Flori Slatina
Alida Hisku, një emër që ka bërë hisotri, një yll që shkëlqeu sa një meteor. Ajo hyri me bujë në muzikën shqiptare, fuqishëm, duke fituar radhazi, në moshë të re, dy festivale të këngës, mori pjesë në tetë festivale dhe intepretoi për tetë vjet me radhë këngën e bukur popullore, këngën e lehtë, mori pjesë së dhjetra koncerte zyrtare dhe pubike, në Koncertet e Majit, në anketat muzikore të radios, disa çmime, etj, etj.
Një histori e shkurtër e këngëtares që u largua dhunshëm nga kënga, duke i prerë në mes ëndrrën e saj, e cila filloi bukur dhe si askush tjetër. Nëse udha e saj nuk do të ishte prerë në vitin 1980, ajo sot do të kishte në karrierën e saj disa çmime e me dhjetra e qindra këngë. E megjithatë ajo, në aq pak kohë, ndërtoi një emër që s'harrohet lehtë, jo vetëm nga ata që patën fatin ta dëgjojnë, por edhe nga ata që kanë lindur vonë, e që do të lnidin në vazhdim.
Alida Hisku, ka mbi 23 vjet që nuk këndon më. I mjaftojnë vetëm kujtimet dhe mirazhet e saj, këngët që i la në mes e që i këndoi në heshtje për vite me radhë. Prej mëse një dekade, ajo jeton në Gjermani, me mallin e kujtimet e një kohëe të bukur...
30 vjet më parë
30 vjet më parë, në 1973, menjëherë pas dënimit të Festivalit të famshëm të XI, në skenën e Festivalit të 12-të do të ngjitej një vajzë e re, ende në shkollën e mesme. Në natën e parë të festivalit Alida do të këndonte këngën e kompozitorit Josif Minga "Si agim i kuq", ndërsa në natën e dytë Shoku ynë" të kompozitorit I. Spahiu. Dhe simpatia u rrit për të.
Kritikia e pëlqeu paraqitjen e saj, simpatike, me një zë të veçantë dhe plot freski. I ndjeri kompozitor Gjon Simoni, për këtë festival dhe për praninë e Alida Hiskut do të shkruante "Në skenën e festivalit u pa qartë se po fitojnë fizionominë e tyre edhe interptueset e reja të këngës, siç janë Alida Hisku, Thëllënxa Akcani, Lindita Sota, Suzana Qatipi, etj".
Por asuksesi i Alida Hiskut do të vinte një vit më pas. Në Festivalin e 13‑të, Alida Hisku merr çmimin e parë me këngën "Vajzat e fshatit tim". Kënga pati jehonë dhe motivet e saj mbahen mend e këndohen edhe sot e kësaj dite pas 30 vjetësh. Në këtë festival Alida Hisku këndoi edhe këngën e kompzitorit Kastriot Gjini "Nëpër ditët tona".
Dhe shtypi përsëri do të shkruante për Hiskun: "Ishte i freskët me nuanca popullore e me temperament interpetimi i këngëtares së re të talentuar Alida Hisku në këngën "Vajzat e fshatit tim", të Enver Shjnëgjergjit, me tekst të Zhuliana Jorganxhiut".
Tashmë Alida Hisku kishte fituar popullaritetin e saj dhe këngët këndoheshin nga jugu në veri, nga qindra e mijëra dëgjues të radios e ata pak teleshikues që kishin nga një televizor bardhë e zi, kryesisht në Tiranë.
Por një vit më pas shprëthen prësëri Alida Hisku. Përsëri çmim i parë. Kësaj vere me këngën "Buka e duarve tona", të Kujtim Laros, me tekst të Xhevahir Spahiut. Po në këtë festival këndoi edhe këngën "Dasëm në fshat" të kompozitorit Agron Xhunga, me tekst të Ismail Kadaresë.
Alida Hisku u cilësua si një këngëtare e denjë e këngës sonë, me një dinjitet artistik.
Më pas, deri në festivalin e 20‑të Alida Hisku do të këndonte edhe këngë të tjera, do të merrte çmime të dyta e të treta dhe disa nga këngët e saj të suksesshme si "Këngët e rinisë", "Kasollja e Galigatit", "Ti që ke në sy lirinë", "Njerëzit e agimeve", "Flaka e betimit" etj, do të jehonin për disa kohë, derisa do të vinte edhe dënimi.
Thuihej shpesh e me mburrje se Alida përfaqësonte më së miri edhe klasën puntore. Kjo i leverdiste më mirë regjimit.
Dënimi...
Një nga këngët e saj në festivale është edhe kënga "Me dy plagë lufte hyre në parti". Një këngë, që nuk pati sukses, por më vonë pati koston e saj. Partia kur të donte, të ngrinte lart e kur donte të të gosdiste, të ulte aq poshtë, edhe pse dikur kishe qënë dikush. Shembuj në art kishte sa të duash, në të gjitha kohët e në çdo fushë. Suksesi i Alida Hiskut, si një këngëtare që vinte nga klasa puntore, ishte i dukshëm. Patjetër që partia duhej ta mbante afër.
I propzuan të futej në parti dhe i dhanë një bursë në shkollën e partisë. Një artiste e madhe dhe një vajzë e re nuk mund ta kuptonte skusesin e saj pa qënë afër partiesë, madje, pse jo, në gjirin e saj. Por nuk e konceptonte ashtu jetën dhe të qënit në parti vetë Alida. Pas 20 vjetësh, disa kolegë të saj kujtojnë se Alida ishte paksa rrebele, i pëlqente të bënte atë që dëshironte dhe nuk pajtohej kollaj me mediokrteitin.
Ndoshta naiviteti dhe çapkënllëqet e moshës e morën në qafë. Shkas për dëbimim dhe fundin e karrierës së saj u bë një ditar, një ditar personal, që Alida e mante edhe gjatë paktikës në Sarandë. Xhelozia profesionale, apo ndonjë shkak tjetër banal, bënë që ky ditar të bjerë në duart të partisë. Dhe partia nuk mund ta gëlltiste kaq kollaj, me vërejtje apo me autorktika. Pastaj kishte kohë që në art nuk kishte dalë ndonje grup armiqësor dhe këto dënime i bënin mirë artistëve, të cilët e shikonin si masë se deri ku do të sdhkonte hapi i tyre.
Këtu mori fund karriera e saj. U shua një meteor, një këngëtare e cila mund t'i kishte dhënë shumë këngës shqiptare. Megjithatë ajo sot renditet me dinjitet ndër këngëtaret që kanë bërë histori e kanë lënë emrin në librin e artë të festivaleve, si fituese e dy herë çmimit të parë dhe dy herë radhazi, çmim që e kanë fituar vetëm Vaçe Zela, Tonin Tërshana, Elsa Lila, e më pas veç e veç edhe Nertila Koka, Mira Konçi, Parashqevi Simaku, Ardit Gjebrea, Manjola Nallbani.
Nuk ka rëndësi heshtja që ka zgjdheuyr këngëtarja e viteve 70‑të. Ishte koha tjetër. Tashmë janë të tjera kohë. Shtypi shqitpar nuk ka shkruar për të. Të tjerët e kanë harruar. Por jo të gjithë... Ajo jeton prej vitesh në Gjermani. Ka jetën e saj, por një pjesë të mirë e la në Shqipëri, atu ku ëndrat mbeten në mes e ku shpresa ngelet vetëm shpresë...Të kishte mundësi ta niste edhe një herë jeten nga e para, o Zot, sa gjëra do kishte bëre ndryshe....!
Alida Hisku
Ja zëri më i freskët i këtij ansambli, zëri i një vazje që akoma nuk i ka mbushur të 19 pranverat e jetës së saj, trashëgimtare e denjë e solistëve më të pjekur të kësaj trupe artistike, e cila kuido ku ka debutuar, ka korrur sukses të merituar. Alida bëri një karrierë të rrufeshme si këngëtare, nga skena në skenë, nga festivali në festival, erdhi gjithnjë në rritje, duke u ngitur e duke u vlerësuar nga dëgjonjësit. Incizimet e shumta të bëra nga ajo, brenda një kohe shumë të shkurtër, dëshmojnë nga ana kualitative për zërin e saj të bukur, emocional e plot vitalitet. Ajo shquhet së tepërmi si në intepretimin e këngës popullore, ashtu edhe në atë të muzikës së lehtë. Eshtë interesante se Alida megjithëse nuk ka një përvojë skenike të konsiderueshme, për shkak të moshës së saj të re, ajo është aq e natyrshme dhe e sinqertë në skenë, duke e zotëruar atë në mënyrë më profesionale. Kjo bijë e këtij ansambli ka një repertor mjaft të zgjedhur dhe të pasur, me larmi të madhe krahinash, të tokës shqiptare. Megjithëatë, që e re si këngëatare, për merita vokale, është fitonjëse e njëpasnjëshme e çmimeve të para në shumë konkurime e festivale kombëtare. Eshtë një zë që premton dhe që do ecë përpara.
(Nga karakteristika që ka lëshuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore më 1976)