Nga Ndue Ukaj
Të thuhet se kultura shqiptare si tërësi shenjëzuese nacionale është në gjendje të mjerë, mbetet vetëm një konstatim, tanimë banal. Përkundër këtij konstatimi, kulturës shqiptare dhe në këtë aks, literaturës shqiptare, si njëra nga paradigmat me qenësore të kulturës, i duhet një tretman tjetërfare, mbi të gjitha i duhet një debat i thellë e përmbajtjesor që do të shtronte shumë pyetje dhe do të jepte përgjigje adekuate.
Krist Maloku, dijetarë i mirënjohur shqiptar, i cili i përket periudhës së artë të viteve të 30-ta, kur diskutonte për literaturën shqiptare, pat shkruar: “Paralel me gjendjen dhe rrjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qëllim të përbashkët-mbasi u shterp edhe lopa e patriotizmit-vjershojn poetet e sotshëm ner gjithfarë anësh të Shqipëniës e gjithfarë vendesh të huej, secili në mendje të vetë, pa fije inspiracijonit e shije artistike”. Referenca e Malokut e kuptuar në kontekstin e kulturës letrare shqiptare sot, na fut në një qerthull të ankthshëm mëdyshjesh e përgjegjësish, pas së cilave shtrohen domosdoshmërish pyetje e kërkohen përgjigje adekuate nga mendje të ndritura e dashamirët e mirëfilltë të kulturës letrare.
Gjendja e përgjithshme e literaturës shqipe, nuk dallon shumë nga ajo që e vlerësonte Maloku, afërsisht një shekull më parë. Në të vërtet, letërsia shqipe edhe pse ka krijuar tanimë një traditë, ka në gjirin e saj emra të denjë e artistë meritor, por vazhdon të vuan mungesën e një komunikimi të lirshëm, vazhdon të jetë e sfiduar nga grupe e qarqe paraletrare, që më së paku i shërbejnë kulturës letrare, vazhdon të jetë preh e disa emrave që mund të jenë gjithçka tjetër përpos shkrimtar, vazhdon të bën jetë prej klanesh e grupesh të mbërthyera nëpër geto primitive. Në fakt, letërsia shqipe më së tepërmi vazhdon të vuan nga klanet dhe oportunistët shkrimtar, të cilët sot realisht janë gangrena më e rrezikshme e letërsisë shqipe. Ata, duke iu shërbyer klaneve i shërbejnë më së miri antikulturës, kicit, jo vlerave, i shërbejnë fragmentimit të letërsisë shqipe, izolimit të saj. Letërsia dhe klanet është sikur letërsia dhe jo vlerat. Prandaj janë klanet ato që po e rrënojnë e izolojnë edhe më shumë letërsinë shqipe.
Është pikërisht kjo gjendje e mjerë, që e pengon integrimin e plotë të letërsisë shqipe, si një sistem i vlerave universale, po e pengon komunikimin e natyrshëm e të nevojshëm e po e mban letërsinë të mbërthyer tek ca emra shërbëtor ideologjish e autorë pa shije të kultivuar artistike. Pikërisht klanet e bëjnë letërsinë të jetë e fragmentuar, e shpeshherë e ekskomunikuar dhe paragjykuar, jo me diktate politikë si më parë, por nga vet shkrimtarët. Plotë autorë të “mëdhenj” struken pas klaneve dhe grupeve të caktuara, duke harruar se arti i mirëfilltë e vlerat universale nuk kanë nevoje për apologjet, për mburoja. Së këndejmi, autorë të shumtë shqiptar që vërtet përfaqësojnë vlera të njëmenda, e kanë të vështirë t’i ofrohen lexuesit shqiptar, i molepsë kjo gjendje bizare, dhe i vë përballë sfidave të shumëfishta.
Se ka krizë të leximit dhe ka krizë të vlerave, thuajse pajtohet çdo shkrimtar racional në hapësirat ku kultivohet letërsia shqiptare, Shqipëri, Kosovë, diasporë e gjetiu. Rezultat e kësaj krize letrare dhe çorientimit në vlera, ka rezultuar të bie në gjendjen skandaloze lexueshmëria. E, mbi të gjitha në këtë aspekt çalon sistemi i vlerave. Sot shumica e emrave, të cilët ta zëmë janë ajka e Prishtinës letrare, në botën perëndimore nuk hyjnë as nivelin mesatar të literaturës. Megjithë këto mungesa, prapëseprapë ende nuk kemi një debat të mirëfilltë letrar, nuk kemi shoqata të konsoliduara shkrimtarësh, nuk ka komunikim të lirshëm të vlerave, nuk ka një periodikë të guximshëm për të ndarë vlerën nga jo vlera, letërsinë nga jo letërsia, klanet nga kultura. E gjithë kjo gjendje, po të përkthehet thjeshtë domethënë: letërsia shqipe ka krizë, ashtu sikurse e gjithë shoqëria. Por, cila është natyra e kësaj krize, a është kaluese dhe çfarë duhet të ndërmerret për të ndihmuar në kalimin e kësaj gjendje të tillë çfarë kemi?
Nëse e lexojmë më tej Malokun, qëndrimi i tij kritik vazhdon të kumbon më shkopin fishkëllyes, kur shkruan se: “...deri sot nuk patëm kurajën mi thanë mikut ose shokut të vërtetën”. Dhe pikërisht në këtë referencë qëndron esenca e çalimeve të letërsisë shqipe dhe sfidat e saj të shumëfishta. Pikërisht e vërteta dhe largimi prej saj mbesin pengesa të mëdha, pse letërsia shqipe gjendet në një amulli të madhe, pa ndonjë orientim të caktuar, e mbërthyer brenda klaneve, e fshehur dhe e kamuflazhuar nga grupet jashtë letrare, shërbëtore të pushteteve të caktuara e shkrimtareca që grumbullojnë në fletën e bardhë fjalë pa shije e pa asnjë kriter estetik. Kjo është në fakt një ideologji letrare, pak e dallueshme me atë që diktonte shijen letrare, vetëm para dy dekadave. Nëse sot politika nuk e dikton letërsinë, është pikërisht kjo e fundit që është oportuniste e paskrupullt e politikës, i është mvesh asaj duke e humbur rolin e saj opozitar që ka në çdo kulturë normale, mbi të gjitha duke humbur statusin e saj autonom dhe duke u bërë shërbyese.
Nëse pajtohemi me atë se literatura shqipe ka ec dhe është paralel me gjendjen e kombit, pa marr parasysh rreth cilës qendër graviton, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Malësi, Diasporë, domethënë ajo s’ është në një gjendje të lakmueshme, përkundrazi. Mbase, letërsia, për të keqen, në shumë dimensione qëndron në majën e deformimeve, ku shija artistike është bastarduar dhe ku shkrimtarët defilojnë tamam si surrogat i shkrimtarit real. Një pjesë e madhe e letërsisë shqipe është në dëlirë, duke u vetëkënaqur pafundësisht, pa orientime, brenda një rrethi vicioz, që nuk tejkalon kufijtë letrar të ca qendrave, apo më mirë të themi, shkoqur, kafeve të qyteteve tona, ku zakonisht “bën jetën” letërsia shqipe dhe aty të shumtën e herëve vdes.
Që të jemi realist, as literaturat e konsoliduara, sikurse ato franceze, italiane, anglo-amerikane apo suedeze nuk janë në nivel të kënaqshëm, për shkak të “botës teknologjike” që ka marr përpara çdo gjë, por këto letërsi kanë sistem vlerash të konsoliduar dhe funksionon një hierarki e qartë, që domethënë shkrimtari është shkrimtar e jo surrogat i tij.
Letërsia e një kombi pasqyron në trajtat më të mira psiken e tij. Duke pasqyruar psiken, ndjeshmet dhe shpirtin e një kombi, letërsia mbet kështu një domen real i fizionomisë së një kombi. Për më tepër, letërsia kuptohet e vlerësohet si segment tejet me rëndësi brenda kulturës, si shkalla më universale e identifikimit të një kombi, identifikimi dhe paradigma ku ndërthuret shpirti e identiteti nacional. Duke qenë me vlerë kaq qenësor, letërsia njëkohësisht është paradigma ku ndërthuren kohë, ideale, kontradikta, perceptime për botën në trajtat e shkrimit fiksional. Duke qenë kaq e rëndësishme, letërsia jo gjithherë është kuptuar drejt, ne mos ajo, në trajtat e kundërta, në shoqëri tranzicionale ka qenë e mbetet arena më përshtatshme prej ku manipulohet në mënyrën më të paskrupullt e ku çorientimet janë në shkallë të lartë. Këtij fati nuk ka mundur t’i ik as kultura shqiptare, e cila sot ec paralelisht me numrin e pafundmë të mungesave që e karakterizojnë jetën e njeriut shqiptar. Në një gjendje të rënduar dhe me shenja të pakta shprese për këndellje, në një ambient letrar ku pyetjet dhe dilemat janë të shumta e përgjigjet e pakta, detyrë e komunitetit të shkrimtarëve dhe artistëve, mendoj se mbetet, “që në vend se të ankohen për errësirë, të ndezin një qiri” (Nëna Terezë). Kjo referencë me predimensionime morale, ka kuptim thelbësor, edhe në dimensionet letrare, ngase literatura shqipe vazhdon të vuaj nga mungesa e qirinjve që do të synojnë te mbysin terrin, terrin që është në ne dhe mbi ne. Në të kundërtën, shkrimtarët e shumtë, madje edhe alamet emra të mëdhenj, luajnë rolin e qaramanëve, duke hedh fajin andej e këndej, me vetëdije e pavetëdije. Kjo mënyrë e të perceptuarit të dukurive letrare, është mënyra më e mira për t’i shërbyer antikulturës, vetëizolimit dhe mbetjes në geto.
Megjithëkëtë mungesa, shqetëson tej mase fakt se si letërsisë shqipe vazhdon t’i mungoj debati i hapur, përmbajtjesor e qëllimmirë për këto dukuri komplekse. Jo vetëm kaq, letërsisë shqiptare duke i munguar debati, i mungon gjykimi i mbrehtë për rolin dhe funksionin që ka në një shoqëri. Më tutje, duke i munguar debati dhe duke mos e kuptuar rolin madhor brenda shoqërisë, letërsia shqipe komunikimin e natyrshëm e ka të cunguar, në mos të themi e ka bërë të pamundshëm. Ajo nuk komunikon lirshëm, si pjesë e shpirtit njerëzor e dedikuar për shpirtin njerëzor. Ajo krijohet dhe konsumohet nga një grusht njerëzish dhe ky për mendimin tim përbën një fenomen të tmerrshëm që degradon literaturën shqipe. Të rralla janë ngjarjet kur shkrimtarët shqiptar dalin dhe komunikojnë me lexuesin, pyetën dhe japin përgjigje për krijimtarinë dhe artin, për procesin e krijimit dhe veprën letrare, të rralla janë ato libra që gjejnë lexuesi. Pra, letërsia shqipe jetën e vet e bën kryesisht nëpër kafe, me expresso të shumta, ku vetëkënaqësia dhe mburravecia mbeten në gradën më të lartë, e ku bëhen aleanca primitive dhe ku luftohen gjoja jo vlerat (lexo autorët e padëshiruar).
Nëse kuptojmë faktin se është pikërisht kultura ajo që krijon fizionominë reale të një kombi, atëherë qasja ndaj kësaj komponente kaq të rëndësishme të shoqërisë duhet të ndryshohet. Por, ky ndryshim jo gjithherë është i lehtë. Ai ndeshet me dukuri sabotuese, me antivlera dhe degradime artistike. Vetëm një kritikë e pastër dhe e çiltër, do të krijon dijen e vetëdijen për fenomenet në fjalë. Andaj është kohë për tu fut në këtë betejë, me një përcaktim qëllimmirë, për të ndërtuar hierarki dhe për të ndërtuar sistem vlerash reale, jo abuzime dhe shpërdorime me këtë fushë shpirtërore. Ngase duke qenë shpirtërore, është tejet e delikate dhe vështirë e riparueshme.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/05
Nje detyre, me ndryshe se regjisoret dhe aktoret tjere
Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar, dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, e cila ndodhet ne organet e larta te pushtetit
Nder regjisoret me produktiv i gjenerates se re eshte Halil Budakova. Emri i ketij regjisori me shume respekt permendet nga rinia dhe masa e gjere e shtreses popullore. Halili menjehere ne vitet e para te pasluftes e perfitoi publikun me filmat e tij te zhanrit policor. Ne vitet e pasluftes, per nje pjese te regjisoreve tane Kosova u shnderrua ne vend ku mund te fitohej paraja pa djerse. Disa prej ketyre regjisoreve harruan vitet e tmerrshme te luftes, pasojat e luftes ku shume nena kishin mbetur me duar ne gjinj, ku lufta kishte lindur komandante e luftetare qe shquheshin per guxim e trimeri, nje pjese e regjisoreve tane i shikonin si materie e lendes se pare prej te cileve mund te arrihej deri te paraja. Tipa te tille u leshuan pas gjahut te tyre duke shkuar here te familjaret e here te shoket e komandanteve te ndryshem per t’i influencuar dhe bindur se duhet bere filma dokumentare e madje artistik per luften dhe komandantet. Keta nen sqetulla mbanin vetem sinopsiset pa skenare, por nuk harronin te thoshin se kishin shkruar shume materiale. Prej asaj kohe e deri sot u punuan shume filma dokumentare, por deri me tani prej te gjithe atyre filmave te realizuar vetem kater ose pese prej tyre mund te llogariten se jane bere mire, te tjeret jo vetem qe nuk shikohen, por edhe aq keq te punuar sa qe mekat eshte per parate qe u derdhen per te punuar filma te tille.
| Filmi Shqiptar "Djelmoshat e Rrezikshem 1" |
http://videos.apnicommunity.com/Video,Item,1103890046.html
Çuditerisht, ne çdo vend ku u zhvilluan luftera çlirimtare gazetaret, kameramanet dhe regjisoret jane ata qe luftes i japin jehone ne opinionin e huaj. Ç’u be me jehonen e problemeve qe ballafaqohej popullsia e jone qe nga vitet e ’90-ta?! Ç’u be me jehonen e viteve te luftes sone?! Ç’benin kjo shtrese nga e cila varej çdo fjale e shkruar ne shtyp dhe çdo filmim ne shirit?! Asgje ose shume pak gje, sepse pjesa me e mire e gazetareve dhe regjisoreve tane do te futeshin ne parti politike. I fshehen kamerat, i humben lapsat e fletoret, dh iu perveshen politikes.Ne rast padrejtesie qe i behet popullsise gazetari dhe regjisori jane nder te paret qe rrezikojne punen e ne rast lufte keta rrezikojne jeten e tyre. E ne Kosove erdhen gazetare te huaj qe vdiqen nga plumbat e ushtrise serbe. Erdhen kameramane dhe regjisore te huaj qe rrezikuan jeten per t’i dhene jehone luftes sone e tanet i fshehen kamerat e tyre per t’i ruajtur qe t’i perdornin pas luftes. Dhe i perdoren, fituan per vete, por nuk bene asgje per ta informuar opinionin e huaj per ate qe kishte ndodhur te ne. Bene filma per te fituar para dhe per t’i joshe familjaret.
Filma qe thyejne rekorde te shikueshmerise ne Kosove
Halil Budakova, si regjisor, vetes ia vuri nje detyre me ndryshe se te tjeret. Problemet sociale qe perjetonte populli yne ne vitet e pasluftes e preknin kete regjisor te ri. Kete djalosh thelle ne shpirt do ta preke padrejtesia qe u behej familjeve te deshmoreve dhe viktimave te luftes nga personalitetet mafioze-politike. Halili do t’i pervishet punes dhe para publikut do te dale me filmat e tij, ku denoncohen padrejtesite e njepasnjeshme qe po i beheshin popullsise se varfer e te vuajtur. Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili ne filmat e tij e denoncon dhe e lufton korrupsionin e disa personaliteteve politike. Ne objektivin e tij e ka vere ne spikame luften kunder krimit te organizuar, i cili origjinen e ka diku larte ne pushtet dhe shtrihet deri te shtresat me te uleta. Ne secilin prej filmave te Halil Budakoves trajtohet lufta kunder vetive me negative, por ne asnjerin prej tyre nuk mund te hasim se policia e jone eshte e involvuar ne kete lufte te rrezikshme. Halil Budakova ne filmat e tij e tregon nje respekt e nje simpati te veçante per Sherbimin Policor te Kosoves, qe e trajton si nje force te pakorruptuar dhe permes se ciles luftohet krimi i organizuar. Djelmoshat e SHPK-se, ne filmat e Halil Budakoves jane simpatike, te stervitur dhe te perkushtuar qe deri ne fund ta luftojne çdo veti negative, si drogen, prostitucionin dhe korrupsionin, nga se keto tri segmente jane destruktive, jo vetem per nje familje, por per te shoqerine tone.
Halil Budakova, ne filmin “Djelmoshat e rrezikshem”, e trajton temen problemeve qe perballet rinia e pasluftes kosovare dhe ky film gjen simpati te madhe sidomos te te rinjte tane, te cilet mbushnin sallat e kinemave ne tere Kosoven ku shfaqej filmi. Me kete film, Halil Budakova po i thyente rekordet e shikueshmerise ne tere Kosoven, e madje te rinjte tane preferonin me shume filmin e Halil Budakoves, se sa filmat me yje te Holivudit. Rinise sone i interesonte per te shikuar problemet me te cilat ballafaqoheshin te rinjte çdo dite dhe i adhuronin aktoret vendore qe ishin bere model per rinine tone. Me kete film Halil Budakova ia siguroi vetes emrin e regjisorit qe po i thyente rekordet e shikueshmerise dhe kete deri me tash ende nuk ka arritur t’ia rrezikoje asnje regjisor tjeter.
Guximi i rralle krijues per tema aktuale
Me filmin “Krim pa krisma”, qe eshte nje drame familjare sociale, Halil Budakova do vente ne pah problemet e dashurise se nje çifti te pasur. Ne kete film, burri me lidhjet e tij me njerezit e pushtetit arrin te pasurohet brenda pak kohe, ku shohim thyerjen e ketij çifti dikur shume te dashuruar.
26:40
33:00
36:10
42:25
48:45
51:50
58:10
61:20
67:35
73:55
Ne filmin “Nentoka”, Halil Budakova trajton nje operacion te suksesshem te njesitit policor te SHPK-se kunder krimit te organizuar, qe ne Kosoven e pasluftes ka arritur kulmin. Shefi i njesitit, nje polic ambicioz dhe i pakorruptuar, deshiron asgjesimin e bandave kriminele, te cilet e terrorizojne popullsine e pafajshme e madje edhe rinine. Por, posa ndermerr aksione serioze dhe konfiskon sasine e droges me vlere prej pese milione eurosh, kreu i bandes i kundervihet familjes se tij, duke ia vra gruan dhe femijet, qe per fat njeri prej tyre plagoset rende dhe mjeket arrijne t’ia shpetojne jeten. Pas perjetimit te tragjedise familjare, shefi i njesitit deshiron ta zbaton drejtesine, por sharra i has ne gozhde, sepse bandat mafioze kane lidhje direkte me ministrin, i cili po ashtu eshte pjese e ketyre bandave.
Halil Budakova eshte regjisori i pare i cili me nje guxim te rralle trajton plagen me te rende te shoqerise kosovare - krimin e organizuar dhe ne menyre direkte ngre zerin kunder çerdhes se bandave kriminale, qe ndodhet ne organet e larta te pushtetit. Halil Budakova nuk e akuzon vetem krimin e organizuar dhe bandat kriminele, por tere Qeverine e Kosoves, qe nuk kujdeset per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve dhe per skamjen qe e ka kapluar skajshmerisht tere Kosoven.
Per punen e regjisorit Halil Budakova nje pjese e madhe profesionistesh flasin me respekt, ndersa nje pjese tjeter me skepticizem, ndonje tjeter me injorim, por publiku i Kosoves flet me admirim.
Flori Bruqi
Halil Budakova i kalli sonte shikuesit ne kino ABC të Prishtinës me flimin AZEM GALICA
Kryepersonazhi i filmit "Azem Galica" , është regjisori dhe aktori i mirënjohur shqiptar Halil Budakova.... Pas fitoreve të shumta në filmin "Azem Galica" ai vritet nga një plumb nga forcat serbe ...
Heroin kombëtar Azem Galicën,në film e luan Halil Budakova krah për krah me bashkëshorten Meritën të cilët personifikon Shotë Galicën. Luftojnë kundër turqve, serbëve e austro hungarezëve në të njëjtën kohë.
Ndonëse i zhanrit dramatik, filmi që rrëfen për të bëmat e Azem Galicës me regji të Halil Budakovës ka shkaktuar edhe të qara e herë -herë të qeshura në sallën e kinemasë “ABC”.
Sonte kinemaja e kryeqytetit është dukur sikur një tubim politik.
Shkrimtari Naim Kelmendi nuk ka hezituar të thotë"Filmi në përgjithësi ka vlera artistike,
konsideroj që në mënyrë simbolike shpërfaq Azem Galincën,...histroinë e lavdishme të popullit tonë”....
Dizajneri Çajup Kajtazi , ka thënë për filmin:“Filmi i Budakovës ia vlenë për ta shiquar.Ka skena të bukura artistike.Dëshmia më e mirë është se këtë film është duke e parë më të madhe edhe rinia jonë shkolore...Ata nuk janë të njohura më të bërat e ushtrisë serbe në trollin arbëror...Ata kanë ditë të vrasin,kallin dhe tradhtojnë...Të gjitha këto më së miri gërshëtohen në filmin e Halil Budakovës."
Por për vet Halil Budakovën si regjisor dhe aktor filmi, veç 35 .000 euro është krejt ajo çka i duhet që me filmit “Azem Galica” të konkurrojë për “Oscar”.
“Mi gjeni 35 mijë euro e do ta shohim suksesin”, ka thënë Budakova pa iu dridhur syri bash si Azem Galicës.
“Azem Galica” i cili ka kushtuar mbi 400 mijë euro ka bërë bashkë aktorët Reshat Arbana, Çun Lajci, Hadi Shehu, Blerim Gjoci,Enver Petrovici,Merita Budakova e të tjerë.
Gjyshi i Shyqri Haxhës krah për krah me Azem Bejtë Galicën
Azem Galica - Film nga Halil Budakova | ||
Njëri prej financuesve më të mëdhenj të këtij filmi, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka qenë e përfaqësuar nga drejtori Shyqyri Haxha, gjyshi i të cilit personifikohet në film. Sipas tij , gjyshi Vesel Haxha ka qenë këshilltar i Azem Galicës. Por në film, Veseli personifikohet si një person që shkon në Mitrovicë për të blerë cigare. “Gjyshi im ka qenë shumë më shumë me Azemin sesa është paraqitur në film”, ka thënë Haxha.
Ai ka mohuar që të ketë sponsorizuar filmin “Azem Galica” me kusht që në këtë projekt gjyshi të tij të dalë si ‘hero e patriot’.
“Nuk është e vërtetë që është sponsorizuar për këtë arsye”, ka thënë ai.
Flori Bruqi
Shqiptarët dhe Egjipti !....
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Hosam Zaki, ka transmetuar kohë më parë në një komunikatë qëndrimin e ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Ahmed Abdul Gheit, se Egjipti mund të ndryshojë qëndrim për pavarësinë e Kosovës.
“Egjipti do të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, duke marrë parasysh çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
Aty shtohet se ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni në takimin e fundit në Nju-Jork e ka njoftuar homologun e tij Abdul Gheit, për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës.Fatkeqësisht(për shqiptar)është se Qeveria e këti vendi,prej kohës së Naser-it e deri më sot janë të
lidhur si mishi më thoin me serbosllavinë(Lexoni Serbinë).me Egjiptin.
Kohë më parë një konfirmim të tillë nga Kajroja vjen pas paralajmërimit të prof.dr.Beqir Ismailit,shkencëtar i mirënjohur shqiptar ( i cili besojmë që një të ardhme shumë të afërt do të jetë ambasadori i shtetit tonë në Egjipt).
Egjipti sipas profesor Ismailit , është duke shqyrtuar mundësinë e marrjes sa më parë të vendimit për njohjen formale të shtetit të Kosovës.
Kosova deri më tash(5.2.20111) është njohur nga 75 vende të botës.
Egjipti ndodhet në pjesën më veri-lindore të Afrkës dhe në veri të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Egjipti në veri-lindje kufizohet me Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin dhe në tërë pjesen perendimore kufizohet me Libinë.
Mardhëniet bilaterale të mira:Në foto: Presidenti Serb dhe Presidenti Egjiptian
Egjipt (pronounced / i ː dʒɪpt / (të dëgjuar), arabisht: مصر Miṣr, e theksuar [mis ˤ ɾ] (dëgjoni); arabisht: مصر Miṣr [mis ˤ ɾ]; arabisht egjiptian: مصر Maṣr [mɑs ˤ ɾ]; Koptike: , Kimi; egjiptian: Kemet), zyrtarisht Republika Arabe e Egjiptit, është një vend kryesisht në Afrikën e Veriut, me gadishullin e Sinait duke formuar një urë të tokës në Azinë Jugperëndimore. Në këtë mënyrë, Egjipti është një vend transkontinental, dhe konsiderohet të jetë një pushtet i madh në Afrikën e Veriut, Rajoni Mesdhetar, kontinentit afrikan, Nil Pellgut, islame Botërore dhe nga Deti i Kuq. Duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 1.010.000 kilometra katrore (390,000 sq mi), Egjipti është e kufizuar nga Deti Mesdhe në veri, në Rripin e Gazës dhe Izraelin, në verilindje, nga Deti i Kuq në lindje, Sudan në jug dhe në Libi në perëndim .
Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Pjesa më e madhe e saj të vlerësuar 77400000 milion jetojnë pranë bregut të lumit Nil, në një sipërfaqe prej rreth 40.000 kilometra katrorë (15.000 sq mi), ku e vetmja tokë të punueshme bujqësore është gjetur. Fusha të mëdha të shkretëtirën Sahara janë të banuara paktë. Rreth gjysma e banorëve të Egjiptit jetojnë në zonat urbane, me më të përhapur në të gjithë qendrat e shumë të populluar të Kairo më të madhe, Aleksandri dhe qytete të tjera të mëdha në deltën e Nilit.
Egjipti është i famshëm për civilizimin e saj të lashtë dhe disa nga monumentet më të famshëm të botës, duke përfshirë komplekse Giza piramidale dhe sfinks Madhe e saj. rrënojat e saj të lashtë, të tilla si ato të Memphis, Thives, Karnak dhe Lugina e mbretërve, janë një fokus i rëndësishëm i studimeve arkeologjike, si dhe objekte nga këto vende janë shfaqur tashmë në muzeume të mëdha në mbarë botën. Egjipti konsiderohet gjerësisht si një komb të rëndësishme politike dhe kulturore të Lindjes së Mesme.
Egjipti ka një nga ekonomitë më të zhvilluara dhe të larmishëm në Lindjen e Mesme, me sektorët, si turizëm, bujqësi, industri dhe shërbim me ritme thuajse të barabartë në prodhimin kombëtar. Si pasojë, ekonomia egjiptian është zhvilluar me shpejtësi, pjesërisht për shkak të legjislacionit që synon joshur investimet, i shoqëruar me dy të brendshme dhe të stabilitetit politik, së bashku me tregtinë e kohëve të fundit dhe liberalizimin e tregut.
Emri i lashtë egjiptian të vendit është Kemet që do të thotë "toka e zezë", duke iu referuar tokë pjellore e zezë e rrafshin e përmbytjes Nil, të dallueshme nga deshret (dšṛt), ose "tokë e kuqe" e të mërzitshme. [5] Emri i realizohet si dhe Kimi kīmə në fazën Koptike të gjuhës egjiptian, dhe u shfaq në fillim të grek si Χημία (Khēmía). [6] Një tjetër emër është t3-mry "tokë e në breg të lumit" . Emrat e Epërme dhe të Ulët Egjipt u Ta-Sheme'aw (t3-SM w ˁ) "sedgeland" dhe Ta-Mehew (t3 mḥw) "vend verior", respektivisht.
Miṣr, arabisht dhe emri modern zyrtar i Egjiptit (egjiptian arabisht: Maṣr), është me origjinë çifute, direkt i afërt me fjalë të tjera semite për Egjipt si מִצְרַיִם Hebrew (Mitzráyim), fjalë për fjalë do të thotë "të dy ngushticat" (një referencë për ndarjen dynastic e Egjiptit lartë dhe e ulët). Fjala connoted fillimisht "metropol" ose "qytetërimit" dhe do të thotë "shtet", ose "-kufirit tokë".
Egjipt anglisht emri i tij ishte huazuar nga Lindja frëngjisht Egypte, nga latinisht Aegyptus, nga Aígyptos lashtë grek (Αἴγυπτος), nga Linear B më parë një-mia-pi-ti-yo. Mbiemër aigýpti-, aigýptios ishte huazuar në Koptike si gyptios, kyptios, dhe pastaj në arabisht si qubṭī, prapa formuar në qubṭ, që nga anglisht Copt. Format greke ishin huazuar nga vonë egjiptian (Amarna) Hikuptah "Memphis", një korrupsion i parë egjiptian-Hwt Ka emrin-Ptah (ḥwt-k3-ptḥ), do të thotë "shtëpia e Ka (shpirtin) e Ptah", emër i një tempull për Ptah zot në Memphis. Straboni dhënë fjalën për një etimologji popullore në të cilën Aígyptos (Αἴγυπτος) evoluar si një kompleks nga huptiōs Aigaiou (Aἰγαίου ὑπτίως), do të thotë "më poshtë" Egje.
Egjipti para-historike
Nuk është dëshmi e carvings shkëmb përgjatë tarraca Nil dhe në shkretëtirë oases. Në pes mijëvjeçarit të 10, një kulturë e gatherers-gjahtar dhe peshkatarë të zëvendësohet një kulturë kokërr-rëndë. ndryshimet klimatike dhe / ose overgrazing rreth 8000 pes filluan të thahem në tokat baritore të Egjiptit, duke formuar Sahara. E hershme e popujve fiseve të emigruar në lumin Nil, ku kanë zhvilluar një ekonomi të zgjidhet bujqësore dhe shoqërinë më i centralizuar.
Nga rreth 6000 pes kulturën neolitike rrënjë në Luginën e Nilit. Gjatë kohës së neolitit, kulturat e disa predynastic zhvilluar në mënyrë të pavarur në të Epërme dhe të Ulët Egjipt. Kultura Badarian dhe seri pasardhës Naqada konsiderohen në përgjithësi si të prekursorëve të qytetërimit Dynastic egjiptian. Të hershme të njohur site Ulët egjiptian, Merimda, daton Badarian nga rreth shtatëqind vjet. Bashkëkohore komunitetet egjiptiane e Ulët coexisted me homologët e tyre jugore për më shumë se dy mijë vjet, të mbetur disi të veçantë kulturore, por mban kontakte të shpeshta me të tregtisë. Dëshmi të hershme të njohur të mbishkrimet hieroglifik egjiptian u shfaq gjatë periudhës predynastic mbi anijet qeramika Naqada III, datë në rreth 3200 pes.
Egjipti i lashtë
Një mbretëri e unifikuar u krijua rreth 3150 para Krishtit nga mbreti Menes, duke çuar në një seri të dinastive që sundoi Egjiptin për tre mijëvjeçarëve të ardhshëm. Egjiptianët më pas referuar në vendin e tyre të bashkuar si tawy , do të thotë "dy tokave", dhe më vonë kemet (Koptike: Kimi), "tokë e zezë", një referencë në tokë pjellore e zezë depozituar nga ana e lumit Nil. kulturës egjiptiane lulëzoi gjatë kësaj periudhe të gjatë dhe mbeti distinctively egjiptian në fenë e saj, artet, gjuhën dhe zakonet. E para dy dinastive në pushtet të një Egjiptit të unifikuar të përgatisë terrenin për periudhën e Mbretërisë së Vjetër, c.2700-2200 para Krishtit., I famshëm për piramidat e shumta të saj, më së shumti e tretë dinastia piramida e Djoser dhe të katërt dinastisë Giza piramidave.
Periudha e ndërmjetme e parë çuar në një kohë e turbullira politike për rreth 150 vjet. të fortë përmbytjet Nil dhe stabilizimin e qeverisë, prosperitet megjithatë, solli rinovohet përsëri për vendin në Mbretërinë e Mesme c. 2040 pes, duke arritur një kulm gjatë mbretërimit të faraonit Amenemhat III. Një periudhë e dytë e përçarje lajmëruar ardhjen e parë në pushtet të dinastisë të huaja në Egjipt, që i Hyksos semite. Pushtuesit Hyksos mori përsipër shumë e Ulët Egjipt rreth 1650 pes dhe themeloi një kryeqytet të ri në Avaris. Ata u dëbuan nga një forcë e Epërme egjiptiane të udhëhequr nga Ahmose unë, i cili e themeloi dinastia tetëmbëdhjetë dhe u zhvendos në kryeqytetin nga Memphis te Thives.
Mbretëria e re (c.1550-1070 pes) filloi me dinastia tetëmbëdhjetë, duke shënuar rritje të Egjiptit, si një pushtet ndërkombëtar që gjatë zgjeruar shtrirjen e saj më të mëdha për një perandori sa në jug të Tombos në Nubia, dhe të përfshira pjesët e Levant në lindje. Kjo periudhë shquhet për disa prej faraonëve më të njohura, duke përfshirë Hatshepsut, Thutmose III, Akhenaten dhe Nefertiti gruan e tij, Tutankhamun dhe Ramesses II. Shprehja e parë historikisht të vulosur nga monoteizmi erdhi gjatë kësaj periudhe si Atenism. kontakte të shpeshta me vendet e tjera të sjellë ide të reja për Mbretërinë e Re. Vendi ishte pushtuar më vonë dhe pushtuar nga Libyans, Nubians dhe Assyrians, por egjiptianët vendas në fund larguar prej andej dhe rimori kontrollin e vendit të tyre.(Flori Bruqi,marrë nga Wikipedia)
Arësimin tetëvjeçar Beqir Isamili e ka kryer në Prishtinë (Kosovë),ndërsa të mesmin në Damask ( Siri) Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Arabe në Fakultetin e Gjuhës Arabe pranë Universitetit të Al Az’harit, në Kairo (Egjipt)
Studimet dhe titujt pasuniversitarë
Ka kryer Magjistraturën në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kairo duke mbrojtur temën: “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe”. Mbrojtës i titullit “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në “Universitetin e Hapur Amerikan” në Kairo, me temën: “Përhapja e gjuhës dhe e letërsisë arabe në Kosovë”. Laureat i titullit “Prof.Doktor i Shkencave” në Kairo, më 2004. Studimet pasuniversitare i kreu në Insitutin e Lartë për Studime Islame në Kairo, duke marrë një “Diplomë për studimet e larta”. Studimet pasuniversitare në Akademinë Diplomatike Shqiptare – Tiranë,për mbrojtjen e dipllomës paraqiti temën: “Poltika ndërkombëtare e Muhamed Ali Pashës”-“Këndvështrim kritik për politikën e jashtme”.
Veprimtaria
Është anëtar dhe bashkëpunëtor i shumë prej mediave të shkruara, kryesisht në fushat kulturore,gjuhësore,studimore dhe shkencore. Pjesën më të madhe të punës dhe të përpjekjeve i ka përqëndruar në shërbim të çështjes kombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, në Egjipt dhe në vende të tjera të botës arabe.
Funksionet e ushtruara
- Përfaqësues zyrtar i Kosovës në Egjipt.
- Përfaqësues i Qendrës për Informim të Kosovës në Lindjen e Mesme.
- Përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë në Kairo.
- Përfaqësues i Meshihatit Islam të Maqedonisë në Kairo. - Drejtues i Agjensisë së Informacionit “Alba-Press” në Kairo.
- Korespondent i disa gazetave, revistave dhe agjensive lajmesh të Republikës të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës.
- Anëtar i shoqatës së përgjithëshme të mjeteve të informacionit (qendra gazetareske) në Kairo.
- Anëtar i shoqatës së gazetarëve të huaj në Kairo.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Egjiptit.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Anëtar i Lidhjes Ndërkombtare të Letërsisë Islame
- Anëtar i “Shoqatës Historike” të Egjiptit.
- Anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Egjiptit {Shtëpia e Letrarëve}
- Anëtar i Shoqatës së Filozofisë në Egjipt.

Librat që ka shkruar:
Janë mbi 150 tituj, të botuar në gjuhët shqipe dhe arabe, në Tiranë, Prishtinë, Kairo.
Shqiptarëe e bllokuar në Egjipt
Kosova e pasluftës karaktrizohet me batica dhe zbatica te ndryshme. Nga njëra anë ndryshimet e mëdha social-ekonomike e në anën tjetër ato shkencore, kulturore e civilizuese.Shqiptarët janë një popull që shumë vite kanë jetuar në robëri, por edhe pse jetuan në kushte të tilla nuk mbetën një popull injorant dhe i paditur, përkundrazi u dalluan si popull që di të shkëlqejë dhe të mbahet fort edhe në kohë tepër të vështira. Bijtë e shqiptarëve ditën të ruajnë vlerat e kombit dhe ti lartësojnë ato në sytë e botës së heshtur para fatit tragjik të këtij kombi. Bir i këtij kombi fisnik dhe arsimdashës, është dhe Prof. Dr. Beqir Ismaili, një personalitet i shquar, i cili është dalluar gjithmonë për veprat dhe punën e tij të palodhur në shërbim të dijes dhe të vlerave kombëtare.Prof. Dr. Beqir Ismaili u lind në Kosovë më 4 Tetor 1959. Mësimin tetëvjeçar e kreu në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, kurse atë të mesëm e kreu në Damask - Siri.Lindur dhe rritur në një familje patriote e me tradita fetare në shpirtin e tij hodhi rrënjë dëshira për të studiuar në Universitetin e Al Azharit “Fakulteti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Arabe” në Kairo, një Universitet ky nga më të vjetrit dhe më të njohurit në botë.Pasi përfundoi studimet universitare në një kohë rekord dhe me rrezultate të larta, u regjistrua në Institutin për Studime të Larta Islame në Kairo, Institut të cilin e përfundoi me sukses.
Por dëshira për të zgjeruar njohuritë e tij nuk përfundoi me kaq. I etur për dije ai mbrojti titullin “Kandidat i Shkencave” (magjistër), në Fakultetin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Universitetin e Hapur Amerikan në Kairo, ku mbrojtur temën: “Ndikimi i gjuhës arabe në gjuhën shqipe” dhe më pas mbrojti titullin “Doktor i Shkencave” në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe në Univesitetin e Hapur Amerikan, në Kairo, me temën: “Zhvillimi i Gjuhës dhe Letërsisë arabe në Kosovë”.Arsimimi i tij në Universitetin e famshëm të Al-Az’harit nga dijetarë të mirënjohur që ligjërojnë në këtë universitet, bën që Prof. Dr. Ismaili të absorbojë dituri të shumta dhe njëkohësisht ndikoi që të formojë kritere të rrepta dhe metoda origjinale në punën e tij intelektuale, kërkimore dhe shkencore.Puna e tij kërkimore, shkencore dhe praktike brenda një kohe të shkurtër tërheqi vëmendjen e specialistëve më të lartë të Universitetit të Al-Az’harit. Vlerësimi që patën këto specialistë për punën dhe veprën e tij ishte shumë i madh. Bazuar në numrin e madh të veprave të shkruara nga Prof. Dr. Ismaili dhe në vlerat shkencore që paraqisnin këto vepra, puna e tij u vlerësua duke u lauruar në Universitetin e Shkencave Islame “Dega e Gjuhësisë dhe Letërsisë Arabe, me titullin “Profesor Doktor i Gjuhës Arabe”.Kjo gjë shënon njëherazi dhe rastin e parë në historinë e kombit shqiptar, që një shqiptar i Kosovës të vlerësohet me një titull të tillë në Lindjen e Mesme.Prof.Dr. Ismaili si gjithmonë do të jetë i palodhur dhe mjaft produktiv dhe duke ecur në gjurmët e dijetarëve të shquar do të bëjë përpjekje për të vazhduar të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjen e tij amë, Kosovën, për brezat që do të vijnë dhe për Universitetin e Shkencave Islame, ku ai gëzon të drejtën të jetë tashmë, anëtar nderi në kryesinë e tij.Duke shkruar këto rradhë nuk mund të lemë pa përmendur se Prof. Dr. Ismaili u mundua në çdo kohë që çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës të jetë primare në diskutime dhe debate të ndryshme, në media, revista dhe në grumbullime të tjera, qofshin këto edhe grumbullime apo takime të rastit.Si njohës i shkëlqyer i gjuhës arabe, pena e tij nuk u ndal kurrë së shkruari për shqiptarët, problemet, historinë dhe aktualitetin e tyre. Në bazë të gjithë këtyre që përmendëm lirshëm mund të themi se Prof.Dr. Ismaili ishte informuesi i parë dhe i vetëm që qartësoi çështjen e Kosovës për Botën e Lindjes. Ky dijetar dhe patriot i shquar pjesën më të madhe të punës dhe përpjekjeve të tij, i ka përqëndruar në shërbim të çështjes kombëtare brenda dhe jashtë Kosovës, si në Egjipt dhe në vende të tjera të botës arabe, madje edhe në disa vende perëndimore , ku ai ka ushtruar funksione të ndryshme si përfaqësues, atashe, lektor apo studiues.Prania e tij në Egjipt u mundësoi studentëve shqiptarë, që studiojnë në këtë vend, të thithin më me lehtësi nektarin e dijes. Ai i porositi ata që të jenë gjithnjë dinjitozë dhe të mos lejojnë që në zemrat e tyre të depërtojë frika.Me pak fjalë këto ishin disa të dhëna bibliografike të cilat lidhen me aktivitetet kryesore të Prof. Dr. Beqir Ismailit, në aspektin organizativo-intelektual, por ajo që e bëri, këtë pishtar të dijes dhe të atdhetarisë të dallohet më shumë, është puna e tij shkencore.Prof. Dr. Ismaili ka shkruar 107 libra në gjuhën arabe dhe shqipe. Shkrimet e tij përfshijnë fusha të ndryshme si letërsi, civilizim dhe bibliografi e shkenctarëve dhe mendimtarëve të mëdhenj nga fusha të ndryshme. Këto vepra karakterizohen nga thellësia e mendimit, saktësia dhe meditimi. Ai di ti afrohet problemit me konstruktivitet, di ti paraqesë problemet më të rënda në mënyrë të atillë, di t’i bëjë të kapshme dhe interesante për lexuesit.
Shqiptarët e bllokuar në Egjipt kanë filluar të evakuohen nëpërmjet Ambasadës së Turqisë atje dhe iniciativës së Behgjet Pacollit. Evakuimi i 163 shqiptarëve, të mbetur pa ndihmën e askujt, mbaron gjatë ditës së premte. Në Kosovë, familjarët presin me ankth lajme nga Kajroja. E enjtja atje kaloi në kaos dhe me plot viktima
Avdullah Ismaili nga Prishtina, që prej trazirave të dhunshme në Egjipt, nuk ka mundur të bëjë gjumë të rehatshëm. Kjo për shkak se vëllai i tij, bashkë me familjen dhe nënën e tyre, jeton tash e më shumë se 25 vjet në Kajro.
Avdullahu, i cili jeton në një shtëpi në lagjen Arbëria në kryeqytet, nuk lë lajme pa ndjekur për t`u informuar në gjerësisht rreth fatit të familjes së tij dhe disa familjeve tjera që jetojnë në Egjipt.
Ai në një rrëfim të gjatë për Express ka treguar se e tërë familja e tij 11 anëtarëshe është shëndosh e mirë dhe se çdo ditë dëgjohen në telefon me vëllanë e tij, Beqir Ismailin.
“Edhe sot kemi fol me të në telefon ai dhe e tëra familja janë shëndosh e mirë. Qysh na ka thonë në tel, edhe familjet tjera shqiptare janë mirë”, thotë Avdullahu. Duke cituar fjalët e vëllait nga Kajro, tregon se ai ka evakuuar familjen e tij për në Turqi dhe se aktualisht në Egjipt është vetëm Beqiri.
“Na ka tregu që nënën dhe fëmijët bashkë më bashkëshorten e tij i ka evakuuar në Turqi përmes Ambasadës turke atje”, thotë ky plak rreth të 60’ve. Ai rrëfen se vëllai i tij Beqir Ismaili ka më shumë se 25 vjet që jeton në Egjipt bashkë më familjen dhe nënën e tyre.
Beqiri është shkolluar atje dhe se jeton e punon në Kajro. Në Egjipt aktualisht janë duke jetuar rreth 50 familje shqiptare dhe 20 studentë.
Vetë Beqir Ismaili, në një prononcim për Radio Kosovën, ka thënë se qytetarët nga Kosova janë duke kaluar momente të frikshme. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës janë duke pritur ndihmë për t’u larguar nga Egjipti.
Dhjetëra qytetarë të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në Kajro dhe qytete të Egjiptit në pamundësi për t’u larguar nga vendi, për shkak të trazirave të dhunshme që kanë përfshirë këtë vend.
Prof. dr. Beqir Ismaili tha për Radio Kosovën se aktualisht në Egjipt ndodhen më shumë se 70 shqiptarë dhe ata po presin ndonjë ndihmë nga Kosova.
”Grupin e parë që e kemi larguar është përmes Ambasadës turke për në Stamboll. Kurse nga Maqedonia kanë mbet 15 studentë, 8 studentë do të shkojnë sot për në Bosnjë e Hercegovinë, kurse të tjerët nuk kanë pranuar sepse janë edhe me familje e fëmijë të vogël dhe presim ndonjë ndihmë nga Kosova”, ka thënë ai.
Profesor Ismaili tha se aktivizimi i internetit dhe linjave telefonike të enjten e ka lehtësuar mundësinë e komunikimit mes kosovarëve.
Ndërkaq, gazeta ka mësuar emrat e disa kosovarëve që janë në Egjipt.
Njëri nga ta që është me gruan dhe fëmijën e tij është Burim Dalipi, i lindur më 22 janar 1979, nga Prishtina bashkë më gruan e tij Lule Ukën dhe vajzën Melika Dalipi.
Gazeta ka kontaktuar me mikun e tij Blerim Ukën, i cili ka thënë se ka folur me motrën dhe dhëndrin e tij dhe se ata janë shëndosh e mirë.
Uka ka thënë se biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli është angazhuar për evakuimin e shqiptarëve që gjenden ne Egjipt.
Pa ndihmën e askujt
Ky lajm më pas është konfirmuar rreth orëve të pasdites edhe nga vetë Behgjet Pacolli për Express. “Ata kanë mbetur pa ndihmën e askujt, normalisht që iu kam dalë në ndihmë”, ka thënë Pacolli për Express.
Pacolli, kryetar i AKR`së, ka thënë po ashtu se tashmë janë identifikuar mbi 163 shqiptarë që jetojnë në Egjipt dhe Kajro dhe se evakuimi i tyre pritet të fillojë të enjten në mesnatë.
“Grupi i parë do të niset sonte në orën 3 e mëngjesit, grupi i dytë në 5 të mëngjesit dhe kështu do të vazhdojë evakuimi”, ka thënë Pacolli i cili aktualisht është në SHBA.
Ai ka thënë se e ka pasur vështirë të angazhojë kompani, por ka arritur të bëjë këtë për shkak të gjendjes në Egjipt.
“Shqiptarët do të evakuohen në Dubai, Turqi e vende të tjera ku do të jenë të sigurt”, ka thënë ai.
Lajmin se Pacolli u ka dalë në ndihmë shqiptarëve që gjenden në Egjipt e ka konfirmuar edhe vetë AKR`ja. “Z. Behgjet Pacolli ka ndërmarrë një iniciativë që nga dita e sotme për evakuimin e të gjithë shtetasve kosovarë, të cilët janë identifikuar, rreth 160 persona, që ndodhen në Egjipt për studime apo veprimtari të ndryshme. Pjesa e parë e të evakuarve janë familje me fëmijë nga Kajro dhe Aleksandria, të cilët gjatë natës së sotme do të tërhiqen nga Kajro me aeroplan dhe do të mbërrijnë nesër në Kosovë”, thonë zyrtarë të AKR`së.
Sipas këtyre zyrtarëve, evakuimi i pjesës tjetër do të vazhdojë edhe me datën 4 shkurt deri në pasditen e datës 5 shkurt 2011.
“Behgjet Pacolli i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për evakuimin dhe sigurinë e të gjithë shtetasve të Kosovës që ndodhen në Egjipt”, thonë zyrtarë të kësaj partie.
Angazhohet edhe MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi të enjten se po punohet për evakuimin e shtetasve tashmë të paraqitur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara. Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nëpërmjet Ambasadës së saj në Kajro, ka shprehur gatishmërinë të marrë përsipër pritjen dhe dërgimin për në Turqi të shtetasve të Kosovës që gjenden në Egjipt. Në njoftimin e MPJ-së thuhet se zyrtarët e kësaj ministrie po e ndjekin me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të fundit në Egjipt dhe udhëzuan qytetarët e Kosovës me qëndrim në Egjipt që të kthehen në vend. Në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t’i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës. “Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë prioritet të lartë evakuimit të qytetarët tanë nga Egjipti. Mënyra më e drejtpërdrejtë është që qytetarët e interesuar të kontaktojnë me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Kajro dhe me ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara”, thonë zyrtarët e MPJ`së.
Kontaktet e ambasadës së Kosovës në Ankara janë: embassy.turkey@ks-gov.net; Tel: +90 312 446 70 54; Fax: +90 312 446 70 55.

Evakuimi i shtetasve të Kosovës nga Egjipti
Foto: AP
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë po bashkërendon veprimet për evakuimin e qytetarëve të Kosovës nga Egjipti. Zëvendësministrja në dorëheqje, Vlora Çitaku tha sot se janë mbi 150 qytetarë të Kosovës me qëndrim të përkohshëm në atë vend veri afrikan të trazuar, prej nga deri tash janë tërhequr rreth 50 qytetarë. Tërë operacionet për evakuim, që po mbështeten nga ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Turqisë në Kajro, janë vështirësuar edhe për shkak të problemeve me dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Kosovës.“Identifikimi i saktë i numrit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Egjipt, ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, për mos thënë i pamundur pikërisht për faktin se shumica prej tyre nuk kanë poseduar dokumente të Republikës së Kosovës, ndërsa një numër sish nuk kanë pasur dokumente udhëtimi fare. Ne edhe sot nuk kemi një numër të saktë, ai varion diku mbi 150 qytetarë të Kosovës”, tha ajo.
Sipas informatave që ka Ministria e Jashtme, më 1 shkurt nga Egjipti janë kthyer dy shtetas të Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, 15 të tjerë janë evakuuar për në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa afër 30 të tjerë nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Në operacione është përfshirë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, afaristi Behgjet Pacolli. Zyrtarë të partisë së tij thanë se ai ka arritur të sigurojë evakuimin e disa shtetasve të Kosovë nga Egjipti për në Jordani.
“Ne e mirëpresim çdo iniciativë qëllimmirë që për qëllim ka shpëtimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ambasadori ynë në Ankara po koordinon aktivitetet me kabinetin e zotit Pacolli”, ka thënë Çitaku.
Zëvendësministrja Çitaku tha se një numër i qytetarëve të Kosovës kanë mbetur në Aeroportin e Kajros për shkak të problemeve me dokumentet e tyre të udhëtimit, një punë që ministria jashtme e cilësoi sfiduese, meqë Egjipti nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendësministrja Çitaku tha se është herët të thuhet nëse ndryshimet që mund të pasojnë në vendet si Egjipti mund të ndryshojnë edhe qasjen e atyre vendeve ndaj Kosovës.
”Është shumë herët të thuhet nëse ndryshimet eventuale politike në Egjipt dhe Tunizi do të reflektojnë dhe të rezultojnë edhe me ndryshim pozicioni karshi Kosovës. Megjithatë, ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi kontakte me përfaqësuesit edhe të Egjiptit edhe të Tunizisë, por edhe të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të bindim ata të marrin një hap të tillë”, tha zëvendësministrja Çitaku.
Pavarësia e Kosovës e kundërshtuar ashpër nga Serbia, është njohur deri sot nga 75 vende të botës. Njohja e fundit ka ndodhur sot nga mbretëria e Omanit, një shtet gati tre milionësh i gadishullit arabik
Leonardo Da Vinci krijoi një portret të idealizuar dhe jo një portret të caktuar
Nga Flori Bruqi: Salai kishte tipare femërore,thotë studiuesi
Silvano Vinceti
“Salai kishte tipare femërore dhe ngjan shumë edhe me disa piktura të tjera të bëra nga Da Vinci”, shpjegon Silvano Vinceti, president i Komitetit Kombëtar të Vlerave Historike.Ai thotë: “Vepra nisi si një portret i Lisa Gherardini, por me kalimin e kohës u shndërrua në diçka tjetër. Da Vinci krijoi një portret të idealizuar dhe jo një portret të caktuar.”“Kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse ky portret bën që të lindin kaq shumë teori”...
Shumica e dijetarëve të hershëm besojnë se portreti më i famshëm i Leonardo da Vinçit paraqet Lisa Gherardinin, gruaja e një tregtari të pasur të mëndafshit. Kjo grua më vonë u quajt Mona Lisa. Por Silvano Vinceti, kreu i një ekipi studiuesish në Itali beson se piktura është frymëzuar nga Gian Giacomo Caprotti, i cili filloi të punojë me mjeshtrin e renesancës, që nga fëmijëria e deri në moshë të pjekur kur të dy zunë shoqëri.
Ai tha se disa nga veprat e Leonardos, duke përfshirë dy piktura, atë të Shën Gjon Pagëzorit dhe një vizatim të vogël të njohur si "Angel Incarnate” kanë qenë të bazuara tek Caprotti.
”Të gjithë këto portrete paraqesin një veti të Caprottit. Mirëpo ato janë me ‘mëlmesa’, me flokë të gjatë”, ka thënë Vinceti.
Sipas tij, ngjashmëria më e madhe e këtyre veprave e në veçanti tek Mona Lisa është goja. “Tek Mona Lisa veçanërisht në pikturimin e gojës dhe hundës është një ngjashmëri shumë e madhe”, ka thënë Vinceti i cili është kryetar i Komitetit Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Itali. Vinceti, i cili ka kaluar më shumë se një vit duke bërë këtë studim, ka thënë se portreti i Mona Lisës është një mister që gjithherë mund të gjesh detaje të reja.

“Ai njeri kishte model atë djalë. Në veprën e Mona Lisës kjo shihet qartë”, ka thënë ai.
“Leonardo sigurisht ka futur karakteristikat e tij tek Mona Lisa”, ka shtuar Vinceti.
Caprotti mendohet të ketë hyrë në familjen e Leonardos rreth vitit 1490, kur ai ishte rreth 10 vjeç. Duke punuar si asistent i Leonardos për 20 vjet ai kishte marrë pseudonimin Salai ose “Little Devil” që në shqip ka domethënien - dreqi i vogël. Sipas historisë ky ‘dreq i vogël’ kishte qenë edhe subjekt i disa vizatimeve erotike të DaVinçit që rrjedhin nga koha e Renesancës....
."Salai ishte shumë i bukur dhe ndoshta dashnori i Leonardos", ka thënë Vinceti. Me këtë deklaratë Vinceti ka bërë bujë të madhe në të gjitha mediat të cilat tashmë kanë filluar ta quajnë Mona Lisën ‘gay’.
“Salai ka vjedhur nga Leonardo gjithçka. Madje edhe zemrën. Kjo i shkaktoi shumë probleme, mirëpo artisti gjithmonë e ka falur atë”, ka theksuar Vinceti. Megjithatë historianë të ndryshëm në Itali janë skeptikë në lidhje me teorinë e Vincetit.
Doktori i historisë së artit, Pietro Marani, i cili ka shkruar shumë libra për Leonardo da Vinçin e ka quajtur teorinë e Vincetes si të pabazë.
“Vincete nuk e di se çfarë është duke thënë. Ai mund të jetë edhe në gjumë”, ka thënë me ironi Marani.
Dijetarët e mëparshëm kanë pohuar se Leonardo ka pikturuar Mona Lisën si një portret të vetëmaskuar, me buzëqeshjen e tij të shkëlqyeshme, por enigmatike. Ata thonë se ai po shikonte nënën e tij.

Leonardo da Vinçi dhe 17 shpikjet e tij...
Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtër i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatë pak e patën menduar atë si shpikës i gjërave më të dobishme që tashmë njerëzimi i ka në përdorim. Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Leonardo lindi në vitin 1452 në Vinçi dhe vdiq në Francë në vitin 1519. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të Rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da Vinçit, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "mënyrë shkencore", për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor.
Fluturimi
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan, por që ky nuk do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Piktura
Piktura dhe vepra e tij më e njohur është "Mona Liza", që ruhet në Muzeun e Luvrit në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të muzeut të qytetin e Shen Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama çoi gelsomini" ("Zonja me jasemin"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forl?-t e Imola-s. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë. Ai filloi të mendonte dhe të ishte i dobishëm për të gjitha problemet që kishte njerëzimi në atë kohë dhe mundohej t'i bënte gjërat më të lehta me inteligjencën e tij të rrallë. Filloi me një planimetri të qytetit të Milanos në Itali, duke projektuar në hapësirat e qytetit shtëpi të bukura, shërbime publike, etj. Da Vinçi mendoi jo vetëm për ecjen në tokë me anë të makinës, por dhe në ujë, dhe për këtë ai shpiku anijen më avull, e cila ishte një bark me elika.
1. URBANIZËM
Leonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjëra, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.
2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.
3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.
4.ÇAKMAKU
Ja një çakmak me gur zjarri për të ndezur automatikisht fitilin. Bie në sy midis pjesëve të tij të ndryshme, ai tip zinxhiri që më vonë do të përdoret për biçikletat dhe motoçikletat.
5. VINÇI RROTULLUES
Vinçi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinçi është vendosur në një platformë rrotulluese, ai është i pajisur më kundërpeshë dhe me një dispozitiv ndaljeje. Vinçat modern nuk ndryshojnë shumë nga ky.
6. FORTESAT
Leonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.
7. KANALE
Në Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.
8. THARJA E KËNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes së qytetit Firence me detin e Tirenit me anën e një kanali të lundrueshëm, që do të kalonte nëpër Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuçekio. Gjatë tre vjetëve që ai kaloi në Romë, punoi planin e tharjes së kënetave Pontine.
9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinçi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” që domethënien “diell”) sipas të cilit Toka bënë pjesë në një sistem astronomik, që ka si qendër Diellin. Në atë kohë besohej se Toka ishte e palëvizshme dhe përbënte qendrën e gjithësisë (gjeocentrizëm).
10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, që shihni këtu, është projektuar nga Leonardoja, është një armë zjarri me shumë gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftë për të bërë 3 breshëri me nga 11 goditje në të njëjtën kohë. Kjo do të jepte idenë e mitralozit modern.
11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi kufomat, për të njohur më mirë trupin e njeriut. Ai nuk ka lënë përshkrime të hollësishme mbi funksionimin e zemrës, mbi ndërtimin e kolonës kurrizore dhe mbi lëvizjen e muskujve.
12. AEROPLANI
Da Vinçi në një farë masë ishte dhe paralajmëtar i aviacionit. Ai ishte i pari që dha idenë e ndërtimit të një aparati për të fluturuar. Ai shpiku planerin, një lloj aeroplani pa motor, që fluturonte i mbajtur vetëm nga shtytja e ajrit, mbi të cilin mbështeteshin krahët e tij.
13. PARASHUTA
Leonardo da Vinçi zbuloi parimin e parashutës dhe dha masat e saj. Skicimi i saj është bërë në vitin 1485 dhe mendohet të jetë e para në botë. Ai shkroi që me anë të kësaj parashute mund të hidhej ndaj çdo lartësie pa u dëmtuar.
14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stërgjysh i helikopterit të sotëm. Ai do të vihej në funksionim nga 4 njerëz, të cilët duke u mbështetur mbi shufrat, do të lëviznin shtyllën e lidhur me një elikë. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bërë “kopje” , do të mund të ngrihej lart.
15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me të cilat njerëzit zhyten në thellësi të vogla janë pothuaj të njëllojtë me ata që projektoi Leonardoja.
16. MAKINA ME AVULL
Me këtë aparat, të quajtur “arkitronitë”. Leonardoja, shumë më parë se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshëm, eksperimentoi fuqinë e madhe të avullit të ujit. Makina e parë me avull u ndërtua më vonë, në bazë të skicave të tij.
17. OPTIKË
Da Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.

Leonardo da Vinçi (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
Jeta
{{Leonardo da viçi dhe erudit bajrami ishin nder pikotoret me te medhenje te kohes,dhe ishin shokë te pa ndashem me njeri tjetrin .Por nje dit erdhi koha qe ata te dy te ndaheshin keshtu qe :
Leonardo da Vinçi
Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.
Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.
Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."
Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.
Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495.
Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500.
Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519
Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët.
Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.
Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.
Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".
Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imola-s.
Portreti në fjalë i Caterina Sforza, tani i ruajtur në pinakotekën e qytetit të Forlit mund të shihet në këtë faqe: [1]
Sigurisht Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.
Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.
Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës . Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "metodë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij.
Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.
Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.
Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509
Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.
Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.
Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake.
Leonardoja e përkufizonte vetveten "omo sanza lettere" (njeri pa letra, arsim) për shkak të formimit "mekanik" që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm) edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: "asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore". Për ketë arsye Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar saktësinë e pohimeve të tyre.
Biçikleta e projektuar nga Leonardo Da Vinçi
Në qershor të vitit 2000 Adrian Nikolas, arkitekt anglez, ka provuar piramidën fluturuese të Leonardos (piramida fluturuese mund te shihet më sipër në "Shkencë dhe Inxhinieri") duke u hedhur nga lartësia prej 3.000 metrash, dhe duke zbritur në tokë shendosh e mire në token e Afrikës se Jugut (edhe pse, në lartësinë 600 metra ka hapur një parashutë emergjence).
Leonardo da Vinci ka edhe një çmim kinematografik, jo dytësor, por mund të thuhet gati të përfunduar në rrëfim, në filmin e Troizit dhe Beninjit me titull Non ci resta che piangere (Nuk na mbetet veçse të qahet): të dy protagonistët e takojnë në shtegtimet e tyre në te kaluarën (i famshmi që përmendet shpesh njëmijë e katër, gati njëmijë e pese) dhe mundohen t´i mësojnë disa gjëra të thjeshta e të përditshme për ne, p.sh. matjen e zjarrmisë dhe lojën e letrave (fshesën).Por Leonardo nuk rrëfehet një gjeni i atillë që e njohim ne.
Mistere dhe të vërteta, madhështi dhe gjenialitet, Leonardo Da Vinçi, mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën.
Leonardo ishte mëngjërash dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij.

Qasja e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë, duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.

Sipas Leonardos, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot e quajmë "mënyrë shkencore", jo për më tepër mbi qasjen e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi, tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për qasjen e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte "arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë" (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t'i njihet merita t'i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore.

Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi që atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, dijetari dhe shkencëtari Leonardo nuk u njoh nga studiuesit e tij bashkëkohorë. Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi.

Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar, sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan, por që ky do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekaniken: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495-1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit).

Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t'i dhënë shpirt një prej festave Sforceske (Sforca, Dukë i Milanos) të Milanos, sidoqoftë nuk është bërë e ditur të jetë realizuar sadopak.

Në vitin 1502, Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë qytetare (civile) për Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar që ura do të ishte vendosur mbi një prej hyrjeve të derdhjes së Bosforit e njohur si Briri i Artë, por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall megjithëkëtë në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.

Por, midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës), vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.

Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara që është menduar si njehsuesi i parë mekanik, një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm zemberek (sustë) dhe një tezgjahu automatik realizuar së fundi nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe i Teknikës që prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509.

Në vitet që kaluan ai projektoi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrash të lugëta (konkave) për ngrohjen e ujit. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore, sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tij. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendonin Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.

Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vinçit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.

Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës.

Si arkitekt ushtarak, Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t'i përkushtojë vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai iu përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.

Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por duke qenë se Leonardo kishte zgjedhur një besim pagan dhe shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, kishte shumë rrugë për të bërë në luftën kundër keqkuptimeve.

Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown, është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për ta shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë.

Dihet në të vërtetë se, ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit, personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është, të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore.

Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).

Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh., nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe të "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re.

Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur dhe që Leonardo vetë ka mundur ta takonte, pasi pati ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund të lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L'Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.

Shumica e dijetarëve të hershëm besojnë se portreti më i famshëm i Leonardo da Vinçit paraqet Lisa Gherardinin, gruaja e një tregtari të pasur të mëndafshit. Kjo grua më vonë u quajt Mona Lisa. Por Silvano Vinceti, kreu i një ekipi studiuesish në Itali beson se piktura është frymëzuar nga Gian Giacomo Caprotti, i cili filloi të punojë me mjeshtrin e renesancës, që nga fëmijëria e deri në moshë të pjekur kur të dy zunë shoqëri.
Ai tha se disa nga veprat e Leonardos, duke përfshirë dy piktura, atë të Shën Gjon Pagëzorit dhe një vizatim të vogël të njohur si "Angel Incarnate” kanë qenë të bazuara tek Caprotti.
”Të gjithë këto portrete paraqesin një veti të Caprottit. Mirëpo ato janë me ‘mëlmesa’, me flokë të gjatë”, ka thënë Vinceti.
“Ai njeri kishte model atë djalë. Në veprën e Mona Lisës kjo shihet qartë”, ka thënë ai.
“Leonardo sigurisht ka futur karakteristikat e tij tek Mona Lisa”, ka shtuar Vinceti.
Caprotti mendohet të ketë hyrë në familjen e Leonardos rreth vitit 1490, kur ai ishte rreth 10 vjeç. Duke punuar si asistent i Leonardos për 20 vjet ai kishte marrë pseudonimin Salai ose “Little Devil” që në shqip ka domethënien - dreqi i vogël. Sipas historisë ky ‘dreq i vogël’ kishte qenë edhe subjekt i disa vizatimeve erotike të DaVinçit që rrjedhin nga koha e Renesancës....
Sipas disa studimeve të fundit që janë bërë mbi veprën e Leonardo da Vinci, Mona Liza i ngjan një mashkulli me emrin Leonardo Salai, me të cilin Da Vinci ka jetuar për 20 vjet.
“Salai ka vjedhur nga Leonardo gjithçka. Madje edhe zemrën. Kjo i shkaktoi shumë probleme, mirëpo artisti gjithmonë e ka falur atë”, ka theksuar Vinceti. Megjithatë historianë të ndryshëm në Itali janë skeptikë në lidhje me teorinë e Vincetit.
“Vincete nuk e di se çfarë është duke thënë. Ai mund të jetë edhe në gjumë”, ka thënë me ironi Marani.
Dijetarët e mëparshëm kanë pohuar se Leonardo ka pikturuar Mona Lisën si një portret të vetëmaskuar, me buzëqeshjen e tij të shkëlqyeshme, por enigmatike. Ata thonë se ai po shikonte nënën e tij.
Leonardo da Vinçi dhe 17 shpikjet e tij...
Leonardo da Vinçi njihet me respekt rreth e qark botës si mjeshtër i Rilindjes për pikturën dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatë pak e patën menduar atë si shpikës i gjërave më të dobishme që tashmë njerëzimi i ka në përdorim. Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Leonardo lindi në vitin 1452 në Vinçi dhe vdiq në Francë në vitin 1519. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të Rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da Vinçit, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "mënyrë shkencore", për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor.
Fluturimi
Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz dhe një deltaplan, por që ky nuk do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Piktura
Piktura dhe vepra e tij më e njohur është "Mona Liza", që ruhet në Muzeun e Luvrit në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të muzeut të qytetin e Shen Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri: ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama çoi gelsomini" ("Zonja me jasemin"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza, në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forl?-t e Imola-s. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë. Ai filloi të mendonte dhe të ishte i dobishëm për të gjitha problemet që kishte njerëzimi në atë kohë dhe mundohej t'i bënte gjërat më të lehta me inteligjencën e tij të rrallë. Filloi me një planimetri të qytetit të Milanos në Itali, duke projektuar në hapësirat e qytetit shtëpi të bukura, shërbime publike, etj. Da Vinçi mendoi jo vetëm për ecjen në tokë me anë të makinës, por dhe në ujë, dhe për këtë ai shpiku anijen më avull, e cila ishte një bark me elika.
1. URBANIZËM
Leonardoja punoi planimetrinë e qytetit të ri të Milanos, që parashikon rrugë të gjëra, shtëpi të bukura, shërbime publike etj. Ai realizoi në një farë mënyre planin urban të këtij qyteti, duke përcaktuar pikat kryesore të një vendbanimi.
2. ANIJE ME AVULL
Kjo shpikje ishte një barkë e pajisur me elika (si anijet me avull që u ndërtuan tre shekuj më vonë) duhet të ecte me një shpejtësi prej 50 miljesh në orë. Elikat, me gjatësi rreth 90 cm, do viheshin në funksion me anën e një mekanizmi me forcën e krahut.
3. KARROJA E LUFTIMIT
Edhe kjo karro luftimi, mosha e të cilës është 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinçit. Ky projekt i frymëzoi konstruktorët e kohëve tona për ndërtimin e tankeve.
4.ÇAKMAKU
Ja një çakmak me gur zjarri për të ndezur automatikisht fitilin. Bie në sy midis pjesëve të tij të ndryshme, ai tip zinxhiri që më vonë do të përdoret për biçikletat dhe motoçikletat.
5. VINÇI RROTULLUES
Vinçi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinçi është vendosur në një platformë rrotulluese, ai është i pajisur më kundërpeshë dhe me një dispozitiv ndaljeje. Vinçat modern nuk ndryshojnë shumë nga ky.
6. FORTESAT
Leonardoja pati idenë e një lloji fortese krejt të re e origjinale. Kjo do të kishte dy mure rrethore, të ndara nga një hendek shumë i thellë. Mbrojtësit mund të komunikonin me njëri-tjetrin nëpër disa galerive të nëndheshme.
7. KANALE
Në Milano, në shërbim të familjes Sforc, Leonardoja përfundoi ndërtimin e kanalit të Martesanas, i cili lidhte dy kanale të lundrueshëm që përshkonin qytetin. Atij i kushtohen përmirësimet që iu bënë ekluzave të njërit prej këtyre kanaleve.
8. THARJA E KËNETAVE
Leonardoja hartoi projektin e lidhjes së qytetit Firence me detin e Tirenit me anën e një kanali të lundrueshëm, që do të kalonte nëpër Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuçekio. Gjatë tre vjetëve që ai kaloi në Romë, punoi planin e tharjes së kënetave Pontine.
9. HELIOCENTRALET
Para Kopernikut, Leonardo da Vinçi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” që domethënien “diell”) sipas të cilit Toka bënë pjesë në një sistem astronomik, që ka si qendër Diellin. Në atë kohë besohej se Toka ishte e palëvizshme dhe përbënte qendrën e gjithësisë (gjeocentrizëm).
10. MITRALOZI
Edhe makina luftarake, që shihni këtu, është projektuar nga Leonardoja, është një armë zjarri me shumë gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftë për të bërë 3 breshëri me nga 11 goditje në të njëjtën kohë. Kjo do të jepte idenë e mitralozit modern.
11. AUTOPSIA
Leonardoja ishte një nga shkencëtarët e parë që studioi kufomat, për të njohur më mirë trupin e njeriut. Ai nuk ka lënë përshkrime të hollësishme mbi funksionimin e zemrës, mbi ndërtimin e kolonës kurrizore dhe mbi lëvizjen e muskujve.
12. AEROPLANI
Da Vinçi në një farë masë ishte dhe paralajmëtar i aviacionit. Ai ishte i pari që dha idenë e ndërtimit të një aparati për të fluturuar. Ai shpiku planerin, një lloj aeroplani pa motor, që fluturonte i mbajtur vetëm nga shtytja e ajrit, mbi të cilin mbështeteshin krahët e tij.
13. PARASHUTA
Leonardo da Vinçi zbuloi parimin e parashutës dhe dha masat e saj. Skicimi i saj është bërë në vitin 1485 dhe mendohet të jetë e para në botë. Ai shkroi që me anë të kësaj parashute mund të hidhej ndaj çdo lartësie pa u dëmtuar.
14. HELIKOPTERI
Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stërgjysh i helikopterit të sotëm. Ai do të vihej në funksionim nga 4 njerëz, të cilët duke u mbështetur mbi shufrat, do të lëviznin shtyllën e lidhur me një elikë. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bërë “kopje” , do të mund të ngrihej lart.
15. SKAFANDRI
Skafandret moderne me të cilat njerëzit zhyten në thellësi të vogla janë pothuaj të njëllojtë me ata që projektoi Leonardoja.
16. MAKINA ME AVULL
Me këtë aparat, të quajtur “arkitronitë”. Leonardoja, shumë më parë se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshëm, eksperimentoi fuqinë e madhe të avullit të ujit. Makina e parë me avull u ndërtua më vonë, në bazë të skicave të tij.
17. OPTIKË
Da Vinçi studioi edhe optikën, domethënë shkencën që merret me studimin e fenomeneve të dritës. Ai qe i pari që e kuptoi se për çfarë arsye drita projekton përfytyrimet e përmbysura në atë që quhet “dhoma e zezë”.
14 maj 2010
nga Flori Bruqi :Leonardo Da Vinçi, gjeniu i tkurrur nga ideologjitë e kohës(1452–1519)
Citate nga Leonardo da Vinçi
- "Mjerë ai nxënës që nuk ia kalon mësuesit të tij."
- "Ashtu siç një ditë e kaluar mirë sjell gjumë të lumtur, një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur."
- "Kam fyer Zotin dhe njerëzimin sepse vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur."
- "Ndërsa mendoja se po mësoja si të jetoja, kam mësuar si të vdes."
- "Por shkencat e verteta janë ato qe pervoja ka bere te depertojne nepermjet shqisave, dhe vuri qetesi ne gjuhet e ngaterrrestareve, dhe qe nuk le te enderrojne hulumtuesit e tyre, por gjithmone mbi te vertetat paresore dhe parimet e njohura vazhdon me tej dhe me pasoja te verteta gjer ne fund, sic shfaqet ne matematikat e para, pra numer dhe mase, te quajtura aritmetike dhe gjeometri, qe trajtojne me vertetesi te plote nga sasia nderprerese dhe vazhduese".
Leonardo da Vinçi (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo.Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
Jeta
{{Leonardo da viçi dhe erudit bajrami ishin nder pikotoret me te medhenje te kohes,dhe ishin shokë te pa ndashem me njeri tjetrin .Por nje dit erdhi koha qe ata te dy te ndaheshin keshtu qe :
Leonardo da Vinçi
Mbi jetën e Leonardo da Vinçit dihet shumë pak. Por qarkullojnë një sasi e pambarimtë pasaktësish e thjesht fantazish, përfundim i pesë shekujsh studimesh të përafërta.
Leonardo i firmoste punët e tij vetëm me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet një vepër e tij si "një Leonardo" e jo si "një da Vinç". Ndoshta, nuk përdorte emrin e të atit - me të cilin përndryshe do të punonte (krijonte) në Firence – pasi që ishte një bir i paligjshëm.
Leonardo lindi në 1452 në Vinçi. E dimë orën e datën e saktë falë një dokumenti të shkruar nga gjyshi: "1452, lindi një nip i imi, biri i Ser Piero, im bir në ditën 15 prill të shtunën në orën 3 të natës. Pat emrin Lionardo. E pagëzoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."
Thuhet se Leonardo (që jetoi 5 vjet me të ëmën) ra një herë nga krahët e saj dhe një herë tjetër pas një viti nga ballkoni.
Leonardo ishte vegjetarian për gjithë jetën e tij. Piktor nxënës në shitoren e Verrokios, ku mori ndikim të pikturës tejet realiste qoftë nga Verrokio, mbi të gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, në këto mënyra mund të referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh në Firence); filloi shumë shpejt të vizatonte për vete në Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi për Ludoviko Sforca, Dukë i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxënës.
Shtatëdhjetë ton bronz që u menduan për "Kalin e Madh", një gdhendje (statujë) kali e Leonardos, u përdor në vend të tij për të prodhuar armët e nevojshme nga Duka për të shpëtuar Milanon nga francezët e Karl VII në 1495.
Kur francezët u rikthyen nën udhëheqjen e Luigji VIII në vitin 1498, Milano ra pa luftë, duke përmbysur Sforcët.
Leonardo mbeti në Milano për disa kohë, gjersa një ditë gjeti harkëtarët francez që përdornin modelin e tij prej argjile në përmasa reale të "Kalit te Madh" si tabelë qitjeje për ushtrim. La atëherë Milanon së bashku me Salai e me mikun e shpikësin Luka Paqoli për Mantova, duke u zhvendosur dy muaj më pas në Venedik e kështu përsëri në Firence në fund të prillit të 1500.
Clos Lucé në Francë, ku vdiq Leonardoja në vitin 1519
Në Firence hyri në shërbim të Çezare Borxhasë si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Në 1506 u kthye në Milano, tani në duart e Masimiliano Sforcës pasi që mercenarët zviceranë dëbuan francezët.
Këtu takoi Françesko Melci, që u bë një mik i dashur e shok gjer në vdekjen e Leonardit e për pasojë trashëgimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi në Romë, ku qenë piktorë aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shumë kontakte me ta.
Në 1515 François I i Francës (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e një luani mekanik për bisedimet e paqes që mbaheshin në Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Në vitin 1516 hyri në shërbimin e Francesko I me detyrën piktor i parë, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua përdorimi i Clos Lucé, pranë Kështjellës së Ambuazës, vendbanim i mbretit, bashkë me një pension të majmë. Leonardo e mbreti u bënë miq të mirë.
Vdiq në kështjellën e Cloux (Kluks), afër Amboise në Francë në vitin 1519. Sipas dëshirës së tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros në Cappella di Saint-Hubert (Kapelën e Shën Hubertit) në Kështjellën e Amboise. Dukej që Leonardo nuk ka patur kurrë lidhje të ngushta me gra. Në vitin 1476 u padit anonim për kontakte homoseksuale me një model 17-vjeçar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale e lëshua për mungesë provash. Për një farë kohe Leonardo mbeti nën mbikëqyrjen e "Zyrtarëve të natës", një lloj "mbrojtësish moral të rilindjes".
Leonardo është i njohur për vizatimet e tij të mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 që gjendet në Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shën Maria e Hijeshive) që mjerisht që nga viti 1517 filloi të përkeqësohej korja e vezës së përdorur në pëlhurë, në vend të teknikes zakonore (tradicionale) të vizatimit mural, afresku që përfaqësonte për të një pengesë të madhe pasi nuk lejonte ripunime, ndryshime ose bërjen e mbivizatimit dhe hijezimit. Vepra më e njohur është Mona Liza (e njohur më mirë si La Gioconda (Lozonjarja), që ruhet në Muzeun e Luvrës në Paris, pikturuar në vitet 1503 - 1506. Ajo do të përfaqësonte të gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi këtë janë zhvilluar teori të ndryshme. Më e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermanë është marrë parasysh edhe nga ekspertë të Muzeut të qytetin e Shën Pjetërit, në Rusi, bazohet mbi zbulimin e një fakti të ri : ravijëzimi i linjave të fytyrës së Mona Lizës me ato të zonjës së portretit të Caterina Sforza-s të Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Në këtë pikë, do të dilte se personazhi historik që ka frymëzuar Leonardon nuk do të ishte tjetër se Caterina Sforza , në atë kohë personazh me nam, sepse ishte tashmë zonjë e Forlì-t e Imola-s.
Portreti në fjalë i Caterina Sforza, tani i ruajtur në pinakotekën e qytetit të Forlit mund të shihet në këtë faqe: [1]
Sigurisht Leonardo ishte shumë i lidhur me këtë portret, si dëshmi e faktit se e solli me vete në Francë në vitin 1517.
Vetëm shtatëmbëdhjetë piktura të tij e asnjë prej gdhendjeve të tij kanë mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura të mëdhaja, me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara.
Në vitin 1481 iu vu detyrë vizatimi për një altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve). Pas projektesh të mëdhaja e shumë skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis për në Milano, ku kaloi shumë vite duke bërë plane e modele për një gdhendje (shtatore) përkujtimore kali të bronztë të lartë 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Për shkak të luftës me Francën, projekti nuk u përfundua kurrë. Falë një nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte të tija, një shtatore e ngjashme u përfundua në Nju Jork në vitin 1999. Shtatorja i është dhuruar qytetit të Milanos dhe gjendet tani në hyrjen e Hipodromit të Troto-s të San Siro.
Ende kur ishte në Firence iu besua një afresk madhështor për një mur të Salone dei Cinquecento në Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej të pikturonte murin përballë. Pasi pati bërë një larmi të pabesueshme studimesh parapërgatitore të punës, la qytetin e murali nuk u mbarua për shkaqe teknike për të cilat qe vetë përgjegjësi kryesor.
Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo ishte majtosh dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës . Ai qe i pari që përdori atë që ne sot quajmë "metodë shkencore", jo për më tepër mbi afrinë e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Talesi nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për afrinë e tij matematikore, të asaj që Leonardo e quante arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë . Për këtë Leonardos i njihet merita e jetësimit të metodës sshkencore. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithatë, pasi atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij.
Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.
Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.
Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509
Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.
Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.
Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës. Si arkitekt ushtarak Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t´i përkushtoje vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai i´u përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika që zëvendësoi magjinë dhe përkufizoi përbërjen e veprave zejtare. Artistë dhe inxhinierë merreshin me projektimin e makinerive luftarake (në vend që të përhapnin njohuritë e tyre) për zotërinjtë e kohës, shpesh në luftë mes tyre. Në këto rrethana mori rendësi të madhe qarkullimi i njohurive e u bë gjithnjë e më e fortë dëshira e njeriut për te mbizotëruar dhe shfrytëzuar natyrën për qëllime kënaqësie dhe nevoja vetjake.
Leonardoja e përkufizonte vetveten "omo sanza lettere" (njeri pa letra, arsim) për shkak të formimit "mekanik" që mori në shitoren e Verrokios në Firence, ku zhvilloi përveç veprimtarisë së tij si piktor, (gjë që e bëri të famshëm) edhe skulpturën (gdhendjen), arkitekturën, rrobaqepjen, argjendarinë etj. Leonardo theksonte me forcë vëzhgimin e kujdesshëm të natyrës, duke shënuar me saktësi gjithçka që vëzhgonte dhe duke lënë kështu një sasi të pabesueshme shënimesh, por edhe duhet të saktësohet që ai nuk mund të ushqente një dituri të sigurt e te saktë, nëse nuk do të kishte kaluar më parë nëpërmes dëshmive matematikore. Ai besonte në të vërtetë se dukuritë e natyrës do të mund te kuptoheshin vetëm nëse do të zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte të vëzhgoheshin, për t´a thëne me fjalët e tija: "asnjë hulumtim njerëzor nuk mund të quhet shkencë e vërtete, nëse ajo nuk kalon nëpërmes dëshmive matematikore". Për ketë arsye Leonardoja vazhdoi në matematikëzimin e natyrës, apo në shoqërimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturisë matematikore pasi që ajo ishte diçka e sakte, e sigurtë, dhe dallohej përkundrazi nga ata që kufizoheshin për të risjellë diturinë dhe trashëgiminë e të lashtëve, ose nga magjistarët dhe alkimistët që orvateshin të shpjegonin gjërat me arsye shpirtërore pa treguar saktësinë e pohimeve të tyre.
Leonardo: Kohë moderne apo rilindje?
Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmonë me eksperimentit dhe shënimit, paraqitet pra në një varg shënimesh të shpërndara që ai i shkroi vetëm për vete, në të vërtete Leonardo nuk e konceptonte shkencën si një kërkim botëror dhe bashkësor. Për ketë arsye qe bashkërenditja mes shkencëtareve të kohës moderne do të ishte i pavend, edhe pse disa e mendojnë një frymëzues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund të vlerësohet si një shkencëtar i mirëfillte, pasi që gjithçka që na ka mbërritur prej tij janë vetëm shënime jo të rregullta, dhe nuk bashkëlidhen nga një mënyre e vërtete dhe e saktë shkencore, pra Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshëm) cila është sipas tij mënyra për të përdorur në kërkimin shkencor. Megjithëkëtë duhet të pranohet që disa tipare të shkencës moderne janë te dalluara qartë me Leonardon, si p.sh. nocioni i përvojës ose shoqërimi teori-praktike.
[redakto] Ndërsjella mes shkencës, teknikës dhe arteve
Da Vinci ishte krejtësisht i bindur që dituria nuk duhej të mbetej thjeshtë teorike, por të zbatohej, apo të kthehej në teknologji. Njohuria lind nga përvoja dhe duhet të rikthehet tek ajo, teknika është përdorimi i njohurisë, e vërtetuar nga teoritë e saja. Bindje tjetër e Leonardos ishte që arti ec me hapa të njëjta me shkencën, pasi që arti është shprehje e njohurisë. Ai në fakt gjithçka që vëzhgonte dhe e kthente në shënime, pastaj e përkthente në rifigurime artistike. Piktura për të ishte njohuri, ishte shprehje cilësore e asaj që shkencëtari shpreh me emërtime sasiore. Piktura për te ishte shkencë, madje ishte shkenca më e rëndësishme! Kjo për arsye se piktorit, për t´ia arritur te futej në natyre dhe t´a riparaqiste, iu desh të njihte shkenca të ndryshme si anatominë, gjeometrinë etj. Leonardo studioi edhe mekanikë, gjë që i lejoi të kuptonte parimin e inercisë (plogështia, amullia), të përbërjes së forcave dhe rrafshit të lakuar (pikërisht me ketë ai u përpoq të shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikës se zbatuar dhe enëve komunikuese. Por risia e vërtete e Leonardos ishte që ai nuk pushoi së studiuari këto gjëra, por kaloi në projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi të gjitha te hidraulika, përmirësimin e fortifikimeve dhe armëve, industri tekstile dhe arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate të shumta në gjeologji, anatomi dhe fiziologji. Projektimi ishte pikërisht rikthimi te përvoja për të cilën fliste Leonardoja, garancia që teoritë e tij ishin të sakta dhe çasti themelor në të cilin shkenca, teknika dhe arti bashkoheshin.
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Duke menduar që një njeri mund sillej në morgje për të seksionuar trupat e kufomave dhe kështu për të kuptuar më mirë anatominë, nuk përfundonte në të vërtetë aspak e natyrshme. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por nga i cili një mbështetje që Leonardo të kishte zgjedhur për një besim pagan dhe që shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, ishte shumë rrugë për t´u bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown (Den Braun), është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për t´a shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë. Dihet në të vërtetë se ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është , të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur). Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe te "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re. Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur, dhe që Leonardo vetë ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund te lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L´Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Por pse gjithmonë Leonardoja? Përse gjithë këto hamendje lidhur me kryeveprat e tija?
Sigurisht ai ishte mjeshtër i madh në fushën e simbolizmit e disa përkime me sa duket të fshehta, por në të vërtete krejt të dukshme për një sy te vëmendshëm, të pranishme në veprat e tija, e mbështesin ketë, megjithëkëtë duket jo e mençur të mendohet për një qëllim komplotist pas dijenish të tilla. Ajo që ushqeu flakën e këtij flakadani ka qenë mbi të gjitha zbulimi i pjesëmarrjes se Leonardos ne një shoqatë të fshehtë të llojit mazonik, të njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit?), me të cilën janë lidhur shumë gojëdhëna mes të cilave ajo e Gralit të Shenjtë, por menduar në një mënyre krejtësisht ndryshe nga dijenia e përhapur popullore. Qëllimi i Parisë duket të ketë qenë ruajtja e një sekreti që do të kishte mundur të shembte Krishterimin, apo në të vërtete zbulesën që Krishti nuk ka pasur kurrë ndonjë pushtet ose fuqi hyjnore dhe që madje, duke qene vdekatar, të jete martuar me Maria Maddalenën.
Shtatore e Leonardo da Vinçit, vendosur në Galerinë Uffizi të Firences
Pasardhësit e sjellë nga prehri i saj do te kishin qenë pra Grali i Shenjtë i vërtetë që në dokumentet e para shkruhet edhe Sangreal, nga e cila arsyeja gjuhësore mund t´a sjelle Sang Real (Gjak Mbretëror). Nga ky "Gjak Mbretëror" të vendosur nga bijtë e Krishtit, do të pasonte direkt dinastia e Merovingjit. Zbulesa të këtilla tronditëse përçohen nga brezi në brez përmes tre te parazgjedhurish nga një Mjeshtër i Madh. Dhe është pikërisht ky roli i fundit që Leonardo duket të ketë pasur mes viteve 1510 dhe 1519. Në listën e Mjeshtërve të Mëdhenj të Parisë shfaqen emra të tjerë të dëgjuar si Nicholas Flamel (1188-1220), Sandro Botticelli (1483-1510), Isaac Newton (1691-1727), Victor Hugo (1844-1885) e Claude Debussy (1885-1918). Ka shume mundësi që Paria të ketë ekzistuar, por është po aq i dyshimte funksionimi i tij. Historia e Sangreal-it të shtjelluar këtu është sajuar në fakt në vitet 1950 nga një thashethemëtar me emrin Noël Corbu dhe përhapur falë një shkrimtari te aftë, Gérard de Séde, qe u bazua mbi disa dokumente ardhura ne Bibliothèque Nationale (Bibliotekën Kombëtare të Parisit), sot të mbajtura të gjitha si të rreme dhe të mbithurura (sajuara) të hapura në institutin e Parisit. Disa fanatikë u kanë venë pak rendësi këtyre lidhjeve me Leonardon lidhur me Gralin e Shenjtë e me Sindonin. Dhe ja shfaqet hamendja se fytyra mbi mbulesën e shenjte nuk është tjetër veçse një portret i artistit mbi Krishtin. Nuk duhet të habitemi se një figurë si e tija mund të ngjalle një kundrim të atille sa që të lulëzojnë përçartjet, si edhe, duke përballuar temën e alkimisë, një lëndë tjetër të thelluar nga ai, ka një provë më të ulët presa i përket atij, në kundërshtim me disa, të jetë e vërtetë dhe konkrete. Për të shmangur nënën e kimisë ndodhte shpesh që ajo ngatërrohej me magjinë (siç ndodh edhe sot), Leonardo u mor me ç’mitizimin e gurit të famshëm filozofik, duke mbështetur sa qe e mundur faktin se, forcat e dobëta të vëna në lëvizje nga zjarri, i cili është nismëtar i shndërrimeve, mund të sjellë në arritjen e një gjendjeje "nigredo" (zbutje e dukshme kaotike), të aftë të zgjidhë çfarëdo lloj lënde dhe të arrije pikën e "lëndës së parë" të deshiruar, ne kete rast pikerisht arin. Si perfundim, Leonardo është gjithmone viktime e një paradoksi: është e pabesueshme si një dijetar kaq i përkushtuar në artin e përvojës shqisore, të ndodhet ende sot i zëne ne rrjetën e ndërthurur të fantazisë.

Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën
Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike, qenë studimet e tij në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar në librin e tij të shënimeve që zënë pothuajse 8 mijë faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën.
Leonardo ishte mëngjërash dhe përdori shkrimin pasqyror, pra, shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij.
Qasja e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë, duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike.
Sipas Leonardos, "shkenca është bija e përvojës". Ai qe i pari që përdori atë që ne sot e quajmë "mënyrë shkencore", jo për më tepër mbi qasjen e tij praktike në kërkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore), sepse edhe shumë dijetarë të tjerë para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi, tashmë vepronin në këtë mënyrë, por për qasjen e tij matematikore, të asaj që Leonardo përkufizonte "arsye të pafundme të natyrës që nuk qenë kurrë në përvojë" (me një fjalë: që s´kanë ndodhur kurrë). Pra, besohet të jetë e drejtë që Leonardos t'i njihet merita t'i ketë dhënë jetë mënyrës shkencore.
Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohej mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Megjithëkëtë, pasi që atij i mungonte një edukatë formale e latinishtes dhe matematikës, dijetari dhe shkencëtari Leonardo nuk u njoh nga studiuesit e tij bashkëkohorë. Ai ishte gjithmonë i magjepsur nga fluturimi.
Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar, sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan, por që ky do të kishte mundur të fluturonte. Mori pjesë në shumë autopsi, duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekaniken: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950 në kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495-1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit).
Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t'i dhënë shpirt një prej festave Sforceske (Sforca, Dukë i Milanos) të Milanos, sidoqoftë nuk është bërë e ditur të jetë realizuar sadopak.
A huge number of cafés and restaurants that line the edges of the piazza
Në vitin 1502, Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë qytetare (civile) për Sulltanin osman Beyazid II. Ishte parashikuar që ura do të ishte vendosur mbi një prej hyrjeve të derdhjes së Bosforit e njohur si Briri i Artë, por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall megjithëkëtë në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por, midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës), vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit. Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara që është menduar si njehsuesi i parë mekanik, një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm zemberek (sustë) dhe një tezgjahu automatik realizuar së fundi nga Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe i Teknikës që prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Rombikuboctedron nga Leonardo siç u shfaq në Divina Proporzione (Përpjesëtimi Hyjnor) të Luka Paçolit, 1509.
Në vitet që kaluan ai projektoi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrash të lugëta (konkave) për ngrohjen e ujit. Në astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore, sepse ishte e mbuluar me ujë. Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tij. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendonin Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vinçit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.
Leonardo ka lënë një sasi të mirë studimesh arkitektonike, skica ndërtesash dhe projekte urash. Përsosi projekte inxhinierie bashkëkohore, si ato të Francesco di Giorgio (Françesko di Gjorgjo) ose të Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i fortë nga ndihma e matematikanit Luka Paçoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkëkohore, që mund të ketë ndodhur gjatë ndenjës në Milano, ku pat mundësinë të kryente kërkime e studime mbi problemet e arkitekturës, inxhinierisë ushtarake e qytetare, mekanikës së lëngjeve, akustikës, balistikës, optikës dhe statikës.
Si arkitekt ushtarak, Leonardo është vënë në rendin e ditës nga propozimet e ekspertëve më të mëdhenj të kohës së tij. Pas vitit 1500 do t'i përkushtojë vëmendje studimit të ujërave, duke lënë pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nëse Leonardo të ketë ndërhyrë fuqimisht në projektimin e shumë godinave, por ka dëshmi dhe skica që tregojnë se ai iu përkushtua projekteve - si bashkëkohës të tjerë - në konceptimin (krijimin) e një qyteti ideal, të strukturuar mbi më shumë nivele rrugore: në nivel më të ulët karrot, në atë më të lartin këmbësorët. Nuk bëhej fjalë për një ide të parealizueshme të një artisti largpamës, por për një projekt konkret, të studiuar në këndvështrimin e një realizimi të mundshëm përkujtimor, për të cilin megjithëkëtë në atë kohë mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikatës është realizimi i portit-kanal Çesantik, vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli - Çesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Personi i Leonardos ka qenë gjithmonë i rrethuar nga një tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikëqyrej me dyshim nga një kohë e ashpër e shpesh tepër të mbyllur në ideologjitë e saj të rrepta. Në një mjedis ende më përshkues të ndikimit të kishës ishte në të vërtetë e lehtë të ndërrohej një studim shkencor i thellë në herezi, por duke qenë se Leonardo kishte zgjedhur një besim pagan dhe shfrytëzonte institucionet fetare vetëm për të nxjerrë përfitim nga komisionet e tyre, kishte shumë rrugë për të bërë në luftën kundër keqkuptimeve.
Gojëdhënat mbi Leonardon janë të shumta dhe frymëzojnë ende sot përfytyrime përtej çdo kufiri. Romani "Kodi i da Vinçit", i Dan Brown, është shembulli bashkëkohor më i dukshëm për sa i përket historisë së artistit që ngjall ende kureshti të shumta dhe po ashtu luftë fjalësh. Në tekstin në fjalë analizohen (jo gjithmonë me saktësi) nga pikëpamja simbolike disa prej veprave të tija më të rëndësishme. Për të përmendur më të njohurën, mjafton të mendohet mbi Mona Lizën: është padyshim turbulluese të mendohet për vizatimin si një vetëportret "femëror" të Leonardos dhe për ta shpjeguar kështu buzëqeshjen e dyshimtë.
Dihet në të vërtetë se, ai ishte i magjepsur nga të gjithë ato figura të përcaktuara si androgjene (burrërore).
Kjo do të sqaronte edhe pyetjen tjetër të ngritur nga romani: Në Darkën e Fundit, personi i ndenjur në të djathtën e Jezusit nuk është, të paktën sipas interpretimit të paravlefshëm, Maria Magdalena, siç hamendëson autori, por Shën Gjoni pikturuar si në kryeveprat e lëna pas të Shën Gjonit Pagëzor me ravijëzime të ëmbla dhe femërore.
Duke u kthyer tek Mona Liza, e vërteta tashmë e njohur është diçka tjetër: bëhet fjalë në të vërtetë për portretin e bashkëshortes së porositësit Françesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja kështu shpjegohet edhe shtysa e emërtimit të tij të dytë dhe pak më të njohur).
Edhe hamendësimet e ndryshme, edhe nëse të bazuara shkencërisht, janë shumë larg nga romantizmi: më e fundit, p.sh., nga studiuesit gjermanë dhe rusë, bazohet mbi një fakt të ri: mbivendosjes së fytyrave të Mona Lizës dhe të "Damës me jasminë" (Mona Liza) të Lorenco di Kredit, portret në të vërtetë i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do të ishte Katerina Sforca, sipas kësaj hamendjeje të re.
Por bëhet fjalë sidoqoftë për një personazh historik të mirënjohur dhe që Leonardo vetë ka mundur ta takonte, pasi pati ndjekur Çezare Borxhia në ekspeditën e tij të pushtimit të Romanjës, ku Katerina Sforca ishte zonjë e Forlit dhe Imolës. Në këtë mënyrë do të zgjidheshin ata pak dyshime që një hamendje tjetër magjepse kishte ngritur dhe që hamendëson se emri i Mona Lizës mund të lexohet si një anagram (rishkrim) të dy hyjnive egjiptiane të pjellorisë Amon dhe L'Iza, aq të dashura ndër paganët e asaj kohe.
Veprat
- Madonna della melagrana (Zoja e shegës) (Madonna Dreyfus) (rreth 1469)
- L'annunciazione (Shpallja/Lajmrimi) (1472)
- Madonna del garofano (Zoja e karajfilit) (rreth 1473)
- Ritratto di Ginevra Benci (Portret i Ginevra Benci (rreth 1474-1476)
- Battesimo di Cristo del Verrocchio (Pagëzimi i Krishtit të Verrokios) (rreth 1475-1478)
- Madonna col Bambino (Zoja me fëmijën) (Madonna del Benois) (rreth 1478-1482)
- San Gerolamo (Shën Gjerolamo) (rreth 1480)
- Adorazione dei Magi (Adhurimi i të diturve) (1481-1482)
- La Vergine delle rocce (Madonna con Bambino, San Giovannino e un angelo) (Virgjëresha e shkëmbinjve / Zoja me fmi,Shën Gjoni i vogël dhe një engjëllush) (1483-1486)
- Ritratto di musico (Portret i muzikantit) (Franchino Gaffurio?) (rreth 1485)
- La dama con l'ermellino (Dama me Hermelinë) (1488-1490)
- Madonna Litta (Zoja mëkon) (1490-1491)
- Ritratto di dama (Portret i damës) (La Belle Ferronnière) (rreth 1490-1495)
- La Vergine delle rocce (Virgjëresha e shkëmbinjve) (1495-1508)
- l'Ultima Cena (Darka e fundit) (1498)
- Tronchi d'albero con rami, radici e rocce (Trungje pemësh me degë, rrënjë dhe shkëmbinj)(1498)
- Ritratto di Isabella d'Este (Portret i Isabella d'Este-s (1500)
- Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e San Giovannino (Shën Ana ,Zoja, fëmija dhe Shna Gjoni i vogël) (Cartone di Burlington House) (1501?-1505)
- Monna Lisa ose La Gioconda (1503-1506)
- La scapigliata (rreth 1508)
- San Giovanni Battista (Shna Gjoni pagëzor) (rreth 1508-1513)
- Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e l'agnellino (Shën Ana ,Zoja, fëmija dhe engjëllushi)(rreth 1510-1513)
- Bacco (Baku) (1510-1515?)
- Leda (rreth 1515-1520)
- http://floart-press.blogspot.com/2009/09/kodi-da-vinci-dan-brown.html
- http://floart-press.blogspot.com/2008/07/t-krishtrit-i-frigohet-filmit-da-vinci.html
Librat që zotëronte Leonardo
Nga rishqyrtimet e kodikeve Da Vinçianë, është mundur të fitohet të paktën një pjesë e teksteve të zotëruara nga Leonardo për studimet e tija:
|
|
Muzetë
Lista e muzeve qe mbajne veprat e artistit:- Alte Pinakoteka e Monakos
- Czartoryski Muzuem i Cracovia -s
- Galleria Borghese e Romës
- Galleria degli Uffizi e Firences
- Galeria Kombëtare Parmës
- Musée du Louvre i Parisit
- Muzeu i Ermitazhit e San Peterburgut
- Muzeo ideale i da Vinci -t
- National Gallery e Washington -it
- Pinacoteca di Brera, Milano
- Pinacoteca Vaticana, Città del Vaticano (Qyteti i Vatikanit)
- Museo nazionale della scienza e della tecnologia "Leonardo da Vinci", Milano
- Biblioteca Reale (Biblioteka Mbretërore), Torino
- Leonardo da Vinci, Gallery of Paintings and Drawings
- Disa shënime të Leonardos digjitalizuar nga Projekti Gutenberg (përfshi skicat)
- Skicime të Leonardos
- Disa shënime të Leonardos të digjitalizuara nga British Library (format Macromedia Shockwave)
- Homepage kushtuar Leonardos nga BBC
- Projekti i urës së Leonardos
- Kali i Leonardos
- Muzeu i Shkencës dhe Teknikës Milano: Pamje virtuale e qytetit ideal të Leonardos
- Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknikës "Leonardo da Vinci"
- Leonardo në Milano
- Instituti dhe Muzeu i Historisë dhe Shkencës
- Njeriu Vitruvian
- Faqe e një modeli mbi Leonardon
- Lexime
- Studime mbi biçikletën dhe atomobilin e Da Vinçit
- TRATTATO DELLA PITTURA, di Leonardo da Vinci
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...