Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/20

32 artistët më të famshëm shqiptarë, në botë

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri dhe Kosovë . Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë globin.

 Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë. 

1.Bekim Fehmiu, aktor

 Bekim Fehmiu (lini në Sarajevë, më 01 Qershor 1936 - vdiç në Beograd, më 15 Qershor 2010) ka qenë një aktor shqiptar nga Kosova i kinematografisë dhe teatrit jugosllavë. Është aktori i parë nga Europa Lindore që luajti një rol në një film hollivudian përgjatë Luftës së Ftohtë. Më 2001 botoi në Beograd autobiografinë e vet me titull " "Blistavo i strasno, më 2001, që e kishte shkruar që para 1985. Memuaret u përkthyen dhe u botuan në gjuhën shqipe më 2011 me titullin "E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme", përkthyer nga Xhelal Fejza. Më 2016 u botua varianti tjetër me titull "Shkëlqim dhe tmerr", përkthyer nga Shkëlzen Maliqi. Bekimi lindi në Sarajevë, në gjirin e një familjeje gjakovare, i biri i hoxhë Ibrahim Fehmiut dhe Hedijes, pasi i ati ishte internuar në kryeqendrën boshnjake nga autoritetet mbretërore jugosllave. Më 1939 familja u zhvendos në Shkodër, ku kaluan tre vite dhe pas bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë e pushtuar nga Italia, u vendosën në Prizren.Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. 
U martua me aktorën serbe Branka Petriq dhe kishin dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen" - shprehej Bekimi. Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje. Ministri i brendshëm i Serbisë Ivica Dačić tha se aktori u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar. Aktrimi Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllavë të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës në Prishtinë. Filmografia Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond Gengis Khan (1992) Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2 Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph Poslednja prica (1987) (Film televiziv) Crveni i crni (1985) si Da Giozo Sarâb (1982) si Vlsdar Voce, La (1982) Siroko je lisce (1981) Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil Disposta a tutto (1977) Salon Kitty (1976) si Hans Reiter Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim Pavle Pavlovic (1975) Kosava (1974) si Adam Milovanovic Deps (1974) si Deps Gioco della verità, Il (1974) Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi Ultima neve di primavera, L' (1973) si Roberto Libera, amore mio... (1973) si Sandro Poggi Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv) The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb Klopka za generala (1971) si Doktor The Adventurers (1970) si Dax Xenos "Odissea, L'" (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus Prljave ruke (1968) (Film televiziv) Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo Skupljaci perja (1967) si Bora Protest (1967) si Ivo Bajsic Tople godine (1966) Vreme ljubavi (1966) si Milija Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966) Roj (1966) si Halil Beu Devojka (1965) Klakson (1965) Ko puca otvorice mu se (1965) Neprijatelj (1965) Pod isto nebo (1964) Sasa (1962) si Maric Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash etj. 

2. Robert De Niro, aktor 

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptari, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. 

Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, “Sanremo”, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”, se origjinën e ka të përzier mes Siçilisë dhe Shqipëri. De Niro, që pa hamendje mund të thuash se është aktori më i mirë në botë, edhe në faqen zyrtare të “Wikipedias” në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar. 

3. Ana Oxa – këngëtare, Itali 

Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja. Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana (Ana) Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare, (Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987.

 Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999. Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. 

Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë. Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t. Pjesëmarrjet në San Remo Në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë. Këngët e saj pjesëmarrëse : 1978, Un'emozione da poco - vendi i parë në seksionin "giovani", vendi e dytë në seksionin "big" 1982, Io no 1984, Non scendo 1985, A lei 1986, È tutto un attimo 1988, Quando nasce un amore 1989, Ti lascerò - vendi i parë (duet me Fausto Leali) 1990, Donna con te 1997, Storie - vendi i dytë 1999, Senza pietà - vendi i parë 2001, L'eterno movimento 2003, Cambierò 2006, Processo a me stessa Këngë tjera po ashtu të suksesshme 1978 Fatelo con me 1979 Pagliaccio azzurro 1980 Controllo totale 1982 Fammi ridere un po' 1983 Senza di me 1984 Eclissi totale 1985 Parlami 1988 Tu non ridi più 1989 Avrei voluto - duet me Fausto Leali 1989 Tutti i brividi del mondo 1992 Mezzo angolo di cielo 1996 Spot 1999 Come dirsi ciao 1999 Camminando camminando - duet me Chayanne 2001 Io sarò con te Diskografia Oxanna (1978) Anna Oxa (1979) Q-Disc (1980) Per sognare, per cantare, per ballare (1983) La mia corsa (1984) Oxa (1985) È tutto un attimo (1986) Pensami per te (1988) Fantastica (1988) Tutti i brividi del mondo (1989) Oxa live con i New Trolls (1990) Di questa vita (1992) Cantautori (1993) Do di petto (1993) Oxa cantautori (1994) Anna non si lascia (1996) Storie, i miei grandi successi (1997) Senza pietà (1999) L'eterno movimento (2001) Collezione (2001) Ho un sogno (2003) Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.

 4. Angjelin Prelocaj Balet-maestro i Parisit

 Angjelin Prelocaj, është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.

5. Eliza Dushku – aktore, SHBA Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare. 

6 Agim Kaba – aktor, SHBA

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.

 7. Stan Dragoti – regjisor, SHBA 

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri, prejardhjen e tij shqiptare. 

8. Emina Cunmulaj – modele, SHBA 

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA. 

9. James Biberi – aktor, SHBA Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë. 

10. Kristine Elezaj – këngëtare

E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA.

 Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”. 
11.Laureta Meci – aktore, SHBA 

Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.

 12. Ilir Shaqiri – balerin, Itali 

Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”. 
13. Kledi Kadiu – balerin, Itali

Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”. 

14. Leon Cino – balerin, Itali 

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali. 

15. Klajdi Selimi – balerin, Itali 

Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.
 16. Donald Llambro – gazetar 

Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën “The Washinton Times”. 
Ai është lindur më 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe ka një djalë.
 Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush. 
17.Tedi Papavrami – violinist, Francë 

I lindur në Tiranë, ai studioi në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës. 

18. Saimir Pirgu – tenor 
Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali

. 19.Fadil Berisha-fotograf 

Cilësohet si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj. 21.Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown) Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.

 20 Liria Begeja – regjisore, Francë 

Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare. 

21.Elsa Lila – këngëtare, Itali Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e “Sanremos”. 

22. Nik Xhelilaj, aktor

I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit. 

23.Miriam Cani – këngëtare, Gjermani

Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.

 24. Ambeta Toromani – balerinë, Itali Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali. 
25.Oni Pustina – model, Itali 

I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”. 

26. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA. 

27. Aris Golemi – balet maestro, koreograf 

I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.

 28. Eda Zari – këngëtare, Gjermani Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.

29.. Aleksandër Moisiu – aktor Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard, ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Re”.




30.Erika Granit Bruçi-aktore , ingjinjere e diplomuar e kompjuterëve dhe gjuhtare e njohur si dhe  aktore më famë botërore .Është  më origjinë shqiptare.Nga prindër  Kosovar(babai -Graniti, dhe mamaja Blerta janë mjekë specialist të stomatologjisë.Erika ka lindur në Vankuver(2000) të Kandasë, ka kryer Univerzitetin per gjuhë dhe kompjutera në Universitetin British Columbia në Vankuver.
Është edhe aktore profesioniste në Vankuver.

Nga faqja zyrtare e aktorës : 
Ka lozur  në disa filma botëror në ekranin e madh si fjal vjen:“Psycho intern”(2021) . "Hope for Now" (2018) 
TheMedianhttps://www.imdb.com/title/tt21663074/?ref_=nm_knf_c_1, 

Faqja zyrtare : https://www.imdb.com/name/nm10056634/bio/?ref_=nm_ov_bio_sm, Girl in room13:

https://www.imdb.com/title/tt21663074/?ref_=nm_knf_c_1
https://www.imdb.com/title/tt15690058/?ref_=nm_knf_t_4

Erika Bruci is an actress known for Girl in Room 13 (2022), Psycho Intern (2021), Hope for Now (2018), and The Median. She was born on June 18, 2000, in Vancouver, BC. Aside from film & performing arts, Erika is also an undergraduate linguistics student at the University of British Columbia, specializing in computational linguistics. She is fluent in English and Albanian.

 31. Laura Mersini Houghton, shkencëtare Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.
 32. Andamion Murataj – kineast
Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjetëve të fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC).
 Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare .etj.

2024/01/19

Tokio- Misioni “Slim” i Agjensisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë

 

Lajmi i fundit nga NASA 





Nga Flori Bruqi


Tokio- Misioni “Slim” i Agjensisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm, duke e bërë Japoninë kombin e 5-të në këtë arritje, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Landeri i nisur në 7 shtator 2023 nga Toka, preku sipërfaqen e Hënës në orën 16:22 të 19 janarit 2024, në anën e fshehtë të saj.





“Slim” ka zgjedhur si objektiv eksplorimi kraterin Shioli, që ndodhet në rajonin e quajtur Oceanum Procellarum, ku hipotezohet se manteli hënor është i ekspozuar në sipërfaqe. Mundësia e studimit të shkëmbinjëve dhe përbërjes së tyre në këtë zonë, mund të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë edhe origjinën e Tokës dhe Satelitit të saj, thuhet në media.

Në mision, janë dy Rover që do analizojnë terrenin, ku i pari ka instrumente shkencore për matjen e temperaturës dhe radiacioneve, ndërsa tjetri është i pajisur me videokamerë.

Landeri nisi manovrat e uljes në oren 16:00 nga një lartësi prej 15 km nga sipërfaqja, duke kompletuar uljen me precision të lartë në 22 minuta, pasi shënjestrimi ishte në një zonë prej 100 m, ndryshe nga uljet e mëparshme që parashikonin disa km.

Ndërkohë agjensia e famshme amerikane e hapësirës, NASA, ka dështuar disa herë të ulet në Hënë. Indianët dhe Japonezët tashmë e kanë prekur satelitin.

Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë



Misioni “Slim” i Agjencisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm, duke e bërë Japoninë kombin e pestë në këtë arritje, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Landeri i nisur në 7 shtator 2023 nga Toka, preku sipërfaqen e Hënës në orën 16:22 të 19 janarit 2024, në anën e fshehtë të saj.




“Slim” ka zgjedhur si objektiv eksplorimi kraterin Shioli, që ndodhet në rajonin e quajtur Oceanum Procellarum, ku hipotezohet se manteli hënor është i ekspozuar në sipërfaqe. Mundësia e studimit të shkëmbinjve dhe përbërjes së tyre në këtë zonë, mund të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë edhe origjinën e Tokës dhe Satelitit të saj.

Historike: Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë

HUMË

Në mision, janë dy Rover që do analizojnë terrenin, ku i pari ka instrumente shkencore për matjen e temperaturës dhe radiacioneve, ndërsa tjetri është i pajisur me videokamerë.

Landeri nisi manovrat e uljes në orën 16:00 nga një lartësi prej 15 km nga sipërfaqja, duke kompletuar uljen me precision të lartë në 22 minuta, pasi shënjestrimi ishte në një zonë prej 100 m, ndryshe nga uljet e mëparshme që parashikonin disa km.

Misioni kishte për qëllim të testonte një teknologji "precize" për mjetet e uljes dhe t'i jepte një shtysë të re programit hapësinor të Japonisë, i cili është përballur me shumë probleme vitet e fundit.

“SLIM punon vetëm me baterinë e vet dhe ne po i japim përparësi transferimit të të dhënave të tij në Tokë”, tha Hitoshi Kuninaka, kreu i JAXA, në një konferencë për shtyp.

Kjo anije, e mbiquajtur "snajperi hënor", u përpoq të ulej brenda 100 metrave nga objektivi i saj, në vend të shumë kilometrave si anijet e tjera kozmike konvencionale. JAXA thotë se kjo teknologji do të jetë një mjet shumë i fuqishëm për eksplorimin e ardhshëm të poleve të Hënës, ku mund të ekzistojnë oksigjen dhe ujë. Megjithatë, do të duhet rreth një muaj për të verifikuar nëse SLIM i ka arritur qëllimet e veta.

JAXA kërkon të luajë një rol më të madh në hapësirë, në bashkëpunim me SHBA-në dhe të mposht konkurrencën e Kinës. Ndër të tjera, ajo planifikon të dërgojë një astronaut në Hënë si pjesë e programit Artemis të NASA-s në vitet e ardhshme.

Deri më sot, vetëm katër vende, ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kina dhe India kishin arritur të ulin me sukses një anije kozmike në Hënë.

Gruaja më e bukur në botë është shqiptare!

 


   
04.10.2019 - 14:13

       Panteoni i bukurisë femërore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre. Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si: Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj.. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, vajzë modelesh, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë. Emri i saj është Faëzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin.

Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39. Para se të flasim për Fevzien, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare, siç shkruan Telegrafi.

 

 

 

 

Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë, i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napoleon Buonopartit. Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një ushtrie turke të udhëhequr nga një bërthamë ushtarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me luftë e me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.

Dinastia

Sundimi i Mehmet Ali Shqiptarit në Egjipt pasqyrohet me hollësi sipas dokumenteve të shumta të lëna nga personalitete të ndryshme botërore të asaj kohe. Por merita me madhe për trashëgimin e emrit shqiptar është e vetë Mehmet Aliut, i cili nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes dhe që shpesh thoshte me mburrje se ishte një shqiptar e bir shqiptari e që mundohej të bëhej një egjiptian (arab) i mirë. Ai filloi të mësojë turqisht dhe arabisht në moshën 45 vjeçe, po në këtë moshë filloi të mësojë edhe të shkruante për herë të parë në jetën e tij, pasi shqipja nuk ishte gjuhë e shkruar. Duhet përmendur këtu që Mehmet Ali nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë, nga e cila varej, por drejt Perëndimit dhe, veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë ku edhe i shkolloi fëmijët e tij. Fevzia ishte stërmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalë i Ibrahim Pashës. Gjyshi i saj, Ismaili në vitin 1867 vendosi titullin e lartë Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull që ngeli deri në vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkëputi të gjitha lidhjet me Perandorinë Turke tashmë të shkatërruar. Pas 1917 do të quhej sulltan dhe pas vitit 1923, ai do të shpallej përsëri mbret.

 

 

 

 

 

Ndërtimi i Egjiptit modern

Egjipti, me ndërtesa të bukura e infrastrukturë moderne është vepër kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazës për ndërtimin e Kanalit të Suezit, që do ta përfundonte i biri Fuat së bashku me vëllanë Said, emrin e të cilit do të merrte dhe Porti Said. Një nga veprat e tij më të bukura është shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil, në një Parajsë Tokësore. Sot atje është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban një emër shqiptar. Do të ishte Mbreti Ismail ai, që do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite e do të hapte rrugën e modernizimit. I edukuar në Paris dhe Vjenë, njohës i shkëlqyer i një numër gjuhësh evropiane, megjithëse në kokë mbante fesin tradicional turk, ai admironte Evropën. Dhe u përpoq që, gjatë sundimit të tij, Egjipti të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të Evropës. Gjatë regjimit të tij, kolonia e shqiptarëve në Egjipt, apo siç njihej, “Shqiptarët e Misirit”, njohu një rritje të madhe. Shqiptarët ishin vendosur kryesisht në Kajro e Aleksandri dhe zinin poste kyçe në administratën dhe ushtrinë egjiptiane. Kjo dinasti qeverisi në Egjipt për 147 vjet, deri në vitin 1952 kur Mbreti Faruk u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak, udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e kësaj Dinastie sot jetojnë në Zvicër.

 

 

 

 

 

Fuati I, Babai i Fevzijes

Nga martesa e dytë e Sulltan Fuatit, (më 1917 e shpalli veten sulltan të Egjiptit), me zonjën Nazli Sabri (1894-1978) në 26 maj 1919 në Bostan Sarai, do të lindte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës, Fevzia, (kjo sipas thënieve të gjithë atyre që e kishin parë). E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish-Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesë e ish- ministrit të Jashtëm të Egjiptit, i cili rridhte nga një familje me gjak franko-shqiptar. (Mbesë e Sulejman Pashës, një oficer i lartë francez i Napoleon Bonopartit që ishte konvertuar në mysliman) Fuati do të kishte pesë fëmijë; princeshë Fajzen, princeshë Fevzien, Faiken, Fatijen dhe një djalë, mbretin e ardhshëm Faruk. Fuati vdiq në Kaba Sarai në Kajro dhe u varros në Khedival Mauzoleum në xhaminë ar-Rifai po në Kajro. Khedive Ismaili (gjyshi i Fevzies) dhe i ati i Fuatit nuk ishte një njeri i kufizuar nga politika. Ai kishte një pasion të zjarrtë për ndërtime dhe rregullime në mënyrën më moderne të kohës në Egjiptin e qeverisur nga shqiptarët. Infrastruktura moderne e Egjiptit është vepër e tij, po ashtu baza industriale për ndërtimin e Kanalit të Suezit është po vepër e tij. Tre djem të tij dhe një nip iu bashkuan mbretërimit të Dinastisë Shqiptare në Egjipt të trashëguar nga Mehmet Aliu. I ati i Fevzies, Fuati ishte djali i dymbëdhjetë dhe më i vogli i Ismailit. Ky do të ishte dhe një nga mbretërit më antiotomanë që iu kundërvu Perandorisë Otomane me kulturën e tij perëndimore. Ishte kjo kohë kur Egjipti u vu nën influencën e Britanisë së Madhe. Për t’u mbrojtur nga sulmet ruso-turko-franke, Egjipti u vu nën protektoratin anglez dhe mbretërinë e shpallën sulltanat. Fatkeqësisht Egjipti nuk qe një shtet i pavarur në të vërtetë. Gjatë kësaj periudhe, nën mbështetjen e Anglisë, Fuati u shndërrua nga një princ në Sulltan i Egjiptit e më pas në mbret duke u bërë kështu mbreti i parë i Dinastisë Shqiptare të Egjiptit, në 1923. Anglezët zgjodhën Fuatin, pasi ai ishte tërësisht i orientuar pro anglez, me shpirt, zemër dhe mendje evropiane dhe aspak arabe apo turke. Një arsye tjetër ishte, sepse Fuati fliste shqip, anglisht dhe frëngjisht dhe nuk dinte të fliste turqisht. Kurrë s’fliste arabisht. Për të ishte e pazakontë t’iu drejtohej arabëve në gjuhën e tyre. E shoqja e Fuatit ishte Nazlia (gruaja e dytë) që ishte edukuar në Paris dhe fliste rrjedhshëm frëngjishten njëlloj si Fuati, duke bërë kështu që familja e tyre të ishte një familje frankofone. I ati i saj ishte Ministër i Bujqësisë. Ata u martuan në një festë familjare, në 24 maj 1919 dhe pas 9 muajsh lindën fëmijën e parë që ishte djalë dhe që u quajt Faruk, i cili njihet pak a shumë nga shqiptarët si pritës i Mbretit Zog në emigrim pas pushtimit italian të Shqipërisë. Pas Farukut ata lindën 4 vajza, të cilat morën emra që fillonin me germën “F” gjë e cila sipas besimit arabo-shqiptar sjell fat dhe pasuri. Njëra nga ato qe Fevzia, e cila lindi pikërisht, në 5 nëntor 1921, dy vjet para se i ati të shpallej mbret. Fevzia do të bëhej motra dhe shoqja më besnike e të vëllait e do ndikonte shumë në jetën e tij derisa ai të bëhej mbret, pasardhës i të atit. Faruku qe shumë i pashëm, por i dhënë pas qejfit e bixhozit, ndaj dhe mbretëria në kohën e tij mori tatëpjetën, gjë që do të kishte një ndikim shumë të madh në përgatitjen e një puçi ushtarak që do ta rrëzonte nga froni dhe më pas do emërohej pa fat mbreti i vogël Fuat i II 6 muajsh.

 

 

 

 

 

 

Fevzia – gruaja me bukuri të rralle

Fevzia do të lindte nga martesa e dytë e Sulltanit (më vonë mbretit) të Egjiptit, Fuati I me Nazlie Sabri siç e thamë më lart, në pallatin mbretëror Ras al-Tine Palace në Aleksandri, dhe qe vajza më e madhe e Fuatit. Fevzia ishte mbesë (nga nëna) e Sulejman Pashës, ish-oficer i lartë i Napoleon Bonopartit, i konvertuar në fenë islame dhe i inkuadruar në ushtrinë egjiptiane. Tre motrat e tjera të saj ishin, Fejza, Faika dhe Fatija. E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë ndonjëherë, pleksur tërë magjia e bukurisë femërore. Vëllai i vetëm i saj ishte Faruku. Ajo pati dhe dy gjysmë vëllezër nga martesa e parë e Mbretit Fuat me Princeshë Shivakiar Khanum Effendi, me të cilët ajo nuk pati marrëdhënie. Kjo qe pak a shumë historia e familjes së Fevzies. Kjo grua është përshkruar në të shumtën e rasteve si një “Bukuri Shokuese,” si “Shkatërruese Zemrash,” si “Princesha me e bukur e botës,” si “Grua që të rrëzon me një shikim,” etj. Disa gazeta të kohës e cilësuan; “Gruan më të bukur të botës”. Në atë kohë në Amerikë flitej për të sikur të qe Ylli i Hollivudit. Fotografi i Mbretërisë Kinematografike Sir Cecil Beaton do të shkruante këto fjalë për Fevzien: “Në qoftë se Botiçeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbnin mendjen.”

 

 

 

 

 

 

Gazeta, revista të kohës do të shkruanin kështu për Fevzien:

“E hollë, e bukur, me një figurë elegante të paparë, pleksur tërë magjia e bukurisë femërore së bashku me pasionin hyjnor të një shëmbëlltyre marramendëse e shokuese, do të spikaste femra më ideale e tërë kohërave e që do të quhej Fevzie.” “Askush dhe asnjë mashkull s’mund t’i rezistonte dot asaj joshjeje të ëmbël, përmbledhur vetëm në një femër që vezullonte në Kajro dhe që do ndriçonte më shumë se Dielli Arab.” Gazetat e Arabisë, Azisë, Evropës dhe Amerikës do ta shpallnin Princeshë Fevzien si Miss Botën e pakurorëzuar. Reza Shah i Iranit do të shikonte më shumë nga Fevzia se sa nga Dielli Persian. Faruku, vëllai i Fevzies do të shikonte një Shah në krah të tij si kunat dhe përkrahës në trazirat anti Farukiane. Po ashtu me këtë martesë do të rritej shumë edhe influenca e mbështetja për Farukun në Lindjen e Mesme. Ai mezi priste ta bënte Shahun Iranian kunatin e tij. Në atë kohë Perëndesha e Bukurisë, Fevzia ishte vetëm 17 vjeçe.

Fevzia Princeshë e Iranit

Në moshën 17 vjeçe ajo u martua me Mohammad Reza Pahlavi (1919-1980), Princ i Kurorëzuar i Iranit në Kajro, në 16 mars 1939; pas muajt të tyre të mjaltit, martesa u përsërit në Teheran. Dy vjet më vonë i shoqi do të bëhej Shah i Iranit duke ndjekur vullnetin e të atit. Ky shah i ri nuk do të binte dhe aq në sy si Shah i Madh, por do të binte në sy si burri i gruas më të bukur në botë. Gazetarë të ndryshëm do të vërshonin në pallatin e saj për t’i bërë fotografi dhe për ta shpallur si “Venusin e Azisë”. Një përshkrim të mahnitshëm i ka bërë gazetari Cecil Beaton. Martesa nuk qe e suksesshme. Mbas lindjes së bijës së tyre të vetme, Princeshës Shahnaz Pahlavi I, erdhi divorci.

 

 

 

 

 

 

Divorci

Fevzia nuk do të qe e lumtur me Shahun e Iranit, ajo shpesh bisedonte me të vëllanë se, “Këta nuk janë si ne. Këtu s’mund të durohet asgjë, bile dhe fryma…” Letrat e saj do të binin në dorën e Princeshë Ashraf Pahlavi, e cila ishte vërtet një intrigante e madhe dhe që bënte ligjin në shtëpinë mbretërore. Familja Mbretërore Egjiptiane banonte në Pallatin Abdin, që ishte një ndërtesë e tipit oriental nga jashtë, por brenda çdo gjë ishte oksidentale ashtu siç ishte dhe mentaliteti i pjesëtarëve të shtëpisë. Tapetet ishin savoneze dhe rrugicat ishin persiane. Tapiceritë e kolltukëve, divaneve, shilteve dhe këndeve ishin të gjitha të stilit tipik antik francez. Kornizat e pikturave ishin të gjitha të gdhendura prej ari dhe argjendi sipas një arti të vjetër evropian. Në këtë pallat sundonte ligji monark anakronik në stilin e vjetër të bashkësisë primitive. Njerëzit dhe gjithçka atje ishin formale dhe në funksion të vetëm një njeriu. As që bëhej fjalë për personalitet e dinjitet individual. Kjo jetë për Fevzien ishte skëterrë. Aty nuk shiheshin poetë, artistë, muzikantë, intelektualë, aristokratë që të merrnin pjesë në jetën e pallatit ashtu siç ndodhte në Egjipt. Vërtet kishte ca lodraxhinj që u binin lodrave dhe ca çingie që kërcenin për të zbavitur Shahun, por që nuk kishin aspak të drejtë të bisedonin ndërmjet tyre apo më keq, të hynin në biseda private me princeshat dhe princat e pallatit. Në Egjipt, në pallatin e saj flitej lirshëm në shumë gjuhë, në arabisht, anglisht, frëngjisht, turqisht dhe në shqip. Në Teheran flitej vetëm arabisht. Princesha Ashraf qe e vetmja që komunikonte në gjuhë të huaja me Fevzien e bukur. Rrobat dhe veshjet e Pallatit Mbretëror në Egjipt priteshin nga stilistët më të mirë francezë, ndërsa në Teheran, në Pallatin e Shahut ato ishin njëlloj si të çdo iraniani të pasur. Në kohët që sundonte dinastia e shqiptarit nga Zëmblaku i Korçës, Egjipti qe i tëri i civilizuar, i bukur, misterioz, tolerant dhe shumë i gjallë. Kajro qe një qytet kozmopolit, ku hoxha predikonte duke thirrur “Allah Akhbar”! (Zoti është i madh!) Dhe prifti do të thoshte, “Laudette Jesu Christos!” (Lavdi Jezu Krishtit!) E kundërta ngjiste në metropolin iranian. Atje sundonte provincializmi oriental dhe kishat ishin të ndaluara. Monotonia të mbyste dhe arkitektura e qytetit ishte e njëjtë. Bota dukej shumë larg prej Teheranit dhe Teherani ishte i harruar nga bota. Një larmi ngjyrash të pallateve dukej sikur thyente pak monotoninë, por në fakt të shtonte mërzinë. Teherani nuk kishte një pamje inspirimi siç qe Kajro dhe këtë gjë e thoshin të gjithë ata që vizitonin këto dy kryeqytete. Rrugët e Teheranit ishin tërë pluhur në verë dhe tërë baltë në dimër. Natën njerëzit kishin frikë të lëviznin, pasi qarkullonin shumë vjedhës dhe kriminelë. Kjo ishte pak a shumë pamja e vendit, ku Fevzia e bukur evropiane po mbyllte ditët e rinisë së saj. Mbretëresha Fevzia do të kërkonte divorcin me Mbretin e Iranit në vitin 1945 dhe do të kthehej në Kajro. Divorci do t’i jepej në 17 nëntor 1948 dhe në këtë kohë ajo do të quhej përsëri Princeshë e Egjiptit. Vajza e saj do të ngelej në derën e Shahut të Iranit dhe nuk do të ishte aq e bukur sa e ëma. Për kuriozitet, edhe vëllai i saj Faruk do të divorcohej nga gruaja e tij e parë, Feridja, po atë javë që u divorcua e motra. Asnjëherë nuk u deklaruan arsyet e divorcit, veçse dihej mirë që ajo u largua nga Shahu, i cili pas largimit të saj deklaroi se “Miqësia me Egjiptin do të vazhdojë.”

 

 

 

 

 

 

Martesa me Kolonel Ismail Hussain Shirin Beu

Në 28 mars 1949, në Kajro, Princeshë Fevzia do të rimartohej me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey, (1919-1994), një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar) i cili ishte Ministër i Luftës së Egjiptit. Ata patën dy fëmijë: Nadian (lindur 1950) dhe Muhametin (lindur në vitin 1955). Tashmë emri i saj do te ishte Princeshë Fevzia Shirin, pas martesës së dytë në vitin 1949 dhe kështu do të njihej derisa të përmbysej Dinastia e Shqiptarëve të Egjiptit në vitin 1952. Në këtë kohë, pas përmbysjes së mbretërimit të vëllait të saj Faruk, ata do të emëronin nipin e saj Fuatin II si mbret të Egjiptit, i cili së bashku me tërë pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore do të emigronin përgjithmonë në Zvicër. Në Itali, ish-mbreti Faruk do të vritej në rrethana ende të panjohura dhe shumë misterioze, por që dyshimet sot shpien në dorën e Enver Hoxhës, i cili mendohet të jetë hakmarrë kundër tij pasi Mbreti Faruk ishte mbështetësi kryesor i Mbretit Zog dhe i tërë kontingjenteve të shqiptarëve antikomunistë që përgatiteshin në perëndim për të rrëzuar pushtetin e tij.

2024/01/18

Ka pasur vizita private të serbëve në Prekaz, nuk janë bërë publike

 

Milazim Gashi, Ish-zv.ministër për Komunitete, duke e komentuar vizitën e avokatit serb Çedomir Stojkoviq në varrezat e Jasharëve, tha se ai dhe klienti i tij Sanduloviq, nuk janë serbët e vetëm që i kanë vizituar varrezat në Prekaz.




Milazim Gashi tha se ka pasur disa serbë të cilët kanë bërë homazhe në Prekaz por në mënyrë private e jopublike.

Ai tha se duhet parë me dyshime këto vizita të serbëve për të bërë homazhe në Prekaz, derisa shtoi se vizita e avokatit serb është lojë taktike e Serbisë.

Më shumë e shohë një lojë diplomatike për t’u paraqitur para ndërkombëtarëve që një pjesë e komunitetit serb nuk pajtohet me dhunën në Serbi. Vuciq edhe në zgjedhje i manipuloj… Serbia din me taktizu kësi veprimesh, duhet të jemi syhapur, mund të ketë pasoja, mund të ketë ndërhyrje nga qarqet e Serbisë. Nuk guxojmë të flejmë për shkak të vizitave në Prekaz, ka pasur edhe vizita private jopublike në Prekaz, nuk janë bërë publike. Dalja publike në këtë pikë e shoh me një formë një plus i vogël kurse në aspektin strategjik sepse paraqet platformë pozitive”, tha ai

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi, tha se nuk pajtohet me ish-zëvendësministrin Milazim Gashi. Ai tha se avokati serb nuk është zyrtar i lartë në Serbi, dhe se kjo vizitë nuk mund të sjellë dobi për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

“Nëse do ishte zyrtarë i lartë isha pajtu me Milazimin, por as Stojkoviq si avokat i Sanduloviqit, i cili ishte kryetar i një partie opozitare u përkul para varrezave, pastaj e pësoj tepër rënd nga shërbimi sekret serb… Përvec që është rrahur brutalisht, ka qenë faktikisht më e rënda që ndaj tij është inicu vepër e rëndë penale, kinse po i shkatërron raportet”, tha ai


Çedomir Stojkoviq:


“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Këto fjalë janë shkruar në letrën që avokati serb, Çedomir Stojkoviq, la mbi varrin e Blerina Jasharit, në Prekaz ku këtë të enjte bëri homazhe.

Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

close
volume_off

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Image
Mesazhi i Çedomir Stojkoviq

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, javë më parë klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

Ndryshe, Stojkoviq kishte postuar dokumentin që dëshmon akuzën ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviqit.

“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për të arrestuar Nikola Sanduloviqin për: ‘Postimin e tij në rrjetin social X ku vendosi lule në varret e shqiptarëve në Kosovë’”, shkroi në një postim tjetër avokati Stojanoviq. Ata po e marrin Nikolan sepse vendosi lule në varret e shqiptarëve. Është kjo një akuzë zyrtare dhe formale kundër tij. Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai ‘përhapi urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule në varrezat e shqiptarëve dhe kërkoi falje nga shqiptarët për krimet e kryera”, kishte deklaruar Stojkoviq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...