2013-05-01

1 Maji në Kosovë



Të papunët e Kosovës, gati mbi 40% e popullsisë, duket se nuk kanë pasur vullnet as të protestonin për të drejtat e tyre. 

Për shumë prej tyre 1 Maji ishte ditë pushimi, ndërkohë që kishte ende njerëz që edhe në një ditë si kjo kërkonin punë.

Një prej tyre ishte një pensionist 75-vjeçar. “Punë krahu kërkoj, këto di të bëj”, tha ai.

Me gjithë pakënaqësinë e tij ndaj pushtetit, ai e respekton udheheqësin e shtetit të tij duke thenë se, “kam protestuar vetëm kundër serbëve”.

Ndërkaq, shpresa për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, sipas një qytetari tjetër, do të vijë mbase pas 40 vjetësh.

Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punës thonë se, sipas të dhënave në Kosovë ka 262 mijë e 531 persona të regjistruar si punëkërkues. Me gjithë ketë numër të papunësh, zyrtarët thonë se Kosova nuk rrezikohet nga trazirat e mundshme sociale.

“Nuk ka vend që të mendojmë për një gjë të tillë sepse Kosova nuk gjendet në atë rrezikun e udhëkryqit që ne mund të themi, që qytetarët të rrezikojnë me organizimin e trazirave sociale për arsye se ne jemi një shtet i stabilizuar dhe nuk jemi një shtet i cili, nuk mund t’u ofrojë përkujdesje dhe mbështetje të veçantë, në radhë të parë duke filluar nga pensionistët”, deklaron Bexhet Gaxhiqi, zëdhënës i Ministrisë së Punës.

Por, ndryshe mendojnë njohësit e çështjeve ekonomike. “Pas regjistrimit të popullsisë u pa se gjendja vërtetë është alarmante. Me një normë të papunësisë prej 45 për qind dhe kjo është shqetësuese posaçërisht për një vend, ku struktura e popullatës është shumë e re, ku norma e të papunëve te gjeneratat e reja mbërrin deri në 70 për qind dhe kjo tregon se kjo gjeneratë po e humb perspektivën dhe besimin për një të nesërme më të mirë”, thotë specialisti Ibrahim Rexhepi.

Në gjithë këtë situatë përfaqësuesi i Sindikatave të Pavarura, Haxhi Arifi nuk e ka parë të arsyeshme që të organizojë protestë!!! Ndërsa në konferenca për shtyp kanë reaguar edhe dy partitë opozitare LDK dhe VV. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...