Etika në gazetarinë shqiptare

Etika dhe përgjegjësia kapitale e gazetarëve dhe publikut!



Rezultate imazhesh për gezim mekuli

Shkruan, Gëzim MEKULI*, Oslo



Nevoja për "instalimin" e etikës në shkencat e komuniakcionit, sot është më se akute. Bordet apo Shoqatat e shumta të shtypit të Kosovës (në Kosovë, ka më shumë borde të shtypit "të pamvarura e apolitike", se sa ne Gjermanine 90 milionëshe!?), në kodeksin e tyre, këta, kane formuluar "rregullat për një gazetari të pastër"…"rrespektim të jetës private dhe sferës intime", por për shkak të pamundësisë dhe mungesës së aplikimit të sanksioneve ky pressekodeks etik trajtohet e përqeshet, nga shumë institucione, grupe e individ, si "ujk i pa dhëmbë".

Shiquar në aspektin juridik, gazetarët dardan "lundrojnë" në mes "të lrisë së shtypit" në njëren anë, dhe "të drejtës mbi pacenushmërinë e personalitetit", në anën tjetër. Sidoqoftë një studim i kënaqshëm apo mundësisht "një shkollë fillore të gazetarisë" do të ishte, padyshim, me rëndësi për "një gazetar e gazetare" të sotshme dardane… Pasiqë fjala "gazetar/gazetare" është tërsisht i pambrojtur,… gjithsecili, ("nëse i teket") mund të vetquhet "gazetar/gazetare", dhe, natyrisht, të punësohet si i/e tillë!

Mediabërësit daradan dhe etika e tyre

Pushteti, ndikimi dhe me këtë edhe pergjegjesia etike, kruspullohet e mblidhet rreth botuesve dhe kryeredaktorëve. Gazetari "nuk mundet dhe nuk duhet" të vetvendosë, sepse (deri sa ai nuk është gazetare i lire) ai gjatëvepron sipas interesave të botuesit të tijë. Ky botues, parimisht, ka shumë më tëpër para, fuqi, dhe prestigj, se sa punëtori i tij. Numri i egzemplarëve dhe kyqja e recipicientëve janë më të rëndësishmet dhe preokopuese për punëdhenesin (botuesin). Sepse, detyrimisht, ky është i detyruar që mediaproduktin e tij t’a stërshes dy herë: në publik dhe "në sytë" e marketingklientëve.

Në mes gazetarit dhe publikut qëndron akoma "mediaberesi/mediandërtuesi", pra kryeredaktorët dhe botuesit. Përgjegjësia e madhe ndaj opinonit publik i "përket" këtij, e jo gazetarit. Dhe, është detyrë e botuesit "dhe (pa)kryeredaktorit", që këtij "punëmarrësi" t'i ndërmjetësoj e "ta veshë" me vlera etike.

Etika dhe përgjegjësia kapitale e publikut dardan

Në debatet mbi etikën në gazetari, opinioni publik luan një rol të vecantë. Përderisa publiku, vazhdimisht, konsumon e "thithë" produktin medial, i takon recipicientit, pra opinionit publik, të këndellet" e të analizoj se kush e si po e keqëpërdor, kush po e instrumentalizon atë; pra, do të duhej të merte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon. Mediat masive, pra gazetarët, ofrojnë dhe me pompozitet" servojnë mallin" e vet, dhe është shiquesi, ndëgjuesi dhe lexuesi ai që vendosë, nëse e pëlqen apo jo këtë "mall". Mediat masive, po të ballafaqoheshin me një opinion të tillë të vetëdieshëm, me siguri se do të luftonin për cilësi, oferta të shëndosha dhe objektive mediale. Pra, nëpërmes pjesëmarrjes aktive në procesin komunikativ dhe pjesërisht nga opinioni publik, m’varet se c’farë cilësie dhe në c’farë shkalle do të bëhet ndërmjetësimi i etikës gazetareske dhe informimit të vet opinionit në përgjithësi.

Deri vonë kishte "shumë sy" që shifnin publikun si të pambrojtur dhe të pandihmë,… pra, pasiv. Por, së voni shkencat e komunikacionit "zbuluan recipicientin aktiv". Recipicienti aktiv, i cili mediat masive i shfrytëzon nga nevoja dhe nga "duhet", ka mundesi të vetkryej sondazhe dhe grafikacione…Në këtë mënyrë pedagogjia e komunikacionit, tenton dhe dëshiron që recipicientin "ta detyroj" që të emancipohet dhe "të mbushet mend", sepse në mesin e tijë qëndrojnë edhe shumë mafioz e rrugaq analfabet "medial"; pra që të mirëorientohet e vetëdijësohet në (mos)përdorimin, (mos)konsumimin dhe (mos)shfrytëzimin e mediave masive.

Si do të konsiderohej dhe dukej një publik me përgjegjësi të vetëdishme etike!? Në lidhje me këtë profesori i shkencave të kominikacionit, amerikani Kliford Christians shkruan: "Sikurse mbijetësa njërezore që varet nga mbrojtja dhe kujdesi i natyrës, po ashtu, dhe ne të njëjtën shkallë kërkohet një "ekologji e kulturës", (ku e dhe mediat masive bëjnë pjesë), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj". Christians, guximshëm e profesionalisht, "fajëson dhe gjykon" opinionin publik për përgjegjësi kolektive. Me "përgjegjësin kolektive" nënkuptohet; detyrimi dhe obligimi moral i publikut, dhe proceseve sociale në përgjithësi, se si do të duhej të "përcillej dhe të monitorizohej" komunikacioni e informimi i shoqërisë.

Nëse publiku do të ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për degjenerimin dhe "c’pordhjen" e gazetarise etike, atherë do duhej që këtij "ti kristalizohet dhe sqarohet", se si do të duhej të zhvillohej procesi i mediakonsumimit. Sipas profesorit të shkencave të komunikacionit Christians, konsumimi me përgjegjësi i mediave masive duhet të ndodh jo vetëm për të nxitur cilësin e mallit gazetaresk, por për vehten e tij dhe për të mirën e gjeneratave të reja.

Studimet empirike të kryera në Gjermani në vitin 1994 treguan se, shiquesi qëndron gjdo ditë nga 3 orë para televizionit; pra gjdo vit nga 1100 orë, ose 46 ditë (24 ore), apo një muaj e gjymse në vit. Për një 70 vjeqar kjo don të thot hiq më pak se 9 vite qëndrim para televizionit! Po në Kosovë, di kush, se sa gjatë qëndron një shiques para televizionit? Jo, "askush s’di gjë"! Por, duke pasë në konsideratë papunësinë, krizat politike e sociale, krizen e luftës dhe nivelin e ulët të vetëdijes dhe arsimit, padyshim dhe fatkeqësisht, dardanasi ynë "i virgjër" gjatqëndron së pakut 4 orë në ditë para televizionit! Opinioni ynë, të rinjët janë duke "u keqhelmuar"…!

Siq po shifet struktura topografike e mediave masive dardane nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi, shumkomplekse; "plot male e kodra të larta, gropa e humnera të thella", ku gara për tu ngjitur në këto "male e kodra të larta", nganjëher, për ndonjëri, është e lodhshme, e mundimshme dhe e paarritshme; shumkush në këtë ngjitje humbë fuqinë, energjinë dhe koncentrimin, stërlodhet dhe… "humbë rrugën".

Por, kjo ngjitje në këto "male e kodra të etikës" nuk duhet të ndalohet, …pavarsisht lodhjes dhe sakrificës!



*Gëzim Mekuli Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike. Në Norvegji (Oslo) studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji). Mekuli eshtë kritiku i parë i mediave në Kosovë. Gëzim Mekuli është i gjallë në debatet publike; në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias.

Gëzim Mekuli eshte autor i librit kritik "Mediat dhe Politika".  Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)