Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/04

Tahir Zemaj ishte ushtarak me cilësi të larta njerëzore, kombëtare e profesional

NGA FLORI  BRUQI




HERO NE LUFTE DHE PAQE

 Kolonel Tahir Zemaj, përkujtohet në 10 vjetorin e vrasjes


 Sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me një Akademi përkujtimore u shënua 10-vjetori i vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj, të birit Enisi (22) dhe kushërirint Hasani (30, në praninë e shumë qytetarëve nga mbarë Kosova dhe diaspora.
Paraprakisht, Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa bėri homazhe te varri i Tahir Zemajt, nė Strellc të Deçanit.


Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në fillim të fjalës së tij tha se duhet përkujtuar me nderim të veçantë jetën dhe veprën e madhe të Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj, i cili u vra të shtunën e 4 janarit 2003, në Pejë, bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj. Ai theksoi se Tahir Zemaj, ushtarak me profesion, luftëtar e udhëheqës i dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, u shua në kohë paqeje.


Për Tahirin, dhe për bashkëluftatrët e tij dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, lufta kishte përfunduar qysh në qershorin e vitit 1999, ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. Por, në atë qershor, theksoi Mustafa, “sapo nisi lufta e një kaste të zezë njerëzish, të cilët, të zhytur në honet e mendësisë së errët të urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë, bënë atentate të tmerrshme kundër njerëzve më të shquar të Kosovës, shumica e të cilëve bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova, anëtarë dhe veprimtarë të dalluar të LDK-së”.


“Ndonëse LDK-ja është subjekti më i goditur nga vrasjet politike në Kosovën e pasluftës, ne konsiderojmë se këto akte të liga nuk e kanë goditur vetëm LDK-në, por kanë goditur të gjithë Kosovën, sepse e kanë stërzgjatur procesin e vështirë të shërimit të plagëve të luftës, procesin e vështirë të normalizimit të jetës institucionale dhe qytetare në vend”, tha Mustafa.


Pasi rikujtoi se Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës, nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, për trimërinë dhe veprën patriotike në çlirimin e Kosovës, Kreu i LDK-së tha se Tahir Zemaj gëzonte të gjitha cilësitë njerëzore, kombëtare e profesionale që i duhen një ushtaraku të shquar. Pikërisht këto cilësi të tij dhe sidomos fakti se ai bashkëpunoi me Presidentin Rugova u bënë halë në sytë e atyre që nuk e dashen paqen, nuk e dashen dhe nuk duan dritën, por që jetojnë në terr, vepruan dhe vranë në terr, ata të cilët akoma nuk janë zbuluar dhe dënuar e prapë mund të vrasin në terr.


Tahir Zemaj u shpëtoi dy atentateve vetëm falë fatit dhe shkathtësisë së tij. Mirëpo, atentati i tretë ishte i kobshëm. Kështu, Kosova mbeti pa luftëtarin e madhe të lirisë, pa strategun e dhe simbolin e ushtarakut të devotshëm për atdheun e vet.


Në vazhdim të fjalës së tij, Mustafa theksoi se krimi ndaj tre pjesëtarëve të familjeve Zemaj u krye në një pritë kriminale, ndersa ekzekutorët u larguan të papenguar nga vendi i krimit, sikundër janë larguar pas shumë krimeve të tjera që kanë ndodhur para dhe pas këtij akti të kryer në Pejë.
Pasi foli për rrugën jetësore të Tahir Zemajt dhe karrierën e tij ushtarake, kryetari i LDK-së tha se Tahiri ishte figurë kyçe në Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Qeveria që vepronte në emigrim, me miratimin e Presidentit Ibrahim Rugova.


Ai bashkëpunoi ngushtë me Ahmet Krasniqin, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe bashkërenditi aktivitetet ushtarake së bashku me Sali Çekajn.



Pas ngjarjeve të Marsit 1998 në Prekaz, Tahir Zemaj së bashku me dhjetëra eprorë dhe me Sali Çekajn nisen për në Tiranë për ngritjen e themeleve të ushtrisë , si institucione të Republikës së Kosovës dhe me këto forca të futen në Kosovë.


Tahir Zemaj, hyri në Kosovë në vitin 1998, i emëruar si komandant i Zonës së Dukagjinit, ai ishte njeri që mbi të gjitha e donte atdheun e vet, Kosovën. Sukseset e tij të veçanta, si fitorja ne betejën e Loxhës, fitorja në betejën për mbrojtjen e LLukës, mbrojtja e Junikut, luftimet në lugun e Baranit e Shpëtimi i popullsisë nga masakra e përgatitur në rrethimin e fshatit Isniq 1998 (rreth 60 mijë banorë) ishin vepra që dalluan Tahir Zemajn.


Isa Mustafa tha se Tahiri nuk pranoi konceptet e provokimit por punoi në mbrojtjen e vendit dhe popullit, ai u tregua burrë i sinqertë dhe njeri i pajtimit. Presidenti Rugova thoshte: “Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes”.


Duke folur pë periudhën e pasluftës, Mustafa tha se kur Tahir Zemaj u kthye në Kosovë në vitin 2001 u prit si një hero nga populli i Dukagjinit dhe i gjithë Kosovës. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artë të Nenës Terezë.



Dukagjinasit dhe mbarë Kosova sikurse dhe shqiptarët nga të gjitha viset shqiptare ia bënë nderimin e madh me 8 janar 2003 kur u varros në fshatin e tij të lindjes në Strellc të Eperm , me një pjesëmarrje të njerëzve, që vetëm toka jonë mund t’i mbante, tha ai.


”Sot, ne duam të besojmë se drejtësia, sado e vonuar, do ta thotë fjalën e vet për këto krime të tmerrshme, pasojat e të cilave janë tepër të rënda jo vetëm për familjet e atyre që pësuan, por për të gjithë Kosovën dhe të ardhmen e saj”, tha kreu i LDK-së, duke u shprehur se nuk është shumë optimist se mund të priten rezultate të shpejta. Megjithatë, ndëshkimet e kohëve të fundit të autorëve të disa vrasjeve dhe tentimvrasjeve politike, që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, ai tha se “janë si një shkëndijë e vogël shprese se edhe ekzekutorët, edhe ideatorët apo urdhërdhënësit e këtyre akteve qyqare e kriminale, herët a vonë, do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin ndëshkimin e merituar”.


Kryetari i LDK-së bëri thirrje që të gjithë të punojnë që Kosova të “dalë sa më shpejt nga vorbulla e një vendi të kriminalizuar dhe të mos lejojmë që imazhin e vendit tonë ta njollosë vepra e turpshme e atyre që e bënë punën e armiqve të shqiptarëve dhe të Kosovës, duke vrarë fshehurazi njerëzit më të devotshëm të këtij vendi”.


Por njeherit u zotua se LDK-ja do të vazhdojë ta promovojë gjithherë paqen, dashurinë dhe tolerancën, si vlera sublime dhe universale të shoqërisë njerëzore, por, po ashtu, LDK-ja gjithherë ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë ndëshkimin e atyre që e vrasin ardhmërinë e fëmijëve të Kosovës. “LDK do të angazhohet për ndërtimin e një shteti ligjor, në të cilin do të respektohet jeta e njeriut, fjala e lirë, dinjiteti njerëzor, në të cilin organet e drejtësisë do të jenë të pandikuara nga politika dhe të pavarura në zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës”, tha Mustafa duke theksuar se askush nga radhet e LDK-së nuk dëshiron “që në këtë vend të burgosen njerëzit dhe të eliminohen për arsye politike”.


Lufta politike, tha ai, duhet të zhvillohet në rrafshin demokratik, duhet të jetë pjesë e votës së lirë të qytetarëve dhe e bindjes së tyre për ardhmëri më të mirë. Ndërsa objektiv i qytetarëve të Kosovës, “i gjithë neve është të kujdesemi për vlerat e vendit tonë, për vlera demokratike e për shtet ligjor”.


“Në historinë më të re të Kosovës, vepra dhe figura e Tahir Zemajt do të mbeten si shembull si duhet vepruar për të mirën e vendit. Kolonel Zemaj do të kujtohet gjithmonë si burrë trim, luftëtar i lirisë, pra hero i Kosovës”, tha në fund të fjalës së tij Kryetari i LDK-së Isa Mustafa.


Në këtë akademi përkujtimore foli edhe Agim Mahmeti, ish-zevendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, i cili çmi lart figurën prej ushtaraku dhe luftëtari të Tahir Zemajt, veçanërisht heorizmin e meçurinë e Zemajt si komandant Po ashtu ai vlerësoi lart edhe përgatitjen ushtarake dhe aftësinë e Zemajt për formimin e Brigadës 134 “Mërgimi”, duke e cilësuar si një shembull të dalluar.
Në fund të akademisë u shfaq një dokumentar kushtuar Tahir Zemajt si dhe disa pika artistike.

Tahir Zemaj ishte vetëm njëri prej listës së gjatë të vrarë për shkak se ishin përkrahës ose njerëz të fuqishëm të Rugovës dhe LDK-së, si Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ahmet Krasniqi, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Haki Ymeri, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti, Smajl Hajdaraj, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Sebahate Tolaj, Ismet Rraci...


Por, derisa për shumicën prej tyre thuhet se ende nuk janë zbardhur disa prej tyre dhe rastin e Tahir Zemës, i vrarë dhjetë vjet më parë më 4 janar 2003, ekzistojnë pohime që e mbështesin idenë se vrasja e tij është zbardhur.
Tahir Zemaj qe vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003, ndërsa kishte dalë në pritje të disa shokëve të tij, para një udhëtimi që do të kishte jashtë vendit. Vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëriri i tij, Hasani.


Kolonel Tahir Zemaj njihej për figurën e fuqishme ushtarake që e kishte krijuar me betejën e Loxhës, por një tërheqje e tij nën urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë verës së vitit 1998, bëri që të shërbente si pretekst nga e majta e Kosovës që udhëhiqte me krahun e UÇK-së, të cilët do të mundoheshin që ta njollosninin përgjithmonë. Por, pavarësisht akuzave të rënda, ai kurrë nuk u thye, dhe së fundi, para atentatit, thuhej se ishte kandidati kryesor që të bëhej këshilltar për siguri i Presidentit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, nën komandën e të cilit luftoi.


Ndërsa, vetë kolonel Zemaj lidhur me tërheqjen e forcave ushtarake nga Rrafshi i Dukagjinit në vitin 1998 thotë: “Forcat serbe morën sinjalin jeshil. Do të thotë atyre u lejohej pastrimi i territorit të Kosovës nga të gjitha njësitë e amateur të UÇK-së. Serbët angazhuan trupat e korparmatës 52 të Armatës së Parë dhe të Dytë, në bashkëpunim me aviacionin, artilerinë e rëndë dhe batalionin e blinduar. Avionet ushtarakë bombardues të tipit “ Jastrabac” dhe “Ori” kanë sulmuar për herë të parë fshatin Loxhë. Civilët shqiptarë e shihnin shpëtimin e tyre vetëm në mbrojtjen e brigadave tona. Ata s’ kishin kujt tjetër t’i kërkonin ndihmë”.


Vrasja e Zemës, konsiderohet prej vrasjeve më të rënda, dhe ishte e dyta për nga lartësia e gradës ushtarake, në ish ushtrinë e dikurshme të Kosovës.


Tahir Zemaj lindi në Strellc të Epërm të komunës së Pejës. Zemaj pasi kishte kryer gjimnazin në Pejë, duke respektuar dëshirën e babait të tij, ai kishte nisur studimet në akademinë e Zagrebit, i kishte vazhduar në Beograd, për ti përfunduar në Sarajevë.
Ai sot po përkujtohet me një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Lexoni:





http://floripress.blogspot.com/2012/02/heronjte-salih-cekaj-dhe-tahir-zemaj.html




Colonel exile commemorated the 10th anniversary of the assassination


 Colonel exile commemorated the 10th anniversary of the assassination

Exile was human high quality military, national professional

 Today in the National Theatre, with a memorial academy marked the 10th anniversary of the murder of Colonel exile, his son Enis (22) and kushërirint Hasani (30 in the presence of many people from all over Kosovo and diaspora.
Earlier, Chairman of the Democratic League of Kosovo, Isa Mustafa did homage to the grave of exile in Decani Strellc.
LDK Chairman Mustafa at the beginning of his speech said that commemorate special honor and great work life Kosovo hero, Colonel exile who was killed Saturday 4 January 2003, in Pec, together with his son, Enis, and their cousin, Hasan Zemaj. He said that exile military occupation, fighter distinguished leader in the Kosovo war for freedom, independence and democracy, died in peacetime.
Tahir, and his bashkëluftatrët and all the citizens of Kosovo, the war was over as early as June 1999, the day when the Serbian forces withdrew from Kosovo. But then in June, said Mustafa, "once the war began a black caste people, who, plunged into the abyss of the dark mentality of hatred against political opponents, made ​​terrible assassinations against people more prominent Kosovo, most of them associates of President Rugova, members and activists distinguish LDK ".
"Although LDK is subject hardest hit by political killings in postwar Kosovo, we consider that these evil acts not have just hit the LDK, but have hit all of Kosovo, because they have prolonged the difficult process of healing the wounds of war, difficult process of normalization of institutional life and citizenship in the country, "said Mustafa.
Having recalled that Tahir Zemaj became hero of Kosovo, the President of the Republic of Kosovo, Fatmir Sejdiu, bravery and patriotic work in the liberation of Kosovo, LDK leader said exile enjoyed all human qualities, national professional needs a soldier outstanding. Precisely these qualities, and especially the fact that he worked with President Rugova became the bone in the eyes of those who do not Dashen peace, not Dashen and do not want light, but living in darkness, did and killed in the dark, those who have not yet been discovered and convicted can still kill in the dark.
exile escaped two assassination only because of his luck and skill. However, the assassination of the third was ghastly. Thus, the territory was not great freedom fighter without strategist and military insignia devoted to his homeland.
Following his speech, Mustafa said that crime against three family members Zemaj crime was carried out in an ambush, while the executioner was left undisturbed from the crime scene, as they are leaving behind many other crimes that occurred before and after the act committed in Peja.
Having talked about the way life Tahir Zemaj and his military career, the chairman of the LDK said Tahiri was a key figure in the forces of the Ministry Defense of the Republic of Kosovo, established by the Government to act on immigration, with the approval of President Ibrahim Rugova. He worked closely with Ahmet Krasniqi, Minister of Defence of the Republic of Kosovo and bashkërenditi military activities of along with Sali Çekaj.
Following the March 1998 in Prekaz exile along with dozens of officers and Sali Çekaj leave for Tirana to laying the foundation of the army, as institutions of the Republic of Kosovo and with these forces to enter Kosovo.
exile entered Kosovo in 1998, appointed as commander of the Dukagjin Zone, he was a man who above all loved his homeland, Kosovo. separate his successes, victory we Battle of Loxhës, victory in the battle to protect Luke, Junik protection , fighting in the valley of Baran Rescuing people from massacre prepared in surround the village Isniq 1998 (approx 60 thousand inhabitants) were distinguished works Tahir Zemaj.
Isa Mustafa said Tahiri refused provoking concepts but worked in the defense of the country and people, he proved honest man and a man of reconciliation. President Rugova said: "Colonel Zemaj Kosovo was a great man who worked for freedom, independence and democracy in Kosovo. It is an example of the official state culture, always ready to protect the honorable place. Such people needed to Kosovo, even in times of peace. "
Speaking ot the postwar period, Mustafa said that when in exile returned to Kosovo in 2001 was greeted as a hero by the people of Dukagjinit and throughout Kosovo. President of Kosovo, Ibrahim Rugova awarded the Gold Medal of the Mother Theresa. Dukagjinasit and around Kosovo Albanians as well as from all Albanian territories did it with great reverence January 8, 2003 when he was buried in his village birth in Strellc Upper, with a participation of people, our land can only support them, he said. "Today, we want to believe that justice, though delayed, will own word for these crimes terrible consequences of which are too serious not only for the families of those who suffered, but for all of Kosovo and its future, "said the head of the LDK, stating that it is not very optimistic that can be expected quick results. Nevertheless, the recent penalties authors several political murders and attempted murders that occurred in post-war Kosovo, he said, "are like a small spark of hope that the executors, the originators or ordering of these acts cowardly criminal, sooner or later, will be brought to justice and receive the punishment deserved. "
LDK Chairman urged all work for Kosovo to "come quickly from one country to criminalize and vortex do not let the image of our country to tarnish shameful deeds of those who did the work of the enemies of Albanians and Kosovo, killing secretly pious people of this country. "
But at the same time vowed that LDK will continue to promote always peace, love and tolerance, as sublime and universal values ​​of human society, but also, LDK always asked and will continue to demand the punishment of those who kill the future of the children of Kosovo. "LDK is committed to building a rule of law, in which human life is respected, free speech, human dignity, in which justice will be free from political interference and autonomous in the implementation of the law and the Constitution " Mustafa said adding that no one from among the LDK does not want "in this country to be imprisoned people and eliminated for political reasons."
political war, he said, should take place in the democratic level, should be part of the vote movement of citizens and their obedience to a better future. Whereas the objective of the citizens of Kosovo, "all of us is to care for our nation's values, rule of law and democratic values".
"new history Kosovo and acts figure Tahir Zemaj will remain as an example of how to act for the good of the country. Col. Zemaj will always be remembered as a brave man, freedom fighter, that hero of Kosovo ", said at the end of his speech LDK Chairman Isa Mustafa.
memorial academy spoke Sunrise Mahmeti, former deputy defense minister in the Government of Kosovo, which CMI above the figure of the soldier and warrior exile especially heorizmin meçurinë Zemaj commander also He praised the military preparation and Zemaj ability for the formation of 134 Brigade "Migration", citing it as an example to distinguish.
At the end of the academy was shown a documentary dedicated Tahir Zemaj and some artistic point.
Colonel exile commemorated the 10th anniversary of the assassination
Exile was only one of a long list of murdered because they were supporters or powerful people Rugova and the LDK, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa Ahmet Krasniqi, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Haki Ymeri, Bekim Kastrati, Faith rod, Bardhyl verse, Smajl Hajdaraj, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Sebahate Tolaj, Ismet Rraci ...
But while for most of them say that are not yet solved some of them and the case of Tahir Zemaj, killed ten years ago 4 January 2003, there are claims that support the idea that his murder was solved.
exile was killed in an ambush moment in the early hours of the morning of 4 January 2003, and was released in anticipation of some of his companions, before a would travel abroad. His car was struck by a relentless barrage of bullets by taking Tahir life, his son Enis and his cousin, Hasan.
Col. exile was known for his powerful military figure who had created Battle of Loxhës, but an attraction under the orders of the Ministry of Defense, during the summer of 1998, made ​​to serve as a pretext left Kosovo governing arm the KLA, who would try to njollosninin forever. But despite serious allegations, he was never broken, and finally, before the shooting, said he was the leading candidate to become the Adviser of the President of Kosovo, Dr. Ibrahim Rugova, under whose command he fought.
Whereas Zemaj colonel itself connected with the withdrawal of military forces from Dukagjin Plain in 1998 says: "Serb forces took the green signal. It means they were allowed Kosovo territory cleaning of all units amateur KLA. Serbs committed troops korparmatës 52 First and Second Army, in cooperation with aviation, heavy artillery and armored battalion. Bomber military aircraft type "Jastrabac" and "Ori" attack for the first time village Loxha. Albanian civilians saw their salvation only in the protection of our brigades. They s' had who else to ask for help. "
Zemaj murder is considered the worst atrocities, and was second only to the height of military grade, the former host of former Kosovo.
exile was born in Upper Strellc Peja. Zemaj having committed high school in Peja, respecting the wishes of his father, he had begun studies at the Zagreb Academy, had continued in Belgrade, to be completed in Sarajevo.
Actually it is commemorated with a memorial academy at the National Theatre. 

Agjencioni "Floripress", kontribut të jashtëzakonshëm në afrimin e cultures Shqiptare dhe botërore


Për njohësit e fushës së kulturës, Agjencioni “Floripress ” nga Prishtina është portë reale interneti , nëpërmjet së cilës çdo lexues i mirëfilltë do të donte të hynte për të dalë diku në botë. Ata thonë se ky portal informative për art-kulturë dhe politikë gjatë vitit 2012 e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e talenteve dhe vlerave të reja në Kosovë,Shqipëri dhe Diasporë.

Kushtet aspak të favorshme në të cilat po kalon kultura dhe krijimtaria artistike në Kosovë që nga paslufta kanë bërë që shumë artistë të mos mund ta ushtrojnë punën e tyre. 

Ndërsa një problem mbetet promovimi dhe afirmimi i talenteve të rinj, pikërisht për shkak të ambientit të vështirë, ku pakkush kujtohet për kulturën, sidomos ku afërsia klanore, politike dhe nepotizmi tashmë po luajnë role edhe në jetën kulturore. 

Vështirësitë dhe mundësitë e pakta për promovim kanë bërë që shumë krijues të rinj të talentuar nga Kosova,Shqipëria,Ilirida,Malësia e Madhe,Kosova Lindore dhe Diaspora të largohen nga rruga e artit,kulturës ,shkencës …. 

Por, për ta shtyrë më tej punën e krijuesve, portal informative që është lidere në të gjitha trevat shqiptare Agjencioni “Floripress ” nga Prishtina me Editorin dhe kryeredaktorin e saj(shkrimtarin e mirënjohur Flori Bruqi) e ka krijuar një hapësirë të mirë për promovimin e krijuesve të rinj në blogosferën shqiptare . 

Prezantimi i punës së tyre, bisedat me ta, përcjellja e aktiviteteve kanë zënë mjaft vend në Agjencionin prestigjioz shqiptar “Floripress ” edhe gjatë vitit 2013. Sidomos sukseset e tyre jashtë vendit. 

Këtë e pohojnë edhe vetë krijuesit e rinj si dhe ata të vjetër që punën e tyre e kanë prezantuar për lexuesin pikërisht nga web faqja më e lexuar në Kosovë,Shqipëri ,Diasporë etj.

Vlenë theksuar se gjatë vitit 2012 këtë faqe prestigjioze e kanë klikuar hiq më pakë se 1,203,111 lexues kurse vetëm muajin dhjetor 2012 ka patur hiq më pak se 140,377.

Prej dates 1 deri  me datën 3 janar 2013  ka patur rreth 24.949 lexues.

Prof.dr.Bashkim Krasniqi

2013/01/03

Poezi nga Mimoza AHMETI


Mimoza Ahmeti (lindur 1963 në Krujë, Shqipëri) është poete në mesin e poetëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, dhe ndoshta më i njohur femra shqiptare. Librin e saj më të popullarizuar dhe vlerësua në mënyrë kritike është mbledhja e 53 Delirium poezi, botuar në 1994, Tirane, nga "Marin Barleti House" Publishing. Librin e saj më të fundit të poezive është pllenim e Luleve, nga "Ora House" Botime, Tirane, 2004. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe spanjisht. Il mio Grido, poezi, 1993, nga "Argo" Publishing House, Itali. Persone Belle, roman, 1996 nga "EIZIONI ETS", Pizës, coordinatif absurde Italy.L ', tregime të shkurtra, 2002, Paris, botuar nga Agnes Pareyre. Ca va Albnie, ese, Paris, 1998, nga Edition "La Promenade". Bilingue Delirium edicion, 2002, nga "Maremoto" Publishing House, Malaga, Spanjë. Edhe pse më i njohur per poemat e saj, ajo ka shkruar edhe tregime të shkurtra, artikuj dhe novela. Ajo ka ventured në fushën muzikore, pjesëmarrëse në disa festivale të muzikës shqiptare, si "Kenga Magjike", "Maratona Popullore". Ajo kishte si pikturuar si një seri e çorape të holla. Më 1994 ajo kishte një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Ahmeti ishte një kandidat për Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale 2001 Tiranë




Armiku im

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.


Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Vdekja

O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.


Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.


Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!


Ti do te heshtesh

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.


Flori Bruqi

I KENI PARË POETET ???

Qerim Bajramii

Qerim Bajrami



METROPOLEVE


(Vellait tim Arifit ne Gjermani)

Sa e sa net metropoleve
poçet derdhin ngjyrat blu.
Ai duke shetitur, provon
ndjenjen e largim-afrimit
kah vendlindja...

Sa e sa here
agu e gjen metropoleve
ne rrugen "Neue Gasse"
ne hotelin "Park Caffe"
nen presionin e zhumhurit
duke pire kafen e mallengjimit.

Nje pikture
qe shperndane ngjyren e kuqe
si pllohe gjaku
ne dere-abazhuri!
Ai i ulur, ne fotelene e bute
vete me buzeqeshjet efemere te te huajve!

Fjollat e tymit te cigares
lakadredhin
zhdaravitin sfondin pa ajer,
Pas mesnate qielli i bruzte, vdes!

Ngjyra e perpurte, fiket!
Malle ne kukeza
i kurbetit me zgjebe
ne nje askeze
qe ec e s'ndalet.
E, pagjumesia
ia sjell
vargjet e nje kenge djepi
qe nena ne vendlindje
ua kendon foshnjeve.



Agim Doçi


Ku janë poetët?!...


Paskan firasur gjithë gjithë poetët e Shqipërisë…
Cili i përzuri nga vargjet kombëtare?!...
Heshtje…askush nuk flet…ku vanë kantinat e Poezisë?
Ku është Driteroi?...Ai Lordi i poezisë atdhetare?!

Mos e keni parë gjë Xhevahir Spahiun?!...
More po ku humbën gjithë ata poetë….
Medet! Na u bënë VIP-a "urithi" me "thiun"…
Humbi more humbi, vargu i vërtetë…

Nga bjeshkët e Namuna, asnjë zë s’bahet gjallë
Ndonse andje shkruhet bukur shqiptarisht!
Për atë Azem Shkrelin, kam shumë mallë
Mos keni parë ndonji poet Kosove, rastësisht?...

Kur të takoni rastësisht ndonjerin nga poetët
I dërgoni shumë të fala, dhe qafime nga unë!
Jepini një kafe, pastaj unë jua paguaj lekët…
Zgjojini poetët!...Mjaft fjetën gjumë…


Agim Metbala


NË RAHOVEC


Në Rahovec than se është bërë Konaku
Të mblidhen nga gjithë Arbëria poetët !

Ku e di unë përse ai Agim Metbala - Plaku
Për të gjithë kërkon syrretët!


Më than nisu me Karvanin nga Jugu - Uskana.
Prej Vilajetit të Manastirit ku u mbajtë Kongresi !

Mos prit të dal Dielli nga Korça , e te vij Hana,
Atje në Rahovec të të zbardhë mëngjesi.

Po pret Leonardi , turfullon me rima !
Dhe Riza eshte berë Orfe per Euridikën!

Nga Elbasani vërsulet Rrebelja - Eni
të mbjell me lirika ugarin me biblikën!

Ku e di unë udhëtari i largët nga skaje të Arberisë
Vallë! Do të merrem vesh me Gruan me Flatra ?

Ajo në pik' të ditës ia shkrep si mjegulla stuhisë
të bën për lirika - të nisesh me të katra !

Të bën me ato vrulle që dalin - të përmbytesh !
Dhe sërish në breg i lumtur të nisish hapin !

se me ato lirika në lartësi qielli ngritesh
krenar nëpër shtigje bën vrapin!

Kush na mbeti ? Le të vijë se u dalim në pritë !
Eshtë vargani i gjatë i pendave nga Kosova !

Shqipëria, Arbërshët, Diaspora , për këtë kanë meritë !
Ashtu si e '' Panjohura '' poete me prova...!


Po Edmond Shallvari , Besoja me shokë
Thonë: Ja këto vargje - ta bashkojmë këtë tokë...


I buzëqeshur në heshtje rri Adem Berisha
për jetën flet si plaku që ka gris shumë kemisha!



Ferit Ramadani

I KENI PARË POETET ???



Të strukur qëndronin duke medituar
Duke lexuar shkrimet e censorokuqëve , zagarëve !
Të atyre që përkushtime për Titon kishin shkruar
dhe numronin shumat e honorarëve !

Ata që po t'i nxjerrim në dritën e sëvërtetës
të flasin për shërbimin që i bënin pushtuesit të zi!
S'do të ketë asnjë shije as rrethi i petës
që mblodhi në sofër ëndërrimet ardhmëri !


Ku janë poetët ? Ku janë martirët e ngujuar !
Jusufi poet, Kadriu, Rexhep Elmazi , Avniu... ?,
Sa pak për ta ky popull ka dëgjuar !
se censorokuqët i ngrinë si veriu!

Dhe mbetën nëpër burgje si Adem Demaqi !
Për ta s'pati rikthim në arenën e Letersisë !
Lexoni për Censorokuqët që robëria i kënaqi
I bëri martirët e idealit të sërbosllavisë !


Lexoni veprat e tyre të shkruara për Sinksin
Do të ndjeni shpirtin e tyre tek jeton në Dedinjë !
Ata e shanë Kosovën që mezi se e ngriste stanin
Për të ushqyer rreth sofrës një turmë fëmijë !


Ata censorokuqët, të sotmit lalashë
Që bëjnë trumbetime liridashese duke mbjell kob!
Kanë harruar se deri dje ishin të përbetuarit mashë
Si Kurvat - në Shesh , u lëvduan pse janë rob!


Ku janë poetët ? Le të pyes ardhmëria !
Përse kaq të ndarë jemi në parim ?
Po del sërish një Zë Horr ! Qorr nga largësia,
me trajta e shpifje , kërkon devijim!

Ndaloni ju shkretanë të policise letrare !
Ju që sollët krrokama dhe anatema për Atdheun!
Sërish doni të mbjellni urrejtje në zemrat mitare ?
Përse unjësohen të duan Skenderbeun!

Ju jeni karakanxhollët e letërsisë mulate !
Ju perëndoni përditë nga ky vend i robëruar !
Për ju drita e vërtetë i shëmbëllen një nate
Se poetët e vërtetë vijnë për të aguar !

Të pashë kur pensionin numërove disa herë...


Krijimtaria e  prof.Vullnet Matos është si , një pus i thëllë me ujë të kulluar e të kristaltë , ne sot botjmë në Agjencionin "Floripress" të prishtinës  , disa  poezi të reja të tij , të cilat janë një pikë e kulluar uji në gjithë burimin e pashtershëm që quhet Vullnet Mato ..!

Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), i vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) dhe i poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse” (1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004) “Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar” (2009). 







Vullnet Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.

Vullneti, i biri i Remzi Matos mësues, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave "Hotolisht" e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë "Liceun Artistik" të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. Në vitin 1970 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit të kohës. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, është redaktor i shtëpisë botuese "Milosao". Romani i tij "Lakmia" u nderua me çmim në konkursin e ndërmarrjes botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës.

Librat të botuar nga ky autor : 


Vëllimet poetike: 
"Tinguj malesh" (1969), 
"Krahët e erës" (1972), 
"Ninullat e hekurit" (1984), 
"Dritaret e prillit" (1994), i vëllimit me poema "Katër plagë të Shqipërisë" (1999) dhe i poemës "Nënëmadhe Fterra" (2007). 

Vëllimet me tregime 

"E fshehta tronditëse" (1999) 
"Klithmat e mishit të bardhë" (2006). 

Romanet: 

"Ujësinor" (1976), 
"Era e kësaj kohe" (1984), 
"Lakmia" (2000), 
"Maturantët" (2002), 
"Damkosja e engjëjve" (2004) 
“Vajza e kuçur" (2007), 
"Marrëzia e madhe" (2008), 
"Matura e paharruar" (2009). 


Etj...



LETËR NËNËS



(Mbetur pa botuar për shkak të censurës  qysh para 40 vjetësh)


Këtë letër për ty, 

e shtrenjta Nëna ime,
e mbështolla me zarfin e ngrohtë
të një psherëtime 
dhe po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë, 
ku më dhanë të drejtën për të punuar,
pasi mbeta rrugëve të qytetit Jugor,
ku të kam lënë si ëndërr të paharruar. 

Po e nis gjethe pas gjethesh, 

erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash,
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.
Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të zemrës brishtore,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit 
të frazës kryesore:
"Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !"… 

Ta dërgoj bashkë me kujtimet e largëta,

tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur me lot për ty, 
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty
e nga trualli ku së pari më dhe sisë. 
Po e nis për aty, 
te rëra e deteve, 
te gurët e zalleve, 
te lulet e pranverës, 
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.

E dashura nëna ime, 

ta dish mirë se nga malli për ty 
shumë herë kam vdekur, 
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde, 
shumë herë jam ringjallur përsëri…
Pres me padurim të kthehem, 
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt, 
për pak dallgë nga Joni, 
për pak ujë nga Bistrica, 
për pak rërë nga Limjoni. 
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t'i shëroj, 
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë 
na ndau nga njëri-tjetri me urrejtje
dhe t'ju përqafoj të gjithëve marrëzisht,
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…





Bijës sime, Raimonda




Zbraza frymëzimin tim nëpër mijëra poezi jete,
trazova me gishta mijëra këngë fizarmonike,
pikturova me ngjyra disa dhjetëra portrete,
si s’bëra një krijim për ty, bija ime, moj shpirte?!

Ndoshta s’u ngjita dot te Himalaja e frymëzimit,
se ti ishe vetë poezia që më dërgoi qielli dhuratë,
ishe harmonia muzikore që lidh notat e kompozimit,
ishe spektri i ngjyrave që zbërthen dielli nga lart.

Ti ishe e para gonxhe e martesës së rrëmbyer pyjeve,
që më solle së pari fjalë “babi”me të kanarinës cicërim,
më solle ozonin jetëdhënës nga stratosfera e yjeve,
solle pendimet fetare, që s’donin të lindje nga geni im.

Ti na lidhe shpirtrat me bukurinë e shpirtit tënd,
dhe na mbajte të bashkuar si pesë gishtat e një dore.
Në foletë e duarve ngrite dy zogj vëllezër në këmbë,
në folenë e dijeve mblodhe fluturat e notës sipërore.

Pastaj nëpër dyert e mbyllura, talentin trokite fort
dhe kapërceve djalërisht derën harkore të ylberit.
Radhite të gjitha ngjyrat e stinëve përmbi tavaloc
dhe gjethove pyllin e tablove, deri te brirët e drerit.

Aty ku mësove gjuhën ylberore që flasin ngjyrat,
arrite fjalorin e kolorit t’ua mësoje edhe të tjerëve,
të zhvilloje prirjet e syve të ardhur nga hapësirat,
të drejtoje përgatitjen e ardhmërisë së ylberëve.

Ti edhe puthjet prindërore, na i ktheve shumëfishe,
sikur me mbesën e nipin na shleve me flori një hua.
Këngët i këndove vetë, me një kitarë prej pishe,
portretet tona i bëre me penelat e qerpikëve të tua.

Me kaq shumë bëma, u ra vlera tingujve të mi muzikor,
pamjen tënde prej drite, nuk e arrita dot të ngjyrosur,
fjalët më mbetën pa fuqi të krijonin ndonjë metaforë,
se ti u ngjite mbi këto arte, si krijim i gjallë, i përsosur.



MOTRA JONË E NJË GJAKU

(Kosovës së robëruar)

Kosovë,
motra jonë e një barku,
pulsi ynë i një gjaku,
loti ynë i një syri,
malli ynë i një ylli.

Kosovë,
kënga jonë e një teli,
lavdia jonë e një emri.
Shpirti ynë i një flake,
zjarri ynë i një vatre.

Kosovë,
flamuri ynë i një shtize
shqiponja jonë e një gjysme,
zëri ynë i një fyti,
krisma jonë e një gishti,

Kosovë,
fjala jonë e një gjuhe,
buza jonë e një puthjeje,
syri ynë i një balli,
veshi ynë i një lajmi.

Kosovë,
konaku ngjitur me odë,
dera mbyllur me lloz,
dritarja mbyllur me hekur,
brenda motra e përpjekur.

Mbahu motër
te krismat në shekuj !

PUTHJA E NJOMË

Nga buzë vajzash
rrëmbeu qindra puthje.
Premtoi shumë,
nuk mbajti asnjë.
Ato ëndërruan
të bëheshin të tijat nuse.
Ai u la kujtim puthjet
dhe tjetër asgjë.

Ato gjetën puthje të njoma
martesave.
Ai kërkoi puthje
deri te mosha e vonë.
Shkoi me puthje
deri te një e ve.
Aty iu tha buza
për një puthje të njomë...


TE MONUMENTI I SKËNDERBEUT

Ai na thërriste të mblidheshim
nën krahët e shpendit krenar,
që s’ishte shqiponjë,
po Arbëria me dy krerë.
Na thërriste të ngriheshim
nga gjumi i rëndë mesjetar,
që s’ishte gjumë,
po vdekja e kombit viseprerë.

Na thërriste të bashkoheshim
nën bajrakun kuqezi,
që s’ishte flamur,
po gjaku shekullor i Arbërisë.
Na thërriste të lidheshim
si shkëmbinjtë tanë me besnikëri,
që s’ishin shkëmbinj
po kështjellat malore të lirisë.

Na thërriste në beteja
kundër “Mëkëmbësit Qiellor”
që s’ishte sulltan,
po djalli me fytyrë gjysmë hëne.
Na thërriste t’i mbanin shpatat në dorë,
që s’ishim shpata
po brinjë të çdo nëne.

Na thërriste
të hynim në legjendat e të parëve,
që s’ishin legjenda
po zulmat e mëdha arbërore, ilirike.
Dhe na thërret sërish
të qëndrojmë mbi kështjellat e shqiptarëve,
që s’janë kështjella,
po monumentet e ribashkimit
të trojeve tona etnike...


MONOLOGU I NJERIUT TË LETRAVE

Me letra sikur të mbuloj edhe detin,
nuk pres të më shtohet dikur pasuria,
por jam pronar i ligjshëm i talentit,
që më ka dhuruar bujarisht perëndia.

Frymëzimi më rrëmben të gjitha ditët,
dhe më mban nga dielli disi të larguar,
por kam një diell tjetër më të ndritshëm,
pasionin e përhershëm për të shkruar.

Nga këndi i heshtur ku kam tryezën,
vërtit një galaktikë të tërë fantastike,
por kam edhe dy ufo të largët vëllezër,
që më ndihmojnë me energji kozmike.

Duket sikur po hedh verbërisht hapa
nëpër shtigjet e errët të imagjinatës,
por kësisoj jam duke montuar llamba,
për të ndriçuar edhe sytë e zinj të natës.

Shpesh mbetem i veçuar nga shoqëria,
dhe bëj monologun deklamues me veten,
por te miqtë e shumtë të letrave të mia,
kam edhe polin e akullt të eskimezëve.

Argëtimet thonë se më mban në burg
biruca e trurit, që të zbulohen krijimet,
por dollinë e shëndetit ma ngre me fund,
kushdo që pi gotat e artit te shkrimet.

Ndoshta s’kam vëmendje të përpikta,
kur shkoj ndanë rrugëve i menduar,
por jam duke folur shpesh me librat,
që më japin emër nderi të respektuar.

Logjikës së cekët të ndonjë politikani,
mund t’i dukem kritik tepër i rreptë,
por jam kurdoherë gati të fitoj debatin
me secilin nga të mandatuarit deputet.

Duke marrë nga gjumi disa orë hua,
mbase nxitoj të shkoj te fundi i jetës,
por farëzat që mbjell pena kur shkruaj
më blerojnë lastarë edhe pas vdekjes.

Vërtetë s’kam sa duhet kohë e kurajë,
për të joshur sytë e lakmuar të bukurisë,
por më shfleton te shtrati i ëmbël i saj,
edhe ajo që nesër mund të shpallet miss.


PRET NJË GRUA NË VERI

Është një shtëpi fshati larg në Veri,
mes borigave halore pranë një pylli,
një shtëpi bore me të pjerrtën çati,
te një livadh i bleruar që puth dielli.

Në atë shtëpi me qeleshe reje mbi krye,
pret një malësore me llërë të përveshura,
një faqekuqe që kënaqet me lexime poezie
dhe te buzët nuk i perëndon e qeshura.

Ajo grua më ftoi mik para disa vitesh,
bashkë me burrin, një malësor trupfort,
të shkruaj vjersha e të veroj aty pushimet,
por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

Ajo çdo mëngjes, kur fshin oborrin,
shkund gjoksin e madh duke vallëzuar,
mjel lopën, zien qumështin, zë kosin
pastaj pjek kulaçin e grunjtë për mua.

Ka dërguar letra me disa re bardhoshe
ku ka shkruar me lapsin e kuq të rrufesë:
“Eja, or mik, se ne të presim prej kohe!“
Do shkoj t’i lexoj këtë vjershë para se të vdes.


EZMERJA ËMBËLOSHE

Një ezmere ëmbëloshe,
shtatëmbëdhjetëvjeçare,
hyri te shpella ime
me gjakun prush të përvëluar,
kur ishim në prillin e ndezjes
së zjarreve moshatare
dhe u ngrohëm përkohësisht
në zjarrin e ndaluar.

Pastaj ajo iku
të gjente shpellën e përhershme,
te një tjetër zjarrndezës
që i duhej për jetën.
E përcolla me përqafimin ndarës
të një mikeshe,
duke kujtuar shpesh
zjarrin bubulak që ndezëm.

Tani e takoj të thinjur
me mjaft nderim e respekt,
që më shkriu akullin e gjakut
në acarin e kaluar,
kur Zeusi dënonte
zjarrndezjen pa dokument
të firmosur në regjistrat e zjarreve
me hi mbuluar.

Shtrëngojmë vetëm duart,
ku na fle thëngjilli i hershëm,
si pasardhës të Prometeut
që zjarrin do ndezim sërish,
kur të na rinojë Zoti,
që dëshiron dhe në botën tjetër
të ngrohemi pranë zjarrit
të madh të dashurisë.


TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN

In memoriam
“U çova nga gjumi i gjatë dhe erdha
të takohemi në gjumin tënd të shkurtër ! „
Kumboi zëri i Vilsonit nga përtej jeta
me tingullin e njohur, disi të mugët.

“S’i kemi harruar çastet, o mik Vullneti,
kur lexonim vjershat te rrapi i gurrës,
na i shtypje me makinën tënde “oliveti“,
t’i ngjitje te tabela letrare e kulturës...

Këtu pranë kam dhe Gencin e përgjakur
nga plumbat e zinj të pushkatimit poetik...
Mos u habit që ende nuk jemi plakur,
poezia na la të rinj, siç vdiqëm atë ditë...“

Vilsoni i kishte pis të zinj flokët e ballit,
dhe prej së largu i vinte era gjethe bushi,
nga vitet te Zgara mes shkurreve të malit,
ku fjeti i shtrirë nga bataretë e plumbit.

“Atë poezinë fatale me titullin “Sahara“
që shkrova me frymëzimin tim spontan,
e pagova me plumba ballit natën te Zgara,
ku varret mes shkëmbinjve mezi u çanë...“

Gencit bjond i kërceu mollëza e Adamit,
sikur lëvizi një kokërr arrë te mesi i qafës.
“Nënë Gjiska më solli arra shtëpie te varri
siç m’i mbushte xhepat për nxënësit e klasës.

Kur na gjykuan me ekspertizën e poezive,
nuk e kuptuam ç’po ndodhte te ky shtet,
teksa ne dergjeshim në birucat e mizorive,
na fajësonte spiuni i Degës, mësuesi poet!...

Sikur ne kishim nxirosur të djeshmen e zezë,
me ide që flinin të heshtura te raftet e librave,
ku kontrolli policor nxori rastësisht në shesh
farëzat lirisë që do të bleronin pas dimrave.

Vetëm se menduam stinën e lastarëve të penës,
ne falëm rininë, pa kërkuar hakmarrjen e krimit.
Po kosëtarët mizor që na prenë lastarët e jetës,
pse s’u penduan t’i kërkojnë falje vajtimit ! “

KUR TË KAM PRANË

Kur të kam pranë,
bëhem çoban me kërrabë të madhe.
Më bëhen në sy
lëndina me luledele.
Rudinat gufojnë gjinjtë e bardhë
me qumësht trëndelinash,
nën diell vere.

Mjel cicat e rrumbullta
me thithkat manaferra
dhe lëngu diellor më rrjedh
mes gishtave të fortë.
Shuaj etjen,
e më kullojnë në mjekër rrëkera,
derisa mbushet kova e gjoksit
me shkumën e ngrohtë.

Ledhatoj manarin tënd
me qime të ndritura
dhe jetoj çaste magjike
më të lumtura se në përrallë.
E mëkoj me flladin e vakët
te buzët e uritura,
dhe kap me kërrabë në qiell
yje të gjallë.

Kur eksitimi magjik shuhet
nga kapja e një ylli
dhe kërraba e çobanit
kthehet në llastik,
më duket vetja
kozmonaut i zbritur nga qielli
dhe ti anije e përsosur
për fluturim kozmik.

Për të kapur sërish yje
me kërrabën e çobanit,
për të fluturuar sërish
në qiellin paanë.
Kur të kam pranë...

LAGJIA IME NGJYRË BRONZI

Jetoj te lagjia e "Tironës" me gjuhë lirie,
ku jehon tallavaja me tonalitete histerike,
dëgjoj shprehjen:“Të bofsha me rob shpie!”
siç bie sahati i madh te xhamia islamike.

Quhem “gaxhoi i mirë që shkruan llogje”.
Kur zbres nga makina bidonat me ujë Selite,
më rreshtohet skuadra ndihmëse me yje bote,
nga lista ndërkombëtare e futbollistëve.

Fundjavën e kam me net pagjumësie,
nga ekstazat dasmore të miqve komshi,
që më urojnë nga larg me litërshe rakie
dhe hedhin valle nate te rrugica me shi.

Djemtë e vajzat me xhinse poshtë mesit,
me kërthizat si mikrofona që thithin deri tutje,
u dridhet barku nga ritmet marroke të xhezit,
tek kërcejnë si kukullat me fije të padukshme.

Zhurmëtarët e mi lindin e shuhen si meteor,
por humbjet ua plotëson karvani me kokorroçët.
Çuditen kur në zi i ngushëlloj mbi arkivol,
ku zbrazin dhimbjen më të hidhur të botës...


KUR JETOJ PASIONIN

Kur jetoj
fare pa qëllim,
kam stres,
kam trishtim.
Dita s’ka kuptim,
nata s’ka gjumë.
Java, muaji
dimërojnë shumë.
Vështrimi vyshket
për një pikë gëzim,
gjaku ndryshket,
lëviz me përtim.
Vuajtjet shtohen
pa numërim.
Trupi bëhet
plagë pa shërim.

Kur jetoj i zhytur
në pasionin tim
lundroj në qejf,
notoj në argëtim.
Lexoj shkrime,
rendis vargje,
shpalos ngjarje,
mbush faqe,
dikush i lexon,
dikush kthjellohet.
Dita s’mjafton,
nata shkurtohet.
Flas me shpirtin,
me të sotmen,
me të shkuarën,
prek lëvizjen,
afroj të vonuarën.


TROJANI PLAK NË BETEJAT E FUNDIT

Trojani plak përleshet
me Atridët infektues
që e sulmojnë
qysh nga koha e vjetër,
për t’i zaptuar egërsisht
Trojën e trupit,
për t’i rrëmbyer pabesisht
Helenë - jetën.

Akili i kancerit i sillet
rreth mureve fizike,
me patërshanën tumbake,
të shtrenjtën bisturi.
Agamemnoni i ushtrisë
së madhe mikrobike,
ndërsen nga çdo anë
akejtë e viruseve të tij.

Disa herë është shtrirë
në kazermën shëruese,
nga plagët e shigjetave
të ardhura fluturim,
përmes bedenave të rëna
të kamares bluese,
goditur me shashkat
e diaresë në shpërthim.

Kalitet në ecje e pajiset
me mburoja gripale.
Gatitet të përballojë sulmet
me vaksina paraprake.
Dhe shënon festa fitorje
në fletët kalendare,
ditët që e gjejnë
në gatishmëri luftarake,

Përqark fortifikimeve të tij,
Helenat e reja,
gazmojnë nga imuniteti
mbrojtës prej natyre.
Atij i bën zemra trak!
që jeta i shkoi në beteja,
pa marrë sa duhet
eliksirin jetëdhënës të tyre...


KUR NXEHEN POLITIKANËT

Kur dëgjoj politikanët
në ekrane apo foltore të kuvendit,
tek nervozohen fare kot
dhe gërthasin rreptë,
them me vete,
u mungon autokontrolli i personalitetit,
për tu frenuar
para mijëra dëgjuesve krejt të qetë.

Nervat e tyre
tregojnë se kanë hardiskun e trurit
pa kapacitetin e nevojshëm për argument,
dhe duke mos përballuar
mbingarkesën që i futin,
procesori i logjikës u nxehet shpejt...

Ndaj në pozicione ku politika
peshën e shtetit mban,
nevojiten kapacitete të fuqishme
të veprimtarisë trunore.
Të durojnë ngarkesa mendimi
me shumë gigabajt,
për nivele të larta që kërkon
logjika bashkëkohore...


HELMI I CMIRËS SË KOTË

Mundohem të zbut
dy-tre gjarpërinj tinëzar,
që më vërshëllejnë pas shpine
tingujt e pickimit.
U këndoj melodi
me fyellin e bilbilit gjyzar
t’u zbut helmin e cmirës
me mjaltin e durimit.

O ju gjarpërinj
të fshehur mes fletëve me hënë !
Më keni drejtuar pickimin,
po si është e mundur,
helmin për mua
te maja e thumbit keni vënë,
ndonëse shkopin
asnjëherë nuk ua kam tundur?!...

E kuptoj fare mirë
arsyen tuaj të egërsimit,
për të më bërë viktimë
të helmimit pa shkak:
u vrasin sytë
krahët e bardhë të fluturimit,
që më dha natyra,
kur të ndryshëm na krijoi bashkë.

Megjithatë kaloni lumin
e opinioneve me not,
t’u thotë sa i kam dashur
gjarpërinjtë notues.
Dhe pasi ta lini aty
helmin e cmirës së kotë,
do t’u afrohem dhe juve,
si zvarranikëve bashkëjetues.

BUKUROSHJA QË MA BËN ME SY

I falem fatit të parë që më dha fatmirësia,
për të lindur në Sarandën e bukurisë së shenjtë,
ku u mblodhën dyzet shenjtorë nga gjithësia
dhe i vunë emrin përjetësues të shifrës dyzet.

Ashiku dell që i sillet kësaj bukuroshje përqark,
dremit gjithë vitin mbi shkallët e saj harkore
dhe në udhën e dashurisë së tij të zjarrtë.
ka fiksuar këtu më të ndritshmen lakore.

Këtu mblidhen kureshtarët e të gjitha viseve
të sodisin këtë perri që i tërheq si magnet
dhe tre muajt e artë të gjithë mesviteve,
Saranda e flladeve jugore bëhet kryeqytet.

Këtu autobusët luksoz flenë bashkë me tragetet
të radhitur si dallëndyshet mbi telat e telefonit,
pasi kanë sjellë nga larg malet dhe detet,
të pushojnë në vargun e hoteleve si dallgët e Jonit.

Këtu vajzat dalin nga shkumëzimet e valëve
me belin hollak si bishti luhatës i peshkut,
me bukurinë e magjishme të sirenave detare,
dhe me joshjen gazmore që u jep fresku.

Këtu djemtë çapkënë me lëkurën çokollatë
çmenden për vajzat e ardhura nga Veriu,
dhe u zbresin përtokë hënën në mesnatë
dhe u nxjerrin nga deti oktapodhin me sy njeriu.

Këtu yjet e pjekur bien nga vreshtat e hënës
dhe i presin detarët në rrjetat e peshkimit.
Këtu horizontet të presin me dashurinë e nënës
dhe të dhurojnë portokallin e kuq të perëndimit.

Saranda kurdoherë lëvrin brenda damarëve të mi
dhe unë marr impulse nga zemra e saj e madhe,
nga kjo bukuroshe sykaltër që ma bën me sy,
sa zbres hundën e Gjashtës nën dy vetulla malesh.


TË VETMIT ARMIQ TË PABESË

Si rëndom në marrëdhëniet e ndërsjellta
me tipa e karaktere në punë e shoqëri,
që afrohen te njeriu për interesa të veta,
pata dhe unë sejmenët e lajkatarët e mi.

Ata ledhatuan mendimet sa më buisnin në kokë,
ballin e zhveshur ma mbuluan me kaçurrela.
Ata ma ulën diellin e m’i zbritën yjet përtokë,
që me dy këmbët e mia delikate t’i shkelja.

Ata peshkuan fjalë dhe stisën opinione,
ngjarje e bëma për persona të tretë,
gjoja i njihnin mirë e kishin informacione
meqë s’kisha pasur rastin t’i njihja vetë...

Ata m’u shfaqën si miqtë e mi të shtrenjtë
dhe u betuan për besnikërinë e tyre pakufi.
Ata ishin të vetmit të pabesë që pata në jetë.
Ata ishin e mbetën dhe të vetmit armiq të mi...

TË PRES TE VESA E GJELBËR

Lere celularin,
eja flasim me sy,
derisa gjumit
të dy i kemi shkarë!
Tani kur lind dita
nga nata në shtatzani,
eja të shohësh
një mrekulli të paparë!

Tek arat me grurë,
këtë mëngjes për ty!
Kallinjtë si roje nderi
janë vënë në radhë!
Eja të pres,
siç pret gruri i ri,
të mugullojë nga nata
agimi i bardhë.

Bulëza të argjendta
më vezullojnë mbi krye,
kallinjtë nga qepallat
shpërthejnë rreze.
Eja, me këmishë nate
të na spërkatin yjet,
që shuhen si qirinj
e pikojnë vesën e gjelbër!

Eja, se kur bleron buka
e vesuar ndër ara,
një puthje ushqen
njëqid vjet dashuri.
Dhe ëndrrat tona
i gjelbëron sonte nata,
po t’i bëjmë dritë
para diellit ne të dy.

Vrapo pa zbardhur,
shtegut mespërmes,
gjurmët për tek unë
t’i ndrit hëna vezullore!
Eja, spërkate trupin
si zambaku me vesë,
o moj hënëza ime
paraagimore!...


PROFESORI I LAMTUMIRËS

Të pashë kur pensionin numërove disa herë,
o i nderuar profesor i moshës së lamtumirës,
dhe rrudhat e thella s’tu sheshuan asnjëherë,
nga fizionomia dimërore që i dhe fytyrës.

Të pashë kur supën barishtore përzieve me kothere
dhe vajin e zëvendësove me ca thërrmime rigon.
Mishit prej kohësh ia harrove shijen dhe erën,
kafen e pive atje ku lëngu nga llumishtet kullon.

Të pashë kur urinove duke u dridhur i tëri,
se ilaçi i prostatit të hante paratë e bukës.
Tu këput dora si ashkël dhe tu drodh zëri
kur urbanit i pagove tridhjet qindarkat e rrugës.

Të pashë kur guri që nxore nga tëmthi i mëlçisë
sa guri diamant njëqintenjëzet karat të kushtoi,
për të paguar bluzat e njollosura të mjekësisë,
që të fundosën në aq borxhe sa as vdekja s’i pranoi.

Dikur e ndjeje veten një yll që shpërndaje rreze
dhe auditori të rrethonte si fluturat rrotull dritës.
Tani të duket sikur je bërë një vrimë e zezë,
nga e cila largohen ata që i tremben ndihmës...

Veçse shteti ka për ty një detyrim madhor,
se ta pagoi badiava punën për tërë një jetë.
Dhe tani qindarkat i nxjerr me shumë zor,
nga ato qindra miliarda që qarkullon në xhep.

Po të shtosh dhe miliardat e pasurisë kombëtare,
ku ti ke pjesën tënde të pronës së investuar,
del se me shumimin e të ardhurave shumëvjeçare,
edhe nga fitimet e përtej jetës, ti kotheren ke fituar...


MAJMUNËT IMITUES

Ndonëse kostumin e leshtë që veshin,
ua dhuron natyra me komplet lëkure,
majmunët si njerëzit, qajnë e qeshin
dhe ruajnë vertikalitetin në ecje e ulje.

Burrat bredhin shtigjeve të komunitetit,
gratë mbeten ngarkuar me fëmijët e pëqirit.
Marrosen për kolovitje e argëtime qejfi,
ngrenë zërin sa tronditet qetësia e pyllit.

Lakmojnë të grabitin zahirenë e tjetrit,
grinden për truallin e kasolles së dimrit.
Kanë xhelozi e rrihen keqas për seksin,
majmuneshën e bukur e fiton i forti i bërrylit.

Megjithëse bashkëjetojnë dy nga dy,
dhe pjellin tufën e majmunëve legalisht,
po ashtu femrat e dredhin në dashuri
dhe zbulojnë për joshje “sekretin” nën bisht.

Ata bëjnë mjaft veprime e gjeste njerëzish,
por imititmin e kanë mbi qejfet dhe punët.
Nuk dihet e sigurt, njerëzit përqeshin,
apo ne imitojmë në sjellje majmunët?...


DY ÇELËSAT

Mijëra dyer
ka Tirana e madhe.
Mijëra çelësa
kanë njerëzit ndër xhepa.
Sigurojnë pasurinë
dhe jetën familjare,
me një copë metal
të gdhendur me krepa.

Burrat,
veç çelësit metalik të portës,
kanë dhe për gruan
“çelësin” organik.
Por çelësi kopil çel,
jo vetëm gratë e botës,
po edhe gjyqet
që shpërbëjnë familjet
çdo ditë...

Pashai që themeloi
këtë qytet ahengu dhe fati,
tha me shqetësim rrezatues
lart nga një yll:
-Vetëm po të lidhen zemrat
si akrepat e sahatit,
mund të shpëtojë Tirana
nga çelësi kopil..


Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?

O, sa shpejt më ikën dita tek ti!
Dielli më fluturon si zog pendëverdhë...
Mbeta, moj mike, me ty në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.

Ke ulur për mua gjithë degët e tua
sa lash nën hije krejt kohën time ...
Bëj të iki nga ëmbëlsia e pemës që dua,
por asnjëri nga gjymtyrët nuk më bindet.

Me thërresin shumë zëra diku tutje,
më thonë, eja, pra, eja se mbete prapa!...
Po ti më ke mbuluar me gjethe puthjesh
që nuk më lëshojnë pa ikur vapa.

Më lësho, se dielli u bë pendëblu,
ndriçojnë tani vetëm kokrrat e tua...
Të rri akoma pranë teje këtu?...
Ç’më thua, moj pemë e dashur, ç’më thua?

Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...

NUSET E GJYSHIT

Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
dhe s’pati ai si ndokush dy gra.
Por tek humbiste larg mbi samar të mushkës,
me dy pushkë kishte shtënë sevda.

Shkoi i bleu tutje në Selanik
dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
dy nuse syzeza që të shtinin frikë,
njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”

Në luftën e Lëkurësit, me syzezat e veta
vrau gjashtë kapedanë të pushtuesve përbri.
Dhe për ata sytë e zi të nuseve të shtrenjta
i ngritën këngën e trimit në Labëri.

Gjyshi vdiq në vitin nëntëqind e dyzet
dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, te mustaqet e ngrehura përpjetë,
apo te sytë e nuseve i mbante sytë.

Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga nuset me vete ia dhanë.
Syzeza tjetër polli krisma më vonë.


VELLOJA E NUESE

Ndoshta nuseve u veshin vello të bardhë

tu zbardhet durimi qysh nga dita e fillimit,

që pas mundimeve, me dëshirë në darkë

të ngrejnë flamurin e bardhë të dorëzimit.

Më pas velloja i kthehet butikut nusëror,

dhe nuses i mbetet fotografia e dasmës,

ta kujtojë sa herë merr fshesën në dorë,

dhe nis të lajë pjatat e vaktit të mëpasëm.

Veç ikja në punë i krijon rastin e çlirimit

nga skllavëria me disa skllavopronarë,

kur pas burrit, i shtohen fëmijët e gjirit,

që ua duron robërimin me qejf të madh.

Pastaj kur pronarët bëhen një kor i plot

dhe zënë të këndojnë himnin e trishtimit,

ajo zë kokën me duar dhe lan me lot,

vellon e bardhë të robërimit të shpirtit.

Ndodh pronari kryesor vellon e harron

dhe argëtohet diku te një nuse pa vello.

Ajo në shtëpinë e streseve veten kafshon,

duke përbuzur burrin donzhuan e otello.

Dhe velloja e bardhë e dasmës së shenjtë

shndërrohet befas një napë e zezë pis,

hedhur supeve gjatë funeralit të shpejtë

për varrimin përfundimtar të dashurisë.



TË PRES TE VESA E GJELBËR

Lere celularin,

eja flasim me sy,

derisa gjumit

të dy i kemi shkarë!

Tani kur lind dita

nga nata në shtatzani,

eja të shohësh

një mrekulli të paparë!

Tek arat me grurë,

këtë mëngjes për ty!

Kallinjtë si roje nderi

janë vënë në radhë!

Eja të pres,

siç pret gruri i ri,

të mugullojë nga nata

agimi i bardhë.

Bulëza të argjendta

më vezullojnë mbi krye,

kallinjtë nga qepallat

shpërthejnë rreze.

Eja, me këmishë nate

të na spërkatin yjet,

që shuhen si qirinj

e pikojnë vesën e gjelbër!

Eja, se kur bleron buka

e vesuar ndër ara,

një puthje ushqen

njëqid vjet dashuri.

Dhe ëndrrat tona

i gjelbëron sonte nata,

po t’i bëjmë dritë

para diellit ne të dy.

Vrapo pa zbardhur,

shtegut mespërmes,

gjurmët për tek unë

t’i ndrit hëna vezullore!

Eja, spërkate trupin

si zambaku me vesë,

o moj hënëza ime

paraagimore!…


NË PËRVJETORIN E LINDJES



Dielli të më jepte në trup

pak energji nga rrezet,

qielli të më dërgonte në sy

ca vezullime yjore,

era të më dhuronte

pak freski nga mëngjeset,

mund të bëhesha prapë

si në vitet rinore.



Shkëmbinjtë të më jepnin

në muskuj forcën,

ujëvarat shkathtësinë

e vrulleve kërcimtare,

lëndinat dendësinë mbirëse

të barit te flokët,

mund kthehesha sërish

te mosha djaloshare.



Lulishtet të më falnin

pak nga hijeshia e tyre,

çiftet të shtonin për mua

një puthje më tepër,

dashnorët të më jepnin

pak ngazëllim fytyre,

me siguri do bëhesha i ri

dhe i bukur patjetër...



LETRA E FSHEHUR NË HARRIM



Në mes librash tek shfletoja

gjeta një fletë dyshe të shkruar.

Ca pika loti përmbi shkronja

fjalë zemre kishin mjegulluar.



Vetëtima kujtimi më ndezi në sy

ajo vajz’ marrëzisht e dashuruar.

Njomëzakja me shtatin e saj perri

më erdhi në përfytyrim e lotuar.



Ah, moj leshverdhë, flori i prerë,

ardhur befas nga koha në harrim,

me ç’fjalë ta vrava zemrën atëherë

që derdhe aq lot për shkakun tim?



Kush më bëri xheloz aso kohe

për buzët e tua të trëndafilta?

Më vraftë zoti, që të bëra lotove

me dyshimet e mia të përcipta!



Të kisha këto mend qysh në rini,

o yll i këputur i asaj kohe të plakur,

dhe dhembshurinë që kam tani,

veten me grushte do kisha rrahur...



Që ti të qeshje dhe në pleqëri

kur të kujtoje këtë lloj rrahje.

Se pendimi dhe falja te çdo njeri,

nënkupton dashurinë e madhe...





FIZARMONIKAT DHE SAKSOFONAT

Më zbrazen në shpirt

jehonat e një fizarmonike,

më derdhen në gjoks

oshtimat e një saksofoni

dhe nis më vallëzon

nëpër pistat e syve

koha kur gjoksi vajzëror

ndizte pasionin.



Behari më sjell

psherëtima nën yje,

vjeshta çuçurima

puthjesh nën gjethe,

me vegime nga ato

marrëzi djalërie,

që ikën një herë

dhe prapë nuk kthehen.



Lumenjtë vrapojnë

nga brigjet dhe honet,

të shuajnë tokat

që avullojnë nga vapa.

Çiftet e rinj turren

të ndezin pasionet

mbi hirin e puthjeve

që lamë ne prapa...



Koha dogji

zjarret e pasioneve tona,

por mendja dashuritë

kurrë s’i harroi.

Ndonëse tani fizarmonikat

dhe saksofonat,

përcjellin jetën tonë

që u nis të shkojë...


Përzgjedhur nga Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...