Millosheviçi kishte shpallur kundër Bosnjes dhe Kroacisë dhe në ndikimin shkatërrues të vrasjeve të tij mbi të ardhmen e Europës. 


Fushata e bombardimeve kishte tre qellime: t’i tregonte Millosheviçit se ne e kishim seriozisht se do të ndalonim një rradhe tjetër të spastrimit etnik, se do të shmangnim një sulm akoma më të përgjakshëm kundër civilëve të pafajshëm në Kosove dhe se nëse Millosheviçi nuk do të dorëzohej se shpejti ne do të dëmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak të Serbisë.


Atë natë filluan sulmet ajrore. Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth nje milion shqiptarë prej shtëpive të tyre. Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë.


 Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim.


 Disa njerez arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka.


Por me këtë argument kishte dy probleme. 


Së pari, derisa ushtarët të arrinin në pozicionet e tyre, të mjaftueshëm në numër dhe me mbështetjen e duhur, serbët do të shkaktonin një dem shumë të madh. 


Së dyti, viktimat civile të një fushate ushtarake në tokë do të kishin qenë shumë herë më të mëdha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave të pasakta.


 Unë nuk u bashkova dot me argumentin se duhej të ndiqja një kurs i cili do të merrte më shumë jetë amerikanësh, pa siguruar shumë bindshëm mundësinë e një fitoreje. 


Strategjia jone shpesh do të dyshohej, por ajo kurrë nuk u braktis.


Në fund të muajit, kur bursa u mbyll për të parën herë në historinë e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur une mora Presidencën, vendosa të bëja nëe intervistë me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather. Pas një diskutimi të gjerë për Kosoven, Dan-i më pyeti se nëse e prisja që një ditë të bëhesha bashkëshorti i një senatoreje të Shteteve të Bashkuara.


 Në atë kohë shumë zyrtarë të Neë York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) për t’i kërkuar Hillaryt të merrte në konsideratë që t’i hynte garës.


 I thashe Rather se nuk e kisha idenë se çfarë ajo do të vendoste, por nëse do të kandidonte dhe do të fitonte “ajo do të ishte e mahnitshme”.


Rezultate imazhesh për rambuje


Në prill ndërsa ne kishim shtuar bombardimet në qytetin e Beogradit duke goditur Ministrine e Brendshme, selinë e televizionit shtetëror serb, shtëpinë e Sllobodan  Millosheviçit dhe ndërtesën e partisë së tij, konflikti në Kosovë u intensifikua. 


Ne gjithashtu shtuam jashtëzakonisht mbështetjen financiare dhe praninë me trupa ushtarake në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia për t’i ndihmuar ata të përballonin vrullin e madh të refugjatëve.


Nga fundi i muajit, kur Millosheviçi nuk ishte përkulur ende, nga dy drejtime njëkohesisht po vinin kundërshtime ndaj politikës sonë. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anëtarë të Kongresit mendonin se ishte koha për të dërguar trupa nga toka, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër dërgimit të trupave pa aprovimin paraprak të Kongresit. 


Rezultate imazhesh për rambuje



Unë besoja ende se fushata ajrore do të jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dërgimin e trupave nga toka për arsye të ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtës.




Në 14 prill i telefonova Boris Yeltsin për t’i kërkuar pjesëmarrje me trupa ushtarake në një forcë paqeruajtëse ashtu si edhe në Bosnje. Shpresoja se një prani ruse do të ndihmonte të mbronte minoritetin serb dhe mund t’i jepte Millosheviçit nje mundësi për të shpëtuar fytyrën e tij për kundërshtimet ndaj vendosjes së trupave të huaja.



Për kosovarët,  24 marsi i vitit 1999 ishte Dita   e   reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Rezultate imazhesh për ahmet krasniqi dhe tahir zemaj

 Ndërhyrja e NATO-s  në Swerbi dhe Malin e Zi (ish YU) e  ka hapur horizontin e lirisë në Kosovë e e cila ndërhyrje pas 78 ditëve  iu  mundësoi kthimin e mbi 1 milion njerëzve në vendin e tyre.


Rezultate imazhesh për tahir zemaj gjate luftes


Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë.

Rezultate imazhesh për lufta e koshares


 Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin depërtuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe. NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur. Gjithherë do u jemi mirënjohës!



2 dekada më parë, presidenti amerikan, Bill Clinton  tha : 

"Ky është sulm për të mbrojtur këta njerëz, liderët e të cilëve janë pajtuar për paqe"

2 dekada më vonë, në Bulevardin e Prishtinës  që mban emrin dhe shtatoren e ti"Bill Clinton",   shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ndërruar flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me thirrjen që kjo pjesë të ketë pamjen meritore.



Rezultate imazhesh për ramush haradinaj ne lufte


Se Amerika është miku më i mirë i Kosovës, e tha edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili bëri homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.



Rezultate imazhesh për familja jashari


Por, kryeministri nuk pranoi të fliste edhe për kërkesën e amerikanëve për heqje të taksës ndaj mallrave serbe.

Ditën e bombardimeve të NATO-s e ka kujtuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova është vend i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.


Rezultate imazhesh për hashim thaci dhe uck



“UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. 


Rezultate imazhesh për familja jashari

Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në statusin e tij në Facebook.


Rezultate imazhesh për familja jashari

Feniksat e Lirisë dhe ardhmërisë!


Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë kanë zgjatur 78 ditë, për të përfunduar në qershor, kur forcat e KFOR-it hynë në Kosovë.

Prishtinë, 9.4.2019.

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark: Kiro Gligorovi më tha më 1999: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, nuk durojnë, do të luftojnë


Rezultate imazhesh për wesley clark


Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka treguar se si gjatë një bisede me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov, ky i fundit i kishte thënë se “shqiptarët nuk janë si boshnjakët” dhe se “ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë. Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark në këtë bisedë përmes Skype.


Më tej, ai tregon se si Ambasadori  i ndjerë Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviqin.


“Më lidhi me telefon me Millosheviqin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’. Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’. Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, ka deklaruar Wesley Clark.

Wesley Clark ( Vesli Klark) ka lindur më 23 dhjetor 1944.Ishte  gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së.

Wesley Clark është bërë i njohur në qarqet e gjëra shqiptare pas emërimit të tij komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. 

Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: "Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë"

Si i ri mbeti pa babë dhe u adoptua nga bashkëshorti i ardhshëm i nënës së tij, Victor Clark.

 Këtë gjë si dhe origjinën e tij, Wesley e mësoi shumë vonë, pas moshës 20 vjeçare. 

Babai i tij biologjik ishte Benjamin Jacob Kanne që kishte origjinë hebreje, i ardhur në Amerikë nga Rusia në fund të shek. XIX. 

Clarc-u është i martuar me Gertrud Kirgiston nga Bruklini me të cilën ka një fëmijë, Wesley i Riu.



Gjenerali Clark ka përfunduar Akademinë ushtarake në West Point të New York-ut, si kadeti dhe përfunduar studimet e larta të ekonomisë dhe politikës në Oksford të Anglisë në vitin 1966-1968.

Kështu gjatë periudhës së studimeve, Clark-u ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftë, Kolegjin e Komandës së Përgjithshme (për Oficer të njësiteve të blinduara në doktrinën e përgjithshme, të Vëzhguesit si dhe të komandantit të njësive ajrore)

Në vitin 1976-1977 Clark-un e gjejmë si asistent special të drejtorit për buxhet në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së dhe si asistent i profesorit të shkencave Sociale në Akademinë ushtarake të SHBA-ve.

Në luftën e Vietnamit , atë e gjemë si toger që komandonte me tri kompani, të cilat ishin me detyrë luftarake në Lai Khe. 

Njësia e tij dallohej nga të tjerat për mënyrën e planifikimit dhe të ndërmarrjes së operacioneve luftarake, çka do të thotë se kishte rezultate të shkëlqyeshme.

 Për suksesin dhe trimërinë e dëshmuar ai u dekorua me shpërblimin Silver Star (ylli i argjendtë).

Deri në vitin 1986 shërben si komandant i batalionit të parë të brigadës 77 të Divizionit të katërt dhe në këtë vit dhe në vazhdim të luftës së ftohtë, 

Clark merr përsipër komandën e brigadës së tretë të Divizionit të katërt të këmbësorisë. Këtë postë e mbanë deri më 1988.



Në periudhën 1994-1996 ai ishte përgjegjës për planifikimet e politikës ushtarake te SHBA-ve në botë pran Institutit për Planifikime Strategjike.

 Gjatë kësaj angazhohet në ngjarjet në Ballkan dhe për këtë qëllim së bashku me Holbrook-un disa herë u takua me liderët e serbëve të Bosnjës për të përgatitur takimin e Dayton-it.
Imazh i ngjashëm
Nga qershori i vitit 1996 deri në korrik 1997, shërben si komandant i forcave të NATO-s për Amerikën Latine dhe Karaibet.

Më 11 korrik 1997 emërohet komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropë dhe më 23 mars 1999 nga sekretari i Përgjigjëm i NATO-s Havier Solana merr urdhrin për fillimin e reagimit ushtarak ndaj gjenocidit në Kosovë të ndërmarrë nga ish-Jugosllavia. 

Intervenimi nën komandën e Clark-ut nga qarqet ushtarake merret i suksesshëm pasi që i arriti objektivat e parapara të intervenimit e që ishin:

ndalimi i menjëhershëm i të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe paramilitare të njësive serbe

ndalimi i menjëhershëm i shpërnguljes me dhunë të banorëve nga Kosova

kthimi i pakusht i të gjithë të larguarve nga Kosova

përdorimi i një force ndërkombëtare për sigurinë e qytetarëve dhe jetësimin e këtij plani
ardhja e virifikatorëve ndërkombëtarë në Kosove




Gjatë këtij intervenimi ai futi në përdorim edhe Helikopterët Apache (Apaçi) dhe pregaditi hapësirën për sulmim në atë masë sa që më 20 prill edhe Bullgaria e vuri në dispozicion hapësirën e saj me kusht të garantimit të mbrojtjes së territorit të saj.

Flori Bruqi

Këta janë zyrtarët që s’e kanë respektuar afatin për deklarim të pasurisë


Nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.

Kështu, këta zyrtarë publikë kanë bërë shkelje ligjore, ndaj të cilëve kjo Agjenci mund të iniciojë kallëzim penal në Prokurori.

Në mesin e zyrtarëve të lartë që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, është deputeti i PDK-së, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke filluar nga Shërbimi Korrektues , komunat, Presidenca e institucione të tjera.

AKK ka publikuar në uebfaqe listën e këtyre zyrtarëve që s’kanë bërë deklarimin e pasurisë.


Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim. Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.



Image
Image
Image

2019/04/08

Sa për kujtesë opozitës pas djegies së mandateve



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D 



Pas djegies së mandateve të opozitës, menjëherë u ndie një tjetër ndryshim në radhët e opinionit publik. 

Dhe me të vërtetë: pas marrëveshjes së fshehtë të Bashës me Ramën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, opozita pësoi një firo të madhe, çka u reflektua tepër dukshëm në zgjedhjet e 25 qershorit të atij viti, në të cilat demokratët humbën më shumë se dyqind mijë vota.


 Marrëveshjet e fshehta, në thelbin e vet, kanë diçka të pandershme, për të mos thënë kriminale, prandaj edhe përmbajtja e tyre nuk bëhet kurrë publike.

Marrëveshja e fshehtë e Bashësme Ramën ishte një prerje e hapur në besë nga ana e të parit e kauzës së Çadrës tremujore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Bindja ime e patundur ishte seBasha shkoi në atë takim të fshehtë si përfaqësues i palës së dobët, si i varur nga dikush tjetër. 

Prandaj ajo marrëveshje më kujton një aforizëm fort domethënës të Zhan Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau - 1712-1778), i cili thotë:

Kushdo që varet nga të tjerët dhe nuk ka mjetet që i nevojiten, nuk mund të jetë i lirë. Aleancat, marrëveshjet, besimi i njerëzve- të gjitha këto, të marra së bashku - mund ta lidhin të dobëtin pas të fortit, por jo të fortin pas të dobëtit”.

Dhe kështu ndodhi me të vërtetë: nga ai takim i fshehtë, Rama doli shumë më i fuqishëm, kurse Basha mbeti thjesht si një figurant në krye të demokratëve, të cilët i pllakosi një zhgënjim i rëndë.

Figura emblematike e demokratëve, ish-Kryeministri Berisha, idenë për djegien e mandateve e pati hedhur shumë kohë më parë, për të vetmen arsye se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Rama, me vjedhjen e votave, siç u faktua më vonë,opozitën e katandisi në parlament thjesht në një shtojcë të panevojshme. 

Prandaj qëndrimi i saj në atë sallë ishte krejtësisht formal. Zhvillimi i ngjarjeve do të kishte marrë një tjetër kahje, sikur opozita t’i kishte djegur mandatet fill pas zgjedhjes së jashtëligjshme të Kryprokurores së përgjithshme më 18 dhjetor të vitit 2017. Por opozita nuk e çoi në vend idenë e Berishës.

 Opozita duhej t’i kishte djegur mandatet edhe në dhjetor të vitit 2018, kur shumica parlamentare socialiste e hodhi poshtë kërkesën e saj për skanimin e politikanëve përmes vetingut.

Në këto kushte, anëtarësia e demokratëve dhe përkrahësit e tyre në mbarë vendin po përjetonin një gjendje stepjeje dhe dyshimi përvendosmërinë e formacionit të tyre politik përballë arrogancës së shumicës socialiste në parlament.

Por djegia e mandateve pas protestës së 16 shkurtit duket sikur krijoi një tërmet në mbarë vendin dhe përkrahësit e demokratëve morën më shumë zemër.Kjo u vu re më së miri në të gjitha protestat e tjera që opozita ka zhvilluar pas 16 shkurtit.

Në të gjitha protestat e zhvilluara deri tani, si edhe në intervistat e Bashës, të Kryemadhit dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës, është hedhur dritë më së miri mbi mëkatet e qeverisjes socialiste që prej vitit 2013 e deri tani. 

Që qeverisja socialiste ka qenë dhe vazhdon të mbetet mëkatare në drejtimin e ekonomisë së vendit, kjo s’ka nevojë “as për mend e as për kuvend” për t’u argumentuar.

 Mjafton të përmendet braktisja e vendit prej 500 mijë qytetarëve, siç e theksoi analisti Italian Alberto Negri në programin televiziv TG2, ku ishte i ftuar kryeministri Rama.

 Ai i deklaroi Kryeministrit Rama:

“Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë”. 

(Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: 

Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge”. 

Faqja e internetit “Syri.net”.28 shkurt 2019).

Udhëheqësit e opozitës kanë deklaruar dhe vazhdojnë t’i deklarojnë publikut të gjerë për rritjen e vazhdueshme të taksave, për rritjen e çmimeve, çka ka sjellë si pasojë varfërimin e vazhdueshëm të shumicës së njerëve dhe falimentimin e shumë bizneseve të vogla dhe të ekonomive bujqësore.

 Por udhëheqësit e opozitës nuk i kanë folur dhe vazhdojnë të mos i flasin asnjëherë opinionit publik me shifra reale se çfarë do të bëjnë ata nëse shumica e zgjedhësve do t’iu besojnë nesër qeverisjen e vendit.

Në respekt të lexuesve të nderuar, le të zbresim në një truall konkret, duke iu drejtuar udhëheqësve të opozitës me disa pyetje:
Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e energjisë elektrike? 

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, Rama deklaroi se TVSH-në e energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%.

 Por kur erdhi në pushtet ai mashtroi, pa iu dridhur qerpiku. TVSH-në jo vetëm që nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike, nga 7,5 lekë për kilovat, e ngriti në 9,5 lekë, duke hequr edhe tavanin prej 300 kilovatësh me një çmim më të reduktuar.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e ujit?

Çmimin e ujit në Tiranë Erion Veliaj e shtrenjtoi me 40%.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e karburantit, i cili është më i shtrenjti në rajon dhe në Evropë?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e biletave të avionëve, i cili nuk ka të krahasuar me vendet e rajonit?

 Një miku im që ka djalin me punë dhe me banim në Angli, më rrëfente kur isha në Tiranë se iu desh të shkonte në Podgoricë për të blerë biletën e avionit për në Londër, e cila kushton50 euro, kurse bileta nga Tirana në Londër kushton 300 euro.

 Prandaj, për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, shumë qytetarë detyrohen t’i drejtohen Shkupit, Prishtinës, Podgoricës dhe Athinës.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me trajtimin e ekonomisë së fermerëve tanë, të cilet, prodhimet e tyre të bollshme, si zarzavate dhe fruta, detyrohen t’i hedhin në lumë ose edhe t’i lënë të kalben në tokë, se tregtarët parapëlqejnë prodhimet e huaja?A do të lejojë opozita nesër në pushtet që të vazhdojë kjo gjendje e vajtueshme e fermerëve shqiptarë?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me krimin ekonomik dhe me oligarkët e pasuruar me mënyra të jashtëligjshme?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me skanimin e politikanëve përmes vetingut?

 Kryetari Basha ka deklaruar se kur opozita të vijë në pushtet, e para e të parave, politikanët do t’i nënshtrohen vetingut. 

Në një artikull me titull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”, të botuar në internet më 28 janar 2016, pata theksuar se reforma në drejtësi duhet të fillojë nga skanimi i politikanëve, sepse hallkat e tjera të pushtetit janë pjellë e politikës.

Pra, në sitën e vetingut duhej të kalonin të parët politikanë.

Rrjedha e ngjarjeve pas botimit të atij artikulli, ka vërtetua deri tani në praktikë se reforma në drejtësi ishte dhe vazhdon të jetë thjesht një komedi fort e bukur e teatrit të estradës socialiste.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me ligjin për reformën zgjedhore?

 Deputetët e parlamentit të ardhshëm a do të vazhdojnë të jenë deputetë të partive, sipas listave të turpshme që ekzistojnë deri tani, apo do të jenë deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt nga vetë populli, sipas zonave zgjedhjore?

Dëshiroj me gjithë zemër qëudhëheqësit e opozitës, përmes mjeteve të informimit masiv, t’i japin përgjigje opinionit publikpër pyetjet e lartpërmendura.

Santa Barbara, Kaliforni
02 prill 2019






Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

Fotografia e Donika Ndreja Pergega

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shkrimtari Zef Pergega


Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

ZEF PERGEGA


Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj i akordoi qendres me te madhe katoike ne Amerike, asaj te Shen Palit, dekoraten “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeu” me motivacion per kontribute te larta per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti ate kosovare. 


Ne kete qender, sidomos me bujarine e malesoreve jane mbledhur me shume se 1.3 milion dollare, per nevoja te Kosoves, Malesise dhe Shqiprise. 

Ne kete qender janesiguruar ndihma nga individe, biznezmene e shoqata direkt per luften dhe disa malesore kane vesh uniformen ushtarake dhe kane shkuar ne frontin e zjarrit.



Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj u prit me nje entuziasem te pa pare,. Ate e kishin rrethuar nje grup me te rinje dhe kryesisht femije me flamuj te kombit tone dhe atij Amerikan, nen nje sinfoni flladesh arberore kombetare te ideuar artistikisht e mjeshterisht nga Joli Paparisto. 

Flamurin kombetar te Shqiperise e mbate si gjithmone Vasel Ujkaj dhe ate te Amerikes kosovari shqiptar Gjon Pashki. Haradinaj ne fjalen e tij tha nder te tjera s ndjehet krenar se eshte shqiptar dhe me krenar qe sot ndodhet mes komunitetit katolik te kishes se Shen Palit dhe mes malesoreve qe kane lene gjurme ne histori , sidomos me kryengritjen e Malesise Madhe, si parendesja e pavaresise se Shqiperise.

 Ai permendi misionin e Shen Plalit ne Iliri, mision I fares se paqes, dashurise njerezore dhe i identitetit tone. 

Luftuan se bashku katolik dhe musliman per kete identitet shqiptar per shekuj. 

Muslimanet shqiptar kurr nuk u ndane ne ceshtje kombetare por e mbrojten token e kombin bashme me te krishteret. 

Kjo alence, kjo vlere eshte e vecante ne kombin tone ndaj duhet ta trashegojme qe te perballojme sfidat e identitetit.

 Ne do te vazhdojme te jemi bashke ne rrugen tone. Po ju them femijeve qe kane lindur ne Amerike se duhet te jeni krenar se jeni shqiptar dhe ndjehem edhe une krenar me ju qe po e deshmoni veten se e doni traditen, kombin dhe Shqiperine, Kosoven dhe trojet tona dhe se ato p o i ruani ne zemrat tuaja. Amerika eshte dhe do te mbetet lideri yne dhe ne miq te perjetshme te saj.

 Haradinaj permendi figurat me eminente te historise se Malesise se Madhe, duke filluar nga Hoti me Ded Gjon Lulin, Grudes, Trieshit, Kelmendit, Kastratit, Shales, Dukagjinit, disa katolik e disa musliman, te cilet para besimit te tyre ishte e rendesihme mbrojtja e identitetit shqiptar.

Ne emer te komuniteti dekoraten e larte e mori Dom Fred Kalaj, famullitar i kesaj kishe, i cili me perzemersi e falenderoi kryeministrin Haradinaj per kete cmim te larte. Ai tha se na ka dekoruar Shqieria dhe po na dekoron Kosova. 

Mirenjohje Shqiperise dhe Kosoves dhe te punojme qe kudo ne cdo moment dhe ne cdo dite te jemi bashke, per te miren e kombit tone, per te drejten tone dhe per dashurine e paqes mes vetes dhe te tjereve.

 Amerika eshte e madhe se ndihmon njerezit dhe kombet e vegjel. Perjete mirenjohje Amerikes dhe ta forcojme e prosperojme miqesine me Ameriken.



Duhet thene se fjalimi i Haradinajt ishte ne thelb atdhetar, perbashkues dhe me mesazhe te plota e te qarta, ashtu sic i ka hije nje pushtetari qe din te mbledhe sa me shume bashkombas rreth kauzes se bashkimit ne nje Shqiperi Unike ne trojet e te pareve.



MALESORET NDER TE PARET QE E PERKUNDEN DJEPIN E LIRISE

…Festrohet 108 vjetori i kryengitjes se Malesise se Madhe

Me 6 Prill 2019 në Kishen e “Shen Palit” Rochester Hills Michigan, perkujtohet Kryengritja e Malësise Madhe e vitit 1911 dhe ngritja e Flamuri Kombetar në Majen e Bratiles në Malësi te Madhe. Mori pjese dhe Kryeministri i Kosove Ramush Haredinaj, i cili i dorezoi Dom Fred Kalaj një “Urdherin e Skenderbeut” qe ky komunitet ka bere per çeshtjen kombetare në pergjithesi dhe ate kosovare në veçanti.

Salla ishte zbukuruar si asnjehere tjeter. Ne balle ishte nje foto e madhe e Ded Gjo, lulit dhe ne krye shqiponja e stiizuar ashtu, sic ate dite kur u ngrit flamuri ne Deciq.

 Ishin vendosur pllakata te vecanta ne nderim te fiseve dhe luftetareve te saj ne kete kryengtitje me emrat Hot, Grude, Koje, Triesh, Kelmend, Kastrat …pra e gjithe Malesia unitare e kombetare.

…Dukej se keshilli i kishes si asnjehere tjeter, i kishte thir dijes dhe bashkepunimit, me forcat profesionale, kur eshte fjala per ceshtje kombetare dhe kjo eshte nje kthese optimiste dhe nese vazhdon keshtu shume pune te mira na presin!

Ne kete pervjetor festiv mori pjese ambasadorja e Kosoves ne OKB, Vlora Citaku, e cila u prit me respekt dhe mirenjohje nga te pranishmit dhe u duk qarte se vrejtja e Haradinajt per te ishte nje cope akulli i shkrire. 

Po ashtu mori pjese Bajram Cunmulaj, nga Malesia, bajraktar i shtepise se Hotit, luftetare malesore qe shkuan ne front per lirine e Kosoves si Anton Nikolla si dhe ish ministri i brendeshem i Shqiperise, bashkeatdhetari yne qe jeton ne Detroit, Dritan Demiraj.

Folesi kryesor i kesaj mbremje Prof. Martin Berishja, ne fjalen e rastit evokoi momentet ma kryesore te kesaj ngjarje qe pati buje te madhe, jo vetem ne trevat shqipatare, por edhe ne kancelarite Europinane e deri ne Amerike.

 Malesoret e perkunden djepin e lirise. Kryengitja e Malesise tregoi shpirtin e madh te lirise se shqiptarit, por edhe te forces se tyre per te mbojtur token, djepat shtepite dhe atdheun. Ata u ngriten nga dhimbja e shtypja, per ta hequr armikun nga supet e veta nga drita e syve dhe per per lirine e vellaut e te shqiptarit.

 Ndaj gjaku i derdhur per liri e pavaresi duhet te shertheje ne lulen e dashurise dhe vizionit per te ngrit nje shtet te dinjitetshme ashtu sic e donin ata.

Festen e pershendeti edhe Bajram Cunmulja dhe kryetari i shoqates Malesia Madhe Ruzhdi Gjokaj. Aktivitetin e moderoi, Vera Ivanaj dhe Nik Sinishta.

 Ishin present mediat si ADTV, ACTV dhe TVSHA me Ruzh, Dragu, Zef Pergega, Edmond Aliko, Paulin Palushi, Rafael Floqi, Arben Spahia dhe Kol Vasili. 

Fotograf per aktivitetin nga kisha e Shen Palit studio “Malesia” me Dod Nik Prelaj. Nje shije te embel la recitimi i poezise se aktorit Cun Lajcaj qe ishte prezent mes malesoreve.



DHE NJEREZIT SI NJREZIT E MIRE…E MALESORET SI NE KOHET PER KOHEN

Tek rendnin te shterngonin duart me kryeministrin Haradijan, te bashkonin duar e ti benin shqipen, njeriu nuk ka se se te mos mrekullohet nga kjo ngjarje jo e zakonte, jo vetem ne jeten e komunietit tone per ne te gjitha trevat. 


Haradinaj u ngjante si gjysem perendine.


 Ashtu i kishte rene nje nur, ndoshta pertej imagjinates sa dukej se engjejt kane zbritur mes malesoreve te festonin bashke, ate qe eshte e bukur shqiptare qe shpesh njerezit nuk e zbulojne ate.


 Haradinaj ndodhta erdhi ne momentin e duhur te na zbulonte ato vlera qe kemi, duke mos i dhene rendesi postit qe mban njeriu.

 Ai u tregoi shpirterave te vegjel se nuk ka rol sundimtari, nuk ka rol karrikja mes shqiptarit se keshtu vaditet pema e unitetit dhe identitetit. 

Zbrittja e tij ne salle dha nje mesim te papare, sidomos per dy shteteve, per liderat politik de udheheqesat, por per cdo njeri e vecanerisht ne Amerike qe duhet te punojme bashke dhe te shmanget mungesa e mos bashkepunimit dhe frika e ndaj njerezve te dijshem dhe profesioniste. Atdheu nuk eshte prone e nje njeriu, atdheu eshte prone e shpirtit te shqiptarit me gjithe simbolet, martiret dhe heronjte. 

Atdheu nuk eshte prone politike. Atdheu nuk eshte prone e percaresve dhe i atyre politikaneve qe vazhdoje ta mbajne te percare diasporen per intresa politike te lidhur me zingjiret e tyre pas karrike. 

Duhet te shmanget sa me pare edhe shpirti i bukur i nacionalistit qe luftoi nga Amerika per lirine dhe te mos kompromentohet dhe te behet pale e pjelles se keqe, per ta organizuar diasporen mbi baza organizatash sllavokomuniste. 

Haradinaj nuk beri politike personale dhe as partiake. Partia e tij eshte Shqiperia. 

Kete mesazh te madh na e lane njerezit e Rilindjes Kombetare dhe ne kete obrelle sigel hyjnore nuk kane vend krimbat e kuq apo te zinje.

Haradinaj shkonte ne cdo tavoline, sic ben i Zoti i shtepise, kur marton djalin apo vajzen dhe troket gotat e urimit. Por Haradinjaj trokiti gotat e mbushura te zemrave.

 I perqente te bente foto me familjet malesore, me ato qe ishin te veshur me kostume kombetare. Hezitimit te femijeve, kur e shikonin ai i ftonte me nje buzeqeshje per tu fotografuar. Sigurimi amerikan u vu ne siklet, por vete Haradinja e degjova qe u tha ne anglisht ”Jam mes vellezerve!” dhe ato u cliruan pak.

 Haradinaj mbolli nje ide nje mesazh mes nesh se si duhet ta doje shqiptari shqiptarin, jo vete per ato qe e perdorin fjalen “bashkim” si sllogan, duke ia kthyer shpinen, por per te gjithe se debati, diskutimi e cliron njeriun nga pengu.

 Ai la mes nesh fjalen e burrit se ka ardh koha te mos u sherbejme me te huajve. Vlerat tona humane, atdhetare, intelektuale dhe krijuese , vellezer, nuk jane çukurina, por duhen vleresur, nderuar e promovuar, se ajo dekorate e larte “Nderi i Kombit” dhe “Urdheri i Skenderbeut” i perket se pari kesaj rrace te diturise qe po mundohen t’a perbaltin nen tingujt e zhurmshem te butaforise, e cila krijon imazhe te rrejshme dhe biografike negative per njerezit. Asnjeri nuk ka dicka mbi tjetrin nese respektohen raportet dhe radha ne nderim.

 Ne duhet te bejme tani festa te vogla te perditshme per njerezit, kontributoret.

 Asgje te keqe nuk do te ksihte sikur ne kete mbremje te behej nje prezatim me emra mbi kontributin e malesoreve per Kosoven nen siglen Fodoacioni “Vendlindja therret” 

Ne rast se do te mendohej edhe nje foto ekspozite per ngjarjet e medha te diaspores per liri te Kosoves. 

Duhet edhe art edhe muzike edhe letersi, pa keto nuk mund te kuptohet nusja e lirise. Ato jane kunora princore e saj.

Haradinaj me te gjithe shkembej nga nje fjale e ne kemi kohe qe nuk shkembejme mendime, duke e mbjelle faren tone me pragjykime.

 Hardinajt i dhane mbeshtjetje, dhe kjo duhet perkthyer si tra i forte i kulmit tone, por edhe si ure lidhje mes vetes, pa na bere pershtypje se prrenjt e zhurmshem rrjedhin dhe te terbohen nen kembet tona.

Haradinaj tregoi se sa i rendesishem eshte atdheu. Atdheu eshte per cdo njeri si zemra ne kraharor, ndaj ai respektin qe kane treguar shqiptaret per te, u mundua maksimalisht te u ktheje ne kete mbremje dhe malesoret fisnikeisht ne drite te ylberit e priten kete shpirt atdhetari me rrenje te thella ne troje si nje tra qe nuk perkulet.
(Nga gazetari special i Floripress-it dhe http://www.albdreams.net,
Zt.Zef Pegega)

Detroit 6 prill 2019

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...