Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/04

“Të dashur fëmijë, ja pse nuk duhet të keni frikë nga koronavirusi”, letër nga mjeku italian


Nga Alberto Pellai


Është një virus. Është aq i vogël saqë mud të shihet veçse në laboratorë specialë me mikroskopë specialë. Prandaj na frikëson kaq shumë. Sepse është i pakapshëm me sy të lirë. Gjithmonë ne qeniet njerëzore kemi frikë nga gjithçka që na bën keq dhe që nuk mund të shihet.

I ndodhte njeriut që shkonte në pyll për të gjuajtur kafshë të egra. Ai nuk i shikonte dhe I duhej të shkonte t’i kërkonte. Ato qëndronin në vende të fshehta dhe, për të mos u vrarë, mundej që ta vrisnin. Aty truri ynë ka mësuar të ndezë emocionin e frikës. Na ka pajisur me kapacitetin e paralajmërimit të një rreziku që nuk shihet. Na bëjnë të ndjejmë alarmin e rrezikut që kur nuk kemi ende përballë nesh rrezikun. Në këtë mënyrë jemi më të përgatitur për t’u përballur kur na shfaqet përpara syve.


Frika është si sirena e ambulancës që ulëret brenda teje. E dëgjon dhe të paralajmëron që diçka e rëndë do të ndodhë. Nevojitet të shkosh në spital për të shmangur që gjërat të percipitojnë. Koronavirusi, sot, bën që të bien të gjitha sirenat e alarmit të të gjithë botës. Flasin vazhdimisht në televizion. Ka syresh mes të rriturve që janë më të qetë, të tjerë në ankth, disa syresh shumë të frikësuar: e mandej ka njerëz me nerva të fortë që po punojnë ditë e natë për të luftuar këtë rrezik.

Fatkeqësisht kanë anulluar ekskursionet shkollore. Nuk bëhen më stërvitjet sportive. Ngjan sikur jemi në luftë, kjo të vjen ndërmend. Ndjen një frikë të tmerrshme për ta përballuar. Nuk mund ta zhbëjë këtë frikë, por mund të them që, teksa është e drejtë të ndjesh alarmin për diçka që na kërcënon , në të njëjtën kohë duhet të mësojmë të kemi masë në qasjen ndaj gjërave dhe t’i marrim për atë që janë.

Është e vërtetë që koronavirus është një agjent i ri infeksioni që për të parën herë po godet qëniet njerëzore. Më parë ishte prezent vetëm në trupin e disa kafshëve.

Është e vërtetë: ka njerëz të infektuar nga koronavirusi që kanë vdekur. Megjithatë, këto janë pohime të tre të vërtetave që ne të gjithë i dimë tashmë, ja disa të vërteta të tjera që, në këtë klimë alarmi, duhet të tregohen, por që njerëzit i kapin shumë pak. Infektimi për momentin ka goditur një numër shumë të ngushtë njerëzish. Sëmundja është lokalizuar në disa zona të caktuara, të quajtura zona të shpërthimit të infeksionit. Kur u identifikua zona e shpërthimit, ekspertët morën të gjitha masat e mundshme për të mos e lejuar të dilte që atje. Është tamam si një kafshë në kurth. Ja pse banorët e disa rajoneve dhe qyteteve janë sot në izolim dhe karantinë. Iu është kërkuar të mos dalin nga territori i tyre, në mënyrë që të mos transportojnë virusin në vende që nuk ka mbërritur ende.

Sëmundja e prodhuar nga koronavirusi është e ngjashme me një grip. Të shkakton kollë, tështimë, temperaturë. Në shumë njerëz virusi nuk prodhon as këto simtoma. Vetëm pak njerëz sëmuren me simtoma shumë më të rënda, si pneumonia. Sot, 2% e njerëzve të infektuar nga virusi kanë vdekur. Kjo do të thotë që prej të gjithë të sëmurëve, vdes vetëm një person në 50. E duhet të dish mes të sëmurëve nuk ka fëmijë. Ose ta shpjegoj më mirë, duket se ata që janë në moshën tënde, kanë një aftësi të natyrshme t’i rezistojnë sulmit të virusit. Që, pra, nuk përbën një kërcënim të vërtetë për fëmijët.

Përpos kësaj, duhet të konsiderosh që në vendet në të cilat është përhapur infeksioni, ka mijëra njerëz. Prej atyre ,mijëra njerëzve, shumë pak marrin infeksionin, dhe prej atyre të paktëve vetëm një në 50 vdes.

Është e trishtueshme të dish që një njeri vdes nga një sëmundje. Megjithatë është e rëndësishme që ti të kuptosh që frika që ndjen,ka të bëjë me një kërcënim që ka pak mundësi të lidhet me jetën tënde. Por e gjithë bota, për të shmangur që kjo të ndodhë, sot po përpiqet që të shmang përhapjen e virusit.

Por, është thelbësore që njerëzit të alarmohen. Sepse kështu perceptojnë një risk dhe mësojnë të bëjnë gjithë çfarë nevojitet për të shmangur që ky të transformohet në një rrezik në rritje. Është ajo që kanë bërë me ty prindërit e tu qysh kur ke lindur. Të kanë mësuar që përpara se të kalosh rrugën, duhet të presësh që semafori të kthehet në të gjelbër. Në të kundërt rrezikon të tërhiqesh zvarrë nga një makinë. Kjo të ka lejuar të mësosh që të jesh në botë I sigurt, duke ditur se si të shmangësh rreziqet .

Të kanë mësuar që nuk mund të hash vetëm kotoletë dhe patatina. Sepse trupi yt ka nevojë edhe për fibra e vitamina që gjenden tek frutat dhe perimet. Vetëm në këtë mënyrë mund të kesh një trup të shëndetshëm. Të kanë mësuar që kur lundron në internet nuk duhet të japësh të dhënat e tua – emër, mbiemër e adresë –askujt, sepse nuk dihet se kush qëndron në anën tjetër.

Për koronavirusin është diçka e ngjashme. Bota tani paralajmërohet se jashtë është një virus për të cilin nuk dimë shumë gjëra. E prandaj duhet të mbrohemi. Çdo ditë në laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe kurën. Në çdo moment, njerëzit që na qeverisin po miratojnë ligje për të mbrojtur shëndetin tonë. Në të gjithë spitalet personelet mjekësore dhe paramjekësor janë gati të kurojnë njerëzit që do të mund të sëmuren. Dhe të sëmurët kanë 98% mundësi për t’u kuruar. Ashtu si në këtë moment, pothuajse e gjithë popullsia ka mundësi maksimale të mos sëmuret. Ekspertët e paranadalimit na thonë të bëjmë disa gjëra që janë shumë të rëndësishme: — nëse të vjen të tështishë a të shfryshë hundët bëje tek brryli . Në këtë mënyrë, jo vetëm që ulet mundësia e rrezikut për të përhapur koronavirusin, por çdo virus tjetër që ka të bëjë me rrugët e frymëmarrjes — laj mirë duart, lart, poshtë e mes gishtave, me sapun të lëngshëm, për dhjetë sekonda në vazhdim. Mund të këndosh ndërkohë “shumë urime për mua” teksa lan duart, kështu arrin të kryesh procesin për aq kohë sa duhet e ndërkohë thua diçka të bukur dhe fut brenda në shpirt pak gëzim — përdor kartopiceta dhe hidhi menjëherë në një kosh të mbyllur – mos i vendosni duart në gojë, sy, hundë (por tashmë e keni ditur këtë!) dhe mos ha thonjtë. Në fakt, mbaj të shkurtër dhe të rregullt.

Kjo është gjithçka ajo që mund të bësh, në radhë të parë për të mposhtur atë përbindëshin fantazmë, të quajtur koronavirus. Asgjë më shumë nuk mund të thuhet. Të kesh frikë sot është e natyrshme. Ne jemi të frikësuar dhe duhet të mbrohemi nga diçka që ende nuk kemi mësuar mirë ta njohim dhe të merremi me të. Por njeriu, gjatë gjithë historisë ka ditur si të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Mësoi të kapërcejë sëmundje shumë më të tmerrshme, ai shpiku raketa që mund të na çojnë në Hënë, ai zbuloi se si ta shndërrojë dritën e diellit në energji që e bën dritën të ndizet natën në shtëpitë tona, kur ka errësirë jashtë.

Frika na bën të shohim të gjithë anën e errët dhe të zymtë të gjërave. Por ti mos humb në errësirë. Beso në punën e miliona njerëzve sot që po punojnë dhe po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit. Mëso t’i imagjinosh të gjithë sëbashku. Një ushtri e pafundme me miliona burra dhe gra – mjekë, studiues, shkencëtarë, infermierë, oficerë të zbatimit të ligjit – kundër një virusi mikroskopik të padukshëm. Ne do t’ia dalim, do ta shohësh që do t’ia dalim.

*Alberto Pellai është një doktor dhe psikoterapeut. Ai është gjithashtu kërkues shkencor në Departamentin e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Milano

Studimi i Universitetit të Harvardit ngre shqetësime serioze: Virusi mund të ‘ringjallet egërsisht’ në vjeshtën e 2020-tës


Rreziku Covid-19! A e ka ndjekur ky virus njerëzimin prej vitesh?


Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.


Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshme, por gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!
Një studim i ri nga Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara me titull “Strategjitë e Izolimit Social për të ulur infeksionin COVID-19” ngre shqetësime serioze, për kohën se kur përfundon pandemia e koronavirusit, rasteve e të infektuarve dhe të vdekurve, si dhe heqjes së kufizimeve në të cilat jetojmë aktualisht.

Shkencëtarët në hulumtimin e tyre, përmes përdorimit të të gjitha të dhënave në dispozicion për koronavirusin dhe evolucionin e tij, shohin se masat për trajtimin e sëmundjes nuk janë të njëjta, por përkundrazi ndryshojnë hera-herës sepse virusi ka shumë të panjohura, shkruajnë mediat e huaja.

Në fakt, përmes përdorimit të një modeli matematikor, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndërhyrjet nuk do të jenë të mjaftueshme për të hequr qafe COVID-19, deri në atë masë sa që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të plotësojnë nevojat, në këtë rast SHBA.

Kjo do të thotë se masat e izolimit shoqëror që janë marrë mund të sigurojnë që epidemia të zvogëlohet gjatë verës së ardhshme, por gjithashtu mund të çojë në një ‘ringjallje të mprehtë’ të virusit vjeshtën e ardhshme. Dhe kjo situatë do të përsëritet deri në të paktën 2022, siç parashikojnë studiuesit.

Propozimi i tyre është rritja e kapacitetit të kujdesit spitalor, konkretisht Njësitë e Kujdesit Intensiv, që përveç zvogëlimit të kohëzgjatjes së epidemisë, do të sigurojë që pacientët me sëmundje serioze të mbahen gjallë.

Në veçanti, studimi thotë se një periudhë e vetme e izolimit shoqëror, karantina në të cilën jetojmë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar rënien e sistemit shëndetësor nga epidemia e koronavirusit në të ardhmen. Mbani në mend, kjo lë një pjesë të madhe të popullatës “të prekshme” ndaj sëmundjes në të ardhmen.

Nëse nuk përdoren strategji alternative, zgjidhja e vetme për të shpejtuar përfundimin e epidemisë është rritja e kapacitetit të sistemit shëndetësor, domethënë, më shumë shtretër dhe njësi në kujdesin intensiv. Në këtë mënyrë shumë njerëz do të sëmuren në secilën “valë”, por do të marrin kujdesin e nevojshëm.

Siç shpjegojnë shkencëtarët nëse izolimi zbatohet me kohë, pasi shanset për “ringjalljen” e virusit në të ardhmen mund të jenë të mëdha, nuk është njësoj sikur të mos kishim marrë masa që nga fillimi!



“Përfundimisht s’do jetë i kontrollueshëm”, shkencëtari i Harvardit flet pë koronavirusin: Mund të preket 70% e popullsisë globale


Epidemiologu i Universitetit të Harvardit, Marc Lipsitch, ka parashikuar që koronavirusi “përfundimisht nuk do të jetë i kontrollueshëm” dhe brenda një viti do të infektojë midis 40 dhe 70 për qind të njerëzimit, sipas “The Atlantic”.

Por shkencëtari këshillon që të mos krijohet panik, pasi nuk ka vend për shqetësime të mëdha. Sipas Lipsitch, shumë prej atyre njerëzve nuk do ta kenë infektimin në shkallë të rëndë dhe madje nuk do të tregojnë fare simptoma, gjë që tashmë është rasti për shumë njerëz që janë testuar pozitivë për virusin.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ai nuk mendon se virusi mund të ndalet. Viruse si SARS, MERS dhe gripi i shpendëve përfundimisht u përmbajtën pjesërisht, sepse ishin më intensivë dhe kishin një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.


Por për shkak se koronavirusi aktual, i njohur si COVID-19, mund të jetë asimptomatik, ose të paktën shumë i butë, ka një shans më të mirë që njerëzit me shumë mundësi do ta kalojnë në ditën e tyre si një grip normal. Megjithatë, lajmi i keq është se ky virus bëhet më i vështirë të gjurmohet dhe parandalohet nëse nuk shfaq simptoma.

Në atë kuptim është i ngjashëm me gripin, i cili gjithashtu mund të jetë vdekjeprurës, por shpesh kalon dhe personi i infektuar nuk ka nevojë as të kërkojë kujdes mjekësor. “The Atlantik” raportoi se Lipsitch nuk ka dalë vetëm në këtë parashikim. Ekziston një konsensus që shpërthimi përfundimisht do të shndërrohet në një sëmundje të re sezonale, e cila, sipas tij, një ditë mund ta shndërrojë “sezonin e ftohjes dhe të gripit” në “sezonin e ftohjes, gripit dhe COVID-19”.

Por ndikimi i koronavirusit nuk po ndodh vetëm në shëndetin e njerëzve në botë, por edhe në zhvillimin e ekonomik të vendeve. Shumë kompani që kanë mbyllur prodhimin e tyre në Kinë, kanë lënë të tjerë në vendet europiane dhe në SHBA pa produkte masive për të shitur, kryesisht kompanitë teknologjike, duke ulur parashikimet për fitimet e tyre. Tashmë kompani të mëdha si “Apple” kanë deklaruar se prurjet nuk do të jenë ato që ishin parashikuar në bilancet e mëparshme, duke shënuar rënie.

“Goldman Sachs” e uli perspektivën e rritjes ekonomike së SHBA-së për tremujorin e parë, pasi ekonomia e vendit merr një goditje nga shpërthimi i koronavirusit global. Banka e uli parashikimin e rritjes së PBB-së në SHBA në vetëm 1.2 për qind nga 1.4 për qind, duke parë një zvarritje nga epidemia. Kjo normë e rritjes është në mënyrë drastike më e ngadaltë se rritja e 2.1 për qind në tremujorin e katërt dhe 2.3 për qind për vitin e plotë 2019.

“Rreziqet zvogëlohen qartë kur shpërthimi i virusit të përmbahet”, tha Jan Hatzius, kryeekonomisti amerikan në “Goldman”, të hënën. Numri i rasteve të koronavirusit jashtë Kinës u rrit kohët e fundit, duke shkaktuar frikën e një ngadalësimi të zgjatur ekonomik global nga përhapja e virusit. Aksionet pësuan një shitje të shpejtë të hënën, me “Dow” që ra 800 pikë. Koreja e Jugut ngriti alarmin e koronavirusit në nivelin më të lartë gjatë fundjavës, me numrin më të fundit që e çoi totalin e infektuar në më shumë se 750, duke e bërë atë vendin me shumicën e rasteve jashtë territorit të Kinës.

“Prodhimi i ulët jashtë Kinës për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit ka mbetur i papërfillshëm deri më tani dhe shumica e sektorëve kanë inventar të mjaftueshëm për të vazhduar prodhimin si normal deri në të paktën tremujorin e dytë”, tha Hatzius. Goldman parashikon se disa nga aktivitetet që kanë pësuar humbje do të kthehen në rritje tremujorin e dytë nëse virusi përmbahet.
.


“Kjo pandemi e ka kthyer botën tonë përmbys”, Flet doktori që ndihmoi në shfarosjen e lisë: Ja çfarë do të ndodhë me COVID-19



Larry Brilliant thotë se nuk ka një sferë kristali për të parë të ardhmen. Por 14 vjet më parë, Larry Brilliant, epidemiologu që ndihmoi në zhdukjen e lisë së dhenve, në një fjalim për TED Speech, e përshkroi se si do të dukej pandemia e radhës. Në atë kohë dukej shumë e tmerrshme për t’u marrë seriozisht.

“Një miliard njerëz do të sëmuren,” tha ai. “Ndërsa 165 milionë njerëz do të vdesin. Do të ketë një recesion global, depresion dhe kosto për ekonominë 1 deri në 3 trilion dollarë, do të jetë më keq sesa vdekja e 100 milionë njerëzve, sepse shumë më shumë njerëz do të humbnin punën dhe përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor, në mënyrë të tillë që pasojat janë pothuajse të paimagjinueshme”.


Brilliant është sot kreu i bordit të Ending Pandemics (Fundi i Pandemive) dhe po ndan përvojën me ata që janë në “vijën e zjarrit”. Jemi shumë larg nga 100 milionë viktimave nga koronavirusi, por megjithatë, kjo pandemi e ka kthyer botën tonë përmbys.

Brilliant ka qenë këshilltari teknik për filmin horror “Contagion”, tani një zgjedhje e mirë për ata që po rrinë të mbyllur në shtëpi. Përveçse ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekjen për t’i dhënë fund lisë, Brilliant, i cili tani është 75 vjeç, ka luftuar gripin, poliomielitin dhe verbërinë dhe dikur ka drejtuar krahun jofitimprurës të Google, Google.org.

Unë isha mes dëgjuesve në vitin 2006 kur ju mbajtët fjalimin tuaj në TED. Dëshira juaj ishte “Më ndihmoni të ndaloj pandemitë”. Nuk u plotësua dëshira juaj apo jo?

Jo, nuk më është plotësuar kurrë, megjithëse sistemet që unë kërkova sigurisht që janë krijuar dhe janë përdorur. Është shumë qesharake sepse kemi bërë një film, Contagion.

Ne të gjithë po e shohim atë film tani.

Njerëzit thonë se Contagion është parashikues. Ne thjesht iu referuam shkencës. I gjithë komuniteti epidemiologjik ka paralajmëruar për 10 ose 15 vitet e fundit se nuk kishte diskutim që do të kishim një pandemi të tillë. Ishte thjesht pyetja kur do të vinte. Është e vështirë t’i bësh njerëzit të dëgjojnë. Dua të them, Trump largoi admiralin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili ishte personi i vetëm në atë nivel që ishte përgjegjës për mbrojtjen pandemike. Me të iku gjithë rezultati i punës, stafi dhe lidhjet. Dhe pastaj Trump shkurtoi fondet e [paralajmërim i hershëm] për vendet në mbarë botën.

Keni shpjeguar domethënien e koronavirusit të ri.

Novel do të thotë që është e re. Që nuk ka qenie njerëzore në botë që ka imunitet, sepse mund ta ketë pasur më parë. Kjo do të thotë se është i aftë të infektojë 7.8 miliardë vëllezërit dhe motrat tona.

Meqenëse është i ri, ne ende epo mësojmë për rreth tij. A besoni se nëse dikush që është prekur, dhe shërohet, mund të infektohet sërish?

Unë nuk shoh asgjë në këtë virus, edhe pse është i ri, që bie në kundërshtim me këtë. Ka raste kur njerëzit mendojnë se janë infektuar sërish, por ka më shumë të ngjarë që të jetë një gabim i testit sesa një rikthim i virusit. Por do të jenë dhjetëra miliona prej nesh ose qindra miliona prej nesh ose më shumë që do ta marrin këtë virus para se të përfundojë gjithçka, dhe me një numër të madh si ai, pothuajse çdo gjë që ju pyesni “A ndodh kjo?”, mund të ndodhë. Kjo nuk do të thotë se është me rëndësi shëndetësore publike ose epidemiologjike.

A është ky shpërthimi më i keq që keni parë ndonjëherë?

Është pandemia më e rrezikshme në jetën tonë.

Neve na kërkohet të bëjmë gjëra, sigurisht, që nuk na janë kërkuar kurrë – të qëndrojmë në shtëpi, të mbajmë disa metra distancë nga njerëzit e tjerë, të mos shkojmë në tubime në grup. A po marrim këshillat e duhura?

Epo, tani që po flasim, po pretendoj se jam në një seancë meditimi, por në të vërtetë jam gjysmë i karantinuar në Marin County. Po, kjo është këshillë shumë e mirë. Por, a morëm këshilla të mira nga presidenti i Shteteve të Bashkuara për 12 javët e para? Jo. Gjithë sa kemi marrë ishin gënjeshtra. Duke folur si një zyrtar i shëndetit publik, ky është akti më i papërgjegjshëm i një zyrtari të zgjedhur që kam parë ndonjëherë në jetën time. Por ajo që po dëgjoni tani [për të izoluar, mbyllur shkollat, anuluar eventet] është e drejtë. A do të na mbrojë plotësisht? A do ta bëjë botën të sigurt përgjithmonë? Jo.

Të ulim kurbën.

Duke e ngadalësuar ose ulur atë, ne nuk do të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të rasteve, ne do të shtyjmë shumë raste të reja, derisa të kemi një vaksinë – të cilën do ta bëjmë, sepse nuk ka asgjë në virologji që më bën të frikësohem se ne nuk do të shpikim një vaksinë në 12 deri në 18 muaj. Përfundimisht, do të arrijmë te unaza e artë e epidemiologut.

Çfarë është kjo?

Kjo do të thotë, A, një pjesë e madhe e njerëzve e kanë marrë sëmundjen dhe janë bërë imunë. Dhe B, kemi një vaksinë. Kombinimi i A plus B është i mjaftueshëm për të krijuar imunitet në shkallë të gjerë, që është rreth 70 ose 80 për qind.

Shpresoj të arrijmë te një antiviral për Covid-19 që është kurativ, por përveç kësaj është edhe profilaktik. Është sigurisht e paprovuar dhe është sigurisht e diskutueshme, dhe sigurisht që shumë njerëz nuk do të pajtohen me mua. Por unë ofroj si provë dy punime në 2005, një në “Nature” dhe një në “Science”. Ata të dy bënë modelimin matematikor me gripin, për të parë nëse ngopja me vetëm Tamiflu e një zone rreth një rasti gripi mund të ndalonte shpërthimin. Dhe në të dy rastet, funksionoi. Unë gjithashtu ofroj si provë faktin që në një moment ne menduam se HIV / AIDS ishte i pashërueshëm dhe një dënim me vdekje. Pastaj, disa shkencëtarë zbuluan ilaçe antivirale dhe ne kemi mësuar se disa prej këtyre ilaçeve mund të jepen para ekspozimit dhe të parandalojnë sëmundjen. Për shkak të interesit të lartë për të mposhtur Covid-19, ne do të investojmë njohuritë shkencore, paratë dhe burimet për gjetjen e antiviralëve që kanë karakteristika profilaktike ose parandaluese.

Kur mund të dalim nga shtëpia pa frikë?

Nëse kjo do të ishte një ndeshje tenisi, unë do të thosha se tani ka përparësi virusi. Por ka vërtet një lajm të mirë nga Koreja e Jugut – ata kishin më pak se 100 raste sot. Kina kishte importuar sot më shumë raste sesa kishte nga transmetimi i vazhdueshëm nga Vuhani. Modeli kinez do të jetë shumë i vështirë për ne që ta ndjekim. Ne nuk do t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Por modeli i Koresë së Jugut është ai që mund të ndjekim. Fatkeqësisht, ai model kërkon të bësh numrin proporcional të testeve që ata bënë – ata bënë një çerek milioni. Në fakt, deri në kohën kur Koreja e Jugut kishte bërë 200 000 teste, ne ndoshta kishim bërë më pak se 1 000….

A duhet të mbajmë maska?

Maska N95 është jashtëzakonisht e mirë. Poret në maskë janë tre mikronë të gjerë. Virusi është një mikron i gjerë. Kështu që ka njerëz që na thonë mire “kjo nuk do të funksionojë”. Por ju provoni të imagjinoni tre futbollistë të mëdhenj, të cilët po nxitojnë për të shkuar për drekë përmes të njëjtës derë – ata nuk do të hyjnë dot. Në të dhënat e fundit që pashë, maska siguronte mbrojtje 5-fish. Kjo është vërtet e mirë. Por ne na duhen spitalet dhe duhet t’i mbajmë profesionistët e shëndetit të aftë të vijnë në punë dhe të jenë të sigurt. Kështu që maskat duhet të shkojnë atje ku duhen më së shumti: te kujdesi për pacientët.



“Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë”

Një epidemiolog i shquar italian, Pierluigi Lopalco, Profesor i Higjienës në Piza, për shumë vite në Stokholm, ku ai koordinoi strategjitë e vaksinimit për Qendrën Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ishte ndër të parët që kuptoi se çfarë do të bëhej koronavirusi.

Në një intervistë në “La Repubblica” ai tha se beson që kjo është situatë e njëjtë me gripin spanjoll të vitit 1918 dhe thotë se nëse qeveritë nuk do të kishin marrë masa izolimi dhe nuk do të kishte kujdes intensiv, mund të ishim në një situatë ku pandemia do të kishte marrë mbase 100 milionë jetë. Profesori beson se Covid-19 mund të mundet, por do të zgjasë.

Profesor, le të fillojmë me pyetjen më të njohur në këtë periudhë: kur do të ndodhë kulmi?


“Dy, tre ditë pasi të vëzhgojmë kurbën duke u ulur vazhdimisht mund të themi se ka pasur një kulm. Nuk ka kuptim që sot të jemi në gjendje të bëjmë parashikime: modelet e parashikimit në Covid-19 janë sot si parashikimi i motit. Ata punojnë në 24 orë, ato janë të mira në 48 por tashmë pas 72 orësh nuk janë më të besueshme. Variantet e përfshira janë aq shumë sa e bëjnë të pamundur të bësh një parashikim përtej të menjëhershmes. Kush e bën atë ose ka një sferë kristali, ose llogaritje që unë nuk i njoh.

A do të zgjasë?

“Jo pak. Mbi këtë duhet të jemi shumë të qartë me njerëzit. Kam dëgjuar gjithashtu gjëra të jashtëzakonshme për t’u thënë atyre që janë përgjegjës për rolin: Ministri i Sporteve tha që kampionati i futbollit mund të rifillojë në fillim të majit”, me dyer të hapura apo pas dyerve të mbyllura. “Por për çfarë po flasim? Para tetorit mendoj se do të jetë e pamundur të kthehen njerëzit në stadium. Parashikimi im është që masat kufizuese do të zgjasin të paktën deri në verë: mund dhe duhet të ketë një zbutje të masave, ne do të kthehemi në punë, për të dalë jashtë, por gjithçka do të duhet të bëhet me shumë qetësi dhe me kujdes”.

Por atëherë e gjithë kjo përpjekje është e kotë?

“Përkundrazi, po na shpëton. Numrat thonë se tashmë ka pasur një ngadalësim dhe në këto orë unë imagjinoj se do të shohim një tjetër. Ka kështjella, dhe unë mendoj mbi të gjitha Lombardinë, të cilat ende nuk janë pushtuar. Milano është një rast që padyshim na shqetëson shumë: nëse virusi thyen brigjet e qyteteve metropolitane, qendrat urbane me një dendësi të lartë të popullsisë, bëhet një problem edhe më i rëndësishëm”.

A po thoni që nuk e dimë se kur do të përfundojë?

“Unë po them se problemi nuk është kur, por si përfundon. Ne duhet të shpresojmë që kulmi nuk është aty dhe se e gjithë kjo do të zgjasë sa më gjatë. Mundet vetëm në këtë mënyrë, duke shtrirë epideminë në kohë, që ne do të jemi në gjendje të jemi të sigurt për të kuruar dhe të shërojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Sepse duhet të jemi të qartë edhe për këtë: ne mund ta shërojmë Covid-19”.

Duket se jo…

“Fatkeqësisht, numri i viktimave është shumë i lartë. Sepse virusi shkakton pneumoni të rëndë që mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit e brishtë. Por kurohet. Duhen mjekë dhe reparte të disponueshme. Infektimi është kaq i shpejtë sa mund të mos ketë më kohë. Ngadalësimi i shpejtësisë së transmetimit është një ushtrim në demokraci: të gjithë duhet të kujdesemi për veten, sepse, le të jemi të qartë, kjo është spanjollja e vitit 2020. Covid duket shumë si ndikimi që bëri midis viteve 1918 dhe 1920 gripi spanjoll, me 500 milionë të sëmurë dhe 50-100 milionë vdekje. Do të ishte kështu edhe sot nëse nuk do të kishim kujdes intensiv dhe nëse nuk do të merrnim masa drastike për të kufizuar infeksionin, si ato që morëm. Gjithçka do të zgjaste një muaj dhe do të linim pas 100 milionë vdekje. Ne kurrë nuk mund të pranojmë një tmerr si ky”.

A bëri qeveria gjithçka që duhej?

“Sipas mendimit tim, është sjellë shumë mirë. Bëri zgjedhje të drejta dhe të guximshme para të tjerëve. Ne duhet ta pranojmë këtë. Sidoqoftë, unë do të doja t’ju jap disa këshilla: komunikimi i është besuar plotësisht buletinit të orës 6 të mbrëmjes së Mbrojtjes Civile. Por ky është një buletin lufte, janë shifra të jashtëzakonshme që nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se i frikësojnë njerëzit edhe më shumë. Është një gabim. Unë mendoj se, në vend të kësaj, duhet të tregoni se çfarë po bëni, që të shpjegoni pse kemi zgjedhur këto masa dhe ku duam të shkojmë. Italianët janë njerëz inteligjentë, ata po e demonstrojnë këtë edhe në këtë rast, por duhet ta kuptojnë”.

Ende ka shumë njerëz në rrugë!

“Është e vërtetë. Por jo vetëm që duhet të ndëshkohet. Por gjithashtu të shpjegohet. Dhe mos kini frikë ta bëni atë: vitet e fundit kam punuar kryesisht në programe vaksinimi. Unë i kam parë dhe dëgjuar në të gjitha ngjyrat: komplote, lëvizje, jo vaksina. Ne jemi një vend i filozofëve dhe poeteve. Madje edhe shkencëtarët nganjëherë janë më të apasionuar pas historisë së biologjisë sesa vetë biologjisë. Por njeriu duhet të jetë i durueshëm dhe të mos humbasë kurrë shpresën. Dhe nëse keni nevojë të dilni, kur të ktheheni, lani duart shumë mirë me sapun dhe ujë të nxehtë”.

Ka shumë diskutime për nevojën e tamponëve për të gjithë !

“Bërja e tamponëve për të gjithë është e kotë. Por është e nevojshme, përkundrazi, ta bëjmë atë test për të gjithë simptomatikët dhe ata që janë në kontakt me pozitivët”. Veriu po vuan. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë imazhet që vijnë nga Bergamo, nga Brescia. Ka shumë frikë për Jugun, ku ju keni zgjedhur të shkoni për të luftuar. Cila është situata?

“Rritja është më e ulët se ajo që ndodhi në Veri. Por epidemia është pranë. Ne kemi kohë për të organizuar më mirë rrjetin spitalor. Po bëhet një punë të shkëlqyeshme”.

Bëtë zgjedhjen më të papritur: pranuat ftesën e presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano dhe u kthyet në shtëpi, ku lindët dhe nga ku ishit larguar për shumë vite, për të bërë koordinimin shkencor të Forcës kundër koronavirusit. Pse zgjodhët të ktheheni në Puglia?

“Presidenti i rajonit, Michele Emiliano më thirri. Ai më tha: bashkatdhetarët tuaj kanë nevojë për ju. Koordinimi shkencor është i nevojshëm. Si t’i thosha jo?”.

Del parashikimi, kur përfundon epidemia



Ashtu si qepenat ulen dhe dritat fiken, e gjithë bota duket sikur ka “ulur perden” dhe “është mbyllur”, nga pandemia e rrezikshme e COVID-19.

Në vendet që dikur shihje ngutjen e qytetarëve dhe ritmin e jetës së përditshme, sot sheh “qytete fantazmë”.

Vendet po aplikojnë kufizime masive në jetën tonë, nga mbylljet e shkollave deri tek ndalimet për udhëtime dhe madje daljet me orar nga shtëpia, si në Shqipëri.

Është një reagim i pashembullt global për një sëmundje. Por kur do të përfundojë dhe kur do të jemi në gjendje të vazhdojmë me jetën tonë të dikurshme, që edhe pse ka pak javë që “ka ndalur”, na duket shumë e largët tashmë?

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se ai beson që Mbretëria e Bashkuar mund të “ndërrojë drejtimin e valës” së shpërthimit brenda 12 javëve të ardhshme dhe vendi mund ta shporrë koronavirusin.

BBC shkruan se edhe nëse numri i të prekurve nga virusi fillon të bjerë në tre muajt e ardhshëm, atëherë do të jemi akoma shumë larg përfundimit.

Mund të duhet një kohë e gjatë që të jemi jashtë saj përfundimisht, ndoshta vite.

Është e qartë se strategjia aktuale e izolimit të pjesës më të madhe të shoqërisë nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë. Dëmi social dhe ekonomik do të ishte katastrofik.

Ajo që vendet kanë nevojë është një “strategji dalje” – një mënyrë për të hequr kufizimet dhe për t’u rikthyer në normalitet.

Por koronavirusi nuk do të zhduket.

Nëse hiqen kufizimet që frenojnë përhapjen e virusit, atëherë rastet e të infektuarve në mënyrë të pashmangshme do të rriten.

“Ne kemi një problem të madh në atë që është strategjia e daljes dhe si do të dalim nga kjo”, thotë Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.

Hulumtimi për vaksinat po zhvillohet me një shpejtësi të paparë, por nuk ka garanci se do të jetë i suksesshëm dhe do të kërkojë imunizim në një shkallë globale.

Supozimi më i mirë është që një vaksinë mund të jetë akoma 12-18 muaj larg nëse gjithçka shkon mirë. Kjo është një kohë e gjatë për të pritur kur tani po përballemi me kufizime të pashembullta shoqërore dhe të papara ndonjëherë gjatë kohës së paqes.

“Të presësh një vaksinë nuk duhet të quhet me emrin strategji, kjo nuk është një strategji,” i tha BBC-së Profesor Woolhouse.

Imuniteti natyror – të paktën dy vjet larg

Strategjia afatshkurtër e Mbretërisë së Bashkuar është që të pakësojë rastet e të infektuarve sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve, kur të mbarojnë shtretërit e kujdesit intensiv, atëherë shifrat e vdekjeve do rriten.

Sapo të ulet numri i rasteve, mund të hiqen disa masa kufizuese për një farë kohe, derisa rastet e te prekurve të rriten dhe të nevojitet një tjetër fazë kufizimesh.

Por kjo mund të jetë e pasigurt. Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, tha se “vendosja e afateve absolute nuk është e mundur”.

Kjo, pa dashje, të çojë në infektimin e gjithnjë e më shumë njerëzve.

Por kjo mund të zgjasë me vite, sipas Prof Neil Ferguson nga Imperial College London:

“Ne po flasim për uljen e infektimit në një nivel ku, shpresojmë se, vetëm një pjesë shumë e vogël e vendit do të preket. Pra, përfundimisht, nëse do ta mendonim këtë për dy vjet plus, mbase një pjesë e mjaftueshme e vendit në atë pikë mund të ishte infektuar për të dhënë njëfarë shkalle të mbrojtjes së komunitetit”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër i mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.

Flori Bruqi

Pandemia e COVID 19, ISIS dhe raporti i SHISH/ Si po organizohen grupet terroriste


Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor u përdorën, në fillimet e konfliktit në Siri, si rajone për rekrutime, çka solli një numër të lartë luftëtarësh të huaj terroristë (LHT) nga rajoni. ISIS/DAESH dhe Al-Kaeda e kanë shënjestruar në vijimësi rajonin nëpërmjet propagandës, thirrjeve e nxitjeve për akte terroriste.

Aktualisht, gjendja paraqitet e përmirësuar, vendet e rajonit kanë përforcuar masat kundër terrorizmit, kanë vënë në zbatim strategji efektive e reforma ligjore në luftën kundër terrorizmit si dhe kanë forcuar bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar. Niveli i kërcënimit për akte terroriste në rajon vijon të vlerësohet i ulët, por me prirje në rritje, sidomos në prag të ngjarjeve simbolike.



Deri tani, në rajon nuk ka pasur akte terroriste të bashkërenduara me pasojë viktima, por nuk kanë munguar nxitjet, organizimet për të tilla, të cilat kanë gjetur terren të përshtatshëm në individë të radikalizuar, të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të tyre. Synimet dhe planet për akte terrori janë identifikuar dhe neutralizuar në fazë të hershme.

Udhëtimet e Luftëtarëve të huaj terroristë nga Shqipëria drejt organizatave terroriste, pas vitit 2015 e në vijim kanë qenë të shpeshta. Pas trysnisë ushtarake, humbjes së Kalifatit të vetëshpallur fizik, reduktimit të financave dhe burimeve njerëzore, ISIS/DAESH ka filluar tashmë zbatimin e strategjisë së shndërrimit në një lëvizje klandestine, e cila vijon të përbëjë kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

SHISH-i vlerëson se kthime masive të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) nuk janë të pritshme në terma afatshkurtër. Një pjesë e tyre, mund të tentojë të kthehet në vendet e origjinës ose në vende të treta, nëpërmjet rrjeteve të trafikut njerëzor dhe krimit të organizuar.

Më gjasë, organizata do të tentojë të ringrihet në rajone me vakum sigurie. Kërcënimi terrorist në rajon dhe në vendin tone janë ulur ndjeshëm e po shkojnë drejt ndërprerjes. Numri i të raportuarve të vrarë është rritur: 21% e numrit total. Rreth një e treat e tyre janë kthyer tashmë, kryesisht para adresimeve ligjore. Në terma të përgjithshëm, të kthyerit në rajon kanë ruajtur profil të ulët por, shumë prej Luftërarëve të huaj terroristë të kthyer në vendet e origjinës kanë gjetur të njëjtat kushte jetese, çka ka ndikuar në radikalizmin e mëtejshëm të tyre dhe vijimin e veprimtarive ekstremiste apo bërjen pjesë të komploteve të zbulura terroriste.

Në raportin më të fundit të Shërbimit Informativ Shtetëror thuhet se mundësia që vendi ynë dhe rajoni të përdoren si vend tranzit për luftëtarët e huaj apo operativët terroristë drejt vendeve evropiane është në nivel të ulët, për shkak të forcimit të menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit dypalësh, rajonal apo ndërkombëtar me shërbimet partnere strategjike, por mbi të gjitha për situatën që po kalon e gjithë bota, me Covid 19.

Dëmi që njerëzit i kanë shkaktuar Tokës dhe ndikimi që do ketë koronavirusi COVID 19


Fotografi J.Henry Fair ka arritur të shkrep disa foto ku tregon më së miri dëmin që njerëzimi i ka shkaktuar tokës.


Sipas fotografit gjithë ky dëm ndaj tokës është pasojë e jetës moderne. 

Nga shpimi i puseve të naftës deri tek shkatërrimi i habitatit, të gjitha veprat e tij ilustrojnë anën e trishtuar të realitetit tonë modern.



Siç shikohet dhe në fotografit pamjet janë të mrekullueshme por njëkosisht dhe trishtuara për faktin se sa shumë ka ndikuar njerzimi në demtimin e tokës.

Por nga ana tjetër, izolimi i njerëzve në mbarë globin, ka rritur ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke ulur ndotjen në nivele minimale.

























Studiuesit zbulojnë klimën e “preferuar” të COVID 19



Koronovirusi  COVID 19 preferon motin e ftohtë e të thatë, e përhapet me ritme më të ulëta në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa. Dy studiues italianë, Francesco Ficetola dhe Diego Rubolini nga Universiteti Shtetëror i Milano, kanë zbuluar faktin e ri, duke studiuar raportin e rasteve me Covid-19 dhe kushteve klimatike në një shkallë globale.

Rezultatet, të publikuara në faqen e internetit medRxix, ngrenë nivelin e alarmit për rajone të mëdha të hemisferës jugore të botës (përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re), ku pandemia mund të godasë më rëndë gjatë muajve të ardhshëm.



Kujdesi, duhet të mbetet shumë i lartë, sepse virusi SarsCoV2 është një armik veçanërisht i fshehtë: ai është i aftë të prekë traktin e sipërm të frymëmarrjes, në mënyrë që të përhapet edhe nga ata që vuajnë vetëm nga simptoma të lehta, siç tregohet nga një studim i Universitetit Charité të Berlinit botuar në “Nature”, shkruan Ansa.

Sidoqoftë, sa më shumë të dimë për koronavirusin e ri, aq më shumë bëhet e mundur të kuptohet se çfarë mund të frenojë llojin e tij në botë.

Kushtet klimatike, për shembull, me ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos arritën në këtë përfundim pasi llogaritën shkallën e rritjes së rasteve Covid-19 në mbi 100 vende dhe makro rajone në të gjithë botën. Sipas tyre infeksioni përhapet më shpejt në temperatura mesatare duke nisur nga 5 grade C dhe lagështi mesatare e të ulët. Në të kundërt, në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa karakteristike për disa zona tropikale, epidemia duket se do të përhapet shumë më ngadalë.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë globin, që prej nisjes së përhapjes dhjetorin e vitit të kaluar është 1.123.156.



Vatra e pandemisë  COVID 19 ,tashmë është  edhe në Europë, ku Italia po regjistron çdo ditë shifra dramatike, ndërsa numri i viktimave atje i ka kaluar 13 mijë. Pas Italisë, epidemia po shtrihet në Spanjë dhe Britani.

Gjithashtu, në Shtetet e Bashkuara nuk ndalen parashikimet e frikshme. Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Kuomo paralajmëroi se 4/5-at e infektuarve e që kanë nevojë për intubim në sallat e terapive intensive do të ndërrojnë jetë.

Jeta u rrezikohet të paktën 16 mijë njujorkezë. Aktualisht Nju Jorku numëron mbi 1300 të vdekur 25% e totalit në të gjithë Shteteve të Bashkuara ka mbi 201 mijë raste aktive infektimi, gati gjysma e të cilave në Nju Jork.

Kërkesa për maskat mjekësore është shumë e madhe anembanë planetit për shkak të COVID-19 dhe një nga vendet që dallohet për prodhimin tyre është Turqia.



Aktualisht, Turqia po prodhon një milion maska ​​mbrojtëse, 5 mijë veshje mjekësore dhe 5 mijë litra dezinfektues me bazë alkooli çdo javë, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hulusi Akar.

Turqia dërgoi ndihmë mjekësore në Itali dhe Spanjë, vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. COVID 19.

Turqia ka regjistruar 20.921 raste të koronavirusit COVID 19 , ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar 425 nga COVID 19 . Gjithsej 484 njerëz janë shëruar plotësisht pas trajtimit nga COVID 19.

FB

Maria van Kerkhove: Koronavirusi COVID-19 ,nuk kursen askënd, por vdesin dhe shumë të rinj



Organizata Botërore e Shëndetit është e shqetësuar se koronavirusi po merr gjithnjë e më shumë jetë të rinjsh. “Njerëzit me moshë të re po sëmuren rëndë dhe po vdesin nga COVID-19, megjithë perceptimet se sëmundja është vetëm një kërcënim për të moshuarit”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.

Në një konferencë të transmetuar nga Gjeneva, ekspertët e OBSH-së treguan rastet në Kinë, Korenë e Jugut, Itali dhe pjesë të tjera të Evropës ku njerëzit në moshë 30, 40 dhe 50 vjeçare kanë vdekur nga virusi.



“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke u sëmurur rëndë”, tha epidemiologia dhe udhëheqësja teknike e OBSH-së për përgjigjen ndaj COVID-19, Maria van Kerkhove.

“Në përgjithësi shumica e njerëzve që janë prekur nga sëmundja janë rëndë dhe pasi përfundojnë në spital kanë nevojë për kujdes intensiv janë të moshuar dhe me sëmundje të tjera. Por ajo që ne po shohim në disa vende është se ka disa njerëz në të 30-at e tyre, në të 40-at e tyre, në të 50-tat e tyre, që janë shtruar në spitale dhe që kanë vdekur”, tha ajo.

Kerkhove u bëri thirrje vendeve që të përpilojnë të dhëna për të veçuar ato raste të pacientëve të cilët janë me të vërtetë asimptomatikë dhe kurrë nuk vazhdojnë ta zhvillojnë virusin nga ata pacientë që në fillim pa simptoma dhe më pas zhvillojnë simptoma të virusit.

Pas kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar edhe e dashura e tij shtatzënë e infektuar me koronavirus COVID 19


Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.


Johnson vetë rezultoi pozitiv me koronavirus javën, ndërsa e dashura e tij, e cila është shtatzënë, shkroi në Tëitter, se kishte kaluar disa ditë në shtrat me simptoma të koronavirusit.

“Kam qëndruar në shtrat javën e kaluar me simptomat kryesore të Coronavirus. Nuk kam nevojë të testohem dhe, pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë. Të qenit shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësues“, shkroi ajo.

Armela Hyseni tregon për marrëdhënien me reperin e njohur


Ish-banorja e “Big Brother”, Armela Hysi postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej e ulur në prehërin e një djali.

Fotoja qarkulloi menjëherë në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u zbulua se djali në foto ishte reperi shqiptar Escobars. Ata u përfolën për një lidhje por nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Armela i hodhi poshtë të gjitha aludimet duke treguar se ata janë vetëm miq.
Të njëjtën gjë ajo ka treguar edhe në një intervistë për “Panorama Plus” ku ka thënë më tepër rreth marrëdhënies me reperin. Ish- banorja tregoi se ata janë njohur në një rreth shoqëror dhe nuk e imagjinon dot si partner të ardhshëm.


“Me Escobarin jemi njohur nga miq të përbashkët. Jemi thjesht shokë që kalojmë mirë në grup shoqëror. Unë nuk e njoh aq mirë dhe nuk e shoh si një partner të ardhshëm, por thjesht si shok të mirë”, është shprehur Armela.




Mbi librin e Amarda Ekmekçiut, “Korali blu”

Armela Hyseni tregon për marrëdhënien me reperin e njohur - Hapur
Armela HYSI



Në fizikën kuantike gjithkush e di se asgjë nuk mund të ndodh në se nuk ekziston një vëzhgues, “the observer”. Kjo dukuri që problematizonte aq shumë vetë Ajnshtajnin, është një realitet i konceptuar ndryshe edhe për artin dhe një fakt i pamohueshëm sa për zhvillimin e tij aq edhe për njohjen në masë të vetë krijuesit e krijimtarisë së tij; por për individualitetin e tij, kjo nuk hynë në punë. Artisti, poeti, nuk ndjen nevojën të vëzhgohet që të evolojë. Për artistin e lindur, dallimi – edhe nëse vjen një ditë, si pjesë e suksesit dhe e përvetësimit nga shoqëria, e artit të tij, kjo është e mëpasshme. Është një rrjedhojë, jo shkaku. 




Përveçësia e artistit, është tek alkimia që stimulon me vetë qenien e tij, mes ndikimit të përvojës në prorjen nga e vërteta dhe magjia. Është të vëzhgojë në heshtje e vetmi dhe të përgjojë intimitetin e ndjenjës, trishtimit, gëzimit, mallëngjimit, përbërjes së çdo sensi, t’i filtrojë dhe t’i ri sjellë këto, tashmë të kulluara e të pasuruar me tjetër dinamizëm të ri e jetë – krejt i vetëm përpara botës… Këto qenë ndjenjat e para që më solli libri i ri i Amarda Ekmekçiut, me ta mbaruar, ose më saktë shijimi që vjen tek preh mendjen pasi ke lexuar diçka që të ka tërhequr deri në fund.

Amardën personalisht e njoh pak deri aspak, (megjithëse e përbashkëta argëtuese e njerëzve është se pothuajse të gjithë kujtojmë se njihemi: madje në sukses të gjithë bëhemi miq dhe në heshtje njihemi mirë nga e kundërta, logjikojmë shkëlqyeshëm se sa e lehtë është jeta e tjetrit, por që “idiotësia” e tij dhe vetëm, e bënë të vështirë –“e jona” është “një punë” ndryshe padyshim!), por ndjej se është shumë e sinqertë në poezinë e saj. I kthehet fëmijërisë shpesh aty, si në kujtime, si në ndjenjë, ashtu edhe kur e takon në sytë e vazhdimësisë së saj të bukur, të fëmijëve biologjik a virtual, librave, ose të bukurisë së natyrës që e gërsheton vazhdimisht e me ndërgjegje në vargun e saj. E ndjej se është një njeri i bukur dhe kjo i vjen aq natyrshëm, por për këtë nuk duket të jetë shumë e ndërgjegjshme. As për bukurinë e jashtme, ndërgjegjësim që përherë vjen jo aq nga pasqyra, sesa nga bindja e brendshme dhe ajo, jo se është naive, por është modeste deri në thelb. (Dhe duke qenë se është dhe njohëse e mirëfilltë e mirësisë në çdo gjendje e ekzistencë, krijon natyrshëm harmoni brilante qashtërsie, prandaj duke i ngritur një kult kësaj, i mendon të gjitha njësoj të bukura, pa e ndjerë se sa e veçantë është ajo vetë.) As për botën e saj ideale që e derdh pareshtur për të zbukuruar atë të vërtetën, dhe pse jo gjithmonë i kuptohet kjo “sakrificë” shpirtërore.

Amarda nuk pranon asnjë zhgënjimi të mos i hedhë dritë të vërtetë personale, edhe kur i kushton ndjenjë të shumëfishtë, bardhësi nga e vetja virgjëri, prafullima prej thërrmimit të të vetit shpirt xixëllues, që djeg për pishtar, të shohin të gjithë. Në poezi këtë e bënë me frymëzim, me pasion, gati me vetëmohim, sikur ka mbajtur një cep të kësaj bote të përgjaktë për të na ftuar vetëm të kalojmë bukur, të kujtohemi, të trishtohemi vetëm për të bërë art. Të trishtohemi siç trishtohemi nostalgueshëm kur shohim qiellin me yje, jo dëshpërim, jo sepse lëngojmë, por sepse shërohemi, çlirohemi, zbukurohemi. Duke marrë gjasa madje nga biografia e saj letrare, duhet thënë se ka ruajtur të njëjtën freski të adoleshencës në varg dhe filozofimi që i ka shtuar, sido që me të njëjtën gjuhë, me më tepër fjalë-bashkime ka ngjyrime drite dhe shprese.

Në çdo poezi gjen prezent ndjenjën dhe vargje të një poeme që ajo vazhdon të mëkojë e njëkohësisht të mëkohet prej saj, nga faqja në faqe, nga titulli, në titull e vargje që të ngrohin.

“Kokë lëshuar mbi pragun e ditës/ pa limite e skaje qiellore/ dëshirat hedh mbi altarin fjalës/ dhe endem aty…”

“Lehonë mbi gjoks, derdha vajzërinë!” thotë poetja tek poezia që hap librin “KORALI BLU” që është një dritësimin i mëmësisë, që femrat shqiptare shpesh e njohin në moshë mjaft të re, por me koshiencën që bashkon kjo lumturi fondamentale, shpirtin e realitetit me poezinë. “të bardha si drita e yllit gëzimndezur” – poezia “FËMIJËRIA” ku gjithashtu vazhdon: “Hapi i gjelbërt mbi koren e tij, /thërrime prej tokës dytësuar/ brenda meje” njeriu prej dheu, prej toke, ama dhe prej fryme që bën poeten pas përditësimit në mënyrën e vet të kësaj epërsie konkrete, të vazhdoj me vargjet e fundit: “Pa zhbërë kësisoj këto mendime/ harruar kutizave sërish/ e sërish rikthehet ngadalë/ në kukulla sykaltra prej agimit…” siç një zhgënjim, a diç’ e mbetur pa thënë, apo pa kryer nuk mund të mos krijoj një thirrje, për fëmijërinë që ta mbështesë me energjinë e saj poeten dhe t’i jap fuqi të vazhdojë të sotmen: “Silueta shiu grijëzuar,/ si qiej vetmie /thurin ethshëm atë fluturim /patash të egra, /duke gërmëzuar ajrin në copëza të bardha resh/ shtegtimin drejt vegjëlisë.” …nga poezia me titullin grishës: “UDHËTIM V…”; temë e energji që prek në ton pakëz më dramatik edhe në poezinë “PËRQAFIM LARGËSISH”.

Me instinktin e brendshëm të njeriut, dhe me nuhatjen e letrarit, poetja e di që koha nuk ka mëshirë, për askënd ndaj shpirti epoet stinëve dhe “rrëkëllim vitesh në asfalt/, sokakut pas mesnate që uron/ vitet që ndezin qiejt…” nga poezia “VITET QË NDEZIN QIEJT” i kujton Amardës se është një tortë e madhe plot qirinj atje në qiell, që duhet shijuar, jo thjesht konsumuar prandaj ajo përgjigjet dy faqe më pas, tek poezia “Çast”: “Jo, mos fol! /Me puthjen praruar, /yjet ndezën qiellin këtë natë.”. Në të gjithë pjesën poetike të librit autorja Ekmekçiu mban me fanatizëm atë frymë që tradicionalisht mbajnë poetët e rinj me temat dhe frazat që tregojnë talent dhe perceptimin e poezisë që kalon fluturimthi pranë për t’u rrokur si një yllth i zjarrtë, i vërtetë dhe i paprekshëm njëkohësisht, një makth dhe një ëndërr …njëkohësisht… por dhe guxon e shpesh vë pikënisje të vetat, të reja, të niveleve që pretendojmë se ka prekur që tani: “Çmendurisht dashuritë/ prej kohërave tjetërsuar,/ buzë-etur, plasaritur gjer në kockë./ Nga Qellori/ ajo pikë takimi qe zhbërë në makthe,/ që pritja e gjatë i theu pa zhurmë/ pipëtimat e erës/ angullimat e një shpirti që të pret.” (“PENG I KOHËS QË NUK KTHEHESH PAS”); “dashurive të brishta,/ që derdhën pjalm ndër duar” (“NGJIZJE AGIMESH”) “..Ky shekull i pa jetuar, rrëfenjash/ i hirtë ky qiell meraku/ qyteti ku fsheh brengat e mallit…/.. pas hijes që thur në dyzim,/ figura e trajta të formëzuara/ dendur, pas emrit Njeri.” (“HIJËZA”).

Si poete Ekmekçiu përdor pak shenja pikësimi, por ritmi i poezive të saj e bënë leximin të rrjedhshëm dhe të këndshëm, vargjet përgjithësisht janë të thyer balancueshëm. Sintaksa klasike e kësaj poezie, mbështetet kryesisht tek përshkrimi i ndjenjave dhe gjendjes shpirtërore, në një paralelizëm aktiv me ambientin dhe natyrën, për të ndërthurur kontekstin dhe nocionet. Lë hapësirë dhe formon gjallëri jetike në varg që të bënë lehtë ta thithësh. Përdor titujt si moto të vargjeve që do të përtheksojë, ose dhe si përkushtim. Tematika është e larmishme, si në poezi ashtu edhe në prozë, me tendencën drejt individualitetit, që e bënë intime por dhe një rrëfimëtare transparente, që të lë të depërtosh me bujari, shumë thellë brenda saj…

Bota rritet si malli ynë bëhet det blu brenda shpresës…

Në prozë Amarda është më e drejtpërdrejtë. Më e çliruar, sikur poezinë e ruan për të zbukuruar, kurse prozën për të operuar. Poezinë për të ngjyrosur, prozën për të larguar çdo falsifitet, çdo maskë, çdo ngjitje pa dashje në sipërfaqen e bardhësisë së saj.

Më duhet të them se krijimi i fjalisë së saj, konceptimi, mënyra se si sjellë ndjenjën, trajektorja që i jep mendimit dhe tërë subjektit elegant që ka përzgjedhur për paraqitje, përcakton gjasa për një vazhdim tepër të pjekur të sajin në letërsi. Për momentin Amarda të kujton me çdo germë se sa e bukur është të dashurosh, të dashurohesh të vuash në vetminë e ëndrrës dhe pritjes për idealen e gjallnimit. Të zhvishesh nga tokësorja për të fluturuar në hyjnoren.

Në këtë vëllim, zhvillimi i subjektit sublim të bën të jetosh bashkë me autoren, sepse edhe pse substanca kimike që shohim të trajtëzohet në këtë krijimtari është heterogjene, ajo simbolizon në radhë të parë dhe me qëllimin kryesor të jetë e gjitha, një përcjellës i shkëlqyer i densitetit të ndjenjës me gjithë parametrat që paraqitet ajo në një përshtatje fizike të trupit. Nuk kërkon kohë ta përtypësh, ta copëtosh për ta bërë më të lehtë-kuptueshme dhe ky shijim gati viziv i fjalës, krijon pasazhe të këndshme kohore sa herë e përzgjedh për lexim.

Në prozë krijuesja e re Amarda Ekmekçiu ka përzgjedhur të flasë me fjali të shkurtra me kumt poetik. Është pasqyruese e shumë planeve njëherësh për të sjell figuracion në të gjithë tekstin. Është shpesh e sigurt në atë që thotë sepse mbart sigurinë e dashurisë së saj ndaj nuk trembet të bëhet kudo që nga konstative, në përcaktuese e përgjithësisë së shoqërisë deri didaktike. Jo se nuk vet-pyetet, por e bënë këtë duke dëftuar narrativën e parapërcaktuar. I pëlqen të vërë diku-diku, fjalë me germa kapitale, për të nënvijëzuar rëndësinë; krijon ambientin përreth me të njëjtat grimca që krijon atë përbrenda. Edhe pse me ende mjaft mundësi për reduktime dhe krasitje, nuk të lodh, siç të pëlqen egërsia e bimëve të lëna të lirshme horizontit.

Proza e autores përmban reflekse poetike, sa ç’dëfton dhe ngjyrime me brumë të mbrojtur me mjeshtëri, që të qëndrojë edhe në një prozë të gjatë me konstrukt më stabël dhe trajtim më impenjues. Është dukshëm shoqëria e përhershme e Amardës, dhe ashtu si dhe në poezi, ndonëse e ndarë në skicime të një-fryme, (diç më shumë a më pak se një a dy faqe, përkatësisht) ajo është një vazhdim i gjatë i një odiseje ndiesore që ri trajtohet në çdo paragraf duke ushqyer kohën reciprokisht – në të tre kah-bjerrjet e saj letrare. Gjatë leximit nuk të mbetet veçse të njësohesh me këtë rrjedhë kohore dhe të pozicionohesh analogjikisht, në lidhje me ç’predispozicion ke për dashurinë e vërtetë, si njeri, si shpirt në evolim, a si mbartës përvojash personale; por nuk mund gjithsesi ta mohosh, pasi faqe më faqe trishtimi i vuajtjes e përpos dhe gëzimi i saj do të të sensibilizojë padiskutim këdo.

Këto ishin disa mendime të shpejta, të cunguara do të thosha prej obligimit për të qenë konçize, sepse sido që s’doja të zgjatesha Amarda të jepet aq shumë në krijimtarinë e saj, sa të bën ta komentosh e ta komentosh pareshtur. Por do doja të mbyll me një varg të sajin në vend të përshëndetjes…

Na bashkon gjithmonë pika e horizontit

Ai, është vendi i takimit…

Sado e paarritshme duket për të tjerët.

Kejsi dhe Loreni “Dashuri në kohërat e Coronavirusit” – sipas Marquez



Kejsi dhe Loreni janë dy të rinj nga Tirana, që në 12 janar shkëmbyen unazat e fejesës. Ata thuajse prej dy a më shumë vitesh shiheshin çdo ditë. Kjo edhe për fatin se banonin jo vetëm në një lagje, por distanca e banesave të tyre është thjesht çështje hapash, aspak metrash, apo kilometrash.



Por, nga 12 marsi, Kejsi dhe Loreni shkëmbejnë shikime vetëm në ballkonet e shtëpive respektive. Të dy përshëndeten prej andej. Asnjë nuk del nga shtëpia, në zbatim të aktit normativ që Qeveria vendosi për izolimin në banesë.

Dhe janë pikërisht këta dy të rinj që të kujtojnë dashurinë në kohën e koronavirusit, ku takimet janë zëvendësuar me Whatsapp. Si Kejsi dhe Loreni janë edhe shumë të tjerë, që në distancë, apo frika e parhapjes, apo marrjes së Covid 19, i ka kthyer në dashuri të një forme krejt tjetër nga ajo klasike.

E kjo, jo pak të kujton kryeveprën e Gabriel Garcia Marquez. Shkrimtari i madh kolumbian ka shkruar romanin për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.

E kjo ndodh në kohët e “mortjes” së shekullit të 21, katastrofës më të paparë që pas Luftës së Dytë Botërore. Fermina Dasa dhe Florentino Ariza janë dy personazhet që puqen dhe kanë një fund fatal. Në këto rreshta nuk po ka rëndësi përmbajtja e librit, por një pyetje lind natyrshshëm: A po kalon Kejsi dhe Loreni, një kohë si asaj të Marquez?!

Një fragment nga romani:

…Po bëhej gati ta mbyllte, ashtu e këputur siç qe, kur pa Florentino Arizan të veshur si për ngushëllim në mes të sallës së shkretë. U gëzua, sepse kishte shume vite që e kishte fshirë nga defteri i jetës së saj dhe kjo që e shikonte me ndërgjegjen e pastruar nga harresa. Mirëpo, përpara se ta falenderonte për vizitën, ai e vuri cilindrin pranë zemrës dhe me duar të dridhura, por dinjitoz, e plasi lungën që kishte qenë ushqimi i jetës së tij.

-Fermina, – i tha. – Kam gjysmë shekulli që e kam pritur këtë ditë, për t’u betuar edhe një herë për besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë në jetë të jetëve. Ferminas do t’i qe dukur me siguri i shkalluar, sikur të mos kishte pasur arsye për të menduar se në këtë cast, atë po e frymëzonte vetë Shpirti i Shenjtë. Në çastin e parë, deshi ta mallkonte për përdhosjen që po i bënte shtëpisë, në një kohë kur kufoma e burrit të saj qe akoma e ngrohtë në varr. Por dinjiteti i zemëratës e frenoi në kohë.

…Vetëm një herë ajo i ra mendjes se kishte fjetur shumë pa vdekur, duke dënesur në gjumë dhe, ndërsa flinte duke dënesur, kishte menduar më tepër për Florentino Arizën sesa për të shoqin e vdekur…!

Kjo kohë e Covid-19, do të jetë e vështirë të kuptohet, kur brezave t’u tregohet se dikur në të gjithë botën një armik i padukshëm bëri hatanë në të gjithë botën.

Vështirë se do ta kuptojnë, ashtu si sot që nuk mund të perceptohet malarja e dikurshme, luftrat me armë e tanke…!

Si po e ndryshon Coronavirusi industrinë e librit

Alexandra Alter | Books in the Media

Nga Alexandra Alter

Bota e Librave mbledh forcat për një të Ardhme të Zymtë. Botuesit, libraritë dhe autorët po përpiqen të përballen dhe të kufizojnë pasojat financiare nga kriza e shpërthimit të koronavirusit.

Në këto kohë të izoluara, shumë njerëz merren me leximin, por ashtu si të tjerët, edhe biznesi i librit po përgatitet për katastrofë. Festivalet dhe panairet e mëdha letrare në të gjithë botën janë anuluar. Bibliotekat publike janë mbyllur. Janë anuluar takimet, nënshkrimet dhe prezantimet e autorëve nëpër librari.



Ndërsa kriza e shpërthimit të koronavirusit vazhdon të rritet, autorët, botuesit dhe librashitësit po mundohen të përballen dhe të kufizojnë pasojat financiare. Shumë prej tyre druhen se i pret më e keqja, përfshirë të tjera mbyllje dyqanesh, ndërprerje të mundshme furnizimesh në depot dhe qendrat e shpërndarjes, si dhe mungesa të letrës dhe një rënie të kapacitetit të botimit.

“Nuk është çështja se do të shohim thjesht rënie shitjesh,” – tha Dennis Johnson, bashkëbotues i Melville House, entit të pavarur botues me bazë në Brooklyn, i cili e ka udhëzuar personelin që të punojnë nga shtëpia. “Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Askush nuk di ç’të bëjë tjetër, përveçse të koleksionojë dezinfektues”.

Festivali i Shkrimtarëve të Sidneit, i cili zakonisht tërheq rreth 80,000 vetë dhe ishte planifikuar të fillonte në 27 prill, u anulua këtë javë, menjëherë pasi u anuluan panairet kryesore të librave në Angli, Francë, Gjermani dhe Itali. Në Shtetet e Bashkuara, festivalet e librave Los Angeles Times, Tucson Festival of Books, Virginia Festival of Books dhe The Believer Festival në Las Vegas, ishin mes shumë veprimtarive të mbyllura, që tërheqin dhjetëra mijëra lexues dhe mund të jenë vend i rëndësishëm shitjeje për autorë dhe botues.

Të hënën, PEN America njoftoi se po anulonte festivalin World Voices Festival, që do të zhvillohej në fillim të majit në Nju Jork, ku ishin planifikuar të paraqiteshin Margaret Atwood, Zadie Smith, Jenny Slate, Elif Shafak etj.

BookExpo, një panair i rëndësishëm vjetor për botuesit, librashitësit dhe punonjësit e bibliotekave, është ende i planifikuar të zhvillohet në fund të majit në qendrën Jacob K. Javits Center në Nju Jork, shprehen përfaqësues të Reed Exhibitions, organizatorët e kësaj veprimtarie. “Ne mbetemi optimistë se mund të marrim masat e duhura, që në fund të majit ta shohim veten në anën tjetër të kësaj historie dhe të vazhdojmë sipas planit,” -deklaroi drejtori i BookExpo në faqen e tyre të internetit. “Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të ndjekim udhëzimet dhe masat paraprake të këshilluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”.

Efektet e mundshme afatgjata për shitësit e librave janë serioze. Shumë aktorë të kësaj industrie janë të shqetësuar se libraritë e pavarura do të rrënohen, pasi zyrtarët vendorë dhe shtetërorë po mandatojnë veçimin nga shoqëria dhe po i urdhërojnë disa biznese që të mbyllen përkohësisht.

Mitchell Kaplan, themeluesi i Books & Books, një zinxhir librarish të pavarura në Floridën Jugore, tha se shitjet në dyqanet dhe kafenetë e kompanisë kanë rënë dhe prezantimet e autorëve janë anuluar.

“Ironia te gjithë kjo qendron te fakti, se aftësia jonë për të qenë vende ku mblidhet komuniteti, gjë që i bën shumë librari tepër të fuqishme, është kthyer në problemin tonë më të madh,” tha ai.

Kriza e shëndetit publik dhe pasojat ekonomike kanë goditur në një çast qetësie dhe force relative për industrinë, pas një periudhe ku dyqanet e pavarura në të gjithë vendin ishin rimëkëmbur, shitjet e botimeve ishin stabilizuar dhe ato të audiolibrave ishin rritur. Sipas Shoqatës së Botuesve Amerikanë, krahasuar me vitin 2018, në vitin 2019 shitjet në të gjitha kategoritë u rritën me 1.8 përqind, duke arritur një total prej 14.8 miliardë dollarësh.
Tani, ka të ngjarë që këto fitime të eliminohen, pasi librashitësit po përballen me një të ardhme ekonomike të zymtë dhe të pasigurt.

Një numër gjithnjë e më i madh librashitësish të pavarur, i janë përgjigjur krizës së shëndetit publik duke mbyllur dyqanet dhe duke i lënë punonjësit në shtëpi. Të hënën, libraria Strand njoftoi se po mbyllte dyqanin e saj kryesor në Manhattan dhe kioskat e saj në qytetit. Emily Powell, pronari dhe drejtuesja ekzekutive e Powell’s Books në Portland, Oregon, njoftoi se po i mbyllte të pesë pikëshitjet saj, të paktën deri më 31 mars.

Ndërkohë, disa librashitës të pavarur përfshirë Powell, kanë filluar shkurtimin e personelit. Të hënën, Powell njoftoi punonjësit se do të fillojë shkurtime të pavullnetshme nga puna, pasi të përcaktojë numrin minimal të punonjësve që i duhen për të mbajtur në punë pikëshitjen në internet. Një përfaqësues i sindikatës lokale që përfaqëson 400 punëtorë të Powell, tha se rreth 85 përqind e tyre ishin prekur tashmë nga shkurtimet e përkohshme dhe se kompania ka sinjalizuar që me shumë gjasa do të vijojnë shkurtime të përhershme.

McNally Jackson, një zinxhir i pavarur dyqanesh në Nju Jork, largoi një numër të konsiderueshëm punonjësish, pasi vendosën të mbyllin dyqanet përkohësisht. Në Twitter, kompania tha se kishte pushuar përkohësisht shumë punonjës, teksa “përballet me humbje masive dhe të pashembullta të të ardhurave”, dhe shtoi, “ne synojmë që punonjësit t’i marrim sërish, sa më shpejt që të mundemi.” Një shënim në faqen e kompanisë thoshte se ende po pranojnë porosi me telefon dhe internet, teksa dyqanet janë të mbyllur, por ofrojnë shpërndarjen.

Librari të tjera, që shpesh shërbejnë edhe qendra komuniteti, edhe si biznese, po përpiqen të kompensojnë vajtjet në librari, duke u ofruar klientëve shpërndarje falas. Romancierja Ann Patchett, bashkëpronare e Parnassus Books në Nashville, Tenesi, tha se dyqani i saj po ofron shpërndarje librash dhe transport falas për porosi mbi 50 dollarë dhe po përgatit rekomandime librash me video, për faqen e internetit. “Tani duket si kohë e shkëlqyer, për të lexuar diçka,” tha znj. Patchett.

Edhe Booksmith në San Francisko, ofron transport falas për vendasit dhe ka parë se shitjet në internet janë rritur. “Tani për tani, për të kryer këto porosi, po merremi gjithë ditën dhe pa ndërprerje”, tha menaxheri i dyqanit Camden Avery.

Shoqata e Librashitësve Amerikanë, tha se po lobon me botuesit për të mbështetur dyqanet e pavarura, duke ofruar ulje çmimesh, transport falas për klientët dhe ndër të tjera, heqje të normës së fitimit për titujt e pashitur. Grupe të tjera kanë mbledhur parà, për të mbështetur dyqanet e pavarura të goditura nga problemet. Fondacioni Book Industry Charitable, që ofron mbështetje financiare për dyqanet e pavarura, deklaroi se ofron ndihmë për dyqanet e prekura nga epidemia dhe që nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e qirave, apo shërbimeve, si rezultat i pakësimit të shitjeve.

Megjithatë, shumë aktorë të kësaj industrie shqetësohen se humbjet financiare që vijnë nga epidemia do të dëmtojnë mjaft dyqane dhe do t’i detyrojë të mbyllen përgjithmonë. Të tjerë kanë frikë se kufizimet dhe udhëzimet e qeverisë që detyrojnë shmangien e grumbullimeve, do t’i japin një përparësi edhe më të madh faqes Amazon, pasi klientët e mbyllur në shtëpi, po i drejtohen gjithnjë e më shumë blerjeve në internet.

Një tjetër shqetësim serioz për botuesit dhe autorët është ndikimi i krizës që po prek shpejt Barnes & Noble, zinxhirin më të madh të librarive në Shtetet e Bashkuara, që ndërkohë po vuan. Shefi ekzekutiv, James Daunt, tha se kompania Barnes & Noble po i paraprin një goditjeje ndaj biznesit, edhe pse shitjet në internet kanë pësuar një rritje.


“Ne do të ndeshemi me probleme, ashtu si gjithë të tjerët. Do të jetë tepër sfiduese për shitësit me pakicë, ndoshta më pak për ne të shumicës, “tha z. Daunt, duke përmendur se zakonisht, nëpër librari nuk ka aq shumë njerëz sa në bare dhe restorante. “Në mos të gjitha, ne do të anulojmë shumicën e veprimtarive. Kjo është kohë vërtet e vështirë për çdo shitës pakice dhe pa dyshim, do ta vuajmë edhe ne”. Shumë autorë janë prekur nga humbja e të ardhurave që vinin nga turnetë e anuluara, tarifat për biseda letrare, honoraret etj.

Në përpjekje për të zëvendësuar turnetë mbi librat dhe për të nxitur ndjenjën e komunitetit, disa po u drejtohen veprimtarive virtuale përmes platformave si Zoom, Crowdcast dhe Instagram Live. Erik Larson anuloi pjesën e mbetur të një turneu të planifikuar në 33 qytete për librin e tij më të shitur, në lidhje me luftën rrufe në Londër, “The Splendid and Vile”; botuesi i tij tani po kërkon mënyra për të transmetuar drejtpërdrejt një bisedë me të dhe po planifikon të postojë një seri videosh të shkurtra në internet, ku autori diskuton procesin e tij të kërkimit dhe shkrimit. Të premten e kaluar, teksa promovonte romanin e tij të ri “The Gringa”, autori Andrew Altschul mbajti një diskutim në Instagram Live, me Twenty Stories, një librari në Providencë, kryeqyteti i shtetit Rhode Island.

Kritiku i artit Jerry Saltz, kishte planifikuar të fliste të martën për librin e tij të ri, “How to Be an Artist”, në librarinë Strand në Nju Jork, por do të dalë në një bisedë të transmetuar drejtpërdrejt në llogarinë Instagram të dyqanit, i cili ka 225,000 ndjekës. Disa dyqane i shohin veprimtaritë virtuale si zgjedhja më e mirë për të ardhmen e afërt dhe mbase mënyra e vetme për të qëndruar i lidhur me lexuesit dhe komunitetet e tyre, ndërkohë që gjithnjë e më shumë hapësira fizike po detyrohen të mbyllen.

Libraria Politics and Prose, në Uashington po synon që të gjitha paraqitjet e planifikuara të autorëve, t’i kthejë në veprimtari virtuale, ku shkrimtarët të zhvillojnë biseda mbi librat e tyre përmes videove në internet, nga platforma Crowdcast. “Autorët po vetëizolohen, ashtu si të gjithë ne,” tha Liz Hottel, drejtoresha e veprimtarive dhe marketingut në Politics and Prose. “Jam e sigurt, se ata janë po aq të uritur për dialog kuptimplotë, sa edhe lexuesit”.

Kryeveprat që u shkruan në karantinë nga Shekspir e deri tek Pushkini



Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre. Për shumëkënd, kjo është një përvojë e rëndë, sidomos në aspektin psikologjik. Por nga artistët deri tek shpikësit më të mëdhenj, kanë arritur që të ndryshojnë botën për mire pikërisht nga dhomat e tyre të karantinës. Ja cilët janë disa prej tyre.

Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e botuar për herë të parë në vitin 1832. Historia fokusohet në jetën e Eugjen Onjeginit, një aristokrati të pasur që jeton në Shën Petersburg. I lodhur nga jeta mondane, ai transferohet në fermën e madhe të xhaxhait të tij të ndjerë jashtë kryeqytetit. Atje, ai njihet me bukuroshen Tatjana Larina, që do të bëhet fikismi i jetës së tij. Vepra u shkrua në vjeshtën e vitit 1830, pasi një epidemi e rëndë e kolerës në Moskë, e bindi Pushkinin të largohej për disa muaj në pronat e familjes së tij jashtë qytetit.



Ditari i Samuel Pepis

Samuel Pepis (1633–1703) ishte anëtar i parlamentit anglez, si dhe një administrator civil i marinës. Gjatë jetës së tij, ai ishte më i njohur për përpjekjet e tij për modernizimin e marinës britanike. Por sot Pepis, vlerësohet për ditarin që ai mbajti gjatë viteve 1660-1669, pasi mbetet një nga dokumentet më të mira në lidhje me restaurimin e monarkisë angleze. Në vitin 1665, Londra u godit nga murtaja bubonike. Falë kronikave të Pepis, historianët dhe shkencëtarët e kuptojnë më mirë se si u përhap aq shpejt murtaja bubonike, dhe pse shkaktoi aq shumë të vdekur në Londër.

Mali Magjik

E cilësuar si një nga veprat më të mira të letërsisë gjermane, romani i Tomas Man u botua për herë të parë në vitin 1924. Ai ka në qendër Hans Kastorp, një tregtar të ri nga Hamburgu, që vendos të vizitojë kushëririn e tij Joakim në një sanatorium për tuberkulozin në Alpet Zvicerane.

Udhëtimi i tij ndërlikohet, pasi sëmuret edhe vetë, dhe kësisoj nis të takojë pacientët e tjerë. Gati që të gjithë ata, përfaqësojnë degradimin social të Evropës së pas Luftës së Parë Botërore.

Dhe Tomas Man dinte disa gjëra mbi sanatoriumet. Gruaja e tij, Katia, vuante nga tuberkulozi dhe në vitin 1912 ajo u shtrua në një sanatorium në Davos-Platz, Zvicër. Shkrimtari e vizitonte shpesh. Në vitet në vijim, që të dy ishin pacientë të rregullt në banjave termale në të gjithë botën. Man e shndërroi përvojën personale, në skenën ku zhvillohen ngjarjet e “Malit Magjik”.

Anton Çehov

Ashtu si Pushkini para tij, edhe Çehov gjeti kohë për të shkruar, për shkak të epidemive të shpeshta të kolerës në Rusi. Midis viteve 1892-1899, Çehov shkroi disa nga tregimet e tij më të njohura, përfshirë “Pavioni nr.6” dhe “Murgu i zi”. Njëkohësisht, Çehovi pati një jetë gjysmë të izoluar në vilën e tij në Melikhovo.

Aty ai ndihmoi në lehtësimin e situatës për fshatarët vendas. Ndërkohë që shkruante, vazhdoi punën e tij të përditshme si mjek praktikant. Atij iu desh ta ndërpresë punën në vitin 1897, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Çekov vuante nga tuberkulozi, sëmundje që i mori edhe jetën në vitin 1904.

Parajsa e humbur

Anglezi Xhon Milton, u mor me shumë gjëra gjatë jetës së tij. Ai ishte pamfletist, filozof, dhe si politikan shërbeu si Sekretar i Gjuhëve të Huaja në Këshillin e Komonuelthit. Por Milton njihet sot më shumë si një shkrimtar. Ai shkroi veprën “Parajsa e Humbur”, ku flet për dëbimin e Satanait nga Parajsa, dhe luftën e tij kundër Zotit dhe njerëzimit. Ai e nisi veprën në vitin 1652. Por në vitin 1665 u transferua me familjen e tij nga Londra më Shalfont, për të shmangur Murtajën e Madhe të Londrës. Pikërisht aty e përfundoi edhe librin.

Dekameroni

E shkruar më gjasë midis viteve 1348-1353, libri flet mbi 10 aristokratë të rinj që u arratisën në një fshat, për të shmangur Vdekjen e Zezë që kishte prekur në atë kohë qytetin e Firences. Aty ata tregojnë secili nga 10 histori, ose në total 100 gjatë disa ditëve.

Ashtu si Komedia Hyjnore e Dantes, Dekameroni u shkrua në dialektin fiorentin, që u bë në fund italishtja standarde. Vetë autori Xhovani Bokaçio, jetoi në vitet e tmerrshme të Murtajës të shekullit XIV-të. Ngjashem me personazhet në veprën e tij më të famshme, Bokaçio shmangu me sukses epideminë që ra në Firence, duke shkuar në Napoli dhe qytete të tjera italiane.

Uilliam Shekspir

Shekspiri ishte një nga fëmijët e paktë në Stratford-upon-Avon, që i mbijetoi Murtajës së vitit 1564. Një nga biografët më të shquar të Shekspirit, Xhonatan Beit, shkruan se përvoja e Shekspirit me Murtajën, ishte aspekti i vetëm më përcaktues i jetë dhe veprës së tij. Murtaja shfaqet në disa nga veprat më të mira të Shekspirit, përfshirë “Romeo dhe Xhulieta” .

Edhe më befasues është fakti, që Shekspiri ishte jashtëzakonisht prodhimtar në vitet 1605-1606, kur ai shkroi “Mbreti Lir”, “Makbeth dhe “Antoni dhe Kleopatra”. Studiuesit besojnë tani, se Shekspiri ishte aq produktiv gjatë asaj kohe, pikërisht për shkak të Murtajës së viteve 1605-1606 që goditi Anglinë.

Isak Njuton

Fizikani dhe matematikan anglez, Isak Njuton, vlerësohet si njeriu që zbuloi gravitetin, dhe që shkroi ligjet themelore të fizikës. Pa zbulimet e Njutonit, Epoka e Iluminizmit, mund të mos kishte ndodhur kurrë. Në vitin 1665, Njutoni ishte student në Universitetin e Kembrixhit. Atë vit, universiteti u mbyll për shkak të Murtajës së Madhe të Londrës.

Me mbylljen e shkollës, Njutoni u rikthye në shtëpinë e familjes së tij në Kembrixh, dhe nisi të kryente një seri eksperimentesh. Gjatë punës së tij në karantinë, ai shkroi ligjet e lëvizjes së sëndeve dhe ato të gravitetit. Kur Njutoni u kthye në universitet në vitin 1667, ai i ngjiti me shpejtësi shkallës e karrierës akademike, duke marrë titullin profesor në vitin 1669.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...