2011-02-01

Ata që më dhunë duan pushtin, nga dhuna do dënohen



(Reagimi: shih anën tjetër të artikullit të Rexhep Qosjes)

Nga Bekim Rexhepi

Opozita viktimizon qytetarët e vet; dhe vazhdon t’i viktimizoj me protesta dhe me dhunë agresive ndaj shtetit. Nëse përvojat historiken kanë dëshmuar diçka kanë dëshmuar edhe këtë se opozitave të dhunshme me armë, pothuajse gjithmonë u paravijnë dënimet, si dhunë e merituar. Në Kosovë, gjithmonë para se të këmbëngulnim me armë për vete shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin më shumë nga fjalët e xhuxhëve dhe të mashtruesve shqiptar. Është i gjatë ky trillë, shumë i gjatë, mashtrimi i xhuxhëve me fjalë të trillta, në jetën e shqiptarëve: i gjatë sa i gjatë është shpjegimi për Kosovën shqiptare; madje e gjatë sa janë të gjata edhe pushtimet e pushtuesve në historinë e Kosovës.
Të gjata janë fjalët trillet politike të xhuxhëve dhe të mashtrueseve të shqiptarëve edhe në disa shtete të tjera evropiane. Viteve të fundit është shtuar shumë sasia e xhuxhomanisë dhe njëkohësisht e mashtrueseve të shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe gojën e disa akademikëve dhe servilëve shqiptarë, e pastaj edhe me dhunuesit e shtetit dhe të aventuristëve shqiptarë që flasin dhe bëjnë ne emër të tij. Kujtojeni dhunën masive të aventuristëve, e dhunuesve me armë nga socialistët me 1997!
Dhunimi i shtetit i denjë për tragjeditë e Kamboxhës. Kujtojeni skenat e zymta të këtyre dhunuesve me armë, e brutalitet prej mafiozësh ndaj policisë së shtetit, Skënder Gjinushi, në një deklaratë tha: “se paku duhet ta bëjmë Shqipërinë si Tunizi”! Kujtojini vrasjet e përgatitura në deklaratën e Edvin Ramës kur tha: “se pushteti qe kalon mbi viktima nuk jeton më”! Kjo ishte thënë para dhe shumë para se të ndodhnin demonstratat e dhunshme në Shqipëri. Madje, e tha edhe këtë se: “Populli do ta tejkalojë opozitën”, kjo ta përkujton konceptin maniakëve politik që më shumë se atdheun e duan një pushtet të tyre, paçkase ai pushtet mund të mos i shërbej atdheut apo kombit. Në demonstrata të opozitës u hedh flamuri kombëtar, sikur të ishte ai flamur serb apo grek!. Dhuna e padenjët për dhunë e puç shtetëror u provua! Pse, opozita “shqiptare” i thërret për dhunë të pamëshirshëm qytetarët e vet ndaj shtetit të tyre? Pse, opozita “shqiptare” i braktisi demonstrantet e vet, të manipuluar dhe paturpshëm i hedhë në sulm me shtetin dhe institucionet e tij, shih me 21 janarit? Cilat janë arsyet e këtyre demonstratave të dhunshme dhe të gjithë komplotit opozitar nga Partia Socialiste dhe të disa ofsaidistëve të saj? Është Maniakëria! Pakultura! Disfatizmi! Amoralizmi! – do të thonë disa.
Nuk do të shpjegohen demonstrantët e dhunshëm socialistë prej opozitës me nocione të tilla, aktuale, edhe pse aventura fatal e tyre me këtë dhunë është e pashembullt. Shkak i dhunës shtetërore me vandalizëm të opozitës “shqiptar”, është edukata shtetrrënuese si me 1997, por shkak të problemeve qe nuk janë vetëm dhe vetëm të Shqipërisë. Shkak i dhunës shtetërore me vandalizëm të opozitës “shqiptar”, është koncept i provuar i puçit, i anarkisë, e në të vërtetë është koncepti i fantazmave në fantazmat e Don Kishotit, plotësisht i pamundshëm në demokraci, që përcakton denjësisht sjelljen manipulative të Partisë Socialiste dhe të Edvinit Ramës, apo ofsajdëve të tij që po synojnë vetëm shkatërrim.
Dhe, ky koncept i maniakut, në të vërtetë i pashpjegueshëm dhe i pa krahasueshëm nuk mund të kuptohet lehtësisht nga Evropa e lirë, nga liderët e emancipuar të saj! Skënder Gjinushi e donte Tunizinë në Shqipëri, e ëndërronte gjendjen atje dhe e uronte të ndodhë kjo gjendje këtu!.. Jam çuditur se si një xhuxhë bënë nemite për shtetin dhe popullin e tij. Posaçërisht ndaj Spartak Ngjelës që pas rënies se tre viktimave, kërkoi të ndodhin edhe më shumë të tjera duke përforcuar synimin e Ramës, se pushteti duhet të shkelë mbi viktima të shumta për të mos qeverisur më.
Të gjithë liderët e opozitës e dinin se dhuna me dhunë do të përballet , ndaj i lan të vetëm demonstrantët e shitur për pak para, sepse pas kapjes nga policia e shtetit ne ta u gjetën monedha të Euros, valutë kjo jo përditshme ne tregun e vendit, ishin paguar nga bosi i krimit në Shqipëri, qe ka emrin vetëm Edvin Kristaq Rama. Pushteti në demokraci merret me vota dhe jo me vandalizëm, nëse e duan demokracinë siç krekosen, të presin radhën, nëse vota i u epet nga qytetaret shqiptar, atëherë të qeverisin. Por qeveria aktuale është krijuar në mënyrë demokratike në Shqipëri, duke ndërtuar koalicion e domosdoshëm politik. Partia Socialiste ishte e gatshme të hynte me PD-në, në një koalicion, por u pamundësua kur kjo e fundit PD-ja e refuzoi, pasi mund ta krijonte qeverinë edhe me LSI-në, dhe e bëri. Ndërsa PS-ja u bë neveritëse ndaj gjithë çka-je, u bë vandaliste përfundimisht.
Banditët në vijën e sulmit të grusht shtetit, iu sulën institucionit të mbrojtur të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, të Sali Berishës, hodhën gurë mbi ndërtesën e shtetit, vunë zjarr në oborrin e saj, disa të tjerë bandit, donin të futeshin edhe me armë për të ekzekutuar kryeministrin e shtetit, disa po provonin nga turma të hidhnin granata, pikërisht në dritaren e zyrës së kryeministrit të vendit. Fatbardhësisht nuk ndodhi kobzia e Edi Ramës, megjithëse u provua! U pa se si banditët po qëllonin pamëshirshëm policët e shtetit të Republikës së Shqipërisë, që po mbronin institucionin më legjitim të shtetit, ndërtesën e kryeministrisë së vendit që po sulmohej nga banda të pamëshirshme, e sidomos e nga banda e shquar e Shkodrës! Në një demonstratë, ku mbahen armët në mesin e turmës nuk ka më vend për demonstratë paqësore, në një demonstratë ku ka bandit dhe të blerë nuk mund të pretendohet për paqe sepse blerja dhe banda janë manipulim i rrezikshëm për turmën!
A duhej të qëlloheshin forcat e rendit nga ata qytetarë të Shqipërisë qe në këtë rast ishin në demonstrata, kinse për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç’është kjo e sotmja, e udhëhequr nga Sali Berisha dhe koalicioni i integrimit? Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike u thonë: Jo. Dhunë në demonstrata, jo njerëz të armatosur, nuk duhet të ketë dhunë, as vandalizëm, paqartësitë dhe problemet të korrigjohen në parlament dhe jo në rrugë, të mos shkelen mënyrat, metodat e demokracisë. Kryeministri i Shqipërisë dhe partneri i tij i integrimit Ilir Meta, ju tërhoqën vërejtjen që të mos provojnë politikë violente kundrejt shtetit sepse shteti nuk është lakuriq ndaj askujt!
Dhe, u thonë kështu jo vetëm për shkak të distancës, racionale që ka politika, por qe të mbajnë kujdes se shteti dhe populli nuk mund të jenë pronë e tekave personale, dhe se ky është shkaku i një koncepti qe mbase duhet të mësohet edhe opozita në integrimet e domosdoshme të qytetërimit evropian. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u tërhoqi vërejtjen ashtu siç bëhet kudo ne vendet demokratike se nuk mund të tolerohen aksionet e dhunshme nga askush dhe prej askujt në drejtim të shtetit.
Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, gjithashtu u tërhoqi vërejtje se duhet të “Ruhen institucionet dhe rendi kushtetues i cili është jetike për demokracinë”! Meqenëse ruajtja e institucionit dhe rendit kushtetues të shtetit u sulmua ashpër nga demonstrantet dhe bandat brenda tyre dhe nuk e kursyen për asnjë çast dhunën, nga brutaliteti që nuk mund të quhet ndryshe veçse përmbysje e institucionet, dhe përfundimisht për të ndryshuar rendin kushtetues e demokratik, për ta bërë vërtetë atë një Shqipëri-Tunizi.
Nëse u kërcënohen në këtë mënyrë shtetit nuk mund të thuhet, siç po provohet të thuhet nga disa akademik të padenjë dhe përfundimisht të majtë, se shteti duhet të bëhet lavire dhe ti hipet kur të dojë kundërshtari i tij, përmes bandave, ashtu siç u pan para godinës së kryeministrisë së vendit. A nuk mund të bëheshin këto demonstrata në një vend tjetër, po veçse në oborrin e kryeministrisë së vendit! Të bëhesh mbrojtës dhe të pozicionohesh ne anën e banditëve në emër të akademikut, kjo është e pafalshme, o Rexhep Qosja!
Me titull prej akademiku! Ti o akademik Rexhep Qosja! Ti qe po pretendon prej kohesh të korrigjosh demokracinë në Shqipëri, pa pasur mandat, pa ta besuar këtë mandat dikush, mos pretendo në emër të këti titulli të korrigjosh ashtu siç pretendoje dikur me kritikën letrare në letërsinë shqipe në Kosovë, ku linçoje po kështu, siç po pretendon edhe tani në politikë të linçosh pushtetin, sa herë që në pushtet vije PD-ja. As një akademiku nuk mund ti lejohet kjo, qe po bën ti tani ne emër të akademikut, vërtetë më vije keq për ty, por ty s’të vije keq për vetën tënde!, se si po bije përfundimisht me koncepte te majta dhe mashtruese. Koncepti shtetëror që ti po pretendon prej kohesh me një politikë-letrare, nuk e shprehin kuptimin qartësues të pushteteve demokratike dhe antidemokratike në Shqipëri. Ti antidemokracinë na e bën si demokraci sepse i vetëdijshëm mbështetë revolucionet e dhunshme me banda dhe me kriminel. Nuk e the askund demokracinë e antidemokracisë tënde. Nuk ke parë ti dhunën ndaj policisë së shtetit, të institucioneve, të qytetarëve pa dallim gjinie. Ti nuk ke parë dhe nuk ke shpjeguar asnjë rast të dhunës që ushtruan demonstrantët, ashtu siç i ke parë policët apo siç ke identifikuar fjalët dhe armët e pushtetit. Ti nuk ke parë se si dy kalimtare e pësuan për një fjalë goje (që brohoritën Sali Berisha – B.R), goditen pamëshirshëm me rrebeshe grushtash, çadrash e mjete të tjera nga protestuesit që po marshonin egërsisht kryeministrin e vendit, sulja e këtyre demonstrantëve për ty akademiku ynë i majtë, nuk ta prishi terezinë, por ta prishi prizmi yt, jo tashmë i pashfaqur, e sa herë të dhemb keq e majta ty, ti nuk e korrigjon të majtën siç e do të djathtën ta korrigjosh vazhdimisht me fanatizëm sepse nuk je i vërtetë as në shpjegime e as në koncepte për shtetin. Ti, Shqipërinë, e edhe Kosovën e do me të majtë - përfundimisht. Ti hesht me Ramën, sepse ke vendosur po kështu të heshtësh edhe me Thaçin, njësoj.
Demokracia moderne nuk e lakuriqëson, nuk e zbeh, nuk e zhvesh shtetin. Në demokracinë moderne shteti nuk mund të bije prej dhunës, sikur të ishte shtet prej letre, sidomos prej një grusht banditësh të paguara nga opozita. Shteti nuk mund të ndahet në dysh, se pse opozita na dalldiset, se pse nuk e ka pushtetin, sepse sipas ligjërimit që bënë akademiku ynë Qosja, shteti e pushteti duhet të bije sa herë na dalldiset e opozita, e veçmas ajo e majta. Domethënë: shteti është i popullit të majtë, e jo i të djathtëve, i të djathtëve s’mund të jetë sepse akademiku nuk është i majtë. Prandaj në demokracitë moderne të Rexhep Qosjës, shteti duhet të përkujdeset, të frikësohet, të mos reagoj sepse mund të na shqetësohet apo dalldiset opozita dhe gjithsesi na bëhet nami!
Pra, kjo demokraci pretenduese e Qosjes, assesi nuk duhet ti shqetësoj bandat socialistet, por duhet tu japin leje atyre, sa herë bandave dhe socialistëve u teket të godasin policët shtetin, të marrin godinën e kryeministrisë, kryeministrin e vendit ta marrin peng, dhe ndofta ta varin në mes të qytetit, pastaj ta hedhin flamurin kombëtar si leckë e kryeministrit. Ti godasin të djathtët pamëshirshëm sa herë që të përmendet Sali Berisha, sepse po përmendet bomba atomike për Shqipërinë...
Në demokracitë moderne, o Rexhep Qosja, asnjë akademik nuk del si ti të mbroj dhunën, bandat, të mbështesë të pamoralet si Edvin Kristaq Rama, që zhvesh vetveten lakuriq, po edhe gruan e tij në plazhe. Nuk mund të mbështesni ashtu siç po e mbështesni papra o Rexhep Qosja, një parti qe nuk e njeh demokracinë e shumicës, por qe e do me çdo kusht pushtetin e pakicës mbi atë të shumicës. Kjo është demokracia jote pretenduese.
Në demokracinë moderne sa kupton ti akademiku ynë, ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues nuk janë jetike për demokracinë shqiptare. Sepse në ligjërimin tendë “Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan”, ndërsa veç tipit shqiptar s’mund të jenë institucionet tona, ndofta sipas kësaj teori tënde akademik Qosja edhe ne shqiptaret duhet të bëhemi krejt, skandinav, francez, gjerman, anglez, amerikan, e veç shqiptar nuk bënë, sepse kështu kuptohet demokracia moderne e akademike. E të tjera.
Por,për të vazhduar se me këto institucione demokratike, kurrë nuk mund të jenë institucionet që të udhëhiqen nga Sali Berisha, sepse ai nuk është i majtë dhe se partia e tij nuk është Parti Socialiste.
Nuk mund të asgjësohen pamjet brutale të bandave, të demontrantëve socialistë, mbi institucione, ndërsa për të sqaruar se edhe policia është një institucion në vete i shtetit, zoti Qosja. Mos fsheh faktet që u panë në sy të botës sepse më këtë i vetëdijshëm do të përziesh çorbën e Ramës.
Institucionet demokratike të Shqipërisë e provuan serish skenarin e përsëritur të socialistëve me dhunë, tentativat për rrëmbim të pushtetit me banda me 21 janar 2011.
E vërteta e gënjeshtrës doli, vetëm pas asaj qe e pamë se, ata që u çuan në demonstratë dhe që na e thanë se: “ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme”, ranë turpshëm, ranë si abdesi i prishur i imamit.
Nuk mund të dilet ne zgjedhje të reja kur ti teket Ramës, se populli nuk është vetëm i tij, zgjedhje kanë kohen e tyre, ato do të zhvillohen të lira, kurdoherë sepse Shqipëria është demokratike. Pse, zoti Qosja, nuk tu qel goja për zgjedhjet në Kosovë, sepse aty ishte Hashim Thaçi, edhe pse u vodhën zgjedhjet edhe pse u përsëritën ato, ti e mbylle, e mbylle sepse të duhej e majta edhe në Kosovë, të duhet Hashim Thaçi ty. Demokracia moderne, për ty është demokracia sociale përfundimisht socialiste. Në asnjë vend të botës nuk mund të lejohen shembuj të sjelljes së tillë siç e pamë në Shqipëri, ku opozita vandalizon gjithçka dhe nga kjo do serish të mos quhet dhe të mos jetë fajtore madje për asgjë, e kjo mund të jetë vetëm në demokracinë moderne të Qosjës.

29 Janar 2011

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...