Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai) u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971. 1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.
KRIJIMTARIA
Botimet e para – rreth viteve ‘6o. Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003). Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006). Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006). Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008) Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.
Libra të botuar:
-“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)
- Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)
-“Të jesh grua”(1990)
-“Do të jetoj”( Rozafa-1996)
-“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)
-“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)
-“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)
-“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)
-“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002
-“Lirika” (Medaur-2003)
-“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)
-“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)
- “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)
-Çmimet:
-Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
-Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988)
-Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001
-Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë.
-Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005)
-Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005.
-Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA
-Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”.
(Floripress/Flori Bruqi)
*************
Nga Sadik ELSHANI/
“Pa kur fshihem te Poetet/
Jam te Zoti/
Me Profetet”/-(Iliriana Sulkuqi, Kredo poetike)/

Iliriana Sulkuqi e ndien veten shume mire, te qete ne gjirin e poezise, ne shoqerine me vargjet, rimat e strofat, figuracionin e pasur lenda dhe veglat me te cilen thuret poezia e mirefillte, poezia e vertete. Poezia e saj eshte plot frymezim, mjaft dinamike dhe e rrjedhshme shprehet che shijohet me nje fryme, te ngjalle ndjenjat e dashurise per te bukuren ne jete, per poetiken e jetes.

Rrjedh me ndjenja te thella e te ciltera nga nje shpirt i paster, nga nje zemer e gjere, nga nje dashuri e pakufijshme per te bukuren, per cdo miresi njerezore. Ne poezine e Iliriana Sulkuqit nuk ka fjale te teperta, ajo eshte e sakte si notat ne kompozimet muzikore te Mocartit dhe gjithmone e shpreh poetiken e castit, poetiken e jetes. Ajo me shkathtesi, me mjeshteri te rralle e kap ate castin e caktuar, castin e duhur, ate cast qe nxit dhe prek, ngacemon imagjinaten e lexuesit, madje e merr ne krah dhe e shpie lexuesin ne labirinthet magjike te poezise. Eshte kjo poezi qe te perkujton dhe te sjell perpara syve pikturat magjepse te impresionisteve, te cilet me ore, apo dite te tera prisnin me durim per ta kapur ne pelhurat e tyre ato caste mbreselenese e te paperseritshme, ate tonin, nuancat e caktuara te ndricimit te diellit, ato pejsazhe qe nuk mund te pershkruhen me fjale.
Vargjet e Ilirianes, vargje qe rrezatojne dashuri, e kane ate ndjeshmerine, intimitetin e poezise se Eseninit, ngrohtesine e poezise se Dritero Agollit dhe magjiken e poezise se Zhak Preverit. Por ajo eshte krejt origjinale ne tematike, frymezim, figuracion dhe tekniken shprehese. Esenini shqiptar eshte nje femer, dhe pa dyshim, ajo eshte poetesha Iliriana Sulkuqi. Ndersa devolliu i pagjume duhet ta beje nje sy gjume pak si i qete, se te Iliriana Sulkuqi, poezia e tij ka nje trashegimtare te denje e besnike.
Ata qe njohin personalisht Ilirianen dhe e njohin mire poezine e saj, menjehere e verejne se ajo eshte e njejta, ne vargje dhe ne jete. Gjitmone e dashur, miqesore, e perzemert, e ngazellyer, e cilter qe rrezaton vlera te larta njerezore. Nga nje zemer e paster, nga nje shpirt fisnik rrjedh edhe poezia e bukur. Nje fjale qe me shpesh e degjon nga goja e Ilirianes eshte: dashuri. I deshirojme Ilirianes qe ta na dhuroje edhe shume e shume caste te hareshme poetike!
Filadelfia, tetor, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro amerikane.
****************
No comments:
Post a Comment