Gëzim Ajgeraj, poet i arratisur larg atdheut, përreth dy dekada, apo me
mirë të themi gati gjysmën e jetës së tij e kaloi jashtë vendit të vet.
Zvicra ishte stacioni i fundit, kur në vitin 1988 u arratis nga atdheu i
robëruar dhe mori botën në sy. Ai flet me nostalgji për vitet e rinisë,
vite këto që u rrit e i kaloi në qytetin e bukur, në qytetin e
lashtësive historike, në qytetin e Abdyl Frashërit e Ymer Prizrenit,
buzë rrjedhës së çiltër të Lumëbardhit. U lind në Vërrinin heroik dhe
gjithnjë rezistues në luftërat për çlirimin e vendit nga okupatori.
Shkollimin e mbaroi në Malësi dhe në Prizren për të vazhduar më vonë
edhe në Zvicër. Ishin vitet e rënda, vitet e lëvizjeve të mëdha në
Kosovë kur Gëzimi u largua nga vendlindja, duke qenë i pranishëm me tërë
qenien pranë dheut të lindjes. Gjashtë vjet veprimi në ilegalitetit,
moralisht u kalit, tradicionalisht i frymëzuar nga një ideal i lartë
drejt përpjekjeve për çlirimin e atdheut. Gëzim Ajgerajn, kurdoherë e
gjejmë të pranishëm nëpër demonstrata që organizoheshin kundër shtypjes e
shfrytëzimit nga ana e okupatorit serb. Gjatë viteve '82-88 dha
kontribut shumë të çmuar rreth shpërndarjes së materialeve
propagandistike për vetëdijesimin e masave të thjeshta të popullit. Në
vitin 1988, nga njerëz të besuar qe njoftuar se së bashku me shokun e
tij S.P., nga shërbimet sekrete të shtetit okupator përgatiteshin dosje
dhe se së shpejti do të arrestoheshin. Për t’u shpëtuar kthetrave të
këtilla, detyrohet të largohet nga atdheu, gjoja për shkaqe ekonomike.
Krijimtaria e tij letrare fillet e para i ka që nga klasat e para të fillores. Më vonë, kësaj dhuntie, filloi t’i përkushtohej edhe më me shpirt. Shkrimet e tij i gjenim të botuara në shumë revista e gazeta të kohës, po,për shkak të censurës, jo gjithçka e shkruar nga Gëzimi gjente dritën. Gjatë viteve 1988-1989, u bënë lëvizje të mëdha në Kosovë. Gëzim Ajgerajn e gjejmë kudo, në Gjenevë, Bernë, Cyrih, Prizren, Prishtinë, e deri në Hagë, gjithnjë në shërbim të kombit e atdheut.
Duke përfunduar, fitojmë përshtypjen se, Gëzim Ajgeraj, veprimtarinë në shërbim të atdheut më me ngulm e ka filluar që nga viti 1981, që nga vitet e para të shkollimit të mesëm, duke mos u ndalur deri në përfundimin e luftës më 1999. Ndonëse larg atdheut fizikisht,veprimi i tij, tashmë edhe më i mobilizuar në shërbim të atdheut, kudo që kishte vërrinas e të tjerë shqiptarë nëpër Evropë, Gëzimi qëndronte në ballë të organizimeve për ta ndihmuar luftën edhe moralisht edhe materialisht duke gjetur përkrahje të plotë nga shokët me të cilët bashkëpunonte.

***
…Është e pandashme krijimtaria letrare e tij gjatë
gjithë kësaj kohe. Që nga viti 1987, filloi të botojë thesar librash,
si:1.”Klithmë malli”, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997; 2.”Ëndrra për
parajsë”, poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998; 3.”Qiellit po digjem”,
poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998; 4.”Flakë në plagë”, poezi,
„Rilindja“, Prishtinë, 1998; 5.”Kënga e babait”, poezi për fëmijë,
„Apolonia“, Prishtinë, 1998; 6. “Urti popullore të Vërrinit 1”,
(bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998; 7. “Mallëngjimi”, poezi,
„Rilindja“,2000; 8. “Balada e Vërrinit”, K.L. „F. S. Noli“, Prizren,
2001; 9. “Rruga e lirisë”, dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001; 10. “Rruga e
lirisë” (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i Veteranëve
të ish- UÇK-së – Prizren, 2002; 11. “Atdheu në trastë”, cikël me poezi, e
botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV,
Prishtinë; 12. “Pëllumbat e lirisë”, novelë për fëmijë, Edicioni i
revistës “Fidani”, Prizren, 2004; 13. “Ditët e bardha”, novelë për
fëmijë, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren 2004; 14. “Atdheu i
copëtuar”, cikël me poezi, në librin “Pikoi molla gjak” (Lirikë me
motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente,
Prishtinë, 2004; 15. Cikël me poezi, “Udhë e zjarrmi”, në librin “Muzat i
bien lyrës”, Edicioni i revistës “Fidani”, Prizren, 2005; 16.
“Lulëkuqet e Vërrinit”, Edicioni “Metafora”, poezi, Zvicër 2005. 17.
“Zana në mërgim” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
18. “Huqet e Benit”,(poezi për fëmijë), ”Metafora”, Zvicër, 2007; 19. “Bosi lepurushi”, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006; 20. “Gjëegjëza”, ”Metafora”, Zvicër, 2006;
21. “Dita me Tonin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006;
22. “Muajt e vitit me Ardin” (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006; 23. “Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007; 24. “Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007; 25. “Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi), „Metafora“, Prizren, 2007.
Nga janari i vitit 2004, editon revistën: ”Metafora” (Editorial i poetit) që del në çdo tre muaj. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në Prishtinë. Nga 23 marsi 2002 është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Zvicrës.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Pena Shqiptare”, - Prishtinë, “Pionieri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj.

ETJE PËR FJALËN NËNË...
Kur më pushton
malli yt
Ngrohtësia e mungesës sate
më djeg
Largësia bëhet etje
për thirrjen
Nënë...
malli yt
Ngrohtësia e mungesës sate
më djeg
Largësia bëhet etje
për thirrjen
Nënë...
PRITMË NËNË
Pranë gurit të vatrës në pragun e shtëpisë
Nën strehën e llamarintë ku bari varet shi
Me shikimin kah dielli që djeg prej mërzisë
Ngrohu kujtimet e shpresës së kthimit tim
Unë do të kthehem plisbardhë pa plis
Me kujtimet e ikura moteve pa ty
Vetmisë sate e simes plot errësirë
E ta ç`lodhim mallin në vjeshtën e vonë
T’i djegim motet e hidhura të largësive
Nën tingujt e këngëve për nipat si lisa
E nuset që do të na i mbushin oborret
Stërgjyshes e gjyshit t’ia numërojnë
thinjat mbi ballë

DITA KUR MË MORËN IKJET U MBYT NË SHI
Dita kur më morën ikjet
u bë plagë në zemrën tende
Më fal nënë
Qielli u mbyt në shi
Vërshuan udhët
Dy dekada ikjen
nga ajo ditë plot lot
që t’i vrau shpresat
e nuk t’i ktheu më
NJË TAKIM MES VËLLEZËRVE TË GJAKUT
u bë plagë në zemrën tende
Më fal nënë
Qielli u mbyt në shi
Vërshuan udhët
Dy dekada ikjen
nga ajo ditë plot lot
që t’i vrau shpresat
e nuk t’i ktheu më
NJË TAKIM MES VËLLEZËRVE TË GJAKUT
Antonio Bellusci
Në Cyrih na mblodhi fjala, vëllezërit e shpërndarë
dhe gjakun e Arbrit - arbëreshin flokëbardhë
U pamë si dy vëllezër dhe pse s'njiheshim kurrë
një takim vëllezërish, përqafim plot mall
Ç'mister ka ky gjak ç'ag shumë na ofron
gjuhë e Kastriotit në mes, na bashkon

Nën pëlcitjen tënde kanë rënë sa e sa gjethe
E të kanë lënë plagë e zjarr në shpirt Dhe tani përditë varen klithmës plot mall Harrimit i shkruajnë kronikat e dhembjes Dhe sa herë që klith pëlcitjes Gjethet e dhembjes pikojnë Mbi ty shkarkuan erëra e furtuna Kolona ime, ti e di sa dhemb ikja Pelini i saj i ngjan helmit Gjethet e tua të thara nën degë I mbyt vjeshtë e harrimit Ligësi ka rënduar pëlcitjes sate Mbi trungun tënd harbojnë furtunat Erërat që me natë e ditë krasitin mallkimit ... ah kolona ime, degë e thyer Merrmë pak dhe Kosove e varrosmëni dhembjet! |
FATE DHE UDHË
Na polli koha udhë e u ndamë në dysh
Gjeografi e harta i blemë ardhmërisë
Dhe trastën e qepëm nga lëkura jonë
Për grushtin me dhe nga dheu i atdheut
E luleferrën e mbollëm në oborr
Drynin e shtëpisë nën një merimangë
Të na i ruajë ëndrrat nga dyzet hajdutët
Apo nga barbari mbi kokë të atdheut
Gabimisht udhëve shpresat i thurëm
Ndoshta fajin tonë s’na e kanë të tjerët
Që na marrin udhët e na mbyt lakmia
Prandaj ikjeve tona u duhet lamtumirë
A këtij udhëtimi një fund dhe largësi