Cikël poetik nga Mirvete Kabashi Leku
Shkëndijat e para të krijimtarisë poetike i dha qysh kur ishte fëmijë, por studimet në SHLP, dega Gjuhë – Letërsi Shqipe i hapën horizonte të reja për të njohur më thellë letërsinë dhe parimet e krijimtarisë letrare.
Hyri me guxim në rrugën e bukur të krijimtarisë, duke botuar poezinë e pare në “Rilindja” për fëmijë, vazhdoi të “Pionieri”, “Zëri i Rinisë”,“Kosovarja” etj. Ka botuar përmbledhjet poetike “Flakë e Valë” dhe “Gurra e Zemrës”. Është anëtare e LSHK. Jeton në Prizren dhe është aktive në krijimtari.
NATË ME SHI
. Natë me shi bie shi e nata nxin
Po të sjell një fjalë nga larg
Sill një puthje, përqafim
Që më zgjojnë rininë e parë
Ah, kjo ëndrrër çmendurake
Më bën foshnjë të përkëdhelur
Ah, kjo ëndrra pranverake
Më bën nuse kaq të dehur!
Bie shi e nxin një natë
Sill një puthje, përqafim
Sillmë një fjalë që vjen nga larg
E më zgjojnë prapë rininë.
SONTE
Sonte
Vargu im kërkon drite
Brenda shpirtit
Frymëzimi c" rebelohet
Dhembjet
C"ndizen si qirinj
E mendimet
Thinjen neper vite
As bardh
As krejt zi
As dje
As nesër
SHOQES SIME GJ.
Sytë tu
Me mjegullnaja te bardha
Dyert e hapura te jetës
Udhe të furtunshme bëre
Për buzëqeshjet e nesërmes
Kënga c"mbytej ne heshtje
Për një shpirt kristal
E trembur zbrite
Nga maja e Zatriqit
Me blerimin e pranverës
Dhe shove etjen
Ne gurrën e Lumëbardhit
Shoqja ime e mirë
ATDHE
Atdhe
Asnjëherë s’na u shëruan dhimbjet
Shkrumb e bëmë shtatin për Ty
Nga hiri ynë shpresa rritej
E shekujt shëronin plagët
Me zjarrmi
Për drite e diell
Trupi yt
Me plage te reja
Kullat nxjerrin krisma
E ne digjemi me rrufetë
Ne këtë pranvere
Dhembjet t"i numëroj
Ne flamurin e zemrës sime
Thaj lotin
Për drite e diell
Për ty Atdhe
KOMBI IM
Për Ty
Ngre dolli
Qoftë edhe me gjakun e
zemrës sime
Apo me lotët e mallit
M"i fal t"i derdhi mbi flamurin
kuq e zi
ETJE
Ara e etur
Vere e thate
Etja mbyste etjen
Ara ç' digjej për shi
Edhe buzët e stinëve
Kishin etje
Për agimet e mia
Për përqafime
Për dashuri
KETU NE PRIZREN
Te Besëlidhja Shqiptare
në oden e Abdylit dhe Ymerit
Dëgjohen zërat e poetëve
Çdo varg një rreze dielli
Për token e etur,
Lumëbardhi,
Parajsa ime tokësore
Buzëqesh Kalaja zemërmadhja
Sa here lexon poet
No comments:
Post a Comment