Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” numri dy i PS Balla ka shtruar disa pyetje lidhur me rolin Lulzim Bashës.
Ndër këta pyetje janë se me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000.
Tjetër pyetje është pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij.
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS
Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?
Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë. Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas daljes së dokumenteve të Hagës, duke ngritur pyetjen se “me çfarë statusi gjendej Lulëzim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?”
“Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij? Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës? Kujtojmë se Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë. Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000”,- shprehet Balla krahas videos së publikuar.
“Dita ditës shtohet numri i dëshmitarëve të masakrave të serbëve në Kosovë apo luftëtarëve për liri të UÇK që deklarojnë se Lulëzim Basha, ka punuar për Tribunalin e Hagës në mbledhjen e provave gjatë hetimeve për shqiptarët e Kosovës. Ndonëse Basha vijon të gënjejë duke deklaruar se nuk njeh asnjë nga personat të cilëve ai u ka marrë provat dhe materialet filmike, si Milaim Bellanica etj, çdo ditë dalin në dritë fakte të reja për përfshirjen e Bashës në këto hetime. Së fundi media ka publikuar një dosje të Gjykatës së Hagës në gjyqin e Vlastimir Djordjevic, ish zv-ministër i Brendshëm i Serbisë dhe dëshmi në këtë sallë të gjyqit të Adnan Merovicit ish-shoqërues i Ibrahim Rugovës”, thuhet në video.
“Para kësaj gjykate në vitin 2009, Merovici konfirmon se në periudhën 1999-2000, ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Hagës dy herë, një herë në Prishtinë dhe një herë në Hagë. Madje në Hagë ai dha një deklaratë me shkrim. Merovici deklaron në këtë seancë gjatë kohës që merrej në pyetje në prokurorinë e Hagës përkthyesi ishte vetë Lulëzim Basha.
Ja dëshmia e tij në seancën gjyqësore të vitit 2009 në Hagë: Më thoni a e njihni Lulëzim Bashën?. Po po e njoh. Në çfarë cilësie mori ai pjesë në intervistë? Ai ishte në Hagë, ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë. Më falni, por ishte shoqëruesi juaj për këtë arsye mori pjesë në intervistim apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?. Në cilësinë e përkthyesit thjeshtë si përkthyes. Faleminderit. Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë zoti Merovci, nëse nuk gaboj dhe ju e deklaruat se deklaratën e firmosët vetëm në 13 prill apo në 12 prill të vitit 2000?. Po. Deklaratën që ju firmosët ishte në anglisht? Po ishte në anglisht e lexova e kuptova dhe më pas e firmosa.
“Kështu dëshmia e Merovcit tregon se Basha nuk ishte një person zyrtar i listuar si përkthyes nga prokuroria e Hagës në vitin 2000. Në seancën gjyqësore të viti 2009, më pas ngrihen dyshime nga gjykatësi pse Basha ishte në dhomë me zotin Merovci. A duhet të japë një përgjigje Lulëzim Basha se çfarë kërkonte ai në dhomën e prokurorëve të Hagës ku merrej në pyetje një shqiptar? Pse mundohet ta fsheh Basha rolin e veprimit të tij si përgjegjës operacional në zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, në Tiranë gjatë vitit 1999? Pse nuk sqaron ai rolin, detyrat funksionale që kishte në vend që të sulmojë egërsisht dhe në mënyrë vulgare si gënjeshtar i çmendur dëshmitarët që i kërkojnë atij t’u kthejë provat e masakrave të serbëve në mënyrë që drejtësia të bëjë drejtësi për shqiptarët. Por në vend të kësaj Lulëzim Basha vetëm mohon. Lulëzim Basha vetëm mashtron”, thuhet në videon e publikuar nga Balla.
“Kandidimin e tij si shef i Partisë Demokratike ai e nisi në mënyrë të pazakontë: U bë “Qytetar Nderi” i Prishtinës, si për të dashur të thotë se që andej nisi edhe rrugëtimin politik të tij. Sado paradoksale që të duket, por në të vërtetë, pikërisht nga Kosova nisi ky rrugëtim. Një fat i çuditshëm, ende i paditur, e bën atë pjesë të një grupi shqiptarësh nga Shqipëria londineze, të cilët, në shumicën e tyre juristë dhe të diplomuar mjaft mirë, do të gjenden në Kosovë, pranë UNMIK-ut, i cili, sapo ishte vendosur atje, e njëkohësisht, sapo kishte nisur të hapte dosjet për ngjarjet e luftës që porsa kishte përfunduar. Do të jenë pikërisht ditët kur UNMIK-u me shpejtësi të jashtëzakonshme do të hapte dosjet e grupit të Dukagjinit, të zonës operative të Llapit, do të ngrejë ngrehinën e dosjeve kundër Fatmir Limajt, pastaj të zonës së Drenicës. Shumë shpejt peng i dosjeve do të jenë të gjithë drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve, jo vetëm do të gjenden e sajohen dëshmitarë anonimë të rremë, por edhe do të ketë presion të pazakontë. Një fakt tjetër i Lulzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas dëshmisë së saj, pasuria e pamasë. Babi i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte? Siç e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtues i komunës së Prishtinës, pra, sivëllai i tij administrativ; tashmë sivëlla i tij edhe në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës”, shkruan Bedri Islami. Sipas tij: “Deri në vitin 2005 askush në Kosovë nuk e njihte Lulzim Bashën. Ai do të ishte ende i panjohur, nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si një nga figurat themelore të Komitetit të Orientimit të Politikave , KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha”. Islami shkruan se: “Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politike të Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit. Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën dhe Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz, të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro. Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që e kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i ditur lajmi se daja i Fazlliçit, nuk ishte askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë dhe Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e pengoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ta kishin mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera”. Islami shkruan se të dy liderët e PD-së kanë në fillesën e tyre rrënjë serbe. Berisha nga vjehrra e tij Milica dhe njerëzit e saj ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë dhe Basha nga nuni i tij Fazlliç. “Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili sado të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndaj ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq është ngritës i figurës politike të Bashës. Bordi serb në Tiranë dhe bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë lidhje të ndjeshme mes tyre”.
I akuzuar prej disa ditësh se ka hetuar krimet e UÇK-së si pjesë e UMNIK në Kosovë e madje i gjendur edhe përballë një dëshmitari që pohoi me zë dhe me figurë se i ka dhënë në atë kohë një provë filmike për krimet e serbëve në Krushë, që ai e ka fshehur (video e Top Channel poshtë), Lulzim Basha i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.
Ai thekson se detyra që ka pasur nuk kishte lidhje me hetimin e krimeve të shqiptarëve, por se ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit.
Sipas asaj që pohoi në Ral Story Basha ka pasur tre detyra në UMNIK: Për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetit nga autoritetet e OKB tek ato të Kosovës, siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.Ai hodhi poshtë edhe historinë e dëshmisë për kasetën e fshehur. “Pse do duhej të fshihja unë një video që boll të hapësh Yuu Tube dhe e gjen? Çfarë kuptimi ka të fshehësh një krim të vërtetuar dhe të provuar” ka thënë ai.
Sipas liderit të PD, ai nuk merakoset nga këto fabrikime që i janë bërë edhe dy herë të tjera para zgjedhjeve. “Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.
Por, sipas Bashës i gjithë ky inskenim bëhet për një qëllim banal. Sepse “në ditën kur Hashim Thaçi dilte para gjykatës në Hagë, Rama ishte në takim të përbashkët me Vuçiçin”. Dhe për të provuar antitezën e tij Basha sfidoi: “Doni të bindeni? Shikoni se si Rama që nxjer gjithçka në Tëitter e ka fshehur takimin me Vuçiçin atë ditë. Hapni rrjetet e tij sociale dhe shikoni pse u fabrikua fushata kundër mejeve. Natyrisht për të tërhequr vëmendjen”.
Prof.dr. Pëllumb Pipero, infektolog i njohur shqiptar,profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ka bërë sot një parashikim optimist, duke thënë se fundi i pandemisë është shumë afër.Pipero u shpreh se varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën, duke infektuar shumë njerëz dhe duke i imunizuar ata.
Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh dhe kjo gjë mund të sjellë fundin e pandemisë.“Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.
Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël. Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero .
Me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, doktor Pëllumb Pipero është kthyer në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19.
Mjeku , Prof.dr.Pëllumb Pipero duke dalë nga Spitali Infektiv në Tiranë.
Mjekëve nuk u ndodh çdo ditë që t’i duartrokasin dhe aq më pak, t’u dedikohet një këngë. Por në kushtet e një pandemie globale të shkaktuar nga një koronavirus i ri vdekjeprurës SARS-CoV-2 , që ka shkaktuar dhjetramijëra viktima në të gjithë botën dhe prej tre javësh e ka futur Shqipërinë në karantinë, ata janë kthyer befas në heronjtë e kohës që po jetojmë.
Humoristi Ermal Mamaqi ka zgjedhur një ripërpunim të këngës italiane ‘Pupp’a pera’ të Francesco Nutit, për t’i bërë homazh punës së palodhur të mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero – i cili gjatë javëve të fundit me daljet e shpeshta në ekran është kthyer në një figurë qetësuese për frikën dhe ankthin e shkaktuar nga epidemia.
“Me profesorin kemi njohje, jemi miq. Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar,” tha Mamaqi gjatë një lidhjeje me ‘Skype’ nga shtëpia në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel.
Kënga ndaj Piperos ndjek duartrokitjet që qytetarët e Tiranës u dhuruan mjekëve dhe infermierëve nga ballkonet e shtëpive të tyre më 14 mars – pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri në Shqipëri, apo mijëra mesazheve që bluzat e bardha kanë marrë në mbështetje të betejës së tyre në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe.
Deri të mërkurën në Shqipëri janë konfirmuar 259 persona të prekur nga COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 15 pacientë, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga kjo sëmundje.
Nga 8 marsi kur u konfirmua rasti i parë me COVID -19, rutina e mjekëve të Infektivit në QSUT – ku aktualisht po trajtohen rreth 80 pacientë me koronavirus, është bërë e vrullshme. Pipero përgjatë këtyre ditëve paniku dhe përballjeje me virusin, e ndan ditën mes spitalit, intervistave televizive dhe mbledhjeve mes ekspertëve.
“Çohem shumë më herët, fle shumë më vonë, nxitoj për në spital, marr pjesë në mbledhjen e mëngjesit, dëgjoj raportimet e mjekëve, marr porositë e rastit nga shefja e shërbimit dhe vrap në krye të detyrës, me pacientët të cilët ditët e fundit janë shtuar shumë. E sigurisht janë shtuar dhe problemet e tyre shëndetësore,” tha Pipero.
“Mbani në konsideratë se veç sëmundjes, këta pacientë janë dhe vetëm. Vetëm në çdo aspekt, por jo pa ne, bluzat e bardha,” shtoi ai.
Me një eksperiencë thuajse 40 vjeçare si mjek infeksionist, Pipero rrëfen se situata e krijuar nga COVID-19 i ngjan një fushë -beteje.
“Ndjehem realisht si në një luftë, të cilën po e përjetojmë të gjithë për herë të parë, luftë me një armik të padukshëm që na sulmon pa mëshirë në të gjitha drejtimet,” tha ai.
“Një armik të cilin mund ta mundim vetëm me durim, kujdes dhe strategji të mirëorganizuar, thelbi i së cilës është qëndrimi në shtëpi,” shtoi ai.
Mjeku infeksionist nuk e fsheh edhe frikën nga virusi, që është bërë një bashkëudhëtar me të në këto ditë të pazakonta.
“Edhe unë kam frikë. Frika është njerëzore dhe besoj pak nga pak, po e kthej dhe unë frikën në kujdes, si gjithë të tjerët, duke mos rënë në panik,” shpjegoi ai.
Ndërsa edhe midis bluzave të bardha janë regjistruar të infektuar me COVID-19, midis të cilëve edhe prof. Dhimitër Kraja, i rikthyer në Infektiv për të ndihmuar stafin në këtë situatë emergjence, Pipero shprehet se mjekët e QSUT-së po gjejnë forcë tek dëshira për t’u shërbyer pacientëve.
“Të gjithë e konsiderojmë veten potencialisht të infektuar, por i japim kurajo vetes për të shërbyer dhe jo për t’u testuar,” tha ai.
E në gjithë këtë betejë me të panjohurën, duket se frika, por edhe forca më e madhe gjenden tek njerëzit e familjes. Ndërsa heq bluzën e bardhë pas një dite të lodhshme, Pipero thotë se pret me padurim një telefonatë qetësuese nga nipi dhe mbesa e tij e vogël, që jetojnë në vatrën e epidemisë, në Milano.
“Familja ime jeton çdo ditë me frikën se mos sëmurem unë, ndërsa unë pres çdo ditë me padurim një telefonatë nga Italia,” tha Pipero. “Më duket se ma mbajnë virusin larg forca që me jep mbesa Mila dhe nipi Enea,” shtoi ai.
Motiv që me sa duket është kthyer edhe në sfidën më të madhe të tij, jo vetëm si mjek.
“Të mos i zhgënjej ata, të tregoj kujdes maksimal për veten për të mbrojtur edhe ata dhe për të bërë të mundur t’iu shërbej pacientëve në spital sa më gjatë, deri në fund të kësaj epidemie, por dhe qytetarëve duke iu dhënë këshilla përmes mediave, të cilat gjej rastin t’i falenderoj,” tha Pipero.
“Në fakt unë jam mes dy familjesh të mëdha, shërbimit të sëmundjeve infektive dhe familjes sime. Nuk ndjehem vetëm. Të dyja i dua dhe i falenderoj shumë,” përfundoi ai.
Një zhvillim i papritur njoftohet nga emisioni i njohur i Top Channel, ‘Goca dhe Gra’. Mësohet se 3 moderatoret Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin do të largohen nga drejtimi i emisionit.Sipas revistës ‘WHO’, vendin e tyre do ta zënë, Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani.
Aktori i humorit, Donald Veshaj, vendosi t’i japë fund lidhjes së tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë së Big Brother.
Teksa po fliste me modelen Beniada Nishani, aktori tregoi se nuk është dakord me fjalët që Beatrix Ramosaj ka thënë për sjelljen e tij dhe se ajo është “bërë bashkë me Arjolën dhe i është hedhur kundra.”
Donald Veshaj gjithashtu i tregoi më shumë Beniada Nishanit në lidhje me bisedën që pati me banoren e re, Egzona Rafunën. Aktori rrëfeu se ajo nëpërmjet një autoportreti që ai i kishte bërë vetes, zbuloi diçka që as ai vetë nuk e kishte kuptuar. Ai shtoi se nëse Beatrix do ta kishte parë gjendjen e tij do të ishte aty me të.
Beniada: Tani shko rriji afër.
Donaldi: S’kam pse ti rri afër tani, kam nevojë unë të qetësohem se s’mund të bëhesh me Arjolën ti të më hidhesh kundra mua. Se unë s’do ta bëja kurrë të njejtën gjë.
Beniada: Nuk t’u hodh kundër Triksa. Arjola e përqafoi, ajo ngeli e mpirë por nuk tu hodh kundër.
Donaldi: Kam qenë unë i ftohur me atë?
Beniada: Nuk të kam parë ju keni qenë gjithmonë afër, keni fjetur bashkë duke bërë shaka. Ju kam parë dje dhe pardje.
Donaldi: Po një ditë më parë pastaj të hedh në tokë direkt.
Beniada: Foli.
Donaldi: Unë i flas por është një moment që nuk shtirem dot e kupton. Asnjëherë nuk jam shtirur këtu brenda dhe a nuk shtirem dot as për hir të publikut as për hir të lojës as për asgjë. Se në fund më intereson vetja ime. Veten time nuk e gënjej dot pikë. Lojë? Ça loje? Ku ka lojë këtu brenda? Një Ilir që kapet vetëm për mua dhe Monikën.
Beniada: Nuk duhet të të interesojë se çfarë thonë të tjerët.
Donaldi: Ça është kjo lojë pra “Donaldi e ka mendjen te loja”. Ça loje? Më ke parë në debat këto ditë? Hera e fundit debate me Meridianin. Mua s’më pengon njeri që të bëj debate dhe të jem pjesë e lojës.
Beniada: Jo, për mua ke qenë pak i qetësuar dhe thjesht të pashë pastaj pak të lodhur.
Donaldi: Unë dje, dhe ishte shumë gjë e bukur që Egzona e zbuloi te unë sepse realisht më pëlqeu shumë. Po bëja njëjautoportret të vetes time dhe pa e kuptur e kisha nxjerrë veten time shumë keq dhe erdhi Egzona dhe u frikësua. Unë s’po e kuptoja se çfarë po bëja, po bëja atë që po shikoja. Kjo ka të bëjë me ndienjën dhe me gjendjen shpirtërore.
Beniada: Dhe si je ti brënda? Je i mërzitur dhe ke dalë kështu.
Donaldi: Po, ama Triksa erdhi aty para Egzonës dhe iku. I thashë “hej” as nuk u afrua as… Ndërkohë që unë po rrija vetëm aty. Ti kapem tani për këto gjëra? Unë s’jam fëmijë.
Beniada: Ndoshta edhe ajo ka pasur shqetësimet e veta.
Donaldi: Egzona zbuloi një gjë që unë nuk po e kuptoja. Kisha bërë një gjë pa dashje. Gjëndja ime.
Beniada: Kjo s’do të thotë që Triksa nuk e ka parë.
Donaldi: Po ta kishte parë do të ishte aty!
Beniada: Ndoshta s’e ka pasur mendjen…
Donaldi: Është tjetër gjë që ta lesh mendjen vetëm të vetja dhe tjetër gjë të jesh pa më mendjehapur.
Duket se marrëdhënia mes Beatrix dhe Donaldit nuk po shkon mjaft mirë kohët e fundit.Në spektaklin e mbrëmshëm, këngëtarja rrëfeu pasiguritë e saj për lidhjen e saj me Donaldin ku sipas saj, Donaldi nuk sillet si në fillim dhe situate e ka rënduar psikologjikisht.
Beniada është munduar të këshillojë atë që të afrohet me Donaldin.“Shikojë në sy, buzëqeshi, thuaj të kam xhan, sa të të dëgjojë pastaj largohu, keni nevojë të dy bashkë për pak ngrohtësi në këtë moment” i tha Beniada.
Debate të forta u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në spektalin e ‘Big brother VIP’.
Në një moment është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, e cila u krijua pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.Teksa në fillim u duk si një lidhje e fortë, tani gjërat kanë ndryshuar. Këngëtarja herë pas here ankohet se aktori i humorit nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim të lidhjes së tyre.
Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.
Njerëzit e moshuar të shëndetshëm nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë, sipas një studimi të kryer në Amerikë dhe Australi.Përfitimet e përdorimit të aspirinës janë vërtetuar në rastet pas një ataku në zemër ose goditje në tru. Por studimet kanë treguar se ato nuk janë të disponueshme nëse merren nga njerëz të shëndetshëm mbi 70-vjeç dhe se pilulat madje rrisin rrezikun e gjakderdhjes së brendshme potencialisht fatale.
Gina Stewart është shumë aktive në rrjetet sociale. Dhe gjyshja më ‘e nxehtë’ në botë ‘çmend’ shpesh fansat me foto e video provokuese.Së fundmi 47-vjeçarja ka pulikuar një video me bikini pëqrpara se të dilte e zhveshur.
Gina vuri në pah pasuritë e saj bombastike dhe format trupore perfekte.
Video tregon nënën e 4 fëmijëve të ulur në dhomën e ndenjes e cila heq sytjenat para kameras dhe del topless.
Bomba bjonde ka dy djem e dy vajza të 27, 25, 23 dhe 4 vjeç, ndërsa u bë gjyshe në moshën 46 vjeçar
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka thënë gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ditën e sotme se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë që ka pasur mundësi sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër.Haradinaj tha se nuk ka pasur punë me civilët, por duke qënë në frontin e luftës ka vrarë ushtarë e oficerë serbe sepse s’ka pasur mundësi zgjedhjeje. Ai thotë se ose do vriste ose do e vritnin sepse e tillë është luftaa. Ai me krenari tregon se në Kosharë ka bërë namin mbi ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit. Nga prokurori, përveç çështjes së dosjeve, ai është pyetur edhe nëse mendon që UÇK-ja mund të ketë kryer krime përderisa Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe ai si pjesë e saj, gjatë luftës në Kosovë nuk kanë synuar civilët, por vetëm kanë mbrojtur vendin dhe janë përballur me ushtrinë serbe. Ai i është shmangur pyetjes për UÇK-në por ka thënë se për vete ka bërë detyrën dhe madje dhe është plagosur pasi kanë qënë në luftë.
“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin. Po, kam vrarë ushtarë serb edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë, unë nuk jam kthyer nga Suedia edhe për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës me më këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është. Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.Dëshmia e Nasim Haradinajt, e cila ka filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasi
Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka folur dhe për arrestimin e tij dhe dërgimin më pas në Hagë dhe për termin “spiun i lindur”, që dëgjohet në një prej inçizimeve të tij.Ai ka thënë se fletë arrestin ndaj tij nuk e ka parë as në momentin e arrestimit e as gjatë qëndrimit në qendrën e EULEX-it. Pas një natë qëndrimi në qeli, Haradinaj ka treguar se është nisur për në qendrën e paraburgimit në Hagë, nën përcjelljen vetëm të hetuesve të Speciales pasi Policia e Kosovës kishte qenë pjesë e operacionit vetëm gjatë arrestimit të tij në Prishtinë.
“Kur kam dalë aty prej kerrit më ka thënë: ‘tash je këtu te ne’. I kam thënë, në rregull. Këtu tha tani duhet me t’i vendosë prangat. Unë nuk kam pas pranga. Në oborr nja 20 metra deri kam hy mi kanë vendosur prangat deri kam hy brenda në objekt, por i kam thënë nuk ka problem. Policia jonë janë përshëndet. Krejt në rregull. Sjelljet kanë qenë të mira. Fletarresti, në fakt atë që ka dashur me lexu nuk ma ka lexu dhe unë kurrë nuk e kam parë deri më ka ardhur si dokument këtu në burg kur kam ardh. Më vonë pasi kam dalë në gjyq, për herë të parë. Në ora 11 deri në 12 e di që më kanë dërguar të një pjesë tjetër të Aeroportit të Prishtinës, më kanë dërguar të një si kontejner. Aty ma kanë bë një kontroll mjekësore dhe aty më kanë thënë se tash je në duart e punëtorëve të kësaj gjykate dhe përdorin të tjera pranga. Ndërsa aty mi kanë heq ato pranga dhe ma kanë vendosur rripin me gjithë pranga tjetër lloj. Ma ka bërë kontrollin mjeku dhe jemi nisur. Më kanë thënë që nuk kemi përkthyes, për çdo gjë do të shoqërojë njëri prej këtyre oficerëve që e di suedishten dhe më ka shoqëruar oficeri që e di suedishten. Ky tjetri dhe jo Moberg, ky i dyti që më tha atje suedisht, mos lëviz”, ka thënë Haradinaj.Para trupit gjykues, Haradinaj ka thënë se nuk e ka kërcënuar asnjë dëshmitarë apo dikë tjetër gjatë jetës së tij dhe se termi “spiun i lindur”nuk është në atë kontekst që është marrë nga specialja. Sipas tij, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të Qeverisë.
“Prokuroria shpesh fjalët po i spekulon, ose duhet me panu që nuk dinë dhe po referohet kësaj. Spiunët e dimë krejt bota se kush janë, spiunët janë bashkëpunëtorët e regjimit komunist në atë kohë që më kanë përcjellë dhe që vazhdojnë fatkeqësisht ende të jenë në krye të qeverisë sime, nuk ka të bëjë me spiunë të këtyre. Kjo është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë folur. Të jesh një spiun i lindur do të thotë të jesh një, bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarku edhe barra juve dhe jemi kanë të sulmum nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët. Nuk e kom thënë gabimisht. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë Bashkëpunëtorët janë ata të cilët edhe gjatë kohës së luftës, fatkeqësisht edhe shqiptarët që unë po lypi që dhe ta kjo prokurori t’i hetojë, kanë kryer krime së bashku me forcat serbe”, ka thënë ai.Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinajm Haradinaj.(Flori Bruqi)