REKLAMA BUQALLAQE TE ALB TELECOM & EAGLE MOBILE
- Nxjerr në publik portrete vajzash shoqëruar me shprehjet
"E kam falas", "Unë ta jap vetëm ty" -
Fotot që përcollëm më parë në internet mesa duket e kanë shqetësuar zyrën e reklamave të Turkish Alb Telecom alias Eagle Mobile e cila me të publikuar ne fotografitë, i zhdukën reklamat e tyre budallaqe. Dhe vendosen një tip reklame të re pa hequr dorë nga shprehjet që lehtësisht mund të keqkuptohen, sepse janë zhargon marrëdhëniesh intime dashurore mes të rinjve. Më parë kishin vënë reklamen "Unë ta jap vetëm ty"...që të kujton më shumë se asgjë shprehjen e një vajze ndaj të dashurit xheloz. Madje duke shtuar shprehjen " ...e do shpejt?". Ndonjë informator interneti me siguri ka sinjalizuar kompanine e turqve. Dhe në krye të rrugës "Myslym Shyri" jo larg Ministrisë së Mbrojtjes përballë zyrave të veta, turqit që me Calikun e tyre janë pronarë, siç duket duan të na mësojnë jo vetëm si ta shkruajmë historinë, por edhe si të bastardojmë gjuhën shqipe duke përdorur në publik shprehje provokative që mendjen ta çojnë tek marrëdhëniet seksuale. Natyrisht aty në zyrat e Turkish Alb Telecom në Tiranë, punojnë edhe shqiptarë të tredhur nga mendtë, të cilët po na shfaqen si një tufë jeniçerësh që i frymëzojnë këto lloj reklamash idiote që mund ti konsiderojmë si pisllëqe, nga ato që dikur shkruheshin nëpër muret e nevojtoreve publike.
E themi hapur se pa qënë trushkalë e mendjefyçkë këta turq e shqiptarë të Turkish Alb Telecomit nuk do të vendosnin reklama të tilla nëpër vende publike në qëndër të Tiranës. Por edhe ne nuk jemi pa pergjegjësi. Si nuk protestojmë. Ku është shoqata e e Mbrojtjes së Konsumatorëve. Nuk mjaftojnë që këto kompani celularësh telefonikë na rjepin duke paguar më shtrënjtë se në çdo vend të botës por u dashka edhe të na shpërftyrojnë.
A kemi fëmijë që kalojnë rrugës dhe i lexojnë këto reklama? Kësisoj fjalori do tu mësojmë. A konsiderohen këto palo reklama shkelje e ligjeve për “mbrojtjen e mjedisit”. A ka në këtë vend Ministri të Mjedisit dhe a mundet t’i dërgohen këto foto si kartolinë përshendetje kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
© Kolec TRABOINI