Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/10

KONTRIBUTI I SPORTISTËVE NË NGRITJEN E VLERAVE KOMBËTARE

Artan R. KRYEZIU

Trevat tona janë karakterizuar me sportet tradicionale e të cilat në një forem apo tjetër kanë ngritur në menyrë shumë të lartë nivelin e vlerave kombëtare të sportistëve tanë.

Ngritja e vlerave kombëtare është një nga synimet kryesore të sportistëve tanë të cilët na përfaqësojen në arenën ndërkombëtare. Kontributi i sportistëve në ngritjen e vlerave kombëtare të shqiptarët është shumë i madhe, sepse na përfaqësojnë e na ngrisin në një pozite shumë të lartë të arritjes së aspiratave kombëtare.
Image result for nga sporti kosovar
 Sportistët shqiptarë në tërësi kanë luajtur e vazhdojën të luajën rol të madhe në ngritjen e vlerave kombëtare. Sepse çdo herë rëndësi e sportistëve shqiptarë ka qenë në ngritjen dhe avancimi e vlerave kombëtare të shqiptarëve.

 Po ashtu edhe në ngritjen e sportit cilësore në trevat tona, përmes ngitjes së vlerave kombëtare, kontribut të rëndësishmë japin sportistët tanë.

 Ngritja e vlerave kombëtar me anë të sporti është një karakteristike e veçant e kombit shqiptarë në tërësi, sepse duhet shumë mirë se me mirëqenje të mirë kombëtare arrihet edhe ngritja e kontributi i sportistëve nga trevat tona.


Sportet tradicionale për vlerat kombëtare Përmes sportit tradicional në një masë të larmishme janë ngritur vlera kombëtare në trojet tona. Ngritja e reputacionit të sportit tradicional në vlerat kombëtare është një arsye mjaftë e madhe në ngritjen dhe afermin e njohurive të sportistëve tanë në arenën kombëtare edhe ate ndërkombëtare.


Image result for nga sporti kosovar

Arritja e vlerave kombëtare përmes sportit tradicional është një vlerë sublime dhe e rëndësishmë ne ngritjen e vlerave kombëtar të sportistëve shqiptarë.


Masovizimi i sportit tradicional apo popullor është një nga proceset më të vlefëshme të zhvillimit të sporti tonë kombëtar, sepse është e dituar mirë dhe e njohur se masovizimi i sportit tradicional shqiptarë është një vlerë e pa kontestueshme në zhvillimin e ngritjen e vlerave kombëtare e shpirtërore të shqiptarëve në tërësi.

 Ngritja e sportit tradicional në një menyrë direkt lidhet më avancimin, ngritjen e përparimin e aspirateve kombëtarë të sportistëve tanë.

Aspirata e sportistëve në trojet tona janë të larta dhe të pasqyruar në frymë kombëtare e vlera sportive të kombit shqiptar.
Image result for nga sporti kosovar
 Sportistët në trevat tona, kanë një vlerë me të rëndësishmë në zhvillimin dhe përparimine tyre ne aspektin kombëtar, mirëpo me të rëndësishmë janë në rezultate e tyre
pozitive e të larëmishme për sportin tonë tradicionale.

Frymëzim kombëtar sportiv

Frymëzimi i sportistëve në ngritjen e vlerave kombëtar është mjaftë i rëndësishmë dhe i veçantë në përparimin e pjedistalit më të lartë kombëtar të sportistëve nga trevat tona.

Për arritjen me të rëndësishmë të kontributit të sportistëve në ngritjen e vlerave kombëtar, kujdes i veçantë duhet t`i kushtohet edhe frymëzimit kombëtar të sportistëve. Sepse avancimi i vlerave kombëtar dhe shpirtërore të sportistëve arrihet përmes frymëzimit kombëtare të sportistëve nga trevat tona.

Personaliteti i sportistëve karakterizohet me ngritjen e frymëzimit kombëtar e cilat merret në menyrë aktive me aktivitet sportive.
Image result for nga sporti kosovar
Andaj ngritja e vlerave kombëtar behët përmes frymëzimit kombëtar të sportistëve poashtu edhe në ngritjen e vlerave të tjera të rëndësishmë për të kontributin, e në ngritjen e sportit e të sportistëve në veçanti.

 Gjithsesi është e natyrëshme që të gjithë që mirren me aktiv, veprimtari sportive duhet domos të ngritjen edhe në frymëzimin e  vlerave kombëtar me qëllimi në avancimin e ngritjen e parimeve kombëtar të sportistëve në trevat tona.

 Prandaj, sportistët shqiptar në të gjitha menyrat kontribojnë në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e vlerave kombëtar në dimensioni e frymëzimit kombëtar përmes sportit.

Tatuazhet me simbole kombëtare

Shumë sportistë shqiptar mbajen në pjesë të ndryshme të trupit tatuazhet më simbolet kombëtar shqiptar.
Image result for nga sporti kosovar
Shqiponja dykrenare, figura e Skënderbeut, harta e Shqipërise etnikë janë këto mbishkrimet e sportistëve tanë që vendosin si tatuazhe në pjesë të dukeshmë të trupit të tyre.

Tatuazhet me simbole

kombëtar tashmë janë bërë në trend për shumë sportistët në sportet e ndryshme me të cilët në një forëm ngrisin vedijen kombëtar të sportistëve shqiptar.

Ngritja e vlerave kombëtar përmes tatuazheve sportive është një nga menyrë më të vlefëshmë të përparimit të sportit kombëtar, sepse tatuazhat më simbole kombëtar në sportin do të thotë shumë për ngritjen e vlerave të sportistëve në proceset e zhvillimit kombëtar të sportit në trevat tona.

Të të gjitha tatuazhet kombëtare tregojën në edukimin e sportistëve në frymën sportive kombëtare në popullit shqiptarë.
Image result for nga sporti kosovar
 Simbolet kombëtare janë të rëndësishmë në shumë forma tjera, menyrë dhe metoda në avancimin e vlerave të sportistëve në aspektin kombëtare.

 Tatuazhi kombëtar ndikonë pozitivishtë në pikëpamje të ndryshme në arritjen kryesore të ngritjes në form direkte kontributin e sportistëve nga trojet tona.

 Megjithatë sportistët nga trevat tona kontribojën në shumë menyrë ne ngritjen e vlerave të vlefëshme kombëtare e cilat kohën e fundit, arrinë të behët edhe përmes tatuazheve sportive të sportistëve shqiptar.
Image result for nga sporti kosovar
E të cilët tregojën së sa janë të ngritura në arritjen e vlerave kombëtare, përmes sportit.

Përfaqësimi jashtë trojeve tona

Ndryshe arena ndërkombëtare është një tjetër forme në ngritjen e vlerave kombëtare, sidomos është e theksuar në sportet me të popullarizuar siq janë futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli e xhudo.

Mirëpo objektiv i çdo sportisti nga trevat tona është të arrinë të na përfaqësonë në ndojë skuadër të madhe ndërkombëtare, po ashtu pa tjera duhet të jetë edhe kontributi i tyre në avancimin e vlerave
kombëtar, sepse përfaqësimi në arenën ndërkombëtare ndikonë në menyrë shumë të forët në ngritjen e vlerave kombëtare e shpirtëror të një kombi.

Përfaqësimi jashtë trojeve tona është një nga arena kryesore të shpalosjes së aftësive (vetive, cilësive) të vlerave kombëtare të një sportisti shqiptar.
Image result for nga sporti kosovar
Bashkërëndimi i vlerave kombëtar dhe kontributi i sportistëve nga arene ndërkombëtar është një nga ënderrat kryesore të çdo sportisti kulmorë. Niveli i sporti ndërkombëtar ndikonë në arritje e ngritjen e vlerave kryesore të sportistëve shqiptar.

Megjithatë puna e përkushtim i sportistëve në arenën ndërkombëtar është një hape drejtë tregimit të vlerave kombëtar të sportistëve nga trevat tona.

Pandaj përfaqësimi në arenën ndërkombëtar ka arritur te ketë ndikimi pozitive ne ngritjen e vlerave kombëtare të sportistëve nga trevat shqiptare.

Kontributi ndër shekuj
Image result for nga sporti kosovar
Riza Luzhta, Naim Kryeziu, Sllave Llambi, Loro Boriçi, Panajot Pano, Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu, Aziz Salihu, Enver Idrizi, Luan Krasniqi, Lorik Canaj, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri
janë kontributdhënesit më të mëdhej si sportistët shqiptarë e të cilët kanë ndihmuar në avancimin e vlerave kombëtare të sportit shqiptar.





 Megjithatë kontributi i të gjithëve është ndër shekullor mirëpo poashtu gjithëherë ka shkuarë në avancimin e vlerave kombëtare përmes paraqitjeve në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Shembulli siq morem me këta sportistët shqiptar është më i mirë se si një sportistë mund të kontribojë për kombi e t`i në vlerat të avancimit të shqiptarëve.

 Sportistët kulmorë gjithëherë kanë ambicije të mëdha për të arritur sa me shumë rezultatet të larëmishmesportive.
Image result for nga sporti kosovar
Çdo sportistët shqiptarë në një forme apo tjetër ka dhenë kontributin në avancimin e vlerave kombëtare në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti.

Ngritja e vlerave kombëtar me anë të sportit në trevat tona është berë shumë vite dhe ka arritu të ketë ndikim pozitiv në avancimin e vlerave si kombëtare gjithashtu edhe sportive.

Arritja e të gjitha vlerave kombëtar të një sportistit padyshim është edhe kontributi mjaftë i rëndësishmë në përparimin kombëtar të shqiptarëve.


Image result for nga sporti kosovar


Gjithnjë sportistët duhet të japin kontributin e vet për avancimin e vlerave kombëtar gjate një loje apo aktiviteti sportiv, padyshim sportistët nga trevat tona kanë lenë gjurmë të pa shëlyera në shumë arena ndërkombëtare sportive, e të cilët vazhdojnë të lojën në shumë stadiume e salla sportive.

Për fund

Kjo problematika është një arsyje e foret që me ka shtytur të marri për trajtimi të tillë pasi që në këtë problematikë në literaturen ndër shqiptar, mund të haset shumë pak apo mund të themi aspak.


Image result for nga sporti kosovar


 Përvoja ime si lojtar, trajner, pedagog sportiv, si dhe hulumtues i lëmit të edukimit fizik dhe sportit më ka shtyrë që t`i qasem kësja problematike, aq të rëndësishme për sportin mbarëshqiptar.

Megjithatë kjo problematikë nuk duhet, e nuk mund që të jetë e pasqyruar vetëm ne këtë niveli, por duhet të ngriten nga institutet si dhe hulumtime shumëdimensionale për të sqaruar kontributin e sportistëve në ngritjen e vlerave kombëtare si dhe fenomenet e tjerë të sportistëve nga trevat tona....

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!


Vjollca Ajasllari – Koni u lid më 17 korrik 1964 në Grevë të Skraparit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, për të vazhduar në Çerovodë e Tiranë. Vjollca me poezi merret që nga bankat e shkollës fillore, dhe si rezultat i punës së saj disa vjeçare, më 2013 boton vëllimin e parë me poezi, të titulluar “BIO”, për të pasuar në 2014 me vëllimin e dytë poashtu me poezi të titulluar “POSEIDON- KY MALLI IM”.

Poeteja nuk ndalon, vazhdon në kërkim të vargut. Dhe unë kësaj radhe do merrem me ak-tivitetin e saj poetik të botuar në disa portale poetike dhe gazeta.

GREVA, fshat piktoresk rrëzë malit të shtojzovalleve, nga ku ushqehet e bredhë MUZA poetike.
Mendohet, tani edhe thuhet e pohohet nga studiues të ndryshëm se, Mali i Tomorit , jo vetëm se ka qenë çerdhe e shqiponjave,po eshtë vetë Froni, ku kanë pasur selinë perënditë!

Pohohet se në bukuritë e këtij mali, ka ekzistuar DODONA PELLAZGJIKE! Ku zotrat bënin lojrat në tribunat dhe podiumin e ketij teatri!

Duke vështruar hartën gjeografike, bukuritë natyrore të kësaj treve, si dhe duke analizuar epokën historike të kësaj ane, deshe apo nuk deshe je i detyruer të udhëtosh drejtë të menduarit të një dhuntie!

Vjollca Ajasllari-Koni pat fatin e mirë që, përveç bukurisë fizike, dhuratë nga natyra, të thithë të njejtin ajr , të merr ngrohtesinë e të njejtave rreze dielli, të pijë uji nga të njejtat burime, ku u ushqye dhe shoi etjen poeti rebel i kësaj ane Xhevahir Spahiu, i cili me punën ,veprimtarinë e tij poetike dhe letrare, la gjurmë në letërsinë shqipe. Poeteja , Vjollca Ajasllar-Koni sikur ndjenë një borxh moral e njerzor ndaj Poetit, si bashkëvëndase dhe si njeri i vlerave, disa herë gjatë punës në veprimtarinë e vetë letrare i kthehet pendës së tij, figures së tij, portretit të tij. Në poezinë “Një poezi për Ty” shprehet;

Ti duhet t’më mbash mend –Poet,
Jemi nga i njëjti brum, nga i njejti vend,
Heshtjen natës i thyej me gërvishtje lapsi, zgjuar rri,
Duke vijëzuar siluetën tënde në poezi.
Deri sa ti je rrënja e një pishe,
Jam dhe unë një boçë e saj,
Deri sa ti je shtati i një lisi,
Pjergull jam unë, ku trupin mbaj.
Deri sa ti je maja e Tomorit,
Ku madhështinë mbanë kurorë,
Dua të jem shtizë flamuri
mbi bedena kalashë, me pishtar në dorë.
Apo, te poezia “ Një varg për Ty-Poet”

E prekur thellë për smundjen e poetit të ëndrrave te saj, ne nje moment nostalgjie shpreh dhimbjen në varg dhe shkruan;

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për Ty!
Më djeg loti, dhimbë kam n’zemer,
Nga Tomori një shkëndijë ,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër!

Vjollca Ajasllari- Koni- Kjo poete e grua fisnike, talentin e trashëguar dhe të pasuruar në kohë e me kohë, me zë kanarine i këndon dashurisë dhe nuk lë degë ulliri e bliri, nuk lë degë pishe e shteg ograje , nuk lë burim kroni e lule kopshti pa i dhuruar ngrohtësinë. Fati tragjik e i hidhur që, jo rrallë herë ka goditur e di të godas popullin tim, e preku edhe Vjollcën, e preku këtë poete për ta përballur më valët e jetës në kërkim të shpresës, dhe tani përveç dhimbjes nga atëdheu me vete bart dhe mallin, për ta shprehur me lot, në varg. Poezia “AROMË SHQIPËRIE”është një nga shumë poezitë e poetës që i mundëson të pasqyruarit e ndjenjës dhe mallit, për ta çfaqur në letër me një emocion te vaçantë, emocion që të bënë sikur ndjen frymëmarrjen ngashëruese të poetës gjatë të lexuarit.

Jam një copë jetë Shqipërie,
Rrënjët kam lënë atje
Si manushaqeja që pret prillin,
Pres kohën të jem në Atdhe.

Me buzën shkrumb , syrin varr nga loti e zemrën djegur nga malli, Vjollca nuk resht , e gjejmë në koshere bletesh, e gjejmë në çdo pëllëmbë e në gjithë trevat shqiptare. Dhe ndjenjat e veta më mirë se në varg askund nuk shprehë ajo. Kjo poete asnjëherë nuk fsheh identitetin e saj , nuk bëhet struce , perkundrazi, nga do shkon e kudo venë, ajo me krenari e mbanë, e thotë, dhe pohon se;“JAM CUCË MALI E TANË SHQIPERISË’’ . Në poezinë “ UNË SHKRUAJ VAR-GJE” poeteja shpreh ndjenjen e fortë për dashurinë ndaj vendit ku u lind e u rrit, dhe sikur vërte-ton të thënat e më lartë theksuara duke vazhduar :

Këndoj për fushën, lulet bagëtinë,
Pishat gjelbroshe dhe lisat e gjatë,
Burimet me uji akull, plantazhat me ullinj,
Mbi te gjitha qëndron, Tomori ballë lartë.
Do i këndoj vargut e nuk ndal,
Statusin e bukur të poetës synoj,
Do hyjë në koshere dhe nga ajo të dal!
Çdo fjalë e germë vargu me mjaltë ta mjaltoj!

Opusi letrar i zonjës Ajasllari-Koni në të ardhmën don studim nga studiues të letërsisë. Vargjet e kësaj poeteje kaherë kanë bashkuar kufijtë natyral të Shqipërisë. Duke jetuar jashtë atdheut, e duke qenë e pranishme në orët dhe aktivitet letrare të organizuara nga komuniteti shqiptar në mërgatë, Vjollcës sikur ju dha mundësia që fjalën e vetë artistike ta dëpërtoj në familjet shqiptare dhe jo vetem shqiptare. Ajo tani gjndet e pranishme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të zi e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Vjollca me stilin, laramaninë e temave, trajtimin e tyre lehtësinë dhe ngrohtësinë e të shprehurit shpejt e bën lexusin për vete. Sa lehtësisht poeteja hynë në vërg , dhe sa lehtësisht komunikon me lexuesin permes vargut “Jam portret”

Shkruaj për jeten, dashurinë
Për vetën, për Ty.
Para jush nuk jam Poete,
Jam portret që flas me sy!

Vjollca vazhdon me ngulm në portretizimin e figurës dhe pendës së saj prej poeteje, duke ngritur artin dhe fjalën e bukur në nivelet më të larta. Poezitë e Vjollcës përveç ngrohtësisë, mal-lit, dhimbjes, dashurisë dhe lotit përcjellin porosi frymëzuese dhe kreative.(Hysen Grajçevci)


Vjollca Koni
Poezi nga Vjollca Koni

Vals i Dashurisë

Mëngjez i ftohtë Vjeshtor
Mbi oxhaqe Tymi Gri
Mjelmat të dashuruara mbi Danub 
Valsi i tyre Dashuri.

***

Më erdhe si Engëll
Kur isha në udhëkryq
Më jep jetë buzëqeshja jote
Pran teje qaj , qesh dua ti mbyll sytë.

EROS

U rrite mes shumë dashurive
Në mungesė të vendit tënd
Të urojmë edhe 100 Vjeç
Duke të thënë të kesh mirnjohje 
Për këta njerëz
Për këtë vënd
Pa harruar rrënjen nga vjen
Se malli jonë atje ka folenë.

MALLI I VJETËR

Hapa lexova të Vjetrin ditar ,
Të ngjitura disa fletët nga koha
Ca fjalë të fshira ngelur vija-pika
Por çudi mu kujtuan të gjitha
Me laps plumbi , shkruar dikur
Me mall shpirti hedhur në letër
Tani çdo gjë shkruar me taststurë
Kurrë nuk shuan mallin e vjetër.

Kujt ti drejtohem ??

Pafajësia thërret
Zemra ime rënkon
Çdo sy që ju sheh
Loti i pikon
Ëngjëj tė kësaj jete
Nuk dua tju shoh braktisur
Kujt ti drejtohem
Në ketë Çmenduri harlisur?
Zot të lutem
Bëj një mrekulli!
Me tret atë lot,nga sytë
Që mbi qerpikë rri !!!
***

Nuk fle e nuk vishem me luks
Më rëndon çdo gjë mbi trupin e njomë
Eci për të mundur urinë e etjen
Duke marrë përbuzjen e ju fal buzëqeshjen.

***

Botë je e vogël , e madhe
Kudo flitet gjuha ndryshe
Kush njeh të bukurën buzëqeshje
Loti nuk di gjuh ,qan e qesh 
në Heshtje

***

Ti ke buzëqeshje dielli
Mua më fal ngrohtësi
Sytë e tu si perlë deti
E ke emrin thjeshtësi

***

Nuk jam perëndi të rri mbi Tomorr
E tju shoh me radhë që t’më shuhet malli
Shpirtin tim të brishtë shpesh te ju dërgoj
Kudo ku ju ndodheni e matanë Oqeanit
Me shpejtësinë e resë e me trokun e një Kali
Urimin tim dërgoj te çdo zemër Shqipëtari
Se mbi çdo gjë që kemi është Shqiptaria
E kanë thënë të parët e Trojeve të MIA.


KOKTEJ

Shpeshherë pi verë, uiski, raki a birrë
Por shpirtin s’e kam dehur, jo, kurrë
Se jam zonjë grua, nuk jam burrë
Të pi, të dehem e të bëhem thumb.

Sot do çapitem fillikat nëpër qytete
Dua shpirtin ta ngroh si të futem në furrë
Të kthehem diku, të dehem, thashë me vete
Të dukem në sytë e botës si burrë.

Gotën e kristaltë belhollë e të pastër
E kapa shumë fort dhe po e shtrëngoja
M’u bë sikur dorën ta lëmoja-fërkoja
Pa ditur se një copë qelq të ftohtë po takoja.

Papritur mesholla nuk duroi më shumë
Një “krrak” u dëgjua dhe u ciflos shumëfish
Kokteji që kisha përgatitur me sqimë
U përzije me gjak dhe me lot të trishtë.

Po unë – thashë me vete, nuk bëhem dot burrë
Jo, jo disa orë, por qoftë dhe një minutë
Nuk mbaj dot në zemrën time, jo, kurrë
Shpirtra të ciflosur, të lënduar, të ngurtë.

DËGJOMA LUTJEN

Më rrëmbeve buzëqeshjen, me dhe trishtim
më bëre të vuaj për çfarë endé s’e di
më humbe mendimin në honin e mërzisë
më bëre t’ia harroj shijen dashurisë.
Ç’poshtërsi!

Përse moj Jetë kështu më gllabëron?
Më bën të vuaj, shumë pak më gëzon
Ç’të kam bërë që sillesh me mua kështu
Unë jam si të tjerët që pres shumë nga Ju.

Të dhashë gjithçka që munda dhe pata
Me shpirt e lodhur edhe netëve të gjata
Të lutem vetëm fare pak të kërkoj
Kthemë buzëqeshjen që jetën ta shijoj!

Të shijoj melodinë, të jetoj dashurinë
Të ëndërroj për Ty, për ditët që vijnë
Të kem gaz në sy, të kem hare ne zemër
T’i uroj të gjithë, secilin në emër

Të dëgjoj bilbilat me dëshirë dhe ëndje
Të pranoj trëndafilat njëlloj si çdo femër
Të kujtoj çdo gjë dhe të kem dëshirë
Të dua më fort, të bëhem më e mirë.

NË KËRKIM TË DIAMANTIT

Fustanin e kuq kishe veshur mbrëmë
Kur kalove rrugës më ndrije si hënë
Edhe unë si yll afër teje ndrija
Sa desha te puthja e me ty të rrija.

Duke pritur gjatë ndenja unë i mjeri
Me fustan të bardhë m’u shfaqe sërish
Në mes të errësirës ti u bëre dielli
I ziu si qiriri u shkriva i tëri.

Po nuk kaloi gjatë, qielli seç u nxi
Me ciklamin - fustan më dole sërish
Nuk durova dot drejt teje u sula
Të rroka për beli e në shtrat të vura.
Fillova të lozja porsi me një kukull
Në fillim të putha sykat edhe gushën

Nisa të kërkoja dy mollët e tua
Fortësi e tyre më dalldisi mua.
Si një mbret u ndjeva, thashë jam në parajsë
Trupi yt i hajthëm seç u ndez flakë
Nisa të kërkoja tëndin diamant
Papritur u zgjova: Mosss, qenkam pa fat!



''Eklips''

Përse, dita duket natë?
E nata më duket ditë
Mos më janë errur sytë
A mos vallë është eklips..

Po eklips është vertetë
Jo nga dielli jo nga hëna
Por eklipsi i shpirtit tim
Nga të thëna e të pa thëna..

Unë rrutullohem mbas teje
Të ndriçoj e prap kaloj
Të hap rrugën për të ardhur
Ti vjen- ikën, po njesoj...

Por ti duhet ta dish mirë
Se unë jam në orbitë
Sa do errësirë të hapësh
Dielli s`zihet me një eklips..

PRANVERË JE PËR MUA

Pranverë je për mua.
Një lule një buzëqeshje.
Një gjethe një fjalë e thënë.
Dielli i ngrohtë si gjiri jot
Dhe netët sinfoni me Hënë
Të bukurat ditë mëngjezesh.
Me aromë lulesh kundërmim
Mendimi për ty si uëjvarat
Që rrjedh e rrjedh pa pushim.
Pranverën e dua se mohoj.
Por me shumë te dua ty.
Ti je stina me e bukur
Je si drita që kam ne sy .
Je si flladi i ngrohtë kur fryn
Je më e e shtrenjta bukuri.
Kur të puth e të përqafoj.
je pranverë e shpirtit tim


O Bilbil i Tomorrit

Kushtuar Artistit të Popullit, këngëtarit Demir Zyko

Kur këndonte Xha Demiri
Mbeçë more shokë mbeçë
Qante foshnja në bark të nënës
E mbulonin qiellin retë

Zëri i tij brilant i rrallë
Oshëtinte mbi Tomorr
Abaz Aliu hipur mbi kalë
Duke qeshur e bekoi

O bilbil i Tomorricës
Fryma jote melodi
Mbi Kanionet e Osumit
Dhimbje ,mall e hijeshi

Xha Demir ty t'qofsha falë
Për atë ç'ka na dhurove
Zëri jot do jetojë në shekuj
Si legjendë e asaj Zone


Heshtja

Mos kujto se nuk lëndohem,
Fjalët e tua heshtë në zemër,
Paqe gjej vetem te heshtja,
E ne heshtje flas me Hënën

Mos e shko më në mendje,
Heshtjen tē ma prishësh kot,
Do çapitem udhës vetem,
Tok me të do kuvendoj!

Udhës kokëulur nuk do shkoj,
Që ty në sy mos të shikoj,
Pafajsinë se bartë në barrë,
Ështe i rëndë ogur i saj.


Ikja mbjell lot

Askujt s'i përket e ardhmëja!
Vetë jeta është stafetë!?
Të tjera vijnë dhe ikin,
Jetë! Nganjëherë je e pa drejtë!

Nata afrohet e pa diktuar,
Dita largohet pa thënë gjë,
Të tjerët vijnë dhe ne ikim,
Ashtu pa zhurmëshëm, krejt pa zë!

Pas çdo ikje ngelet një emër
Koha e tretë dalëngadalë,
Po rrënja mbetet thellë në zemër!
Për të shpërthyer në lot e mall!


Do të vij patjetër

E përhumbur dhe e mpirë
Si plisi i thatë në arë,
Zemra rreh e s’e marr vesh,
Ç’është kjo gjendje jo e mbarë!?

Po kjo dhimbje, ç'të jetë, vallë?
Zemra regëtin, gati sa s’ndal.
Kudo që shkoj, sheh syri gri,
Ç’u bë gjelbërimi? Ma thuaj ti!

Nuk e doja kurrë largimin,
Nga ku linda dhe nga prindi,
Ku lulet i bëja kurorë,
Ku trëndafili kish aromë.

Ku dimrit ngrohesha me dru lisi,
E verës freskohesha në Popçe,
Ku vjeshtës vilja ftonj, rrush e arrë,
O Greva ime, vend i bekuar!

Eh, shpirt me brenga, shpirt me hall’,
Jetoj shumë larg, kështu qe ky fat,
Do të vij, moj Grevë, madje me vrap,
Në tjetrën jetë në mos e gjallë!


Largësia, ai dhe unë

Largësi, moj shuuumë e largëta, largësi
Largësi që vetëm shpresa të afron,
Luaj, moj luajç menç! Luaj me lotët e mi,
Luaj se të ka ardhur dita të më kesh në dorë.

Po ta dish se:

Do të behem rreze dielli që ta ngroh,
Do të bëhem jugë, t’i shkoj pranë,
Do të futem mes gonxhes së kaçes,
Do të shkrihem me vesën si në maj.

E t’i futem si ajër i freskët pishash në mushkëri,
E të luaj si shqerëz e në gjoks të më mbajë,
E si nuse me vello t’i shtirem natën në ëndërr,
E mëngjesin tjetër të më zgjojë me puthje - afsh.


Një varg për ty poet

I trisht më vjen vargu kur shkruaj për ty!
Më djeg loti, dhimbje kam n'zemër,
Nga Tomorri një shkëndijë,
Vjen e ndalet mbi tëndin emër.

Përulem para portretit të Mozartit,
Ç'do kaçurrel nxjerrë një melodi,
Kur gjëndem para portretit tënd-Poet,
Ç'do fije floku frymon me të bukurën poezi!

Jam e vogël para teje!?
Një pikë loti në oqean!
Trembem nga madhështi e jotja,
Po fjalët që nxjerr, nga zemra i kam,

Në luadhin e shpirtit tëndë,
Ke mbjellur me mijëra ulli!
Nese s'arrij të hedhë dot shtat,
Shkurre a dafinë pranë teje do të rri.

O Zot, sa shumë dhimbje e lot ka pirë kjo tokë


fatime 1


Poezi nga Fatime Kulli



Baladë nënës sime

Era e tërbuar e shekujve
U përplas ndër gjokse engjujsh të pafaj
koha u trullos dhe u bë qameti
nëna ime ballërrudhur e shpirtplasur,
këndon:
“Janinës ç’i panë sitëeee, Jaaaninoooo
Ish e prëmte ajo ditëeee, Jaaaaajaninooo”
Oh, nënë, ç’është ky zë si në legjendë
Që drithëron dhe eshtrat e të parëve në çdo qelizë
Ah moj bije e nënës, e njoh mirë këtë gjëmë
ish shtrëngatë e stuhi, në atë kohë
yjet ranë nga qielli të përgjakur, një e nga një
Kafka e hënës ra në prehrin e tokës amë
barërat u helmuan, livadhet u gjakosën anë e kënd…
Mos nënë, mos më thuaj gjak, gjak…ohhhhhhhh
Po bijë, sa gjak është derdhur në tokën Arbënore
Toka e përgjakur nga kufomat më rrinë ende në sy…
Shkëmbinjtë shekullore u copëtuan nga dhimbja
ia ndërruan format, ngjyrat, emërtimet…
Eh, s’munda të ngjyej as hijen e gishtit,
të shkruaj emrin mbi një varr,
në oxhakun ku kam qarë për herë të parë…
O Zot, sa shumë dhimbje e lot ka pirë kjo tokë
dielli po më rrezohet para këmbëve të mia
Në qerpikë më ka ngrirë kripa e lotit…
Ku rënkon e thinjur në vetull, Çamëria…
Janinës ç’i panë sitëeeee, Jaaaa janinoooooooo…
Të lutem nënë, mos këndo më, se më lëndon
Po moj bijë, do këndoj, sa të plas, se kështu është historia




Lule nën gur

Lulet e erës nën gurët e shpirtit
Si valë të butëza më përkëdhelin damarët
Përmbytem në detin e ëndërrt
Rizgjim i diellit të vonuar
Shkëlqim i heshtjes së vdekur.
Ëndrra çel hormone të reja…




Tingull zjarr-pritës…

Lëshoje tingullin
E ëndrrës shpëtimtare,
Në kryqëzim sirenash
Të çlirosh ankthin
E zërit zjarr-pritës.



…adoleshente

Dëgjoj zërin tim
përmbi rërën e ëndrrës,
buzë frymëzimit
ndjej njelmësinë
e ringjalljes sime
adoleshente…




Testamenti i pritjes…

Re të zeza në hapësirë
puthin valët e trishtuara
të detit.
Ëndrra, buzë-bregut, këputur
Nënshkruan testamentin
e pritjes…




Dëshirës që lëngon…

O qenie e fshehur
Brenda dëshirës që lëngon…
Më jep pak jetë tingullore
Nga shpirti yt i butë,
i butë burrëror…




Nën gjuhë të pasionit…

Shkëmbi u lëkund
Nën gjuhë të pasionit…
Shtrëngata u fsheh
Nga frikë e saj.




Do të laj ëndrrën hyjnore

Më prit natë e bardhë
Po vij në duart e tua
më prangos pa mëshirë!
Ndjehem e shqetësuar
Do të laj ëndrrën hyjnore
Me duart e engjëllit të paprekur.



ëndërr çalë….

Rilexoj SMS e tua
Mendim i bardhë
Ndjehem e mbrojtur nën çati
të hënës së vrarë
shkel mbi emrin
e shkruar në rërë…
padrejtësisht, ujët e detit fshinë
gjurmët, ëndërr çalë….




Muzgu dëshmitar…

Më the:
Mos ma shkruaj në rërë
Emrin tim, se ma merr deti…
Por unë
pyes muzgun dëshmitar,
emrin tënd
do ta balsamos
në rërën e shpirtit tim




…pres sytë e shuar

Kam uri
për flladin burrëror
brenda frymës së lterit…
Pres perëndimin
e syve të shuar….




Veç unë…

Do të doja të të lëndoja
Që të trishtohem shumë
Të të kërkoj në qiell të pambarim
Të vdekur të më puthje
Brenda teje të jetoja veç unë…




Në varr të ëndrrës…

Shpirti im ka pësuar
vdekje klinike.
Zëri gjëmimtar
i zemrës mëkatare
në varr të ëndrrës
ka heshtur, i gjallë.





Do rrëzuar shkëmbi…

U mbyta me të puthura
platonike,
lëkurë tharë
u bëra shkëmb
pa ajër, pa dritë,
pa frymë, pa jetë.
Do rrëzuar shkëmbi…




Këpucët e diellit

Hëna e shqeu
lëkurën e yjeve.
Unë i grisa
këpucët e diellit.




Ndër gishtërinjtë e gjilpërës

Engjëll shkatërrimtar
i shpirtit tim.
Dua të tretem nën rigat
e shiut dhe të ndjej drithërimat
e frymëmarrjes tënde,
Si lule e pafishkur nën gur…

Dua të jem gjilpërë
në dritëzën e fundit të pusit
të të shoh kur dridhesh
ndër gishtërinjtë e gjilpërës,
për të shpikur ëndrrën.




Kambana e qelqtë

Flladi yt ndonjëherë si errësira
Brenda të fuqishmes stuhi
Të pashterur nga gjoksi yt
Në krahëzën e muzgut
Që valëviten nën shkëmbinjtë e valëve,
Të skeleteve të puthjeve mizore
Si drurët e ngrëna nga mizat e dheut,
Unë puth flladin e egër
Në dorën e kambanës së qelqtë.

Eruditizmi poetik i shkodranës Farida Ramadani Zmijani



Farida Ramadani (Zmijani) ka lindur dhe banon në Shkodër. Është diplomuar për mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Po ashtu është diplomuar edhe si “Ndërmjetëse dhe Parandaluese e Problemeve Sociale” nga Regione Emilia Romania. Ka punuar pranë Gjykatës së rrethit Shkodër, si ekspertë- psikologe për fëmijë ku ka marrë pjese në mbi 150 gjyqe.

Në moshe te re prej disa vitesh ka qenë basketbolliste ne ekipin e parë të Vllaznisë së Shkodrës. Ka shkruar një seri artikujsh me tematika të ndryshme në gazeta e revista lokale dhe ndërkombetare. Eshtë vleresuar me çmime të ndryshme për krijimtari në Shqipëri dhe jashtë vendit. Shkrimet e saja kanë qenë pjesë përbërëse në botimet e disa autorëve të tjerë jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë. Ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes”.

Farida Ramadani (Zmijani)ka gadi për botim për qytetin e saj një enciklopedi poetike "Shkodra në 12 yje" dhe një cikël poetik me poezi të nxënësve "Shkodra edukon kulturë,ngujon gjakmarrjen"

Është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe e Shoqates së Shkrimtarëve Shkodër
Jeton në Shkodër.


Botimet:

“Shumë mirënjohje, faleminderit Itali”- shqip & italisht
“Dhimbje nga prindërit e mi”
“Pikturoj në qiell”- me 100 poezi shqip & anglisht


Poezi nga Farida Ramadani (Zmijani)

EMRI YT

Sa herë dëshiroj të shkruaj një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Sepse çdo fjalë fillon nga Ti.

Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.

Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës, dhe duke i bërtitur!

E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur, sistemohen!

Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkojnë me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!



SHKRUAJME ME NDJENJA

Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.

Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...



PËRSËRI KTHEHEM

Përse, kur më prek,
zemra “thumbon” fort?
Ashtu rënë në naivitet,
s’normalizohet dot ?

Lëshuar, si një vegim,
në robim për një çast,
Ndjek emocionin tim,
në të gjithë trupin “plas”.

Si një ndjenjë e ngrirë,
si një lojë e vështirë,
Asqë e përfill ndryshimin,
refuzon kalkulimin...

Merre shpirtin tim,
vishe...
E ndiej thellë në deje...
Por, e di, s’të bën dot...
Do të hidhet në sulm
zhgënjimi,
S’qenka numri yt!...

Lodhesh në kotësi...
Ah, sa keq ndihet,
kjo fjalëzë “Lumturi”,
Përmblidhet në pak fjalë
dhe kur s’ndihet mirë,
Për pak, fare pak rri...



MË KE LAKMI

Kur flas,
Ti je aty.
Kur lexoj,
përbri të kam.
Kur nis këngën ,
këndojmë të dy.
Kur bëlbëzoj,
duke bëlbëzuar
dhe Ti “rri”...
Po kur bërtas,
përse bërtet dhe Ti?!
E kuptoj,
më ke lakmi.
Të padit,
ndriçimi në sy.



ZËRI YT

Si nga një orkestër fantastike,
tingujt tuaj vijnë,
shtyjnë njëri – tjetrin...
arrijnë shpejtësinë ...,
Vërshojnë me ton të lartë
tek unë, në çdo qelizë,
sa maja e maleve të shpirtit,
ngelen në çudirë...

Herë i ndjej lehtë,
nën lëkurë më prekin totalisht.
Tashmë e mësuar
në këtë rrekëtim ...

Eh, kështu më ke formuar!
Simfoni plot melankoli...
Ndjenjë e dashuruar....
Spirancë e ankoruar
në shpirtin tim.

Vargje melodish derdhur...
Lloj, lloj ndjenjash përdredhur,
Vallëzojnë me violinë,
ashtu të freskëta rrinë ....



LEGJENDA E REVE

Vështrova qiellin,
veçova retë,
Si ngjasonin:
ngjeshur fletë – fletë...
Përqëndrova sytë
atje lart, lart,
Aty ku ndjenjëhapur
më latë...

Shikoja Universin
e pafund,
sy mekur...,
sikundër në “gjumë”.
Eh, reja më dukej
aq origjinale,
Panoramë e “trishtë”
në detaje!...

Vështroj,
një karrocë me dre.
Një vashë,
po e nget nxitimas.
Asqë mendon
t’i vëjë fre.
Figuracioni i reve
prin buçimas...

Mendja e saj
vazhdoi të soditë,
por asgjë,
s’po kishte kuptim,
s´donte ,
aspak të priste:
Përqafimin
me lumturinë!

S’e ndieu
Dëshpërimin.
Papritur,
karrocën ndali,
zbriti, si shtojzovalle,
zbriti,
me tonin e zbritjes:
hopa, hopa...
Rimblodhi retë
ngadalë, e lehtë - lehtë...

Magjepsur
prej bukurisë,
retë u aktivizuan
vezulluese,
nisën të gjitha
menjëherë,
në rol të damës,
në pistën vallëzuese ...

Ashtu të lehta
çliruar nga emocioni
s’lanë asnjë re,
jashtë pistës,
Shoqëruan
vashën e bukur
të pikëtakonte,
djalin e dritës ...

Duartrokitën retë,
tërë dashuri.
Me kënaqësi
shijuan skenën.
Para syve,
u shfaq një çudi .
Për një moment
heshtën....
në bëlbëzim ...

Ylberët lëshuan
tërësisht ngjyrat,
t’ju ndriçonin
“princeshave”
gjithë fytyrat ,
U shndërruan
në të bukura...

Rifilluan
me figura të reja...
Thurja e tyre
më me ëndërr,
më me finesë,
Dashuria
shpaloste sekuencat ,
si legjendë,
mbetur,
si një film i pambaruar
në të shfaqur,
plot fantazi në qiell...



ME QIELLIN KATËR

Nga larg
dëgjova zërin tënd,
kur një pupël
po vështroja ...
Fillova të fryj,
për ta mbajtur lart.
Sa më shikove,
erdhe me vrap...

Frymëruam së bashku të dy,
buzëqeshëm,
deri në marrëzi.
Ajo valëvitej,
lodronte me ne...
Përcillnim frymën, pa fre,
Kështu u bëmë tre!...

Qielli u mahnit,
me marrëzinë tonë,
Të katërt në melankoli,
qëndruam deri vonë.



KTHEJ MOMENTIN E HUMBUR

Buzët e lodhura lëndojnë,
Duan të fshijnë me gomë,
në gjumë dhe në meditim,
fjalën: “Shpirti im”...

Ndjenjat e bukura,
me të shëmtuarat,
përsëri rrinë bashkë,
herë futen brenda,
herë rrinë jashtë...

Ashtu..., e shpirti të fal.
A thua s´kupton?
Siç duket ke diçka,
që te ti ”rrezaton”.

Shijon buzëqeshjen,
Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,
Të pashkruara në qiell,
si një tekst i pakryer.

Retë s’zunë vend,
me ritëm shkriftohen,
grinden,
përsëri ribashkohen...
Tashmë me gjithë mend,
të më lësh përsëri,
mua fare pa mend...

Nxitimthi marr guxim,
të jem përsëri e lumtur,
Ta kthej në magjik,
momentin e humbur.



TË KËRKOJ

Nuk dua lumturia,
të jetë ai çast,
i zgjatur aq pak...
Kërkoj, edhe nëse humbas,
në frymën tënde të trokas,
të më shohësh drejt sytë,
të më thuash i çlirët:
“Jam miku yt!”

Kështu do ndryshojë “harta” e besimeve në vitin 2050

Ndryshon gjeografia e feve në botë. Duke nisur që sot e deri në vitin 2050 popullsia e Planetit do të jetë 9 miliard e 300 mijë vetë, me shtesë prej 35%, e nëse numri i të krishterëve do të rritet me të njëjtën mesatare, ai i myslimanëve do të rritet gati dyfish, duke e kaluar 73%. Të dhënat janë të Pew Research Center, në Raportin “Ardhmëria e feve”, bazuar mbi numrin e lindjeve e të vdekjeve, por edhe të flukseve të emigrantëve e të konvertimeve.


Një fotografi e panjohur e pranive fetare, në lëvizje, por edhe me mundësinë e ndonjë gabimi në llogaritje.




Nëse sot të krishterët janë 2,1 miliard, pas 35 vjetësh do të jenë 2,9 miliard, 31 % e popullsisë botërore, ndërsa myslimanët, falë përqindjeve shumë të larta të lindjeve, do të kalojnë nga 1,6, në 2,7 miliard, ose ndërmjet 23-29%.


Aya Sofia (gr. Ἁγία Σοφία; Dituria e Shenjtë, tr. Ajasofja) apo bazilika e Shën Sofisë në fillim ishte kishë, me pushtimin e Konstantinopojës ngaosmanët u kthye në xhami
Xhamia
Xhamia është objekt kulti i myslimanëve ku ata i bëjnë lutjet dhe tubimet fetare. Xhami quhet faltorja, ku besimtari mysliman kryen faljen e tij ndaj Zotit. Fjala Xhami, rrjedh nga gjuha arabe dhe do të thotë vend grumbullimi, tubimi.
 dhe sot është muze i qytetit turk të Stambollit. Aya Sofia u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore ePerandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë.

Aya Sofia është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e Rilindjes evropiane).


Në rritje edhe numri i hinduistëve, nga 1 në 1,4 miliard (34%) dhe i hebrenjve, nga 14 në 16,1 milion(18%) e kështu edhe fetë e tjera, me përjashtim të budizmit, pa harruar se shumë nga kishat në Kinë veprojnë në klandestinitet.




Në rënie, numri i ateistëve dhe i agnostikëve, nga 16%, në 13%, sepse çiftet jo besimtare kanë mesatarisht 1,7 fëmijë, në krahasim me 2,6 të çifteve besimtare. Myslimanët mbetën 10% në Kontinentin e vjetër i cili, megjithatë, do ta humbasë përparësinë numerike të të krishterëve në botë, duke kaluar nga 26, në 16%, në krahasim me Afrikën, që do të ngjitet me 10 pika në listë, nga 19, në 29%. Në rënie të lehtë, Amerika Latine, nga 24 në 22 %; në ngritje, ndonëse të paktë, edhe Azia, nga 17 në 20%. Sot vetëm Gjermania është i vetmi vend evropian – në vendin e nëntë, ndërmjet atyre, që kanë më shumë të krishterë, pas SHBA-ve, Brazilit, Meksikës, Rusisë, Filipinenve, Nigerisë, Kinës – që në vitin 2050 do të ketë 100 milionë të krishterë: dyfish, në krahasim me Italinë e Kongon. Do të hyjnë në listë edhe Tanzania, Etiopia e Uganda, ndërsa SHBA-të do të konfirmohen si kombi i krishterë më i populluar.

Dorëshkrimet e Alepos shpëtuar nga shkatërrimi i Isis ekspozohen në Jeruzalem











Biblioteka e Rojes së Tokës Shenjte ka organizuar, pranë hollit të Kuvendit ‘Shëlbuesit’ në Jeruzalem, ekspoziten me titull “Ex libris Conventus Aleppi – Libra dhe dorëshkrime të Bibliotekës fraçeskane të Alepos”. Dymbëdhjet dorëshkrimet të paraqitura në ekspozitë, pothuaj të gjitha datojnë në shekullin XV, vijnë nga Alepo në mënyrë që të ruhen nga shkatërrimi që po ndodhë në ato troje.



Fra Lionel Goh ofm, Drejtor i Bibliotekës, deklaron për ‘Christian Media Center‘: «Situata aktuale në Alepo, Siri, po përkeqësohet dita-ditës. I vetëshpalluri Shtet Islamik po shkatërron libra, vepra arti, e çdo gjë që nuk ka lidhje me të kaluaren e tyre dhe që nuk përputhet me vizionin e tyre. Me këtë ekspozitë të dorëshkrimeve, të cilat kemi arritë ti shpëtojmë, duam të tregojmë rëndësinë e ruajtjes së pasurisë kulturore, si një element thelbësorë i bashkëjetesës».
Kjo iniciativë e spostimit të një pjesë të dorëshkrimeve, afërsisht 20 të tilla, në kuvendin françeskan të ‘Shëlbuesit’ në Jeruzalem, ishte e menduar nga i ndjerifr. Michele Piccirillo, ofm. 
«Akoma shumë libra kanë mbetur në Kuvendet françeskane në Siri, por sot është shumë e ngatërruar për të organizuar lëvizjen e tyre», nënvizon fra Lionel. Françeskanët minor janë të pranishëm në Siri që nga shekulli XIII.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...