2018-02-26

MUAHRREM BLAKAJ : FTESË PËR PROMOVIM LIBRI DHE FILMI DOKUMENTAR


Image result for muharrem blakaj


From: Muharrem Blakaj <memi_1111@hotmail.com>
To: floribruqi@live.com <floribruqi@live.com>; Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Monday, 26 February 2018, 13:43:18 CET
Subject: FTESË PËR PROMOVIM,








Përshëndetje i nderuari z. Flori Bruqi

FTESË PËR PROMOVIM LIBRI DHE FILMI DOKUMENTAR
Në fillim të janarit 2018, doli nga shtypi romani “Paraardhësit” (botim i dytë), nga Shtëpia Botuese Rozafa. Në shkurt u realizua filmi dokumentar, kushtuar nënës dhe dëshmorit të kombit Xhemail Blakaj.
Për ti parë, prekur dhe ndjerë këto publikime artistike, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë manifestim, muzikaliteti i të cilave do të ju befasoj.
Manifestimi do të mbahet në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, më 10 Mars, 2018 në ora 12:00
Hyrja e lirë
Kontakti:
Tel: 044 189 526
Viber: +41 78 401 89 00
Pjesmarrja e juaj do të me nderoj

Me shumë respekt; Muharrem Blakaj

*****



Muharrem BLAKAJ (06.01.1959). Lindi në fshatin Vrellë, komuna e Burimit (ish Istogu). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe.

Muharrem Blakaj për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979, kurse për herë të dytë më 5 shkurt 1987. Herën e dytë në mungesë të provave e lirojnë, ndonëse një vit më parë UDB serbe ia kishte mbytur të vëllanë (Xhemailin), në burgun hetues në Pejës.
M. Blakaj, shkruan prozë. Sa ishte në Kosovë mblodhi tregimet e tij në një dorëshkrim me titull „Monolog i një komiti,“ dhe dy novela „Balta me gjak“ dhe „Besa“ me qëllim botimi. Mirëpo, gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e tij, të gjitha dorëshkrimet i merren dhe nuk i kthehen asnjëherë.

Muharrem Blakaj, në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër. Ai deri më tani i ka botuar kudo në shtypin shqiptarë qoftë në diasporë apo në Kosovë, tregimet dhe fragmente nga romanet e tij.

Në shtypin shqiptar të diasporës në Zvicër, ka publikuar disa tregime. Është antar i Kryesisë së Shoqatës së Krijuesëve Shqiptarë në Zvicë



Veprat letrare:

1. “Misioni sekret” , roman, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2004.
2. ”Thesaret e humbura”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2005.
3. “Atentat brenda germës L”, roman, botoi SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2007.
4. “Paraardhësit”, roman, botoi “KOMBI” (IKDFK), Prishtinë 2009.si dhe botimi i dytë nga Shtëpia Botuese Rozafa ,2018.

Muharrem Blakaj, bashkë me familjen e tij jeton në Zvicër.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...