“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqen në rajon. Tarifa duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini në Twitter, transmeton Indeksonline.
Presidenti Vuçiq ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.
Përpos kësaj, ai përmendi edhe një kusht tjetër e që ka të bëjë pikërisht me Trepçën.
“Dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës”, thuhet të ketë deklaruar Vuçiq.
Tutje Vuçiq ka shtuar se masat e tilla të vendosura nga e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e gjithë rajonit.
Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë
No comments:
Post a Comment