Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/01/18

Si u vra luftëtari Xhevat Jusufi, nga ‘komandantët’ milioner, pasi nuk pranoi ta heqë foton e Rugovës!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Ish kryetari i Vushtrrisë dhe zyrtarë të FSK-së nderojnë Xhevat Jusufin

Vrasjet politike

Pak veta mund ta besojnë sot, se dikush në luftë është vrarë, vetëm pse një ushtarak apo udhëheqës nuk ka pranuar ta heq fotografinë e Ibrahim Rugovës nga zyrat e tij të shtabit të luftës.

Më e dhimbshmja dhe njëkohësisht më trishtuesja është se një luftëtar u vra, pamëshirshëm për shkak të ideologjisë së një grupi tjetër, që në qendër të besimit e kishin ‘enverizmin’, dhe nuk mund të pajtoheshin me demokratin dhe suksesin diplomatik dhe politik të presidentit Rugova.

close
volume_off

Rrënimin e Rugovës e shihnin nëpërmjet vrasjes së mbështetësve të tij. Lufta, ishte një moment, ku ata besonin se do të mund t’i qëronin hesapet me të, duke shpresuar ta linin të vetmuar dhe të izoluar.

Kjo viktimë ishte ndihmëskomandanti i Logjistikës për Zonën Operative të Shalës Xhevat Jusufi, i cili ishte një nga ata shqiptarë të vendosur, që nuk mund t’i ndryshonte pikëpamjet dhe sjelljet e tij, as nën kërcënim e armëve.

“Xhevat Jusufit, i cili ishte komandant në shtabin e Bares, për vizitë i shkoi Jakup Krasniqi me Rrahman Ramen, të cilët i dhanë urdhër, “hiqe atë mut prej atyhit”, fjalën e kishin për fotografinë e Rugovës që Xhevati e kishte në mur”, deklaron një burim yni.

Kurse Jusufi ua kthen: “kush hamomin jeni ju që vini këtu në shtab timin dhe më komandoni se çka me ba, kur qe sa muaj asnjë fishek të vetëm nuk ma keni dërguar”!

“Të nesërmen e thërrasin në Shtabin e Përgjithshëm në Likovc ku edhe atje përlahet me ata”, rrëfen burimi.

Në atentatin e 3 janarit 1999, në Smrekonicë në të cilin u vra ndihmëskomandanti për logjistikë në ZOSH, Xhevat Jusufi (tash Heroi i Kosovës) u plagos shumë rëndë Zymer Halimi-Besi, ish zëvendëskomandant i Brigadës 141 “Mehë Uka”, i cili më vonë do të kishte detyra të larta, gjeneral në TMK dhe më pas në FSK.

Ajo, që ndodhi të nesërmen, prita përputhet, të paktën nga konteksti i ngjarjeve dhe akuzave për vrasje politike, se ajo kishte lidhje me kërcënimin që iu bë në zyre, dhe me urdhrat për ekzekutime që bëheshin sipas një liste të hartuar nga anëtarët e Shtabit të “Rognerit”.

Ende nuk ka informacione nëse kjo vrasje do të hetohet nga Gjykata speciale, veçse ky rast nëse argumentohet nga specialja do të përbënte një nga rastet më flagrante të vrasjes për bindje politike, pas konfliktit verbal.

Është e habitshme se pse nuk u vra edhe shoqëruesi i tij, nëse ishte një sulm apo pritë e vendosur nga serbët, dhe meqë ndodhej në të njëjtin automjet. Edhe pse plagoset rëndë.

Në vitin 2015 me rastin e 16 vjetorit të vrasjes, do të vendoste kurora me lule te lapidari i tij, komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, që besohet të ketë qenë në momentin e kërcënimit tek ai.

Në Bare të Mitrovicës, një shkollë është emëruar me emrin e tij “Xhevat Jusufi”, ku ai kishte dhënë mësim si arsimtar dhe madje kishte qenë drejtor i asaj shkolle. Përmendorja e tij është e vendosur në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, dhe të paktën është nderuar gjatë viteve sa udhëhoqi me Vushtrrinë Xhafer Tahiri i LDK-së.

Ai u vra sepse nuk u tërhoq edhe pas marrjes në pyetje. Vendi ku iu bë prita sipas luftëtarëve të kohës, ishte zonë e çliruar, dhe nuk kishte forca serbe. Të vetmet forca që mund të lëviznin ishin ato të UÇK-së. Fakti se ai u ekzekutua me shpejtësi, vetëm pak momente pas daljes nga selia e Shtabit të UÇK-së, i implikon këta udhëheqës, që të dëshmojnë se pse dhe çka është kërcënuar, dhe madje se kush mund ti jetë vënë pas.

Nderime apo përpjekje për fshehje gjurmësh?

Madje ata i kanë bërë edhe një përmendore. Realisht Xhevati i meriton të dyja nderimet, por nuk e meriton ai dhe familja e tij, që këto nderime të vijnë nga këta njerëz.

Xhevati i qe bashkuar UÇK-së në prill të vitit 1998, në rajonin e Shalës, për shkak të zotësive të dëshmuara luftarake dhe trimërisë, është emëruar ndihmës komandant për logjistikë i Zonës Operative të Shalës.

Sipas raportimeve të krahut të ‘komandantëve’, ai u vra në një detyrë nga pusia më 3 janar 1999 në afërsi të Smrekonicës.

Pas vrasjes së ndihmëskomandantit të Logjistikës për Zonën Operative të Shalës, Xhevat Jusufi dhe plagosjes së Besit-zëvendëskomandant i Brigadës 141 “Mehë Uka”, në krye të Njësisë Speciale u emërua komandant Shemi, i cili vuri në veprim gjithë njohuritë që kishte në artin luftarak...

Vetëm 5 ditë më vonë nga atentati, më 8 janar 1999, nga njësite të UÇK-së, u zunë robër 8 ushtarakë serbë (një skuadër) të ushtrisë jugosllave. Dhe ata u trajtuan si robër lufte dhe thuhet se mahnitën botën.

Sipas një dëshmie-shkrimi të Qazim Bajgoraliut ish kryetar i LDK-së në Gjermani, edhe Xhevat Jusufi, edhe një epror tjetër në Zonën e Shalës, ishin ankuar se nuk po ndihmoheshin me mjete materiale, as nga fondi ‘Vendlindja thërret”, as nga fondi i Qeverisë së Republikës. Madje sipas dëshmisë së Bajgoraliut, kjo ndihmë nuk i kishte shkuar as pas vrasjes së Jusufit.

Edhe ky veprimtar i LDK-së e mbyllë shkrimin me pyetjen se kush e vrasu Xhevat Jusufin?

Bota sot,19 nëntor 2023.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...