Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/01/15

“Tregimet e moçme shqiptare” i Mitrush Kutelit. –


Plot 30 vjet pas botimit të parë të përrallave “Tregimet e moçme shqiptare”, të Mitrusht Kutelit, për herë të parë ky libër fundamental për letërsinë shqiptare del në një botim luksoz. 

Janë trashëgimtarët e Kutelit, të cilët kanë menduar se tani është koha për ta rezervuar si një libër luksoz në biblioteka, por në kushte mbijetese botuesit e “Kutelit” e kanë nxjerrë librin në shumë pak kopje



Unë i ktheva këngët në prozë që t’ua lehtësoj hë për hë kuptimin fëmijëve, por proza nuk mund ta përfshinte e ta pasqyrojë kurrë poezinë në tërë madhështinë e saj ritmike, muzikore, ndjenjësore. Të përpiqesh ta kthesh këngën në tregim është, shpesh, pothuaj e njëjta gjë sikur të mundohesh të futësh qiellin në një shami. Prandaj i porosita fëmijët e mi – siç porosit gjithë lexonjësit e vegjël, të këtij libërthi – që t’i lexojnë vetë balladat dhe rapsoditë tona të bukura. Atëhere, ndofta, mund të thonë edhe ndonjë fjalë të hidhur për shkronjësin e këtyre radhëve, që s’mundi t’u japë veçse diçka të zbehtë, pa ngjyra e gjallësi…Ah le ta ndjejnë drejtpërdrejt, thellë e më thellë madhërinë e artit tonë popullor, dhe sidomos rapsodinë e Gjergj Elez Alisë, dhe s’kam veçse të gëzohem dhe të pranoj buzëgaz qërtimet e tyre… – Me këto fjalë shkrimtari Mitrush Kuteli tregon se si shfrytëzoi gjithë kulturën popullore të mbledhur prej tij në një përmbledhje përrallash në Tregimet e Moçme, duke u bërë një libër tipik klasik i letërsisë shqiptare dhe një libër që mban rekordin e ribotimeve në këta 27 vjet, por dhe një nga librat më të shitur, nga rënia e komunizmit. Në çdo panair libri, por dhe nga treguesit e librarive, si dhe shitjet online, kryevepra e magjisë popullore shqiptare vazhdon të mbetet një rekomandim i përhershëm për fëmijet dhe një zgjidhje brilante për të kuptuar esencën e fantazisë së kulturës popullore.



Botuar së pari më 1987, më pas më 2005, me botimet Mitrush Kuteli, është ribotuar më 2015. E njohur me disa versione në fasadën e kopertinave, Tregimet e Moçme, vjen së fundi në një botim luksoz të përgatitur nga trashëgimtarët e tij.



Me një lidhje cilësore, me kopertinë të kuqe e të dekoruar, libri u paraqit në panairin e fundit të Tiranës, nëntor 2017, ku familjarët kishin nxjerrë për shitje shumë pak kopje, duke u shprehur se kaq ishte mundësia e tyre botuese, pa u mbështetur financiarisht nga asnjë institucion. Libri shënon në faqen e parë nga vetë autori: Në parafjalë, ose bisedime me katër fëmijët e tij dhe me vetveten rreth këtij libërthi, botohet sipas daktiloshkrimit.



E bija, Atalanta ka treguar se nuk kanë ndryshuar asgjë nga version i parë, duke i qëndruar besnik librit siç e ka lënë i ati, Mitrushi, ku parafjala e tij tregon se si arriti të krijontë këtë botim legjendë të letërsisë shqiptare, e sidomos për fëmijë.

Ja si shprehet shkrimtari në hyrje të kësaj bisede në parafjalë me fëmijët, se çfarë pune i duhet një përralltari për t’jua afruar botës së fëmijëve: Vështirë e ka sot përralltari shqiptar; fëmijët tanë kërkojnë gjithnjë më shumë përralla. Dhe nuk i duan sido-kudo, po të reja, të padëgjura, të palexuara. Dhe domosdo të bukura, me thelb, me kuptim.

Dëgjoni ç’më ndodh mua. Kur më shohin pak më të ngeshëm, ata të katër “rebelet” e mi (kështu u them unë, sepse janë edhe të qetë, po edhe të zhurmshëm; të urtë, po edhe kryeneçe; të shtruar po edhe… rebelë), më rrethojnë, më heqin për mënge, më hetojnë…



Materialet që Kuteli mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në vëllimin “Këngë e britma nga qyteti i djegur”, Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi “Tregime të moçme shqiptare” etj

Të njëmbëdhjetë rrëfimet e vëllimit “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit (1907-1967), siç e thotë edhe vetë titulli, janë rikallëzime të motiveve tona popullore – të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe të kohës së luftërave të gjata shqiptaro-osmane. Këto tregime, të veshura me bukuritë artistike prej njërit nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të rrëfimit, Mitrush Kuteli, monumentalizojnë universe e drama të papërsëritshme të tri kohëve të etnisë – të kohës kur arbërit sfidoheshin nga fuqi të padukshme e nga bajlozë dhe shkelës gjithfarësh që vinin nga toka e deti (“Rozafati”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini”), të kohës së kreshnikëve, pra të shekujve pas zbritjes së fiseve endacake sllave në tokat e Ilirisë (“Muji dhe zanat”, “Muji dhe Behuri”, “Ajkuna qan Omerin” e “Omeri i Ri”) dhe të kohës së treqind kryengritjeve shqiptare kundër osmanëve (“Shega e Vllastari”, “Turku rrëmbeu një arbëre” dhe “Skënderbeu e Ballabani”).



Një rastësi bashkon sërish Tregimet e Moçme të Mitrush Kutelit me ilutrimet unike që ka krijuar enkas për këto përralla piktori Gazmend Leka. Në ditët e panairit të librit Tirana 2017, ndërsa në Universitetin e Arteve, Leka iu rikthye viteve ’86 kur paraqiti për herë të parë ciklin e përrallave në vizatime, vajzat e shkrimtarit nxorrën një botim luksoz të Tregimeve. Pas njohjes së disa ribotimeve, duke u renditur një nga librat më të lexuar të të gjithë kohërave, nga gjithë gurpmoshat, dhe pse janë përralla, trashëgimtarët thonë se kishte ardhur koha për të pasur një botim luksoz të tyre, tashmë të bërë realitet. Por në panair për ta testuar pritjen e lexuesit, patën nxjerrë shumë pak kopje të tij, me frikën se lexuesit nuk do mund t’ja mbajë xhepi, por me dëshirën për të pasur në bibliotekë një libër luksoz fundamental.

Mitrush Kuteli.jpg


Dhimitër Pasko i njohur edhe si Dimitrie Pascu  por më shumë me emrin e pendës Mitrush Kuteli (Pogradec, 13 shtator 1907 ─ Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë ekonomist, përkthyes, kritik letrar, funksionar në Bankën e Shtetit Shqiptar gjatë pushtimit nazist dhe së bashku me Ernest Koliqin, themelues i prozës moderne shqipe.Pasko, bashkë me shkrimtarët tjerë të kohës, akomodoi doktrinën komuniste në letërsi Zhdanovizmin duke përkthyer shkrimtarët e aprovuar sovjetikë.




Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919, pas dy viteve shkoi në Selanik me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Organizoi shoqërinë e nxënësve shqiptarë të Selanikut të quajtur "Kostandin Kristoforidhi". 

Më 1928 shkoi në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëherësh edhe si llogaritar. 


Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultetet e tjera dhe dinte shkrim e këndim në greqisht e latinisht, frëngjisht, rumanisht dhe italisht.

 Qe sekretar dhe më 1931-1934 kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë, ndërkohë më 1928-1933 drejtoi gazetën Shqipëria e Re që botohej në Konstancë, ku çeli rubrikën Shënime Letrare.

 Më 1931 u diplomua dhe në shkurt të 1934 mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin "Diplomam Magnam cum Laudæ". 

Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur pas më se gjashtëdhjetë vjetësh:

«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. 

I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike".

Në vitet 1934-1942 nisi punë si nëpunës i lartë në Ministrinë e Financave të Rumanisë, më tej u bë drejtor i Bankës Kombëtare të Bukureshtit dhe i Bankës së Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin:

"Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`...

Një nga pasojat e para ka qënë një `skedë e zezë` ardhi e më foli dikush në bankë: - Ç'po bën kështu? Nuk e di ç'të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?"

Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan në janar të 1942 dhe e nisën në front, drejt Stalingradit.

Megjithatë, veshur me uniformë, në qendrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse.

 Rrugës i mbërriti një telegram që e njoftonte për të ëmën që e kishte sëmurë, miqtë në Bukuresht i siguruan lejen dhe e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. 

Mundi t'arrijë në Pogradec në shtator 1942; e ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.

Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian.

 Pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri.

 Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë.

 Më 15 shkurt 1944, së bashku me Vedat Kokonën, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen themeloi organin e përmuajshëm Revista letrare.

Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në Priskë.


 E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Min. e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit Ramadan Çitaku dhe sekretarit të përgjithshëm Qirjako Harito, si këshilltar.


Ishte ndër anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i këshillit të parë të saj dhe i komitetit drejtues të revistës Bota e Re. 

Njëherësh në ekonomi, pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. 

Ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj.


 Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.


Kur u hap Instituti i Folklorit, iu kërkua nga drejtori Shuteriqi material për lëndën e folklorit dhe ishin në fjalë për ta caktuar pedagog.

Më 16 maj 1947 e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit”, për "agjitacion e propagandë" me 5 vite heqje lirie, hetuesinë ia bëri kap. Beqir Ndou.

Pasi kaloi dënimin në kampin e Vloçishtit në Maliq u lirua nga burgu në maj 1949 me falje.


Pas daljes nga burgu Paskos me familje u kanoset internimi në Kavajë. Dokumentet u damkosen me vulën armik i popullit. Ai bëri lutje në Ministrinë e Brendshme dhe në kryeministri por nuk mori përgjigje. 


Pastaj iu drejtua Fadil Paçramit i cili zgjidhi problemin, që të nesërmen ua zëvendësojnë dokumentet e damkosura me dokumente të reja. Pastaj i dhanë punë. 

U caktua si përkthyes te "Zëri i Popullit", ku punoi deri në majin e 1952 dhe pastaj u transferua në shtëpinë botuese "Naim Frashëri".


Ndërroi jetë më 4 maj 1967 nga problemet me zemër.


Vepra

Kuteli së bashku me Koliqin mbahen si bashkëthemeluesit e prozës moderne shqiptare dhe ndër nismëtarët e kritikës letrare me rubrikën sistematike Shënime letrare.

Madje është autori i parë shqiptar që botoi libra kritike. Nga tekstet autobiografike që ka lënë, lë të kuptojë që tekstet më themelore prozë, poezi e kritikë i ka bërë para se të binte në burg duke nisur nga vitet 1927-1928 dhe duke u përmbyllur më 1947.

 Veprimtaria letrare e pasburgut mund të përmblidhet në lëminë e përkthimit letrar.

Publicistikë, prozë, poezi, folklor

Më 1919 botoi vjershat e tij të para "Mëmës Shqipëri" dhe "Skënderbeu" - në kalendarin "Pogradeci". Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin shqiptar "të jashtëm", tek "Shqipëria e Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë.

Më 1938 botoi librin Netë shqiptare me rrëfimet e veta të botuara një dhjetëvjeçar më parë te Shqipëri' e Re, cilësuar si tregime lirike nga Arshi Pipa.

 Pati lënë një vëllim me afro 200 këngë popullore moldavishte (që kish mbledhur rrugës për në Stalingrad) për botim në Bukuresht shtatorin e 1942, mbante titullin Cantece Din Moldova Mica që përfshinte mjaft elemente inedite të folkloristikës rumune.

 Pasi u kthye në Shqipëri, më 1943 boton Ago Jakupi e të tjera rrëfime (novela impresioniste dhe librin me poema Sulm e lotë. 

Një vit më vonë, më 1944 boton vëllimin me tregime Kapllan Aga i Shaban Shpatës, pamfletet satirike-politike Havadan në havadan dhe përmbledhjen me këngët e Pogradecit Këngë e Brithma nga Qyteti i Djegur.


Më 1946 jep për shtyp librin Dashuria e barbarit Artan, që nuk del i plotë. Madje humben disa dorëshkrime të rëndësishme; pas arrestimit më 1947, i pati humbur romani shkruar për kampin nazist të Prishtinës Njerëz dhe ujq dhe 30 dorëshkrime të rilindasve që i ishin besuar nga Ilo Mitkë Qafëzëzi, iu konfiskuan nga Sigurimi.

Tre muaj para se të arrestohej e burgosej, përfundoi veprën që më pas do të titullohej E madhe është gjëma e mëkatit.

Për t'iu kthyer e drejta e botimit iu përkushtua letërsisë për fëmijë, dhe iu botuan Pylli i Gështenjave (1958), Xinxifillua (1962) dhe ritregimin e Ciklit të kreshnikëve tek Tregime të moçme shqiptare (1965).

Pas vdekjes iu botua Baltë nga kjo tokë (1973), Në një cep të Ilirisë së Poshtme (1983).

Kritikë

Kuteli është autori i parë shqiptar që botoi vëllime me kritikë letrare, përkatësisht Lasgush Poradeci (1937) dhe Shënime letrare (1944); ku radhit trajtat e ndryshme të lëvrimit të kritikës nga ana e tij: shënime, recensioni, studimi e esetë.

Që në rubrikën Shënime letrare që botonte te Shqipëri' e Re në Kostancë shkruajti për Çajupin, Asdrenin, Shirokën, Asllanin e Migjenin. Kritika e tij për letërsinë e huaj nis që me përkthimin dhe interpretimin e poetit të njohur rumun Mihai Eminescu; risi në vëllimin Shënime letrare përbën kronika analitike Vitit letrar 1943, ku analizohen të gjitha shfaqjet letrare në Shqipëri brenda një viti.

 Gjithashtu, në të njëjtin vëllim, është i pari që i prezanton shqiptarëve poetin ukrainas Taras Shevchenko.


Mbi ekonominë


Kuteli la një sërë shkrimesh që i kushtoheshin ekonomisë, monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike shqiptare. Studjoi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekullimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas "Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare", që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën "Telegraf".


Disa leksione të tij mbi ekonominë u botuan në vëllimin Ditari i ekonomistit. Vepra tjetër Shënime Ekonomike u dogj dhe gjenden vetëm pak kopje në Bibliotekën Kombëtare.


Përkthime


Lëminë e përkthimeve e nisi që me poetin rumun Eminescu gjatë kohës që ka qenë në Rumani, duke botuar librin me 24 poezi të përkthyera në shqip të poetit rumun.

 U mor me përkthime edhe në burg, më pas kur përkthente me normë, nga rusishtja përktheu autorë sovjetikë të pranuar nga Zhdanovizmi (të rekomanduar nga këshilltarët kulturorë e politikë sovjetikë)si dhe klasikë rusë (Turgenjev, Gogol, Shçedrin, etj), nga rumanishtja kater a pesë, përktheu disa vëllime të përrallave turke, kineze, persiane (vëllimi Haxhi Agaj), mongole, arabe e polake. Mblodhi e përktheu këngët popullore të popujve të ndryshëm, si dhe përktheu Elyar dhe Nerudën.

Pas vdekjes, më 2015 u nderua me dekoratë për përkthimin e klasikëve rusë nga Ambasada Ruse në Tiranë.

Pseudonimet

Në publicistikën e tij përdorte pseudonimin Janus, perëndia dyfytyrëshe romake.

Te libri Sulm e lotë vërehet se libri nënshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, që të tre pseudonime të Paskos. Izedini shenjohet si autori i Poemit kosovar, Mitrushi si autor i Poemit të Shëndaumit dhe Dr. Pas si shkrues parathënies Një fjalë mbi dy shokë e mbi vepërzën e tyre. Ky rast, siç e trajton në parathënie, synonte drejt një dialogu mes vetjeve të tij ku Dr. Pas ishte ana racionale e Izedini me Mitrushin ana emocionale.


Tituj

Lasgush Poradeci, kritikë letrare, 1937.
Netë Shqipëtare, rrëfenja, 1938.
Ago Jakupi, e të tjera rrëfime, 1943.
Sulm e lotë, poema, 1943.
Këngë e britma nga qyteti i djegur, këngë popullore të mbledhura, 1944.
Shënime letrare, kritikë letrare, 1944.
Havadan më havadan, pamflet, 1944.
Kapllan Aga i Shaban Shpatës, tregime, 1944.
Dashuria e Barbarit Artan, 1946.
Pylli i gështenjave, poezi, 1958.
Xinxifilua, përralla, 1962.
Tregime të moçme Shqiptare, përshtatje në prozë, 1965.
Tregime të zgjedhura: vjeshta e Xheladin Beut dhe rrëfime të tjera, novela, 1972.
Baltë nga kjo tokë, poema dhe vjersha, 1973.
Në një cep të Ilirisë së poshtme, tregime, 1983.
E madhe është gjëma e mëkatit, novelë, 1993.
Netë moldave, tregime dhe shënime, 2015.
Përkthime
Aleksander Fadeev, Shpartallimi, 1956.
Ivan Turgenjev, Kujtimet e një gjahtari, 1963.
Maksim Gor'kij, Tregime (1956) dhe Përralla të Italisë (1960).
Mihail Saltikov-Sedrin, Zotërinjtë Gollovliovë (1964) dhe Përralla.
Nikolai Gogol, Tregimet e Petërburgut, Shpirtra ndryshuar më pas Frymë të vdekura.
Pablo Neruda, Zgjohu, druvar (1958) dhe poezi nga Bleta e bardhë (1974).
Vahtang Baratasvili, Miq të gëzuar, 1960.
Viktor Eftimiu, Doktor Fausti magjistar, pjesë teatrale, 1963.


Flori Bruqi

Edi Rama sulmon Zërin e Amerikës: – Flet nga kazani i Tiranës.-

1.

“Tepsia për vete” – me punësimet në burgje… Në rrjetën e përgjimeve Manja, Spahiu, Gjylameti e Sterkaj.-

– 

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.

Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze. Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.

“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur.

Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko.

Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin-një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri.

Arben Çuko, një ish-komandant i Gardës së Republikës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste u ngjit në krye të Burgjeve në korrik të vitit 2017, por vetëm disa muaj më pas u përfshi në hetimet e Prokurorisë, për shkak të komunikimeve të tij telefonike me anëtarët e një grupi kriminal për transferimin e një të dënuari.

Ai u shkarkua nga detyra pa mbushur ende vitin dhe në tetor 2018 u arrestua për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çuko i ka mohuar akuzat dhe ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi. Një drejtues i çështjes u rezervua megjithatë të komentonte nëse ishin marrë në pyetje persona të dyshuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. Thëniet e saj u konfirmuan edhe nga Motër Tereza Maria e misionit me qendër në Tiranë, e cila pohoi se i kishte transmetuar Bizhgës një kërkesë për ndihmë gjatë një takimi në Kryeministri, të cilin e quajti privat.

Zyra e shtypit e Kryeministrit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi ndërhyrjet për punësime në burgje deri në botimin e këtij shkrimi. …


2.

“Zëri i Amerikës”: 
Koncesionet e debatueshme të Qeverisë “Rama”.

Një seri kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën dhe kompani me pronarë të panjohur të rregjistruara në parajsa fiskale janë fituese të tre koncesioneve të inceneratorëve. Kjo dëshmohet nga dokumentat e siguruara nga “Zëri i Amerikës” lidhur me këto projekte të cilat sipas specialistëve pritet të shumëfishojnë kostot e trajtimit të mbetjeve në kurriz të taksapaguesve.

I kthyer nga emigracioni disa vite më parë, Leonard Janji nga fshati Verri i Fierit ka zgjeruar fermën e tij dhe prodhon sot mbi 100 ton domate dhe pjepër për tregun e brendshëm. Por 38 vjeçari thotë se investimi i tij në bujqësi po vihet në rrezik nga projekti i inceneratorit të Fierit, i cili po ndërtohet thuajse një kilometër larg tokës së sapombjellë.

Prej një viti e gjysmë, Janji dhe bashkëfshatarët e tij kanë organizuar disa protesta kundër ndërtimit të inceneratorit në fshatin e tyre, por shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër. Fermeri ka frikë se ky projekt do ta nxjerrë prodhimin e tij jashtë tregut dhe do ta detyrojë atë të ikë sërish në emigracion.

“Unë nuk dua të iki, por jam i detyruar nga këto rrethana, nga mosinformimi im dhe mbajtja në terr për çfarë po ndodh këtu. Nga dhuna e përdorur dhe mosgjetja e drejtësisë në këtë vend,” u ankua Janji.

Koncesioni i Fierit me vlerë investimi 28 milionë euro dhe me kapacitet përpunimi rreth 200 ton mbetje në ditë u shpall në shtator 2016 nga Ministria e Mjedisit. Por banorët e fshatit Verri u informuan disa muaj më pas, vetëm pasi kamionët e tonazhit të rëndë u shfaqën pranë shtëpive të tyre. Pas dhjetra peticionesh dhe protestash pa përgjigje, ata kërkojnë ende që qeveria t’i sqarojë për ndikimin që ky projekt do të ketë në jetën e tyre.

Kleanthi Ngolemi, banor i fshatit Verri e quajti procesin e konsultimit publik një farsë dhe kërkoi sqarim nga autoritetet mbi ndotjen që i rrezikohet banorëve.

“Ne protestojmë që të vijë dikush këtu dhe të na thotë se në këtë tokë ngjitur, ku ne prodhojmë për tërë Shqipërinë nuk ka ndikim. S’vjen dikush të na thotë, të na e shpjegojë,” tha ai.

Historia e djegies së mbetjeve me qëllim prodhimin e energjisë nisi në dhjetor të vitit 2014, kur qeveria shqiptare shënoi një kthesë 180 gradëshe nga strategjia kombëtare e miratuar në përputhje me direktivën e Komisionit Europian. Kjo strategji i jep prioritet parandalimit dhe riciklimit të mbetjeve, ndërkohë që e konsideron asgjësimin si opsion të fundit.

Prej asaj kohe, qeveria ka firmosur tre kontrata koncesionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe në Tiranë me një vlerë investimi prej 178 milionë eurosh në total.

Por politika e re e menaxhimit të mbetjeve është kritikuar në progres-raportin e fundit të Bashkimit Europian.

“Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së. Groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve,” shkruhet në progres-raport.




Fituesit e koncesioneve


Dokumentet e siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se fituesit pa garë të këtyre koncesioneve janë një rrjet kompanish të vogla në ortakëri me njëra-tjetrën si dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale me pronarë të panjohur.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit zotërohen respektivisht nga kompanitë Albtek Energy me pronare Stela Gugallja dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier, ku 70 % e aksioneve zotërohen nga Klodian Zoto. Ndërkohë, 30 për qind e aksioneve të koncesionit me vlerë rreth 28 milionë euro iu shitën një kompanie lokale për 30 mijë lekë, vetëm një muaj pas themelimit të kompanisë koncesionare.

Inceneratori i Tiranës, më i madhi dhe i kushtueshmi ndër të tre u fitua nga kompania Integrated Energy B.V me seli në Amsterdam të Holandës. Ndonëse në Tiranë u ekspozuan si përfaqësues sërish Klodian Zoto, biznesmeni italian Ernesto Granelli si dhe kompania e njohur në prodhimin e impianteve, Paul Wurth, është e paqartë se kush e zotëron aktualisht kompaninë koncesionare.

Të dhënat e siguruara nga databaza e kompanive në Holandë tregojnë se Klodian Zoto ka dhënë dorëheqjen nga Integrated Energy në mars 2018. Më parë, ai është zëvendësuar nga një kompani guackë e quajtur Almares Management B.V me seli në Amsterdam, me drejtorë të emëruar dhe pronësi të panjohur.

Zëri i Amerikës nuk mundi të kontaktonte me Klodian Zoton. Ndërsa Kompania koncesionare “Integrated Energy”, e cila pranoi të përgjigjej vetëm përmes postës elektronike tha se Zoto nuk ishte i përfshirë në projektin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë. Kompania i devijoi pyetjes së kush ishin aksionerët e saj apo të kompanisë “Almares Management B.V”, duke sugjeruar që t’u drejtoheshim autoriteteve në Shqipëri dhe në Holandë.

Opozita e akuzon qeverinë se ia ka dhënë klientëve të saj kontratat koncesionare. Një interpelancë e zhvilluar në shkurt mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj ofroi megjithatë pak përgjigje për akuzat.

Pyetjes së pse qeveria kishte dhënë një kontratë me negocim të drejtpërdrejtë në Elbasan, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u përgjigj se “bashkia e Elbasanit kishte shpallur gjendjen e emergjencës për situatën e mbetjeve”.

Ndërkohë, ministri Ahmetaj-i akuzuar edhe më parë për lidhje me Klodian Zoton mohoi të kishte shoqëri me të.

Kostot mjedisore dhe ekonomike


Përveç pikëpyetjeve mbi pronësinë, projektet e inceneratorëve kanë ngritur shqetësime për shumëfishim të kostove për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri si dhe impaktin e tyre mbi mjedisin. Të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ajo e Mjedisit kanë paguar së bashku deri më tani 13.4 milionë euro në llogaritë e koncesionarit të Elbasanit dhe rreth 8.4 milionë euro për inceneratorin e saponisur të Fierit.

Ndërkohë, kostot për inceneratorin e Tiranës pritet të jetë shumëfish më të larta. I projektuar për të pasur një kapacitet përpunues rreth 900 tonë mbetje në ditë, kompania Integrated Energy ka marrë përsipër të investojë më shumë se 128 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tij.

Fatura do të shlyhet për 30 vitet e ardhshme nga Bashkia e Tiranës, e cila detyrohet në kontratë që ta paguajë koncesionarin për një sasi mbetjesh të garantuara prej 550 tonësh në ditë, pavarësisht sasisë së mbetjeve që ajo do të mbledhë në kryeqytet.

Garancia në kontratë i çon kostot minimale vjetore për taksapaguesit e kryeqytetit në 5.8 milionë euro dhe vlerën totale për 30 vitet e koncesionit në 174 milionë euro.

Zëri i Amerikës iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës së Energjisë për të mësuar barrën e tre projekteve mbi buxhetin e shtetit, por ajo ia kaloi përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit si institucioni kontraktor. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi refuzoi gjithashtu të komentonte. Edhe Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj një kërkese për koment se sa do t’i kushtonte trajtimi i mbetjeve në inceneratorin e Sharrës.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi kritikoi vendimin e qeverisë për të ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe shtoi se kjo do t’i kushtonte shumëfish taksapaguesve shqiptarë.

“Vihet re që ka një largim nga metoda e ladfilleve dhe rritje të kostos 4 deri në 5 herë më të shtrenjtë të procesohen, të digjen. Ka një përzgjedhje të çuditshme përmes metodës së ofertës së pakërkuar, e cila në të vërtetë siguron fitime më të mëdha për kompanitë,” tha Preçi për Zërin e Amerikës.

Teknologjia e përdorur dhe monitorimi i nivelit të ndotjes kanë shkaktuar gjithashtu debat mes ekspertëve të mjedisit në Shqipëri. Kompania që do të operojë inceneratorin e Tiranës, Integrated Energy tha në përgjigjen me shkrim se “teknologjia do të jetë e avancuar, e praktikave më të mira europiane që e aplikojnë këtë industri”.

Por aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni thotë se incenerimi i mbetjeve shkakton ndotje të ajrit nga metalet e rënda dhe mbetjet e rrezikshme.

“Që të djegë inceneratori 30 vjet, 1 milion ton plehra në Shqipëri kjo do të ishte një ndotje shumë e madhe për këtë vend të vogël,” tha Feruni.

“Kemi të bëjmë me një përmbysje, që në rastin më të mirë është një naivitet vendimarrës dhe në rastin më të keq, korrupsion masiv,” shtoi ai.

Ekspertët Preçi dhe Feruni kërkuan hetimin e këtyre kontratave koncesionare, pasi sipas tyre dyshohen për favorizime klienteliste në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ata kërkuan gjithashtu që qeveria ta rikthejë vendin në shinat e strategjisë në fuqi për trajtimin e mbetjeve urbane.
Nga: “Zëri i Amerikës”


3


Edi Rama sulmon Zërin e Amerikës: 
– Flet nga kazani i Tiranës.-

Pasi Zëri i Amerikës (Voice of America) publikoi përgjime për punësimet në burgje në kohën kur ky Drejtoria e Burgjeve drejtohej nga Arben Çuko, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka sulmuar VOA-n për të cilin thotë se flet nga kazani i Tiranës duke përgojuar dynjanë mbi llogje telefonike.

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie”, shkruan Rama.

Qeverisja me fise, me klane me agresivitet dhe banalitet është vetë-shkatërruese për një komb. –



Nga: Prof. Dr. Arben Malaj


Kjo që po ndodh aktualisht në Shqipëri bazuar në: agresivitetin; banalitetin dhe shkallën e përfshirjes/konkurruese në banalitetin e tyre të drejtuesve dhe mbështetësve partiakë të institucioneve kushtetuese, nuk gjendet në asnjë periudhë tjetër shtet-formuese të vendit tonë. Kjo, sepse fiset, apo klanet e hershme të modeleve klanore qeverisës nuk kanë akses online. Qeverisja me fise, me klane apo me duele janë të pranishme në shoqëritë moderne, por rregulli moral se askush nuk duhet ta fyejë në mënyrë banale dhe publike kolegun duhet të ishte një rregull i artë dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo individ dhe, në veçanti, nga individët që kanë peshë dhe përgjegjësi publike. E vetmja armë për të “vrarë” ofenduesin tuaj publik për kandidatë të mandateve tuaja publike mbetet dhe duhet të jete suksesi yt në mandatet qeverisës. Një ofendues publik mund të të plagosë përkohësisht, por nuk arrin të të vrasë, kur përballë tij janë qindra mijëra mbështetës/jo mercenarë që besojnë tek ty për shkak të përmirësimit të jetës së tyre të përditshme. Si mundet të përbetohen politikanët tanë përbaltues publik të njeri tjetrit, se janë përkushtuar për Shqipërinë, se po vuajnë nga lodhja e përmbushjes së të gjitha kritereve për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë, se me shumë sakrifica po bëjnë gjithçka për ta bërë më të lehtë dhe më të mirë jetën e shqiptarëve. Për fat të keq ky virus i agresivitetit dhe banalitetit publik gjendet jo rrallë edhe në Kosovë, por aty deri tani është më pak i ashpër dhe vepron për periudha më të shkurta se në Shqipëri.

-Si mundet që me këtë agresivitet dhe banalitet t’i bindim realisht shqiptarët, se Shqipëria po bëhet, apo do të bëhet më mirë?

-Si mund t’i inspirojmë të rinjtë tanë ta duan dhe të mos e braktisin vendin tonë?

-Si mundet që të mos shqetësohen se rreth 60% e shqiptarëve po e braktisin vendin e tyre, sepse niveli kaq i lartë i braktisjes së vendit tonë nga njerëzit tanë është edhe modeli qeverisjes kushtetuese në çdo nivel, është efekti i agresivitetit dhe banalitetit publik.

Prandaj ndalja dhe eliminimi i përhershëm i këtij modeli banal të të berit debat publik është imediat për të sotmen dhe të ardhmen e vendin dhe kombit tonë.

Po ndaj me ju një model frymëzues që më ka vlejtur në angazhimet e mia publike e politike dhe një rast konkret, ku ngërçi midis Presidentit dhe kryeministrit lidhur me diplomacinë shqiptare, ku mos harmonizimi midis tyre mbi prioritet e politikës së Jashtme, lidhur me partnerët strategjikë dhe mungesa e qëndrimeve të unifikuara gjeo-strategjike dëmton rëndë vendin dhe kombin tonë. “Lufta” mediatike dhe diplomatike midis Presidentit dhe kryeministrit dhe një mësim i vyer nga gjenerali Clark, i cili në 2004, kur konkurronte për president i SHBA përballë Presidentit Bush theksoi se, në Amerikë Presidenti Bush është kundërshtari/armiku im politik, ndërsa kudo jashtë SHBA ai është President i vendit tim. Ky detyrim etik është edhe për Presidentin në raport me Kryeministrin. Një shpjegim i përfshirjes time ne diskutimet publike, aktualisht nuk ka asnjë ambicie për angazhime politike, por ndjej një detyrim i përhershëm ndaj vendit tim për të kontribuar me analiza thellësisht të paanshme, jo partiake, profesionale, korrekte dhe me etikën maksimale të mundshme. Qeverisja (që nënkupton jo vetëm qeverinë) me emocione, apo akoma më keq, qeverisja me agresivitet dhe banalitet publik ushqen mospërputhjet deri grindje publike, vështirëson arritjen e konsensusit dhe kompromiseve, të cilat janë thelbësore për mirëqeverisje e një vendi. Qeverisja me emocione:

– rrit zhgënjimin publik,

– përkeqëson pritshmëritë publike për të tashmen dhe të ardhmen,

– dëmton ekonominë dhe përkeqëson në thelb qeverisjen e vendit.



Në këtë kontekst kryeministri nuk mundet që në një takim me trupin diplomatik në Shqipëri të fokusohet në “debatet, apo grindjet” e brendshme president – kryeministër. Kudo në botë takimet vjetore me diplomatë të huaj janë një mundësi e veçantë dhe instrument i drejtpërdrejtë për të ndarë vizionin e politikës së jashtme të vendit, për ta bërë të qartë prioritet e diplomacisë kombëtare dhe me një gjuhë fine diplomatike qartësohen partnerët strategjikë dhe, sidomos të dërgohen mesazh tek “kundërshtarët” e përhershëm, sidomos tek vendet që historikisht nuk bashkëpunojnë apo pengojnë prioritetet e diplomacisë kombëtare të vendit dhe kombit tonë, për interesat e tyre gjeostrategjike ndaj një vendi, apo në rajonin tonë. Diplomacia penguese e këtyre vendeve vështirëson apo pengon realizimin e vizionit, misionin dhe prioritetet e diplomacinë shqiptare në zhvillimet rajonale dhe angazhimeve të saj në organizatat ndërkombëtare. Takimet vjetore me diplomatët e huaj, apo edhe me gjithë ambasadorët e vendit tuaj kudo në botë, janë mënyra më e mirë për të paraqitur pozitivisht vendin tuaj dhe për të konfirmuar se për politikën e jashtme, për integrimet euro-atlantike dhe për partneritet strategjike, institucionet kushtetuese të vendit janë të unifikuara dhe të përkushtuara, Në këto takime vjetore me diplomatet e huaj që organizojnë presidentët dhe/ose kryeministrat këshillohet të mos përfshihen pa pajtueshmëritë, mosmarrëveshjet e brendshme dhe asnjëherë debatet midis institucioneve kushtetuese. Nga të gjithë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese duhet të respektohet kultura institucionale dhe disa nga rregullat e arta të komunikimit diplomatik. Minimalisht stafi diplomatik i çdo presidenti, kryeministri, kryetar Kuvendi, ministri dhe çdo përfaqësuesi i drejtuesve të institucioneve kushtetuese duhet të ketë domosdoshmërish një draft dokument kornizë/templet/shablon, i cili qartëson, kufizon dhe imponon një strukturë minimale të një fjalimi. Ky draft i qartëson dhe imponon kufizimet se çfarë nuk duhet të përfshihet në një komunikim diplomatik. Politikanët dhe përfaqësuesit e institucioneve kushtetuese të vendit tonë duhet të ndjejnë përgjegjësinë se, në asnjë rast në komunikimet politike dhe në veçanti në komunikimet diplomatike ata nuk përfaqësojnë thjesht vetveten.

Arben Malaj.jpg

Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961 në Vlorë, është politikan shqiptar. Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik. U diplomua në Universitetin e Tiranës , për financë në vitin 1986 dhe në vitin 1997 mori gradën Doktor i Shkencave Ekonomike. Është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve dhe artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi dhe specializimi mbi bankat, administrimin e biznesit , ekonominë dhe ka drejtuar shumë tema diplome dhe punime shkencore pas-universitare. Arben Malajt i është akorduar titulli " Honoris Causa " nga Akademia Ndërkombëtare për Tregjet në Zhvillim , New York-SHBA dhe njëkohësisht është anëtar nderi i kësaj akademia. Ka mbajtur gjithashtu një sërë leksionesh në disa prej qarqeve akademke në Europë si në Universitetin e Bocconit Itali, Universitetin e Bumbergut në Gjermani, në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, në Casa NATO, Bukuresht Rumani, Komiteti i Breton Woods.

Ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin në Kuvendin e Shqipërisë si dhe kryetar i Komisionit Parlamentar në tryezën ekonomike të Paktit të Stabilitetit. Që nga viti 1997 ka qenë një ndër njerëzit kryesor në Partinë SocialisteVeprimtaria profesionale


1995-1997Konsulent financiar i pavarur;
1993-1995Drejtor rajonal i SME-ve dhe manaxher në programin PHARE;
1992-1993Drejtor i Degës së Bankës së Shtetit, Vlorë;
1993Lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës;
1986-1992Ekonomist i Bankës së Shqipërisë, Dega Vlorë. Lektor në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, botues.

Veprimtaria politike

2002-2005Ministër i Ekonomisë.
2002Guvernator i Shqipërisë në BERZH dhe BIZH; 2000-2002: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së;
2001-2002Kryetar i Delegacionit Ndërparlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian ;
1998-2001Kryetar i Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin;
2000Kryetar i Komisionit Parlamentar për Tryezën Ekonomike të Paktit të Stabilitetit ; Sekretar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit ; Kryetar i Delegacionit të Iniciativës së Evropës Qendrore ; anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së ;
1997-2001Deputet në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë;
1997-1998Ministër i Financave në Qeverinë "Aleanca për Shtetin";
1997Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në BB ;
1992Zv.Kryetar i PS-së, Vlorë dhe anëtar i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave ;

Diplomacia e Shqipërisë në ngërҫ, pse Bushati anuloi takimin në Berlin. –

Minister of Foreign Affairs of Albania.jpg


Kriza institucionale e Tiranës detyron ministrin e Jashtëm në detyrë, Bushati të anulojë takimin në Berlin me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Edhe takime të rëndësishme për integrimin në Bruksel nuk zhvillohen.

Kriza institucionale Kryeministri-Presidencë e ka ҫuar në ngërҫ diplomacinë e Tiranës në aktivitete jashtë vendit. Ministri i Jashtëm në detyrë, Bushati, anuloi vizitën në Berlin dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të planifikuar për të mërkurën, (16.01). Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme në Tiranë i thanë Deutsche Welles (15.01) se ”fokusi i bisedimeve Bushati-Maas ishte procesi i integrimit europian, pritshmëritë e Shqipërisë dhe ecuria e reformave për të hapur negociatat e panimit me BE në qershor të këtij viti, situata në rajon, sidomos në Maqedoni”.

E pyetur për arsyen e anulimit të vizitës së Bushatit në Berlin, Edlira Prendi, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme i tha DW-së, se kjo është bërë “për shkak të situatës, pritjes së ҫdekretimit të ministrit Bushati dhe dekretimit të kryeministrit Rama si ministër i Jashtëm nga Presidenti Meta”. Bllokimi i ri ka bërë të anulohen edhe takime të rëndësishme për integrimin e vendit.

 Që nga shkarkimi i tij nga detyra e Ministrit të Jashtëm, në 28 dhjetorin e kaluar, Bushati, ka anuluar disa takime të planifikuara në Bruksel, si ato me Johannes Hahn, Komisionerin për Zgjerim të BE dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE, për Politikën e Jashtme, Federica Mogherimi.

Të vetmet bisedime zyrtare zhvillohen në Tiranë. Ministri në detyrë, Ditmir Bushati takon të martën ministrin e Jashtëm të Italisë, Emzo Milanesi dhe të mërkurën mnistrin e Jashtëm të Hollandës, Stef Blok.

Ditmir Bushati, është politikan shqiptar i angazhuar me Partinë Socialiste të Shqipërisë, i cili ka shërbyer për Qeverinë e Shtetit shqiptar si Ministër i Punëve të Jashtme, që nga viti 2013. Paraprakisht, ka kryesuar Komisionin Parlamentar për çështjet e Bashkimit Evropian.



Ditmir Bushati, lindi në Shkodër, më 24 mars 1977. Ai është i martuar me znj. Aida Bushati (Gugu). Ata kanë dy fëmijë, Hera dhe Martin.


Bushati është diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1999). Ai ka kryer studimet për Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike (LL.M.) në Universitetin e Leidenit, Holandë (2001).



Gjatë periudhës universitare, ai ka qenë përfitues i bursave të programeve të ndryshme të studimit dhe kërkimit si: TEMPUS, NUFFIC, Victor Folsom, Kokkalis, TMC Asser.

 Ai ka qenë kërkues shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Publike pranë Institutit TMC Asser, Hagë, Holandë (2003) dhe kërkues shkencor në Çështjet Evropiane, pranë Universitetit të Athinës, Greqi (2000). 

Ai ka kryer një sërë specializimesh për çështjet ndërkombëtare në disa institucione prestigjioze si: Universiteti i Harvardit; Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare në Dallas, SHBA; Akademia Universitare Abo, Finlandë.


Karriera në Shoqërinë Civile

Përpara përfshirjes në politikë, Ditmir Bushati ka qene aktivist i shoqërisë civile. 

Ai ka drejtuar Lëvizjen Evropiane në Shqipëri. Bushati është anëtar i ECFR (European Council on Foreign Relation). 

Ai ka shërbyer edhe si analist për “Freedom House” (2007- 2008) për Raportin “Kombet në Tranzicion” (Nations in Transit); reporter kombëtar për Shoqatën Europiane të së Drejtës Ndërkombëtare (ESIL); koordinator kombëtar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF) për monitorimin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit evropian (2006-2008). 

Ai ka shërbyer si konsulent në projekte të ndryshme të BE, BB, USAID, GIZ, OSI, Fondacionit Friedrich Ebert, IOM, SNV.

Negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe role të tjera

Ditmir Bushati ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Evropian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA); këshilltar i Zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane; këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese; Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, Hagë, Holandë.


Karriera politike

Ai është zgjedhur deputet në Qarkun e Tiranës në 2009-n dhe u rizgjodh sërish në të njëjtin qark në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

 Ditmir Bushati ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian (2011-2013) dhe anëtar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Shqipëri (2009-2013).

 Prej 2011, ai është zgjedhur Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.


Zoti Bushati në prill 2017 duke edituar Wikipedia gjatë aktivitetit Wikiacademy në Shkodër

Ministër i Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati, mori drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 15 shtator 2013.

 Në dy vjet si Ministër, ai nënshkroi 29 marrëveshje, mirëpriti në Shqipëri dhe vizitoi në vendet e tyre homologët dhe krerët e tjerë të shteteve në takime dypalëshe 108 herë, po ashtu zhvilloi 15 takime me shqiptarët në botë, si dhe nuk munguan pjesëmarrjet në forumet shumëpalëshe me tema të ndryshme me rëndësi për Shqipërinë.

Me rëndësi gjatë periudhës dyvjeçare ishte inicimi i takimeve trilaterale, si ai Shqipëri-Itali-Serbi, po ashtu dhe jetësim i Partneriteteve Strategjike, me Greqinë dhe Turqinë, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeta Akademike

Ditmir Bushati është lektor në të Drejtën Evropiane dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së pranë institucioneve të ndryshme universitare e kërkimore në Shqipëri e Kosovë. 

 Ai ka botuar punime shkencore dhe artikuj në fushat e lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe të Drejtën Evropiane. 

Gjithashtu, është zotërues i gjuhës angleze dhe italiane e njohës i frëngjishtes.

Flori Bruqi

Arta Dade godet Edi Ramën: – I paaftë në politikën e jashtme, hap vetëm probleme… –

Rezultate imazhesh për arta dade

Arta Dade, një zë i fortë i socialistëve por edhe ish Ministre e Jashtme ka goditur kryeministrin Edi Rama sa i përket ngjarjeve të fundit për përplasjen me Presidentin, në lidhje me Gent Cakaj. Dade, e ftuar në emisionin e Adi Krastës në News24, tha se Rama nuk ka njohuri për politikën e jashtme dhe ka bërë shumë gabime.

“Kryeministri ynë hap vetëm probleme, dhe kjo nuk është e duhura”, deklaroi Dade.

Dade ishte e ashpër dhe për drejtimin e partisë nga Rama.

“Ka vizion të deformuar për demokracinë… Brenda partisë tani nuk flet asnjë njeri. E majta duhet të ribëhet nuk janë të përfaqësuar ata që kanë ndërtuar këtë .Kryesia është thjesht një fasadë e kryetarit të partisë për të marrë vendime. Nuk ka qenë kështu me kryeministrat e tjerë. Nuk jam pjesë e Rilindjes, por as pjesë e Partisë Socialiste. Rama shau Forumin e Gruas Socialiste, e quajti Forumi i Gruas komuniste. Ky forum drejtohet nga Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes që na përfaqëson në NATO”.

Arta Dade lindi më 15 mars të vitit 1953 në Tiranë, është politikane shqiptare, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.


Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze.

Veprimtaria profesionale

Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Veprimtaria politike

Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socaliste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të majta Europiane. Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Partisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjat këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).


Veprat

Arta Dade është autore e një sërë artikujsh me karakter politik, shoqëror dhe shkencor.

"Dorëzohet" kryeministri Ramush Haradinaj, qeveria heq taksën ndaj Serbisë për këto produkte

Të gjitha mallrat serbe që kanë hyrë në Kosovës para vendosjes së taksës prej 100% do t’i nënshtrohen taksës vetëm prej 10%.

Kështu ka vendosur kabineti qeveritar në mbledhjen e mbajtur sot.

Qeveria më 21 nëntor 2018  e kishe vendosur taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnes.



Sot mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Pikë e katërt e rendit të ditës pritet të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së masës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Departamenti i Shtetit Amerikan ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës shfuqizimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, por nga qeveria po thonë se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga autoritetet amerikane që të tërhiqet taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Drejtpërdrejt nga konferenca në Qeverinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Pas kësaj mbledhje është paralajmëruar konferencë për media.

‘Gazetat sot janë tregti: shesin kartë të shtypur, si bakalli që shet djathë të kripur’



Mid’hat Frashëri konsiderohet si një personalitet i pa të dytë në historinë e elitave shqiptare, që i dha vendit gjithçka kishte dhe gjithçka mundi. 

Floripress  sot ju përcjellë disa thënie të Mid’hat Frashërit mbi gazetarinë e shtypin shqiptarë.

Gazetat sot në botë janë tregti: shesin kartë të shtypur, si bakalli që shet djathë të kripur.


Rezultate imazhesh për midhat frasheri


Po në fillesë dhe më tepër akoma në shekullin që shkoi, në nisje të lindjes së kombeve, gazetat kanë qenë vegla ideje, organe për të frymëzuar patriotizmin, për të mbrojtur të drejtat e popullit, për të luftuar armikun.


Meqenëse edhe Shqipëria është në fillim të jetës politike, meqenëse nuk kemi shtyp të përditshëm, as posta të shpejta, duhet edhe fletët tona të jenë lajmëtarët e interesave të kombit dhe të vendit.

Në qoftë kështu, në qoftë se çdo botues ndjen madhërinë e detyrës, mendohem: sa prej fletoreve shqip, që shtypen sot, do të guxojnë të vazhdojnë botimin e tyre?

Mjerisht, shumë gazetarë kanë pandehur se fleta e tyre është një send pa rëndësi, si fjalët që thuhen në kafene, në mes të zemërimit dhe inatit, të hedhura në krahët e shtytjes së minutës, pa u menduar fundi, pa llogaritur ç’pemë, ç’dobi ose ç’dëm mund të bjerrin.

Çdo shkrimtar është një këshilltar, po gazetari është edhe më tepër akoma: një predikonjës, një njeri, fjalët e të cilit, të hedhura së sipri katedrës, mbeten e qëndrojnë. Edhe e shihni sa përgjegjësi ka ai që thotë ato fjalë.


****

Vepra te Zgjedhura-Mithat Frasheri.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” risjell në vëmendjen tuaj një botim të jashtëzakonshëm për nga përmbajtja, bashkëkohor për nga aktualiteti dhe luksoz për nga bibliofilia. Historiani Uran Butka e vlerëson si një pasuri e madhe kulturore ende e panjohur apo e varrosur, që i kthehet kombit dhe kulturës shqiptare. Bashkë me të edhe Mid’hat Frashëri. Pra, mund ta quajmë kthimi i mbramë i Mid’hat Frashërit.


Imazh i ngjashëm

Janë shfrytëzuar arkivat e Shqipërisë, veçanërisht Arkivi i Shtetit, ku ruhet një pjesë e mirë e veprës së M. Frashërit. Mandej arkivat e Stambollit, Londrës, Romës, Parisit, Bukureshtit, Sofjes, Gjenevës dhe Lozanës si edhe shtypi shqiptar dhe i huaj, gazetat e revistat prestigjioze evropiane dhe ato amerikane, ku Mid’hat Frashëri ka botuar artikujt, promemoriet, fjalimet, analizat , pamfletet politike e diplomatike, etj. Për t’i zbuluar të gjitha këto e shumë më tepër ju ftojmë të bëni pjesë të bibliotekës suaj vëllimin e parë të Veprës së Mid’hat Frashërit.

F.B


****

Jeta e “gjeniut të kombit”, Mit’hat Frashëri



U lind më 25 mars 1879, në Janinë. Ishte i biri i patriotit të madh, rilindasit Abdyl bej Frashëri, nipi i enciklopedistit Sami Frashëri dhe poetit të mallit për vendlindjen, Naim Frashëri. Mit’hati e njohu shumë pak të atin e tij, ngaqë i vdiq i ri, duke mbetur në kujdestarinë e xhaxhallarëve, Sami dhe Naim Frashëri. Duke qëndruar pranë tyre, kreu edukimin e plotë akademik në Stamboll. Abdyl Frashëri, kur u pyet para ekzekutimit, nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur: “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, Mit’hati punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX
Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut, madje aty dominonte influenca e tij. Asokohe në Manastir mbaheshin takime të patriotëve shqiptarë, të kryesuar nga Çerçiz Topulli dhe Adem Emini, të cilët punonin për të përgatitur një kongres dhe një revistë të përjavshme. Udhëzimet për krejt organizimin, do të merreshin prej Mit’hat bej Frashërit në Selanik. Mit’hati ka qenë për një politikë më të moderuar me xhonturqit, pse ai gjithmonë ka qenë mefiant kundrejt ndihmës së huaj, e sidomos të ndihmës së Austrisë. Të këtij mendimi kanë qenë në mbështetje të tij edhe Bajo e Çerçiz Topulli. Ka pasur rol të ndjeshëm në ruajtjen e kompaktësisë së klubit “Bashkimi” të Manastirit, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet gegëve (në pjesën më të madhe dibranë) dhe toskëve, të cilën e ka zgjidhur duke shkuar në Manastir, më 20 shtator 1908, duke shkrirë kryesinë e mëparshme, të cilën e zëvendësoi me Rexhep Hoxhën prej Kallkandelene (Tetovë), zgjedhur kryetar, ish-kryetari Fehmi bej Zavalani kaloi zv/kryetar, ish-zv/kryetari Gjergj Qiriazi u zgjodh anëtar dhe kryesia u përbë nga pesë gegë e pesë toskë.
Mit’hati nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin Kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.
Në vitin 1908, filloi të botojë gazetën “Liria”, në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunoi ngushtë me mikun e tij, Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën “Mbrothësia”. Mit’hat Frashëri ishte xhonturk, nuk pëlqeu ardhjen e Ismail Qemalit, më 1908 në Vlorë, madje shkroi një shkrim kritik për Ismail beun, në gazetën “Lirija”. Çajupi ka shkruar me nota demaskuese pamfletin “Klubi i Selanikut”, duke kritikuar fletoren “Liria”, e drejtuesin e saj Lumo Skëndua ose Mitat Frashëri. Çajupi shprehet se, kisha dëgjuar që: “Klub’ i Selanikut mpron të drejtat e kombit shqipëtar. Vërtet keshe msuar se Klub’ i Manastirit paskej bërë një Kongres, u mbajt më 1909 dhe nuk vendosi dot për një alfabet të vetëm. Midis dy alfabeteve që pranoi, njëri qe ai i Stambollit, tjetri qe alfabeti i sotëm.) (ç’domethënë prapë kjo fjalë?) për punë të abetit) dhe paskej gjetur për mbarë të përdoren dy soje shkronja për gjuhën tonë”. Në këtë rast poeti i rilindjes aludon se këto klube të shqiptarëve punonin për të mbajtur premtimet që u kishin bërë xhonturqit shqiptarëve. Artikulli kritikoi hapur kryetarin e klubit dhe drejtorin e gazetës “Liria”, Mit’hat Frashërin, i cili menjëherë botoi një artikull si kundërpërgjigje në gazetën e vet. Replikat ndërmjet palëve, në gazetat e tyre, vijuan duke pasqyruar luftën e ashpër ndërmjet shqiptarëve në ato kohë delikate për fatet e kombit.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin kongresi i alfabetit, më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i kongresit dhe nënkryetar i komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i komisionit ishte At Gjergj Fishta). Më 1 janar 1909, në revistën “Diturija”, botoi një fotografi të delegatëve në kongresin e Manastirit, ku ka dhënë imtësisht shpjegime për secilin prej tyre, madje ka sqaruar edhe për ata që nuk dolën në fotografi, ku mungojnë Hilë Mosi (delegat i Shkodrës), G.Cilika (delegat i Korçës), Hafëz Ibrahimi dhe Emin Beu (delegatë të Shkupit), Rauf beu (Fico, delegat i Gjirokastrës-H.L.) dhe Selaheddin beu (nga Prizreni, delegat i Manastirit).
Në shpalljen e pavarësisë ka qenë i zgjedhur delegat i Elbasanit, Ipekut, (Gjakovës, Plavës, Gucisë) dhe Përmetit. Nga Elbasani ka njoftuar telegrafisht Syrja beun e Xhemil beun: “Pasi bashkë me përfaqësuesit e Dibrës do të vijnë edhe Mehmet pashë Dëralla, Ajdin Draga e Isa bej Buletini, e nismja e jonë u shtyrë. Të Hanën do të nisemi së bashku”.
Kur u zgjodh ministër, në votim u rendit i pesti, duke fituar 35 vota, dhe merituar postin e ministrit që në raundin e parë. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë, të krijuar nga Ismail Qemali, ai zgjidhet ministër i Punëve Botore.
Referuar dokumenteve arkivore mësohet se Mit’hat Frashërit, kur ishte në Vlorë i ka drejtuar një letër një personi të quajtur Kristo, nga e cila mësohet se ai u nis nga Shkupi më 3/16 tetor 1912, duke dëshmuar se ka qenë në Mitrovicë, Pejë (Ipek), Gjakovë, Has, Tejdrin, Mirditë, Kurbin, Tiranë, Durrës, Elbasan. Kur ka mbërritur në Tiranë ka pasur si qëllim të bashkohet me grupin e Abdi Toptanit për të zhvilluar një kongres aty, mbasi pohon se kishin biseduar edhe me abatin e Mirditës. Nuk e fsheh qëllimin se ka dëshiruar të bëhej mbledhja në Elbasan, por telegrami i Syrja bej Vlorës njoftonte se duhej shkuar në Vlorë, ku ishte nisur edhe I. Qemali. Letra informuese mban datën 10 dhjetor 1912.
Disa shkrues, padrejtësisht dhe me tendencë, shprehen se: “…kur Ismail Qemali ftoi gjithë oficerët dhe patriotët shqiptarë që ndodheshin në fronte të ndryshme në Luftën Ballkanike të ktheheshin në shtëpitë e tyre, Mit’hat beu ka qenë kundër këtij mendimi dhe ka shkuar dy herë nga Vlora në Janinë për të inkurajuar rezervistët shqiptarë të vazhdonin luftën gjer në fund, duke menduar se kjo mund të sillte shanse që Çamëria do të mund t’i mbetej Shqipërisë”. Faktoj se është e vërtetë që ministri Mit’hat Frashëri kërkoi leje për të shkuar në Janinë, gjë e cila u pëlqye nga qeveria e Vlorës, por me kusht që ai të prezantohej atje jo si ministër që përfaqëson qeverinë e Vlorës, por individualisht, si patriot. Sipas miqve të tij, ky ka qenë një nga shkaqet e ndarjes së Mit’hat Frashërit me Ismail Qemalin. E vërteta mbase qëndron ndryshe, sepse sipas dokumenteve arkivore, më 20 dhjetor 1912, Ismail Qemali përshëndeti me një letër mbrojtjen që po i bëhej Janinës nga komandanti i saj, duke u shprehur në dobi të kësaj lufte. Dikush tjetër ka pohuar të vërtetën se: “…më 30 mars 1913, Mit’hati jep dorëheqjen nga detyra” dhe në kë rast është gazeta “Atdheu”, e cila jep si shkak të ndarjes: “Kur Ismail Qemali shkoi në Britani me dukën Montpensier, japin demicjen e heqin dorë nga qeveria Don Kaçorri e Mit’hat bej Frashëri .
Besa Shqyptare përshëndeti Mit’hat bej Frashërin, për vizitën në Shkodër, në maj 1913, duke u shprehur: “nji ndër komtarë ma të t’flaktit e t’nderueshmit qi diftoi gjith herë dashtnin e zemrës vet për gjith ç’i flet për shqyptar”.
Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar.
Mit’hat Frashëri mirëpriti ardhjen e Princ Wied-it në Shqipëri dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në janar 1914, u përzgjodh nga KNK, së bashku me Mihal Turtullin e disa të tjerë të kontaktonin me Dervish Biçakçiun për të marrë prej tij kërkesat e esadistëve, duke provuar edhe një herë se ai organizëm ia kishte pasur me hile qeverisë së Vlorës dhe Ismail Qemalit. Mit’hati ka qenë i papajtueshëm me Esad Toptanin dhe kundër veprimeve të tij antishqiptare. Në atë kohë ai shkroi shkrimin e titulluar “Tre gjarpërinjtë që udhëhoqën rebelimin”, ku akuzon Esad Toptanin, Musa Qazimin e Haxhi Qamilin. Më tej ka shkruar: “Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerë të një hire që përfytyronin ambicionin, tradhtinë dhe lakmimin, fanatizmin e verbër dhe injorantë nën maskën e fesë, marrëzinë brutale jo në figurë letrare po reale”.
Më pas, Mit’hat Frashëri u caktua konsull gjeneral i Shqipërisë në Beligrad, emërim sipas disa miqve të tij për ta larguar nga Shqipëria, atë dhe gjithë të aftit, por në vijim njoftohet nga shtypi se: “Më 20 maj, kur u riformua kabineti i Turhan Pashës, u emërua ministër i Arsimit e i Postë-Telegrafëve”, çfarë qëndron e vërtetë.
Pas largimit të Wied-it shkoi në Lozanë, ku qëndruan edhe Mehdi Frashëri, Pandeli Cale, Dr. Mihal Turtulli, Ahmet Resuli, Hivzi Korça, vëllezërit Gode. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Deri në vitin 1918 jetoi në disa shtete të Ballkanit.
Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset përsëri në Lozanë, Zvicër. Aty, ai, i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ka deklaruar se: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”.
Në kongresin e Durrësit, Mit’hat Frashëri, u emërua ministër pa portofol dhe u caktua delegat në delegacionin e parë, në konferencën e Paqes, Paris më 1919, së bashku me Turhan pashën, monsinjor Bumçin, Mihal Turtullin, Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujën. Më pas ka qenë i emëruar delegat pranë Konferencës, së bashku me Mehmet Konicën dhe Pandeli Evangjelin. Më 1919 ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Paris “në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë”, së bashku me Dhimitër Beratin. Mit’hatit, kur ishte në Konferencën e Paqes në Paris, i është bërë thirrje nga kryesia e “Vatrës” që të punojë “për bashkimin e gjithë shqiptarëve për një Shqipëri independence pa asnjë protektorat”. Kur qe aty, me mision, shkroi: “Indipendenca morale” , po kështu edhe punimin tjetër “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”.
Pas përfundimit të misionit në Paris, në vitin 1920, njoftohet se “Mit’hat Frashëri u emnua përfaqësues në Uashington”, niset sapo të përgatiten pasaportat. Ai u vendos në SHBA dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1922, por sipas shënimeve të Sejfi Vllamasit, në librin me kujtime “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942”, është i shënuar në listën e deputetëve të prillit 1921 edhe Mit’hat Frashëri, i zëvendësuar më vonë nga Rasim Babameto, gjë e cila rezulton edhe në dokumentet e Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu, sipas kujtimeve të Mehdi Frashërit, në maj 1922, Mit’hati, ka zëvendësuar Mehdi Frashërin në mbledhjen e Firences, ku Komisioni Ndërkombëtar diskutonte për caktimin e kufijve. Edhe në “Bisedimet e Kuvendit”, Mit’hat Frashëri, rezulton deputet i Gjirokastrës, madje shënohet se qëndroi deputet deri më 4 shtator 1922.
Në janar 1923 filloi detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, ku qëndroi deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Sipas Mehdi Frashërit: “Më 1924-1925 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.
Në vitin 1923, kur kriza politike kishte arritur kulmin nga sjellja egoiste e karrieriste e Ahmet Zogut, i cili pati humbur besimin dhe qe arritur oportuniteti ndërmjet ministrave të kabinetit qeveritar që ai të mos ishte as kryeministër e as ministër i Brendshëm, iu ofrua Mit’hatit krijimi i kabinetit qeveritar. Në këtë rast ai ka refuzuar duke thënë: “Unë nuk mund të çnderojë shtëpinë time”, ku ka dashur të thoshte se, pasi dështimin e quante të sigurt, këtë gjë e konsideronte diskreditim për shtëpinë e tij.
Në vitin 1926 hapi në Tiranë librarinë e tij personale “Lumo Skëndo”. Një vit më pas, më 1927, filloi të botojë në Tiranë, revistën “Diturija”.
Në 4 prill 1929, Mit’hat Frashëri, në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e vet, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.
Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendosi t’i rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Mit’hat Frashëri është autori i “Dekalogut”, vlerësuar nga përkrahësit e tij si “kontribut i madh teoriko-politik”, shkruar më 1942, në Tiranë. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shkodër ka qenë në një gjendje psikologjike shumë të rënduar, me një pamje për të ardhur keq dhe fytyrë që shprehte vetëm dëshpërim, aq sa fliste me vete ngado që lëvizte. I ndodhur në pozita të vështira provoi të kthehej nga Shkodra në Tiranë, në fundin e nëntorit 1944, madje jo me makinë por i hipur mbi një mushkë, nën kujdesin e eksponentit të rinisë balliste, Sabaudin Nivica.
Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA, ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Vdiq beqar në moshën 69 vjeçare i detyruar të jetojë si renegat larg vendit të tij, Shqipërisë. Shpirti i këtij njeriu të ndritëm u shkëput ditën e hënë, dita 3, vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.
Mit’hat Frashëri është mbajtur si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës.
Mbas çlirimit të Shqipërisë, me vendim të organeve ekzekutive u sekuestrua pasuria e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, më 2006, vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet “Bibliofili Lumo Skëndo”. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006
Në ceremoninë e varrimit të tij bëri lutjet fetare të përshpirtjes, Imam Vehbi, i ardhur nga Detroiti, më pas kanë folur në anglisht: Nuçi Kota, i biri ish-kryeministrit monarkist, Koço Kota, në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, pastaj Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union; Dr. Bistrev, ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bullgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë. Arkivoli me trupin e Mit’hat Frashërit u mbulua me Flamurin Kombëtar dhe u nderua nga gati 200 veta. Varrimi u bë në varrezat “Fernchff”, pas fjalës së mbajtur nga Sejfi Protopapa dhe At Paul V. Rado.
Në testamentin e tij të viti 1929, pra 20 vjet para se të shuhej, në pikën e fundit ka lënë amanet: “Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”.
“Mit’hat Abdyl Frasheri, 1880-1949”, ky është epigrami vetmitar mbi varrin e Mit’hat Frashërit, në Amerikë.
Mit’hat Frashëri, nga pasardhësit e tij politik ka vlerësimin: mendimtari iluminist i neoshqiptarizmës, të viteve ’30.
Mit’hat Frashëri jetoi i vetëm, pa bashkëshorte por ka pasur bashkëjetesë më disa vajza e gra evropiane. Bazuar në dokumentet e gjetura, ai rezulton të ketë pasur një lidhje që në vitin 1914, me një femër të quajtur “Elsa nga Zyrih”, e dashura e tij gjermane, e cila i ka shkruar më 15 dhjetor 1914. Me këtë vajzë (ose grua), ai u dashurua në vitin 1914, kur sapo kishte filluar Lufta e Parë botërore, e cila ndërmjet të tjera i shkruante: “Natyra jote cigane, ti që aq shumë do lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje”, duke dhënë për të kuptuar se ai lëvizte nga një vend në tjetrin, si ciganët që nuk kanë një banim permanent. Kishin gjetur njeri-tjetrin për t’i ikur luftës. Po kështu, ka pasur korrespondencë intime me Anxhelën, Elsen, Ninonin e Loloten, disa gra të huaja, që kishte takuar në udhëtimet e tij pambarim. Njëra prej të dashurave, Lolota, e thërret me përkëdheli “Mumi”, në letrat që i ka shkruar nga 29 maj 1915, më pas më 1933 (më mbush me emocion ajo ditë që kemi kaluar në Kostandinopojë, 9 vjet më parë), pastaj më 1939 (jam e sigurtë, do jemi të lumtur dhe do besojmë se nuk jemi ndarë kurrë); Lolota ishte një nga të dashurat e Mit’hatit për një periudhë disa vjeçare, gjatë vajtje-ardhjeve të tij të shpeshta në Paris. E divorcuar, me një djalë të vogël dhe me një dhembshuri prej nënë, e cila i ka shkruar “i adhuruari im Mimi”; “Mimi i shtrenjtë, dashuria ime e vetme…E dua tim bir, por ai do ketë tjetër familje. Ndërsa ti je familja ime, një familje e vetme me mua, e gëzueshme, ideale). Në një nga letrat që ai i shkruan njërës prej të dashurave, Ninonit, një tjetër e dashur e tij, mundet që edhe kjo të ketë qenë franceze, kur u ndodh në Tiranë, Mit’hati fillon shkrimin më 19 prill 1926, vijon të premten më 7 maj, ora 7 e 30 e mëngjesit, duke shprehur mallin për këtë të dashur në formën e një ditari në pritje të ndonjë letre prej saj, duke bërë të ditur se e ka takuar edhe në Athinë e Korfuz”. Mit’hat Frashëri nuk u martua kurrë me asnjërën prej femrave me të cilat bashkëjetoi, madje për shumë vite dhe me disa njëherësh.
Mid’hat Frashëri, në emigracion, me ndihmën e aleatëve anglo-amerikanë, shpalli Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, më 26 gusht 1949, në Paris, Francë, duke qenë kryetar i tijë dhe duke patur si anëtarë, Abaz Kupin, Zef Palin, Nuçi Koten e Seit Kryeziun.
Në një shkrim, ese, Mithat Frashëri, ka shpalosur idetë e tij përparimtare dhe nivelin e lartë intelektual, si shtetar, se çfarë begatie ka trualli shqiptar, që ia shtojnë pozita gjeografike si vend mesdhetar dhe i bekuar nga perëndia, i ndodhur buzë detit e me plot fusha e male, me klimë të mrekullueshme, me njerëz të shquar, në udhëkryqin ku lidhen kombet. Aktualisht për Mit’hat Frashërin po flitet shumë, për të përcaktuar realisht pozicionin politik dhe veprimtarinë politike që ai zhvilloi gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilën disa historianë e stigmatizojnë si antikombëtare, kurse të tjerë e cilësojnë veprimtari patriotike. Një gjë është bërë fakt, ai është shpallur “Nderi i Kombit” dhe studiuesi i së djathtës, Uran Butka e ka cilësuar “gjeniu i kombit”. Po kështu është fakt që nuk mund ta mohojë apo shtrembërojë askush se Mit’hat Frashëri akumuloi një kapital të madh patriotik gjatë veprimtarisë së tij gati gjysmë shekullore para Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në parimin e përjetshëm të historisë për këtë periudhë atij i duhet dhënë çmimi i merituar i atdhetarisë. Sipas profesor Kristo Frashërit, Mit’hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, jetoi dhe veproi në tri periudha të historisë së Shqipërisë, të cilat ndryshojnë rrënjësisht njëra nga tjetra për nga ngjarjet, për nga proceset, për nga karakteret e tyre. Veprimtarinë e parë ai e zhvilloi në vitet e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912. Si një militant rilindës i orës së parë ai u shqua në luftën për të zbatuar programin kulturor të Rilindjes, ndoshta më tepër se çdo bashkëkohëtar i tij, si shkrimtar i flaktë i temave patriotike, si kryetar energjik i Kongresit të Manastirit dhe si veprimtar i palodhur i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo që i bën nder biografisë së tij patriotike është pjesëmarrja e tij në qeverinë e parë kombëtare që u formua në Vlorë nën kryesinë e Ismail Qemalit më 1912. Mit’hat Frashëri u shqua gjithashtu edhe në periudhën e dytë që pasoi Kuvendin e Vlorës, vitet e shtetit shqiptar të pavarur. Në periudhën 1912-1939, Mit’hat Frashëri i shërbeu me sukses atdheut të vet si një militant i luftës diplomatike që zhvilloi shteti shqiptar për t’u afirmuar në arenën ndërkombëtare si shtet i pavarur. Si përkrahës i regjimit republikan që ishte, ai pati kujdes që të mos e përfshinte emrin e vet në jetën e brendshme politike të regjimit monarkik të Ahmet Zogut (1928-1939). Më tej, më 1942, kur u krijua si organizatë Balli Kombëtar, Mit’hat Frashëri në krye të tij, shpalli se kishte për synim të udhëhiqte masat e popullsisë shqiptare në luftë kundër okupacionin fashist italian. Në thelb dy ishin synimet e saj: të kontribuonte në rimëkëmbjen e Shqipërisë së pavarur dhe të mënjanonte ardhjen pas luftës të Partisë Komuniste shqiptare në pushtet. Realisht, aksionet luftarake të Ballit Kombëtar kundër okupatorëve fashistë italianë qenë më të kufizuara se lufta e armatosur që zhvillonte Partia Komuniste. Madje, pas shtatorit 1943, formacionet ushtarake të Ballit Kombëtar nuk ndërmorën rezistencë të armatosur kundër okupatorëve të rinj nazistë dhe për hir të së vërtetës u shfaqën shenjat e bashkëpunimit ndërmjet tyre e gjermanëve kundër forcave nacionalçlirimtare. Këtë bashkëpunim Mit’hat Frashëri dhe krerët e Ballit Kombëtar e justifikuan me nevojën që kishte Shqipëria për të evituar ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste Shqiptare. Pikërisht këtu qëndron absurditeti i logjikës balliste. Nëse Balli Kombëtar trembej nga sukseset që korrte rreshtimi komunist, rrezikun e fitores së komunistëve mund ta mënjanonte jo duke u bashkuar me armikun e vendit dhe të njerëzimit, por duke zhvilluar një luftë patriotike më me energji se atë që zhvillonte Fronti kundër okupatorit të huaj.
Ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes, më 1943. Historianët që mbrojnë tezën balliste nuk arrijnë ta kuptojnë se pikërisht bashkëpunimi i forcave të tyre me repartet hitleriane lehtësoi ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste. Gjatë Luftës së Dytë Botërore bota u nda në dy kampe, në kampin e agresorëve fashistë dhe në atë të koalicionit të madh antifashistë. Dihet gjithashtu se në krye të kampit antifashist qëndronin tre aleatët e mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë, dy nga të cilët përfaqësonin botën demokratike perëndimore (SHBA-ja dhe Britania e Madhe), kurse i treti vendin ku sundonte regjimi komunist (Bashkimi Sovjetik).
Vetë Mit’hat beu ka qenë i kthjellët dhe objektiv për shkrimin e historisë, teksa para shumë vitesh, duke iu përgjigjur gazetarit Skëndo Frashëri “…Pyetja: A duhet të kemi një të përkohëshme të konsakruar historis s’ënë?, është përgjigjur: “Ku i ke historianët, shërbimtarët e historisë? Është lehtë të marrësh kartën, t’a palosësh, ta nxish me mellan, t’i vësh edhe një titull. Po ku i ke ata që do të shkrojnë lëndën? Sa për tani, do të kënaqësha me botime, artikuj në revista të ndryshme, broshura dhe libra të botuara me iniciativa private; më vonë s’ka dyshim se do të ndjejmë nevojën e një punimi më serioz, me një organ për botimin e landësë. Kur të kemi njerës me zell e me pasion, dihet vetiu se do të mejtohemi për formimin e një “Shoqërije” për historinë t’ënë, ku të mbështillen njerëzit me vullnet dhe të përhapin pemët e kërkimevet të tyre…Punimi në këtë lëmë s’bëhet as me urdhër, as me ofiq, as me dekret…”.
Drejtuesit e sotëm të Ballit Kombëtar shprehen se: “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare”. Zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht.
( Hilë Lushaku)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...