Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/10

Leksikoni enciklopedik i Flori Bruqit ështojekt nacional

 AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK - PRISHTINË




 Prishtinë Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” 

Datë 10.10.2020 Ora 13:00

 PËRURIM LIBRI Leksikon Enciklopedik

Fjal e plotë e përurimit të librit Leksikon enciklopdik të AAAA-sit.

 Mirë dita të gjithëve që keni ardhur në përurimin e Leksikonit Enciklopedik PAK FJALË PËR ASHASHA Më datë 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një kthesë e madhe historike më themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skendër Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina, Tetova e Presheva, nga Tirana, Shkodra, Gjirokastra e Çamëria…, si dhe nga Diaspora shqiptare. Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku do të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy vepra të rëndësisë së veçantë: ”Tokë e mbjellë në varre” - Krimet serbe në Kosovë 1998-1999, të studiuesit tonë Akademik Prof. Dibran Fyllit, dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Akademik Mr. sci. Jahja Llukës, si dhe në shtator të këtij viti nxori nga shtypi veprën “Hasan Prishtina, Stërnip i Abdullah Veliqit” botimi i tretë me plotësime, të studiuesit Dibran Fylli, 

 Derisa për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës e artit, në muajin mars të këtij viti doli nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksikon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve - Dega në Prishtinë, me botues “Flomed”, nga Prishtina. Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi, art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamerisë dhe në Diasporë. Stafi redaktorial i Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare si: Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami, Akademik Naim Kelmendi, Akademik Nijazi Halili, Mr.Sci. Fatmir Halimi, Prof. Abdullah Troshupa, të cilët me punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre arritën që ta përmbyllin Leksikonin, duke e pasqyruar kontributin e 352 personaliteteve shqiptare të fushave; shkencë, letërsi, kulturë dhe art. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA dhe derisa dy vite më parë ASHAK botoi “Fjalorin enciklopedik” në dy vëllime, me një mbështetje financiare të majme, stafi i “Leksikonit enciklopedik”, punën e vet e kreu pa asnjë mbështetje financiare, derisa për shtypin u kujdes vet Shtëpia botuese “Flomed”. Ndërsa në rastin tonë akademikët dhe redaksia e kishte një lloj përgjegjësie sepse është botim akademik, është bërë nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë u kalua me përgjegjësi në një sitë profesionistësh. Leksikoni i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademikë për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare. Libri ''Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.


 Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca ekzakte, letërsi ,albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij. Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre, të ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi. Leksikoni enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjeni botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ilirike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror. Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit shkencor-akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë. Theksojë së libri “Leksikon enciklopedik“ është kronikë me 352 fotografi në kolor për çdo biografi dhe bibliografi të shkencëtarëve, shkrimtarëve e artistëve nga mbarë trojet shqiptare. Sot, kur së bashku po e përurojmë për herë të parë një projekt madhor-akademik, pa ndonjë pompozitet i falënderojë bashkëpunëtorët, akademikët: Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi dhe Abdullah Troshupa. Po ashtu falënderojë në mënyrë të përveçme secilin studiues veç e veç, si dhe shtypshkronjën grafike “Office Printy” me pronar zt. Halil Koca. Faleminderit të gjithë njerëzve që na kanë mbështetë ne si Staf redaktues si dhe ata që nuk gjetëm mbështetje formale. Faleminderit moderatorës Jehona Gashi, dhe të gjithëve që ndatë kohën të jeni pjesë e këtij përurimi. 

 Akademik Flori Bruqi .

Akademik Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë,

Leksikoni enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjeni botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ilirike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.

Në Prishtinë u përuarua Leksikoni Enciklopedik i AASHHSH-së

 

Leksikoni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë

PRISHTINË | 10 TET 2020 | 13:56 | Nga Fitore BerishaShkarko Videon HD

Leksikoni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë është përuruar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Profesori Haki Bajrami, me këtë rast ka thënë se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi,

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar”.

“Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe”.

“Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk kanë bërë aq sa duhet për të mirë e popullit shqiptar në përgjithësi, raporto EO.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.

Veprimtar politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, tha se kjo është një vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet.

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”.

Ndërsa autori dhe botuesi Flori Guci, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.

Sipas tij, për herë të parë në fushën e shkencës në muajin mars doli leksikoni enciklopedik, raporton EO.

“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”.

LEXO MË SHUMË:

2020/10/09

Biblioteka rihap dyert bashkë me forma të reja për lexuesit

 




Biblioteka rihap dyert bashkë me forma të reja për lexuesit

Hajati i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sikundër i gjithë enterieri i saj, të martën ishte fare i qetë.

Te dera e majtë është vënë shenja e hyrjes, kurse një tjetër, në derën e djathtë, tregon daljen për ata që ia mësyjnë objektit.

Këto janë vetëm dy nga shenjat e para që flasin për rreptësinë e masave të sigurisë dy ditë pasi institucioni më i madh bibliotekar në vend ka rifilluar aktivitetet e tij të shërbimit me përdorues.

“Sot vetëm pak studentë kanë ardhur”, ka thënë njëra nga dy bibliotekarët që rrinin pranë një tavoline në hajatin e brendshëm të Bibliotekës. Aty ishte edhe një termometër IR për të matur temperaturën e frekuentuesve të Bibliotekës. Sipas rregullores së re, aty “lejohen të hyjnë vetëm ata me temperaturë jo më të lartë se 37.5°C”.

Nga e hëna, pas mbylljes së saj në muajin mars, BKK-ja ka hapur dyert për lexuesit e shfrytëzuesit përmes rihapjes së pjesshme të sallave të leximit.

Në njoftimin e afishuar në faqen zyrtare të BKK-së në “Facebook”, ky institucion ka njoftuar për ndërmarrjen e masave të sigurisë në respektim të protokolleve për të luftuar përhapjen e COVID-19 dhe me regjim të kufizuar operativ.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron shërbimet e saj në përputhje me masat e rekomanduara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e Ministria e Shëndetësisë, si dhe udhëzimet e rekomanduara nga IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - për të shërbyer përdoruesit në kohë pandemie në mënyrë që të ndihmojë parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në këtë njoftim.

Kështu, përdoruesve të Bibliotekës u është kërkuar të ndjekin nga afër udhëzimet për kushtet e përdorimit të shërbimeve të saj.

Shi për këtë, në rrethanat e reja, BKK-ja ka hartuar edhe një kod aktual të sjelljes, në të cilin saktësohet se numri i përdoruesve është i kufizuar në 150 që lejohet të jena brenda në të njëjtën kohë. Bartja e maskës në sallat e leximit, si dhe respektimi i distancës fizike dy metra janë ndër rregullat e para.

“Janë lexuesit ata që e bëjnë dinamikën e Bibliotekës dhe punën brenda saj”, ka thënë të martën drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

E URREJTJëS SERBE

 ENCIKLOPEDIA E URREJTJES SERBE

Shkruan: Akademik Prof. dr. Eshref YMERI, Ph. D

ENCIKLOPEDIA E URREJTJES SERBE

 

Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.

  

           

Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:

“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).

Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Këtu do të ndalem në disa prej tyre. Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret - Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.

Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.

Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:

Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër? A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? Është e pamundur që juria eÇmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. 

 

 

 Flori Bruqi

 

 

shtepiaeverdhe - Sa-Kra.ch


 

https://www.sa-kra.ch › shtepiaeverdhe

 


 

 

Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.

Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. Në atë nen thuhej:

“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).

Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:

“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).

Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar. Prandaj, më 27 tetor  (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

            “Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).

            Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).

Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.

Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel,  kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).

Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.

“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç  (f. 50).

Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.

Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.

Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:

“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).

Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. 

Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.

Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë  kombit shqiptar. Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik. Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.

Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.

Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”. Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.

Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe  raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.

Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër UshtrisëÇlirimtare të Kosovës. Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).

Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:

“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president. Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.

Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.

 

 

Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:

“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve. Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike. Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.

Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.

Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët  u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.

Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).

Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.

Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:

“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).

Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:

“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.

Dhe më poshtë profesori vazhdon:

 “Ky paradoks  sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën  tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). Ky paradoks  qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën   thundrën  tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).

Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër 

fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:

Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit - Amantit dhe Vranos - del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos: 

“ - Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”. 

Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion. Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve,  u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?

Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.

Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire. Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:

“ - Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”. 

Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.

Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:

“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.

Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.

Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët - në 600 mijë, kurse shqiptarët - në 1 milion e 600 mijë. Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:

“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”  (f. 28).

Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.

Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i  njohur informacioni i mëposhtëm:

“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV. Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).

            Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet - pikërisht te përçarja ndërshqiptare. Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.

            Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës. Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:

            “Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).

Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !

 


Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !

Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta.

Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.

Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale.

Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim,

është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore.

Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme.

Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet.

Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak.

Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut.

Personaliteti politik, njeriu i shquar i letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës:

“Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”.

E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore.

Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht.

Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe.

Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja:

“Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes… E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, – me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë… Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”.

Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”.

Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera.

Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë.

Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, “u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”.

Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”.

Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”.

Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore.

Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez.

Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë.

Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur:

“Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”.

Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë.

Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata, perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë, edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit.

Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës.

Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”.

Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon – 1674-1762), Zhan Marmonteli (Jean-François Marmontel – 1723-1799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort – 1741-1794).

Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur.

Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg – 1944):

“Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”.

Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria.

Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Një përgjigje cinike e kryeministrit Rama | Gazeta  Telegraf

Santa Barbara, Kaliforni

23 shtator 2020

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...