Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/07

Seanca për Ramush Haradinajn të martën

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seancën e jashtëzakonshme për të debatuar rreth arrestimit të Ramush Haradinajt ta mbaj të martën duke filluar nga ora 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti pas mbledhjes së kryesisë.

“Sot kryesia shqyrtoi kërkesën e deputeteve të AAK-së dhe pas diskutimeve ne u dakorduma që për arsye se deputetet janë në pushime seanca të mbahet të martën në ora 11:00”, ka thënë Haliti.

Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pla Lekaj, kishte kërkuar që kjo seancë të mbahej sot.

Dedë Preqi : Urdhër-arrestet e Millosho-regjimit, nuk e ndalin rrugën e R.Haradinajt


Ky maltertim që u bëhët njerëzve të Luftës Çlirimtare të Kosovës, është një absurditet dhe diç më tepër, që shfrytëzojnë mundësinë në emër të gënjeshtrave dhe urrejtjes, duke ngritur akuza kundër figurave dhe vlerave të popullit të Kosovës. Kurthat e Serbisë, ndaj Kosovës edhe pas sa vitetëve të çlirimit të saj, ato ngrehen në çdo lëvizje të qytetarëve të saj, sidomos ndaj njerëzve më më peshë, apo njerëzve çlirimtarë, sikur që është edhe rasti i z.Haradinaj dhe shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë së Kosovës.

Serbia me mjeshtërinë e vet propaganduese dhe me ngjyrime nacionalshofeniste, përditë e më shumë po ndërton dhe përgadit kurtha dhe metoda të ndryshme dhe qesharake për shqiptarët, duke vjellë helm kundër këtij populli, e cila përmes kësaj politike tenton ta shndërroj Kosovën në arenë ndërkombëtare me dëshmi të propaganduara dhe krimet që i ka bërë vetë, ti kthejë ne anën e viktimës, si çpikje dhe traditë e saj e kahmotshme për t’a degradue në këtë mënyrë rregullimin dhe të ardhmën e Kosovës.

Ky është rasti i dytë i z.Haradinaj që po ballafaqohet me këto ndalesa dhe malltertime në vendkalimet evropiane, por Kosovës po i ndalen dhe po i arrestohen edhe qytetarët e rëndomtë nga urdhëresat e Serbisë, prandaj qeverisë së Kosovës duhet t'i del gjumi nga këto probleme dhe të ngritë zërin e saj si shtet, jo për ta vetëdijësue Serbinë, por të shtojë trysninë në Bruksel dhe më gjërë, se qytetarët e saj duhet të lirohen njëherë e përgjithmonë nga këto akuza të padrejta, të cilat nuk i meriton dhe nuk i takojnë qytetërimit dhe civilizimit europian, dhe nuk janë njerëz që kanë mentalitet të dhunës dhe urrejtjes .

Me këto lojëra të ndyta që i luan Serbia, janë vërshime tërbuese ndaj Kosovës dhe popullit të saj, e cila Kosovën po e propagandon si vatër të krizave në mes të Europës, dhe përmes « Kosovës jostabile » , në këtë mënyrë tenton ti shfrytëzojë metodat e veta shofeniste kundër shqiptarëve, dhe sipas këtij diskursi serb mendon ti nënshtrojë në këtë mënyrë shqiptarët dhe të bojkotoj shtetin e tyre të pavarur. Por, quditërisht se, pse disa vende europiane po i besojnë kësaj politike, e cila është ndërtuar në bazë të mashtrimëve dhe falsifikimeve historike, duke vazhduar edhe sot me të njëjtën politikë, prej së cilës do t'i shtojë ngarkesë jo vetëm Kosovës dhe rajonit, por edhe tërë BE-së, e cila në një mënyrë fare pak ia tërheq vërejtjen ndaj politikave të tilla represive dhe destruktive.

Dhe Europa për të pasur një interes të përbashkët dhe në plotëni me interesat e gjithë popujve dhe të drejtat e tyre në këtë hapësirë, duhet të tregojë qëndrimet e saj politike në mënyrë korekte, që ta disiplinojë Serbinë, nëse dëshirohet të ketë paqë dhe stabilitet në këtë rajon dhe në këtë pjesë të botës demokratike, sepse, duke ditur se me logjikën e kësaj politike që ndjek Serbia me udhëheqjen e saj, nuk ka ndryshuar aspak nga e kaluara e Millosheviqit, vetëm mund të thellojë krizat dhe hendekun ndërnacional dhe gjithë dinjitetin njerëzor në botë.

Për faktin se pak ka bërë gjenocidi serb nda popullit të Kosovës, ky regjim mundohet me çdo kusht ta poshtëroj dhe nënshtrojë Luftën Çlirimtare të Kosovës, duke i arrestuar, apo futur në listën e vet, gjithë luftëtarët e lirisë së Kosovës, sikur që është edhe ndalesa e fundit e Komandantit legjendar z.Ramush Haradinaj, në kufi të Francës. Familja Haradinaj, është një familje atdhetarësh dhe luftëtarësh të denjë, të cilët nuk e duruan qizmën dhe regjimin e Millosheviqit, duke mos kursyer edhe djemtë e saj, që ka dhënë për çlirimin Kosovës nga kjo robëri shekullore, prandaj, përshkak të parimëve të tilla parimore dhe atdhetare, sigurisht që armiqtë e tyre i kanë në shënjestër dhe nuk pushojnë, duke u munduar edhe sot në çdo hap ti përgjojnë.

Ish kryeministrin e Kosovës, z. Haradinaj, e liroi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, duke dëshmuar pafajësinë tij dhe është e kotë të lodhin mendjen gjithë ata se mendojnë të kundërtën, apo të luhet ajo loja e ndytë me procese të montuara nga Serbia dhe dashamirët e saj, që trillojnë kurtha, apo ndërtojnë plane dhune dhe manipulimi me njerëzit më të çmuar të kombit dhe lirisë së Kosovës.

Të vërtetën lakuriqe për Kosovën, nuk mund ta mohojë askush dhe të gjithë e dinë historinë e saj, por ai që s’dëshiron ta dijë është diçka tjetër, prandaj, kopetencat e gjithë asaj që Kosova mund të stabilohet dhe qetësohet nga këto marrëzira që i shkakëton shteti dhe regjimi i Serbisë, Bashkësia Evropiane, e ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë, sepse është njëra ndër dëshmitarët e gjitha këtyre ngjarjeve makabre dhe është njëra që mund të jep një kontribut më të sinqertë, apo më të fuqishëm se çdokush tjetër në përmirësimin dhe zbutjen e situatës në mes këtyre dy vendeve, apo të këtij rajoni.

Përgjegjësinë tjetër dhe shumë me peshë e ka edhe vetë qeveria e Kosovës, e cila në kohën e fundit tregohet shumë e pa aftë dhe e pa fuqishme, e epur më shumë pas lavdatave kozmike dhe jashtë realitetit dhe veprave që bëjnë, apo e favorizojnë vendin dhe popullatën, duke e lënë Kosovën, si një teren të hapur, ku mund të veprojë dhe manipulojë sëcili sipas ëndjeve të veta. Dhe atë që po bënë regjimi i Beogradit sot ndaj Kosovës, është e njohur edhe më herët, prandaj Kosova ka mjaftë përvoja të hidhura, që të ndjek rrugën e saj në mënyrë të « reciprocitetit » ndaj Serbisë, duke mos lëshuar pe ndaj as çështjeve më të vogla dhe mos të lejojë së paku të fyhen figurat historike dhe liria e fituar me gjakun e tyre që nuk kursyen asgjë nga vetja, për këtë tokë dhe për këtë popull.

Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj


NGA: MR.SC.NUE OROSHI

Image
Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest që është lëshuar dhe i punuar kohë më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit është një shenjë ogurzezë për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por me shkaqet të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj. Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj për qështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaftë të fortë nga ana e opozitës.

Shkaku i dytë ishte Zajednica.Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe, por me këmbëngulje e kundërshtoj këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesorë ishte ftesa që i bëri Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Me këtë Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinaj e sheh si një lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunoj ngushtë me të. Trump e di shumë mirë se Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politikë në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Historikë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili nuk bëri marrveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamik, ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë kush më shumë e kush me pak bashkpunuan me ’’flliqanat me mjekrra ’’sic i quante Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.


Image
Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të Serbisë dhe Francës është future edhe ndonjë udheheqës shteteror i Kosovës, kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptarë po i ndëgjon ato, se ka filluar të vetdisohet dhe po vjen koha që shumë shpejt me u nda shapi nga sheqeri. Përkrahja masovike që po i bëhet Ramush Haradinajt tregon qartë se Ramush Haradinaj, nuk është vetëm por simpatizohet nga të gjitha viset shqiptare. Ai me thjeshtësinë e tij, ka bërë që të fitoj simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi.

Franca duhet t’i kërkoj falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevoj për ndryshime politike. Kosova ka nevoj për një Qeverisje ndryshe e cila nuk do t’iu lenë hapësirë, veprimi qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare. Ramush Haradinaj i nevoitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptareve do të bëhen ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës.Ndalimi që i bëhet Ramush Haradinajt që mos të merr pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri te Amerikës Donald Trump, është një veprim amatoresk politik i atyre qarqeve që e kanë planifikuarë këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo që gjindenë duhet përkrahur fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e vërtet të UÇK dhe Kryetarin e AAK.

Flet gjenerali shqiptar: Ekstradimi eventual i Haradinajt është akt lufte me shqiptarët


Ish gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione ne Afganistan, disa libra te shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në Amerikë, ka bërë thirrje për protestë për lirimin e Ramush Haradinajt.

“I bej thirrje te gjithë shqiptareve kudo qe ndodhen te dalin ne protesta deri ne lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkeputjen e menjehereshme te maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbisë”- ka shtuar në rrjetin social Demiraj.


Image result for Dritan Demiraj
Reagimi i tij i plotë:

Te nderuar bashkekombas!

I bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te dalin ne protesta deri ne lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkeputjen e menjehereshme te maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbise.

Nese Ramushi ekstradohet kjo do te thote njelloj si nje akt lufte me Shqiptaret.

Gjithmone deri ne vdekje me heronjte e luftes dhe kunder bashkepunetoreve shqiptare te serbeve.



Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

BE-ja përcjell zhvillimet rreth Haradinajt, kërkon vazhdim të dialogut

Image result for Maja Kocijançiq.
Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.

“BE-ja po kontrollon informacionet që ka në dispozicion rreth rastit dhe po i përcjell nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi i Haradinaj çoi në ftohje marrëdhëniesh, edhe ashtu jo fort të mira, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo e fundit mori vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Beogradi tha se po kërkon ekstradimin zyrtar nga Franca të Ramush Haradinajt, siç tha, “për ta përballur me akuzat për krime lufte”.

Të dyja palët kanë nisur një proces të normalizimit të marrëdhënieve që prej më shumë se 5 vjetësh, me lehtësimin e BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh përfshirë edhe atë të Kodit telefonik për Kosovën.

Një numër i marrëveshjeve, përfshirë edhe renovimin e urës në Mitrovicë, u ndaluan që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Bashkimi Evropian, ka ripërsëritur thirrjet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut,

Zëdhënësja Kocijançiq tha se megjithatë se të dyja palët janë të përkushtuara për normalizim dhe se “BE-ja pret që kjo të vazhdojë pa pengesë”.

“Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”, i tha Evropës së Lirë, Maja Kocijançiq.

Rrëfehet Ramush Haradinaj, tregon se si iu sulmua familja me 1998

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë, me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.


Por, atij i janë vrarë edhe dy vëllezër në luftë dhe nuk ka shumë kohë që Haradinaj ka rrëfyer se si ishte sulmuar familja e tij në vitin 1998, përcjell Bota sot.

Më poshtë ju sjellim videon, ku Ramushi tregon ngjarjen


2 199 pëlqime59 965 shikime
2 038 pëlqime28 408 shikime
1 279 pëlqime22 982 shikime
924 pëlqime15 812 shikime
1 975 pëlqime25 901 shikime

Mijëra shqiptarë mblidhen për Ramushin në Francë

Image

Mija shqiptarë janë mbledhur në Colmar të Francës, me kërkesë për lirim sa më të shpejtë të liderit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Qindra shqiptarë mblidhen për Ramushin në Francë
Nga fotografitë dhe video xhirimet që shpërndajnë pjesëmarrësit e protestës së në rrejte sociale, shihet se numri i protestuesve është i madh.
Shumë prej tyre mbajnë pankarta me slogane që kërkojnë nga drejtësia francezë lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, ndërkohë që flamuri shqiptarë, kuq e zi, valëvitet në të katër anët e sheshit me protestues.
Sipas raportimeve nga atje, gjithçka ka shkuar qetë, dhe me fjalime rasti, protestuesve u janë drejtuar përfaqësuesit e shumë shoqatave të shqiptarëve në Evropë dhe ata të partive politike që kanë zyrat e tyre në Francë, Gjermani e Zvicër

*****
/BS/




Që nga e mërkura lideri i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndron në burg në Francë, i arrestuar me një fletë arrest të vitit 2004 nga Serbia.

Mbrëmë është publikuar një foto e Haradinajt në burg me një shqiptar, ndërsa sot një lexues i gazetës Bota sot ka dërguar video nga burgu ku po qëndron Ramushi.

Ai ka thënë se i kanë dërguar rroba në burg liderit të AAK-së, por në burg u kanë thënë se ai është ransferuar në një burg tjetër





Ramush Haradinaj do të lirohet, problemi do të ngeletHaradinaj do të lirohet, problemi do të ngelet

Haradinaj do të lirohet, problemi do të ngelet
Prof.Dr.Lisen Bashkurti


Këto ditë Ramush Haradinaj u ndalua në territorin e Francës. Ndalimi u bë mbi një urdhërarresti të lëshuar nga prokuroria e Serbisë qysh nga viti 2004. Ky problem ka ndodhur edhe në Slloveni. Gjithashtu ka ndodhur edhe për ndonjë personalitet tjetër të Kosovës.
Përse përsëritet i njëjti precedent prej kohesh? Përse edhe shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës pas 2008-s vijojnë të njohin kërkesat e prokurorisë serbe të vitit 2004? Sa standarde udhëheqin të drejtën penale në Evropë? Çfarë implikimesh kanë Interpoli, Europoli dhe policitë nacionale në zbatimin e urdhërarresteve të Prokurorisë serbe?
Këto pyetje kërkojnë jo vetëm përgjigje, por mbi të gjitha zgjidhje. Zgjidhjet janë tërësisht të mundshme. Por zgjidhjet kërkojnë tre mekanizma:
1. Angazhimin serioz të diplomacisë së Kosovës në nivele dypalëshe dhe shumëpalëshe;
2. Zgjidhjen juridike për shfuqizimin në të gjitha nivelet të vlefshmërisë së akteve juridike të Serbisë mbi Kosovën dhe qytetaret e saj;
3. Futja në agjendën e bisedimeve dypalëshe Kosovë-Serbi të shfuqizimit të veprimeve policore-penale përpara vitit 2008. Ne negociatat dypalëshe të shtrohen dy opsione: shfuqizim nga pala serbe ose vendosje reciprociteti nga pala kosovare.
Këto tri mekanizma lypet të aktivizohen menjëherë me qëllim që të gjendet një zgjidhje juridike e përhershme për shfuqizimin e urdhërarresteve të Prokurorisë serbe mbi territorin juridik sovran të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ramushi do të lirohet. Problemi do të ngelet i hapur. Kërkohen zgjidhje juridike dhe jo retorik politike.

Polici shqiptaro-amerikan: S'jam në Kosovë, por jam me Ramushin

Polici shqiptaro-amerikan: S'jam në Kosovë, por jam me Ramushin


Një punonjës i zbatimit të ligjit , anëtar i Shoqatës së Policëve Shqiptaro-Amerikane, ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”, një fotografi derisa mbante para trupit një karton me thirrjen: “Megjithëse, nuk jam në Kosovë – jam me Ramushin”.

Ai është A.K, i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por që tash jeton në Amerikë. 28 vjeçari së bashku me familje ka emigruar në Amerikë pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut.

Ky nuk është rasti i parë nga policët shqiptarë në radhët e NYPD, që demonstrojnë me simbolet tona kombëtare.

Në korrik të vitit të kaluar ishin tre policë shqiptarë nga uniformat blu që pozuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, me pëllëmbat në formë Shqiponje në mes të Neë Yorkut.

ÇKA DUHET TË MËSOJMË NGA ARRESTIMI I FUNDIT I RAMUSH HARADINAJT?

 Image result for rexhep qosja
Akademiku, Rexhep Qosja, ka reaguar ndaj arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke thënë se arrestimi tij na bën shumë të pezmatuar sepse gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në bazë të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

" Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse gjykata franceze e arrestoi, Ramush Haradinajn në bazë të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq”, ka thënë Qosja.

Sipas Qosjas, themelimi i Gjykatës së Veçantë ka kontribuar në arrestimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, i cili ishte shpallur i pafajshëm në dy gjykime ndërkombëtare. “Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Qosjes:

ÇKA DUHET TË MËSOJMË NGA ARRESTIMI I FUNDIT I RAMUSH HARADINAJT?
Ramush Haradinaj do të na kthehet shpejt në Kosovë dhe do të na kthehet krenar e heroik si gjithmonë.

Por, arrestimi i Ramush Haradinajt prej Gjykatës franceze mbas lëvizjes së lirë në vendet e mëdha të BE-së e edhe në vetë Francën, para disa muajsh, na solli pezmatim të pamatshëm në njërën anë ndaj kësaj gjykate, kurse në anën tjetër ndaj oligarkisë sonë politike.

Ky arrestim na bën aq të pezmatuar ndaj Gjykatës franceze me përvojë shumë shekullore sepse ajo arrestoi çlirimtarin shqiptar Ramush Haradinaj edhe pse ai dy herë, pas dy gjykimeve, u shpall i pafajshëm prej Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në themelimin e së cilës kishte marrë pjesë edhe vetë Franca.

Ky arrestim i çlirimtarit shqiptar na bën aq të pezmatuar sepse Gjykata franceze e arrestoi Ramush Haradinajn në baze të aktakuzës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe të bashkëpjesëmarrësve të tij në krimet e shumëllojshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Arrestimi i Ramush Haradinajt na bën aq të pezmatuar edhe për shkak se gjykata në fjalë është gjykatë e shtetit të Francës që me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e kjo domethënë edhe me njërin nga komandantët e saj, mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej dhunës e terrorit të Sllobodan Millosheviqit, domethënë mori pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës prej pushtimit të Serbisë.
A mos është çudi e madhe kuptimore dhe etike arrestimi i një çlirimtari të Kosovës prej atyre që me të kanë marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës?!

Arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila qe sa vite bën bisedime politike me Serbinë për çështje të ndryshme midis dy shteteve, por asnjëherë pa kërkuar që të anulohen aktakuzat ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më tej, arrestimi i Ramush Haradinajt na shkakton pezëm të madh edhe ndaj oligarkisë sonë e cila me politikën e saj dritëshkurtër, servile, të frymëzuar mbi të gjitha prej karrierizmit vetjak e formoi Gjykatën e Veçantë dhe me të deshi s’deshi i kontribuoi edhe këtij arrestimi të Ramush Haradinajt.

Nuk është e lehtë të kuptohet pse vendet që morën pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës krijojnë gjykatë të veçantë për gjykimin e çlirimtarëve shqiptarë! Dhe, është aq më vështirë të kuptohet pse aq lehtë oligarkët tonë politikë e ndërrojnë Kushtetutën vetëm e vetëm për të shprehur pajtimin e tyre me formimin e asaj gjykate unike në botë.

As pas sa vitesh pavarësi, as pas njohjes nga 112 shtete, as pas aq shumë shprehjesh për “meritat” vetjake politike e shtetërore, oligarkia jonë nuk arriti të shquajë mëvetësinë, prandaj as dinjitetin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet me shtetet e tjera, madje, po të shohim qartë e pa ngurrim nga vetëkritika objektive, as në bisedimet me pushtuesin e dikurshëm, Serbinë.
Arrestimi i Ramush Haradinajt tregon se çfarë goditje i kemi dhënë vetes dhe luftës sonë çlirimtare me atë gjykatë!

Përkushtimin atdhetar të tij dhe të familjes së tij ndaj Kosovës, ndaj lirisë dhe pavarësisë së saj, Ramush Haradinaj po e paguan shumë shtrenjtë: me dy gjykime në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe me dy arrestime - herën e parë në Slloveni dhe tash në Francë.
Por, këto janë sakrificat e shtrenjta me të cilat idealistët jo rrallë gjatë historisë e kanë paguar idealizmin e tyre atdhetar.

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO-AMERIKANE NË NEW YORK - REPUBLIKA E SËRBISË TA NJOHË KOSOVËN NË TË MIRË TË BALLKANIT –


Image result for skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Kryetar i ASHASHA -së

Është bërë e zakonshme nga politikanët e Prishtinës,  Tiranës, në të gjitha komunikimet dhe bashkëbisedimet, i kërkon Qeverisë Serbe  që Beogradi  ta njohë Kosovën. 

Këtë që Prishtina dhe Tirana ia thotë drejtpërdrejt, Sërbisë të tjerët ia thonë ndoshta jo aq drejtpërdrejt, por me nëntekste të qarta. 

Duke e njohur zyrtarisht  Republikën e Kosovës, Beogradi mundëson funksionimin e plotë të shtetit të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm të saj. Kjo do të lejonte Greqinë, e cila është gjithashtu një vend rajonal, pra ballkanik, për ta njohur Kosovën. 

Kështu që Ballkani përfundimisht do të ishte një rajon pa kontestime të mëdha të brendshme. 

Kjo do të lejonte që Qipron, pastaj Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, anëtare të tjera të Bashkimit Evropian, për ta njohur Kosovën. 

Kështu që Bashkimi Evropian do të lirohej nga një handicap që e ka mbërthyer që nga shpallja zyrtare e pavarësisë së Kosovës. 

Njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia, do t’ia kursente kësaj të fundit gjithë ato humbje energjish, kohe, investimesh për ta penguar Kosovën, ndërkohë që kështu e pengon edhe veten, edhe të tjerët në Ballkan, por edhe proceset në Evropë. 

Prandaj Evropa dhe Perëndimi janë vetëdijësuar, në shkallë gjithnjë e më maksimale, që thelbi i zhvillimit të Ballkanit është zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb. Këtë konflikt nuk e ka zgjidhur as lufta e fundit.

 Këtë konflikt mund ta zgjidhë vetëm njohja zyrtare e Kosovës nga ana e Serbisë. Vetëm një Ballkan pa konfliktin shqiptaro-serb ka premisa për zhvillim.

 Vetëm një Ballkan i gatshëm për integrime i mundëson proceset evropiane. Në takimin e fundit , Edvin Kristaq Rama i tha homologut serb Aleksandër Vuçiç: “Mes nesh ka një mosdakordësi sa një mal për çështjen e Kosovës por ajo nuk e zbeh aspak vlerën e madhe të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, që për ne është prologu kurajoz i çeljes së një kapitulli të ri, jo vetëm në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në historinë e përbashkët të rajonit.”

E vërteta është se vetëm kur ky mal të mos ekzistojë më, dialogu midis Tiranës dhe Bogradit, marrëdhëniet e dy vendeve dhe dy kombeve do të jetë e mundur të jenë marrëdhënie fqinjësore të mirëfillta dhe normale. 

Përparimi i marrëdhënieve të çfarëdoshme midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë mbetet një utopi pa njohjen zyrtare të Kosovës nga ana e Republikës së Serbisë.

 Është jashtë çdo mendjeje të shpallet çfarëdo përparimi real e thelbësor midis Tiranës e Beogradit sa kohë që status quoja e imponuar ndaj Kosovës nga Serbia të vazhdojë.

 Kjo është një status quo e imponuar ndaj interesave shqiptare dhe serbe në përgjithësi dhe ndaj proceseve paqësore e integruese në rajon, kontinent dhe hapësirën evroatlantike. 

Prandaj ‘Serbia ta njohë Kosovën’  dhe ti hjekë Listat e çlirimtarëve nga Data baza e Interpolit(serb) ngase nuk ka kuptim që edhe pas 17 vjetëve të çlirimit të Kosovës  nga Serbosllavia  thjesht si një sllogan për konferenca shtypi, por si një imperativ i kohës, që vetëm sa vjen e bëhet më urgjent për vetë Sërbinë si imperativ i kohës.

*****


(Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Burim  të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Ce Zene e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.

Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar,lider kombëtar

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.)

Agjencioni Floripress

Cikël poetik nga Përparim Hysi


Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.






Kohë pleqërie 


Ç’është ky vështrim?!



Ç’është ky vështrim mu në dritë të syve

E vërej atë dhe pak zë “dridhem”

Se humbas tutje hamendësive

Dhe nuk di në jam i saktë, tek jap përgjigjen:



Ky vështrim mu në ninëz të syve

Më bën apel dhe më fton për një flirt

Unë po sikur gati e kam përgjigjen:

Mos më thotë ky vështrim:- Më prit!



Është një ftesë që dot s’e refuzoj

I këndellur nga ftesa, vura krahë si zok

Zgjata krahët dhe nxehtë të përqafoj

Pastaj,”dëmin” e “paguam” të dy tok.



Pa titull



Majat e leshrave të tu më gudulisën

Dhe ndjeva sikur shkela mbi gjëmba

Mbajta një çast frymën; sytë m’u përpëlitën

Dhe, kur pashë që u largove, gati u shëmba…



Je e freskët



Je e freskët si freski mëngjesi

Faqet e trëndafilta freskia t’i skuqi

Mua, sa të pashë, më hipi nepsi

Dhe nuk pyeta fare nga turpi.



Se jam nga ata që turpin e ha me bukë

Dhe ato faqe të trëndafilta dua që t’i puth

Të them të drejtën:- Nuk duroj, nuk…

Ndaj zë e më ha imi trup.



Pra, tek të shoh, nuk ndihem rehat

Një e dy e sytë ngulur mbi ty

Kurrë nuk i kam thënë vetes:- Mjaft!

Dhe tani që jam pleqëri.



Kam “frikë” nga dashuria e grave



E di që do bëni buzën vesh më vesh

Tek ky titull i poezisë sime

Ndonjë dhe do zërë të më përqeshë:

-Përparim! Shkove… lajthite.



Miq e mikesha, fare nuk kam lajthitur

Por flas për një “fushë” që mirë e njoh

Mendoj se kam të drejtë: jam goxha burrë i thinjur

Dhe kam ç’të tregoj për to.



Ka prej tyre që të çojnë në shatë çesma

Dhe as tek njëra nuk të japin një pikë ujë

Natyrisht, jam aq i ndershëm që mos i lakoj me emra

Por dashuria e grave të bën pak “rrëmujë”.



Ta zëmë… ke flirtuar, por bën silkur s’të njeh

Ta zëmë… se ke mike për tërë jetën

Jo “vetëm nuk të njeh”, por bën sikur nuk të sheh

Se tani “mikja”, ndryshe e ka kthyer fletën.



Po.Kam “frikë” nga dashuria e grave…



Vështrimi i gruas që dashuron



Vështrimi i gruas që dashuron

Kurrë s’arrin i plotë që të përshkruhet

Është tamam si një jehonë

Që, sa bën “blic”, dhe zhduket.



Është si një psherëtimë që të hyn në zëmër

Dhe lë në shpirt gjurmë të rënda

Një vështrim i tillë, pothuajse ëndërr

Kujtdo që i drejtohet, bën që t’i dhëmb zëmra!



Tiranë, 5 janar 2016


Nëse...

Nëse e pësova si Timoni nga Athina *
Se me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova
Sikur në kurbet do të më prisnin me dafina
E them troç: si Timoni e pësova!

Po mirë m'u bë, se e pata nga koka
Koka ma bëri dhe ajo ta pësojë
Asgjë, asgjë nuk të fal bota
Mësim le t'u bëhet, kush vjershën do lexojë.

U ktheva në Shqipëri dhe çdo gjë nga e para
Askush nuk më fali, qoftë dhe "thërrime"
Penduar qeshë që plaçkat i fala
Dhe më shumë u thinj kjo koka ime.

U dogja nga qulli dhe zura t'i fryj kosit
Se për një thelë, pagova një pelë
Kurrë nuk mbijnë qime në kokë të qerosit
-Mos i falni plaçkat! Këto vargje si apel.

*Timoni nga Athina fali çdo gjë dhe, kur mbeti me gisht në gojë, u zhgënjye se askush nuk e ndihmoi (Shih "Timoni nga Athina" të Shekspirit).

10 maj 2016


Rrota e fatit

Rrota e fatit më ka shtypur; rrotë e fatit më ka"vrarë"
Kurrë me fatin nuk jam grindur,sado s'më mori për mbarë
Unë s'jam grindur kurrë me fatin, e pranova si më erdhi
Dhe aspak s'i kam inatin, se s'u bë, fundja, kiameti.

Rrota e fatit rrotullohet, sepse fati është rastësi
Ndoshta për mua vonohet, zë e vjen në pleqëri
Që të vijë në pleqëri, këtë fat ku ma gjen
Në u "vonua" deri tani, pse më duket sikur po vjen?

Se njeriu rron me shpresë (shpresa,- thonë,- vdes e fundit)
Nuk e shihni që po pres:-Mos kem vujatje në çast të fundit!

13 maj 2016



POETI

"Pushteti i njerëzve shfaqet me POETIN!" - G Ë T E

POET! Ke dalë pak jashtë kohe
Si në lojën e shahut ke rënë në "ceitnot" *
Mos u prpas, nëse pak lexohe
Unë e di mirë: nuk e meriton atë notë.

Se koha është e keqe,e ngarkuar me strese
Ku veç mashtrimi dhe paraja lozin "arushë"
Unë e di,Poet! Ti nuk ha "aso gjelle"
Dhe kjo kohë përverse me inat të mbushë

Mos u prpas dhe vargjet t'i bësh pushkë
Mbuhsur me fishekë për të vrarë prapësitë
Se dhe në kohë paqeje një POET është në luftë
Ndaj nuk i ndahen gjëmbat dhe e kryqëzojnë si Krisht!

* ceitnot - lëvizje brenda një kohe të caktuar.

Tiranë, 14 maj 2016


Peizazh dimri

Zhveshur nga gjethet pemët kanë trishtim
E ndjejnë lakuriqësinë deri në palcë
Nga oxhakët e shtëpive seç del tym
Për çudi, në valët e radios, ndjehet një valc.

Unë bie preh e gjithë këtij vëzhgimi
Dhe mëndja ikën e mbrrin diku
Aq e humbi, moj mike, Përparimi
Sa me mënjde, erdh andej nga ju.

Se dimër qe dhe ra dëborë e parë
Kur, sakaq, e mbi mua ra një top bore
Hodha sytë dhe ndjeva veç më fal
- Më fal, - the e skuqur, - më fal, jam fajtore!

E gjithë kjo ndodhi vjen e më pushton
Dhe kotem, tek rri vetëm, e çlodhem me nge
Trishtimi i pemëve dhe kjo borë që s'pushon
Ma morën mëndjen dhe ma sollën atje.

Fjollat e borës zënë e dëndësohen
Dhe rruga mbulohet me petkun e bardhë
E ndjej trishtimin e pemëve (duket sikur ankohen?!!!)
Dhe vuaj si ato... e në shpirt dhëmb një plagë.


Gjithmonë

Gjithmonë e kam dashur dëborën
Siç duket, më thërret fëmijëria
Zë e sjell ndërmënd kohën
Kur, si fëmijë, na pushtonte kënaqësia.

E dua ngjyrën e saj të bardhë
E dua dhe, sakaq, bëhem si fëmijë
Sado që mbi trup kam mardhë
Mardhë se dimër është tani.

Ndërsa shtresa e bardhë pushton mjedisin
Dhe zogjtë zënë e cicërojnë trisht
Për çudi, ky peizazh ma ngroh shpirtin
Ndaj bëj tutje, fëmijërisë.

Kur luanim me topa prej bore
A me dëborë ngrinim portret
Kapem pazgjidhmërisht nga çastet prore
Dhe përtërihem me të vërtetë.

Dëbora zë e bie me fjolla
Unë fjollat i ndjek që pas xhamit
Oh, sa më kënaq kur bie dëbora
Dhe rihem e vijnë çastet e noksanit. . .


Dimër

Nga supet e muzgut, ndihet një refren kënge
Ndërsa dimri ka shkelur me putra ariu
Motivin e këngës e sjell në mëndje
Dhe ndjej peizazhin kur gjithçka ngriu.

Gjethet janë zhdukur;vranësirë ka në qiell
Dimri zë e shfryn si gjyryk kovaçi
Një shpirt më hyn, një tjetër më del
Por motivi i këngës, ke parë që më kënaqi.

Kujtesa ime si një parcelë e mbjellë
Ku rritet një pyll përherë i gjelbër
Kujtesë, moj kujtesë, tani çfarë më sjell?
Motivet e një kënge ku s'ndihem i vjetër.

Fragmentet e këngës i mbledh. Kënga vjen e plotë
Për dimrin e ftohtë, më as që nuk pyes.
Thoshin që më 21 dhjetor, do merrje fund, moj botë?!!!!
As besoj në fundbote dhe më duket se kurrë s'do vdes.

Se besoj tek jeta... dhe tek dashuria
Dimrin e acartë me vargje unë e mund
Monument për jetën sot është poezia
Jetë! Je e bukur! Botë nuk ke fund!


Më kulloi shpirti

Ja: më kulloi mua shpirti
Është si ujërat e borës në prill
Nodhka që dhe në ditëdimri
Unë, kokëbardhi, u ktheva bandill.

Kështu ndodhi me mua sot
Ja që humba pas një syri
Në djall! Përmbysu, o moj botë!
Se ika pas një panje-prilli.

Dhe i lashë unë flokët e bardha
(a nuk thonë që do përmbyset bota ???)
As pyes më sot nga mardha
Ika nga më thërret magjiplota.

Dimri vu majat nga thëmbrat
Tani rreth e qark ka behar
Jo. Për asgjë nuk pyesin zëmrat
Zëmrat ku reciprokisht ka mall.

Kështu ndodhi me mua sot
Kështu ndodhi dhe me "atë"
Nuk ka përmbysje. Më e bukur je, o botë!
Dashuria do të jetojë për gjithnjë.

* Shkruar këtë funddhjetori
29 dhjetor 2012


MMos më thoni

Mos më thoni: - Je i mbajtur! Gjasme fare s'paskam rënë?!!!
E, si qenkam unë i mbajtur, kur më duhen një palë dhëmbë?!
Kur më duhen një palë dhëmbë, kur më duhen një palë këmbë,
Kur ca zoga kanakare, kakarisin dhe s'më lënë.

Se më shohin që s'kam këmbë, se më shohin të pa dhëmbë
Më ngacmojnë dhe nuk më lënë, se s'i ndjek se nuk kam këmbë.
E më rroftë e "mbajtura" mua: shih me sy e bëj sehir
Se më gjetë si qenin mua: hyr në derë e tund peshqir...
8 tetor 2001


Në...

Në u dergjsha unë në shtrat, si të gjithë: se do vijë fundi?!
Do të shihni: çohem "fap", në ardhtë vajza gushëpëllumbi.
E kam dashur qysh i ri; po s'desh fati, nuk desh fati?!
Dhe kam qarë me oi: sa kam hequr unë, i ngrati!

Se s'harrohet malli i vjetër; pas e ke atë si rrodhe
Malli i vjetër, plagë e vjetër; oh, moj plagë që rrodhe-rrodhe.
Do të ngrihem unë nga shtrati, do t'ju them: - Prisni pak!
Se tani më mbërriti "fati", që të çmallem, unë kam hak...
8 tetor 2001


Pres e nuk lëviz

Dy gropëza në faqe
Ja dhe një nën mjekërr
Sikur qenkan shumë
Nëma një, patjetër.

Ti mba kë të duash
Unë një begenis
Dhe s'ngutem, avash...
Pres dhe nuk lëviz.
13 tetor 2001


Në shullë

Në shullë ku ngroh lëkurën siç bën në verë gjarpëri
Jap e marrë kujtoj qëkurën; përsiatem unë, i varfëri.
Pala-pala vijnë kujtimet, dhe më mbushin nostalgji
Dhe s'më ndahen regëtimat, për një kohë që s'vjen përsëri.

Ishtrij këmbët gjer e gjatë; zë e kthehem në anë tjetër
Një kujtim më mban më gjat (ku harrohet "bukë e vjetër")
"Bukë e vjetër", malli i vjetër seç më hapin plagë të re
Dhe, sado që jam i vjetër, "fluturoi një çast në re?!".
29 shtator 2001


Ke parë?

Ke parë ti që s'heq dot dorë, nga gjësend që t'u bë ves
Plevitosur, je me "kollë" që të ngau në një mëngjes
Dhe tani që, ngarkuar thinja, elbete je babagjysh
Thuaj tek mija qinda: sheh një vajzë; përkulesh dysh...
8 tetor 2001


Çuditem me veten time

Unë çuditem pak me veten, ndërsa kotem për së largu
Më vijnë çastet që paçë sefte, kur dhe valë më ishte gjaku.
Kur dhe valë më ishte gjaku, por dhe zëmra më qe valë
Miken të zënë meraku, e përrlaja si një ngjalë.

Tash dihet, m'u ftoh gjaku, edhe zëmra po m'u ftoh
Dhe rënkoj me derte plaku, aq sa zëmra më bën "oh!"
Se kujtimi më merr "osh" dhe ma sjellë miken tek pragu
O moj mike mbetshë shëndosh (vallaha, a "pret sojaku?!").
29 shtator 2001


Aq më bën

Aq më bën që tash u plaka, aq më bën dhe në u zbardha
Tek i zoti ardhka haka, siç vjen pas ditës, nata.
Dua të jem prapë i ri, që të dalë e të dëfrej
Që të madhen dashuri, unë prej zverku ta rrëmbej.

Që të endem, hallakatem: pa një brengë e pa një hall
Ta lë tutje një çast plakjen; pleqëri, të veshë në djall!
Jak, këtu, rini e bukur! Moj çapkënia që s'njeh fre
Pleqëri të kam mundur: me rininë tani jam, de!...
29 shtator 2001


O moj lule manushaqe

O moj lule manushaqe!
Ç'më kënaqe! Ç'më kënaqe!
Kur t'i putha gushë e faqe
Kur t'i putha aq e aqe!

Sy e vetulla seç t'iputha
Mjalti qe aty, tek buza
Dhe u ndeza, dhe u dogja
O moj lule, nga të poqa?!...
29 shtator 2001


Ç'do të gjente?

Ç'do të gjente, po t'ma jepje (po t'ma jepje atë buzë?)
Moj të hëngshin njëmijë dreqe! Pse u bëre zjarr e shpuzë?
Zë e dridhesh si me ethe (nga t'u qepa, më rëntë pika!)
Apo s'je e hollë si gjethe (mos po dridhesh vallë nga frika?!)

Mos ki frikë e mos u dridh, sepse gjurmë unë nuk do lë
Se nuk jam unë aq i "lig?!" (pse ke frikë? Më thuaj, hë?!)
Buza është si puna e hënës (hëna rihet, bëhet prapë)
Ndaj t'u qepa këmba këmbës, veç për buzën tënde-mjaltë...
10 tetor 2001


Në takim

Pispillosur, kollarosur se po vija në takim
Se keq më ke plagosur (ah, ta dish, o shpirti im!)
Edhe prita zëmërngrirë; pothuaj ngriva unë kallkan.
Erdhe ti dhe më ke shkrirë, kur më puthe, o moj xhan.
10 tetor 2001


Vjen një zonjë

Vjen një zonjë symëshqerrë, edhe dang mua isharet
Por nuk jam si të "tjerë", që aq shpejt të bie në "rrjetë?!"
Se jam burrë "namuzëli"; oh,sa herë kam rënë nga fiku!
Nuk jam "gruri halëzi" dhe lezet s'më ka ashiku.

Mirëpo zonja është aty dhe mbi mua syrin kllap
Se më njeh për "qejfëli" (qejfi im ka shkuar me vakt?!)
Po dhe kështu nuk shkon fare; nuk duroj të më vërë "brirë?!"
Tash u futa unë në "valle"; këtë "valle" e luaj mirë...
15 tetor 2002


Një vajzë që vjen me vrap

Një vajzë që vjen me vrap
Mu tek unë ndalet pak.
As e njoh dhe as më njeh
Mirëmëngjes, më thotë, de!

Mirëmëngjes, dhe unë ia kthej
Por më tej si do vejë?
Se anglishten unë s'e flas
(që s'e flas, sa nuk pëllcas!)

Më sheh drejt e mu në sy
(ah, më plaçin që të dy!)
Për të parë dhe unë e shoh
Për t'i folur? Lëre,oh!...

Eh, ç'më gjeti, mua, të shkretin!
Moj anglishte, bëfsh lanetin!
Më "la" tjetra në klasë
Kur e pa që s'di të flas...
3 gusht 2001


Më je nisur

Më je nisur dhe ormisur: terezi m'i ke të tëra!
Syri im i çakërdisur: sa tek buza, aq tek llëra!
Sa tek buza, aq tek llëra; tutje-t'hu gjezdis noksani
Opopo se si u bëra! Plasa-plasa mikexhani

Mbeta-mbeta i nemitur; m'u pre goja dhe s'kam zë
Si rrufe më ke goditur! Moj e mira si asnjë!
Dhe, ashtu, i nemitur; sulem-turrem nëpër tym
Se jam bërë si i lajthitur; ndalu, moj, të mbushem frymë.
11 shtator 2001



Është nëntor (poezi malli) - Nga Përparim Hysi

Është nëntor
(Kur ika nga Atdheu...dhe...)

Është nëntor e po del vjeshta; dimri, gati, po troket
Unë po digjem porsi eshka; eshkë po digjem me vërtet.
Nuk po digjem dashurisë, se më piku diku malli
Por po digjem nostalgjisë, se po lë vëndin nga halli.

Halli i madh që qenka ikja, veç kush ikën, më jep hak
Se nga mëndja sa s'ndërliqa, se në zëmër kam farmak.
Jam farmak e shkuar pelinit, i pi grahamt me filxhan
Zëmra e vrarë e Përparimit, si duron e nuk bën bam?!...

3 nëntor 2000


Këtu qeshë e këtu rrojta

GJysh stërgjyshi këtu qeshë; këtu qeshë e këtu rrojta
Rrugën nuk e pata shesh; herë përpjetë e herë me gropa.
GJysh stërgjyshi s'rrojta mirë, porse rrojtja më "pëlqeu?!"
Se është vëndi im i mirë; me kërkënd nuk e këmbej.

E, që thoni, mor zotërinj! Thatë apo nuk thatë gjëkafshë
Po lë vëndin e florinjtë, një copëherë do vete jashtë
Unë e di se ku do vete, ka gradaçela e pallate
Vendin tim unë s'e ndërroj: me flori të mbushur kate!

Në s'kam qenë bir Oxhaku, në s'kam patur unë çifligje
Për Shqipëri më rreh gjaku, jam mburojë prej çdo të lige
Për flamur të kuq të saj, e, për zhgabën mu në mes,
Do më zërë sa herë vaj dhe nga malli, për të, vdes.

3 nëntor 2000


Kur do nisem

Kur do nisem që të shkoj, gjer andej, në Amerikë
Më ka mbetur veç një javë; vij vërdall si rakitik!
Do lë miq e do lë shokë që i dua dhe më duan
Zëmra ime sa s'bie copë, gati lotët më shpëtuan.

Ca më thonë që të gëzohem, e të nisem sa më parë!
Unë sa vij e ligështohem, për çdo gjë unë kam mall.
Se më janë të gjithë të shtrenjta: edhe vënde, edhe rrugë
Dhe, sado që janë të shkreta, mua më shkojnë lotët çurgë.

3 nëntor 2000


Seç këlthet një zogë e gjorë

Seç këlthet një zogë e gjorë: thellë në pyll a s'di se ku?
Mua m'u bë zëmëra dëborë, po mbërdhij që ububu!
Se, siç dihet, humbi birin dhe s'e gjeti në fole
Mua më këputi shpirtin; nga kjo kltihmë më s'po fle.

Se kjo klithmë më vrau shpirtin, edhe unë si zogë e gjorë
Pak nga pak, thahem i gjithi: zëmra ime mbuluar borë.
Po marrë rrugët e kurbetit, tash që jam në vërsë të ikur
Sikur shkoj drejt "qametit": unikal dhe i goditur.

4 nëntor 2000


Hidhërim apo gëzim

Ditët numëroj me gishta: m'u shkurtua mua litari
9 nëntori është dita, kur do nisem për tek djali
Se është larg së këndejmi, mu në fund të Amerikës
Unë, fshatar e bir fshatari, do zë ballin e Floridës.

"U soll moti për së mbari", siç e thotë një këngë shkodrane
Nisem unë bashkë me Sikën, fluturojmë mbi oqeane
Ne që s'dilnim nga shtëpia; porse brënda, në "rrethim?!"
Tash do bëhemi aq të bredhur: hidhërim apo gëzim?!...

6 nëntor 2000


Tani

Tani, s'e mohoj: jam, tamam, derr i kënaqur
Notoj në mes të mirave e bollëkut
Po shpirtin, ama, e kam të mardhur
Me sy, si çapkëne, ma bën Shqipëria
Që më thotë: - Hë, sa do rrishë pa ardhur?!...

22 nëntor 2000


Në Orlando

- Do shkojmë në Orlando, - më thotë im bir.
Do të shohësh atje se ç'mrekulli?!
I hipëm makinës dhe sa sosëm në Orlando,
U befasova dhe thashë: - Jo. Është magji?!!!

Çudira që të luante çargu i kokës
Atje: gjithë mrekullitë e botës!!!
Po prapë se ç'ndjeva një "boshësi?!"
Thashë me vete: - Ku je,Shqipëri?!

22 nëntor 2000


Shtëpia ime

Shtëpia ime, e mbyllur me kyç
Dy javë që pret dikush ta hapë
Dua që andej të nisem yrysht
T'i them: - Më prit, se do kthehem prapë.

Shtëpia ime, e mbyllur me kyç
Ka mbetur si jetime
Një lot malli më bie sysh
Zëmra - copë e thërrime.

I them asaj të më presë
Se, pa u kthyer atje, nuk vdes.

22 nëntor 2000


Shokëve të mi

Ja, tek shkojnë një nga një te "Kashtorja"(1)
-Usta, na sill nga nje meze e raki!
Mungon dikush që i pëlqente faqorja
Mungon ai që raki klubi nuk pi.

Mungoj unë që s'pija raki klubi
- Mos e prisni! Humbi...humbi...
1.lokal ku pinim me shokët, ndonjëherë.

23 nëntor 2000


Më ka marrë malli për Fierin

Më ka marrë mali për Fierin ku punova kaq kohë
Edhe nisem me yrysht të takoj shokët që njoh
Do të ulem të pi kafe mu tek klubi i Kozma Gjatës
Dua të kthej me ta një godë, le të zgjat pas mezit të natës.

Më ka marrë malli për Fierin, e kua ka si ai qytet?!
Pse më ngjan aq shumë me diellin, se si diell më ngroh vërtet.
Dua të shkoj një çast atje; makari, të pi një kafe
S'më zë gjumi, më nuk fle: jam me Fierin kapurqafe...

24 nëntor 2000


Itaka ime

Sa vjet bëri Odiseu që u khtye në Itakë
Se e priste Penelopa dhe i biri Telemak?
Hoqi ç'hoqi, vet e di: det më det e sa kusur
Unë do nisem në Shqipëri; kam Itakë në Mbrostar-Urë (1)

Le t'më dalin mua Circe, le t'më dalin Polifemë
Unë e shoh që pret atje; më thotë: - Hajde, pse s'po vjen?!...
1.Mbrostar - Ura - fshati ku jetoj në Fier.

25 nëntor 2000


Në festën e pavarësisë

Shqipëri, të dua shumë: më je ulur shesh në zemër
Me oi po qaj unë; me oi siç qan një femër!
Në se ika unë nga halli, e lashë vëndin tim të mirë
Lotët çurgë më shkojnë nga malli, për ty shpirtin e bëj fir.

Në u mblodhëm sot së bashku: dhe Kosova, dhe Çamëria
Ne e ndjejmë që një është gjaku: zëmra për ne; Shqipëria.
Jemi mbledhur sot për festëm dhe njëzri brohorasim
Në t'u lipsishim Shqipëri, që të gjithë gjakun e falim.

26 nëntor 2000


Naim!

Thirrje Naim Frashërit
O Naim Poezia, ngreu nga varri veç për pak!
Se ç'ke shkruar për kurbetin, ma ke fjalën me kapak.
Këtu dita qenka tjetër, edhe nata tjatër natë
Edhe zogjët në cicërijnë, cicërimat, atje: mjaltë!

Ngreu nga varri, Bukurosh, edhe thirr me zë kushtrimi
Se kush shkoi në kurbet, nuk gjen fjalë ngushëllimi
E beson kush ra nga fiku, siç e tha dhe Nastradini
Po s'dëgjoi nga ai vesh, e pësoi dhe Përparimi

Tash që ra vet nga fiku, po bërtet sa shumë u "vrava"
Se kurbeti keq e piku, mezalla s'e mbyllet plaga.
Rri e hapur plagë e keqe, mezalla s'pranon ilaç
Shqipëri për ty po dergjem, veçëse ti më je ilaç.

28 nëntor 2000



Poezi Elegjiake - Nga Përparim Hysi


Shkruar përmjet lotësh...

Kujtim!...

Post mortum, Kujtim Spahivoglit
Ç'qe ajo dorë mizore që të vrau në gjumë,
Ty,shpirtbardhin, me zemër si pëllumb?
Vendim s'paska patur?!!! Të dënuan si qesim
Kë shkele në kallo, o i madhi Kujtim?!!!

Një gojë si gjeratore; e keqe, e ligë
Volli helmin e cmirës (një cmirë si shtrigë!)
Pëllumbin e bukur me shpirtin e madh
Befas, e degëdisën... nga Tirana, larg...

Të bënte beton e të hapte kanale
(ah gojë si zezonë, me gjuhë prej Kasandre!)
Dhe shpirti i bukur, u lodh, u cfilit
Të vretë pafajësia: nga pak dhe çdo ditë.

Dhe zemëra më s'duroi; befas u fal
Siç fiket qiriri që tretet ngadalë
Dhe iku pëllumbi diku në tëpakthim
Por ne që të duam, të presim Kujtim!

Skena të pretë dhe njerëzit të presin
Se njerëz si ti, nuk duhet të vdesin
Tek shkruaj këto vargje, më bëhet si i gjallë
Atje, tek poligoni, tek hapte një kanal (1)

Dhe them me veten time: (ndoshta e shoh prapë?!)
Ah, kjo shpresa ime, pse shpirtin ma bën plagë?!...
1. E internuan në Fier dhe, për çudi, punoi në fshatin tim Mbrostar-Ura në Fier.
13 tetor 2004


Lamtumirë, mik!...

Poetit, Spiro Sota
Një lajm i zi, i lig dhe i rëndë
Më shpon si me thikë e më lë pa mënd
Goja m'u pre, mendimet m'u mpinë
Jo. S'e mbaj dot helmin: qe si gjëmimë.

Gjëmimë që më tramaksi se erdhi papritur
E madhe befasia: më la si të goditur
Vdiq Spiro Sota! Poeti... fisniku
Zemëra m'u bë copa:më la vetëm miku.

Iku fsiniku me zemrën sa bota
Jo. S'është e mundur: nuk vdes Spiro Sota!
Se është duke pritur "anijen e bardhë..."
Aty, buzë detit, tek këlthet si pulëbardhë

"që kjo anije e bardhë të ndalet tek brigjet tona..."
Për këtë bën apel dhe lutet Spiro Sota
Jo të na kalojë afër dhe mos ndalet kurrë
Që ky, tranzicion, Shqipërinë mos sëmurë.
(Shënim: Ish nxënësi im, me profesion agronom, por qe Poeti i mirë dhe, njëkohësisht, piktor amator. Vargjet në thonjëza janë nga vëllimi i tretë poetik "Lutja")
17 tetor 2004


...çdo gjë është e mundur

Anita Bitrit, Siborës dhe nënës së Anitës...
Po ç'qe ai lajm i keq dhe i zi,
Që befas, aq befas, zemrat na shkallmoi?
Jo. Nuk është e mundur. Nuk ka se si?
Që kobëzarja vdekje ju t'ju gllabërojë?

Monoksidi i karbonit ju vrau në gjumë
JU vrau në gjumë; ju dërgoi në parajsë
Zëmrën sikur dikush ma qëlloi me plumb
Kam aq dhëmbje, sa gati po bërtas

Siç ishin në ngjallje, ashtu janë më pas
Sibora, e pafajshme, mu si lulebore
Sado që e di që kanë shkuar në parajsë,
S'rri pa të mallkuar, o vdekje mizore!
1: në thonjëza titulli diskut që la gjysëm...
20 tetor 2004


Sa vdekje e hidhur!

Sa vdekje e hidhur, e keqe, e zezë
Tri shpirtëra të ndritur u nisën për varrezë
Tinzare si gjarpëri, helmin si e volle?
Mirë nënë e bijë; Siborën si e more?!

I more që të trija: e pamëshirshme si një bishë
Më e ligë se kurrë, je, vdekje: ta dish!
Dhe kënga mbeti gjysëm ("çdo gjë është e mundur!")
Ma këpute shpirtin dhe qaj krejt i mundur...
20 tetor 2004


R I T A!...

Pas një ëndërre
Nuk di pse m'u shfaqe, pas vitesh, moj Rita?
Si një vegim i dhimbshëm që ma prishi gjumin
Zëmra zu të më dhëmbë si t'më ngulnin thika
M'u hap plagë e rëndë: mu si plagë plumbi

Se ja, m'u ravijëzove, tamam si një dritë
Dritë që mjegullën e kohës, befas e largon
Se ke kohë, kaq kohë që ke ikur, moj Ritë,
Po prapë je pranë nesh: ty askush s'të harron.

Si mund të harrojmë atë buzëqeshjen e pafaj
Mësuesen shëmbullore, bashkëshorten aq të mirë
Jo. Të harrosh ty, nuk është hiç kollaj
Dhe, pas këtij vegimi, veten s'e ndjej mirë.
(Shënim: Rita Guxo, ish nxënësja ime në vitet 1959-60 që u bë një mësuese emrekullueshme dhe bashkëshorte shëmbullore, por, mjerisht, vdiq para viteve 2000 nga një sëmundje e pashërueshme.)
29 tetor 2004


Pasunari

Dje nuk kishte brekë në bythë, sot paratë i ka me grushta
Se u mor me punë të pistë: sa me drogë, me prostituta
Elbete, ka ndryshuar "luk" dhe të hiqet si zotëri
Unë e di që është kopuk; di si vuri pasuri.

Pa zë fryhet si gjeldeti, sa të duket ka vënë krahë
Oratkëri me të pushteti, unë e shoh dhe sa s'bëj "ah!"
Jo i gjeti, ku i gjeti? Aha, iks a ypsilon
Mbështetje tek pushteti, si furrik në tranzicion

Po ç' të them për milionerët (të pabrekët në mëngjes)
Nuk e mbaj dot të vjellët (pulë e tyre, bën dy vezë!!!)
Dalëngadalë synojnë pushtetin se me të kot s'janë ortakë
Nëpërkëmbin veç të ndershmin (do na hipin mu në qafë)

Po qëndruam me sytë të mbyllur dhe po bëjmë sikur s'i shohim
Po e mbajtëm gojën lidhur dhe harrojmë se duhet folur
Nesër shtrenjtë do ta paguajmë: me "doganë" e me "të-vë")
Se kjo skortë do na "hajë" (është provuar,dorë me një)

Mafiozë! Ju jemi qepur pas!

Xhemsi Xhefri- ambasadori amerikan
Akuzë e rëndë. Po emrat ku janë?
Ç'është ky lakim? Vetëm i përgjithshëm.
Duket vërtet si një tramundanë

Sikur po i nxjerr një nga një: Ç'janë të rrezikshëm?
Mjerisht, veç fjalë. Fjalët i merr era
T'u vihem prangat. Të japin llogari.
Vetëm atëherë, themi: erdhi pranvera

Se po vendoset drejtësi në Shqipëri.
Vendi do marrë frymë e do çlirohen
Të dalë Shqipëria nga gërçi asfiksues.
Gjithë ç'kanë bërë krime, të prangosen
Nderim do kemi për të Madhin akuzues!

Pushteti

Nuk ka gjë që më frikëson më shumë se sa pushteti
NJësoj si provimi; ca më shumë lufta.
Ashtu si një besmitar i mirë që ka frikë nga Ferri
E provova në kurriz dhe nga pushteti më zë krupa.
Halle ka shumë sa pesha e elefantit
Mundësitë qesharake: vetmë fjalë e fjalë
Pushteti më fut ethet e alarmit
Sikur mbu kurriz të më ketë hipur një kalë.

Pushtetin e pëlqejnë vetëm sharlatanët
Që bëjnë dallavere nxjerrin fitime
Ata që jo vetëm ia shalojnë mirë kalit
Dhe nuk duan t'i zbresin, sa të dalin fryme.

DUA...

Dua si Likurgu t'i ngre një përmendore të qeshurës
Jo se jam gaztor dhe nuk rroj dot pa qeshur
Dua që nga Shqipëria të largoj mendësitë e mesjetës
Që kanë në kokë politikanët mendjetredhur.
E qeshura të zgjatë jetën dhe SHqipëria e meriton
Më në mes të Tiranës të ketë të tillë përmendore
Ah, se ç'popull bujar! Për bujari me askënd s'ngjason
Këta politikanë të keq, të sfidoj me këtë përmendore.

Se ia nxinë Shqipërisë faqen e saj të bardhë
Sikur ende Shqipëria bënë gjumë letargjik
Dua t'i përqesh të gjithë këta bastardë
Qëndrimi i tyre? Ma shpall e më bën nevrik.

* poezitë që të gjitha janë shkruar në Florida, në vitin 2003. I sjell enkas që lexuesi të shohë se sa janë "jashtë aktualitetit" këto poezi.
Tiranë, 18 janar 2015

Mbyllur brenda

Mbyllur brenda se është dimër
Por me mendje vij tek ti
Që më ishe aq e çiltër
Moj e bukura, dashuri!

Shumë gjatë jetës unë kam dashur
E veçanta ke qenë ti
Të kujtoj me zemërplasur
Të harroj? Nuk ka se si?!

Tek shoh dimrin fryn e shfryn
Dhe rigon,pandalur, shi
Zë dhe shpirti më mbërdhin
Po ku je, moj mike, ti?

Vite kemi pa u parë
Humbur pa nam e nishan
Ende- ende unë kam mall
Po ti "ison" vallë ma mban?!

Tek shoh fshatin *

Jam ngjitur lart mbi kodër
Vështrimin hedh mbi timin fshat!
Bobo! Sa qenka bërë i vogël!
Dhe mbushem me inat.

Dikur ka patur mbi tridhjetë shtëpi
Tani kanë mbetur veç tre!
A s'është për t'ia marrë me oi?
A s'është për të pyetur:-Pse?

Kjo pyetje e ka dhe një përgjigje
Dhe kujen unë nuk e vë kot
NJerëzit janë vënë në ikje
"Arratinë" kanë marrë nëpër botë.

Kjo ikje nga fshati nuk më pëlqen
Sikur:"Ik të ikim,se na zunë?!!!"
Nga mendja bëhem krejt ujem
Nga shpirti, më zë si me shkumë.

* Petova e re në Fier që nuk ekziston më.

Ninull për vete*

Mbrëmë, në mesnatë, shpëtova në fill
M'u shfaq një luvgat (mos qe xhebarai?)
Mend më iku gjuha, aq zura të dridhem
Epo, u pa puna:- Të iki, të pirdhem!

Doja që të flisja. Të linte "luvgati?!"
Dhe po përpëlitesha,sikur erdhi sahati!!!
Kokën vija nga këmbët dhe këmbët nga koka
Dhe më dridheshin dhëmbët, nga dridhje të forta.

Po ç'qe ky "kusur" që befas më gjeti?
Dhe bëj unë sikur, nuk trembem laneti.
Mirëpo nuk qe e lehtë (kishin marrë vendim:
-Rrojte sa dsh vet, pra:- Mbathja, Përparim!

Zura të ngul këmbë, nuk doja të ikja
Vete ha me dhëmbë,se mos zgjohej Sika?! **
Pa ndeza dhe dritën. Llamburiti drita
"Luvgati" me vrap ikën. -Ç'bën, më pyeti Sika.

As i dhashë shpjegim, ngrihem nga krevati
Tani jam bërë trim,se iku "luvgati"
Vij tutej-t'hu (ja shpëtova prapë)
Mos ju ndodhtë ju! Eh, ç'natë e praptë!

* më ka ndodhur në dhjetor 2011 dhe u përsërit këtë javë.
** Imeshoqe

"Xixa" në dimër

Mu si vadhëz e zbardhëlluar
Para sysh: portreti yt!
Sa e shoh! Më ke mrekulluar
Them me vete:- Ku je, shpirt?

Vij si zog e mbrrij tek ti
Dhe trokas me sqep mbi xham
Opopo! Ç'mrekulli!
Shpirt! O shpirt! Si nuk bën bam?!

Hapet dera dhe pastaj
Ç'janë këto britma lemerie?!!!
Përjetoj dhe s'e kam kollaj
Më mpive, mike! Më mpive!

Tiranë, 25 -30 dhjetor 2014


Përzgjedhur nga Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...