
Në këtë spekter pasuror, divers atributesh, shoqata Shqiperia dega Vlorë manifeston ide qe nuk duan te mbeten thjesht në letër, por kerkon te bëhen pjesë e realitetit, duke trasmetuar mesazhe emancipimi nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon
Duke qenë se kjo shoqatë, u shërben gjithë shqiptarëve, që kanë të drejtën e shprehjes demokratike e të vlerave më të larta njerëzore, këto aktivitete organizohen në një masë të gjerë njerëzish, që e duan artin dhe e përqafojnë të bukurën. Edhe pse kjo shoqatë nuk ka shumë kohë nga krijimi i saj, përsëri me bindje e them se si nenkryetare e kësaj shoqate, fillimi duket i mbarë e poi gëzohet suksesit.
Në mes shumë aktiviteteve që janë organizuar, në një distancë kohore jo shumë të gjatë, aktivitetet e fundit, pasuan përsëri të suksesshme dh ete frytshme. Kur flasim për librat, vëmendja fokusohet tek kurioziteti dhe dëshira për ta pasuruar intelektin dhe shpirtin, nuk i reziston dot tundimit për të mos lexuar.
Kështu pra, dhurata më e bukur dhe sinjifikative që mund të merret për një fund-vjetor, janë librat. Në datën 21 Dhjetor, shoqata Shqipëria prezantoi projektin e saj të rradhës “ Një dhuratë librash për shkollën Balil Pelari”. Biblioteka e kësaj shkolle u pasurua nga 250 kopjo librash. Në pasurimin e kësaj biblioteke kontribuan shumë shkrimtarë, por gjithashtu edhe shumë shoqata sic janë; shoqata Drita, shoqata Lunxhëria, shoqata Labëria, Pena Albania etj dhe shkrimtarë si; Laureta Petoshati, Eduart Frakulla, Elizabeta Alikaj, Idajet Beqiri etj…
Atmosfera që krijoi shkolla “Balil Pelari”, nëpërmjet një programi artistiko-kulturor, e bëri më festive dhe më të këndshme këtë ditë të rëndësishme kalendarike për shoqatën Shqipëria. Por aktiviteti nuk përfundoi këtu. Destinacioni i rradhës ishte “Shtëpia e foshnjës” Vlorë. Kur bëhet fjalë për të dhënë buzëqeshje të pakufij, për të ngrohur zemra, për të dhuruar dashuri te pakursyer e të pa limit, kryefjala e jetës është “Fëmija”.
Përsëri u gjendëm në sofrën më të ngrohtë e më bujare, në shtëpinë e fëmijes. Në mënyrë simbolike, shumë dhurata u shpërndanë në duart e vogla të këtyre ëngjëjve që kërkonin m esy më tepër se kaq. Një atmosferë lumturie na përshkoi edhe ne, sepse sytë e qeshur të tyre e gëzimi i papërshkruar i vogëlushëve, trokiti edhe në zemrat tona.
Në këtë fund-vjetor, këto organizime speciale ishin më shumë se dhurata. Ishte një mesazh kulturor, një mesazh humanitar, një dedikim shpirtëror dhe një premtim, se udhëtimi i kësaj shoqate do të jetë i gjatë dhe shumë më i bukur, si në cdo herë të saj.
No comments:
Post a Comment