Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/03

Libër jubilar për Adem Jasharin

RIBOTIM JUBILAR NË VITIN JUBILAR

Në 20-Vjetorin e Epopesë së Jasharëve nxorëm në dritë ribotimin e 10-të  të librit tim “ADEM JASHARI- Legjendë e legjendave”,  përgatitur e shtypur në Lena Grafic të Hajdar Fejzullahut në Prishtinë.

Këtë publikim jubilar po e shoqërojmë me disa mendime, shkëputur nga recensionet e disa studiuesve për librin:

Prof. dr. Zymer NEZIRI: Kjo vepër e Bedri Tahirit u shkrua për njeriun që i dha kuptim të ri jetës sonë, për burrin që bëri aq shumë për t’ia kthyer Kosovës krenarinë, për trimin që aq guximshëm i doli zot dinjitetit tonë të shkelur. Është një sakrificë për tokën e të parëve, me dimensione të së madhërishmës. Autori ka meritë për guximin që i pari të përballet me këtë figurë, njërën ndër më të ndritshmet në historinë tonë të re.

Kadrush RADOGOSHI: Libri i Bedri Tahirit “ADEM JASHARI-legjendë e legjendave” është  një dritare intelektuale prej nga shihet epopeja e Prekazit, Drenicës dhe tërë Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti i saj legjendar Adem Jashari, figura e të cilit nuk mund të konceptohet e plotë dhe polidimensionale jashtë rrethanave politike, sociale e psikologjike, të cilat e nxorën në skenën e historisë në mënyrë të rrufeshme me tërë madhështinë e vet…Libri mbi të gjitha është shkruar me përkushtim e dashuri të madhe të intelektualit të ndërgjegjshëm për rolin e tij.

 Prof. dr. Shyqri GALICA:  Figura e kryeheroit të luftës së fundit të Kosovës Adem Jashari në librin e Bedri Tahirit “Adem Jashari- legjendë e legjendave”, paraqitet në kompleksin e veprimtarisë së përgjithshme të personaliteteve kombëtare, kurse në mjaft raste jepen edhe aspekte që ndriçojnë anë të ndryshme të heroit të ditëve tona dhe të familjes së tij të martirizuar për çështjen  më sublime, lirinë. Herë- herë me një ton liriko- epik, e herën tjetër me në qasje dokumentare, autori kalon nga njëra në çështjen tjetër, nga njëri në personalitetin tjetër, duke gërshetuar imazhin e luftës dhe të lirisë, aspiratën shekullore për të dalë nga zgjedha dhe përpjekjen e pareshtur të popullit tonë për ta mundur shtypësin.

Prof. dr. Zenun GJOCAJ: Vepra “ADEM JASHARI- legjendë e legjendave” e Bedri Tahirit është dëshmia e parë shkrimore publicistiko-letrare-faktografike, autentike e rrëfimtare e shkruar nga autori me kokë në torbë, fill pas betejës së Jasharajve kundër terrorit serb, e shkruar nëpër tym, flakë e shkrumb të tokës së djegur, nëpër klithma e krisma, nëpër të plagosur e të vrarë, tmerre e trishtime, por edhe nëpër akte heroike krenare të UÇK-së. Proza e Bedri Tahirit karakterizohet nga perceptimi rrëfimtar i përcjellë me tinguj të prozës poetike, që shpijnë në përfundime optimiste krenare.
                                 
Sylë OSMANAJ: Figura legjendare e Adem Jasharit dhe e familjes së tij, edhe pas qindra vjetësh do të tërheqë interesimin e artistëve, të historianëve e të krijuesve të tjerë, me guximin e jashtëzakonshëm, me trimërinë tejet të veçantë, që tashmë është shndërruar në legjendë. Prandaj, jo rastësisht, autori i librit, Bedri Tahiri, do ta quajë- legjendë e legjendave…Libri “Adem Jashari- legjendë e legjendave” është një mesazh që sjell lufta për liri dhe një ndihmesë e veçantë për të hyrë në kërkime të mëtejshme rreth veprimtarisë së luftërave të UÇK-së, të cilët me përkushtimin deri në sakrificë sollën lirinë e Kosovës, duke dëshmuar kështu vitalitetin e kombit shqiptar.

Mr. Sheremet KRASNIQI: Bedri Tahiri, duke njohur nga afër burrin që bëri të pamundurën për t’ia kthyer popullit shqiptar krenarinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur, ka arritur bindshëm, përmes faktografisë e origjinalitetit të vet krijues, ta paraqesë, ashtu siç ishte ky kryehero, të madhërishëm edhe para lexuesit kureshtar…Falë edhe gjuhës së rrjedhshme e të pastër, qëndrimit realist e mendimeve të qarta, fotografive e ilustrimeve që flasin mjaft, libri ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te të gjitha shtresat e moshat e lexuesve…Së fundi, libri për kryekomandantin është edhe një mesazh që sjell lufta për liri dhe një ndihmesë  e veçantë për të hyrë në studime më të hollësishme rreth luftëtarëve të lirisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Arben VESELAJ: Libri “Adem Jashari- legjendë e legjendave” është një libër publicistiko dokumentar, i shkruar me një ndjesi të hollë lirike nga autori  Tahiri, duke bërë këtë libër para së gjithash një libër poetik. Libri është një përjetim lirik i dramës kombëtare në periudhën ademjashariane, i frymëzuar midis idealit dhe realitetit historik…Strukturimi i shkrimeve  në kapituj është më shumë tipologjik, në bazë të temave dhe brenda tyre duke ndjekur një kriter kronologjik të ngjarjeve. Është ky një dokumentar poetiko- historik për familjen e Jasharëve, Prekazin, Drenicën, për heroizmin e papërsëritshëm të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Xhemail Ali PECI: Libri i Bedri Tahirit “ADEM JASHARI- legjendë e legjendave” pa dyshim se është një libër monument, i ngritur me flatrat e fjalës shqipe. Ky libër është dëshmia më e mirë se Garda Krutane, pra elita ushtarake i ka hapur rrugë elitës politike. Prandaj, elita politike edhe duhet të ketë përgjegjësi historike, sepse në historinë e shtetformimit, ushtria dhe diplomacia janë rrufepritës të një kombi. Ndërkaq, elitat intelektuale, sa krenarinë kanë edhe kënaqësinë të ndihmojnë, që të ndriçojnë shtegun e dritës, gjithmonë sipas parimit të madh të Samiut të Frashëllinjve, i cili sa bukur ka thënë, që pastë bekimin aty ku ka rënë: Uniteti i ideve është më i fortë se uniteti i shteteve!

Kur’ani i lashtë “është zbulimi më i madh për botën myslimane”



Një kopje e lashtë e Kur’anit e gjetur në Universitetin e Birmingemit mund të ketë qenë e Abu Bakr, një prej të parëve myslimanë në botë.

Datimi me radiokarbon, kur u krye, gjeti fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, duke rritur kështu mundësinë që të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit, që ekziston.

Jalam bin Huvareib, drejtor i Fondacionin për Studime Islamike “Rashid Al Maktoum” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish – me më shumë gjasa, vetë abu Bakr.

Abu Bakr mendohet gjerësisht të ketë qenë i pari person që u konvertua në Islam, duke qenë jashtë familjes së Profetit Muhamed. Ai ishte mik i ngushtë dhe këshilltar i besuar i Profetit dhe u bë i pari kalif mysliman në vitin 632, duke sunduar për 27 muaj deri kur vdiq në vitin 634.


Mosha e Kur’anit të Birmingemit nënkupton që ai mund të jetë krijuar në vitet e hershme të Islamit, atëherë kur popullsia myslimane globale ishte vetëm disa qindra.

“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakr”, tha Huvareib kur u gjet dorëshkrimi, duke shtuar: “Eshtë zbulimi më i rëndësishëm që është bërë ndonjëherë, për botën myslimane”.

Cilësia e Kur’anit dhe shkrimi i tij sugjeron se mund të jetë krijuar vetëm për një figurë shumë të rëndësishme.

“Ky version, ky koleksion, ky dorëshkrim është rrënja e Islamit, është rrënja e Kur’anit… Ky do të jetë një revolucion në studimin e Islamit”, tha Huvareib në kohën kur u zbulua.

KUR LAZDROHEN FËMIJËT E KRIMINELËVE!


Vajza e një krimineli të njohur serb, të kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 18-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.
Pictured, Anastasija Ražnatović
Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani. Ky i fundit u qëllua në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.

Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Pictured: Anastasija (right) was thrown the party by her mother (left), Serbian folk singer Ceca, who said that she was 'proud' of her daughter
Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese. Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.

Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze.
Champagne life:  Anastasija and her friends pose for a photo during the luxurious birthday party at the Hyatt Hotel in Belgrade
Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit. Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.
Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.
Anger: While Anastasija and her friends enjoyed their night (pictured) ordinary Serbians slammed the expensive event as a 'reflection of bad taste'
“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.

Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.




Mario Vargas Llosa: “Dashuria është eksperienca më e pasur, që një qenie njerëzore mund të përjetojë”




Mario Vargas Llosa ose Jorge Mario Pedro Vargas Llosa, Markezi i I i Vargas Llosa (Arequipa, Peru, 28 mars 1936.) është shkrimtar peruan dhe njëri ndër romansierët kryesor në Amerikën Latine.


U lind në vendin Arequipa, në një familje të klasës së mesme me prejardhje spanjolle. Shkollimin e filloi në vendlindje. Më vonë shkollimin e vazhdoi në Bolivi, por u kthye në shtëpi kur gjyshi i tij muar një funkcion të lartë politik. Prindërit të tij u ndanë vetëm 5 muaj pas kurorëzimit. Babain e njohu në moshën 10-vjeçare. Në moshën 14 vjeçare shkon në akademi ushtarake, por nuk e mbaron. Punon si gazetar amator, shkruna, studijon (më 1971 doktoron). Bëhet i njohur me romanin "Qyteti i qenëve" më 1962, pastaj vazhdon me romanin "Shtëpia e gjelbër" ku hetohet se është i ndikuar nga William Faulkner. Fitoi edhe çmime të rëndësishme letrare. Është martuar dy herë, dhe ka tre fëmijë. Ai dhe Gabriel Garcia Marquez ishin shokë, po më vonë u ndanë. E përkrahte ideologjinë e Fidel Castros, por më vonë u distancua dhe u kthye në të djathtë. Në vitin 1990 kandidohet në zgjedhjet presidenciale, por i humb.

Është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010.


Vepra të zjgedhura
Romane
Los jefes (1959)
La ciudad y los perros (1963)
La casa verde (1965) - Çmimi Romulo Galjegos
Los cachorros (1967)
Conversación en La Catedral (1969)
Pantaleón y las visitadoras (1973)
La tía Julia y el escribidor (1977) – roman autobiografik
La guerra del fin del mundo (1981)
Historia de Mayta (1984)
Quién mató a Palomino Molero? (1986)
El hablador (1987)
Elogio de la madrastra (1988) – roman erotik
Lituma en los Andes (1993). Çmimi Planeta
Los cuadernos de don Rigoberto (1997)
La Fiesta del Chivo (2000) - Roman për diktaturë të gjeneralit Rafael Leonidas Truhiljo në Republikën Domenikane i ekranizuar më 2005
El Paraíso en la otra esquina (2003) - roman historik për Pol Gogenin dhei Flori Tristanin
Travesuras de la niña mala (2006)
Drama
La señorita de Tacna (1981)
La Chunga (1986)
El loco de los balcones (1993)
Ojos bonitos, cuadros feos (1996)
Ese
Autobiografi
El pez en el agua (1993)
Në gjuhën shqipe
Shtëpija e Gjelbër, përktheu Nasi Lera (2004)
Festa e cjapit (2010)
Vajza e prapë
Lëvdatë për njerkën (2016)
Kush e vrau Palomino Moleron?

*****


Me 59 libra në një periudhë 55 vjeçare, shumë e mendojnë se Mario Vargas Llosa duhet të pushojë, por peruani i vetëm që ka fituar një Nobel duket se nuk ka asnjë qëllim të tërhiqet përfundimisht nga letërsia. Në moshën 82 vjeçare njeriu i quajtur si titani i fundit i letërsisë hispanike pohon se ka shkruajtur çdo mëngjes të jetës së vet. I shquar për luftën e tij të palodhur kundër nacionalizmit dhe populizmit, artikulli thekson se Llosa mbetet një nga mbrojtësit e lirisë individuale dhe demokracisë në botën latine dhe sulmet e tij kundër autoritarizmit kanë fituar një numër të madh armiqsh përgjatë viteve singa konservatorët ashtu edhe nga socialistët. Shkrimtari pohon se dhuna familjare që ka vuajtur në fëmijëri nga i ati e kanë bërë që të strehohej në letërsi dhe poezi.

Ishte ky baba abuziv që me besimin se letërsia ishte një pasaportë për dështimin në jetë dhe që romanet ishin vepër e bohemianëve dhe homoseksualëve vendosi ta dërgonte djalin e vet 14 vjeçar në një akademi ushtarake me qëllim që të rikonsideronte prioritetet. “Im atë mendoi se shkolla ushtarake do të ishte një kurë për letërsinë dhe për ato aktivitete që ai i konsideronte margjinale, por që në të vërtetë më dha temën për romanin tim të parë.” “Qyteti i qenve” u publikua në 1963 dhe mbetet edhe sot mjaft i gjallë për shkak të temës së intimidimit dhe ngacmimeve që ka në mjedisin ushtarak. New York Times heq paralele mes karrierës së Vargas Llosas me atë të Gabriel Garsia Markezit që së bashku me Kortazarin, Karlos Fuenten, Hoze Danozon, Huan Rulfon, Migel Asturiasin dhe Guilliermo Kabrera Infanten kanë qenë pjesë e një transformimi letrar në botën latinoamerikane.

Image result for mario vargas llosa

Artikulli thekson se ndërkohë që realizmi magjik i Garsia Markezit e ka fituar një vend në bibliotekën dhe studiot e amerikanëve, punët më të errëta të Vargas Llosës kanë qendruar në plan të dytë. Pozicionimi i tij si shkrimtar më demokratik ka bërë që të shquhet si një mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve dhe të zgjedhjeve të lira mes kauzave të ndryshme.


Image result for mario vargas llosa

Në ndryshim nga Markezi që u kthye në një përkrahës të Fidel Kastros, Llosa ndryshoi pozicionimin e tij mbi revolucionin në Kubë me kalimin e kohës. Sipas New York Times-it ai i dërgoi një letër private Kastros ku i shprehte pakënaqësinë, shkrimtari mblodhi kolegët dhe miqtë, mes tyre Kortazarin, Simone de Beauvoir, Zhan Pol Sartrin për të redaktuar atë që do ta publikonte në “Le Monde”, kartën e tij emblematike me titull “Çështja Padila” ku denonconte burgimin dhe gjykimin e poetit Heberto Padilla. Pas këtij episodi shkrimtari do të shihej si një referent ideologjik që shkonte kundër rrymës, pavarsisht nga ajo që pritej nga një intelektual i asaj epoke.

Image result for mario vargas llosa

Llosa shprehet edhe për fundin e martesës së tij 50 vjeçare me Patricia Llosan, nënën e tri djemve të tij, për të filluar një marrëdhënie me Presley-in. “Dashuria është përvoja më e pasur që një qenie njerëzore mund të përjetojë. Nga ana tjetër është një çështje private dhe nëse bëhet publike ka çmim të lirë, plot me vende të zakonshme. Prandaj është kaq e vështirë të shkruash për dashurinë në letërsi. Besoj se një person nuk duhet të flasë për dashurinë meqë është diçka kaq e rëndësishme në jetë”, – shprehet duke u distancuar nga ajo që në dukje i detyron të famshmit të ventilojnë të gjitha aspetet e jetës së tyre private në mënyrë që bota t’i zhveshë.

*****

Mario Vargas Llosa: Letërsia është jeta ime, kurse të shkruarit – lumturia më e madhe


Nobelisti Mario Vargas Llosa ka qëndruar kohë më parë  në Beograd, ku është takuar me lexuesit e veprës së tij, por edhe me udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Ai ka deklaruar se globalizimi është gjëja më e mirë që i ka ndodhur botës, sepse ofron mundësi për paqe dhe mirëkuptim të njerëzve të cilët u përkasin kulturave, arsimimeve, religjioneve dhe zakoneve të ndryshme.

Sipas Llosas, globalizimi i zhvillon dhe i modernizon vendet e varfra, gjë që nuk ka ndodhur më parë.
“Kush e kundërshton këtë tendencë ka vizion të mbrapambetur shoqëror”.

“Sikur të kishte vetëm njerëz që e kundërshtojnë, ndoshta ende nuk do të dilnim prej shpellave”.

Por, Llosa ka vlerësuar se përveç anëve pozitive, globalizimi ka edhe mangësi.

Si rrezikun më të madh e ka përmendur nacionalizimin tek ata njerëz të cilët sigurinë në botë e kërkojnë në bashkësitë fisnore dhe në fanatizmin radikal fetar.

“Mendoj se këto shtytje mund t’i shkatërrojë edhe projektet më fisnike dhe më pragmatike, prej të cilëve më i vjetri është ai i krijimit të Europës”.

“Miliona njerëz kanë vdekur për shkak të nacionalizimit dhe vizionit të tij të ngushtë për botën”.

“Nacionalizmi është pengesë për zhvillim të Europës dhe tërë botës”.

“Nacionalizmi dhe fanatizmi fetar janë kërcënimet më të mëdha për shoqëritë bashkëkohore”.

Nobelisti ka thënë se situata e sotme në botë prapëseprapë është më e mirë se çdoherë tjetër, sepse ka më pak diktatura autoritare dhe në shumicën e vendeve është instaluar demokracia.

“Vizioni katastrofal nuk është pjesë e realitetit tonë. Fanatizmi fetar është i fuqishëm, dhuna troket me forcë në dyert tona, nuk ka armë kundër terrorit dhe frika është e arsyeshme, mirëpo nuk mendoj se bota do të marrë pjesë në çmendurinë e luftës së tretë botërore”.

Duke folur për angazhimin e tij politik, Llosa ka thënë se marrjen trevjeçare me politikë e konsideron si përvojë të pakëndshme.

“Letërsia është jeta ime, kurse të shkruarit – lumturia më e madhe”.

“Letërsia e ndryshon botën, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon tek lexuesit – u zgjon imagjinatën dhe mendimin e tyre kritik”.

“Njerëzit që lexojnë letërsi të mirë lejojnë që ajo të ndikojë në mënyrën e tyre të të menduarit”.

Mario Vargas Llosa ka thënë se nuk është e mundshme të dëshmohet konkretisht se në ç’rrugë veprat e mëdha ndikojnë tek njerëzit, por është i sigurt se pa Servantesin, Hygonë, Borhesin, Markezin dhe shkrimtarët tjerë, edhe vetë ai do të ishte mediokër dhe shumë më i varfër.

“Këta shkrimtarë e kanë pasuruar në masë të madhe mënyrën në të cilën unë mendoj, besoj dhe veproj”.

Shkrimtari i famshëm ka thënë se aktualisht është duke e shkruar romanin “Pesë kënde”, për Perunë e viteve 1980 dhe një lagje të veçantë e cila në periudhën e kolonive ishte qendër e jetesës, vend i formimit të kompozitorëve të shumtë dhe vatër e muzikës kreole nga Luiziana, mirëpo që tashmë është rrënuar.

“Është roman për njerëzit, por do ta përfshij edhe rrëfimin mbi mitin dhe legjendën që ekziston për këtë lagje në Peru”.

Llosa ka thënë se i ka lexuar të gjitha veprat e shkrimtarit jugosllav Danillo Kish që janë përkthyer në spanjisht.

Flori Bruqi

Kush është Byung-Chul Han-i, filozofi koreano-jugor që po i magjeps të gjithë


Han pohon se falë triumfit të teknologjisë së internetit tani, pushteti është një ushtrim i kontrollit mbi psikikën. Telefonët smart jo vetëm që janë aparate mbikqyrëse, por edhe një celular konfeksionar. Facebook është kisha, sinagoga globale (fjalë për fjalë kongregacion) e digjitalizimit. Qeveritë investojnë shumë për të regjistruar atë që ndodh në kongregacion. Kurthi thotë Han është ngatërrimi i një ekzistence pa negativitet me një tjetër ekzistencë të lumtur, të ngatërrosh një pushtet të kujdesshëm ndaj shqetësimeve tona me një pushtet të gatshëm të ndryshojë atë që e provokon

Sot i zhvillojmë jetët tona mbi ekrane, ku kuptimi maksimal merr jetë tek miratimi bosh i “like-ut” si tek Facebook-u, por edhe tek “zemrat” e Instagramit, Twitter-it dhe në rrjete të ngjashme. Në këtë kontekst negativiteti që në versionin më të thjeshtë mund të imagjinohet si një oportunitet i pamundur për të shtypur butonin “nuk më pëlqen” përfaqëson jo vetëm mundësinë për të thënë “jo”, por edhe mundësinë për t’ju kundërvënë në mënyrë të tillë që të jetë e mundur të arrish një ndërgjegje më reflektuese të asaj që jemi, mendojmë dhe bëjmë

U lind në 1959 në Korenë e Jugut, ku kërkesat e një kapitalizmi ekstremisht të lidhur me teknologjinë e vendosin mes atyre vendeve me nivelet më të larta të vetëvrasjes në botë. Dyshimet e Byung-Chul Han-it kundrejt internetit nuk janë një produkt i oportunizmit as edhe i rastësisë. I arsimuar në Gjermani, ku gjuhën e mësoi ndërsa studionte filozofi, letërsi dhe teologji në universitetin e Fridburgut në Mynih dhe sot është docent në universitetin e Arteve në Berlin, ku aktualisht jeton. Për të kuptuar suksesin e tij ndoshta duhet dëgjuar si shprehet, gjërat drejt të cilave ka drejtuar gishtin, pikëpamjet kritike për modernizmin tonë.

Si filozof Han shquhet si aforist, domethënë si dikush që apelon idetë e thjeshta që në të shkruar shfaqen si fraza konçize në libra që nuk i kalojnë më shumë se 150 faqe. Ky është paradoksi i parë i Byung-Chul Han-it dhe meritë e tij. Përballja me një të tashme që pothuaj nuk toleron format e kohës, të cilat na lejojnë “eksperiencën e kohëzgjatjes” dhe një rrjet (web) që privilegjon mjediset që na kapin në “ferrin e përbashkët” janë disa nga temat e veprës së tij. Hani ka kapur me gjenialitetin e tij interesin ndaj rrezikut të vazhdueshëm të shpërhapjes së mijëra lexuesve.

Thelbi i mendimit të Byung-Chul Han është negativiteti. Për çfarë negativiteti bëhet fjalë? Kjo pyetje duhet analizuar më hollësisht. Parimisht duke observuar një kulturë në shkallë planetare, horizontet madhore të së cilës ekonomike, politike, sociale dhe seksuale projektohen nga pushteti i internetit, ajo që pohon në të vërtetë Han është: sot i zhvillojmë jetët tona mbi ekrane, ku kuptimi maksimal merr jetë tek miratimi bosh i “like-ut” si tek Facebook-u, por edhe tek “zemrat” e Instagramit, Twitter-it dhe në rrjete të ngjashme. Në këtë kontekst negativiteti që në versionin më të thjeshtë mund të imagjinohet si një oportunitet i pamundur për të shtypur butonin “nuk më pëlqen” përfaqëson jo vetëm mundësinë për të thënë “jo”, por edhe mundësinë për t’ju kundërvënë në mënyrë të tillë që të jetë e mundur të arrish një ndërgjegje më reflektuese të asaj që jemi, mendojmë dhe bëjmë.


A nuk duhet të jemi të aftë të përballemi me “nuk më pëlqen” për të kuptuar atë që realisht “na pëlqen”? Sipas mënyrës së tij Byung-Chul Han-i përsërit në erën digjitale të shek XXI atë që filozofi gjerman G. W. F. Hegel konfirmoi në shek XIX: Është shpirti që njeh negativitetin tek tjetri. “Ku mbizotëron pozitivizmi i pastër, pozitivizmi i tepërt, nuk ka asnjë shpirt,”- shkruan Han në “Agonia e Erosit”. Për këtë, ku nuk ka një shpirt, ku pozitivja nuk mund të përballet me negativen, nuk ka mundësi për të kuptuar.

Kjo çështje është thelbi i veprës së autorit që e ndeshim në çdo nga librat e tij dhe është detyra për të diskutuar që nga dyshimi filozofik sesi mungesa dhe madje stigmatizimi i negativitetit deri tek diskursi i korrektesës politike na ndihmon për të perceptuar si inoportune, agresive, cinike dhe deri të dhunshme, zhyt jetët tona në një sistem aspiratash dhe performancash brenda të cilit përfundojmë të paaftë për të kuptuar të tjerët dhe për të kuptuar veten tonë. “Depresioni është një sëmundje e një shoqërie që vuan nga teprica e pozitivizmit,” – shkruan Han tek libri “Shoqëria e lodhur”.

Ajo që na thotë Han në kushtet e “tepricës së pozitivizmit” është paaftësia jonë teknike për të trajtuar negativitetin, ashtu si e përjetojmë në rrjete sjell një dhunë delikate që është susbtanciale ndaj sistemit dhe e kushtëzuar nga logjika e këtyre mjediseve digjitale, ky subtancialitet ushtron mbi ne një “dhunë neurale” që mund të çojë në depresion të gjeneruar nga pamundësia e përballjes e atyre që nuk janë, domethënë e atyre që nuk kanë ndonjë opinion, mendim, nuk jetojnë si ne. Për pasojë thotë Han “kolapsi i unit” është rezultat i pashmangshëm i “një mbidoze të identitetit”.

Sipas Hanit, në rrjetet sociale në internet, sa herë që “bllokojmë”, “heshtim” ose “nuk ndjekim” të tjerët që nuk përshtaten me këndvështrimin tonë të botës, bota kthehet në më pak ngjyra dhe ne si subjekte të paaftë për të “eksperimentuar ndjenja negative” bëhemi më shumë të brishtë. “Nëse mendimi vetë do të ishte një “rrjet antitrupash dhe mbrojte imunologjike natyrore” atëherë mungesa e negativitetit do të transformonte mendimin në një ushtri operacionale, – shkruan Han për të diskutuar pozicionin e filozofit Jean Baudrillard. Të paaftë për të pranuar negativitetin që lejon të kuptuarit, individët jo vetëm që zhyten në një mirëqënie digjitale të boshatisur nga antagonizmat, por janë të dënuar të shenjohen nga “vetëshfrytëzimi”.

Kjo është hipoteza e librit të tij “Psikopolitika”, ku Han shpjegon se kush dështon në shoqërinë neoliberale të performancës bëhet vetë përgjegjës dhe turpërohet në vend që të verë në dyshim shoqërinë ose sistemin. Ajo që kërkon të shquajë Hani ashtu siç ka pohuar edhe Martin Heidegger në shek XX është se “shkenca nuk mund të mendojë” sepse detyra e saj është të kënaqë regjimin e performancës që nuk i jep prioritet pyetjes vetë. Lidhja mes personave dhe rrjetit është krijuar rreth një sistemi që fshin kundërshtitë mes proletariatit dhe borgjezisë, sic thoshte Karl Marx dhe e transformon punonjësin në sipërmarrës.

“Neoliberalizimi dhe jo revolucioni komunist eliminon klasën punëtore, subjekt i shfrytëzimit të të tjerëve. Sot gjithsecili është punëtor që shfrytëzohet vetë në sipërmarrjen e vet. Gjithsecili është zot dhe skllav. Gjithashtu lufta e klasave transformohet në një luftë të brendshme me veten.” Han pohon se falë triumfit të teknologjisë së internetit tani, pushteti është një ushtrim i kontrollit mbi psikikën. Telefonët smart jo vetëm që janë aparate mbikqyrëse, por edhe një celular konfeksionar. Facebook është kisha, sinagoga globale (fjalë për fjalë kongregacion) e digjitalizimit. Qeveritë investojnë shumë për të regjistruar atë që ndodh në kongregacion. Kurthi thotë Han është ngatërrimi i një ekzistence pa negativitet me një tjetër ekzistencë të lumtur, të ngatërrosh një pushtet të kujdesshëm ndaj shqetësimeve tona me një pushtet të gatshëm të ndryshojë atë që e provokon.

Skeptik para ekraneve që na rrethojnë jetën, Han mendon edhe për impaktin e teknologjisë ndaj “çshenjtërimit të dashurisë dhe e shndrrimit në seksualitet, duke larguar tiparin universal të Erosit tek dashuria. Tek “Agonia e Erosit” aty sintetizon leksionin e tij më të ndjeshëm dhe më të thellë të së tashmes: ndërkohë që objektet seksuale mbeten gjithmonë të njejta, siç e tregon pornografia online që po përkeqëson “dozën tonë narçiziste të unit”. Dashuria, thotë Han, i përket rendit të atij që është i aftë “për të bërë që të nisë diçka plotësisht ndryshe”.

Ç'është CIA -amerikane ?





Kur flasim për inteligjencë duhet marrë në konsideratë ndërthurjet institucionale të aktiviteteve të inteligjencës, si shërbimet e sigurisë, shërbimet secrete dhe shërbimet speciale. Ato aparate të shtetit që zhvillojnë në zyra qeveritare apo në institute të vecanta të destinuara për këtë qëllim, aktivitete informative dhe operative me mjete jo konvencionale dhe jo të zakonshme për administrata të tjera. Legjitimimi i këtyre veprimeve vjen për më tepër në funksion të qëllimit të tyre, domethënë të sigurisë së shtetit. Një gjë e tillë shkëputet pastërtisht nga rregullat normale, për të cilat administratat e zakonshme, në një shtet të së drejtës, duhet t’i përgjigjen parimit të ligjshmërisë. Kurse në botën e inteligjencës “legjitimiteti i qëllimeve” mbizotëron mbi “legjitimitetin e mjeteve”. Natyrisht, është mjaft e qartë se kjo dikotomi e prerë midis “legjitimitetit të qëllimeve” dhe “legjitimitetit të mjeteve”. Por, në mbrojtje të interesave më të larta të shtetit, rezulton e nevojshme që të veprohet në kontrast të dukshëm me ligjshmërinë formale.

Në fakt mendohet se agjencive të inteligjencës u janë ngarkuar detyra që të mbrojnë interesat jetike të shtetit nga një seri kërcënimesh që për nga vetë origjina e tyre janë klandestine dhe okulte. Kështu, aktivitetet kundërshtuese duhet të jenë njëlloj të okultuara, po të jetë e nevojshme. Për ta bërë një gjë të tillë shpesh kalohet kufiri i ligjshmërisë. Le të mendojmë për shembull për mbledhjen klandestine të informacioneve, që konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Për këtë motiv është rregull i përgjithshëm, jo i shkruar, për shërbimet e inteligjencës e thuajse të gjithë shteteve perëndimore, qënia ngurtësisht të ndarë nga organizmat e policisë, duke qenë drejtpërsëdrejti nën drejtimin e ekzekutivit.


Për t’i kuptuar funksionimin duhet hyrë në hollësi, në organizimin e shërbimeve inteligjente të vendeve kryesore perëndimore. Duhet nënvizuar një ndarje e parë e përgjithshme në bazë të metodës organizative midis vendeve të Aleancës Atlantike, me përjashtim të Spanjës e Italisë, por e vlefshme për Australinë, Zelandën e Re e Zvicrës, dhe ato të ish Traktatit të Varshavës. Metoda e parë në fjalë, e përdorur nga vendet atlantike, është e ashtuquajtura “binare”, që i jep preferencë ndarjes së organizmave kompetente për të zhvilluar aktivitete inteligjence në dy grupe: ato që operojnë jashtë vendit dhe ato që operojnë brenda tij, përgjithësisht për operacione kundërspiunazhi dhe sigurie.

Sipas këtij sistemi binar, është i pranishëm një shërbim kompetent për jashtë – si CIA në Shtetet e Bashkuara, MI6 në Mbretërinë e Bashkuar, BND-ja në Gjermani, DGSE-ja në Francë, vetëm për të dhënë ndonjë shembull – dhe një shërbim përgjegjës për aksionet e nevojshme brenda. Një shembull klasik është FBI-ja në Shtetet e Bashkuara apo britanikja MI5. Në kundërvënie me modelin binar, është i ashtuquajturi sistem “unitar” që parashikon një shërbim unik informacioni dhe sigurie kompetent si në çështjet e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, siç ishte famshmja KGB. Përgjithësisht është sistemi i preferuar nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ai i atyre që ishin pjesë e ish Traktatit të Varshavës. Megjithatë, edhe vendet e ish bllokut sovjetik dora dorës po adoptojnë sistemin “binar”, duke e braktisur kështu atë unitar.


Inteligjenca amerikane

Në futjen në hollësi të organizimit të sistemit të inteligjencës amerikane, është e detyrueshme të nënvizohet se është ndër më të zhvilluarit dhe teknologjikisht më të avancuarit e botës, përveçse një prej më të famshmëve si prej meritave të shumta, ashtu dhe të po aq demeritave të shumta. Ai amerikan është një kolos i vërtetë në aspektin e inteligjencës botërore, me një komunitet që përfshin nja 100 midis enteve, departamenteve dhe zyrave që merren institucionalisht me inteligjencë. Por ngjarjet e trishtuara e 11 shtatorit 2001 i kanë zbuluar botës se sado e madhe mund të jetë struktura e inteligjencës, është e mjaftueshme një e çarë në sistem, edhe më e vogla, për ta bërë që të shembet në mënyrë të zhurmshme.

Megjithatë, është e pamohueshme që komuniteti i inteligjencës amerikane është ndër më të plotët në skenarin botëror. Ai është tërësia e agjencive federale e zyrave dhe e organizatave që e kanë kreun në Ekzekutiv dhe që kryejnë aktivitete informative dhe kundërinformative specifike në të gjitha sektorët e inteligjencës kombëtare, duke bashkëpunuar midis tyre modalitetet dhe objektivat e fiksuara në Executive Order 123331 – 2 dhe duke bashkuar në fakt tërësinë e agjencive federale e duke përfshirë në këtë mënyrë të gjithë harkun e impenjimit kombëtar amerikan në sektorin e inteligjencës.


Zyrtarisht, komuniteti përfshin 17 organizata midis agjencive, departamenteve dhe zyrave. 8 prej tyre varen drejtpërsëdrejti nga Ministria e Mbrojtjes (DOD) dhe janë:

DIA, Agjencia për inteligjencën e mbrojtjes,
NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare,
NIMA, Agjencia Kombëtare për Imazherinë dhe Hartografinë,
NRO, Zyra Kombëtare për Rikonjicionin,
Air Force Intelligence, Inteligjenca e Forcës Ajrore,
Navy Intelligence, Inteligjenca e Marinës,
Army Intelligence, Inteligjenca e Forcave Tokësore dhe
USMCI, Inteligjenca e Trupës së Marinsave.
Këtyre u bashkangjiten 5 që nuk i përkasin DOD-së, domethënë që e kanë drejtimin në ministri të ndryshme nga ajo e Mbrojtjes, si Departamenti i Shtetit, Departamenti i Energjisë, Departamenti i Thesarit, Zyra Federale e Investigimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme. E shkëputur nga strukturat e tjera dhe krejtësisht e pavarur, Central Intelligence Agency ose CIA. Kjo e fundit është sigurisht më e lidhura, në mos më e rëndësishmja, në brendësi të komunitetit të inteligjencës. Mjafton të mendosh se Drejtori i CIA-s është njëkohësisht Drejtor i Komunitetit të Inteligjencës dhe është i informuar në mënyrë konstante nga të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit.


Për më tepër, vetëm CIA, DIA, NSA, NRO dhe NIMA konsiderohen me titull të plotë pjesë e Komunitetit të Inteligjencës, pasi inteligjenca është interesi i tyre parësor. Kurse organizatat e tjera kanë vetëm një sektor të rezervuar inteligjencës dhe është si sektor specifik që është pjesë e Komunitetit të Inteligjencës. Për shembull, US Navy ka një zyrë inteligjence detare anëtare të Komunitetit të Inteligjencës, kurse pjesa tjetër e Marinës Ushtarake mbështet Departamentin e Mbrojtjes në tipologji të tjera misioni.

Historikisht, në konfrontimin me botën e re multipolare, prej përvojës së mëparshme bipolare, Komuniteti i Inteligjencës amerikane fillimisht është kushtëzuarnga një sfidë të vazhdueshme me rivalin sovjetik, e përqëndruar sidomos në konfrontimin politik ushtarak. Viti 1989 me ndryshimin e shpejtë dhe radikal të skenarit botëror ka përcaktuar një rishkrim të plotë të funksioneve të shërbimeve amerikane, që u ndjenë të detyruara të bëjnë një rikonvertim rrënjësor të të gjithë aparatit teknologjik dhe njerëzor. Në mënyrë të veçantë CIA dhe NSA e kanë orientuar strukturën e tyre të fuqishme drejt spiunazhit ekonomik, sektor në të cilin vetë Shtetet e Bashkuara qenë bërë subjekt pasiv i aktiviteteve ofensive kërkimore të Francës, Gjermanisë, Japonisë, Koresë së Jugut, Kinës dhe Izraelit.


Një ndryshim i tillë u nxit fort nga vetë administrata amerikane, sidomos gjatë presidencës Clinton. Tendenca e re e imponuar nga Shtëpia e Bardhë ishte të mbështetej aktiviteti i industrisë amerikane. Në fakt, Zyra e Shkencës dhe e Teknologjisë deklaronte në një studim të përgatitur kinse për Presidentin se vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga spiunazhi teknologjik dhe industrial i kryer kundër Shteteve të Bashkuara shkonte në pothuajse 100 miliard dollarë. Veç të tjerash, për hir të së vërtetës, qysh në vitin 1971, një memorandum i Presidentit Nixon, në “presidencë perandorake” të plotë, kishte përcaktuar hyrjën në “Intelligence Community” e Departamentit të Thesarit, me qëllim koordinimin e përpjkejeve informative me nevojat e politikës ekonomike dhe financiare amerikane.

Duhet përmendur situata e veçantë historike e momentit, dollari në vështirësi, zhvlerësimi i ti dhe, për pasojë, braktisja e barazisë së arit, pikërisht prej nevojës për t’i çliruar Shtetet e Bashkuara nga ajo barrë e rëndë (që do t’i persekutonte deri në presidencën Reagan) e borxhit publik dhe e vështirësive në eksportime. Megjithatë, qysh nga viti 1992, për t’i përmbushur në mënyrë optimale detyrat e reja të saj, CIA ka nisur që të krijojë një degë të caktuar specifikisht për sektorin: Strategic and Business Group, qëllimi i të cilit ishte që të mbështeste nga pikëpamja informative politikën e jashtme e dëshiruar nga administrata, të kontrollonte sektorët teknologjike me interes për sigurinë kombëtare dhe, në bashkëpunim me FBI-në, të ushtronte kundërspiunazhin ekonomik, përveç se të ruante kompanitë nga infiltrimi kundërshtar. Aktiviteti jashtë vendit përkthehet në kontrollin e funksionarëve të kompanive që kanë fituar tendera për qeverinë federale, në mënyrë që të shmangen rreziqe eventuale korrupsioni.


Kështu, përveç aktivitetit të CIA-s, të FBI-së dhe të NSA-së, aktive me operacionet e spiunazhit elektronik i të cilit sistemi Echelon është pjesë përbërëse, vepron Office of Intelligence Support e Departamentit të Thesarit, e konceptuar që të prodhojë situata informative për drejtuesit e sistemit ekonomik e financiar federal. Në mbështetje të aktivitetit institucional janë agjencitë private të inteligjencës që përbëjnë kompleksin e njësive informative të dëshiruara nga vetë bizneset e mëdha, për të kundërshtuar rivalet amerikane dhe të huaja qysh nga vitet ‘50. Megjithatë, nga pikëpamja kulturore, establishmenti amerikan është mosbesues ndaj mbështetjes së kompanive private nga ana e inteligjencës ekonomike. Në fakt ekziston një armiqësi e thellë kundrejt ndërhyrjes publike dhe federale në ekonomik, sidomos për sa i përket sektorit privat.

Nga ana tjetër, tendenca politike amerikane është që t’i reduktojë në minimum mundësitë e një ndërhyrjeje publike në privat. Patjetër që është më e lehtë e kundërta. Nuk janë të pamundura presionet ndaj administratës federale nga ana e lobeve shumë të fuqishme, në gjendje që të drejtojnë aktivitetin informativ zyrtar në favor të komponenteve të ndryshme të grupit të veçantë të interesuar. Ky fakt rezulton vendimtar për individualizimin e efikasitetit relativ të sistemit informativ ekonomik, pasi prej numrit të pafundëm të mjeteve, teknologjive dhe financimeve Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në pararojë të sektorit, por në fakt ky efikasitet rezulton inferior dhe bile me shumë, me atë çka vende si Japonia e Franca, duke pasur në dispozicion struktura të kolauduara prej vitesh dhe të mirëintegruara në jetën ekonomike, janë në gjendje që të sigurojnë. Ky është një prej elementëve themelorë që mund të ndajnë në multipolarizëm sferat e influencës (më shumë se në unipolarizëm).


Kurse për sa u përket problematikave të mbetura të multipolarizmit, Shtetet e Bashkuara, prej mbulimit global të agjencive të tyre të inteligjencës dhe mundësisë për ndërhyrje planetare, janë në hap me përballimin e sfidave të tilla si luftëra informatike, përplasje etnike, neoterrorizëm apo proliferim të armëve të shkatërrimit në masë. Duke qenë vetë Shtetet e Bashkuara një objektiv “shpërblyes”, e gjithë struktura e sigurisë kombëtare është orientuar nga mbrojtja e interesave kombëtare, me kapacitete specifike, nga ana e FBI-së, në sektorin bakterologjik, dhe të Departamentit të Energjisë, me ekipin e ndërhyrjes për emergjencat bërthamore (NEST – Nuclear Emergency Security Team).

Uashingtoni i shtoi çdo miliarder rus “listës së oligarkëve” të tij. A ka kuptim një gjë e tillë? Kush janë këta “oligarkë”?


1 Çfarë ndodhi?

Departamenti amerikan i Thesarit nxori të ashtuquajturën “listë të Kremlinit” të tij, duke përmendur 210 qytetarë rusë të cilët Uashingtoni mund t’i shënjestrojë me sanksione të ardhshme. Kriteret kyçe të listës janë afërsia me Presidentin Vladimir Putin dhe niveli i influencës mbi ekonominë ruse i këtyre individëve. Uashingtoni përfshiu një shtojcë të dytë – një “listë oligarkësh” – që liston 96 “oligarkë rusë”.

2 Kë konsideron Uashingtoni si “oligark” në Rusi?

Dokumenti i deklasifikuar i Departamentit të Thesarit liston emrat e 96 njerëzve të parë që janë në listën e vitit të kaluar e 200 biznesmenëve më të pasur në Rusi sipas revistës “Forbes”. Me pak fjalë, Uashingtoni listoi cilindo në Rusi që vlen 1 miliard dollarë ose më shumë.

3 Por kush janë realisht “oligarkë”? Janë thjesht biznesmenë shumë të pasur?

Jo, ky nuk është sigurisht një përkufizim shterrues. Siç mund ta kujtojmë nga lënda e historisë, termi “oligarki” fillimisht përshkruante një formë qeverisjeje në Greqinë dhe Romën e lashtë, ku një grup i vogël njerëzish ushtronin pushtet. Sipas Aristotelit, “oligarkia” është diçka si një aristokraci e degjeneruar, ku njerëzit grumbullojnë pushtet nëpërmjet pasurive dhe lidhjeve, jo prej meritës. Fjala greqishte “oligarki” nënkupton “sundim prej pak njerëzve”. Fjalorët modernë japin përkufizime dhe cilësime të ngjashme se oligarkët e përdorin pushtetin në interesin e tyre, shpesh për të pasuruar veten. Fjalori i Oxford e përkufizon “oligarkun” si “një biznesmen shumë i pasur me një influencë politike goxha të madhe”, duke nënvizuar në thonjëza: “veçanërisht në Rusi”.

4 Kush oligarkët e Rusisë? Nga vijnë ata?

Në kuptimin e ngurtë, nuk ekziston asnjë shpjegim i vërtetë në këtë. Megjithatë, si rregull, koncepti zakonisht shqiptohet në këtë mënyrë: oligarkët në Rusi janë një grup niznesmenësh të pasur të cilët kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të resurseve të vendit dhe ushtrojnë goxha influencë mbi autoritetet. Oligarkët u shfaqën gjatë tranzicionit të ekonomisë së sovjetike drejt modelit të tregut të Rusisë bashkëkohore. Vetë termi u shfaq në vitet ‘90, anipse askush nuk mund të binte dakord se kush e krjjoi atë si term. Shumë njerëz thonë se një moment i rëndësishëm në historinë e oligarkisë ruse qe një intervistë e vitit 1995 e biznesmenit të njohur Boris Berezovsky me të përditshmen “Financial Times”, ku ai përmendi 7 vetë, që sipas tij praktikisht kontrollonin më shumë se gjysmën e ekonomisë ruse dhe diktonin politikat qeveritare. Kjo çoi në konceptin e famshëm të “7 Bankierëve”. Ja se kush qe në listën e Berezovsky:

Alexander Smolensky (Stolichny Bank)
Vladimir Potanin (Unexim Bank)
Mikhail Khodorkovsky (Menatep Bank)
Vladimir Gusinsky (Media – Most Holding)
Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman (Alfa Group)
Boris Berezovsky (LogoVAZ dhe United Bank)
Ekonomisti Leonid Polishchuk argumenton se oligarkia e Rusisë u formua për shkak se kolapsi i Bashkimit Sovjetik krijoi një konsensus në shtet dhe në shoqëri se reformat e mëdha dhe jopopullore ekonomike (“terapia e shokut”) do të ishin më thjesht të implementoheshin nëse institucionet demokratike të vendit “çaktivizoheshin”. Institucione të tilla si gjykata të pavarura ekzistonin vetëm në emër. Si rezultat, shoqëria qe e keqpërfaqësuar në qeverisje dhe grupet e organizuara të interesit – oligarkët – mbushën këtë boshllëk.

5 A është ky përkufizimi i vetëm i “oligarkisë”?

Jo, mund të mendoni më gjerësisht për termin. Në një artikull të botuar në vitin 2005, ekonomistët Sergei Guriev dhe Andrei Rachinskiy shkruanin se oligarku është një biznesmen që posedon aq resurse sa të influencojë politikën kombëtare. Lista e tyre e oligarkëve merr në konsideratë jo vetëm përmasat e svilave të biznesmenëve, por edhe vëllimet e shitjeve dhe numrin e njerëzve që ata punësojnë.

6 A ka Rusia “oligarkë” sot?

Kjo është pyetje e vështirë. Nga njëra anë, individët biznesmenë nuk posedojnë aq shumë influencë ndaj qeverisë si oligarkët e intervistës së Berezovsky, që u jep autoriteteve një arësye për të pretenduar se Rusia nuk ka më “oligarkët”. Nga ana tjetër, e njëjta listë Forbes që u përdor për të shkruar pjesën e “listës së Kremlinit”e Departamentit amerikan të Thesarit liston shumë biznesmenë që konsiderohen se janë “miq të Putinit” të cilët e bënë pasurinë e tyre pjesërisht falë fitimit të kontratave qeveritare. Studime sociologjike gjithashtu tregojnë se rusët sot besojnë akoma se “oligarkët” janë një prej institucioneve kyçe të vendit — më i rëndësishëm edhe se vetë Këshilli i Federatës apo Duma (të dyja dhoma të parlamentit rus).

Winston Churchill-i, dritëhijet e një udhëheqësi kontradiktor

Disftatat e para

Në imagjinatën kolektive, Winston Churchill është një titan që i çoi britanikët drejt fitores në luftën kundër nazizmit. Aq shumë sa në vitin 2001 kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit George W. Bush u foli amerikanëve: “Nuk do të rrëzohemi, nuk do të pushojmë, nuk do të lëkundemi, nuk do të dështojmë.” Këto fjalë aludojnë një diskurs të Churchill-it në shkurt të 1941. Megjithatë në vitin 1940 në fillim të mandatit të tij shumë nga britanikët e shihnin nën një dritë shumë ndryshe. Në ato momente ishte një 60 vjeçar i dështuar prej të cilit mbaheshin mend një numër gabimesh që kishte bërë duke mbajtur poste të rëndësishme.

Për këtë biografi, Robert Rhodes-James në vitin 1970 do ta titullonte kështu librin mbi jetën e mëparshme të kryeministrit “Një studim mbi dështimin”. Sado e pabesueshme mund të duket tani, në atë kohë flitej për një personazh pak a shumë qesharak, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte vetëmbrojtja. Një frazë që i atribuohet lord Birkenhead-it, një nga miqtë më të mirë të tij, e sqaron më së miri karakterin ambivalent të tij: “Kur Winston-i ka të drejtë është unik, por kur gabohet…Ah Zot!” Në Luftën e Dytë një lord tjetër Alanbrooke iu referua vështirësisë të Churchill-it për të dalluar mes idealit dhe gabimit. Katalogu i vendimeve të diskutueshme nuk bazohet në zbulimin e fakteve të panjohura.

Anët e errëta të personalitetit janë mjaft të njohura. Specialistët që janë pro njohin egocentrizmin dhe guximin, besojnë se në një peshore historike duhet të peshojnë më shumë aspektet si aftësia për të udhëhequr një vend në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Vetë Churchill-i ishte i ndërgjegjshëm për defektet e tij dhe për këtë arsye nuk mbante ditar, nuk donte të linte dëshmi për dobësitë e veta. Fëmijë i një familjeje aristokrate iu qas karrierës ushtarake, ishte i ri dhe i etur për veprimin, pasi e kishte parasysh se bëmat e tij në fushën e betejës mund të hapnin rrugën drejt politikës. Në Sudan dha ndihmën e tij pas revoltës me përmasa të mëdha të udhëhequr nga një lider fetar, mahdi.


Ndërhyri në ato momente në betejën e Omdurmán-it (1898) si pjesë aktive e kalorësisë së ushtrisë britanike. Do t’i rrëfente përshtypjet e tij në një libër “Lufta e Nilit”, në një vepër mjeshtërore nga pikëpamja kinematografike mbi sulmin. Idetë e tij për sudanezët janë ato të një imperialisti viktorian: “Duhet të vesh rend në një territor të ndarë në tribu barbare”. Popullata zezake sipas përshkrimit të tij nuk zotëron cilësi përtej vlerave dhe ndershmërisë. Në Afrikën e Jugut do të përjetonte një aventurë tjetër, këtë herë si korrespondent i luftës së Boers. U kap rob, por arriti të arratisej. U shndrrua në hero, arriti të merrte një vend në Partinë Konservatore nga e cila do të dilte në vitin 1904 duke luajtur një lojë të rrezikshme, por që dha rezultat. E dinte që në rradhët e liberalëve kishte një vend në qeveri. Si Home Secretary (ministër i brendshëm) rezultoi mjaft polemizues. Në vitin 1910 u përball me një grevë minatorësh në Uells për kushte më të mira pune. Futi ushtrinë për të frenuar revoltat me metoda efikase.

Gazetat e akuzuan për brutalitet. Biografi Alan Moorehead-i sinjalizon se ishte atëherë kur filloi mosbesimi i sindikatave kundrejt Churchill-it në çështje të politikës së brendshme. Akoma më keq ishte dështimi i Galipolit pak vite më vonë, në mes të luftës përballë trupave otomane pati 250 000 humbje në rradhët e ushtrisë britanike. Në atë kohë Churchill besonte se mund ta detyronte Turqinë, aleate të gjermanëve, të tërhiqej nga konflikti në mënyrë të tillë që Londra të mund të kontaktonte me aleatët rusë përmes Detit të Zi. Fronti perëndimor mbeti i palëvizur nga lufta e llogoreve, ideja ishte hapja e një skenari të ri lufte. Megjithatë një rezistencë e paepur e çmontoi këtë plan së bashku edhe me mungesën e disiplinë së garnizoneve. Katastrofa i dha origjinë termit “sindroma e Galipolit”, ngurrimi për të kryer zbarkime në plazhet e kontrolluara nga armiku që u zgjat deri në Normandi tri dekada më vonë. Faji nuk ishte plotësisht i Churchill-it sepse ishte kryeministri Henry Asquith që miratoi vendimet e tij. Ka edhe një fakt tjetër se Admirali injoroi këshillat e këshilltarëve dhe nuk mori masat e duhura të parandalimit. I zhgënjyer dhe me shpirt të vrarë ka të ngjarë që Churchill-i të merrte në konsideratë idenë e vetëvrasjes. Shkoi në Francë ku kërkoi një fat në front në mënyrë që të merrte merita për të harruar përgjegjësitë e tij.


Ishte i etur për të fshirë imazhet, sepse mendonte se ishte një i ri ambicioz që ishte ngjitur shumë shpejt në një post më të madh nga sa mund të mendonte. Përballë Gjermanisë së perandorit Guillermo II, Churchill-i ishte në favor të një manovre navale përmes një bllokimi që do të linte të vdisnin urie burra, gra dhe fëmijë. Gjykata e Hagës në vitin 1907 e përkufizonte këtë taktikë si krime lufte. E konsideronte legjitime vetëm, nëse do të përdorej për të dobësuar ushtrinë armike jo si armë kundër civilëve. E rrethuar, Gjermania reagoi duke përdorur nëndetëset. Në ato momente askush nuk diskutonte aftësinë e tij të punës, as aftësinë e tij për të mahnitur interlokutorët. Megjithatë shumë besonin se fshihte një defekt karakteri që e pengonte të sillej arsyeshëm. Kryeministri liberal, Lloyd George mendonte se mund të përfitohej nga energjia e Churchill-it për aq kohë sa të mbahej nën kontroll. Për këtë arsye i dha një vend në qeveri në vitin 1917 si ministër i armatimit. Dy vite më vonë u bë sekretar i shtetit të luftës. Megjithatë nuk pati fat. Për të luftuar kundër bolshevikëve rusë që i shihte si kërcënim për demokracinë britanike urdhëroi një sulm për të kapur transiberianin. Rezultati ishte dështimi i radhës dhe sipas biografit Anthony McCarten u konsolidua ideja se ishte një aventurier ushtarak i pandreqshëm, të cilit nuk mund t’i besohej.

Pengesat nuk ia zbehën besimin tek vetja. Ndërroi edhe një herë partinë për t’u kthyer tek rradhët konservatore. Kryeministri Stanley Baldwin i ofroi në vitin 1925 ministrinë e financave duke menduar se një njeri kaq dinamik sa ai ishte më mirë ta kishe mik dhe jo kundër. Filloi atëherë që Alan Moorehead-i do ta përcaktonte si periudha me pak më shumë fat në politikë.

Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA dhe Turqia: Çfarë po ndodh realisht me luftën e Sirisë?



Në luftën e Sirisë janë përfshirë shumë vende të tjera – jo vetëm regjimi i Assadit dhe kundërshtarët e tij. Interesa të tyre kanë edhe Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA…

Irani: Mbështetësi më i madh i Assadit

Regjimi jofetar i Sirisë dhe toekracia iraniane në parim nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por pikërisht Teherani e ka shpëtuar presidentin e Sirisë Baschar al-Assad nga rrëzimi. Të paktën deri në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në vjeshtën e vitit 2015, Irani ka qenë partneri më i rëndësishëm ushtarak i regjimit të Assadit. Teherani ka dërguar para, armë, informacione sekrete, këshilltarë ushtarakë dhe trupa në Siri. Ato trupa janë pjesë e Gardës Revolucionare, milicëve shiitë dhe Hezbollahut.

Tendosjet fetare i hapin hapësirë Iranit që të paraqitet atje si mbrojtës i shiitëve. Ndryshe aleanca e regjimit të Assadit me Iranin bazohet tek tri synime kryesore: dëshira për uljen e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, dobësimin e Izralit e më herët ka qenë edhe kufizimi i ndikimit të regjimit irakian në kohën e Saddam Husseinit. Ndërkohë të dy vendet janë edhe kundërshtare të Arabisë Saudite. Në aspektin rajonal, Siria është për Iranin një hallkë e rëndësishme për lidhje me Libanin.




Rusia: Shpëtimi i Asadit

Kur Assadi ishte me shpatulla pas muri, ishte Rusia ajo që e shpëtoi. Rusia i nisi mww 2015 aksionet ushtarake në mbështetje të regjimit të Assadit. Qëllimi zyrtar i Rusisë: lufta kundër terrorizmit. Faktikisht nuk është sulmuar vetëm “Shteti Islamik” (IS), por edhe shumë kundërshtarë të tjerë të Assadit.

Por Moska nuk është e interesuar vetëm për mbështetjen e Assadit. Pas izolimit të Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka dashur që ta rikthejë vendin e vet në skenën ndërkombëtare – dhe e arriti me sukses. Edhe Assadi ka përfituar nga kjo ndërhyjre. Presidenti i Sirisë e ka rimarrww pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Rusia i ka arritur sukseset më të mëdha ushtarake në Aleppo dhe Palmyra. Por Kremlini është kritikuar shpesh edhe për krime lufte ndaj civilëve në zonat e luftës.

Arabia Saudite kundërshtare e Irani

Arabia Saudite është shqetësuar për shkak të rritjes së influencës së Iranit në këtë rajon, që nga lufta e Irakut në vitin 2003. Riadi shqetësohet edhe për shkak të afërsisë mes Damaskut dhe Teheranit.

Prej fillimit të kryengritjeve në vitin 2011, Arabia Saudite ka mbështetur opozitën në Siri. Qëllimi: rrëzimi i Assadit dhe marrja e pushtetit nga opozita. Në këtë kuadër janë furnizuar me armë dhe para grupe të ndryshme xhihadiste.

Tuqia: Dikur mik e tani armik

Turqia me veprimet e saja të njëanshme dhe në veçanti presidenti Recep Tayyip Erdogan, kanë pasur nga mesi i vitit 2000 raporte të shkëlqyeshme me regjimin e Assadit. Ata kanë publikuar madje edhe fotografi nga pushime të përbashkëta në Detin Mesdhe.

Me shpërthimin e luftës qytetare në Siri, Turqia është pozicionuar kundër regjimit të Assadit dhe e ka mbështetur opozitën. Nëpër territorin e Turqisë kanë kaluar shumë armë dhe luftëtarë, që kanë shkuar në Siri, shpesh edhe xhihadistë dhe luftëtarë të IS. Ndërkohë duket se Turqia duket se ka një qëllim kryesor – të evitojë krijimin e territoreve të lira kurde në zonën e afërt kufitare me Turqinë – ndonëse këtu është në konflikt me partnerin në NATO – SHBA.



Përveç kësaj, Erdogani do që të ketë një fjalë vendimtare për rregullimin shtetëror të Sirisë pas luftës. Ky është një prej qëllimeve të ndërhyrjes ushtarake përtej kufirit. Projeksionet turke kanë për qëllim që Turqia të bëhet një fuqi hegjemoniste në Lindjen e Mesme.

Izraeli: Armiku gjendet në Teheran

Shqetësimi më i madh i Izraelit në luftën e Sirisë është prezenca e Gardës iraniane dhe milicëve të afërt me Teheranin në Siri. Izraeli ka frikë në radhë të parë se milicët e Hezbolllahut do të pozicionohen dhe fuqizohen në Golan, në zonën kufitare mes Sirisë dhe Izralit dhe prej atje mund të godasë territoret izraelite me raketa. Prej atje ndaj Izraelit janë nisur prej vitit 2011 rreth 100 sulme dhe ka pasur shumë autokolona me armë.

SHBA: Pa plan

Mësimet nga dështimet e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Libi, dhe hezitimet e ish-presidentit Barack Obama e kanë dobësuar pozitën amerikane në këtë rajon. Kur Assadi në vitin 2012 ishte buzë humbjes, Obama ka refuzuar një angazhim më të fuqishëm atje, ndonëse ka kritikuar ashpër sjelljen e Assadit. Në vend të SHBA ndërhyri Rusia dhe e mbështeti Assadin.

Hezituese është edhe politika e Donald Trumpit. Qëllimet e tij janë shkatërrimi i IS dhe dobësimi i influencës së Iranit. Ndaj prezenca amerikane kufizohet në angazhimin e njësive speciale dhe disa sulme ajrore. Në këtë mënyrë SHBA është përfshirë në këtë luftë, pa pasur ndonjë rol vërtet të rëndësishëm. Ofensiva më e re turke kundër kurdëve ka shkaktuar dilema në SHBA, sepse Turqia është një partner i rëndësishëm në NATO. Uashingtoni njëkohësisht i sheh milicët kurdë si partner të rëndësishëm në luftën kundër IS.

Gjermania: Ndihmat

Qeveria gjermane ka theksuar në të kaluarën gjithnjë se angazhohet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, por pa presidentin Assad. Së fundi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të ushtrojnë ndikimin e tyre. “Pa mbështetjen e këtyre partnerëve, regjimi i Assadit nuk do të ishte atje ku është sot”.

Ushtarakisht Gjermania nuk është përfshirë në konfliktin e Sirisë dhe nuk paraqet lojtar tepër të fuqishëm në rajon. Ndonëse avionët gjermanë mbështesin aksionet për zbulimin e pozicioneve të IS. Avionët gjermanë kanë flutuar së pari nga Turqia, e pas tërheqjes së Bundesverit nga Incirliku, tani fluturojnë nga Jordania.

Përveç kësaj Bundesveri mbështet në veri të Irakut kurdët, që luftojnë kundër IS. Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Por së fundi ka pasur debate të shumta për shkak të dërgimit të tankeve gjermane Leopard në Turqi, të cilat përdoren tani nga Erdogani kundër kurdëve në Siri.

Franca: Macroni kërkon zgjidhje politike

Franca ka një rol të rëndësishëm atje. Fillimisht ka dërguar pajisje mjekësore për kryengritësit në Siri e më pas edhe armë. Në fund të shtatorit të vitit 2015, Franca ka zgjeruar sulmet ushtarake kundër trupave të IS, pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Prioritetet e Francës në Siri, sipas pohimeve në Paris, janë përmirësimi i gjendjes humanitare në Siri, lufta kundër terrirozmit dhe rifillimi i negociatave të paqes. Presidenti Emmanuel Macron në veçanti angazhohet për këto negociata. Macroni vitin e kaluar ka shpallur se Franca nuk kërkon domosdoshëmrisht rrëzimin e regjimit të Assadit për vazhdimin e negociatave paqësore.

Para një jave presidenti francez ka kërcënuar me sulme ushtarake, në qoftë se dëshmohet se atje po përdoren armë kimike kundër civilë.

Kampet e përqëndrimit ishin një ide e nazistëve?

Screen Shot 2015-06-10 at 08.45.55
Kampet ku mund të mbylleshin civilë mbi bazë etnike u ideuan nga anglezët gjatë Luftës së Dytë anglo-boere (1899-1902) në Afrikën e Jugut dhe jo nga nazistët. Britankët u vunë zjarrin të korrave dhe fshatrave të boerëve (kolonë me origjinë holandeze), dëbonin të moshuarit, gratë dhe fëmijët në kampe ku do të gjenin vdekjen më shumë se 40 mijë vetë. Britanikët, nga ana e tyre, sipas disa historianëve ishin frymëzuar prej spanjollëve, të cilët kishin mbyllur në kampe indigjenët e Kubës. Gjatë Luftës së Parë Botërore në Francë u ndërtuan kampe ku u mbyllën mijëra persona “fajtorë” se ishin gjermanë apo austriakë, dhe në vitet tridjetë Stalini nisi në BRSS internimet në masë. Por do të ishin nacionalistët turq, në vitet 1915-1916 që organizuan fushatën e parë sistematike: më shumë se 800 mijë armenë gjetën vdekjen në ata kampe përqëndrimi (shumë prej tyre në Siri). Një politikë genocidi e cila ishte burim frymëzimi edhe për Hitlerin. Nazistëve u mbetet parësia e kampeve të shfarosjes, qëllimi i të cilëve, përvec punës së detyruar, ishte vrasja e programuar në dhomat e gazit të hebrejve, romëve, homoseksualëve dhe personave me të meta mendore.

Padi për Krime Lufte ndaj Nënkryetarit të Beogradit të Ri


Qendra për të Drejtën Humanitare ngriti një padi kundër Svetozar Andriqit, një ish-komandanti të Ushtrisë Serbe të Bosnjës i cili tani është zëvendëskryetar komune në Beograd, duke e akuzuar atë për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Qendra për të Drejtën Humanitare të premten paraqiti një ankesë penale kundër Andriqit, ish-komandant i Brigadës Birak të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke pretenduar se ai urdhëroi në mënyrë të paligjshme largimin e më shumë se 10,000 boshnjakëve nga qyteti i Zvornikut më 28 maj 1992.


Boshnjakët të cilët ishin dëbuar u detyruan të strehoheshin në fshatra të tjerë, tha Qendra për të Drejtën Humanitare.

“Disa ditë më vonë, më 31 maj, Andriq lëshoi një urdhër për të ngritur kampin e burgut Susica. Kampi funksionoi deri më 30 shtator 1992 dhe gjatë asaj periudhe të burgosurit iu nënshtruan kushteve çnjerëzore,” u tha në një njoftim për shtyp.

Sipas Qendrës për të Drejtën Humanitare, të burgosurit flinin në një dysheme prej betoni, iu jepej një vakt në ditë dhe mbaheshin në kushte johigjienike. Shumica e tyre u rrahën çdo ditë, ndërsa gratë u përdhunuan dhe rreth 160 të burgosur u vranë.

Qendra pohon gjithashtu se në maj dhe qershor 1992, brigada e Andriqit dëboi popullsinë boshnjake nga më shumë se 20 fshatra në komunën e Vlasenicës dhe dogji një fshat tjetër në mars të vitit 1993.

Andriq nuk komentoi menjëherë padinë e Qendrës për të Drejtën Humanitare.

Por ai mohoi kryerjen e krimeve të pretenduara kur dëshmoi në gjyqin e Ratko Mlladiqit në vitin 2015.
Image result for kampet e luftes ne bosne
Ai i tha në Gjykatën e Hagës se në maj 1992, ai urdhëroi “largimin e popullsisë civile myslimane” nga territori nën kontrollin e Brigadës Birac, por këmbënguli se kjo ishte bërë “në një mënyrë të organizuar” dhe se urdhri aplikohej vetëm për ata boshnjakë “të cilët donin të largoheshin”.

“Ai urdhër shpëtoi me mijëra, pasi shumë nuk do të kishin mbijetuar dot,” tha Andriq, duke pretenduar se boshnjakët duhet të largoheshin nga zona për të shmangur dhunën nga ana e paraushtarakëve.

Andriq aktualisht është zëvendëskryetar i komunës së Beogradit të Ri, i cili drejtohet nga një prej kandidatëve në zgjedhjet e të dielës për kryetar të komunës së Beogradit, Aleksandar Sapiq.

Ai është gjithashtu anëtar i presidencës së Partisë së Popullit Serb, pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi.

Qendra për të Drejtën Humanitare tha se në vitin 2006, ajo i dërgoi një letër kryeprokurorit të atëhershëm të krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq, duke i kërkuar atij të hetonte Andriqin për krime të dyshuara në kampin e burgimit Susica dhe në Zvornik dhe Srebrenicë, por nuk dihet nëse prokuroria e bëri apo jo këtë.

Letërn nga Amerika/Shkruan Mimoza Enver Dajçi

Izraeli heton Presidentin, hajdutët shqiptarë kanë imunitet!
Nga Mimoza Dajçi
Shkurt 2018, SHBA


Presidenti i Izraelit Benjamin Netanyahu është nën hetim nga organet e policisë për disa afera korruptive që rëndojnë mbi atë. Akuzohet për pastrim parash, marrje dhuratash ilegalisht e mijra dollarësh nga personalitete të pasura botërore. Policia vendase ka deklaruar se atij dhe bashkëshortes së tij Sara pronarët e "Bezeq Telecom" i kishin afruar favore në shkëmbim të rregulloreve të telekomunikacionit. Po sipas Agjensisë Anadolu (AA) ata akuzohen për një sërë aferash korruptive. Akuza të cilat i kanë hedhur poshtë. 
Raste të tilla ka patur edhe në vende të ndryshme, por  Shqipëria "bën përjashtim", atje nuk merren në pyetje e nën hetim personalitete të larta të shtetit e politikës, se kanë "imunitet". Mijra krime, vjedhje kanë ndodhur në vend, por përveç Llallës asnjë emër tjetër nuk po shikojmë të shpallet non grata me gjithë familje. Faleminderit SHBA për këtë masë parandaluese ndaj këtij personi, se të ishte për hetuesinë shqiptare në krye të Prokurorisë do ta kishim akoma. U kap prokurori i përgjithshëm, u pezullua nga çdo veprimtari e udhëtim jashtë vendit, shpresojmë të kemi edhe individë të tjerë, që e kanë dëmtuar vendin e shoqërinë shqiptare. U kap një Llalla, por të mos vonohet shpallja non grata e bozave të tjera, kriminelëve të pangopur. 
Nuk mjaftuan krimet e komunizmit në Shqipëri, që nëse nuk shembej, ditë pas dite të gjithë do ti kalonim asaj gijotine të tmerrshme, por duhej ky popull të vuante edhe krimin e korrupsionin e vendit mbi shpatuallat e tij të lodhura e të dërmuara...
Ku shkuan letrat me vlerë për ish të burgosurit politikë dhe letrat me vlerë që ju shpërndanë nënpunësve shqiptarë e puntorëve, disa u shitën nën dorë për shuma qesharake, disa ndodhen akoma nëpër sirtare. 
Politikanët e qeveritarët tanë janë të "paprekshëm" kanë iminutet, por në fakt po i ikën truri se nuk dinë ku të fshehin paratë, ku ti depozitojnë. Pjesa dërmuese e popullit tonë, nuk mbushin dot barkun me bukë, janë të pastrehë, të pa punë, ndërsa "elita" hajdute shqiptare tallet me hallet e të varfërit popull.
Ku shkuan ndihmat që erdhën për të persekutuarit politikë, ku shkuan ndihmat për vendin tonë si më i varfëri në Europë. Ja, që këtu duhet të nisë hetimi për korrupsion, mashtrim, abuzime ndihmash e fondesh, e parash të vjedhura. Lidhja e politikës me krimin po mban peng fajtorët e të korruptuarit prej 28 vitesh, por pasojat bien mbi qytetarin e fshatarin e thjeshtë. Përderisa aty nuk ka fabrika, e industri prodhimi edhe varfëria sigurisht që do të jetë prezente kudo në çdo cep e në çdo skaj. Gjendja e rëndë ekonomike, shkakton xhelozinë, divorcet, vrasjet e krimet brenda familjes. Po kush mund ti parandalojë këto fenomene e vese të trashëguara, aksush për derisa kemi në krye akoma politikanë e qeveritarë kontrabandistë e të korruptuar. 
Ku i gjetën mijra dollarë politikanët tanë që ndërtuan vila lluksoze me dy tre kate, në det, në mal e fushë...Kush ja fali ato para. Kujt ja xhvatën. Ndërsa populli fukara akoma bashkëjeton vetë i dhjetë apo i dymbëdhjetë në një apartament dhomë e kuzhinë e nuk ka mundësi as ilaçet të marrë për të sëmurët.
Emigrantit në SHBA i duhet të bëjë dy punë në ditë për të mbajtur familjen e të paguajë qiranë mujore të një apartamenti. Shumë djem e burra të rinj i shikojmë rrugëve në New York që ecin me paterica ose shkopinj dore, sepse kanë pësuar dëmtime duke punuar orar pa orar, në punë në ndërtime. Këtë "fat" kemi dëgjuar se i urojnë vehtes edhe shumë prindër të tjerë fëmijësh që si e si të kenë mundësi të paguajnë ushqimin mujor, strehimin e shkollimin e fëmijëve të tyre. 
Disa gra - nëna për mbijetesë edhe pse në Shqipëri ndonjëra ka punuar inxhiniere apo punë zyre, i kemi parë në Bronx të mbledhin e shesin shishe e kanoçe nëpër parqet e rrugët e qytetit. Po, po kjo është e vërtetë A. M, M. D, S. L edhe ndonjë tjetër kanë mbledhur e shitur kanoçe pasi erdhën në Amerikë me xhepat bosh e jo me miljona të vjedhura...Sa histori kemi dëgjuar kur pronarët e pallateve edhe pse shqiptarë i kanë hedhur në gjyq, apo i kanë nxjerrë në rrugë të madhe pasi nuk kanë qenë në gjendje qoftë edhe për një muaj të mos pagimit të qirasë mujore.
Ndërsa për ndërtime vilash lluksoze e me pishina shumicës së tyre as që i shkon mendja, pasi vilat nuk ndërtohen me rrogë mujore e me një apo dy krahë pune...kurse politikanët në Shqipëri vrasin e vjedhin pasurinë e popullit.
 

Prometeu shqiptar – Adem Jashari

Nga Flori Bruqi



Heroi biblik e zotëroi nga fillimi deri në fundin e vet betejën e pasmbrapsur të heroizmit shqip. Në çastin kur bishat e çmendura arritën ta vrasin më të mirin (o Zot sa keq ata u sollën me koka të prera, njerëz të vrarë, pleq e plaka, nëna të therura me shtatzëni!) diçka e thellë, e tillë u shkrep në truallin dhe shpirtin që kërkonte vetëm gjak arbëror. Fillimisht, në këtë truall lindi poeti ynë, i cili, ka gjëra të përbashkëta me vargjet fishtjane, mbase të ndërtuara në mënyrën më pikante te poema “Shqiptari vdes duke kënduar”. Por, poeti i ditëve tona është poet modern, i fuqishëm, që e bëri të flasë shqip – heroizmin e babë Shabanit, bacë Ademit, Hamzës, Agim Ramadanit.

Verzioni i serbëve për Adem Jasharin


Homerit shumë i pëlqente zotërimi. Deri në momentin kur dueli hyjnor – ishte i pakryer, poeti i verbër e kishte dashtë shumë Akilin, e kishte vlerësuar atë si një zotërues, krejt ashtu siç e synonte dhe ai vetë botën. Bota i pranon dy a më shumë zotërues. Ne nuk e dimë se si e ka ”parë” Homeri duelin Hektor-Akil, ashtu i verbër, ashtu me errësirën e padepërtueshme dhe të përjetshme nëpër sy, ashtu i pamundur, por e ka ndjerë e ka dëgjuar nga shembja e “thelbit” të tij. Akili ka qenë një rast – hata, një kohë – hata, një njeri – hata, një vrasës dhe një fitues – hata. Ka qenë momenti që poeti ka kuptuar se ai, Akili, nuk është zotëruesi, por sunduesi, e vetmja gjë e përjetshme që nuk u ka pëlqyer poetëve. Zotëruesi i baladës është nga Ruhoti i Pejës, është shqiptar, ka të botuara 17 vepra letrare. Ai është si zogu që ka hyrë edhe vetë në balada lufte, sepse edhe ky ishte njeri i Baladave. Ai u ngrit me vargun e tij për t’i dënuar ata – mizorët, që u sulën pabesisht – pas shpine, me elaborate, histori të tmerrshme, për t’i zhbërë me rrënjë nga faqja e dheut – Njerëzit Legjenda -Adem Jasharin, Drenicën, Deçanin, Rugovën, Logjen e Llapin, Isa Boletinin, Agim Ramadanin, që pikturën dhe poezinë dardane e la ta shkruajë në kohë paqeje, që kurrë për së gjalli s’e arriti.

AKADEMIK PROF.DR.NAIM KELMENDI

Poeti shqiptar ka emër dhe mbiemër, ai është Naim Kelmendi, që ribotoi në Shtëpinë Botuese “Rugova Art”, poemën – Legjendë, me titull “Shqiptari vdes duke kënduar”.

Dhembja e çdo vargu, e shkruar nga poeti ynë, pulson në çdo strukturë të brendshme, që shtrihet gjatë leximit në thelbin racional, ndërsa dhembjet ai i vë në shtratin e poemës nacionale. Pozicioni i çdo fjale, shenje, është i paracaktuar.

Poema për Adem Jasharin e ka strukturën fishtiane

Ajo është fabul, prandaj e ka strukturën e poemës në gur. Duke e lexuar baladën kushtuar Adem Jasharit me titull ”Shqiptari vdes duke kënduar”, e cila është botuar para 11 vjetëve, në numrat e gazetës” Bota sot” (15 mars 1999 dhe 31 mars 1999), që, më vonë, është botuar si libër poetik(viti 2000 dhe ribotuar sivjet me disa plotësime ) me kapitujt II dhe III: “Poezi nga lufta” (5 poezi), të shkruara në frontin e Kosharës, pra gjatë luftës, me vjershat: Shqiptarët në luftë, Histori e gjallë, Vargje në mes plumbash, Fundi, Ora e fundit); kapitulli i tretë me titull “Kapërcimi i ujërave të turbullta” (13 poezi të shkruara gjatë luftës: Shqiptarët, Hyrje në atdheun e djegur, Zabullimë, Shkëlqim i zi, Misteri, Rendi i shurdhmemecëve, Fjalë e drejtë, Pështjellim, Tregim i moçëm, A pritet vdekja në shtrat, Krimet, Kapërcimi i ujërave të turbullta, Mundja e përlindëshave) janë eksponent i shkëlqyer në ndihmë të argumentit për ndryshimin semantik të kësaj tradite të të menduarit. Dihet se shkrimtarët dhe të gjithë krijuesit e artit të vërtetë janë subjekte të faktorëve të ndryshëm jetësorë.

Lexuesi, pasi ta ketë lexuar librin ”Shqiptari vdes duke kënduar”, gjithsesi do të bindet se

Naim Kelmendi është poet modern. Lexuesi i mirëfilltë, kur i lexon 47 baladat e Naim Kelmendit, do ta ndjejë veten si në një shfaqje filmike, ku personazhet si Adem Jashari, Hamza Jashari, Shaban Jashari, Isa Boletini, Oso Kuka, Agim Ramadani,

Kosharja legjendare, lëvizin si në ekranin e filmit duke na dhënë një art skenik në heshtje, apo një vallëzim të zjarrtë, që herë-herë është i akullt, me përplot akrobacione të kryera skenike të një kalibri protonizmian. Sekreti dhe talenti estetik i homerianit tonë shqiptar i përket një fuqie tjetër: asaj të njohurive të shkëlqyera të kodeve të shkruara dhe të pashkruara të gjinisë së poemave të gjata, asaj të përvetësimit të plotë të gjitha elementeve të poezisë (e veçanta është se askund nuk përdorën shenjat e pikësimit),asaj të zotësisë së tij profesionale për t’i kthyer këto njohuri në instrumente diplomatike, që ndihmojnë drejtpërsëdrejti në kryerjen sa më të përsosur të plotësimit “të shkyer” të hartës arbërore nga Europa plakë. Le të përqendrohemi në disa prej këtyre elementeve si dhe në mënyrën se si efektet e tyre kanë ndikuar kaq pozitivisht në poemën që gjejmë në librin e posabotuar ”Shqiptari vdes duke kënduar”. Që në rreshtin e parë të poemës (prej 30 baladave) kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare, është një rrëfim fishtian, i gjallë, i shfaqur me një sugjestivitet, i cili të tërheq më shumë kënaqësi drejt fundit. Vini re fjalitë e para:

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe

Vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë

Mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut

Si dhe vargjet:

“Aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku,

aty ky vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër vetë vdekja”

(balada 1, faqe 11)

Pra, poeti Kelmendi, zotëron lirshmërinë narrative, paraqitjen dinamike. Duke fokusuar aspektin psikologjik të ndodhisë apo gjendjes, ai përqendrohet pikërisht në rrëfimin e këtij aspekti. Kjo i ka dhënë atij mundësinë të mos bjerë në komente apo analiza psikologjike,

por që gjendjen psikologjike e manifeston brenda tekstit apo nëntekstit në strukturën tekstore:

Pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim

të shprishur gjeografisë popullore copat,

e ndara në duar të ndyra në gojë myku,

përgjaket njeri cep, shpopullohet tjetri,

masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin,

andej u vrasin zogjve këngën e parë…

(balada 6, faqe 16).

Ose:

… fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit

e në emër të shpirtit vetë vdekja e trimit

në shtat e shtatëqind vafshin se unë njëherë

kam vendosur të bëj timen për dhe Kosove,

ah, këtij dheu i pëlciti mjaft zemra…

(balada 7, faqe 17).

Tek analizojmë poezitë i identifikojmë argumentet, gjendjet dhe, falë pastërtisë së jashtëzakonshme të baladave të Naim Kelmendit, nuk e kemi të vështirë t’i kuptojmë shtresat e niveleve filozofike dhe psikologjike, që gjenden pothuaj në çdo varg të këtyre baladave-legjendë! Në secilin varg të librit” Shqiptari vdes duke kënduar”, gjejmë domethënie të dyta e nganjëherë të treta për t’i analizuar në detaje. Është interesante se çdo varg është i regjistruar si me kamerë, me imtësi funksionale, sikur veprime e gjeste të aktorëve, trillet e zogjve, instinktet e kanibalëve sadistë, që “s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli, vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre, të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari” (balada 24, faqe 34). Naim Kelmendi e di mirë se me çfarë cilësish duhet t’i veshë protagonistët dhe në ç’fushëbetejë duhet t’i vendosë ato figura. Ai është shumë i kujdesshëm se kush janë, ç’qëllime kanë dhe ku e kur humbin apo fitojnë.

Personazhet e Naim Kelmendit janë të besueshëm, sepse vetë ai si autor është i besueshëm. Ai u lejon atyre gjuhën që ata zakonisht përdorin, vetitë dhe veset që kanë.

Naim Kelmendi është dhe do të jetë i suksesshëm në poezinë moderne shqipe, sepse, nga njëra anë, ai e njeh mirë njeriun, vuajtjen dhe psikologjinë e tij, shoqërinë, së cilës ai i përket, si dhe jetën në përgjithësi. Nga ana tjetër, ai ka triumfuar në artin e krijimtarisë edhe më dy vepra tjera: “Në një jetë pas Krishtit” (Rugova art, 2010) dhe “Esenca” (Rugova art, 2010). Naimi zotëron mirë të gjitha sekretet e zanatit të tij, si një poet i madh bashkëkohor.

*****

1.


Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
po kënga në momentet e vdekjes hijezezë
a s’është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes
së madhe shqiptare vurratave të historisë
aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku
aty ku vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër
vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten
për hir të dritares në ardhmëri bardhësish
po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat
a s’është e vetmja fije e hollë që s’këputet
kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë
me Kosovë të përcëlluar n’melodi vajtimi
dhe s’vajtojmë kur marrim vendim mbi veten
të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi



2.



Kur na e futën ujin përfundi e mishin e dhisë
në mes gjakut nuk flihet më në atë shtrat
përfundi na ruan një gjarpër që na kafshon
kur të dojë natën në mesnatë, ditën në mesditë
ta lëmë tokën nuk bën se është mëkat
ta lëmë kokën është jetë e përtejme pa fund
s’ka mbetur kohë për rruaza në pe,por koha
është kohë për luftë, kohë për kryqëzatë, kohë
për të marrë frym shqip dega e gjethit n’maje
kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenicës etjes në zgjim
kohë për t’i rënë bririt në të katër anët e dheut
kohë për të filluar kohën e lidhur n’zingjir si qen
mor, kohë është për kohën që di të lind nga hiri
do ta ndjek për zotin në gur e në galinë
ka për t’u çuditur alemi e polemic kur i dal n’pritë
e prite i them tash këtë plumb shqiptari në ballë
që të merr në kokë e nuk i shkon krisma huq
robi e ka balsam vdekjen sesa jetën pa ajër t’lirë
prej se mbitë ju ushtri djajsh këtë gjuhë flas me ju
dembabaden përmes tytës i kemi ndarë me ju pleqëritë
me ty vetëm pushka vetëm plumbi sa t’ia këpus kohës
një hallkë nga jeta e robit e sat a lëvizë nga vendi
kohën zero e sa ta përkufizoj përgjithmonë këtë fund


 
3.

   Një hije më del e më flet përmallshëm
   krejt e papërkufizuar në është ëngjëll, në është    
shfaqje e djallit s’e di por i flas, i rrëfehem, ajo
më pyet ndoshta nga shqetësimi i vet, përvuajtur
unë pranoj t’i përgjigjem pa dorëza, pa të keq
atdheu s’është leckë që vihet në bisht të sorrës
është për jetë që nuk hahet, nuk pihet, ka shije
të pashpjegueshme, aromë të pasosur, përkufizim
të qartë në fjalët e djegura, për çdo sakrificë rruge
ashpërsi krizash e akullnajë kur e ke larg e djeg
në eshtra, djeg në vargje përcëllon në këngë
kur e ke pranë fle në të si në gjirin e nënës
ia thith gjinjtë e s’ia shterr qumështin e bardhë
të rrit më ëndrra të përkund nëpër ninulla
të jep peshën e gurit ngjyrën e fjalës dhe emrin
me mbiemër dhe ta mban besën kur i flet në besë
e tam ban fjalën kur burrash i lidhesh për fjalë
edhe kur i vjen deri në fyt era e plehut është durimtar
nuk nxiton të anatemojë emra të përdhosë mbiemra, t’jep rast
të përmirësosh veten njëherë përveç kur më e rënda
nëse e tradhton mallkimit të tij as në varr s’i shpëton

 

4.

Përse je ulur mbi atë gur i vetëm i menduar
në sy të vezullojnë pika lotësh e nuk ke zë
a s’është më mirë të bësh diçka konkrete
mundimi yt i brendshëm trishton në rrënjë
po çka po kapërthuresh në atë këngë, e çka
është ai vaj i burrit që nxjerr kënga flakë
e mbush trimëri odën e burrave e çan fushën
si të ishte fundosur anija në det, si të ikte
jeta e djegur nëpër gjurmë të humbura në humnerë
piskamash në orbitë të errët e thirravajesh
në trajta të paajër e zbrazëtive pa emër
ecejakeve pa një thirrje që vezullon rrugët
përmbi pamjet e vdekura e të burgosura keq
të rrahura tërë natën kokës që nuk bindet
të jetë kokë e dëgjueshme nën udhra asisoj
të djajve me ide nështruese e nënçmuse
duke u munduar të t’japin mësim e doktrinë
e shkencë të rreme mbi mitin e gënjeshtrës
dëshpërimin duke dashur të ta bëjnë mësim
e ti s’pranon as të parën herë as të dytën
as të tretën as kurr jehërë nënshtrimin
edhe nëse të vrasin s’pranon të të thyejnë
në ideal të shenjtë as ta thyesh rrugën e nisur




 

5.

Nuk e di se kujt i bëjnë përshtypje
këta lot zemre këto dhembje të tmerrshem
që s’i duron as zoti e s’mund t’i drynoj
por ja po e qaj këtë pamje të ftigshme
që na rrethon me armiq të rrezikshëm,
botën na e kanë bërë si një top leckash
që kah ta vërtitesh e shikon si ndizet
i del flaka etje, shuhet, digjet tjetërkund
përrmbyllet njëra krizë hapen varret
bëhet varr pas varri deri në çmenduri
u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanë
as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur
përse kanë lindur aq të pafat pse vdesin
pa asnjë mbrojtje në duar gjakpirësish
ndërsa atje në kancelaritë hijerënda
mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë
e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet
fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhëtojnë
të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë
të egra dehjes me shampanjë me shikime
të dhelpërta me orekse të egra ujqërie


 

6.

Po unë ç’të bëj tjetër, kërkoj veten time
terësive të humbura të masakruara i gjej
veç gjurmët e gjakut për liri përgjëruar
këtu viti, këtu datë vdekja, këtu epoka
e shiut epoka e thatësirave e thirrjeve
për shpëtim në emër të zotit në emër
të së drejtës në jetë njeriu pa vrasje
pa shëmti të verbër e të prishur nervash
e të dalë arsyes së gjërave në vetvete
prandaj këtu i gjej të gjitha me emër
e mbiemër me datëlindje e fundshekull
duke kafshuar e keqja afër e duke hyrë
sikur shushunja në mes të ajrit të pastërt
pa vetëdijshëm kemi kopjuar diçka
pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat
e ndara në duar të ndyra në gojë myku
përgjaket njëri cep shpopullohet tjetri
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin
andej ua vrasin zogjve këngën e parë
ajrin e lirë ua verbojnë gjith këndej
dikund tjetër s’i lënë as t’shohin ëndërr
fatin e tyre në udhë drejt diellit, heej
nxinin turr e turr barbarët, spijujtë, agjentët
çatalloheshin fytyrave mesjetave të zeza
e zinin viktimën e lidhnin me litar në fyt
e venin në kryqin e tyre dhe e kryqonin
antinjerëzisht pse thoshin se jeta jonë

 

7.

Shqiptaria pi qumësht me etje në rrënjë Ilirie
në sofër shtrohet buka e kripa e zemra përplot
besë ora e saktë në dashuri brezash pa rrena
fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit
në shtat e shtatëqind vafshin se Unë njëherë
kam vendosur ta bëj timen për dhe Kosove
ah këtij dheu i pëlciti mjaft zemra, iu bënë dëng
nervat e tij, duke ia zënë diellin mbi kokë kërkushi
me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin
me ofshama nënash me tragjedi nusesh e krushqish
nëpër ëndrra t’përflakshme përplot zbrazësirë
mot e përmot veç shkrumbi dhe fajtoret e mortit
vit e për vit burgjet prit e përrcjell shqiptarë
nënat, motrat e shtëpitë pëlcitur i ka trishtimi
para tytash, para fytyrsh gjelatësh, para thikash
më prit tash kalorësi i gjakut, çast i bukur
për t’ia shkrepur shqip nga damarët e plasur


 

8.

Po unë kush jam Unë që rri në këtë lëngatë të zezë
durimi a s’është i sëmurë e kush i beson brengës tij
ai tjetri t’i bën të nëntëdhjetenëntat e s’pendohet
ne ia pimë mëkatet me katran këtij Ballkani plak
po Unë mos qofsha bre burra në m’u rrudhtë syri
nga vdekja që s’do ta lë pa e përshtyrë në sy bote
atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh
në fytyrën e pistë le ta shënjtërojë pësimi, dhe
le të ikë prej kah kla ardhur me tërë atë Mesjetë
ose në mos ikt kam për ta varë si qenin e jo
me një vjershë porn ë Fushbetëjë do piqemi
do i masim pëllëmbët e shikimit e hapat e pezmit
dhe krismës shqipëtare do ia nxjerr me zë tymin
prej shkrumbit të durimit prej helmit dhe gjakut
le të burojnë kuq tëra të djegura vrragëve të fatit
mjaft ka zënë myk ndër ne ndeshtrasha dhe mjaft
e kanë ngrënë shpirtin tonë tradhtitë e askushëve
vend më s’u ka mbetur fjalëve veç pushka e ka fjalën
a ta lëviz pak gurin njëqindvjetësh Evropa sa t’shohë
se gjarpërinjtë do të dalin, sa kokat me helm, sa tmerri
ka për ta shëmtuar njeriun pranë tij, se ne prapë jemi
asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar, gjëmës
me xhelatë të tërbuar e skenare krajlash për të na zhbërë



9.

Ejani t’ia këpusim dënimin, mjerimin
Sizifit me atë gur mbi shpinë keq e kan dënuar
perënditë e pezmit që dinë aq egër të dënojnë
i pafund mundimi i përjetshëm se tmerr i madh
të mos na qesin kodra pas bregut magjistarët
gënjeshtrat e kripura në filozofi mjerimi
kanë ditur të lëshojnë rrënjë në shpirt  psikë
të vetëburgosur të vetëvrarë të vetevdekur
nga frika e mosvdekjes dhe bëhen torturë
e fjalëve të pathëna në pushin e vetvetës
pa mos ia thënë popullit të drejtën si qiriri
të vërtetën që digjej si pisha nëpër gropina shpirti
mor ejani t’ia këpusim prangat robërisë e shekullit
që ka ditur të na ndajë në Berlin e në Londër
t’ia themi me krismë gjaku se shqiptari nuk vdes
ashtu si ia gatuajnë zhdukjen kokat e barbarisë
mor ne s’jemi katandisur të gjithë bre, jemi këtu
qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër

e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me Ilirinë
e ku keni parë ju ore armiqtë t’i trembni me britma  e gogolë                                                                    
                         
 
10.

Dhe i them Hamzës t’ia dridhë pak telin
më pyet se cilën këkgë e dua cilën histori
po këndoj të gjitha bre burrë të tërat me radhë
krejt qka janë shqiptare dikah u del tymi
se ia kam dhënë besën vetes me një betim
betim të shënjtë tek ngjyra e flamirit tek fara
e fisit tek rrënja e lashtësisë tek buka e vatrës
se kush ia ka lakmi ecjes së ngadaltë të breshkës
s’e arrinë kurrë lirinë dhe s’del tej robërisë
breshkat dhe minjtë s’ia dalin kurrën e kurrës
të krijojnë mendësinë e qëllimit të tyre final
për të arritur përgjithmonë lirinë e qenies
ngase janë minjtë pa zemër e breshka pa mend
lëvizjes i duhet ngjyra e gjelbërt ecjes më alegro
ja si i kanë bërë vend njeriut tënd në humbella botës
herë në atë skaj herë në këtë skaj si vezët e qyqes
thirr andej e këndej thirr njëqind vjet në të shurrshër
kalë i Skëndërbeut a s’e ndanë në dysh hapësirën e erdhi
Gjergj e na mblodhi tok dhe të doli zot zogu i shqipes 



11.

Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur
teli i lahutës janë përrcëlluar këngët në trimëri
trimëri pas trimërie betejë pas beteje i kemi vrarë
i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet
epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o
pse m’i mban kaq gjatë pezmet e derdhura në valë
që të vrasin që të mbysin me lemerinë e misterit tënd
ku je tash vuajtje e përvuajtur po zi na i ke rënë
e zi na i ke shkruar këto stinë e vite, po zi të është
derdhur përmbi kohë e kokë e trup trishtimi
i marrë ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote
dhe hovi yt i zi, revan pa kokë e pa sy
po a zhdoket një popull bre ç’të drejtë
i dhatë mendimit sadist e shpirtit të zi çetnik
urrejtje të zbrazni mbi mua sa uji i detit
s’kanë gjethe drunjtë sa paskësh urrejtje në ju
sëmundja anemike në shije bishe e nerv patologjik
 u ku bërë hije brezave deri në çmenduri totale
detyrë nacionale për ta zhdukur një popull etnik
nga kjo çmenduri zoti u steb, bota bëri u dridh
panë e çka s’panë kohët n’kafshërim të një race
por ne prapë vumë ca gurë fjale atje në Kaçanik

 

12.

Fjalës do t’i japim ujë Rugove e ajër Llapi
në poret e dheut që është i yni, i lashtë
sa vet rruzimi sa vet drita e diellit
sa vet Drenica me përrballje me xhelatë
njëherë do ta mësojmë kohën t’kohojë shqip
prej Çamërie me Lidhje e Besë nga Prizreni
e s’do t’u falet asgjë as kokat e tyre prej kuçedre
kur s’ka dritë kur të vritet e drejta e saj ne jemi
kthetrat e shqiponjës ku thërrmohet epshi i territ
kur s’ka liri thashë, në shtëpinë tënde hyn
e del i mpirë ndjenjash e fjalësh dhe i tëpërt
të duket vetvetja ngase s’di ku ia kanë lidhur nyjën
cilës plagë i dhemb më shumë etja për dritën
terrinës njëqindvetshe duhet ndezur fitilaqen
ta shohim njëri-tjetrin ku ramë e ku shkelëm
në magji të zeza e në puse me ujë që s’ec e s’pihet
dritës në memorie t’ia nxjerrim për diell qëllimin
pa e pyetur kurrë veten a është herët a vonë
vonë është sa t’duash, herët është mjaft për tu nisur
rrugët në një pikë e në një drejtim e në një ditë
dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orët e liga
do të na e shtydhin lëngun e kujtesës me të zitë e ullirit





13.

Nesër keni për t’ia parë majen lisit e kokën e tij
si i pretë rrufetë e mnerta me urrejtje të serrta bishe
ata që ishin dje nuk janë sot jemi ne këtu mbi dhe
përsëri Ata që duhet të vdesin në vetëmbrojtje
njërin sy e mbajnë harur për Veri, tjetrin për Jug
ujkonjat na ndërsehen sërish në këtë fundshekull
me pabesi si gjithë jetën të pangopur në toka shqipesh
dheut të Kosovës i mbjellem te plisi i bardhë
këtë radhë po ia shkruajmë këtë histori të ashpër
gjurmën e vjetër me dy kobure të Isë Boletinit
do t’jemi çdokund aromë toke në vesën e mëngjesit
nesër, pra, në prehjen e barit, në paqe, në liri tonën
le të blerohen stinët dhe një libër le të lexojnë
për luftën e fundit, krimet e tyre makabër animalësh
me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosëm të ardhmen
po bukur i dolëm përballë ia gjetëm lulen e ballit
andaj s’duam lot duam histori Kosove e këngë ilirishte
ekzodet kurrë më të mos ekzodojnë nga dheu ç’është yni
jo ikjen po ardhjes t’ia mësoni kohën shqip tek burimi

 
14.

Në tokën arbërore Gjaku i arbrit shihet vadave
luleve e pranverave në secilën stinë cicërrimash
atyre që e tradhtojnë vetëm anatemën e përjetshme
të vdesësh kur duhet të vdesësh nuk është vdekje
përjetësisë i duhen emra, ideale, zëra, etje, atdhetarë
e atdhetarizmës kënga në gojë mu aty para vdekjes
një zë kushtrim për t’i zgjuar edhe të vdekurit në varre
e dredhim nga një duhan kaçkakësh me babën Shaban
derisa rreh dora, rrah gjoksi, pëlcet pezmi nëpër damarë
është ora jonë e shenjtë, idealja, jetën ia lëmë peng
tëra të ardhmeve se u duhej lavdia këngëve tona
librave të historisë, vargjeve, ugareve të përjetësisë
u duhej një udhë tjetër një shteg në ajrin pa dhunë
përsë ne jemi përse është e jona përse është gjaku ynë
gjakimit tij përgjërimi për jetën e lirë të bimëve tona
në Golgotë kryqëzimit na kanë helmuar dritëshikimin
kanë pirë gjakun tonë e kanë derdhur si ujë burimi
e tash kush ia rrah më mirë telin se lufta që erdhi
plumb për plumb e ballë për ballë e zjarr për zjarr
p one nga luftëtarët ende i kemi të përcëlluar sytë
me luftën lozim si me macë se fat tjetër nuk kemi

 


15.

Pushkën top, babë, syri s’na lëviz as këmba
sa të kemi luftë me bisha të gjallë jo se jo
të vdekur s’na falin të bëjnë copë të shqyejnë
deri në frymën e fundit pingul jemi para egërsisë
të nesërmet s’vdesin kurrë, babë, vijnë më mijëra
marrin bekim në këtë gjurmë në këto plagë gjaku
e shkrimi ku janë drynuar egër vitet e burgosura
sot s’është luftë është dasmë e madhe e kremtë
e shpirtit të shtypur që pëlcet përtej stuhive
le ta dëgjojë Evropa pëlcimën e t’i mërrolet
ndopak vetullat mbi syrin e dhisë e në shikim
të akullt e t’i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt
e pak hidhërimi i saj kur ai masakrojnë paqen
kur i përgjaken popujt kur s’ka vend për robër
e të ikur, kur s’ka kah ua mbyll derën urive
për drejtësi njerëzorë për liri kombëtare
mor, ejani se na ranë e t’ia shkrepim shqip
një jetë që e kemi rritur e pjekur për këtë ditë

16.

Ore , ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukës
njerëzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtë
ditës me diell degës në pemë të bleruar
ia përgjakin tëra dritaret e kthyera kah e diela
e paqtë në pushim hyjnor me urdhër të zotit
mor, cili guxon të na prek në këtë tokë hyjnore
e të mos ua lëmë kokën si qenve në tyta armësh
bandës së tëbuar turr pas gjakut të shqiptarit
ishin çdoherë janë e do t’jenë armiq të kohës
në verë në pranverë në vjeshtë e në dimër
në krejt çka shihet e fluturon qiellit të vet paqësor
e shohin egër paqen plot llahtar kohën plot kaos
ecjen e zezë nga secila gjeneratë deri në pikën zero
lumturohen në pikën zero shkallë në minus në zemra
që ndjejnë zi ngjyrimit me të zezën e tjetrit si përherë
s’ua gjen për be të bardhën në asnjë shtegdalje
është dritë e tyre nata që i ka zbukuruar me shëmtim

17.

Trishtimi i tepërt për të vjellur nga pamja
e tyre nga mendja e sëmurë me paranojë shpirti
ka për të ckurruar gjak ora e shëmtuar viti 1998
viti 1999, e kanë për të vdekur e kanë për të ndodhur
vdekje përplot lavdi e kanë për ta ngrënë tradhëtitë
vetë njeriun e turpit që do t’ia ha si kob jetën e tij
do t’ia vulosë fundin e tmerrshëm, humbjen e madhe
për të mos u ngritur kurrë më përmbi lirinë njerëzore
mbi lirinë e bimëvë mbi lirinë e fjalëve mbi të menduar
ka për të dalur guximi nga nëntoka nga epika
arbërore, kanë për të shprepur orët me trimëri burrash
trimëri trimash e trimëri shqiptare që pëlcet si kripa
shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa
në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa
aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta


18.

Pamjes do t’i kërleshen leshrat e kokës e trupit
ata që s’i kanë ditur gjërat kanë për t’i mësuar
ata që s’i kanë njohur kanë për t’i parë me sy
e për të mos besuar se paskësh kaq mizorë
e mizori të egra prehistorike e paranjerëzore
ata që s’kanë besuar do ta shohin të vetetën
përplot sy të nxjerrur, koka të prera, njerëz të vrarë
nëna të therrura me shtatëzëni e pleq e plaka
bërë për shëmtim të zotit nga duart e krimit
pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa
plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit
betohen një nga një para tij para atdheut
lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe
ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz
madhështinë shqipëtare në urtinë e hershme të Gjergjit
kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet
toka ua ka të madhërishme pamjet, koha të përflakur
ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarësh



19.

Hyjnë e dalin e hyjnë tepër mjerueshëm
me syte e kaosit në të gjitha rrugët e përtëritjes
lakmi e zezë i ndez i verbon keq i vampiros
pranverat në sytë e tyre s’janë për të qenë stinë
me kaltërim e me lule e me dashuri njeriu
për atë qiell të kaltërt mbi kokë e mbi tokë
për pak diell mbi qiell për pak shtrojë pa gërmadhë
askund s’ua gjen shembullin për mendësi lubie
për rast të veçantë me sëmundje të pashëruar në farë
të egër në shpirt të egër në gjakra vrerë e helmët
urive të tyre s’u del as planeti s’ngopen me shqiptarë
i duan tri pjesë të botës detet për mish popujsh
burra armiku mbetet armik i përjetshëm brezave
asnjërit s’i zihet besë për ne janë ata që ishin, ata
që janë histori mizore, urrejtje e çmenduri mbi etni

 

20.

Kosovës mos m’i dërgo më letra nga mërgimi
nga të katër anët e globit anëve të errta të zbrazëtisë
 kjo tokë ju do brenda balsam i tëra plagëve të saj
kur t’i gjendemi pranë kur t’ju ka gjelbërim dhembja
për t’ dalë zot në orë të liga tek ia vrasin zigjtë
tek ia bëjnë gërmadhë pamjet e rrugët e një qëllimi
tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat
t’i jemi pranë dhimbjeve të lindjes në ara në male
e mos t’i thuhet për të flakës së shpirtit të mos digjet
dhimbjeve të harbuara kur ia përgjakin epikën, këngët
kasapët e përkryer për t’i prerë dhe pipat e fundit
e për ta zhbërë nëse munden me pemë e frymorë
me teshë e koteshë duke e ndjekur me tmerr deri në themel
veç gurëve të themelit që s’i lëkund kurrë as ia merr
nga rrënjët e trrollit etnik e nëpër farë e fortë epike



21.

Ah, shqiptarë plisbardhë e mi zemërdjegurit
të tmerrshëm, ah, mbi supe vitet e robërisë
kudo gjurmë dhëmbësh fashistë të një bishe karpatesh
që s’e di kurrë ku është kufiri i mizorive të çmendura
ngjarje tragjike e kanë kripur kohën mizore e shpirtgur
anë e kënd globit të shpërndarë tragjikisht pikë e pesë
brenda e jashtë të ndarë në mes veti nëpër rrathë ferri
ah tmerri im përplasja ime e tmerrshme në ty
në therrtore therren në fyt arsyet e pastra e kombëtarët
i lënë kokat për dhe të atdheut e flamur shqipeje
pse jo unë ka çdo të drejtë ta lë kokën për tokën
për zotynë kjo racë është patalogjikisht e pashëruar
t’u biam, ta ndjekim deri te një farë të djallit
e mallkim u paçin të ardhmet e tyre deri në një
u shofshin brezat e tyre barbarë e çdi gjë qe e kanë
mësuar antinjerëzisht zoti ua mbuloftë me shëmtim
edhe në fund të globit po të jetë mbirë far shkjau
mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja të mirë
ka vetëm shkije vampirë kudo racë e fëlliqur, mjerim
ka toka kah e shkelin, mjerim kanë pamjet kah i djegin

22.

Pa u ndarë mirë dita e nata krimbohen të papritura
nga vrimat do të dalin veç krimba me krimbërinë e vet
na vërshojnë të etur për pushtet e jo për shtet, medet
po verbim u ka mania për sundim farë e pakuptim
tragjedinë s’e shohin e kanë mësim të huaj lakminë
e prishur për kurtha pas shpine për hile e shërbime
kobëzeza në emër të djallit kur hapet kutia e Pandorës
janë zaptues të egër fronesh të pista e grabitës
me koka përbindëshe pa e parë përbindëshin tjetër
përbindshëm të sulur mbi shqiptarë-heeej burra more
po e lëshuam një këmbë dhe` Kosove këtë plagë të madhe
më mirë t’i biem not detit e të dalë ku të dalë
por jo pa u zhdukur në njeri të fundit e në shqiptar
të fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farë
s’e lëmë Kosovën në gojët mesjetare në ujqëri karpatesh
është shenjti me ne është NJERIU që vjen andej
atlantikut i dërguari i zotit në mrojtje të drejtash
është miku ynë më i miri në ditët e vështira
dhe s’kemi për t’i mbetur borxh për miqësi të shtrenjta
dhe s’kemi për t’ia harruar kurrë dorën e zgjatur
në këto orë të liga përfytjes me vampirë e shtriga

23.

Erdhën t’i fryejnë prapë të zezës mbi mua
vetevrasje të bukur u kishte rruga e ardhjes
me mite në maje shtize me lutje për krime
me bekim tek historitë e tyre primitive
tek rrenat që e kanë shkencë nacionale
dikush më ta prit t’i shohim deri ku e kanë
unë i thashë le t’i shohë zoti le t’i gjykojë e drejta
le t’i shohë njerëzimi se si turren radhë me radhë
me kokë gongone plot shëmtim për t’u trishtuar kuptimi
se si përkryhen urrejtjve pas tokave të huaja si yshten
tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta në Jug
por këtë herë të ka mashtruar keq mëkata e gjakut helm
të ka verbuar sysh historia e krimit tash në Kosovë
fundi yt do të jetë turp fund i përjetshëm
para shek XXI s’u desht shpjegim t’i jipja njerëzimit
që s’iu ngopën kokat me tragjeditë tona me tokat
që s’janë tuajat këtë radhë do t’ia korrni të kotat
mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile

24.

Nëna, motra, fëmijë me fëmijërë të këputur
trishtuar ju ka kaosi, traumat e rënda të këtij fundi
me lotët tuaj do bëheshin riga shiu për një shekull
uh, po ç’tmerre keni parë po ç’dhembje keni ndjerë
para syve të ju pushkatohen më të dashurit, të zënit
rob në duart e kanibalëve sadistë e antinjerëz
ata s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli
vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre
të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari
ju që vdiqët padashje në illim e në mess ë jetës së ëmbël
me sy të nxjerrur me koka të prera me gjymtyrë copa
ç’faj i patët kohës e zotit që lindët shqiptarë e pse
jetuat shqiptarçe pse vdiqët me pasthirrma shqipe në gojë
ç’faj i patëm lindjes duke ia bartur jetës qefinin
shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmë të vdekur

25.

Pamëshirshëm qindvjetshavë ke shkelur mbi mua
ke bërë çka s’bëhet, ke stepur edhe zotin atje lart
Uh po armik i egër ke qenë e ke mbetur për jetë po ai
që kur ke ardhur e zure vend përeth tokave të mija
atëherë e sot ke mbetur barabar në tëra ecjet e tua
ku je vuajtje e përvauajtur po zi na i ke rënë epokës
po zi na i ke shkruar këto stinë e vite me të zezën
i zi na është derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi
Ah, falë të qofsha zoti ynë, ku rendin kështu spijujt
tradhtarët, antinjerëzit, antindërkombëtarët, kurrë s’u falet
shiten lirë për ndonjë shërbim si kuaj pa shërbim
dëgjojani tash gjëmen krismës në këtë zgjim Kosove
është gjaku që ia shkruan historinë Ilirit e Ilirianës
është jehona e tij që pëlcet tek ndërgjegjet e botës
dhe vijnë radhë më radhë shqiptarët dhe i prijnë
luftës dhe epokës tek rrënja e lashtë ia bekojnë tytën
pastaj vijnë kremtet dhen shqip çelin sërish lulet e
bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen sndej
e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit
ecin lumenjt e stinët e mungojnë vetëm të rënët
s’mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona
i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin
duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova

____________




     Poema  Shqiptari vdes duke kënduar është botuar në numrat e 15.3.1999 dhe 31.3.1999 të gazetës së përditshme “Bota Sot”.Më vonë janë bërë disa plotësime dhe është përfunduar.

 

Nga Skender Buçpapaj

POEMË NË GUR

Nuk është e rastit që një letërsi të ketë një roman në gur (kujtoni “Kronikë në gur) dhe një poemë në gur, këtë që i kushtohet Adem Jasharit,legjendes moderne të trimërisë shqiptare.

Në kuadrin e lirive poetike, dihet, ka poetë që kanë parapëlqyer dhe ka plot të tillë që edhe më tej parapëlqejnë të mos përdorin fare shenja pikësimi.Kështu ata mëtojnë që vetë lexuesi të gëzojë po ato liri të cilat vetes ia ka dhënë poeti.Pra, të jetë ai që vendos sesi ta lexojë krijimin poetic,duke vënë aty qoftë përvojën e tij si lexues, qoftë ndjenjat apo fantazinë, ashtu duke plotësuar, sekush për vete, atë që poeti e ka hedhur në letër. Autori i poemës në gur “Shqiptari vdes duke kënduar” është rigoroz në pikësim dhe shkrim. Është rigoroz dhe madje në përjashtimin e shenjave të tilla si pikëpyetja apo pikëçuditësja (pikëthirrësja-siç cilësohet në disa gjuhë).Është pra një liri poetike, e cila, në dukje të parë, ngjan se e kufizon lexuesin, në vend që t’ia krijojë edhe atij, bashkudhëtarit të poezisë, privilegjet e lirisë së leximit të poezisë.

Ky kufizim, megjithatë, bëhet në emër të lexuesit si një gjest i mirëfilltë njerëzor. Poeti nuk do që dhimbja, të cilën e transmeton në çdo ind të saj, të jetë çmobilizuese, përkundrazi, ajo të jetë e tillë që dhimbjen ta transmetojë me atë gradualitet që t’i shërbejë kujtesës kombëtare, pra të jetë po ajo dhimbje për t’u ndjerë sesa dhimbje për të mos u harruar.

Kështu, pra, dhimbja merr formën e statujës, të statujës që sa herë poema lexohet, ajo del nga shkëmbi prej nga është marrë dhe sa herë poema vendoset në raftin e librave, ajo përsëri kthehet në shkëmbin prej nga ka dalë. Në këtë rrafsh zbulohen marrëdhëniet e magjishme që poeti ka vendosur me bashkëkrijuesin e tij, pra me lexuesin, marrëdhënie të krijuara në heshtje, në mirëkuptim, si dhe të gurit me gurin, të cilat së bashku krijojnë edhe kështjellën, edhe bjeshkën, madje edhe Bjeshkët e Nemuna, ku i vendos një pjesë të ngjarjeve krijimtaria e librit të ri të Naim Kelmendit. Ato krijojnë edhe kullën legjendare të Jasharajve të Drenicës, ku u përsërit nga Adem Jashari, epopeja e Oso Kukës, por edhe Kosharen po aq legjendare, ku ngriti epopenë moderne Agim Ramadani, i cili ishte po aq sa luftëtar edhe poet, poet i ngjyrave dhe i fjalës.

Naim Kelmendi ka përjashtuar nga pikësimi i poemës shenjat emocionale, duke vënë frymëzimin brenda piketave të tre- katër shenjave racionale, të cilat përmbyllin leximin vetëm në arsyetimin, vetëm në të arsyetuarit, duke e lënë për në fund a duke abstraguar krejtësisht dhimbjen si kulm të ndjenjës dhe ndiesisë.

Dhe pra ai këtë e bën në një poemë ku dhimbja pulson në çdo strukturë të brendshme sadopak ta gërvishtësh secilën prej tyre.

Duke lënë jashtë shenjat emocionale, pra, poeti e udhëheq leximin drejt thelbit racional, ndërsa dhimbjen e vë në shtratin e poemës, e cila, do ta shoqërojë lexuesin nga fillimi në fund, po gjithsesi, pa u përfshirë në asnjërën nga shtresat kuptimore të poezisë. E them këtë, sepse në poemë nuk mungojnë as mjetet emocionale të poezisë. Autori shtron pyetje pa fund por që nuk ua do përgjigjen jashtë tekstit të poezisë, prandaj nuk i kufizon ato me pikëpyetje. Autori përdor pasthirrma, përdor strukturën thirrëse, të cilat shndërrohen mes tyre shpesh nga vargu në varg, por lejon që grafikisht ato të shfaqin theksin e tyre emocional, sepse, thashë, aty i intereson theksi racional.

Ne shqiptarët e kemi shprehjen “Fol gur”. Këtë ne e përdorim në raste kur dikush ka plot për të thënë por që i mban për vete. Poeti, në rastin tonë, të folurit e kufizon mes vetes dhe lexuesit. Prandaj struktura e poemës është në natyrën e një shprehjeje të ngurosur metaforike, ku pozicioni i çdo fjale, i çdo shenje, është paracaktuar. Në gramatikë kjo kuptohet edhe si trajtë e ngurosur e kuptimit, pra e strukturës së leximit. Poema ka strukturën e një proverbi, të një proverbi me fabul, pra është një krijim ku poeti ka vetëm rolin e firmës, ndërsa autorësia i përket përvojës njerëzore të përfituar në trojet liridashëse të Kosovës mijëra e mijëra vjet nga të gjithë bardët, nga të gjithë mendimtarët, nga të gjithë pleqnarët e Kosovës, prandaj ajo ka vërtet strukturën e poemës në gur.

Naim Kelmendi është reporter i Luftës së Kosovës. Nga vija e parë e frontit, në epopenë e madhërishme të Koshares, ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumëpritur të lirisë. Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij. Prandaj frymëzimet e tij për heroikën moderne shqiptare janë nga më autentiket.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...