Prof.dr. Eshref Ymeri
“Sot Shqipëria është ngrysur
si një Serbi e dytë”
Sonila Meço, moderatore
e emisionit “Task Force”
të kanalit “Syri
Televizion”
Ngjarjet e ditës
së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen
më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura
para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka
instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri
në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte
kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.
Në
të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër,
për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku
politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga
lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë
- një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë
urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin
e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk
politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes
së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.
Mbarë
shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë
e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore
me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si
kryeargat i Beogradit.
Së
pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i
cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të
pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e
kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të
Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “...nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë
larguar nga vendi rreth 600 mijë persona... Anketa ka zbuluar se kushtet
ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi,
kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë
faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një
tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë,
si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi,
konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi
cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja
e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).
Së
dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të
thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim
të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të
kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për
ndarjen e Dardanisë.
Së
treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të
Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson
gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga
serbosllavizmi.
Në
këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin
këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet
antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla
e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17
majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?
Dihet
që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një
strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur
dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si
përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na
siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi
sekret serb si agjent i Beogradit?
Lexuesit
e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të
lexojnë me vëmendje informacionin me
titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që
zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të
Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.
Në
atë informacion thuhet:
“Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë
për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që
përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e
rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha
atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…
Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues
për serbët është Lulzim Basha…
“Fakti
që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të
bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të
Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm
në Krushë nga serbët.
Fakti që papritur
përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1
milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre
filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.
Së pari,
Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia
dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.
Së dyti,
përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?
Së treti,
Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato
përgjime, duke i shitur?
Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët
politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1
milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi
deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes.
Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë
me rrogë”.
Mendoj se pas
masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti
i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë,
por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor
Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin,
duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së
eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në
një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen
për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku
Basha dhe rrethi i lepitkave të tij, si
Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve
dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e
krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej
bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.
Kaliforni, 09
janar 2022