Skip to main content

Posts

Showing posts from 2011

LotI prek zemëren,

Poezi n ga: Syriha Ademovi Syriha Ademovi SILUETË E HËNËS Siluetë e hënës në ikje, braktisi natën e errësirës; nata, ngrysë prej ikjes së saj fiku dhe yllin e fundit; ti, hënë nazikja, i mungove edhe afshin e puthjes së lamtumirës… Ashtu edhe unë, s’gjej forcë të të kërkoj, por di se je fshehur dikun, dhe më ndjek, ke frikë të flasesh - strukur rrokullisesh si gjethja që kërkon t’i fshihet dimrit të akullt. Ti fshihesh për të më ndejkur pa degjuar zërin tim të mekur pa Ty, ndërsa një lot prek zemëren, ashtu si shiu kur prek token.. por …. Ah …. Por … Ti afrohu. Afrohu, se gjuha e dashurisë s’është vrastare: Afrohu, edhe një puthje e hidhur emrin përsëri puthje .. ka …. Ajo thote të vërtetën. KËPUTA ZINXHIRËT Nga malli i pritjes ia këputa zingjirët zemrës të vij tek ti. Për një çast fryma m’u ndal, ashtu siç ndalen akrepat kur bien një e mbi një. Pa pritë ndala prane qiellit të zemrës tënde të ndez një qiri, një qiri të vetëm, dhe të përshkoj përtej drit

Sfida të reja e presin Kosovë në vitin 2012

Viti 2012 mbanë emrin e Enver Zymberit. 25 korriku i 2011 -shit  është dita e bashkimit territorial të Republikës së Kosovës, e sakrificës së madhe për të ruajtur dhe fuqizuar integritetin territorial dhe e varrosjes përgjithmonë të idesë shekullore të Serbisë për ndarjen e Kosovës... Emri i Enverit do të mbetet burim frymëzimi për hapat tonë të ardhshëm, për të fuqizuar por dhe konsoliduar shtetin tonë të ri Ky është gjithmonë një moment me shpresë, teksa festojmë ikjen Vitit të Vjetër dhe ardhjen e Vitit të Ri. Viti 2012 ka qenë plot sfida për shumë prej nesh, por me kurajo dhe vendosmëri ne kemi punuar për ti zgjidhur disa prej tyre dhe ndonëse të tjera na presin në vitin 2012 është shpirti i shpresës dhe kurajos që karakteriozon Kosovën  që ne do i përvishemi punës sepse e dimë që qytetarët tanë i presin ditë më të mira... Tani më Kosova është shtet, nuk është më e mira e mundshme, më e dëshirueshmja por Kosova varet prej nesh se si do ta trajtojmë. Besoj që ka hapësirë për

Personalitetet letrare në vitin 2011 në Agjencionin “Floripress”

Edhe këtë vit edicioni online i Agjencionit virtual “Floripress” vazhdon traditën e zgjedhjes së personalitetit të vitit 2011 në trojet shqiptare. Çdo vit në hapësirat shqiptare po shtohen personalitet e reja letrare prandaj edhe këtë vit kemi përfshirë fytyra të reja të skenës letrare shqiptare. Këtë vit ne jemi munduar   që të përfshijmë 20 personalitete të njohur ndërsa Juve lexues të nderuar, ju mbetet që me votën tuaj, kudo që jeni të votoni në anketën tonë dhe bashkërisht të zgjedhin personalitetin e këtij viti që po e lëmë pas. Web sajti “Floripress” i cili mbanë primatin si Web sajtit shumë të klikuar në të gjitha hapësirat shqiptare, ju siguron se me korrektësinë më të madhe, falë votave tuaja do të zgjedh më meritorin për personalitet të vitit 2011 në hapësirat tona. Nr. Emiri dhe Mbiemri Votime 1 Prof.dr.Eshref Ymeri 5.457 2 Fatime Kulli 5.200 3 Dr.Fatmir Terzi

Gëzuar!

  Motra dhe vëllëzër, emër për emër, familje për familje, në Kosovë, Shqipëri ,Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Europën Juglindore, diasporën në Europë, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re e kudo ku jetoni me familjet tuaja të nderuara e të respektuara Gëzuar Viti i Ri 2012 !  Qoftë ky vit i mbarë, shëndetplotë dhe fat të bardhë; qoftë ky vit i begatë, sjelltë prosperitet në familjet tona fryt i punës të ndershme dhe të palodhur; na bëftë ky vit më të mirë midis nesh, që ta duam më shumë njeri-tjetrin, që ta ndihmojmë më shumë njeri-tjetrin, që t’i japim më shumë dorën njëri-tjetrit kur jemi në nevojë sepse fati shpesh është tekanjoz; qoftë ky vit shpirtmadh me ne dhe familjet tona por na bëftë edhe ne tolerantë e shpirtmëdhenj, sepse shpirti nuk është një nocion abstrakt, por burim i pashtershëm mirësie. Le të na sjellë ky vit i ri lehtësinë për t’u përballur me sfidat, të na bëjë sfidues ndaj tyre dhe triumfues përmes dashurisë njerëzore;