Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/29

Lazer Valteri : ERDHI KOHA




 
Ditë e ngrohtë, ditë me diell,
bëhem akullnajë.
Ditë e ftohtë, ditë e errët,
më djeg si një zjarr.
I shëmtuar, i përlotur,
mbetur gjithmonë larg.
Zemërdjegur , zemërsosur
mbytur në uj’ pak.
As më linde ti, e dashur,
mbi detin plot dallgë?
Je ciklon, jam një varkë,
që një jetë po çaj.
Folmë dhe pse zemëruar,
pyetmë në jam gjallë!
Të kam dashur dhe të dua,
jam fëmijë i rrallë.
........
Sa në jetë kam dëgjuar,
që fëmijët s’dëgjojnë.
Erdhi koha, që dhe nëna
bijtë t’i harrojë.

No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...