Kryepersonazhi i filmit "Azem Galica" , është regjisori dhe aktori i mirënjohur shqiptar Halil Budakova.... Pas fitoreve të shumta në filmin "Azem Galica" ai vritet nga një plumb nga forcat serbe ...
Heroin kombëtar Azem Galicën,në film e luan Halil Budakova krah për krah me bashkëshorten Meritën të cilët personifikon Shotë Galicën. Luftojnë kundër turqve, serbëve e austro hungarezëve në të njëjtën kohë.
Ndonëse i zhanrit dramatik, filmi që rrëfen për të bëmat e Azem Galicës me regji të Halil Budakovës ka shkaktuar edhe të qara e herë -herë të qeshura në sallën e kinemasë “ABC”.
Sonte kinemaja e kryeqytetit është dukur sikur një tubim politik.
Shkrimtari Naim Kelmendi nuk ka hezituar të thotë"Filmi në përgjithësi ka vlera artistike,
konsideroj që në mënyrë simbolike shpërfaq Azem Galincën,...histroinë e lavdishme të popullit tonë”....
Dizajneri Çajup Kajtazi , ka thënë për filmin:“Filmi i Budakovës ia vlenë për ta shiquar.Ka skena të bukura artistike.Dëshmia më e mirë është se këtë film është duke e parë më të madhe edhe rinia jonë shkolore...Ata nuk janë të njohura më të bërat e ushtrisë serbe në trollin arbëror...Ata kanë ditë të vrasin,kallin dhe tradhtojnë...Të gjitha këto më së miri gërshëtohen në filmin e Halil Budakovës."
Por për vet Halil Budakovën si regjisor dhe aktor filmi, veç 35 .000 euro është krejt ajo çka i duhet që me filmit “Azem Galica” të konkurrojë për “Oscar”.
“Mi gjeni 35 mijë euro e do ta shohim suksesin”, ka thënë Budakova pa iu dridhur syri bash si Azem Galicës.
“Azem Galica” i cili ka kushtuar mbi 400 mijë euro ka bërë bashkë aktorët Reshat Arbana, Çun Lajci, Hadi Shehu, Blerim Gjoci,Enver Petrovici,Merita Budakova e të tjerë.
Gjyshi i Shyqri Haxhës krah për krah me Azem Bejtë Galicën
Azem Galica - Film nga Halil Budakova | ||
Njëri prej financuesve më të mëdhenj të këtij filmi, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka qenë e përfaqësuar nga drejtori Shyqyri Haxha, gjyshi i të cilit personifikohet në film. Sipas tij , gjyshi Vesel Haxha ka qenë këshilltar i Azem Galicës. Por në film, Veseli personifikohet si një person që shkon në Mitrovicë për të blerë cigare. “Gjyshi im ka qenë shumë më shumë me Azemin sesa është paraqitur në film”, ka thënë Haxha.
Ai ka mohuar që të ketë sponsorizuar filmin “Azem Galica” me kusht që në këtë projekt gjyshi të tij të dalë si ‘hero e patriot’.
“Nuk është e vërtetë që është sponsorizuar për këtë arsye”, ka thënë ai.
Flori Bruqi