Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/03

Ushtarët e paramilitarë serbë që luftuan në Kosovë mund të shpërblehen me miliona euro







Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund të marrë shumë shpejt një vendim, sipas të cilit do të shpërblejë me miliona euro ushtarët dhe paramilitarët serbë me miliona euro, për pjesëmarrjen në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s.

Lajmin e transmeton gazeta britanike Daily Mail, sipas së cilës këtë muaj një panel i gjyqtarëve do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim.


Mundësia e tillë është përshkruar si cmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. “Daily Mail” kujton se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët në të, ka bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Miloseviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar...


“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carsëell.

Gazeta britanike citon raporte të OKB-së që e kanë vlerësuar luftën e Kosovës si përpjekje për pastrim etnik që do të realizohej me forma kriminale, duke përfshirë deportimet, vrasjet dhe persekuptimin e shqiptarëve të Kosovës...









Arsimi kosovar në transicionin politik

Një shtet i zhvilluar bazohet në një arsim cilësor
description
Shkruan: Përparim Sadiku

Kosova fazën e transicionit politik po e kalon duke "çaluar" në shumë sfera të jetës shoqërore, por më së rëndi po e përjeton në zhvillimin e arsimit si proces edukativo-arsimor, apo i konsideruar si shtylla kryesore e zhvillimit të mirëfilltë të një shoqërie, përkatësisht shoqërisë kosovare. Shpeshherë krijohet përshtypja se fare kush merret me këtë çështje, pra me çështjen e zhvillimit dhe moszhvillimit të arsimit në Kosovë, që gati se ka mbetur e pashpresë. Një fjalë popullore thotë “nëse një shoqëri dëshiron ta nënshtrosh, atëherë shkatërroja arsimin”, realisht kjo thënie gjen hapësirë për t’u trajtuar në mesin e shoqërisë sonë. Kjo është për t’u shqetësuar, pse ndodh kështu!?... Derisa dikur arsimi në Kosovë ishte me të drejtë fortesë e rezistencës kombëtare, pra, ishte motivi më i fuqishëm ku bazohej shpresa për një shoqëri të lirë dhe demokratike, realisht një shoqëri e edukuar dhe e zhvilluar bazohet në një shoqëri me arsim cilësor; më thoni sot si është arsimi kosovar?!...Fatkeqësisht më duhet ta them se zhvillimi i arsimit në Kosovë, pas luftës së fundit e këndej, apo nëse dëshirojmë ta “emërzojmë” kohën, arsimi në fazën e transicionit politik të Kosovës është kthyer në objekt degjenerimi për rininë tonë.
Rendi shkollor
Me të drejtë duhet besuar se nxënësit tanë shkojnë në shkollë për t’u edukuar dhe për t’u arsimuar, ama realisht kështu nuk po ndodh në shkollat tona. Sot, në shkollat tona mësimdhënësit janë në siklet, ngase nuk munden ta mbajnë rendin shkollor dhe nuk mund të mbajnë mësimin nga mosdisiplina e nxënësve, madje ka edhe nga mësimdhënësit që nuk janë të disiplinuar fatkeqësisht!. Sot, po ti vizitosh shkollat tona, aty dëgjon zhurmë që lënë hapësirë për ta interpretuar ndryshe këtë institucion, se çka në të vërtet është?!..., madje nxënësit, por ka edhe nga mësimdhënësit, që nuk vijnë me rregull dhe në kohë të paraparë në shkollë, ka edhe nga ata nxënës që nuk vijnë fare, edhe pse dalin nga shtëpia për të ardhur në shkollë e lehtë mund t’i gjesh këta "nxënës", ngase janë kafeneve diku duke “mësuar”. Shumë nga nxënësit edhe pse janë në klasë fare nuk e kanë mendjen tek mësimi, madje shpesh dëgjon se si fyen mësimdhënësit dhe anasjelltas, megjithëse ka fare pak edhe nga ata nxënës që vërtet e meritojnë t’i quash nxënës. Këto sjellje nuk i kanë hije dhe nuk duhet t’i kenë shkollat tona, por ja që realisht e fatkeqësisht kështu është gjendja. Shumë nga njerëzit e arsimit ankohen në reformën arsimore, që realisht është marr si “copy paste”, pa i pasur parasysh specifikat tona vendore. Mësimdhënësit ankohen se reforma në arsim është hendikep në arritjen e cilësisë në arsim, për shkak se nuk e parasheh ndëshkimin për sjelljet jo arsimore të çdokujt, çoftë për nxënësin apo edhe për mësimdhënësin. Megjithëse nuk është për t’u parë gjithçka zi në këtë reformë, ngase brenda saj parashihen edhe shkallët e ndëshkimit për çdo kë që thyen rregullat arsimore, pra aty lejohet një ndëshkim modern që lejojnë rregullat pedagogjike, madje nxënësit për thyerje të rregullit shkollor, por edhe për mosmësim mund të sanksionohen me riprovim e deri në largim nga shkolla për ti aktivizuar në shkollat speciale të përmirësimit, edhe pse shoqëria jonë ka mungesë të shkollave speciale. Mësimdhënësit nuk duhet ta dorëzojnë dinjitetin e tyre pedagogjik eventualisht përballë ndonjë lëshimi profesional në kurrikulumin arsimor, madje ata janë më të thirrurit për të dhënë sugjerime për ta ndryshuar gjendjen në arsim, ngase janë njerëz të fushës përkatëse. Duke vlerësuar se a janë të pjekur nxënësit për veprimet e tyre jo arsimore, shtrohet pyetja se a duhet parë ndëshkimi si nevojë e mësimnxënies dhe edukimit?!...
Shkollat duhet t’i bëjmë atraktive për nxënësit
Kosova e transicionit politik përveçse përballet me mungesë të cilësisë nëpër shkolla, përballet ende me mungesë të hapësirave shkollore, edhe pse është bërë goxha shumë investim në këtë fushë. Nuk mundemi me thënë se sot kemi objekte të mjaftueshme për të krijuar një arsim cilësor, përderisa objektet tona nuk janë moderne, përderisa në objektet tona mungojnë hapësirat e praktikimit të punës teorike, pra mungojnë sallat laboratorike, mungon ende aplikimi i mësimit tërë ditor, që do ishte një zgjidhje që nxënësit tanë ta kalojnë ditën në objektet shkollore, e jo të dergjen kafeneve siç po ndodh sot! Pra, shkollat duhet t’i bëjmë atraktive për nxënësit. Mirëpo, mungesa e kushteve moderne në shkollat tona, nuk do me thënë kjo që ne të dorëzohemi e ta lëmë arsimimin e rinisë sonë nën fatin e kohës, apo thënë ndryshe jemi “duke pritur Godon”.
Shqetësimet e arsimdashësve duhet marrë me përgjegjësi kombëtare, ngase gjendja në arsim nuk është për lakmi, madje është si kurrë më keq. Të gjithë, si institucionet nga lart po edhe ata nga poshtë, madje posaçërisht ata nga brenda shkollave, pra, mësimdhënësit, këshilltarët arsimorë, pedagogët, psikologët, pjesë e pandarë e kësaj përgjegjësie duhet të jenë edhe prindërit, duhet t’i kthehen me përkushtim arsimimit të rinisë sonë, fëmijëve tanë, që objektet tona arsimore të kthehen në objekte me të vërtetë ku zhvillohet shkenca, ku nxënësit tanë edukohen e nuk degjenerohen, ngase kështu si jemi nuk i kemi punët për të shpresuar, madje mos të pretendojë shoqëria kosovare se do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm si politik, ekonomik e kulturor përderisa cilësinë në arsim e kemi në pikën ZERO.

Bill Klintoni ka një djalë ilegal?

description
Revista “Globe” ka zbuluar se ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka një djalë të jashtëligjshëm. Ai tashmë është 27-vjeç dhe ka ardhur në jetë nga mardhënia që Clinton-i ka pasur me një prostitutë nga Arkansasi. Ky në fakt është një lajm I cili mund t’I trondisë të gjithë. Djali nga ana e tij ka dhënë një intervistë për revistën duke thënë: "Dua të takoj babain tim para se ai të vdesë". Para pak muajsh kjo revistë kishte shkruar se ish-presidenti nuk donte të vdiste para se të njihte nipat e tij, thekson “Globionline”.

Ramush Haradinaj pa kundërkandidat në AAK


Zgjedhjet në AAK, Haradinaj pa kundërkandidat
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër mban Kuvendin e gjashtë zgjedhor, nga i cili do të dalin strukturat udhëheqëse të partisë. Kandidati i vetëm për kryetar është Ramush Haradinaj. Zyrtarët e AAK-së, vlerësojnë se procesi zgjedhor ka qenë mjaft demokratik dhe transparent, por nga monitoruesit, këto zgjedhje shihen vetëm si plotësim i anës ligjore.
I filluar më 15 janar të këtij viti, procesi i brendshëm zgjedhor në AAK po shkon drejt finalizimit. Nesër do të mbahet Kuvendi i gjashtë zgjedhor i kësaj partie, ku do të zgjedhën strukturat e reja udhëheqëse të AAK-së.
Mund të ketë të zgjedhur të rinj në strukturat tjera, por kryetari do të mbetet i njëjti. Ramush Haradinaj nuk ka kundërkandidat në këtë garë. Ernest Luma, zëdhënës i AAK tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, ndërsa vlerësoi se procesi ka qenë demokratik në të gjitha degët. Ai tha se Haradinaj është i hapur për kundërkandidat.
“Deri më tani nuk ka kundërkandidat të Haradinajt, edhe pse ka qenë dhe vazhdon ende të jetë i hapur vullneti i zotit Haradinaj për të pasur kundërkandidat dhe për t’u sfiduar në mënyrën më demokratike të mundshme”, tha Luma për Radio Kosovën.
Haki Shatri, është anëtar i kryesisë së AAK-së, i cili në vitin 2009 ka kaluar në këtë parti nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai thotë se në AAK ka gjetur demokraci të mjaftueshme, ndërsa procesin zgjedhor e konsideron si mjaft demokratik.
“Njerëzit kanë luftuar brenda rregullave, me konkurrencë lojale. Nuk kam vërejtur diçka që është cenim i lirisë dhe rregullave të demokracisë në këtë proces të zgjedhjeve”, tha Shatri.
Por, kështu nuk mendon Albert Krasniqi, hulumtues në institutin KIPRED, i cili nuk pret përmirësim as në Kuvendin e përgjithshëm të AAK-së.
“Zgjedhjet e brendshme në AAK më shumë kanë qenë formale, sa për të përmbushur kërkesat ligjore. Kështu që kemi parë që kryetarët e degëve janë caktuara paraprakisht pa kundërkandidat dhe në garë të mbyllur. E përmendi vetëm degën e Prishtinës dhe Mitrovicës. Edhe në garën e nesërme mendojmë se kjo praktikë do të vazhdohet edhe atje dhe nuk mund të presim ndryshime”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Në procesin e brendshëm zgjedhor të AAK-së, sipas zyrtarëve të kësaj partie, kanë marrë pjesë rreth 90 mijë anëtarë në më shumë se 30 degë të kësaj partie. Ndërsa në Kuvendin që do ta mbahet nesër, pritet të marrin pjesë rreth 500 delegatë.

Berat Buzhala kopil në PDK


Berat Buzhala kopil në PDK
Zëvendësministri dhe ish kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë, Ramadan Avdiu deklaron në rrjetin social facebook: Në vazhdën e reagimeve të njëpasnjëshme që Berat Buxhala bën kundër kuadrit udhëheqës dhe themelues të PDK-së, i maskuar nën kostumin e kësaj partie politike , ai kësaj radhe drejton akuzat kundër personalitetit tim dhe aftësive të mia profesionale për të ushtruar funksionin në kuadër të Ministrisë së Financave të Kosovës.

Ajo që më shtyri të reagoj kësaj radhe lidhet me mënyrën se si Berat Buxhala i koncepton angazhimin politik, rolin dhe përgjegjësitë e funksioneve të ndryshme dhe institucionet shtetërore.

Metafora e “baçicës” dhe “bylmetit” nxjerr në shesh se ai nuk mund të konceptoje funksionin në kuadër të institucioneve shtetërore, ministrive në përgjithësi dhe ministrisë së financave në veçanti pos në rolin e “baçicës” ku me primitivizëm do të “ndante bylmetin”, do t’u tregonte të tjerëve se kur “duhet të hanë bukë”, kur “duhet të pinë tambël” e kur “duhet t’i bëjnë përshesh”.

Sa i përket “përsheshit” dhe metaforës së “gurbetçarit” që gjen në shtëpi “një voglush të shtuar pa kontributin e tij seksual” Berat Buxhala nuk e kupton se kjo metaforë kthehet kundër tij. Nëse dikush

është “kopil” në PDK dhe shtiret “se han vetëm përshesh” ky është Berat Buxhala. Berati e ka për borxh të tregojë haptazi se “me kontributin seksual” të kujt ka ardhur në PDK ndërsa organet drejtuese të partisë duhet të marrin qëndrim publik ndaj këtyre “kopilive publike” të Berat Buzhalës.

Qeveria e Republikës së Kosovës,institucionet tjera relevante dhe Auditori janë kompetente për të marrë qëndrim lidhur me mënyrën se si e ushtroj detyrën time në kuadër të përgjegjësive që më takojnë. Për këtë kam qenë dhe do të mbes gjithmonë i hapur.

MAJKO NE PRISHTINE ME LA MUT ME SHURRE

REXHEP SHAHU



A i kerkoi Majko falje Kosoves per marreveshjen Rama-Meta nen bekimin e Tadicit?Cfaredo preteksti te kete sajuar Majko per te qene sot ne Prishtine, shkaku apo qellimi i vizites se tij atje eshte te sfumoje pakenaqesine e shqiptareve te Kosoves, te pajtoje pakenaqesine qe shqiptaret perjetuan kur Rama dhe Meta nenshkruan marreveshje pajtimi ne Shkoder kunder Berishes nen bekimin e ishpresidentit serb Tadic, duke anashkaluar e fshire nga axhenda Kosoven qe per shqiptaret shqiptare vendi ajo eshte ylli polar i shqiptareve.

Me viziten e tij ne Prishtine sot, Pandeli Majko tejkaloi Edi Ramen dhe Partine Socialiste, dhe tentoi te rikuperoje skandalin qe do te rendoje ne historine shqiptare - nenshkrimi i marreveshjes Rama-Meta, ne Shkoder, nen bekimin e ishpresidentit serb Tadic, marreveshje kozmopolitesh - per te larguar nga pushteti patriotin Sali Berisha qe eshte problematik per serbet dhe jo miqte e shqiptareve.

Majkos, ne shkrimin tim te paracaditeve me titull "Lufta imagjinare e z. Majko" ia kujtova se Kosova nuk e don Pandeli Majkon se ka treguar trimeri ai si person apo Shqiperia si shtet ne luften per çlirimin e Kosoves, sepse nuk ka ndodhur kjo gje kurre, por e don se Majko i ka dashur sinqerisht shqiptaret e debuar prej serbeve ne kohen e luftes ne vitet 1998-1999.

Kosova e don gjithashtu se ai ka qene dashnor i Udhes se Kombit, udhe qe e ndertoi Sali Berisha, dashnor i Udhes se Kombit, ne kundershtim me drejtuesit e Partise Socialiste dhe Edi Ramen.
Majko gervishti ne Skuraj te Rubikut 1.8 km gjatesi ne gjurmen e Udhes se Kombit dhe mblodhi taksen Majko qe nuk u perdor kurre per Udhen e Kombit.

Majkon nuk e perkrahu kurre partia e tij as per Udhen e Kombit dhe as per dashurine per Kosoven.
Majko tejkaloi Edi Ramen sepse ai shkoi ne Prishtine dhe nuk u fsheh dhomave te bibliotekes se Prishtines por shkoi dhe takoi kryeministrin e Kosoves z. Thaci. Rama ketu duhet te jete bere xheloz sepse Majko shkoi me publikisht se Rama ne Prishtine, me hapur se Rama, i cili nuk guxon as me kerkue nje salle te madhe ne Prishtine dhe nuk kerkon te gjeje aleatet e partise se tij ne Kosove.

Se sa ia kane bere qejfin njeri-tjetrit per trimerine e munguar ne kohen e duhur, nuk e di, por Majko i kerkoi Thacit shtetesine e Kosoves. Lajm shume i mire.

Majko duket ka ndikuar qe Edi Rama te filloje ta perdore fjalen Kosove ne ligjerimet e tij, por duket sa per sy e faqe. E megjithate, ka filluar ta perdore pasi nuk e ka patur ne fjalor fare.

Ne prezantimin e programit te Partise Socialiste, program prej 89 faqesh, per Kosoven kishte 54 germa. Dhe shkruhet :"Ndertimi i nje partneriteti shumeplanesh me shtetin e ri te Kosoves". Gazetari Lutfi Dervishi shume i vemendshem e konstatoi dhe ia tha zotit Majko ne transmetim te drejteperdrejte. Z. Majko i ra per thonjsh nga goja.

Sot qe Majko don shtetesine e Kosoves dhe perpiqet te sfumoje fyerjen (me e buta fjale qe them...) qe i beri kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Kosoves ne Shkoder ne pranine e Tadicit qe thote Kosova eshte Serbi, do te ishte mire qe Majko te thoshte ashtu troc dhe majkshe sic flet nganjehere, si ndjehet z. Majko per kete. A eshte krenar?

 A eshte patriot apo kozmopolit z. Majko sepse deri sot e kemi njohur per patriot.
Pastaj, meqe nuk po shihet si mekat marreveshja e Shkodres nen bekimin e Tadicit, sic nuk u pa mekat krijimi i Partise Komuniste te Shqiperise nga paraardhesit e Tadicit, pse nuk u thirren ne ate spektakel jugosllav antishqiptar te majtet e Kosoves?

A ka te majte Kosova z. Majko? Nese po, pse nuk u thirren ne komendine kozmopolite te Shkodres? Apo u mjaftuat me te majtet e Serbise dhe ende Kosoven e konsideroni pjese te Serbise?

Z. Thaci dhe patia e tij qe ishin te majte dhe ne konventen e fundit dolen te djathte, a e ka aleat PS? Pse nuk u thirr Thaci ne Shkoder? Ose cilido nga Kosova?

Nejse, gjithesesi Majko duhet nderuar se e don Kosoven. Por nuk eshte dot perfaqesues i Partise Socialiste te Shqiperise ne Kosove zoti Majko, nuk eshte dot perfaqesues i politikes zyrtare te PSSH per Kosoven.

Po te kishte mendje tek Kosova PS, do ta konsultonte Kosoven, a ta nenshkruajme marreveshjen ne Shkoder nen kujdesin e Tadicit apo jo. Ose do te gjente patjeter te majtet e Kosoves dhe ti kishte aty per duartrokitje perkrah Tadicit.

Megjithe deshiren qe kam ta shoh vetem per mire viziten e Majkos ne Prishtine dhe e shoh per mire, me gjithe simpatine personale qe nuk e fsheh dot per Majkon per dashurine qe ka per Kosoven, eshte shume pak Majko qe Partia Socialiste e Shqiperise te "laje mut me shurre" ne Kosove.

"AH"... AUTORIALE


From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Friday, 3 May 2013, 13:16
Subject: Re: S. Guraziu - Ah... autoriale (një vjershë)

"AH"... AUTORIALE
S. Guraziu

Ah...
© copyright autori,
kujdes, disa të drejta
të rezervuara, në fakt...
të gjitha të drejtat
dhe të padrejtat dua
t'i rezervoj tani, 2013,
nuk është kjo masë
e tepruar, ashtu kot
për sigurinë autoriale,
sepse është një "ah"
e patentuar, si shpikje,
dosje "zip" e kompresuar
për shumë dhimbje,
mjaft padrejtësi - ndërsa
pata harruar t'i mbroj
të drejtat në të kaluarën,
obobo sa shumë sosh,
të harruara, sa shumë
"ah", sa shumë "oh"...
klithmash kot, pa autor!

AUSTRO – HUNGARIA DHE “MOSMIRNJOHJA” SHQIPTARE !


Nga Fritz RADOVANI: 100vjet nga viti 1913…

Vienë...

Vetem fakte e data: (Do t’ i referohem pjesërisht studjuesit Gjush Sheldija).
Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet. Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen. Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres. Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza. Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe. Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.
Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar. Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit. Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”. Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe. Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet. Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Fishta. Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”. Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” dhe “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar. Në korrik 1910, vjen në Shkoder Xhavit Pasha me 20 taborre me shtrue Shkodren. Bahet luftë në Kaçanik, dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe. Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo’ Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit. Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare. Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut. Në qelen e Gerçës, me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë Memorandumin e Gerçës, të cilin, ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë. Aty shenohet: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi...” Në Tetor 1912, plasë Lufta Ballkanike dhe po në fillim të muejt Tetor rrethohet Shkodra nga malazezët...Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t’i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombëtare se: “...egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.). Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme...
Me 28 Nandor 1912, në Vlonë shpallet Pavarsia Kombtare. Nga Shkodra atje shkon Luigj Gurakuqi. E po mos t’ ishte kamngulja e Tij, pjesmarrësit tjerë e lane Shqipninë në duertë e qeverisë turke, e cila kerkonte me “krijue një Shqipni të vetqeverisun, në suazen e Perandorisë Otomane”.
Me daten 30 Janar 1913, Esad Pashë Toptani vret Hasan Riza Pashen, i cili donte me ngritë Flamurin Kombtar në kumbonare të Kishës Katedrale të Shkodres, dhe me 23 Prill 1913, Esad Pasha ia shet Shkodren malazezëve per 2 miljon florinta, dhe ata hyjnë në Shkoder nga Taraboshi, Fusha e Shtojit dhe Bardhanjorët. Me 14 Prill malazezët djegin Pazarin e Vjeter dhe mbasi grabisin mallin ia dorzojnë Shkodren Ushtrive Nderkombtare, austriake, italiane, franceze, angleze dhe gjermane. Me daten 13 Qershor ngritet Flamuri Kombtar në Kështjellen Rozafat, dhe fjalen e rastit e mbajti Atdhetari Karlo Suma. At Gjergj Fishta vendosë një Flamur në kumbonaren e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe rinia shkodrane kendon Hymnin e Flamurit të krijuem nga At Gjergj Fishta nder rrugët e Shkodres...Qyteti i Lirë, nën kontrollin e forcave nderkombtare Feston Lirinë!
Esad Pashë Toptani ikë në Durrës dhe shpallet sundues. Princ Wiedi len Shqipninë me 5 Shtator 1914. Në 1915 edhe Esad Pasha ikë nga Durrësi, prej protestave kunder tij.
Me 23 Janar 1916 ushtria austro – hungareze pushton Shqipninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi e dalin në Durrës. Në 1916 forcat austriake hyjnë në Shkoder. Në 1917, formohet në Shkoder “Komisija Letrare”. Me 30 Tetor 1918 ushtritë austro – hungareze dalin nga Shkodra dhe hyjnë Aleatët. Në Mars 1920 formohet i pari Parlament Shqiptar...
Nga viti 1856 e deri në vitin 1918, Austro – Hungaria asht i vetmi shtet Europjan që ka krijue të gjitha kushtet per Formimin dhe Shpalljen e Pavarsisë Kombtare të Shtetit Shqiptar.
Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhe e Fe”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat...sot as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!
At Pjeter Mëshkalla ka thanë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (F.R. tek libri “At P.Mëshkalla S.J.” fq 23, 1993)
***
Dhe vetem faktet do të flasin...
Vetem nga Klerikët Shqiptar të pergatitun në Austri, shikoni se çfarë Gjenocidi ka ngja mbas vitit 1944, nga tradhëtarët dhe diktatorët anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia...të cilët, kanë ardhë në kolltukët e qeverisjes së shtetit shqiptar me ndihmen e fqinjëve, shitën trojet tona, dhe në mënyren ma barbare zbatuen diktaturen ma të mnershme të shek XX mbi Popullin Shqiptar.
Sot pasuesit e tyne hajdutë, deklarohen “vëllezër gjaku me turqit” dhe serbët e kolltukut!

Klerikë Katolik Shqiptarë të zhdukun nga Gjenocidi komunist mbas vitit 1944:
1. Don Lazer Shantoja, pushkatue me 5 Mars 1945.
2. Don Ndre Zadeja, pushkatue me 25 Mars 1945.
3. At Anton Harapi O.F.M., pushkatue.
4. At Mati Prennushi O.F.M., pushkatue.
5. At Çiprian Nikaj O.F.M., pushkatue.
6. At Bernardin Llupi O.F.M., pushkatue.
7. Don Dedë Plani, vdekë në tortura.
8. Imzot Nikollë Deda, pushkatue.
9. Don Aleksander Sirdani, mbytë në hetuesi.
10. Imzot Jul Bonatti, mbytë në çmendi...
11. Don Shtjefen Kurti, pushkatue.
12. At Leonard Targaj O.F.M., pushkatue.
13. Don Nikollë Gazulli, vra tradhëtisht.
14. Imzot Vinçenc Prennushi O.F.M., vdekë në burgun e Durrësit.
15. Don Anton Zogaj, pushkatue.
16. At Bernardin Palaj O.F.M., mbytë në hetuesi.
17. Don Nikollë Laskaj…vdekë në kampin e shfarosjes Beden...
18. Don Nikollë Shelqeti...vdekë në kampin e shfarosjes Beden...
19. At Klement Miraj O.F.M., vdekë në burgun Burrel.
20. Don Rrok Frisku, vdekë në burgun Burrel.
21. At Rrok Gurashi O.F.M., vdekë në kamp shfarosje.
22. At Gasper Suma O.F.M., vdekë në burg…
23. Don Kolec Prennushi, vdekë mbas hetuesisë.
24. Imzot Frano Gjuraj, vdekë mbas hetuesisë.

Klerikë të burgosun që vuejten shumë vite nder burgje e kampe shfarosje...
1. At Pjeter Meshkalla S.J. burgosë dy herë.
2. At Leonard Shajaku O.F.M., burgosë e interrnue.
3. At Marjan Prela O.F.M., burgosë e interrnue.
4. Don Nikollë Dragusha, burgosë.
5. Don Lekë Dredhaj, burgosë.
6. At Mark Harapi S.J. burgosë.
7. At Frano Kiri O.F.M., burgosë e interrnue.
8. At Marin Sirdani O.F.M., burgosë e interrnue.
9. At Alfons Çuni O.F.M., burgosë.
10. Don Ndre Lufi, burgosë.
11. Don Ndue Suma, burgosë.
12. Don Jakë Zekaj, burgosë.
13. Imz. Bernardin Shllaku O.F.M., burgosë.

Klerikë që vdiqën shpejtë pa u perfshi nga Gjenocidi...
1. Imz. Gasper Thaçi, vdes në 1946, i izoluem në Argjipeshkvi të Shkodres.
2. Imzot Gasper Guirakuqi.
3. AT Simon Mikeli O.F.M., vdes në 1945...
4. At Anton Kiri O.F.M., vdes në 1945
5. At David Pepa O.F.M..
6. Don Ast Koka.
7. Don Nikollë Dajçi.
8. Don Mati Fishta.
9. Don Nikollë Lazri.
10. Don Pashko Zojzi.
11. At Justin Rrota O.F.M..
12. At Pashko Prela O.F.M..

Shenim i Autorit:
Në listat emnore të Klerikëve katolik, nuk perfshihen asnjë nga ata që u pergatiten në
universitetet tjera Europjane, perveç Austrisë, para vitit 1944.
Melbourne, Prill 2013.

RIZA LAHI - NGA VLL "DINOSAURET E FUNDIT" VLL 2 QE DEL SE SHPEJTI PLANZHON MBI GRANADËN PA FITIL


Më 13 shtator 1986, ndërsa bëheshin qitje në poligonin e regjimentit të Farkës, ushtari elbasanas Fatmir Skilja , i shushatur, nuk e vërviti granadën luftarake por e lëshoi pranë , para këmbëve të tija dhe ajo, tanimë pa fitil , po rrokollisej drejt grupit më ushtarë, mes të cilëve ndodhej dhe një luan.

Ky luan ishte ish piloti Ndue Logu që u hodh me trupin e tij mbi 100 kg e mbi 180 cm të; që u hodh planzhon drejt vdekjes së tij të sigurtë për të bllokuar djallin e zjarrtë që kushedi se sa jëtë ushtarësh do të merrte pas atyre fare pak sekondave që i kishin mbetur pa vjellë tër masën e tmerrëshme të vdekjes që kishte ngërthyer në grushtn me llokma të metalta.

Granada plasi në barkun e heroit, duke bërë fërtele gjitha të brendëshmet e viganit nga Shoshi i Dukagjinit dhe rritur në shtëpinë e fëmijës, por duke shpëtuar gjithëçka tjetër përqark.

Ishte një akt vetmohimi jo i paparë në historitë e ndeshjeve me eksplozivët; ne njohim rastet e Mic Sokolit nga Malësia e Gjakovës, Selam Musait nga Salaria e Vlorës, Aleksandër Matrazov nga Moska dhe…ja dhe rasti i pilotit më të mirë që kishte regjimenti i Farkës, atij burri vetullzi, ballëpastër, që ecte duke buzëqeshur me vete dhe me një ecje prej balerini, kryemjeshtër i njohjes së territorit, instrukltorit fluturues të disa breza pilotësh, Ndue Logut nga Dukagjini.

Ndue Logu mundi ta merrte diplomën me rezultatet më të larta që mund të jepte një shkollë ushtarake në Bashkimin Sovjetik; mundi ta merrte në Batajsk – si pilot helikopteri por edhe ai , në vitin skandaloz 1961 u kthye në atdhe së bashku me 18 pilotë të tjerë, pavarësisht se dy prej këtyre djemve qenë thyer.

Ti djalosh që lexon tani “Dinosaurët e fundit” duhet të dish se burrnia është vënë në provë në të gjithë brezat që kanë formuar karakterin shqiptar.

SHKELËSI I KUFIRIT

Ai ishte njohësi i mrekullueshëm i terrenit dhe qenve.
E urrente komunizmin , rronte si në skëterrë dhe vendosi të arratisej.

Kur ishte pesëqind metro larg piramidës, u dha alarmi.
Kufitarët u sulën me qën dhe me kallashë duke krehur vëndin.
Ai qeshte dhe lozte me ta si macja me miun. Kufitarët,
nuk e kapnin dot dhelprën që i qesëndiste nëpër labirinthet e saja;
i ngacmonte, suleshin ta kapnin, u humbiste si një fantazëm dhe u
hidhte një gur nga cepi tjetër e fshihej paq sërish.

Një qën iu afrua fare pranë njohësit të mrekullueshëm të botës së qenve.

Në zonën neutrale, shtiu lart dhe u fsheh si të qe rritur ndër pyje.

Kaloi piramidën - “R. S. F. e Jugosllavisë” - e hodhi automatikun përtej.. Kishte mbërritur në Botën e Lirë, tanimë nuk ishte më
në skëterrën me komunistë, që donte t’i piqte të gjallë.

Kur ndjeu të flisnin sërbisht në vënd që të ngrinte duart, u fsheh.
Ndjeu ta shanin “mysafirin” e kësaj nate , atë, “Jeben ti majka!”

Paskam kaluar nga skëterra komunsite për të ardhur në duar të serbëve?
Nëna ime! - Klithi pa zë njohësi i mrekullueshëm i botës pyjore dhe qenve, ndërsa ushtarët po e kërkonin duke bërtitur sërbisht.

Si klithi dhe një herë për të ëmën, u kthye andej nga kish ardhur .

Kur kaloi piramidën shqiptare e kuptoi se ishte e pamundur të fshihej më.

Kur u sigurua që pas pak do ta kapnin
kërceu nga ku qe fshehur - te këmbët e ndjekësve të tij
u zgjati kyçet e duarve dhe ata
i vunë pranga.

Ndërsa kufitarët e qëllonin ngado duke e sharë
në gjuhën shqipe, ai... qeshte...qeshte...vetëm qeshte
si një përbindësh me gojë të llahtarëshme
dhe ata u stepën.

Ai nuk qeshi më.

U tha: Isha të serbët!
Kam kaluar para hundëve tuaj e të qënve dhe shkova te serbët...
S’i ngrija dot para serbëve lart këto dy duar që ua shtriva ju ;
s’i përkulja dot këto gjunjë para palave dhe hymnit të
flamurit sërb .
U ktheva te prangat e skëterrës që e urrej për vdekje.
U ktheva te prangat që kanë mbërthyer atdheun tim
bëni ç’të doni me mua.
Ju nuk më kapnit kurr!

Dhe pa nga flamuri shqiptar që valavitej mbi postë.

Ishte ende errësirë por jo aq
sa kufitarët shqiptarë të mos dallonin mbi palat e flamurit
lotët e burrit që erdhi t’i shtrinte duart prangave.

Në brezin e pilotit të rriturit në shtëpinë e fëmijës, ja, qenë thyer dy djem shqipërie. Aristotel P. dhe Ilia K. Ata vendosën të mos ktheheshin më tokën që i kishte lindur por, në planin e tyre të braktisjes, ata kishin parashikuar edhe një masë që rrallë mund t’i binte ndër mënd ndonjërit nga djemtë e hedhur dhe me gjellët pa kapak - të fshiheshin sa më larg.

Kur Ndue Logu vetë i 18 udhëtonte për në atdhe me zemër të mbushur dhe të thyer për Aristotelin dhe Ilian, një grup tjetër djemsh shqiptarë që do të kthehej pas tyre, po bridhnin nëpër rrugët e qytetit me thika të fshehura. “ Ishim gjashtë veta. Ishim në grup. Nëse do të hasnim kund njërin apo të dy nga dezertorët , secili do të hante në një kohë 6 të ngulura thike në emër të atdheut dhe popullit që kishin braktisur” – më tha njëri prej ekzekutorëve të mundëshëm.

Burri ka kohë për t’u turpëruar edhe në rini, edhe në burrëri, edhe në pleqëri. Dezertori ka vetëm një emër; është një cilësi që bashkon si me një komandë karaktere, ngarje, periudha historike dhe rrethana gjithfarëshe.

Ndue Logu u ngrit si një lapidar prej mali në burrërinë e tij.

Unë nuk di ndonjë pilot tjetër, që populli t’i ketë kënduar një këngë kaq të veçantë dhe në një rrethanë kaq të veçantë, siç ka qënë njëra e krijuar gjatë ndërmarrjes mbarëpopullore për elektrifikimin të plotë të vëndit. Pas vrasjes në aksionin e rinisë së një vajze prej Dukagjinit , quajtur Shkurte, pas kësaj nxitjeje mbarëpopullore, nisën të ndizeshin drita edhe në zona ku kishin jetuar prej mijëra vjetësh me kandil, bishtukë a pishë të ndezur.

“ Llampa e ndezur shfaqej në çdo shtëpi si fytyra e Shkurtes”, shkruante një poet nga më të njohurit e asaj kohe. Elektrifikimi i Dukagjinit, kësaj monade shqiptare, ka qënë një punë e bërë me hare të paparë dhe në mënyrë të jashtëpërfytyrueshme, duke shfrytëzuar energjitë e pashterrëshme që gjeneron një shpirt i rënë në dashuri. Pilotët bënë çudira në atë kohë për të aritur që të ndizej drita mes dhomës si “fytyra e Shkurtes”. Dhe, populli i këndoi Ndue Logut një këngë, kështu:

“Paj, kush ishte, more njaj piloti?

Bash Ndue Logu, nji djalë prej Shoshi”.

Ndue Logu dolli i paaftë nga një sëmundje profesionale pilotësh – “lumbago”.

 Por ai , në kohën e indondatave të dëborës nuk linte fluturim pa shkuar duke fluturuar përmbi borë drejt zonave veriore e verilindore në atë dimër të ’85. Ani, si pasagjer rrinte, ama, ky njohës i mrekulleushëm i terrenit, ndihmonte papushim ekipazhet , megjithëse….tanimë mund të rrinte në një depo, zyrë, me një reflektor te këmbët , se ishte “shef armatmi”.

Në një periudhë u bë bujë e madhe, e jashtëzakonëshme – Shqipëria e perçeve të dikurëshme, e gjakmarrjeve të dikurëshme, e dhunës ndaj gruas shënoi një nagjarje që është përsëritur vetëm një herë. 4 vajza të Institutit të Kulturës Fizike, pikërisht Flora Toto, Polikseni Vjeshta, Drane Cara dhe Vezire Meta , u hodhën qënga qielli mbi Tiranë me parashutë. Parashutisti që i hodhi vajzat ka qënë shefi i kësaj arme, pionieri i parashutizmit shqiptar, Shaban Danaj.

Po piloti që i hodhi, cili qe? Ndue Logu, që u varros me 14 shtator 1986.

Mbase…mbase, përveç bustit të heroizimit të tij të ngritur nëpër zemrat e atyre që e njohën, në emër të kontibuteve të tija për ushtrinë shqiptare, artin e fluturimit , devocionit për kryerjen e detryrave ajrore por, sidomos, për planzhonin e tij të fundit drejt vdekjes në emër të jetës së të tjerëve, do të ishte gjëja më normale dhe në përputhjen me aliazhin e artë të traditës sonë t e vjetër dhe të botës moderne ushtarake , që Ndue Logu, ta kishte një bust.

Një bust në mes të repartit ku ai dha jetën, apo në Shosh, në Shkodër, në shtëpinë e fëmijës apo në ndonjë rrugë të Tiranës…

Përfunduar ora 06 e mëngjesit të dt 15 prill 2013.


Ps

Kjo pjesë rënqethëse që sapo lexuat nuk do të ishte shkruar kurrë nga dora ime, pa kontributin, shtyrjen, nxitjen, këmbënguljen dhe pasionin deri në përgjërim të e pilotit Niazi Nelaj, nga Kalivaçi i Tepelenës, ish shkruesi i historisë së regjiemntit të Farkës

( autori)

RIZA LAHI

NE MBESHTETJE TE POETIT ABDULLAH KONUSHEVCI







DHE IKIMI IKIM ...

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë



MUNGESA E LIRISË

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët
Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth
Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe
Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië

TRADHTIA

E përcolla me një pikëllim të fshehur
Në sy në buzë nën bark
I shihja gjurmët e tjetrit

Kur u ktheva
Në dhomë kishte rënë stuhia
Shtrati sikur ishte kthyer përmbys
Banja merrte frymë me vështirësi
Si një i sëmurë astmatik

Hodha shpejt e shpejt në shportë
Brekët këmishët çarçafët
Shtratin e shtrëngova mirë për këmbësh
Po hija po era e saj ishte kudo

E di se më nuk do ta takoj
Se tjetri në sy në buzë nën bark
Do të lexojë me pikëllim
Gjurmët e mia


Prishtinë, më 27 tetor 2010 




Si e krijoi Zojsi Dardaninë

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave




Vdekja e dytë e Gjergjit*


Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri 


Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë




Kthimi i dritësorëve

Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé




Ëndrra... pastaj Vlora


Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë
Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha
Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë





Zonja Mëmë

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty




Skicë për një elegji

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

Foto: Nazo Bournszian


Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”.



Vëllimet me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1979},
Rënia e mollës (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1981),
Pad jabuke (serbisht, "Jedinstvo", Prishtinë 1982),
Qerrja e diellit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1983),
Loja e strucit (poezi, "Rilindja", Prishtinë,1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1990),
Pikat AD (poezi, "Papyrus", Prishtinë,2002),
Dashni dhe vdekje (poezi. "Nositi", Prishtinë, 2011)

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

Gjuha shqipe XI (libër shkollor, "Dukagjini", 2004, 2009)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)
At Gjergj Fishta 1871-1940 (monografi, përgatiti për shtyp Abdullah Konushevci), NOSITI, Prishtinë, 2011)

Romani 'Gjarpinjtë e gjakut' i Adem Demaçit (artikuj të zgjedhur letrarë nga Abdullah Konushevci, kritikë letrare), NOSITI, Prishtinë 2011)

Përkthimet nga anglishtja

Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, 2008.

Përkthimet nga kroatishtja

Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)

Të tjera

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht.

 Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Flori Bruqi,Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci etj.(Përgatiti Flori BRUQI )

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------


NGA KOLEC TRABOINI :NE MBESHTETJE TE POETIT ABDULLAH KONUSHEVCI


Ne dhe askush prej atyre që pretendojnë të merren me art nuk mund të jemi indiferent për jetët njerëzore, aq më tepër kur dihet se vetë thelbi i artit është humanizmi, pa këtë domethënie në shtjellim të tij, asnjë lloj krijimi nuk ka vlerë. Në këtë sens mendojmë se problemi për të cilin ngrejnë zërin një grup kolegësh shkrimtarë në Prishtinë është i madh, është në fjalë jeta e një poeti shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci, dhe diçka duhet bërë patjetër. Nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë, nuk mund të vështrojmë nga larg e të mënjanohemi, nuk mund ta braktisë artisti- artistin, shkrimtari -shkrimtarin, poeti -poetin, anipse në pah duhet të jetë dalëzotës Shteti e Qeveria e Kosovës institucionet e kulturës dhe artit. Besoj se ata diç do të bëjmë. Ata, shtetarët e qeveritarët mbahen me parat e taksapaguesve, pra të popullit e ato para duhet të shkojnë për popullin. Eshtë vendi të theksojmë se poetët në mbarë botën e qytetruar dihet se janë ndërgjegja, zemra e shpirti i kombit të vet.  Me qëllimi të sensibilizimi i institucioneve dhe qarqet kulturore artistike, eshte hapur  një llogaria bankare ne emer të Poetit,  që të bëhet diçka për t'ia lehtësuar gjendjen, qoftë nga shteti, qoftë nga bizneset dhe njerëzit që e duan artin.. Të solidarizohemi me poetin Abdullah Konushevci dhe me çdo veprim racional që do të inicohet nga kolegët shkrimtarë dhe poetë të Kosovës, Shqiperise si dhe ne Diaspore.
Bashkangjitur është flaqja me të dhënat e llogarise bankare ku çdo kush mund te jap kontributin e tij..

Një grup miqësh të poetit 
Tiranë-Prishtinë, 1 Maj 2013


Raiffesen Bank Kosovo

Prishtina, Kosovo

SWIFT code: RBKORS22

Account: 1501001003721691

Emri: ABDULLAH KONUSHEVCI

Ju mund  të shkarkoni  në kompiuterin tuaj fotokopjen e xhirollogarisë bankare e me të dhënat që ka ajo mund të kryeni veprimet që dëshëroni për të ndihmuar poetin. Mund të paguhen edhe nëpermjet disa bankave  në lidhje në Europë dhe USA sipas të dhenave që ka  fotokopja e llogarisë bankare. Ju lutemi shumëfishojeni dhe shpërndajeni ndër miq e shokë kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporën Shqiptare në Europë dhe Amerikë.




POEZIA GUDULISË SECILËN FAQE TË ZEMRËS




(Impresion, vështrim në formën e një reçense lidhur me vëllimin poetik "Medium dhe Flutura", dorëshkrim, të autorit Senad Guraziu)

Sokol Zekaj

E kam njohur Senad Guraziun si botues të revistës "Ars poetica", në disa numra të së cilës kam botuar edhe unë shkrime të miat. 
Pak ditë më parë më ra në dorë vëllimi poetik "Medium dhe flutura", i përgatitur për botim, i cili nëse nuk gabohem, nuk është i pari i autorit. Rikrijova portretin e njeriut modern që jeton në metropole, udhëton me avion apo nëpër metro, dhe pasi kthehet në dhomën e vet, hap kompjuterin dhe krijon kontakte me miq dhe shokë, edhe nga ata që s'i ka parë kurrë, ose hyn në dialog me veten, me të shkuarën dhe të tashmen, dhe shkruan poezi.

Mendoj se poezia e tij shënon një "lirizëm të ri" me frymë bashkëkohësie, lirizëm mjaft i ndryshëm nga ai që shkruhet sot tek ne, dhe akoma më shumë i ndryshëm nga ai që është shkruar vite më parë. Përgjithësisht poezia është e orientuar kah objekti i jashtëm. Nganjëherë ky objekt është i afërt, nganjëherë, i largët, por në të gjitha rastet ne i ndiejmë ato si në një dimension universal, pothuaj pa lidhje me ndonjë vështrim sentimental apo nostalgjik. Ndoshta poezia si gjini e letërsisë, në të ardhmen, do ta zgjerojë shtratin e vet për të thithur “ujëra” nga burime që, në një fare kuptimi, nuk i kanë përkitur asaj, duke synuar “epikën” e gjërave. 

Poezi që thotë "jam unë"!

Në disa raste poezia ka karakter bisedor, dhe të tillat zhvillohen përmes një zëri të ulët, nganjëherë si rrëfyese, nganjëherë si refleksive. E tillë është poezia "Aq afër me ty", më vjen se bëj mëkat nëse veçoj nga kjo poezi ndonjë varg a metaforë, sepse është e gjitha e shkëlqyer, unike, pa asnjë hapësirë boshe dhe pa asnjë zhurmë në melodinë e imazheve, teksa rrjedh e pandalur, nga fjala e parë tek e fundit, me një ritëm dhe elegancë të mahnitshme. Është një rast fatlum kur gjuha e pasur dhe e ngritur, pothuaj mbitokësore dhe njëkohësisht e pacënueshme, është edhe kaq joshëse dhe magjike!

Jam unë, 
po aq sa ti vetë afër shpirtit, 
ndjenja jote që sheh para 
bebzës, akoma pa u zgjuar 
mendja, si xixëllonjë e vockël 
atomike, e pashterrshme, 
me sytë e mi do njohësh 
universin, ëndrrat do trasohen 
për ty, përherë do fluturoj 
po deshe ca hapa para teje, 
dhe anash mund të rri, 
në cilindo krah të duash ti, 
si shpresa e zogjve të arsyes, 
cicërimat, klithmat, universalja 
e çerdhes, ndërgjegjia 
që ushqen dritën - do jemë 
për ty secila dritë që njeh ti, 
çdo rreze dielli, çdo feksim, 
ajo më e imëta xixë jete, 
"elektrikat" në fund të detit, 
në humnerat më të errëta, 
njësia kuantike e shpirtit, 
llamba për hartat e kapitenit, 
shtigjet e paskajshme yjore 
në humbëtirat e zemrës, flatrat 
e vetë dritës, timoni, kompasi, 
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë, 
nëse ndalem do ndalesh dhe ti, 
por mos u largo, mos ik 
kurrë nga drita, 
jam unë.

Ndërsa poezia "Medium dhe flutura" prej nga ka marrë titullin dhe libri, për mua është vetë metafora e artit poetik. Strofa e fundit është kjo: 

siduket... ti megjithatë e di, 
poezia është "kontakti i parë" 
me fluturat, me ndjenjat, 
nuk është gërvishtje e penës sate, 
letër e rrahur nga makina e shkrimit, 
nuk është "zanat", ndonjë mjeshtëri 
e vjershërimit, as hieroglife 
digjitale në "screen".

Ne kuptojmë nga këto vargje se autori është për një poezi që të prek në shpirt, që të emocionon, që të frymëzon dhe jo diçka tjetër, madje as dhe një "hieroglife" e pakuptueshme, e pazbërthyeshme. Më kujtohet, në një nga emailat që më ka dërguar kohë më pare Senadi, më shkruante në një vend se poezia do duhej nëse e mundur të "...na e guduliste ëmbël secilën faqe të zemrës, ndoshta sepse arti i mirëfilltë pikërisht këtë bën, e shkapurit strofullen e ndjenjave tona..." - një shprehje kjo, sa e bukur, aq dhe origjinale.

Vërtet, kënaqësia e poezisë nuk është si ajo që marrim permes shqisave tona, pasi ajo prek totalitetin e shpirtit tonë, me ndjenjat, intelektin, imagjinimin, emocionin, përvojën, kujtesën. Poezia nuk është si një ujë që e shtyjmë për të dale si burim i pakontrolluar përpjetë, por si një burim që ne e përmbajmë për të dalë sipas një trajte të dëshiruar.
Kam përkthyer dhe botuar kohët e fundit librin Poezi nga poeti francez Yves Bonnefoy, dhe dua të jap një shembull prej tij. Është poezia "Po ai zë gjithmonë":

Unë jam si buka që ti ke me nda,
Si zjarri që ke me ndezë, si uji i kthjellët
Që ka me t'ba shoqëri në tokën e të vdekurve.

Si shkuma
Që e poqën për ty drita dhe porti.

Si zogu i mbrëmjes që fshin brigjet,
Si era e mbrëmjes që befas,
më e ashpër vjen, dhe më e ftohtë.


Edhe Senad Guraziu e di se poezia e vërtetë nuk krijohet nga hiçi. Ajo e ka burimin te bota reale, dhe veçse si e tillë, mund të na ofrojë emocionin estetik të domosdoshëm. "Çdo fjalë, thotë Jean Starobinski duke iu referuar Saint John Perse-it, vetëm nëse është e ngarkuar me kujtesën e reales, mund të na zgjojë hyjnitë e çastit, të takuara kaherë në fëmijëri, në gjirin e botës natyrale." 
Ja disa vargje të Guraziut, nga poezia "Tabula rasa e kullës":

por vallë çfarë supi patën burrat
e kohës, gjithë ata Herkulesë
të harruar me muskuj të bardhë
si qumështi, binjakë monozigotikë
që në nismë, ngopur me ëmbëlsinë
e misërores nga saç' i nënëlokes,
ç'ndodhi vallë, pse s'ka akrobatë
dhe sot që luhaten shkallëve
të drunjëta, faqeve të kullës, burra
me bjeshkën copa-copa në supet,
që ia falin njëri-tjetrit diellin e djersitur,
ku u tretën vallë ato hije fëmijësh
që buzëqeshin... aq burrërisht.

Por gjërat natyrisht nuk vijnë drejtpërdrejt. Kur lexojmë poezi ne ndeshemi, brenda botës së poetit, me detaje apo situate të njohura për ne, dhe themi: po, unë e njoh këtë përvojë, por nuk e kam menduar se prej saj mund të dale diç kaq e bukur! Kështu realizohet shkrirja jonë, lidhja jonë me poezinë.
Por, ja dhe një poezi do të thosha antologjike, "Baladë për zgjimin":

O lot i valë i nënëlokës ilirike, lot djepi e strehe
kocka t'përziera me kurora, dheun e pafajsisë
lahuta në gozhdat e ndryshkura, odave të kohës
këngë e unit, zemër e harlisur, mall stërgjyshor
ja po zgjohen rojet e dritës, agimeve t'përflakura
si - eshkë e shpirtit t'baballarëve poreve të lashtësisë
dhe - vulë e pagjurmë, ballëhapur, feksim krenarie
si - fjalë e kulluar urtësie, fortesë e besnikërisë
dhe - kalitur, rrahur në kudhërat e fisnikrisë së fisit
si - qëndresë e pathyeshme në istikamet e përskuqura
dhe - zemër bujarie, peshqesh në altarin e nderit!

E denjë, do të thosha, për t'u gdhendur te New Born në qendër të Prishtinës! Si një vrujim metaforash që ngrihen ngjyra-ngjyra drejt qiellit!

Për shkak të prurjeve burimore, gjuha dhe qasja eksperimentale aty-këtu në libër, nganjëherë vjen e athët, me shijen e frutave të egra, por gjithmonë ajo është poetikisht befasuese, e iluminuar nga përndezja poetike, nga forca e imagjinimit dhe nga vetëdija e masës dhe përkujdesjes poetike. Për të ilustruar këto dy-tri fjalë të ardhura nga një bindje e shpejtë më shumë se nga ndonjë “studim”, po sjell këto vargje nga "Multiversum yjor":

Çdo yll e qetëson lavjersin e vet
i gozhduar diku me gjilpërën
magnetike në glob, dhe pretendon
të jetë në qendër të universit.

Ja edhe diçka tjetër nga vjersha "I vartësuar nga rima": 

Një ditë Diellza, shoqe e mirë e Dritës,
më puthi në faqe, ashtu kot dhe papritur,
në qendër të klasës, mu në pikë të ditës.
Tani çdo ditë kthehem në shtëpi i ndritur,
si diell i uritur, i ditur, por dhe i mërzitur!

Tingulli "i" i fjalës dritë apo diell, e përshkon krejt poezinë si vijat në mermer.

Në një masë të madhe poezia e Senad Guraziut ndodhet në komunikim të drejtpërdrejtë me tjetrin (me lexuesin). Është poezi e hapur, është larg mbylljes në vetvete, lodhjes apo agonisë. Vetë poeti, thamë se është njeri në lëvizje, siç është njeriu modern. Kjo duhet pasur parasysh kur t'i qasemi kësaj poezie. 

Nga ana tjetër, poezia "Aq afër me ty" të cilën e dhamë në krye të shkrimit, vërtetë mund t'i jetë kushtuar një njeriu të afërt, por ne mund ta marrim edhe si metaforë të krejt poezisë së autorit (të kuptimit "poezi"): poezia është e hapur për komunikim, e shëndetshme dhe e bukur! 
Ajo sikur na e thotë: mos ik nga unë - jam unë!

Prill 2013

Tri letra për një mike (poezi )





Nga   Përparim  Hysi


            Fatkeqësia *


Vezullime të argjënda mbi flokë
Trishtim mbytës ndër sy
I shoh me trishtim tuajët lot
Dhimbjen dua ta ndaj me ty.


Kaq është pak. Dua që mbi ata sy
Sërishmi të kthehet gëzimi
E di: e madhe dhimbja për ty
Nuk dua që të të mposht  trishtimi.


Je mbyllur brënda si qyqe
Ke heshtur, ka kohë; kaq gjatë
Mos ke vënë kujën e qan me ligje
Dhe më nuk shkruan qoft dhe një varg?!


Helmi, siç duket, buzën ta ka qepur
Trishtimi, me sa shihet, ka vënë domenin
Dhe muza aq e bukur sikur ka "vdekur"
Oh, shporre të lutem ! Larg nga  ti helmin.


Syri yt të mbushet me shpresë e me diell
Krijimtaria aq e bukur të zërë e të blerojë
Dëboje trishtimin ! Të shkojë në esfel
Lirika nga  ti presim. Shpirtin t'na  ëmbëlsojë.


* ka humbur bashkëshortin në dhjetor 2012.

                   25 prill   2013

          Që të heqë trishtimin


Që të heqë ndopak trishtimin
Të dërgoj pak fllad pranvere
Bashkë me të dhe gjelbërimin
Në ca vargje protohere.


Të dërgoj shushurimë pylli
Pikla vese përmbi lule
Melodinë e një bilbili
Dhe trishtimin e përzure.


Mos rri e mbyllur   brënda
Si lotusi mbyll petalet
Që të heqësh dhimbjet e rënda
Zër e rëmo në "magjet"


Mu  në magje të poezisë
Po të zësh e të  krresh vargje
I largohesh vetgjyqësisë
Po  të presim,  o  Bajame!


Ti lirika aq e bukur
Mposhte vuajtje dhe  mundime
S'mund të heshtësh. Mos  rri strukur !
Hë,de, shkruaj ... dhe s'ka trishtime.


                       30 prill   2013

        Ata lotë

Ata lotë që bien mbi faqe
S'dua t'i fshij kjo dora jote
Ata lotë "fshiji" me vargje
"Fshij" me vargje magjiplote.


Sikur s'je në "pellg të kripur"
Sikur ja në "majë të gishtrinjëve"
Vjen  Ai që larg  ka ikur  *
Dhe lëshohesh "përqafimeve"


Se të bëhet si tani
Ajo kohë që dot s'harron
Nis e thur ti  poezi
Dhe trishtimin e dëbon.


Je Poete që ke çarë
Si blerim mbi tokë të thatë
S'pyete për dimër e  acar
Dhe tani hesht kaq gjatë ?!


Jo. Ty heshtja nuk  të falet
Një  Poet e mbyt trishtimn
Ndaj nga ty  ne presim vargjet
Moj lirikë që s'humb blerimin.


* aludohet për bashkëshortin që ka qenë bashëvuajtës me poeten.

* poezitë ia kam kushtuar poetes   Bajame  Çeliku ( Hoxha) që  i takon  brezit  të krijuesëve  të persekutuar. Autore i e disa vllimve me lirika. Jeton  në Blejgikë. Është Nderi i rrethtit të Lushnjes ku ka kaluar gjithë internimin familjar.

                  2 maj   2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...