Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/09

Albana Vokshi- Edi Ramës: Na trego helmin që ke në gjak


Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në mesnatë ndaj Edi Ramës, ku i kërkon atij që të bëj menjëherë analizën e Chekcup-it, për të parë se çfarë helmi ka brenda trupit të tij.

Vokshi kërkoi fshirjen e videos së prindërve të të miturës në Kavajë, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga Rama, madje kryeminstri kaloi dhe në ofendime.



Reagimi i deputetes së PD, Albana Vokshi:

Refuzoj të quaj #Kryeministër atë që bën politikë me një viktimë përdhunimi, e më pas përçudnon ata që e denoncojnë për të fshehur gjurmët e krimeve të tjera të tij.

Le ta mbajë turpin e tij në facebook, le ta postojë edhe në faqen e #Kryeminstrisë.

Por le të bëjë nesër edhe një analizë #CheckUp-i që të kuptojmë çfarë helmi mban brenda trupit të tij.

Reagimi i Edi Ramës:

Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësitë, ju s’do ekzistonit, se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.

”Ore nuk është për atë punë”, qytetarët flasim për Gent Cakajn

Në emision e mëngjesit të Bashkim Hoxhës, një qytetar telefonoi dhe komentoi ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, të cilit ia ka deleguar postin kryeministri Edi Rama. Qytetari shprehu dyshime mbi aftësinë e tij në çështjet e politikës së Jashtme, ku përmendi edhe konfliktet që ndoshta mund të lindin në Ballkan dhe mungesës sipas tij të eksperiencës së  Gent Cakaj.

Ja çfarë tha ai:

Shqipëria prej kohësh ka pasur ministra të Jashtëm burra shtetit, që i njohin mirë çështjet e politikës së Jashtme, janë marrë me konflikte, burra 40 e 50 vjeç. Gent Cakaj mund të jetë i shkolluar por është 25 vjeç, (Gent Cakaj në fakt është 28 vjeç) Nuk mund të jetë ministër një 25 vjeçar nga Kosova.

Bashkim Hoxha i thotë:

Nejse se si kosovarë si shqiptarë njëlloj jemi, ai ka edhe pasaportë shqiptare. Qyetari: Ore nuk është për atë punë, thotë qytetari. Sigurisht që opinion i tij nuk përfaqëson atë të tëgjithëve, dhe në samitin e parë në Bruksel, Cakaj nuk la pa përgjigje edhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili provokoi duke thënë: Kemi dy ministra të Kosovës këtu në Samit, jam i skandalizuar. Por Gent Cakaj iu përgjigj: Duhet të ishit skandalizuar më parë zoti Dacic, pasi dy ministra nga Kosova ka pasur edhe më parë, ku ka dy nuk është pa tre, thotë një shprehje. Unë jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë. I referohej origjinës së Ivica Dacic nga Kosova e që aktualisht është ministër i Jashtëm i Serbisë.

Të shkosh në Prishtinë vetëm për një foto në Facebook dhe të frigohesh nga vikama e Isa Boletinit!


Kryeministri Rama ka udhëtuar mbrëmë për në Prishtinë, ku e priste inagurimi i hyrjes në shtëpinë e re, i Presidentit Hashim Thaçi. Një shtëpi e bukur tani në prag të marrëveshjes mes Thaçit dhe Vuçiç për të dhënë ca toka shqiptare, serbëve.



Natyrisht që kur hyn në shtëpi të re nuk mund të mungojnë drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ishin kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dy zv.ministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. E nuk mund të mungonte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndërsa Ilir Meta udhëtonte në atë moment drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në “Mëngjezin e Lutjeve” te Presidenti Trump.

Burime nga darka, me raki e verë, tregojnë se liderët kanë ardhur në qejf nga mesnata, ku edhe kanë bërë një foto duke qeshur e me kengë në gojë e majakrahut.

Sot në pikë të mëngjezit Edi Rama ka postuar foton e çastit të rakisë, duke bërë shënimin se “po flasim për Kosovën”.

Ndërkohë kosovarët tregojnë se mbrëmë është dëgjuar vikama e madhe e shpirtit të Isa Boletinit, heroit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, që dilte nga dheu: Mos ma shisni Kullën e Boletinëve te serbi!
Pjesë e pazarit me serbët për marrëveshje është dhe Kulla e Boletinëve, e cila ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilën Vuçiç dhe Thaçi e kanë vijëzuar që do ti kalojë Sërbisë.

“Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare. Luftëtarët e tij nuk urrenin popujt e tjerë, thjesht, ata dëshironin lirinë për popullin e vet”- ka shkruar Edit Durham në vitin 1912.

E tani, po ia japin sërbve si kullë e si kujtim!

Me 16 shkurt 2019 protesta shqiptare do ketë model francez ose grek


Protesta e 16 shkurtit 2019 , ku opozita ka bërë thirrje popullit të mblidhet para kryeministrisë për të rrëzuar kryeministrin Rama, nuk do jetë e qetë. Këtë e paralajmërojnë Basha dhe Kryemadhi, të cilët po shkojnë në rrethe dhe u bëjnë thirrje qytetarëve se nuk do të jenë vetëm opozitarët, por çdo njeri i pakënaqur dhe i mashtruar nga kryeministri.

Mënyra se si flasin qytetarët para Lulzim Bashës se “për 24 orë do ta rrëzojmë Edi Ramën, por ti Luli mos i jep më dorën kryeministrit” tregon se 16 shkurti 2019 nuk do jetë si mitingjet e tjera.

Një plan sekret që ka dalë nga kanale brenda selisë së PD thotë se nuk do ketë fjalime, por rrethim të kryeministrisë nga të gjitha anët duke qëndruar aty për të mos lenë kryeministrin të futet në zyrë dhe qeverinë të funksionojë derisa të jap dorëheqjen Rama. Nëse policia përdor forcën ndaj protestuesve të cilët do tentojnë të rrethojnë kryeministrinë, atëhere nuk dihet përfundimi…

Por sot deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka zbuluar, si padashje, një skenar që duket se mbahej i fshehtë. Ai tha se protestuesit janë të lirë për skenarët francezë apo skenarin grek. Por skenari francez është me tym e flakë. Ai grek me djegie dhe luftë.

Cili skenar do jetë me 16 shkurt?

Janë shumë, por përfundimi mbetet një:largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i një qeveri trazitore për të marrë në dorë marrjen e statusit për në BE në qershor dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e vendore në një ditë.

Natyrisht se qeveria do të jetë PS-PD-LSI, por Edi Ramën kryeministër.

Ky është motivi i 16 shkurtit.

Zi në familjen e Ben Blushit/ Ndahet nga jeta Kiço Blushi







Lamtumirë miku im  Kiço Blushi!


Lamtumirë Kiço Blushi!


Arti dhe publicistika shqiptare ka pësuar një humbje të madhe me ndarjen nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur Kiço Blushi. Ai u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare, mbrëmjen e së premtes.



Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi, ka shprehur edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha. Përmes një postimi në facebook .
Profesor Sali Berisha shkruan se letrat e vendit humbën njërin prej personaliteteve më  të shquara të tyre.

“Në  veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste ai bëri përpjekje serioze për t’u shkëputur nga rryma e antivlerave të realizmit socialist. Kiço Blushi ishte gjithashtu që në fillimet e pluralizmit një personalitet në jetën politike, i angazhuar në radhet e të majtës së vendit si deputet i saj në disa legjislatura por edhe në detyra të tjera.” -shkruan Berisha ndërsa shpreh ngushëllimet e tij familjes Blushi.


Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi!

Te dashur miq, letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi.

Ne veprimtarine e tij krijuese gjate diktatures komuniste ai beri perpjekje serioze per tu shkeputur nga rryma e antivlerave te realizmit socialist.

Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve dhe lutem Zotit qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar! sb




Rezultate imazhesh për pandeli koçi

Pandeli Koçi(Sazan Goliku): Kemi qenë bashkëstudent në Fakultet. Unë njoh pozitë e para të tij. Publicistika shqiptare ka humbur shumë me humbjen e Kiço Blushit.


Rezultate imazhesh për Namik Dokle

Namik Dokle: Është trishtim kur largohen njerëz kaq të mirë si Kiço Blushi, mbi të gjitha njeri i kulutrës dhe i artit.


Rezultate imazhesh për Rajmonda Bulku
Rajmonda Bulku: Humbën një mik shumë të mirë dhe nja arsit që e ka lënë gjurmën e tij.

Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues dhe skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare. Në total ai ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Kiço Blushi ka qenë një ndër personalitetet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual. Nga viti 1991 deri në vitin 2001 ai ka qenë deputet i PS duke shërbyer me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.

Kiço Blushi ishte kryeredaktor i gazetës së njohur ‘Koha Jonë’ e më pas anëtar i bordit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. 

Edhe pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSh, ai mbeti aktiv në politikë si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.


Kryeministri Rama shkroi në rrjete sociale se Blushi dinte të qëndronte drejt edhe para erërave të forta. Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti veprimtarinë e tij krijuese gjatë diktaturës komuniste, ndërsa kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Blushi ëshë shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve.

Vdiq shkrimtari e publicisti Kiço Blushi

Skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi. Kico Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.







Rezultate imazhesh për kico blushi

Kultura shqiptare ka humbur një zë të veçantë të saj. Të premten mbrëma ka vdekur shkrimtari, skenaristi e publicisti i njohur shqiptar Kiço Blushi në moshën 75-vjeçare.

 La vulë në letërsi e do të njihej gjerësisht si skenarist i filmave emblematikë shqiptarë, ndër të cilët “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë”. 

Është autor i 14 skenarëve, e për këtë nga disa do të cilësohej edhe si “babai i skenarëve të filmave shqiptarë”. Varrimi i tij do të bëhet sot (e shtunë) në Tiranë.



Blushi u lind më 23 gusht 1943 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse, filloi punën si redaktor pranë Radiotelevizionit Shqiptar. 

Në vitin 1974 kaloi si redaktor në kinostudion “Shqipëria e Re” në sektorin e skenarëve. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur”, në vitin 1975, ku u shfaq si bashkautor.

Me skenarin e shkruar në po të njëjtin vit u shfaq si autor i vetëm i skenarit të filmit “Beni ecën vetë”, version kinematografik i librit shumë të suksesshëm me të njëjtin titull. Ky film u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit III. Pos skenarëve për “Beni ecën vetë” e “Nëntori i Dytë” ai shkroi edhe ata për filma të suksesshëm të asaj kohe e që tashmë janë shndërruar në trashëgimi të kinemasë shqiptare si “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Një natë pa dritë” e të tjerë. Si shkrimtar ka sjellë edhe dhjetëra tituj romanesh, novelash e tregimesh, si dhe libra me poezi, si “Çatia e të gjithëve”, “Midis dy njerëzve”, “Pajtoni i fundit”, apo dhe romani i publikuar pak vite më parë “Gjuha e gjakut”.

Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit do të mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës shqiptare

Rezultate imazhesh për rexhep qosja


Akademiku Rexhep Qosja, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

“Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar”, ka shkruar Qosja.

Qosja i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve.

“Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, përfundoi akademik Rexhep Qosja.




“Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur!”



Rezultate imazhesh për spartak ngjela


Spartak Ngjela



Asgjë nuk mund të ndodhë nëse Ramush Haradinaj do të ketë shumicën në Parlament. Ndërrimi i kufijve është fyerje që kërkojnë t’iu bëjnë shqiptarëve kur këta janë sot në kulmin e suksesit të tyre historik. Dobësimi i Serbisë është mision historik i shqiptarëve për të neutralizuar në Ballkan një shoqëri që e ka të identifikuar territorin e saj me një krim 200-vjeçar kundër shqiptarëve. Të shiturit e të korruptuarit e Shqipërisë duhet të tërhiqen nga kjo lojë, se do ta kenë më të rëndë akuzën që i pret.

I.

Çështja e Kosovës ka qenë në 200 vjet një nga çështjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. E gjithë vëmendja ruse ka qenë që të zhbënte katolicizmin në Shqipëri. Me lejen e Stambollit në këto toka u sulën agjentët ushtarakë rusë të veshur si priftërinj ortodoksë dhe me dhunën e kalorësve serbë, të përkrahur nga Sulltanati, i kthyen katolikët e Dardanisë ose në ortodoksë për t’i sllavizuar dhe për të formuar kishën ortodokse serbe; ose në myslimanë. Çështja ishte që të merrnin kishat. Dhe kështu ndodhi. Të gjitha kishat ortodokse serbe që mashtrohet sot se janë morali i tyre kristian, janë kisha dhe manastire katolike shqiptare. Pavarësia e Kosovës sigurisht që do t’i nxjerrë në pah të gjitha këto, por këto fakte historike dëmtojnë rëndë të gjithë gënjeshtrën serbo-greke për historinë e Ballkanit Perëndimor.

II.

Suksesi i arritur po kërkohet me ngulm që të errësohet nga politikat e blera në Shqipëri dhe në Kosovë. Korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë kundër interesit shqiptar. Sigurisht që këtu ka njëfarë lëkundjeje të politikës perëndimore, sepse ka rrethe të caktuara politike që nuk e duan forcimin e Shqipërisë së bashkuar kundrejt një Serbie të dobët, dhe prandaj, politika serbo-greko-ruse se shqiptarët janë myslimanë fondamentalë po luhet ende. Agjentë serbë në Shqipëri dhe në Kosovë dallohet tani se janë hedhur drejt një islami radikal, por asgjë nuk po ngjit. As në Shqipëri dhe as në Kosovë. Madje kjo i ka tërbuar më shumë, sepse Dardania madje po tenton nga feja e të parëve, sepse gjesti i presidentit Rugova i kthyer sërish në katolik, i ka shqetësuar shumë qarqet serbe që në fakt shumica janë ushtarakë të veshur si priftërinj ortodoksë. Kjo është arsyeja që gjithçka është përqendruar te korrupsioni i lartë i politikës shqiptare. Por nuk kanë asnjë argument, me përjashtim të tregtisë që kërkon të bëjë korrupsioni Rama -Thaçi në Tiranë dhe në Prishtinë. Veçse këtë nuk e arrijnë dot. Ndërkohë në politikë spikat se ka dalë një qëndrueshmëri shqiptare, e cila kishte një shekull që nuk ekzistonte kundër Beogradit dhe Athinës. Është patriotizmi klasik i kosovarëve dhe patriotizmi i spikatur sot i brezit të ri në Shqipëri, që nuk e lejon asfare vallen makabër Rama-Thaçi. Dhe, bashkë me ta, vjen edhe qëndresa shembullore kastriotiane e Ramush Haradinajt që po shquhet në krye të këtij patriotizmi të avancuar shqiptar.

III.

Pritej që pavarësia e Kosovës do ta ringjallte realisht patriotizmin shqiptar. Por të huajt grabitqarë në Beograd e kanë ditur këtë. Këtë e dinte edhe Milosheviqi dhe e di edhe Vuçiqi, madje edhe të gjithë të tjerët. Pikërisht në këtë kohë dolën në skenë të korruptuarit e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në të vërtetë gjithçka këta e kanë ngritur për interesin e tyre, veçse këtë e dinë edhe Beogradi, edhe Moska. Korrupsioni shqiptar i të dy krahëve kërkon që t’i japë oksigjen Serbisë dhe në këtë mënyrë të ndalojë rikrijimin e një shteti shqiptar ligjor në Tiranë dhe në Kosovë. Një Serbi ende e fortë u jep këtyre shpresën e destabilizimit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kjo po kërkohet sot sidomos në Tiranë, njëlloj si me Çadrën makabër të Berishës, ngritur nga histeria ruso-serbe, por që u prish me ndërhyrjen e politikës amerikan, e cila ua vuri krerëve shqiptarë mbi tryezë faktet e konspiracionit rus.

IV.

Sigurisht ashtu siç qe bërë në 200 vjet, pas pavarësisë së Kosovës, madje shumë shpejt pas saj, i gjithë reaksioni ruso-serbe u hodh në Shqipëri. Tani këta janë përqendruar te shkëputja e territorit të Kosovës. Atje ndërkohë po kërkohet të krijohen dy rryma: njëra që pretendon të fitojë pavarësinë e plotë duke dorëzuar Mitrovicën, dhe tjetra duke ruajtur territorialitetin e Kosovës sipas pavarësisë së saj të shpallur. Pikërisht kjo mendohet të sjellë përplasjen e dëshiruar nga Rama dhe nga Thaçi. Por tani të dy janë në hall se politika perëndimore kërkon shumicë parlamentare. Asnjë lloj territori nuk mund të shkëmbehet pa Parlamentin dhe Referendumin në Kosovë. Pikërisht këtu do të bjerë ngecje e tyre, dhe pikërisht këtu do të spikasë hapur patriotizmi i kryeministrit të Kosovës dhe shumicës parlamentare në Prishtinë, por edhe patriotizmi i brezit të ri në Shqipëri. Do të vijë një çast kur vendosmëria kastriotiane e kryeministrit Haradinaj do të jetë një fakt historik që do të nisë bashkimin e padiskutueshëm të Arbërisë. Pikërisht kjo po tremb Ramën dhe Thaçin dhe që të dy janë nisur njëri te lobi ruso-serb në Uashington dhe tjetri me brekushe në Riad. Që të dy naivë dhe qesharakë. Kjo sepse sot në Uashington lobi rus është nën hetim, dhe nuk ia jep dot hapur mbështetjen Thaçit. Kurse ky prandaj vërtitet pa thënë një gjë konkrete. Po ç’të duhet o Thaç ziu që futesh në hetimin e FBI-së amerikane! Rama është edhe më kaqol. Po ky nuk bën dot gjë. Në fund, të dyve këtyre iu duhet lexuar vargu i bukur i Homerit tek Odiseja: “Ku shkoni o të mjerë, pse rendni me vrap për të vdekur!”.

Shpend Ahmeti s’ia kupton planin presidentit të Kosovës zt.Thaçit për kufirin Kosovë-Serbi

Rezultate imazhesh për kufijte e Kosoves me serbine malin e zi Maqedonin dhe shqiperine



Pak ditë pasi në Amerikë tha se “nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, kjo do të duhej të jetë e pranueshme”, Presidenti Thaçi është deklaruar ndryshe në Prishtinë.


Rezultate imazhesh për kufijte e Kosoves me serbine malin e zi Maqedonin dhe shqiperine

Ai tha se zyrtarizimi i kufirit me Serbinë duhet bëhet me procedurën e njëjtë si në rastin me Malin e Zi.

Mirëpo, komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare kishte konstatuar se në demarkacionin me Malin e Zi, Kosova kishte humbur territor.


Imazh i ngjashëm

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, Presidenti me këtë deklaratë e ka pranuar që shtetit malazias i është dhënë territor.

“Por, nëse është diçka e tillë, atëherë qenka mirë, sepse për herë të parë publikisht pranohet që është dhënë territor dhe ka pasur kompromis me Malin e Zi, çështje për të cilën kemi diskutuar gjatë”, ka thënë Bulliqi.

Vitin e kaluar, komisioni ka nisur grumbullimin e materialeve të nevojshme për demarkimin e kufirit me Serbinë, sipas kufijve aktualë të të dyja shteteve.

Bulliqi thotë se kompetencë e tyre është vetëm gjetja e vijës kufitare administrative me shtetin serb, edhe jo ndryshimi i kufirit.


Rezultate imazhesh për kufijte e Kosoves me serbine malin e zi Maqedonin dhe shqiperine

“Me Serbinë, sikurse me shtetet e tjera fqinje, është mirë të bëhet demarkimi dhe jo të futemi në këtë fazë në proces të delimitimit, sepse çdo futje në këtë proces mund të shkaktojë tensione dhe probleme të cilat pastaj mund të jenë të pariparueshme dhe mund të nxisin konflikte të reja në Ballkan”, u shpreh Bulliqi.


Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit


Deklaratat e Thaçit nuk po mund t’i shpjegojë as Shpend Ahmeti, i cili është bashkëudhëheqës i Ekipit Negociator të Kosovës për dialogun me Serbinë.
Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit
Ai ka thënë  se nuk e di çka po nënkupton presidenti me demarkim, derisa ka shtuar se një gjë e tillë nuk është përmendur asnjëherë dhe se kjo nuk është pjesë e temave në dialog.


Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit
“Nuk e di çka po nënkupton me demarkim. Nuk është përmendur asnjëherë një gjë e tillë dhe nuk është pjesë e temave në dialog”, ka thënë  Shpend Ahmeti .
Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit
Korrigjimi i kufirit apo shkëmbimi i territoreve, sipas profesorit Mazllum Baraliu, është kundërkushtetues.
Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit
Ai thotë se përfaqësuesit shtetërorë duhet të kenë shumë kujdes kur deklarohen në mënyra të ndryshme për këto çështje.

Në anën tjetër, Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdimisht ka kundërshtuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, duke e konsideruar si ide të rrezikshme dhe luftënxitëse.



Rezultate imazhesh për hartat e kosoves sipas hashim thaqit

Ky është i gjithë skenari i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ja si pritet të ndodhë

Publicisti nga Kosova, që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Image

Xhevat Rexhaj

Xhevat Rexhaj, ka treguar edhe skenarin që do të ndodhë sipas tij deri në arritjen e kësaj marrëveshje gjithëpërfshirëse e obligueshme ligjërisht mes të dy shteteve.


“Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 28 deri me 30 Nandor. -Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes -Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:


Marrëveshja „ gjithëpërfshirëse e obligueshme ligjërishtë“ në mes Serbisë dhe Kosovës !

-Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 28 deri me 30 Nandor.

-Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes

-Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë


 29 vite larg nga nisja serioze e administratës amerikane për çlirimin dhe lirinë e Kosovës e betonuar me „Vijën e Kuqe“ të shprehur aso kohe nga Presidenti Gjorgj Bush-Seniori. Ishte Presidenti Rugova ai që pas takimeve të para në Ëashington me udheheqës amerikan kishte marrë sinjalet e forta se Kosova do vnohej nën mbikqyrjen amerikane. Ato dekada e vite ne i besonim Rugovës, por kishte edhe asi taravolash që kritikonin Rugovën se nuk po tegon ma shumë se si do jetë finalja! Rugova ishte ai që në ato vite të ngjeshura diplomatike për shumë çka nuk ju tregonte as bashkëpunëtorëve të afërt të tij, e l¨re ma të tjerëve. Por Rugova me nji fjali e thoshte të tëren: Kosova duhet të vëhet nën PROTEKTORAT ndërkombëtar! Me këtë fjali kush donte duhej të kuptonte se sipas konstelacioneve të asaj kohe, një ditë perëndimi do ndërhynte kundër Serbisë dhe si rrjedhoi do pasonte protektorati ndërkombëtar si fazë kalimtare për njohjen formale të pavarësisë. Kështu edhe rrodhën gjërat ndër vite, ku pas nji lufte ajerore e diplomatike NATO- SHBA e gjunjëzuen Serbinë.....

Me 2007 në Tirane djali i Gjorgj Bush it senior Gjorgj W. Bush në Tiranë e shpalli të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarun, që do shpallej formalisht me 2008.

.....

Ka vite që R. E Kosovës pengohet nga Rusia, Kina e Serbia me aleat të tjerë të tyne që të jetë anëtare e OKB-së, ky nji problem shumë i madhë për ecjen tutje edhe për në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Me shumë dialogime e biseda me Serbinë, mjerishtë edhe për qashtje të brendshme të Kosovës nuk është zgjidhur asgjë, perkundrazi Serbia tashma po ka suksese edhe në kthimet e njohjeve të pavarësise së Kosovës nga disa të tilla që kishin pranue para vitesh pavarësin e Kosovës.E gjitha kjo si pasoj edhe e ndryshimeve në politikat botërore duke ditur se Rusia tashma ka forcue pozitat në politikën ndërkombëtare, ndërsa BE ashtë duke pësue fiasko në stabilitetin e saj, si dhe dlaja e Britanisë e dobësimi i Gjermanisë nga BE e kanë shendrrue këtë organizatë evropiane në nji luan të plagusur. SHBA nga ana tjetër qysh nga zgjedhjet e fundit si kurr më parë ka aq shumë përqarje brenda dy partive dhe brenda vet amerikanëve sa që edhe administrata e edhe roli i Presidentit disi duken të dobësuara në globalitetin e kohës. Nga të gjitha këto megjithatë duket se për mos të humbur , dhe që mos të mohohen vet investimet e dekadave për, dhe rreth Kosovës e shtetit të saj, investimet miliardëshe në fusha të caktuara si ato ushtarake e diplomatike, SHBA ka ndërmarr iniciativën që të gjindet nji zgjidhje përfundimtare rreth detyrimit të Serbisë të njoh Kosovën, e ku pazaret ndërmjet dy shteteve do të jenë jo të lehta të pranueshme, por presioni amerikan do të prodhoi nji fund. Të gjithë edhe ne qytetarët e thjeshtë të Kosovës me ato pak info nga mediat e dijmë se te e fundit qysh e ka nis çlirimin tonë SHBA ja ashtu edhe besimin e kemi te ajo që do e përfundoi, pa marrë parasysh që në këtë lojë janë të përfshirë Gjermania, Anglia, Franca, e të tjera shtete mike, po edhe shtete anti Kosovë si Rusia e Kina por edhe Turqia!

Tashma nëse jo publikishtë ne duhet ta kuptojmë indirekt se bisedat për marrëveshjen e obligueshme qysh quhet, me Serbin po i udhëheq H. Thaqi, me rol kushtetues President i Kosovës e që fatkeqësishte i zgjedhur edhe me vota të LDK-së. Ky President deshem ne e nuk deshem të ndihemi mirë apo keq, mjerishtë ka marrë edhe besimin apo thenë ka marrë ingerencat nga vet Qeverija e Kryeministri që të jetë bartës legal i bisedimeve, pra dialogimit. Derisa këto qashtje janë kështu , H. Thaqi vazhdon ato që ka nis para 10 muajsh në Neë York ku me ndërmjetësimin e administratës amerikane ( sipas shumë diplomatëve ndërkombëtar e edhe asi nga Serbia) dhe me Vuqiqin kanë vnue kornizat e nji marrëveshjeve, pastaj kjo ka vazhdue edhe në Vjenë të Austrisë, dhe në Paris para 5 muajve. Ne jemi vetëm lexues, dhe shikues të përditshëm të debatit që bëhet për këto qështje, ne jemi jashtë rrhjedhave ngase me apo pa dëshirën tonë H. Thaqi vazhdon tutje, ngase si e thashë në bazë të ingerencave edhe nga qeverija ai ashtë kryesori për negociata. Takimet e tija në Paris para 3 ditësh e forcuen të vërteten se marrëveshja thuaja ashtë në përfundim e sipër, e a ashtë aty ndarja apo shkembimi e dijnë vetem Hashimi, Vuqiqi dhe fuqitë mëdha....

Në fillim e nisa me vitin 1990, me premtimin e Gjorgj Bushit se Serbija nëse e kalon vijën e kuqe do ballafaqohet me SHBA në, ashtu edhe ndodhi me 1999, gjërat për të cilat kishte njohuri aso kohe Presidenti Rugova i mbante për vete duke ditur se kur thotë SHBA jemi me ju ashtu edhe do ndodh.

Presidentit Rugova para dhe pas luftës i besonin 80% e popullit shqiptarë.

Tash në situatën e vitit 2018 edhe pse kemi parlament e qeveri të përgazme e me fajin e vet partive politike lejuem që Presidenti ti ketë të gjitha kompetencat për dialogun, dhe kur e dijmë se H. Thaqi ka edhe të kalueme të dyshimtë e besa edhe kriminale shumica absolute e popullit nuk i beson, i frikësohet se do shkatërroi shtetin me territore . Kjo edhe mundet të ndodh, por neve si qytetarë e parti politike e media duhet të fajësojmë veten tonë ngase ne lejuem që sot Kosova të ketë qeveri kriminale dhe brenda me personalitete të dyshuar për krime e korupcion miliardësh , me lidhje me erdoganizem e putinizem , shantizhim nga lista serbe dhe nji opozitë të mjerueme e të çkokordhueme, andaj edhe do jetë H. Thaqi ai që ka me e nesnshkrue marrëveshjen me Vuqiqin.

...

A do jetë ky vit, dhe fillimi i vitit të ardhëshem me nji marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë? Sipas një informate nga SHBA, nga nji burim ( për mue i besueshëm edhe pse jam nji qytetar i thjeshtë Kosovë kam disa lidhje me njerëz që marrin erë dhe kanë info të forta) goxha kredibël rrjedha e ngjarjeve rreth marrëveshjes përfundimtare do jetë kështu:

-Deklararimi i parë publik, pra niveli i parë për Marrëveshjen ligjërishtë obligative do të shpaloset në datat 29 deri me 30 Nandor.
-Me 15 dhjetor do jetë deklarata e nivelit të dytë të Marrëveshjes
-Dikund kah 20 janari 2019 do duhej të ketë nivelin e tretë , përfundimtarë të Marrëveshjes ligjërishtë obliguese ne mes Kosovës dhe Serbisë .

Thuhet se ekipet negociatore çdo ditë janë në takime, dhe ato mbahen rregullishtë edhe me faktorët negociues ndërkombëtar, e tash a do jetë rrjedha kështu apo jo më mbetet që të ruaj besimin te burimi im informativ. Nëse nuk del kështu, une do jem vetëm përcjellës i një „ mashtrimi“ mediatik, ngase emnin dhe mbiemnin e burimit informativ e mbaj përgjegjës bile moralisht.

Përgatiti :F.B

Gazeta serbe "Danas" :Presidenti Hashim Thaçi u intervistua para disa javësh nga Tribunali Special





Presidenti  Hashim Thaçi mohon se është pyetur nga gjykata speciale


Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar lajmin e publikuar në mediet serbe se javë më parë ai është intervistuar nga Gjykata Speciale. Lajmi i tillë, i botuar në ‘Novosti’ bazuar në burime diplomatike, është quajtur ‘shpifje’ nga i pari i Kosovës.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe”, shkruan Thaçi në Facebook.

Po Thaçi, është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet një ftesë të mundshme të kësaj Gjykate.

“Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, shtoi ai.

Ai e ka quajtur të dinjitetshme luftën e UÇK’së.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH”, tha Thaçi.




Gazeta proevropiane serbe: Thaçi u intervistua para disa javësh nga Tribunali Special

Gazeta serbe " Danas", e cila është ndër mediat e rralla serbe që nuk është vegël e Aleksander Vuçiqit, raporton, bazuar në burime diplomatike se javë më parë është intervistuar nga Gjykata Speciale presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç shkruan ‘Danas’, kur të gjithë në Kosovë po pyesnin se ku është zhdukur Hashim Thaçi dhe po spekulonin se ‘në mënyrë sekrete ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, ai ka qenë duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Tribunalin e Hagës.


E për këtë çështje Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të jap ndonjë përgjigje.

“Prokuroria Speciale nuk ka pranuar të deklarohet rreth asaj se ku ndodhej Hashim Thaçi gjatë ‘pushimeve’, kur të gjithë mediat në gjuhën shqipe spekulonin se ‘po nënshkruan në mënyrë sekrete një marrëveshje me Serbinë”. Ai ishte duke dëshmuar në mënyrë të fshehur në Hagë, bazuar në burimet diplomatike perëndimore. Gjithashtu ne nuk kemi marrë përgjigje për shqetësimet e disa gjyqtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët kanë thënë se nuk do të vazhdojnë të mbështesin punën e Dhomave të Specializuara për Krime Lufte ”, thuhet në këtë shkrim.

Në këtë shkrim përmendet edhe fakti që në raportin e Dick Martyt, Thaçi konsiderohet si një nga 'drejtuesit më të rrezikshëm të UÇK'së'.

‘Danas’ gjithashtu është interesuar për intervistimin e disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, specifikisht për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejman Selimin, nëse është intervistuar si dëshmitar apo si i dyshuar.

Siç është përgjigjur Cristofor Bennet, mund të konstatohet se hetimet e Zyrës së Prokurorit Speciale për raportin e Dick Martyt, nuk do të përfshijnë hetimet për rastin Kleçka si dhe gjithashtu edhe konfliktin ndërmjet “forcave të armatosura të Republikës së Kosovës FARK-ut dhe UÇK-së, siç kanë pretenduar jo zyrtarisht disa qarqe diplomatike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...