Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/08

Serbia është e përkëdhelura e BE-së



Serbia është e përkëdhelura e BE-së
Shkruan:Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

Para ca kohesh theksova se Serbia është e përkëdhelura e BE-së. Kjo për faktin se BE-ja ka frikë se Rusia futet edhe ushtarakisht në Serbi, ndonëse është aty. Për atë e përkëdhel Serbinë, për të ndaluar afrimin gjoja me Moskën në llogari të lëshimeve të mëdha që bën kundruall këtij shteti dhe dhënies së datës për anëtarësim në BE. I gjithë ky është një mashtrim i madh i BE-së. Serbia është mike historike e Rusisë dhe ashtu do të mbetet. Le të i jepen miliarda euro Serbisë dhe megjithatë Serbinë nuk mund ta largojnë nga Rusia. Edhe tërë Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi etj., me ia aneksuar Serbisë, prapëseprapë nuk bëhet mike e BE-së. Serbia nuk e ndërron me asgjë miqësinë me Rusinë.


Çdo gjë tjetër është lojë. Por, negativiteti qëndron. BE-ja po e pranon një shtet në gjirin e vet me kriminelë dhe me gjenocidianë. Po e fut brenda një shtet që duhet të dënohet për dhunën dhe terrorin. Serbia kështu vetëm qesh. Ai shtet e vazhdon lojën e vet me BE-në dhe mbetet mike e shtetit rus. "Kurrë, thotë krimineli Vuçiq, nuk do të pranohet nga Serbia shteti i Kosovës (...) Kështu na pranoni në BE ose ne heqim dorë(...)". Ky është kërcënim i Vuçiqit për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë. Pranonani a jo në BE s' ka rëndësi! Ne e kemi Rusinë. Asnjë element i fushës ekonomike, nacionale, demokratike, sociale etj. nuk u bazua BE-ja në vendim. Pra, kemi një politikë të BE-së aspak parimore dhe tejet jodemokratike kundruall shteteve në Ballkan. Dhe kjo do të hakmerret ndaj BE-së.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...