Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/17

NJË LETËR NGA KRUSHA E MADHE NË MBROJTJE TË UKSHIN HOTIT! (MARS 1990)

Nga Sheradin Berisha

img_7080.jpg


Duke hulumtuar një material nga dy regjistratorë të “arkivit” ish-Këshillit Ekzekutiv të ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, që kohë më parë m’i dha ish-normalisti i vyeshëm, Ismail Muharremi, ndër të tjera, gjeta një shkrim që më tërhoqi vëmendjen, dhe besoj se është me interes ta bëj publik për lexuesit e nderuar. Ai shkrim është titulluar: “Letër e hapur protestuese e intelektualëve dhe studentëve të Bashkësisë Lokale Krusha e Madhe, për të drejtat elementare njerëzore të Mr.Ukshin Hotit”. Letra mban datën 6 mars 1990, është nënshkruar nga 111 veta, dhe është dërguar me postë në të gjitha adresat e organeve më të larta shtetërore në nivel të RSFJ, të Republikës së Serbisë dhe të Kosovës, pastaj Forumit Jugosllav për të Drejtat e Njeriut, Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, si dhe të gjitha mjeteve të informimit në Kosovë, dhe gazetave kryesore në ish-Jugosllavi: “Rilindja”, “Jedinstvo”, “NIN”, “Borba”, “Delo”, “Danas”, “Oslobodjenje”, “Pobeda”, “Dnevnik”, “Nova Makedonija”. Kopja të cilën e ka marrë Këshillit Ekzekutiv i KSAK, është vulosur me vulën e pranimit dhe është regjistruar me numër: 01-07-590/96, datë 13.03.1990. Në vazhdim po e japim përmbajtjen e letrës (pa asnjë ndryshim): “Të motivuar nga obligimi moral dhe njerëzor, ne intelektualët e studentët e BL Krusha e Madhe (ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Nagafc, Celinë), i bëjmë me dije opinionit të gjerë demokratik, kosovar e jugosllav se tash e 9 vite, i injoruar në shekullin e triumfit të plotë të të drejtave të njeriut, në baltën e perzhinës, në periferinë e fshatit qëndron i burgosur Mr.Ukshin Hoti, për fajet që koha i vorrosi. U lind po në këtë fshat më 1943. Në moshën 12 vjeçare qe i detyruar të largohej për hirë të shkollimit (8 vite shkolla fillore, 5 vite shkolla e normales në Prizren e Prishtinë, 4 vite Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb, 2 vite studimet posdiplomike në Beograd – drejtimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Politike dhe Ekonomike dhe specializoi në Universitetin e Çikagos, të Harvardit në Kembrixh – Boston dhe në Uashinkton D.C.,1 vit), në të cilën pas plot 31 vjetësh, në moshën 42 vjeçare i detyruar të kthehet po aty. T’i ndalosh njeriut të jetojë, mbi të gjitha, si qenie njerëzore e kreative, pas tërë këtij shkollimi sistematik 20 vjeçar dhe punës intelektuale e shoqërore (ku, kudo dhe kurdo që qe – ishte ndër më të mirët), vetëm për shkak se në një çast të caktuar të jetës së tij u përcaktua për atë që atij iu dukë si opcion i vetëm i mundshëm i rregullimit të tërësishëm shoqëror të Jugosllavisë dhe i statusit të KSA të Kosovës brenda saj, ndonëse kjo u ndesh me vlerësimin e politikës zyrtare; as atëherë e drejta për të shprehur mendimin e lirë, në kohë të duhur, në vend të duhur dhe në mënyrë demokratike nuk ishte e ndaluar me ligjet pozitive, me të cilat mburrej shoqëria e jonë. Kjo edhe atëherë si edhe sot do të thoshte: jo vetëm brutalisht ta injorosh, me dhunë ta jetësosh, por trajtimi i tillë doemos e denigronte, jo vetëm personalitetin e tij, por edhe të rrethit, sikurse do të duhej ta denigronte edhe shoqërinë në tërësi; lindjes të së cilës i kontribuoi babai i tij me gjeneratën e vet (baballarët tanë), ndërtimit dhe zhvillimit të së cilës në kuptimin më të mirë të shprehjes ia kushtoi vitet më të bukura të jetës dhe fuqitë më të mëdha kreative të qenies së tij. Mbi keqtrajtimet e tilla kush vallë mund të qëndrojë mospërfillës dhe indolent??? Njeriu që ka gjak, kockë e mish kurrë!!! Pasimi i procesit të montuar politik, ndaj Mr. Ukshin Hotit, e përjashton çdo logjikë të komentimit. Një gjë e tillë së paku gjer më tani në Kosovë është bërë e zakonshme, njëlloj, si ushqimi ditor. Diskutimi i lirë (mbledhja e OB të LK të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji të 19 nëntorit 1981), mbi proceset aktuale të kohës së atëhershme, polli arestimin e tij, një ditë më vonë, më 21 nëntor 1981 dhe pastaj nenin 114 të LPJ dhe dënimin prej 9 vitesh burgim për kontrarevolucion. Duke qenë e “meshirshme” Gjykata Supreme pa se gjygjtari Ismet Emra, i sjellshmi dhe i paanshmi e kishte stërtepëruar, dënimi u zbrit në 3 vjet e gjysmë, i cili u mbajt në tërësi, nëpër burgjet hetuese të Jugosllavisë, në mbështetje të nenit 133, pika 1 e LPJ. A thua vallë, ish-ligjeruesi i vitit të III-IV të Fakultetit Juridik, drejtimi Juridiko-Diplomatik; të vitit të III të Fakutletit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji; të shkollës politike Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist “Edvard Kardel”, isht-sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me botën e jashtme të KE dhe Kuvendit të KSA të Kosovës; ish-anëtar pothuaj i të gjitha forumeve që merreshin me politikën ndërkombëtare dhe pjesëmarrës me rëndësi në formulimin, krijimin dhe zbatimin e kësaj politike të vendit në tërësi, bëri sakrilegj aq të rëndë për këtë shoqëri. Po qëse besojmë në atë se është pikërisht vepra, ajo që, mund ta vlerësojë njeriun, atëherë tek Mr.Ukshin Hoti kjo çështje demanton fuqishëm pozitën dhe trajtimin e tij, si në burg ashtu edhe jashtë tij. Ç’ndodhi pastaj? Mr. Ukshin Hoti më nuk ishte i privuar nga liria. Ai tanimë u privua edhe nga e drejta për të jetuar si qenie shoqërore. Pasoi izolimi i plotë, shkëputja e çdo komunikimi me rrethin intelektual e madje edhe me atë fshatar sepse edhe kontakti thjesht njerëzor i bënte ata fajtor ndaj shtetit me pasoja shpesh here të paparashikueshme – diferencimi famoz vepronte. E detyruan që të mbyllej në një kasollë përdhese, larg syve të njerëzve në mënyrë që e vërteta tmerruese mbi gjendjen e tij të mos mbërrinte gjer tek ata. I mbetur pa as më të voglin burim të ardhurash materiale, si baba e bashkëshort, iu bë barrë gazetëshitësit 70 vjeçar – babait të tij, i cili ato pak para që i merrte duhej t’i ndante edhe me të birin. Kjo barrë peshonte shumë më rëndë mbi shpirtin e plakut sesa vitet e pleqërisë mbi shpinën e krrysur. Ia mbyllën rrugën e ekzistencës për ta lënë në varësi të plotë e të pamëshirshme materiale, ashtu siç ia mbyllën edhe të gjitha rrugët për të mos i dhënë përgjigje kurrë. Ne, intelektualët dhe studentët e kësaj BL ndihemi thellë të indinjuar për shkelje të këtillë të papresedan të të drejtave të njeriut. Përse e gjithë kjo? Duke mos dashur që partinë dhe shtetin ta identifikojmë me grupe të caktuara, tek të cilët në momente të caktuara ishte i koncentruar pushteti, besoi se më në fund do ta kuptonin se politika e ostracizmit intelektual që ushtrohej ndaj tij ishte tejkaluar për kohën dhe nuk i bënte aspak nder shoqërisë jugosllave, në emrin e të cilës edhe qe i dënuar dhe për të cilat pasoja s’pushon të jetë përgjegjës. Për gjendje të tillë të konzervuar, ku i mohoheshin edhe të drejtat më elementare njerëzore e qytetare, disa here iu drejtua organeve shtetërore e partiake. 1. Më 24 shtator 1986, iu drejtua: KK të KSA të Kosovës, kopje e kësaj kërkese iu është dërguar edhe KQ të LKJ, KQ të RSS, si dhe Kyesisë së RSFJ, Kryesisë së RSS dhe Kryesisë së KSAK. Pa përgjigje. 2. Më 25 qershor 1987 – KQ të LKJ (Komisionit për Punë Ideologjike-Teorike të LKJ), Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LKJ, Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme – Drejtoratit Politik. Pa përgjigje. 3. Më 18 gusht 1988 – KQ të LKJ (Komisionit për lutje dhe ankesa), ku ky komision e ka autorizuar KK të LKR, ku pohohet se Komisioni për lutje dhe ankesa i këtij Komiti ka konkluduar se komisioni në fjalë s’ka mundësi ta zgjidh problemin e punësimit tuaj të sërishëm. 4. Më 31 dhjetor, 1 janar 990 – KK të KKR Përgjigje nuk mori kurrë. Përse ky qëndrim vallë? Të kesh pranë një jetë të tillë, objektivisht të izoluar, si në karantinë, brenda katër mureve, ne intelektualët dhe studentët e BL s’mund të mos e ngrejmë zërin, s’mund të mos protestojmë. Apo ndoshta, mos vallë ky denim i paparë qëndron me mbështetje të bazuar ligjore e kushtetuese të shoqërisë sonë? Po që se është ashtu atëherë njësoj kërkojmë shpjegim nga kompetentët që të na rrëfejnë mbi “mëkatet e pashpaguara” të Mr.Ukshin Hotit, i cili do të duaka të jetë pranë jetës i pajetë. Demokracia që rrëzoi edhe murin e Berlinit dhe që po jetësohet çdo ditë e më tepër kudo e edhe në Jugosllavinë tonë; si duket është bërë nuse e mekur para dyerve të Kosovës, duke pritur kurorizimin e saj të gjatëpritur me dialog, barazi dhe me vullnet të të gjithëve që jetojnë e veprojnë në të. Dhe, ne s’mund të lejojmë më që mu pranë jetës sonë të shkelen të drejtat më elementare njerëzore. Kjo letër e hapur protestuese ësht aprovuar unanimisht në tubimin e intelektualëve dhe të studentëve të BL Kusha e Madhe, mbajtur më 06.03.1990.



Në vazhdim të kësaj letre jepen edhe nënshkrimet”. Pasojnë nënshkrimet: Emine Shala (arsimtare), Nasibe Nalli-Ahmetaj (punëtore), Fiqrije Zeqiri (e papunë), Ganimete Sejfullahu (mëssuese), Remzije Gashi (motër medicinale), Jusuf Duraku (arsimtar), Naim Hoti (i papunë), Musli Veseli (mësues), Xheladin Nalli (mësues), Ilmi Gashi (mësues), Reshat Gashi (tekn.medicinal), Abaz Ibrahimi (inxh.dipl.), Lufti Gashi (arsimtar), Adem Shala (arsimtar), Eqrem Hoti (arsimtar), Sejfulla Krasniqi (shitës), Ramadan Duraku (arsimtar), Avdyl Duraku (arsimtar), Dalip Duraku (student), Xhavit Duraku (student), Binak Nalli (elektricist), Shaban Nalli (elektricist), Jemin Dana (arsimtar), Avni Ibrahimi (student), Ismajl Ibrrahimi (student), Xhelal Hoti (student), Mehmet Morina (student), Rrustem Ibrahimi (student), Hazer Behra (mësues), Maksut Meti (mësues), Xhelil Dina (arsimtar), Manush Ibrahimi (arsimtar), Xhemajli Duraku (arsimtar), Irfan Gashi (student), Ilvi Gashi (student), Hamëz Krasniqi (student), Isuf Duraku (student), Idriz Hoti (student), Bajram Gashi (student), Sali Dellova (student), Osman Sejfullahu (profesor), Qerim Rexhepi (profesor), Gani Nalli (arsimtar), Beqir Reshiti (prof.), Fejzullah Mustafa (arsimtar), Haxhi Dellova (arsimtar), Selajdin Gashi (jurist), Ruzhdi Duraku (student), Ismail Berisha (arsimtar), Kapllan Dana (student), Kapllan Malësori (inxh.dipl.), Feim Reshiti (student), Avni Dellova (student), Gëzim Reshiti (inxh.dipl.), Ismet Nuredini (profesor), Shaban Danaj (prof.), Shaip Duraku (ekspert b.), Lulzim Sejfullahu (student), Fadil Reshiti (ekspert pyjor), Shkelzen Zeqiri (student), Ejup Hoti (student), Emine Hoti (studente), Sylejman Hoti (student) Besnik Nuredini (student), Shaban Bajrami (student), Hamëz Bellanica (student), Nasim Mamza (student), Fadil Dellova (profesor), Ali Hoti (student), Fahrije Hoti (studente), Nazim Reshiti (mjek), Jahja Hoti (student), Afrim Reshiti (student), Shaban Hoti (student), Rexhep Hoti (prof.dipl.), Gafur Hoti (student), Avdi Gashi (ekonomist), Avni Hoti (arsimtar), Imer Hoti (biolog), Ahmet Reshiti (student), Milaim Krasniqi (ekonomist), Osman Ramadani (arsimtar), Xhevdet Sadiku (arsimtar), Muhamet Malsori (profesor), Xhemajl … (mjek neurolog), Nasip Gashi (mësimdhënës), Halim …(nëpunës), Feim Malsori (prof.i kimisë), Xhevdet Duraku (ek.dipl.), Hilmi Krasniqi (arsimtar), Hasan Duraku (arsimar), Fatmir Sejfullahu (student), Adem Sadri Reshiti (arsimtar), Rasim Fazliu (mësues), Afrim Zeqiri (student), Shyqeri Gashi (student), Falorim Gashi (student), Vahid Halit (student), Bajram Duraku (student), Hazim Duraku (student), Hyzri Gashi (student), Ibrahim Bellanica (student), Muharrem Fazliu (student), Musli Fazliu (student), Sali Fazliu (student) dhe Flamur Hoti (student).



Shënimi im (Sheradin Berisha): Emrat dhe mbiemrat e personave të përmendur në listën e nënshkrimeve, janë të shkruar me dorë, prandaj ka qenë vështirë të lexohen, dhe iu kërkoj falje nëse ndonjë emër e mbiemër nuk e kam shkruar drejt. Ndërkaq, përmbajtjen e letrës e kam transponuar me pikë e me presa, ashtu siç ishte e shkruar, dhe natyrisht se aty kam vërejtë shumë gabime, drejtëshkrimore, gramatikore e sintaksore, por nuk kam bërë kurrëfar korrigjimi. Qellimi im për publikimin e kësaj letre ishte që të njihet opnioni i gjerë me përkrahjen publike që intelektualët e asaj ane i kishin dhënë profesorit Ukshin Hoti, në një kohë kur, pa të drejtë, atë e kishin braktisur pothuaj se i gjithë.

OBJEKTI I KISHËS SERBE,NË KOMPLEKSIN UNIVERZITARË !

Shkruan:Zijadin Brahimi 


Në kohen e Pushtuesit Jugosllavo-serb të udhëhequr nga Kryekrimineli dhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, përveq torturave,vrasjeve,burgosjeve,largimin nga puna, zhdukjeve të shqipëtarve,mbyelljen e çdo Instuticioni për Shqipëtarë,largimin nga Shkollat dhe objektet shkollore, nga spitalet dhe instucionet shëndetsore. Pushtuesi sërb filloi që ta ndryshojë edhe edhe fizionomin e dukjës së Kosovës,duke ndërtuar Kisha nëpër të gjithë Kosovën,edhe aty ku jetonte një familje e vetme serbe.
img_7097.jpg

Edhe objekti i Kishës serbe në Kompleksin Univerzitarë të Univerzitetit të Prishtinës,ishte në vazhden e mohimit të çdo gjëje Shqipëtare dhe Serbizimin edhe të Kompleksit të Dijes,ate të Hapsirave të Univerzitetit të Prishtinës. Edhe ky objekt,sikurse edhe vendimet tjera anti Shqipëtare. të marrura nga Pushtuesi serb,sikur janë shpallurë Jo Legale dhe Jo Legjitimesi e tillë duhet të Jetë:Objekt Jo Legal dhe Jo Legjitim,sepse titullarë i asaj prone ku është ndertuarë, kjo kishë serbe,është UNIVERZITETI I PRISHTINËS .

 Andaj,ky objektë si i tillë që është,duhet të rrënohet dhe ti lejohen hapsirat e veta Univerzitetit ”Hasan Prishtina”.

 Nëse nuk arrihet të rrënohet ky objekt,si shkak i Rexhimit të shitur që e kemi,atëhere ky objektë të Shendrrohet në: MUZEUN E KRIMEVE DHE GJENOCIDIT SERB, TË BËRË,MBI NJË SHEKULL NDAJ SHQIPËTARVE !


Bajram Gecaj paralajmëron përjashtimin e Bulliqit nga LDK-ja

img_7082.jpg


 Bajram Gecaj ka paralajmëruar kolegun partiak Dr. Shpejtim Bulliqi se tashmë është pjesë e një LDK-je imagjinare por jo në LDK-në rugoviane. “Unë kam qenë dhe jam LDK”, paska deklaruar Shpejtim Bulliqi. Ky kështu mund të vazhdoj të jetë në një LDK imagjinare të sajuar në kokën e vet, por jo në LDK-në rugoviane që angazhohet, nuk dorëzohet dhe sfidohet pandalshëm.” shkruan Bajram Gecaj. Gecaj ka paralajmëruar Bulliqin se “ Në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake, jo ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar mu në drejtim të kundërt. Ata të cilët, edhe pse u ishte dhënë privilegji të futeshin në listën e partisë dhe të zgjedhur nga elektorati i LDK-së, asnjëherë dhe me asnjë veprim nuk i dolën zot partisë së tyre. Gecaj vazhdon më ashpër me akuza ndaj Bulliqit duke shprehur “Po i njëjti Bulliq sipërfaqësor dhe me prirje për të gjetur vetëkënaqësi në qasjen individualiste, pavarësisht dëmeve që shkakton – akuzon liderin e LDK-së (sepse nuk po ma zë goja t’i them liderin e vet) se takimet e fundit po i bëka “për konsum të brendshëm”. Ky me spekulim shkon edhe më tutje, por jo më thellë se është dimension që nuk mund ta arrin, duke deklaruar se ofrimi i fakteve “nuk ka qenë detyrë e Kryeministrit por e Komisionit Shtetërorë”. Po nëse këto kanë qenë punë të Komisionit Shtetërorë, pse atëherë e futi hundën në këtë mes njeriu të cilin profesori i tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i nderuari Akademik Hivzi Islami, e akuzon për plagjiaturë dhe të papërgatitur, ndërsa komuna e Podujevës e akuzon per uzurpim të pronës shtetërore. Po të ishte profesionist sikurse pretendon, Bulliqi do ta përfundonte punën me prezantimin e fakteve, megjithatë ai vazhdon tutje me deklarime, akuza, sajesa dhe aktivitete kryekëput politike.” Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë lideri i LDK-së mbështet fuqishëm këtë marrëveshje.

Marko Gjuriqi paralajmëron luftë të rrufeshme për veriun e Kosovës

img_7098.jpg
Çështja merr përmasa tragjike për ne, meqë aktualisht kemi një qeveri kukull, që de fakto të kontrollueshme nga Beogradi dhe kjo e bën situatën tejet alarmante. Shih për këtë, deklaratat e Gëjuriqit duhet trajtuar si kambana alarmi.

Nga Sadri Ramabaja 



 Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën që vepron në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, atshti ka marrë fuqi prë të shpërndarë gjithandej deklarata të kësaj natyre, meqë Qeveria jonë dhe Kuvendi i Kosovës miratuan krijimin e kësaj Gjykate politike, që ka për qëllim të sjell para drejtësisë jo vetëm individët përgjejgës të mundsëm për ndonjë krim individual, por de fakto vetë UÇK si institucioni më i lartë i Lirisë që ka prodhuar Kosova, ky krah i Shqipërisë, në historinë e vetë. Në fakt, në pjesën e dytë të deklaratës, Gjuriqi vetëm e ka përsëritë deklaratën që nën dhëmbë e jashtë syrit të opinionit, e thonë edhe personalitete të alrta të partnerit qeverisës në qeverinë aktuale, prej kryemarionatës Isa Mustafa, e deri tek zyrtarët lokal të kësaj force politike. Se kush ka kryer krime në Kosovë, tashmë opinioni i gjerë e ka të qartë. Çështja është se, përmes njollosjes së UÇK-së, ndjekjes së luftëtarëve të lirisë, Gjuriqi dhe mbështetësit e tij gjithandej, përveç dëmtimit të historisë, po pretendojnë të krijojnë alibin për humbjen e Kosovës para opinionit të vet, respektivisht për një lufte blic të mundshme për veriun e Kosovës. Këto deklarata duhet ndërlidhur edhe me zhvillimet e pritshme në Republikën Serbska në Bosnjë, ku po pregatitet terreni për veprime me karakter gjeopolitik, të ngjashme me atë të Rusisë në Krime. Shih prë këtë Gjuriqi në deklaratën e tij zë në gojë shifrën irreale prej gjoja 247.000 serbëve, që gjoja na qenkan shpërngulur nga Kosova. natyrisht si Gjuriqi edhe shefat e tij, e kanë të qartë se në Kosovë , kurrë në historinë e saj, nuk kanë qenë 247.000 serbë. Kjo shifër nuk është arritur edhe pas valëve më të sukseshme të kolonizimeve të Serbisë në Kosovë , në vitet mes dy luftërave botërore. Natyrisht, këto ët dhëna ata i dinë, meqë vetë i kanë bërë të gjitha regjistrimet gjaët gjithë shekullit të kaluar, prej atij të parit – 1921 e deri tek ai i fundit, ku shqiptarët ishin të përfshirë në regjistrim – 1981. Por, në realitet kjo shifër nuk është shenuar madje as edhe në regjistrimin formal të fundit që ka kryer Serbia në Kosovë, në vitin 1991. Gjuriqi dhe shefi i tij, si pinjoll jo vetëm biologjik, por edhe ideologjik, të Milosheviqit, tek sillen tashti kaq paqësor (sic!), bëjnë sikur lufta e fundit për Kosovën të kishte ndodhur në Mesjetë, e jo në vitin 1998/1999! Janë të freskëta në memorien e opinionit publik masakrat serbe gjithandej në Kosovë, edhe ajo e kryer në Makoc, në prag të përfundimit të luftës, e në të cilën ishin pjesëmarrës shumë nga njësitet elitare, të rregullta të ushtrisë serbe, që jo pa qëllim ata i cilësonin si paramilitarë për të shpërndarë përgjejgësinë e zingjirint komandues deri tek S.Milosheviqi. Natyrisht, meqë shumica absolute e serbëve që ishin vendosur në periudha të ndryshme në Prishitnë, që nga viti 1913 e deri tek ata të fundit që ishin sjellë nga Knini në Kodrën e Diellit, disi ngjashëm me këta që po pretendojnë t’ i sjellin në Luginën e diellit në Mitrovicë, ishin kolon të vendosur në Prishtinë në periudha të ndrysheme dhe kishin marrë pjesë aktive në krime ndaj fqinjëve të tyre. Nëse shikohet koha e vendosjes së këtyre kolonëve dhe rrethimi që i ishte bërë Prishitnës nga jashtë fillimisht, për të vazhduar pastaj me lagjet brenda qytetit, lehtë është e venerueshme tendenca për të mbytur elementin shqiptar dhe për ta detyruar atë të marrë rrugët e mërgimit. Kjo kategori kolonësh, si pjeësmarrës aktiv në krimet e ushtruara gjaët luftës në vitet 1998/99, pas detyrimit të ushtrisë serbe për ta lëshuar Prishitnën dhe Kosovënm në qershor 1999, nuk ksihin si rrinin në vendin e krimit. Deklarata luftënxitëse e Gjuriqit, si kjo e fundit, edhe ato pararendëset, kanë prapavijën e vetë politike. Strategjia serbe tashmë është e lexueshme. Çështja merr përmasa tragjike për ne, meqë aktualisht kemi një qeveri kukull, që de fakto kontrollohet nga Beogradi dhe kjo e bën situatën tejet alarmante. Natyrisht ky është një fakt shtesë përse opinioni publik do të duhej të bënte presion për rënjen e kësaj qeverie, ndërkaq Kombi të reagoj si një trup i vetëm për mbrojtjen e interesave jetike, nëse e lyp nevoja. Shih për këtë, deklaratat e Gëjuriqit duhet trajtuar si kambana alarmi.

“Tërmet” në skenën politike, këtë muaj do të ngriten aktakuza për “peshqit e mëdhej”


img_6969-1.jpg

Fillimi i kompletimit të Task Forcës hetuese të BE-së për Kosovën.Gjykaten Speciale dhe emërimi i kreut të kësaj Task Force javën e kaluar, ka sjellë edhe paralajmërimin për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të para për të dyshuarit potencialë gjatë këtij viti. Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, ekspertët e drejtësisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, krijimin e kësaj situate të re e shohin edhe si një rrezik për tronditje serioze të skenës politike, për faktin se ka paralajmërime që nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, kësaj radhe nuk do të shpëtojnë “peshqit e mëdhenj” të politikës. Kapja e “peshqve të mëdhenj” po shihet si argumenti më i fuqishëm, i cili krijon terren edhe për hapje të rrugës për integrime evropiane për Kosovën. Ndryshe, pa u futur në burg njerëzit e fortë të politikës dhe të biznesit oligarkik, të cilët po e mbajnë këtë vend peng, dera drejt Evropës mbetet e mbyllur. Ky kusht tepër i rëndësishëm iu bë i qartë të enjten edhe Shqipërisë nga BE-ja, prandaj e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Ata që iu fshehën drejtësisë, nuk mund ta shpëtojnë lëkurën Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani thotë se emërimi i kreut të Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së në kryeprokuror të Gjykatës Speciale tashmë i ka hapur shtigjet e fillimit të procesit për ngritjen e aktakuzave të para ndaj ish- të dyshuarve nga radhët e UÇK-së. Pohimin nga ana e tij, se aktakuzat e para do të vijnë më së largu deri në fund të vitit e konsideron si tendencë për t’ua bërë të qartë personave në fjalë se drejtësia është në prag të derës dhe se është çasti fundit i tyre për t’u distancuar nga raportet dhe pozitat politike që ata ushtrojnë në institucionet publike. “Vizita e tij në rajon do të ketë mesazh të qartë për ata të cilët për vite me radhë u fshehën nga drejtësia me pozita shtetërore, duke shfrytëzuar imunitetin politik karshi ndjekjes penale nga ana e organeve të drejtësisë. Pohimet se Gjykata në fjalë do të ballafaqohet me probleme të shumta janë thjesht tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga ngjarjet aktuale politike, pasi e njëjta tashmë ka të ndarë buxhetin e saj, selinë dhe prokurorët/gjykatësit ndërkombëtarë që do të mundësojnë kushte të favorshme për gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga aktorë politikë vendorë”, spikati Ramadani.


Janina, çelësi historik për problemin çam


nesip-kaci

Nesip Kaçi – Ish Ambasador.

Më 7 mars 2016  u mbushën 103 vjet nga rënia e Janinës. Siç dihet historikisht më 8 gusht 1912, forcat osmane u sulmuan prej grekëve, bullgarëve, serbëve dhe malazezëve, të cilët, duke patur Rusinë cariste nga prapa, kishin krijuar Aleancën Ballkanike.

Qeveritarët e Stambollit, pa bërë asnjë muaj rezistencë, më 3 nëntor 1912 kërkuan armëpushimin e turpshëm. Megjithëse qeveria e Stambollit e Babë Aliut, e udhëhequr nga Partia Ittihat ve Terakki (Bashkim dhe Përparim), hoqi dorë nga rezistenca kundër Aleancës Ballkanike greko-sllave, mbrojtësi i kalasë së Janinës, Mehmet Esat Kaçi, më vonë Bylkati, me ushtrinë që komandonte, bashkë me shqiptarët patriotë, nuk i vuri veshin asaj dhe nuk u bind. Mehmet Esat Kaçi në autobiografinë e tij të botuar në Ankara në vitin 1984, “Mbrojtia e Janinës dhe Esat Pasha” nga faqja 97 deri në faqen 104 shkruan si më poshtë:

Shkollën fillore dhe të mesme e kreva në Janinë. Më 1879 fitova provimin të vazhdoja gjimnazin ushtarak të Manastirit. Pas një viti kalova në gjimnazin ushtarak “Kuleli” në Stamboll. Më 1884 u regjistrova në shkollën e lartë ushtarake. Si toger vazhdova Akademinë Ushtarake dhe më 1890, duke u diplomuar, mora gradën kapiten i shtatmadhorisë dhe u emërova profesor i mësimeve të shtatmadhorisë. Pas kësaj shteti më dërgoi në Gjermani ku bëra specializimet e larta. Në korrik të vitit 1893 u ktheva në Stamboll me gradën nënmajor. Në vazhdim bëra disa studime profesionale në Francë dhe më 1dhjetor 1895 më graduan nënkolonel. Më 18 prill 1897 u emërova në armatën e Janinës me detyrën kryetar shtatmadhorie. Më 31 janar 1898 më kthyen në Stamboll ku fillova të jap mësim si profesor në shkollën e lartë ushtarake, ku pata nxënës mareshall Mustafa Fevzi Çakmakun, Ismet Pashë Ynonynë, që më pas u bë kryeministër e më vonë president i Turqisë. Më 13 prill 1909 u emërova zëvendëskryetar i Shtabit të Përgjithshëm por qeveria e Bashkim- Përparimit më 22 shtator 1909 ma uli gradën. Dhashë dorëheqjen. Më pas më emëruan komandant divizioni në Shkodër. Me të plasur lufta italo-osmane më 10 gusht 1911 më emëruan komandant korparmate në Janinë dhe deri në mars 1913 mbrojta Janinën.

Mehmet Esat Pasha në mbrojtjen e Janinës kishte pranë edhe të vëllanë, Vehip Pashën. Mehmet Esat Pasha e mbrojti Janinën heroikisht dhe me nder, mirëpo nuk pati fat ta shpëtonte se nuk i erdhën ndihmat ushtarake nga Stambolli. Greqia, që nuk e pranoi armëpushimin me qeverinë e Stambollit e sulmoi prapë Janinën. Komandanti grek më 30 janar 1913 i dërgoi letër që të dorëzohej, por ai i dha përgjigje se “kalaja e Janinës gëzon gjithë mjetet dhe masat ushtarake e duhura për mbrojtje”. Mehmet Esat Pasha nuk e dorëzoi Janinën pa luftë, siç bëri Hasan Tahsin Pasha, që kishte dorëzuar Selanikun. Esat dhe Vehip Pasha, janinjotë të lindur dhe rritur në Kala të Janinës luftuan deri në pikën e fundit për mbrojtjen e saj. Komandanti grek, Konstandin, kur hyri në Janinë më 7 mars 1913 i tha Esat Pashës: nuk ka nevojë të dorëzoni armët, shpata heroit nuk i merret. Sipas marrëveshjes me grekët, bashkë me tre gjeneralë, 1.148 oficerë dhe 30.063 ushtarë u kthyen në Stamboll. Për mbrojtjen e Janinës dhe rënien e saj në Ankara në maj 1984 është botuar edhe një libër monografi me 108 faqe në 5000 kopje, e cila pret një sponsor në Shqiperi për botim me rastin e 100 vjetorit të rënies së qytetit. Siç e thamë më lart Esat dhe Vehip Pasha ishin shqiptarë, mirëpo këta komandantë lanë përshtypje se Janinën e mbronin për shtetin osman. Por, po të mos harrojmë se qysh nga 28 nëntori 1912 Shqipëria kishte shpallur Pavarësinë, atëherë kjo përshtypje del se nuk qëndron. Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ushtarët dhe oficerët shqiptarë kishin filluar ta braktisnin armatën osmane dhe shkonin në Shqipëri. Esat Pasha disa herë u kishte folur ushtarëve shqiptarë: “Ku shkoni more shqiptarë, ju jeni shqiptarë edhe unë jam shqiptar i Janinës? Si harruat që keni luftuar si luanë, pse sot nuk mbroni atdheun tuaj, Janinën e dashur?” ( “Nga Janina në Ankara”,shkruar nga Ismail Haki Oktay, Stamboll më 1975 faqe 55-57). Rënia e Janinës nuk u shkaktua nga dezertimi i shqiptarëve, por nga qëndrimi dritëshkurtër i Portës së Lartë, që dirigjohej prej partisë aventuriere pan-turaniste Bashkim dhe Përparim. Veç kësaj, suksesin që korri në Shkodër Hasan Riza Pasha duke bashkëpunuar me shqiptarët mund ta kishin arritur edhe Esat e Vehip Pashë Janina, po të kishin bashkëpunuar me qeverinë e Ismail Qemalit. Ç’është e vërteta në Shqipëri është shkruar pak për luftën, mbrojtjen dhe rënien e Janinës si dhe për mbrojtësit e saj heroikë. Edhe sot e kësaj dite nuk flitet për historinë e rënies së Janinës që është nyja gordiane për mbrojtjen e Çamërisë, për zgjidhjen e problemit çam, për rikthimin e të drejtave të tyre.

Edhe gjatë 45 viteve të monizmit për Çamërinë dhe Janinën nuk ngrihej zëri siç bëhej për Kosovën dhe kjo i dha Greqisë zemër të thoshte dhe të thotë edhe sot se “i kemi mbyllur këto punë”. Ne duhet t’i përgjigjemi Greqisë se “i mbyll ti, se kështu të leverdis, por nuk i mbyllim ne, se ke bërë krime ndaj çamëve, ke bërë genocid në Çamëri dhe mos u përpiq t’i mbulosh këto, mos u fshih pas gishtit, nuk mbulohet dielli me shoshë”.

Ne jemi të bindur se në Greqi ka njerëz të drejtë, ka forca që nuk e pranojnë shkombëtarizimin e Çamërisë, ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por ne kërkojmë të rikhehen çamët në tokat e tyre, t’u kthehen pasuritë e tyre që ju morën me forcën e armëve më 1945 kur i dëbuan nga Çamëria. Të kthehen ata në shtëpitë e tyre, në vatrat e tyre të lindjes dhe kjo është mëse humane, se ndryshe ka dava Janina. Politikanët grekë duhet të kuptojnë se me kokëfortësi nuk zgjidhen këto punë, këto punë zgjidhen me ndershmëri dhe drejtësi sipas Konventave Ndërkombëtare.

Sa mirë politikanët grekë i duan të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, sa mirë Janullatosi ngre zërin për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Po meqë Janullatosi është njeri i Zotit, pse nuk e ngre zërin edhe për të drejtat e çamëve dhe te ndikojë te politikanët grekë që të respektojnë të drejtat e çamëve, dhe jam i sigurtë se zëri i tij do të dëgjohet në Greqi dhe po bëri këtë do mbetet i pavdekshëm në Shqipëri. Çamët do t’i ngrenë monument. Mendoj se politikanët shqiptarë dhe diplomacia shqiptare duhet t’i mëshojnë më shumë problemit të të drejtave të çamëve, kjo në bazë të normave dhe konventave ndërkombëtare dhe nuk duhet t’i lihet spontanitetit dhe as vetëm partisë së çamëve, sepse hekuri rrihet sa është i nxehtë.

E vërteta mbi Epirin dhe….Hajdutëria Greke

Qemal_SAKAJEVA

Qemal Sakajeva, ish-drejtor i Televizionit Shqiptar.

Emisioni i nëntë i “Autopsia e Diktaturës”, i Televizionit Shqiptar, më 1995, përbënte një cikël me shtatë pjesë, me titull “E vërteta mbi Epirin”, brenda të cilit përfshihej edhe Çamëria. Ajo ka qenë temë tabu në diktaturë, për të cilën ishte heshtur deri në mosqenie. Për herë të parë u soll në ekran kjo temë e varrosur për gjysmë shekulli.

Çamëria, si një nga pjesët, përveçse e harruar krejtësisht, banorët e saj – çamët, vështroheshin shtrembtaz nga regjimi komunist, sidomos nga vitet ’60-të, me Teme Sejkon e përmes tij, si bashkësi shoqërore që dyshohej për tradhtarë e ku duheshin parë e zbuluar armiq. Ky qëndrim vijonte si fatkeqësi për ta, pas spastrimit etnik racist të dhunshëm grek. Mbajtja në fuqi e Ligjit të Luftës ishte mbeturinë e vetme e llojit në kontinent, nga një shtet anëtar themelues i Bashkimit Europian. Kjo ka lidhje edhe me mosnjohjen e moskthimin e pronave të çamëve. Befasia ishte e jashtëzakonshme. U sollën shumë dokumente nëpër emisione, sipas problematikës së menduar.

Veçanërisht bëri përshtypje të thellë historiani Sherif Delvina. Ai, m’u në qendër të studios nr. 1, përpara tri kamerave e mijëra shikuesve, nxirrte e nxirrte, nga një thes i madh, libra të panumërt dhe harta të vjetra, të kohërave e autorëve të ndryshëm të huaj, që vërtetonin se Epiri e Çamëria kanë qenë shqiptare. Cikli pati jehonë tejet të gjerë. Përfaqësitë diplomatike shqiptare nëpër botë, që nga Amerika deri në Kinë, kërkuan kopje të tij.

Por ndodhi edhe diçka e pritshme: gjithë cikli u tentua të vidhej nga arkivi i Televizionit. Pjesa e pestë, mbi Çamërinë, humbi. Dikush arriti ta merrte.

Gazetari Bujar Muharremi që i përgatiti, u detyrua të hynte edhe njëherë, nga e para, për të ribërë montazhin, duke përdorur filmimet e shpëtuara në fondin vetjka të operatorit. Kush shqetësohej për t’u heshtur në harresë të përhershme e Vërteta mbi Epirin dhe Çamërinë, dhe genocidin e spastrimin etnik të shqiptarëve atje, ushtruar nga Greqia? Ato qarqe helene, thuhej se kishin në Televizion njerëz të tyre, që i përdornin për një vizë afatgjatë, i joshnin më një ftesë e biletë udhëtimi të paguar, i ndillnin më një specializim pak-javësh, ndoshta shërbimin e paguanin edhe në cash! Për ta ruajtur gjithë programin nga asgjësimi, i cili njëherësh bënte dy autopsi – të diktaturës komuniste shqiptare dhe të historiografisë shoviniste helene, kasetat mëmë të ciklit, menjëherë pas transmetimit, u siguruan në kasafortën e drejtorit të Televizionit, me procesverbal të rregullt, nënshkruar nga tri palë: drejtori i Televizionit, drejtori i Arkivit dhe drejtori i Programacionit.

Emisioni pati ndjekje të papërfytyrueshme. Ai u transmetua edhe me satelit për teleshikuesit jashtë kufijve shtetërorë dhe kudo në Europën Perëndimore. Prof. Mark Krasniqi përcolli nga Kosova këtë përshtypje: “Kur Televizioni Shqiptar transmetoi “E vërteta mbi Epirin dhe Çamërinë”, rrugët e Prishtinës ishin të zbrazëta”. Se sa e varrosur ka qenë kjo çështje nga politika e shtetit komunist shqiptar, duket edhe nga disa intervista të rastësishme nëpër rrugët e Kosovës. Akademiku Rexhep Qosja, njëri ndër të pyeturit, tha se nuk dinte asgjë për Çamërinë dhe se ishte hera e parë që dëgjonte asisoji nga sa kishte parë në Televizionin Shqiptar. Nuk përbën kurrfarë sekreti kjo përpjekje: dy vetë u dërguan në Greqi, në viset e Çamërisë, për të vëzhguar shikueshmërinë e të dy cikleve, “E vërteta mbi Epirin” dhe “7 milionë në 5 shtete”. Informacioni pamor i sjellë ishte emocionues, sepse jashtë kufijve shtetërorë gjendeshin shikuesit më të vëmendshëm, deri atëherë të lënë e të ndjerë plotësisht të harruar.

I gjithë programi, në javën pasuese, transmetohej me satelit dhe shikohej që nga Turqia në Mbretërinë e Bashkuar, nga brigjet e Mesdheut deri në Skandinavi, kudo ku gjenden shqiptarë.
Nuk përbën kurrfarë sekreti edhe kjo përpjekje: dy vetë u dërguan në Greqi, në viset e Çamërisë, për të vëzhguar shikueshmërinë e të dy cikleve, “E vërteta mbi Epirin” dhe “7 milionë në 5 shtete”. T’u jepje teleshikuesve informacion historik, gjeografik, ekonomik, demografik, ngjarje të hershme e të kohës, profile figurash që nga lashtësia deri te ato të sotme, artin e vjetër dhe të ri, kulturën e pasur dhe të veçantë, edhe kështu të ndarë.

Informacioni i sjellë ishte emocionues, sepse jashtë kufijve shtetërorë gjendeshin shikuesit më të vëmendshëm, deri atëherë të lënë e të ndjerë plotësisht të harruar. Telefonimet e tyre u bënë më nxitëse se sa çdo mbështetje financiare nga shqiptarë që edhe sot e kësaj dite janë po atje, në pesë shtete, duke përbërë gjysmën e kombit, që ka përballuar histori të vështirë për të mbijetuar.

NGRITJA E FLAMURIT KUQ E ZI NË PARGË


Kamber Cano

Në fillim të vitit 1942 situata për krahinën e Çamërisë ishte me të vërtet dramatike. Kjo për arsyen se politika shoviniste greke vazhdonte të këmbëngulte fort sa çamët ishin shtetas turk ndaj duhet të shkonin në Turqi dhe të shkëmbeheshin me banorët me besim ortodoks nga Azia e Vogël. Nga ana tjetër pushtuesit fashist italianë kërkonin që banorët e Çamërisë të bashkëpunonin me ta për të luftuar kundra Greqisë, pra t’i përdorte si mish për top.

vlore 1913


Ndaj shqiptarët e krahinës së Çamërisë vendosën t’i dalin zot vatanit të tyre dhe organizuan në qytetin e Pargës ngritjen e flamurit kuq e zi shqiptar. Në datën 12 Mars 1942 popullsia çame iu përgjigj thirrjes së organizatorëve, patriotëve çam dhe u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit rreth 1,000 vetë,si përfaqsues të viseve çame.
parga flamuri
Tubimi filloi reth orës 9 – 9 e 30 minuta. Tubimin e hapi Haxhi Sejko nga Filati , i cili kish ardhur me 300 çamë të Filatit. Në fjalën e tij, pasi përmendi masakrat që kishin bërë shovinistët grek kundër popullsisë së pafajshme çame që nga viti 1913 e deri më vitin 1942, citoi fort rëndësinë e ngritjes së flamurit shqiptar si një domosdoshmëri për ti treguar grekëve, italianëve dhe gjithë fuqive të mëdha se Çamëria ishte Shqipëri.

Një ndodhi tepër domethënëse ishte ndërprerja e fjalës së z.Haxhi Sejko nga një çam i Arpicës, i quajtur Isa Idrizi cili mori në duar flamurin dhe i lotuar e puthi disa herë, duke thënë: “Rrofsh o flamur shqiptar edhe 1000 vjet mbas kiametit”

Ndërkohë, një avokat grek e pyet, pak me ironi: “Nuk bën ca shekuj më pak o barba Isaq?”

“Asnjë minutë më pak nuk bënë.”- iu përgjigj Isai.

Në këtë tubim ceremonial ishin pjesmarrës midis shumë përfaqsuesve të zonës së Çamërisë, edhe përfaqësuesit nga fshati im Arpica.



(Shënimi im:Unë kam dijeni ,nëpërmjet bisedave ,dekumentacionit dhe informacionit vetëm për një pjesë të pjesmarrësve, kryesisht ata të fshatit Arpicë – Arilë(Arpicë) dhe zonave përreth saj. Janë të lutur, kush ka informacione edhe për pjesmarës të tjetë ta pasuroj listën )

........


Midis pjesmarrësve ishte edhe im atë Qamil Cano, nga Arpica. Thuajse të gjithë këta pjesmarrës të këtij akti atdhetar kanë banuar në Vlorë dhe mbi 80% të tyre i kam njohur personalisht. Nderim dhe respekt për këta çam patriotë.

Për këtë shkrim ,të dhënat janë marë nga dokumenta të publikuara nga Shoqata “Çamëria”, nga libri i z. Bujar Shurdhit “Komb Shqiptaria – Nga Kosova te Çamëria” dhe nga një bllok shënimesh të z. Xhevdet Malaj)

Greqia nuk mund ta fshehë nën rrogoz çështjen çame


Kështu u shpreh për CNN grek Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik. Sipas tij:

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve [ardhacakë nga Anadolli] dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë.
Tsitselikis Kostis

Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.”



Το προκλητικό πανό που ανήρτησαν Αλβανοί οπαδοί στο Euro 2016 έφερε ξανά στο προσκήνιο το θέμα των Τσάμηδων. «Η Ελλάδα είναι ένοχη για γενοκτονία στην Τσαμουριά.100.000 Αλβανοί θύματα» έγραφε το πανό που προκάλεσε την έντονη αντίδραση του υπουργείου Εξωτερικών και όχι μόνο.

Διαβάστε επίσης

Ο καθηγητής του τμήματος Βαλκανικών, Σλαβικών και Ανατολικών Σπουδών στο Πανεπιστήμιο Μακεδονίας,Κωνσταντίνος Τσιτσελίκης, αναλύει τα γεγονότα εκείνης της εποχής και παραθέτει την επιστημονική του άποψη για τον τρόπο με τον οποίο πρέπει να χειριστεί το θέμα η Ελλάδα και το υπουργείο Εξωτερικών.
«Η ιστορία ξεκινά από την ενσωμάτωση της Ηπείρου στο ελληνικό κράτος το 1913. Τα πράγματα δυσκόλεψαν μετά το 1925-1926, με τα παράπονα των Τσάμηδων, που εν πολλοίς είναι δικαιολογημένα, όπως λένε οι εκθέσεις του τότε πρωθυπουργού Βενιζέλου. Οι μικροϊδιοκτήτες έχασαν την περιουσία τους και δεν αποδόθηκαν οι αποζημιώσεις σωστά. Αυτό είχε ως αποτέλεσμα να δημιουργηθεί ένα κύμα βίας και από την πλευρά των Τσάμηδων προς τους Έλληνες και από την πλευρά των Ελλήνων προς τους Τσάμηδες» λέει ο καθηγητής και προσθέτει:
«Το αποκορύφωμα αυτής της αντίδρασης και της σύγκρουσης ήταν όταν μέρος των Τσάμηδων συνεργάστηκε με τους Ιταλούς και τους Γερμανούς. Ωστόσο είναι επίπλαστη η ιδέα ότι όλοι οι Τσάμηδες ήταν συνεργάτες των Γερμανών. Αυτό έρχεται στην τελική φάση της κρίσης το 1943-1944, όπου οι δυνάμεις του ΕΔΕΣ προχωρούν ουσιαστικά στην εκκαθάριση όλου του τσάμικου πληθυσμού (περίπου 20.000-25.000 ανθρώπων) και τη βίαιη εκδίωξή τους προς την Αλβανία».
«Σε αυτή τη βίαιη εκδίωξη σκοτώθηκαν περίπου 3.000 άνθρωποι και οι υπόλοιποι έφυγαν στην Αλβανία. Πρόκειται προφανώς για μία τραυματική εμπειρία για τους Τσάμηδες και για τους απογόνους τους, γιατί έχασαν τις περιουσίες τους και την ελληνική ιθαγένεια. Αυτό είχε ως αποτέλεσμα να δημιουργηθεί μία έκρυθμη κατάσταση» εξηγεί ο κ. Τσιτσελίκης θέτοντας ως σημαντική εκκρεμότητα το γεγονός ότι «δεν έχει αναγνωριστεί από καμία πλευρά ότι ο ΕΔΕΣ – που δεν είναι ελληνική κρατική οργάνωση – διέπραξε ένα έγκλημα πολέμου εκείνη την εποχή».
«Αυτή η εκκρεμότητα έχει μετουσιωθεί σε ένα μεγάλο πολιτικό ζήτημα εσωτερικά στην Αλβανία, από ένα κόμμα των Τσάμηδων, το οποίο διεκδικεί διάφορα ζητήματα που όμως έχουν λυθεί από δικαστήρια στο Στρασβούργο» αναφέρει ο καθηγητής.
Παράλληλα, διευκρινίζει ότι το ζήτημα των Τσάμηδων «δεν ήταν ενεργό στην επίσημη γραμμή της Αλβανίας και ότι η κυβέρνηση δεν εγείρει κάποιο επίσημο θέμα».

Ο Κωνσταντίνος Τσιτσελίκης αποδίδει το γεγονός της επαναφοράς του θέματος στην εσωτερική κατάσταση στην Αλβανία καθώς, όπως λέει, το κόμμα των Τσάμηδων συμμετέχει στην κυβέρνηση συνασπισμού. «Δεν υπάρχουν άλλα ερείσματα. Υπάρχει πιο πολύ ένα ζήτημα ηθικού δικαιώματος να αναγνωριστεί τι συνέβη τότε» ξεκαθαρίζει.
«Η Ελλάδα δεν πρέπει να κρύβει το θέμα κάτω από το χαλάκι»
Αναφορικά με τη στάση της Ελλάδας και πως πρέπει το υπουργείο Εξωτερικών να διαχειριστεί το θέμα ο καθηγητής υπογραμμίζει ότι «αρχικά πρέπει να γίνει ξεκάθαρο ότι δεν υπάρχει θέμα απόδοσης δικαιωμάτων ιδιοκτησιών».
«Η ελληνική πλευρά θα μπορούσε να το διαχειριστεί με πολιτικό τρόπο την αναγνώριση των γεγονότων εκείνων. Θα πρέπει να καθίσει να συζητήσει για να κλείσει το θέμα. Βάζει το θέμα κάτω από το χαλάκι ενώ θα έπρεπε να το ανοίξει, να συζητηθεί τι συνέβη τότε και να κλείσει. Κακώς έγιναν όλα αυτά που έγιναν, προφανώς, αλλά από εκεί και πέρα μιλάμε για τρεις γενιές πίσω».
«Θα πρέπει να γίνει μία ανοιχτή συζήτηση και να προχωρήσουμε. Όσο κρύβεις ένα θέμα κάτω από το χαλάκι, τόσο δίνεις δικαίωμα στην άλλη πλευρά. Κακώς δίνεται από την ελληνική πλευρά το δικαίωμα να μεγιστοποιείται αυτό το διαπραγματευτικό χαρτί» λέει ο Κωνσταντίνος Τσιτσελίκης.

Atje ku shqipja nuk shuhet kurrë


.....Një telefonatë-ftesë nga Saranda prej Halides e Rexhepit, miqve tanë nga Gostivari, që pushonin brigjeve të Jonit bëri që pas plot 15 vitesh të rikthehesha tok me gruan time Mirelën në Çamërinë martire. Vizita e parë qe arkivuar dhimbshëm në shpirtin tim. Si maja e një thike të mprehtë më kishte shkarë mbi cipëzën e zemrës. Më kishte përgjakur thellë. Çamëria lëngonte. Mbetej plaga e hapur, plaga që ende rridhte gjak prej shtatit të kombit shqiptar. Me kriminelë mbi të, pa mjekë mbi kokë. Me ca politikanë sharlatanë që jo vetëm nuk u interesuan kurrë seriozosht për të, por që me dorën tek xhepi e jo me gishtin në kokë po i krijonin hapësirë të re shovinizmit grek përgjatë jugut të Shqipërisë. Kështu që këtë vizitë e prisja me ankth. Doja ta shihja, ta prekja me sytë e zemrës vendin e origjinës sime. Vërtet ajo qe ç’bërë, kishte dhënë frymën e fundit dhe nuk egzistonte as si nocion gjeografik siç shprehet deri në parlamentin shqiptar ndonjë gojë apo shpirt i lig, i zi?! Po gjuha çame, ajo thesprotishtja e vjetër që Aristidh Kolja, arvanitasi i madh e konsideronte si gjuhë të Homerit, si gjuhë perëndish a ekzistonte vallë?! Apo edhe ajo duke mos e pasur të drejtën të mësohej në shkolla e të ushtrohej nëpër kisha kishte dhënë shpirt?! Ndërkohë që minoriteti grek në Shqipëri gëzon të drejta të tilla, të cilat arrinë deri atje saqë edhe një fëmijë i vetëm grek duhet të këtë patjetër një mësues të gjuhës greke mbi kokë… Mes këtij trishti kaluam doganën shqiptare të Qafë Botës dhe u gjendëm para asaj greke. Si rëndom, grekët nuk mund të rrinë dot pa krijuar probleme. Por duke qënë se pashaportat tona i çoi në sportel Rexhepi me shtetësi maqedonase, doganieri grek e la pas dore Çamërinë e u morr me Maqedoninë fqinje.

– Këto pasaporta janë fallco, fallco…! – briti ai tek i vuloste ato duke shtuar rreptë e bindshëm se Maqedonia nuk egzistonte si shtet, pasi është pjesë e Greqisë.

Rexhepi për të mos krijuar probleme më tej me të i shkoi pas hises duke përsëritur buzagaz dy tri herë fjalën “fallco, fallco”…! Unë, s’ja vura veshin shovinizmit të marrë të doganierit grek. Sytë i kisha mbërthyer tek kufiri shqiptaro-shqiptar. Megalidenë e njoh mirë. Për fat të keq, ajo edhe sot e kësaj dite, kërkon që Greqinë e lodhur, të sfilitur prej krizës së rëndë ekonomike ta kthejë në kufijtë e Perandorisë Bizantine. Të heshtur u vumë në lëvizje. Pa bërë as pesë minuta udhë, e mugët, e trishtë si shenja e parë e genocidit të egër zervist, na u shfaq Sajadha. Plot 71 vjet më parë, qyteza e vogël buzë detit do shënonte epilogun ngjethës të dramës çame brenda kufirit shtetëror grek.

Pak më tutje, në të mëngjërt, pikërisht atje ku një tabelë dalëboje shënonte FILATES, drama çame në shpirtin tim do fitonte në çast përmasat e një tragjedie të vërtetë. Nuk ndihesha. Më pati ngërthyer e shkuara. Po përjetoja verën e nxehtë të vitit 1944, si dhe pranverën e vitit 1945. Në atë kohë, në Filat e rrethinë do vriteshin do priteshin nga andartët grekë mbi 1200 njerëz të pafajshëm. Kjo thjesht e vetëm sepse ishin shqiptarë e nuk donin në asnjë mënyrë të tjetërsoheshin në grekë. Aq shumë i tronditur isha saqë edhe rrugët e Smartës, fshatit të parë çam pas Sajadhës m’u bënë si të lara me gjak. Më qënësuan disi stanet nëpër faqe malesh, bagëtitë si dhe të lehurat e qenëve mollosë që aq shumë ngjajnë me qentë e Sharrit në kufijtë Kosovë-Maqedoni Perëndimore.
Koska
Koska

Befas, prej lartësive porsi një pasqyrë e rrafshët shfaqet fusha dhe kurora e gjelbërt e qytetit. Mes tyre si tufa delesh shtëpitë e bardha të fshatrave çame. Ja, atje sipër, karshi me ne bën shenjë Spatari. Lopësi fqinj zbret disi më poshtë. Tutje në veri, në kufi me Shqipërinë shfaqet Koska e famshme e Muharrem Rushitit. Plot 101 beteja kreu atdhetari i shquar çam për lirinë e vatrës së tij amtare. Shtatë plumba, shtatë plagë mori në trupin e tij. Koska është dhimbje e gjallë, është simbol i Çamërisë së sotme. Ka mbetur e tëra gërmadhë. Me shtëpi që ngjajnë si shkëmbinj e me shkëmbinj që ju përngjajnë shtëpive të reja. Kurse Pleshavica, vendlindja e Vasilliqisë së Ali Pashë Tepelenës rrëzoset pothuajse ngjitur me Janjarin këtej kufirit tonë. Ja se ç’thonë vargjet e popullit për këtë fshat thjesht shqiptar por i ritit ortodoks: “Pleshavicë moj Pleshavicë/ gjisma shqip gjisma greqisht/ ta prishën gluhën skolitë.” Si për të lehtësuar shpirtin hedh sytë brigjeve të Kalamait të njohur (Thiamisit antik). Pranë tij arrij të shquaj të tjerë fshatra çame si Vërselën, Galbaqin, Varfanjin, Dolanin, Sollopinë, Picarin, etj. Tek tuk mes tyre arrij të shquaj edhe shtëpitë e hershme të çamëve. Si Koska gërmadha. Më tej në faqe kodre pranë detit shfaqet Kastria, një fshat shumë i bukur që i përket Gumenicës, por që njësoj si motrat e tij andej kufirit (Konispoli, Shalësi, Vërva, Dishati, Markati, Ninati, Janjari e Pandalemoni) e mollois (e flet) aq bukur gjuhën shqipe.

Filati na shkau tangent. Nuk e di përse na ndodhi kjo! Ndofta ngaqë takimi i parë me një filaqot, nuk na ngrohu fare. Ai nuk pranoi të fliste shqip. I rëndë, duke folur greqisht na adresoi për nga benzinata më e afërt rreth 500 metra jashtë qytetit. Makina e Rexhepit kishte nevojë për karburant. Shmangia e qendrës së Filatit na çonte drejt udhës së Paramithisë. Më erdhi keq që nuk e vizituam qytetin dhe qendrën e tij për më tepër që ai njihet si kryeqendra e veriut të Çamërisë dhe ka një histori aq të pasur shqiptare me rrënjë deri në pellazgogji. Për shembull, Elimët antikë me ndërtimet e tyre cikllopike kanë lënë gjurmë të mëdha në Shkallën e Zorjanit e gjetkë. Sidoqoftë, thuhet se çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Kështu ndodhi edhe me ne. Vërtet humbëm pa parë qendrën e Filatit, por edhe fituam diçka pasi u gjendëm në mes të një pejsazhi të mrekullueshëm që lidhet mahnitshëm me kanionet e lumit Kalama. Veç bukurinë tij e shoh të dhimbshme. Sa herë gjatë shekujve, mes valëve e dallgëve të tij historia çame është shfaqur e përgjakur?! Më patën përfshirë të tilla mendime perderisa nuk arrija të shijoja pejsazhin e qytezës nga ku po shkonim. Por shpejt u shkëputa prej së shkuarës e duke i bërë sytë katër u mundova të kuptoja se ku ndodhesha. Ajo qytezë mbresëlënëse, me atë urën e vjetër, antike në hyrje të saj seç po më sillte në mëndje. Por për dreq asnjë tabelë rrëfuese nuk po më ndihmonte. Sidoqoftë, një ndjenjë e brendshme më shtynte të mendoja se gjendeshim në Mininën e njohur, atje ku luftëtarët çamë derdhën aq shumë gjak për të mbrojtur Çamërinë nga bishat zerviste. Dhe vërtet nuk kisha gabuar. Në të dalë të Mininës, ose Neraidës siç e quajnë sot grekët pashë një djalë të rreth të tridhjetave si dhe një mesogrua që më siguri duhet të ishte nëna e tij. I vura dorën mbi timon Rexhepit dhe i thashë që ta mbante makinën. Ai frenoi fare pranë tyre. Unë ula xhamin e dritares dhe i fola në shqip:
– Më falni, – ju thashë. – Mos kjo qytezë e bukur është Minina? Pas një përhumbje të beftë dhe një hezitimi të shkurtër, nënë e bir pohuan me zë të ulët në shqip se ai vend ishte pikërisht Minina. I falenderova përzërsisht. Rexhepi u vu sërish në udhë. M’u bë se edhe makina rënkoi dhimbshëm. Brenda heshtja qe e thellë. Në një udhëkryq pak më tutje, atje ku u shfaq një tabelë me shënimin Paramithi, Margëlliç e Gumenicë unë fola sërish:
– Rexhep! Merr majtas! Do vemi në Paramithi, atje ku toka çame veson ende gjak. Në Margëlliç e në Gumenicë ndoshta shkojmë në kthim.

Makina preu majtas. Përpara na priste Nihori, Seriani e të tjerë fshatra çame që nuk i patën shpëtuar dot genocidit grek. Pranë Paramithisë, një tabelë e vjetëruar shënonte në greqisht e në anglisht Spring of Aheron. Menjëherë më erdhën ndër mend malet e Sulit. Portreti i Marko Boçarit, trimit shqiptar, simbolit të lirisë që dha aq shumë jo vetëm për Greqinë, por mbi të gjitha që i kërkoi Ali Pashës të bashkohej me Bushatllinjtë për të bërë Shqipërinë, më shfaqet para syve i gjallë e i hijshëm ashtu siç qe vetëm ai. Karshi tabelës ndodhej një stacion autobuzi ku priste e ulur një zonjë e thinjur. Qëndruam pranë saj për të pyetur se kë udhë duhet të merrnim për në burimin e Aheronit, lumit mitik ku nëpër shpellat e tij, në “Iliadën” e famshme Homeri çon Odisenë për të takuar nënën si dhe Agamemnonin, komandantin e ushtrisë helene. Pasi më kishte ngrohur disi komunikimi i shkurtër në shqip në Mininë vendosa që edhe kësaj zonjë flokëbardhë t’i flisja po në shqip. Ju afrova dhe e përshëndeta me plot respekt. Por, për çudi, paçka se fytyra e saj reagonte me fisnikëri, ajo grua nuk m’u përgjigj në shqip. Për të ruajtur mirësinë, unë e falenderova për reagimin e saj dhe e urova për një jetë të gjatë e të lumtur. Këtë herë, gruaja e bardhë reagoi jo vetëm me mimikë, por vuri duart në gjoks, bëri kryqin dhe falenderoi disa herë duke ulur dhe ngritur kokën lehtë. Sytë e saj m’u panë si të lëngëzuar. Në fund, ajo bëri shenjë me dorë duke lënë të kuptoja se për në burimin e Aheronit duhet të mirrnim drejtimin e treguar prej saj. Krahun e djathtë.

Por ne bëmë të kundërtën. Për të hyrë në Paramithi morën krahun e majtë. Për çudi zemra nuk po më bënte të zbrisja, të shkelja në tokën apo asfaltin e saj. Më pati mbërthyer ideja se sapo të shkelja atje, këpucët e mija do të mbyteshin menjëherë nga gjaku. Kjo pasi në këtë qytet krejtësisht shqiptar, pikërisht më 27 qershor të vitit 1944, ndaj çamëve myslimanë u krye një masakër e paparë. Gjenerali i zi Napolon Zerva (sivëllai shpirtëror i Sllobodan Millosheviçit të Serbisë), ende i padënuar për krime lufte nga gjykata e Hagës, i instruktuar kriminalisht prej Athinës zyrtare, brenda një dite e një nate shkoi në thikë, vrau e preu barbarisht ofro 800 njerëz, pa marrë parasysh këtu as moshën e as gjininë e tyre. Në këtë gjueti shtrigash, në këtë Shën Bartolome të ri, u arrit deri atje saqë të nxirreshin prej barkut të nënave foshnjet e palindura e të vareshin majë bajonetave të andartëve porsi hajmali krimi. Për fat të keq, në Paramithi megjithëse bënte vapë ndeshëm në një klimë të ftohtë. Askush nuk na foli në shqip. Sa herë që ndalëm makinën dhe donim të komunikonim me kalimtarë të rastit, ata reagonin ashpër duke thënë se ishin grekë dhe jo shqiptarë. Veç në të dalë të Paramithisë, pasi kishim parë edhe kullën mbi 400 vjeçare, tipike shqiptare e familjes së njohur çame të Bollatëve, ndër më të persekutuarat e qytetit, tek qëndruam në një supermarket të madh për të blerë ca lëngje për të shuar vapën, rastësisht poqa një minoritar grek nga Jorgucati i Gjirokastrës. Kur e pyeta atë se përse paramithotët nuk reagonin në shqip, ai duke vënë buzën në gaz u shpreh shkurt: “Historia ka bërë punën e saj në këtë vend, por krahas greqishtes të gjithë banorët e Paramithisë kur duan përdorin edhe shqipen”.

Trishtin historik e po aq edhe bashkohor të Paramithisë e hodhëm, e tretëm në ujrat e Aheronit të famshëm. Në Gliqi, rrëzë maleve të Sulit nga ku buron edhe Lumi i zi siç quhej ai nga çamët arritëm pasi lamë pas një sërë fshatrash të Çamërisë qendrore. Pa harruar këtu Logatin, Kuklin, Hojkën, etj, do dëshiroja të rrija ca më gjatë tek Dhrohomija dhe Gardhiqi. Me to shënohet caku i fundit i shtrirjes së elementit mysliman në Çamëri. Edhe në këto fshatra Zerva e shpuri gjakun deri në gju. Në Dhrahomi u arrit deri atje saqë u pushkatua e tëra një familje prej 24 vetësh. Madje yzmeqari grek therri me thikë në grykë të zotin e tij, i cili prej disa vitesh i kishte mbajtur me bukë familjen. Sot në Dhrahomi e Gardhiq nuk egziston as edhe një çam i vetëm mysliman. E sikur të mos mjaftonte të gjitha këto, Gardhiqit i është tjetërsuar edhe emri. Në këtë fshat paradoksi njeh pikun e tij. Gardhiqin, për nder të Napoleon Zervës, kasapit të Çamërisë e quajnë Zervohor, pra fshat i Zervës. Cinizmi nuk njeh kufi.

Në pikën turistike të Aheronit, veç pamjes madhështore që falnin malet e Sulit si dhe kuajt larash me të cilët mund të kalëroje si në shekujt e shkuar më ka mbetur në mendje biseda me një vajzë të re që nuk duhet t’i kishte mbushur të pesëmbëdhjetat. Ishte nga Gliqia dhe quhej Kostandina. Kryente atje rolin e guidës turistike. Kostandina nuk pranoi të fliste shqip me mua. Por kur u morëm vesh në anglisht, ajo mes sinqeritetit rinor u shpreh se jo vetëm fshati i saj Gliqia, por e gjithë zona përreth e fliste në shtëpi shqipen. E pikërisht në të dalë të Gliqisë, atje ku zë fill edhe fusha e Frarit me plot 22 fshatrat ortodoksë shqiptare do niste edhe befasimi ynë më i madh. Kujtojmë se në çamo-fshatrat, hanxhari zervist nuk pati arritur dot. Kjo pasi Megalaideja çdo shqiptar ortodoks e ka konsideruar dhe vazhdon ta konsiderojë edhe sot e kësaj dite si një grek!

Village of Suli, Chameria

Suli, Chameria

Patën lënë në të djathtë fshatin Spathar dhe u gjendëm në Morfat. Në mes të udhës rastisëm Kiço Dhimitrin që megjithëse ishte i shkuar në moshë mbahej për bukuri. Paçka se bënte vapë, ai ecte për gjatë rrugës së fshatit me hapin e një gjashtëdhjetë vjeçari. I thashë Rexhepit ta mbante makinën në këmbët e tij. U përshëndeta shqip me të. M’u përgjegj po shqip buzagaz. E folura e tij nuk dallonte nga e imja. Apo nuk ishte edhe hokatar i madh. Një çast, pasi na tha se kishte tre djem dhe tetë ngonër (nipër e mbesa) u shpreh: Ne more djalë një sua jemi si këtej e po ashtu edhe atej kufirit. Si të thuash, një herë vate dashi nga ne e mbarsi delen tuaj e tjatrën herë erdhi dashi juaj këtej e mbarsi delen tonë. Ja kjo është e gjithë meseleje. Një sua jemi more bir, një sua. Qeshëm, qeshëm vërtet. Ndërkohë Rexhepi kishte dalë nga makina dhe me celularin e tij kishte filluar ta regjistronte bisedën tonë. Në çastin kur xha Kiço po më molloiste për fshatin, pranë nesh frenoi një zetor i ngarkuar plot e për plot me bar. Drejtuesi i mjetit na përshëndeti po në shqip. Ai nuk duhet t’i kishte kapërcyer të dyzetat. Më erdhi e papritur. Ishte e para herë në Çamëri që pa i përshëndetur po na përshëndesnin në shqip. Aq shumë u befasova sa për pak sekonda m’u duk vetja si në Shqipëri. Por nuk ishte e thënë që ajo mrrekulli të zgjaste shumë.
– Eshtë im bir ai, im bir, – më preu meditimin xha Kiço që shtoi. – Eshtë i fundit. Me të pleqëroj u.

U njatjetuam me djalin e Kiços duke uruar që babai i tij si zotni i vërtetë që ishte duhet të jetonte jo më 100, por 100 e 20 vjet. Xha Kiço ja dha sërish gazit, kurse i biri hamolloqeshi lehtë e duke ndezur zetorin u shpreh:
– Ah! Jo 120 vjet jo se janë shumë e nuk ja dalim, nuk e mbajmë dot. Pastaj jua sjellim juve andej.
Pas kësaj duke porositur babanë që të kthehej shpejt në shtëpi se bënte vapë na përshëndeti me dorë e u largua për në punën e tij. Kurse xha Kiço tha:
– I kam të mirë djeltë u. Vërteta i kam të mirë. Ky i fundit më ka tri ngonër (nipër e mbesa), dy djem e një vashës. Kurse dy më të mëdhenjtë kanë pesë gjithsej.
– Të të rrojnë e ti kesh me jetë zotrote! – uruam në një gojë si unë e Rexhepi e po ashtu edhe Mirela e Halideja nga brenda makinës.
Para se të ndaheshim me xha Kiçon e pieta:
– Po Shqipërinë a e doni ju more xha Kiço?
– Po si nuk e duam, – përsëriti ai duke shtuar. – Të thashë edhe qëparazi. Ne një jemi si këtej e po ashtu edhe andej kufirit…
Po më emociononte ky njeri. Me Kiço Dhimitrin u ndava duke u përqafur vëllazërisht. Natyrisht e urova edhe një herë me zemër që të jetonte jo 100, por 100 e 20 vjeç.
Atij i ndrinë sytë e kaltër dhe pasi drodhi një herë mustaqet e bardha na përshëndeti miqësisht me dorë. Në të dalë të Morfatit, vumë re se anës udhës, dy klube qenë mbushur plot me burra në moshën e xha Kiços që pinin kafe e llafoseshin me njëri tjatrin njësoj si në Shqipëri. Më ngërtheu përsëri meditimi. Dy tri ditë më parë, Kristo Frashëri, historiani ynë i shquar kishte polemizuar rreptë me Elefteria Mandas, një të ashtuquajtur historiane greke që merrej me Çamërinë. Librin e saj për çamët myslimanë e pata lexuar edhe unë para pak kohe. Në shënimet e saj ajo e kishte nxirë historinë e tyre. Ndërkohë që Napoleon Zervën e nxirrte gati hero, çamërit i shihte si kriminelë. Mirë që nuk kishte cilësuar si të tillë, si bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve dhe pleqtë ulokë si dhe foshnjet që kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar në verën e vitin 1944 nëpër djepe! Ndërsa për çamët ortodoksë të Frarit e të gjithë Çamërisë nga Filati e deri në Prevezë ajo nuk thoshte as edhe një fjalë e vetme. Për yzmeqarët apo yzmeqaret e reja të Megalidesë, elementi shqiptar ortodoks, paçka se dominon fuqishëm në të gjithë Çamërinë nuk duhet të bëhet fjalë, nuk duhet të shkruhet as edhe një rrjesht! Përkundrazi, për të nuk duhet të ketë asnjë shenjë, madje ai nuk duhet të egzistojë e të njihet kurrsesi. Për të nuk duhet të ketë as shkolla në gjuhën shqipe, as gazeta e as radio amtare! Kjo shtresë popullsie duhet të mbahet e fshehur, e padukshme deri në asimilimin e saj të plotë. Ndërkohë që nëpër fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri dhe për një fëmijë të vetëm tundet Europa, pasi ai duhet të ketë patjetër një mësues mbi kokë për të mësuar greqishten!



Për në Pargë na duhej t’i shmangeshim fushës së Frarit dhe të mirrnim të përpjetën që të shpinte drejt detit. Për fat të keq shmangëm edhe fshatin e madh të Kanalit, ku si në Morfat e gjetiu në fushën e Frarit mbi të gjitha flitej shqip. Këtë e kisha përjetuar vetë 15 vite të shkuara, kur në një klub një djalosh i ri, pa vënë ende brisk në faqe më kishte shërbyer një kafe duke më folur vetëm shqip. Veç pika kulmante e udhëtimit tonë do mbetet fshati Psakë fill pas Morfatit. Tek ula dritaren i fola gjene një të moshuare. E pyeta sa kohë na duhej për të arritur në Pargë. Por ajo nuk reagoi. Po më përsëritej gjene rasti i stacionit të autobuzit pranë Paramithisë, kur një zonjë sado që reagonte me plot mirësi nuk po më përgjigjej në shqip. Prej syve, prej vështrimit të saj e ndjeja se ajo e fliste shqipen, por nuk donte të shprehej. U detyrova t’i lija menjanë pyetjet rreth udhës që do na shpinte në Pargë dhe u përpoqa të bëhesha më i afërt me të. E pyeta se sa bilë e bila kishte e po ashtu edhe me sa ngonër qe. Këtu e moshuara nuk u mbajt më dhe shpërtheu në një shqipe të pastër duke na habitur të gjithëve e duke më treguar se kishte dy vashëza dhe gjashtë ngonër. Kur e pyeta për të shoqin më tha se nuk jetonte më. E ngushëllova duke i uruar që ajo vetë të kishte një jetë të gjatë e të lumtur. Vura re se u gëzua. Më falenderoi buzagaz. Kur u ndamë edhe ajo më uroi mua si dhe familjen time. I lumturuar prej këtij komunikimi zgjata duart jashtë dhe e ftova të moshuarën ta përqafoja, ta nagalasja. Ajo shpërtheu në të qeshura duke u tërhequr si e turpëruar pas. Qesha edhe unë. Qeshën të gjithë me shpirt në makinë.

Pas kësaj bëmë drejt Pargës. Megjithësë e kisha parë edhe tjetër herë, Parga këtë rrallë nuk më tërhoqi, nuk më pëlqeu dhe aq. M’u duk e mbledhur, e ngjeshur, me rrugë tepër të ngushta, ku nëse do gaboje me makinë, do e kishe tepër të vështirë për të gjetur një udhë të lirë, apo për t’u kthyer prapa. Pastaj edhe kalaja këtë herë m’u duk më e rënuar, e pa mirëmbajtur. Ndoshta kjo ndjesi më vinte për shkak të një shije të hidhur që më patën lënë në shpirt muret e saj. Në atë kala, përgjatë genocidit zervist janë vrarë e prerë afro 50 çamë që pasi pushkatoheshin hidheshin prej mureve në det. Ndofta kjo ndjesi ftohje ndaj Pargës më vinte edhe nga fakti se dy ditë më parë kisha qënë në Ulqin, në panairini 15-të librit që mbahet çdo fund korriku dhe fillim gushti atje. Në krahasim me Pargën, Ulqini për mua mbetet një qytet i adhuruar. Kjo jo vetëm sepse në të shqipja buis kudo, por sepse ka hapësirë e frymëmarrje më të gjërë. Pa përmendur pastaj këtu kalanë e qytetit. Ajo mbetet ndër kështjellat e banuara më tërheqëse në të gjithë Ballkanin e më gjerë. Në Pargë më tërhoqi vëmendjen edhe diçka tjetër. Kur po drekonim në një restorant modern në periferi të saj, veç çmimeve tepër të kripura më bëri përshtypje kjo gjë. Në një gji deti poshtë nesh (i bukur) soditja vëmendshëm dhe mezi po arrija të shquaja dy apo tri koka njerzish që notonin në det. Bregu i rërës gjithashtu qe i boshatisur. Ndërkohë që plazhet e Ulqinit apo të Shqipërisë nuk kanë vend ku mund të hedhësh as kokrrën e mollës. Me siguri kjo gjendje në plazhet e Çamërisë mbetet tregues tipik i krizës së rëndë që ka perfshirë jo vetëm ekonominë, por edhe turizmin e Greqisë.

Nuk kishim bërë as gjysmën e rrugës për drejt Prevezës, kur buzë udhës që të shpinte në fshatrat shqiptare të Lucës do na ndodhte një tjetër e papritur. Nga trotuari na pret udhën e na bën shenjë që të ndalonim një burrë shtatshkurtër, i plotë, i thinjur që me një shqipe të pastër pyet:
– Mos jeni ju ata katër djemtë shqiptarë që do të vini e të pushoni në tavernën time?
Ne mbetëm të habitur. Por edhe njeriut në fjalë sikur i ra, ju pre entuziazmi. Ne vërtet ishim katër persona në makinë, por asnjëri prej nesh nuk ishte më djalosh i ri e aq më tepër që me vete ne kishim edhe zonjat tona. Sidoqoftë, i panjohuri ynë nuk e lëshoi vehten, por tër gjallëri u shpreh se ishte xhaxhai i Pirro Dhimës nga Himara. Ne që të katërt në makinë mbetëm. Nuk ka shqiptarë në planet që të mos njohë gjakprishurin Pirro Dhima. Atë e rriti mëma Shqipëri dhe frytet si kampion bote në peshëngritje ja voli Greqia. Për here të parë nuk më bënë këmbët të dilja nga makina. I bëra shenjë Rexhepit për të ndezur makinën dhe si për të mos dalur bosh me të e pyeta. Të gjitha fshatrat fqinje të Lucës e flasin shqipen njësoj si ju?
– Po, po. Po, po – përsëriti dy herë xhaxhai i bukëshkalit Pirro Dhima që duke mos na i vënë më veshin ne u shmang në trotuar duke ndjekur çdo makinë e duke i bërë sytë katër për të pikasur katër djemtë shqiptarë që priste të vinin për të pushuar në tavernën e tij.

Cameria, Chameria
Në Prevezë arritëm pasdreke. Por nuk qëndruam gjatë. I ramë qark qytetit duke qëndruar më shumë tek kalaja e saj. Ndryshe nga ajo e Pargës ishte vërtet e bukur, me mure të lartë dhe të ruajtur mirë. Edhe në Prevezë, elementi ortodoks shqiptar, i cili edhe sot e kësaj dite e dominon qytetin i ka shpëtuar hanxharit të Napolon Zervës. Lagjen e Kallamishtes, që banohet krejtësisht nga shqiptarët e kaluam me marsh të ulët. Veçse edhe bregdeti i shtrirë i Prevezës u shfaq pothuajse i zbrazët nga turistët. Monotonia e kësaj lëvizje na u daravit gjatë vizitës që bëmë në qytetin antik të Nikopojës. U habita, u befasova me të. Mure të tillë të lartë e të gjerë nuk kisha parë asnjëherë. Mbi dhjetë metroshër. Qenë me të vërtetë madhështorë. Ndërkohë, kur morëm rrugë drejt Janinës për të vizituar Dodonën mitike mbetëm përsëri gojë hapur. Karshi nesh, në faqen ballore të një kodrine na u shfaq amfiteatri i Nikopojës. Çfarë mund të thoja për të? Çfarë mund të shtoja tjetër?! Natyrisht, për nga fama dhe rëndësia, ai s’mund të krahasohet me amfiteatrin e Dodonës. Por për vetë pozicionin që kishte, për lartësinë, bardhësinë, hijeshin e tij të veçantë, amfiteatri i Nikopojës në goditjen e tij të parë të jipte idenë, të bënte të përjetojë për pak çaste atë botë magjike e të pakthyeshme të antikitetit të artë.
miss you chameria
Në Dodonë, rrëzë malit Tomorros, emri i të cilit gjen zbërthim vetëm mes gjuhës shqipe (të mirët, të urtët) u përhumba, u mahnita krejt. E ndjeja thellë në shpirt, e ndjeja në çdo qelizë të trupit se në këtë vend të shenjtë ndodhej vetë tharmi i popullit tim. Unë dija, e kisha mësuar qysh në rini prej babait tim Sejdi Kondit, se në Dodonën Pellazgjike, në djepin e parë të qytetërimit, në të parin vend të shenjtë të njerëzimit, ku orakulli la porosi që të ngrihej tempulli i Zeusit gjendeshin rrënjët e thella, mijëra vjeçare, parahelene të popullit tim. Hyjnitë që nderoheshin mbeteshin dielli, qielli, toka, uji. Jo më kot shqiptarët edhe sot e këaj dite, njësoj si të parët e tyre vazhdojnë të betohen si në kohët pagane me shprehje të tilla si “për tokë e për qiell”, “për hënë e për diell”, etj, etj. U larguan nga Dodona duke marrë me vete me dhjetra e qindra fotografi të bëra sa para amfiteatrit vigan, sa para tempullin të shenjtë të Zeusit fuqiplotë, sa para tempullit të Afërditës, para stadiumit. Rikthimi në Çamëri mbetet i mrekullueshëm. Ju lutëm për këtë dhe tempullit të Zeusit.

Udhëkryqet e jetës




Xheladin Çitaku, lindur më 29.03.1960 në fshatin Bajçinë komuna e Besianës. U shkollua në vendlindje, në Besianë, ndërsa Fakultetin Filologjik e mbaroi në Universitetin e Prishtinës.
Punon në Arkivin Komunal në Besianë, ndërsa jeton në Fushë Kosovë.




NGJYRA KOHE

Llambadarë neonesh mbi trotuare
Përndezin gurzit buzës së asfaltit
Një dorë e shtrirë, e njomë lastare
Nga prapa i vihet përbuzjes së fatit

Orgjitë e kohës leqe sajojnë
Qarkun e mprehin, jo për arinj
Që shtigjet e jetës t`i shigjetojnë
Dhe dorën e zgjatur nga një fëmijë

Shkëlqimi i gënjeshtërt i hipokrizisë
Defilon shesheve stolisur n`mjerim
Mermerë shtruar n`qilima t`marrëzisë
Dorës së shtrirë i dhurojnë zhgënjim

N`djerrina t`shpirtit stisen madhështi
Shikimi lëbyret nga ngjyra pallatesh
Virtyti i mekur, i mbyllur n`kuvli
S`përballet dot me togje mëkatesh

Shëmbëllimi i lirisë hapëron çalë, çalë
I mbështetur në bastun mashtrimi
Buzëqeshje e ngrirë që shuhet ngadalë
Në rrudhosje t`fytyrës zë vend trishtimi...


FATI N`KORNIZË

Në rrjedhat e kohës, të re e të vjetër
Njerëzimi krijoi komedinë, drejtësi
Kodet zhvendosi në kandarin tjetër
Dlirësinë ngurtësoi në egon e tij

Nome, kodikë dhe ligje të pafund
Ngulitur në mendje, shkruar në kartë
Në skajet e botës venduar gjithkund
Kyçur në pasion ndërgjegjen e ngratë

N`shenjtëri kanonesh e rite t`sajuara
Shpirtin nënshtruar, mbyllur në grila
N`trajta mistike, n`mendësi të skaduara
Mbërthyer hapin dhe shtigjet e lira

Rroba diktatesh veshur e ngjeshur
Vijëzuar jetën të futur në kornizë
N`skena të shpifura fatin përqeshur
Talljen njerëzimit vënë përmbi kurriz

N`arena inskenuar skenarët me ligësi
Aktorë të shëmbëllimit jemi vetë ne
Ndër akte makabre dhuruar përulësi
Hyjnive monstra, n`shfrenimet pa fre…


SHPRESË E THYER

N`dritaren e mbyllur, n`kangjela varur
Shpresën e thyer në shtjellën e molisjes
T`kurrjen shtypëse të dëshirës së ngjallur
Ndërtuar në sfonde ndjenjash t`braktisjes

Ujëvara hungërimash rrëshqasin rrëmbimthi
Vërshojnë zhurmshëm në shpirtra të dëlir
N`grabitje çiltërsishë vrapojnë nxitimithi
T`mbërthejnë n`prangosje flatërimin e lirë

Kafazet të ujdisura n`udhëkryqet e jetës
Ndër prita kohe ngrehin leqe djallëzie
Në rrugët konverte bredhëritjet e tretjes
Rrëmbejnë llupësisht me oreks babëzie

Brejtës të bezdisshëm, n`idole inkarnuar
Ekspozuar mnershëm, në pano krekosur
Në portat e dhimbjes dinakërinë gatuar
Freski filizash n`ekstaza magjie nakatosur

Zbresin shkallaresh të izbeve t`errësirës
Nga prapa heqin mendësitë e ngufatjes
Në lëmë shijnë farën e nxirosur të smirës
Cimbisin urrejtjet n’mamuzë të ngasjes

Shikime të lodhura vështrojnë përtueshëm
Kurrizin argasur, ngarkuar me mashtrime
Feksje vegimesh që dremitin rëndueshëm
Shkarë në përdhosje, tretur në ëndërrime


ZBRAZTËSI SFILITËSE

Zgjuar qëndrojnë ndjesitë e unit tim,
Thua presin të nesërmen për t`aguar
Elozhe të zbrazëta thurin në vargëzim
Përmasave amorfe të pakonturuar

Zbrazëti ngulitur ndërdijesh t`yshtura
Vijëzuar thellësisht në shpirt të molisur
Cimbisur pamëshirë ndjenjat e vyshkura
Formësuar n`patrajta mendjen e mahisur

Ikën në zbrazëti vargjet që do t`i thosha
Imazhit sajuar n`përshtypje imagjinare
Tretën në eterin fluid ngjyrimet që doja
Vardisur përthyerjesh në shtigje tinëzare

Arratisur n`zbrazëti kujtime padurimi
Mënjanuar përflakjen e qiellit të skicuar
N`strehë t`harresës mbështetur përdëllimi
Në thëllima t`acarta përndritje perënduar

Braktisur ëndërrimin në ditën për diell
Iluzionin gremisur përmallshëm n`pakthim
E nesërmja do vijë në flatërime do ta sjellë
Zbrazëtinë sfilitëse, t`zakonshmin zhgënjim...


DO DOJA

Serenadë përkushtimi doja t`i nisja
Puhizës së lehtë të natës valëzuar
Ndërdijshëm largësisë t`i vardisja

Shkëlqimin përndritës të adhuruar
Kohën ta mbërtheja grilash do doja
N`përjetime tingujsh sfilitës intonimi
Inspirim muzash n`frymëzim t`sfidoja

N`flakadan gozhduar melodi përcëllimi
Në rendje nxitimthi doja t`shigjetoja
Ndjesitë fluide t`ëndërrimit t`ngulitur
Në thellësi ndërdijesh doja ta përshkoja

Llavën djegëse n`përndezje t`zhuritur
Membranën gri ta çjerr pamëshirshëm
E portat t`i hapja shkëlqimit ledhatues
N`përballje shikimet t`përthyhen lirshëm

Tretur në ngjyra të portretit drithërues
Tisin e kohëve në thela do ta grisja
T`rrëkëlleja vrullshëm barrierën e stisur
N`padurim ëndjen fërfëllimë ta ngjisja
N`siluetë t`imazhit, përhershëm t`stolisur...


ZVARRITUR MARGJINASH

*
Fuguar na kanë drejtë margjinave të jetës
togje grabitëse të egërsuara në pangopësi
rrekemi mjerueshëm t`i bëjmë çaren vetes
n`zvarritje qyqarësh mbështjell n`padenjësi
*
kopeisht marrosur n`kërkim të skllavërimit
portën tonë të mbyllur në dëngje ferrishtash
frutin e degdisur nëpër rrugët e t`huajësimit
posi lulja mbërthyer nëpër rrënjë barishtash
*
në derë hasmërie, verbërisht t`shtytë lakmia
kokulur gëlltitur talljen n`sarkazma përplotë
qorrolepsur manishëm, përqeshur nga lubia
që me kthetra të mprehta s`të çrrënjosi dot
*
dorëzuar shpirtërat vrazhdësive të maskuara
vullnetin ndryrë n`grila zëndanesh t`injorancës
shpresat varur n`iluzione ëndjesh të harbuara
sorollatur nëpër ëndërra t`kotësisë e mjerancës
*
mendjen pas kokës në revan rrugëve t`hardalisur
turma amorfe shkarë tatpjetë n`ambicie t`sëmurë
nxitur ndjenja t`pandjesisë, në ndryshkje mahisur
virtyte kënduar n`balada, flakur n`përdhosje qëkur...


PAKOHËSI

*
N`vendnumrim stagnuar kohë pakohshmërie
orgjitë revan shfrenuar, urti nën hije strukur
trokëllimë e azdisur në verbërime na shpie
togje të shëmtuara kalorësish t`paskrupull
*
Orbitë e tjetërsimit në ngjyrim të skëterrës
e kohës së sëmurë, të ngjirur nga shterrimi
ngarendje çmendurie bulevardesh t`mnerës
zgërdhima të dehurish n`kështjella vezullimi


*
N`arena të çoroditjes gladiatorët shfrenohen
gërvishtur në kamxhikosje, kullojnë vrerësi
gardianë shpirtërash n`pispillosje lazdrohen
të ngopur n`maraz egon përkëdhelin n`babëzi
*
Në shkarje marrosja, përpinë lakmueshëm
gjithë çfarë rrëmben, ç`gjenë e ç`nuk gjenë
kafshime t`dhimbëshme dhuron mjerueshëm
hapërimit t`lodhur n`tërsëllëmë i bënë benë
*
Monarkë njëmendësie fronëzuar dinakërisht
në fluska grandioze rënduar imagjinueshëm
n`argatëri djalli vullnetin qëndisur pabesisht
helmin roitur n`jetën e zaptuar tradhtueshëm
*
Ardhur shtruar, shtruar këllirë vazhdimësie
bulmet i thadruar, nga stani i vjetër rigon
nektare t`konservuara në ambalazhe ligësie
n`meny mashtrimi dhimbja n`sofër i shtron…


NË STOLIN E KOHËS

*
Rri, vështron botën, si një kërcu
në soditje ngeshëm, ngulur si hu
t`gjithë ikën, s`u panë nga vanë
e kthyen kurrizin, n`vetmi të lanë
*
S`të flet asnjëri, as përshëndetë
sytë përhumbur, mendjen tretë
koha të tejshkon, s`ta var njeri
i ngelur demode, këtë mirë e di
*
Çfarë do bësh, n`vete mbështillesh
truar, injoruar ngado që të sillesh
kurrizi dalë n`dë vuajtje t`argasur
nga jetë e përdalë, jetë e pataksur
*
Më kot llomotitë, sa flet, e bërtet
koha ikë n`vrapim, n`tallje të nget
gjithë helm e vrerë kjo jetë bizare
një çast të bukur s`të dhuron fare
*
Sillet harbuar, e ashpër, e pështirë
rrëmben, e t`privon nga çdo e mirë
përplitet shpirti mbushur n`maraz
shijon përbuzjen pa pasë një shkas
*
Thërret e çirresh, në fjalë e n`letër
jam ky që jam, s`bëhem dot tjetër
nuk i ndërron dot, andrallat e kohët
çdo gjë që vjen, n`shkuarje skadohet
*
Të tundon jeta, të tundon dhe fati
s`qëndron më dot, ky shpirt i ngrati
tundet dhe përpëlitet, hidhet përpjetë
shtrohet dhe qetësohet, e din ç`e pret...


DORA QË S`NA ARRINË

*
Nga nime të ngrohta, zhytur në luks
na dhurojnë kshilla e mendje të arta
kështu e ashtu "duhet", na vijnë fluks
porsi gjykime nga personalitete t`larta
*
Të gjithë të ditur, plotë mençurakë
vijëzojnë skenare që nga distanca
qejfin s`e kanë të zhyten n`batak
n`civilizime kanë hedhur spiranca
*
N`tribun të kombit veten e vënë
në hedhje t`fallit e nëpër fjalime
tym e plumba kurrë s`kanë ngrënë
veç ca monedha kanë bërë flijime
*
Nëpër analiza e nëpër vargënime
trimoshët e bëjnë luftën për shtet
vlerësojnë akte me paragjykime
por larg pasojës të qëndrojnë vet
*
Juve, vllazërisht iu rritët ndera
që na kujtoni me fjalë e mësime
por ne e keqja na mbiu te dera
e përplasemi edhe me hidhërime...

Mamuzëri djaloshare

Image result for xheladin Çitaku
NGA: XHELADIN ÇITAKU 

Recension : "Trëndafili yt" i autorit Ismet TAHIRAJ


- Hapi i radhës, i hedhur në shtigjet e poetikës nga Ismet Tahiraj, gjurmëron në llojin e poezisë, e cila përmbledhë reagimet e shkaktuara nga “mamuzërimi” i folesë ndjesore të intimitetit njerëzor, vërshuar si emocione të adresuara nga guva e erotizmit të poetit. Ndërtimi i përmbledhjes poetike “Trëndafili Yt” bëhet, pikërisht, nga materia që ka prejardhje nga thellësia e ndijimit, që pastaj, të strukturohet si përjetim, si kuptimësi dhe si formësim i vargëzuar.
Lirika erotike (në përgjithësi) kap përjetimet shpirtërore dhe rrjedh si refleksion i tyre në mënyra përshkuese të caktuara; racionale apo si shpërthim i emotivitetit të lartë, duke prezentuar motivimin, si prushërim a si flakë përcëlluese, varësisht nga temperamenti shpërfaqës; duke trajtuar ndjenjën si ngrohtësi entuziazmuese, si ofshamë therëse, a si shigjetim përvëlues.
Ismet Tahiraj i qaset realisht ndërthurjes së përkushtimit, përjetimit, ndijimit e pikturimit të tyre në vargun e tij, i qaset erotizmit real, të dukshëm e të kapshëm, të qëndrueshëm si preokupim jetësor individual a i përgjithshëm (universal). Themi real, sepse poezia e Ismetit vjen si përshkrim besnik i vrragëlënies në shpirt, thellësisë e gjerësisë reale të kësaj vrrage, duke shmangur skajshmëritë e ngazëllimit, të cilat, shpeshherë, vet natyra njerëzore s`i frenon dot. Ismeti e kanalizon konstruktimin brenda projektit të tij, brenda erotizmit apo dashurisë së pastër, dlirësisë si kuptim poetik e si rrjedhim përjetues:

“Përherë je diçka e paarritshme
por për mua bëhu frut i vjelë
mos shko fshehtas pas erës
mos ik me stinën e pranverës
lauresha ndër grunaja të pret
dhe një tubë bar, që shtrohet dyshek…”

- Ngjyrimi i portretizimit i shpërfaqet auditorit me ngjyra shkëlqyese, të theksuara në nyancimet e konkretizimit të figurëzuar, duke aplikuar, kështu, koloritin e simbolikës, mjaft suksesshëm në piketimin e krahasimit të subjektit, për ta pahëzuar sa më qartë, sa më denjësisht, sa më poetikisht:
“…Duart e tua janë jetë
bukë e mbrëmjes, pas lodhjes
dyshek i shtuar në shtrat
mbëltim lulesh n`saksi…”

- Në tabloizimin e elementeve që e karakterizojnë këtë lloj poezie (poezinë erotike), autori gërsheton, brenda strukturës, edhe copëza ambienti në shërbim të kontekstit, duke përplotësuar, kështu, relievin në të cilin shtrihet konstrukti. Ambientalizimi i tillë në bukuritë e natyrës si, fluturat e pranverës, “kroi ujë argjendi”, lëndina, apo njëjtësimi i vrullit ndjenjor në vullkanin shpërthyes a “brufullimet” e zjarrit, aspirojnë të arrijnë efekte të forta në percepcionet e lexuesit, duke i ofruar atij modelin e autorit, përplitjet e tij, përhumbjen brenda erosit, deri ekstazën e tij, në prezentimin e vetvetes:

“Fjollë tymi të del, e padukshme si vet vesa para diellit
……………………………………………………………..
……………………………………………………………..
Prush të djeg nëpër palcë, pa fare dhimbje,
qoftë bekuar secila dhimbje nga ti e bime…”

Duket se muza lozonjare ka mbërthyer autorin për t`i shkundur nga skutat e shpirtit gjithë stivosjet e akumuluara nëpër kohë. Apo, vet Prekazi, natyra e tij, lëndinat, pranverat e tij, a gurgullimat e ujit e dehin poetin, i cili shpalosë, pastaj faqen tjetër të këtij vendi, fytyrën e bukurisë e të dashurisë ( përveç asaj të trimërisë e vetmohimit).

“Trëndafili Yt” konsumon aspektet letrare-artistike të shtjellimit; kompozitat adapte për poezinë erotike, stilin, figuracionin, shprehjen e veçuar poetike. Ligjërimi i tillë krijon relatat e duhura mes konfigurimeve spirituale dhe mjeteve intonative, të cilat harmonizohen në rrjedhën melodioze të poezisë së Ismet Tahirajt. Nën këtë ritëm spikatë lëvrimi dhe kultivimi i fjalës, ekspozimi i specifikave të vendit (Drenicës) dhe letrarishtes, poashtu.
-Traseja nëpër të cilën shtrihet vargënimi i Ismet Tahirajt është dizajnuar me veçoritë dalluese të një idividualiteti krijues, që përfaqëson origjinalitetin e poetit në raport me tradicionalen dhe me zhvillimet aktuale në poetikën e sotme, është konturuar si produkt i imagjinatës a i përvojës jetësore të tij. Duke u zhvendosur jashtë konvencës, autori i këtij vëllimi adopton elementet e metrikës në konformitet me kontinuitetin kuptimor e ritmik, që mundëson sendërtimin e elaborimit të motivit në shpërfaqje të formësuar, kornizimin e frymëzimit në një derivat poetik të zhanrit të poezisë erotike, si synim final i poetit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...